PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A jane valle asteroidet nje menyre per te luftuar ngrohjen?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: A jane valle asteroidet nje menyre per te luftuar ngrohjen?    Mon Oct 15, 2012 12:46 am

A jane valle asteroidet nje menyre per te luftuar ngrohjen?


Shkencetaret skoceze menduan nje menyre radikale per te luftuar ngrohjen globale. Ata sugjerojne te mbulohet nje pjese e drites se diellit qe bie ne toke me nje re gjigande pluhuri. Pluhuri mund te perftohet nga nje asteroid, duke instaluar ne te nje top elektromagnetik.

Ai do te therrmoje substancen perberese te tij, do te hedhe fashen e pluhurit dhe njekohesisht do ta detyroje asteroidin te levize ne piken e nevojshme.
Reja e pluhurit duhet te vendoset ne te ashtuquajturen pike e Lagranzhit - ne vijen midis Diellit dhe Tokes, ku forca e gravitetit te tyre kompesohet ne menyre reciproke. Atje gjithashtu duhet te vendosen nje ose me shume asteroide. Krijimi i rese se pluhurit do te kerkoje perpjekje dhe te ardhura gjigande, por problemi nuk qendron vetem te kostoja e projektit, shprehet astrofizikani i Institutit te Astronomise me emrin e Sternberg Vladimir Surdin:

- Do te nevojitet gjate gjithe kohes furnizimi i pluhurit te ri, perdorimi per kete qellim i asteroideve te rinj. Ndersa ai pluhur qe do te largohet nga pika e Lagranzhit gradualisht do te mbeshtjelle rreth e perqark Token dhe ne do te ndotim shume hapesiren rreth tokesore, ku funksionojne mjaft satelite dhe aparate kozmike, te cilat mund te pushojne se punuari.

Pervec kesaj, shkencetaret druhen se reja e pluhurit kozmik mund te coje ne pasoja nga me te papriturat ne Toke. Mendimi i astrofizikanit te Institutit te Astronomise te Akademise se Shkencave te Rusise Dimitri Vibe:

- Do te ishte akoma dhe me mire sikur kesaj ideje t’i hidhnin nje veshtrim klimatologet. Reja e pluhurit do te reduktoje nivelin e rrezatimit diellor, temperatura ne Toke do te bjere, ashtu sikurse ne enderrojme. Ne do te jemi shume te lumtur nese kjo ndodh, nderkohe qe ajo do te vazhdoje te bjere me tej. Por sa mire do te jete nderkaq te kesh nje re pluhuri te pakontrolluar eshte dicka krejtesisht e paqarte. Ajo mund te dale shume here me e rrezikshme se nje asteroid i pakontrolluar.

Keshtu qe do te jete me mire sikur te mos therrmohen asteroidet, por te kontrollohet klima me metoda tokesore. Ne vecanti, duke refuzuar perdorimin e lendeve djegese me karbon (koks), thote astrofizikani Vladimir Surdin. Njerezimi tani po kalon gradualisht tek burimet e energjise ekologjikisht te pastra te tilla si era, valet (baticat e zbaticat), drita diellore. Ato jane mese te mjaftueshme per qyteterimin tone. Duhet thjesht te mesohet te perdoren ato ne menyre efektive. Ideja e skocezeve eshte e bukur, por e parealizueshme, konkludojne shkencetaret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
A jane valle asteroidet nje menyre per te luftuar ngrohjen?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: