PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Astrologjia sipas fesë islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino



Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Astrologjia sipas fesë islame   Sun Oct 14, 2012 2:31 am

Dijetarët e hershëm muslimanë e quanin fushën e yjeve dhe llogarive planetare në tërësi me emrin Tenxhim dhe ata e ndanin atë në tre kategori kryesore për qëllim analizimi dhe klasifikimi sipas ligjit Islam.

1- Kategoria e parë paraqet besimin se qëniet tokësore influencohen nga trupa qiellorë dhe çfarë do ndodhë në të ardhmen mund të parashikohet nga vëzhgimi i lëvizjeve të këtyre trupave.[104] Ky besim, që njihet me emrin astrologji dhe që e ka origjinën e tij në Mesopotami në mijëvjeçarin e tretë p.e.s., arriti zhvillim të plotë në civilizimin grek. Gjithashtu forma më e vjetër Mesopotamiane e tij arriti në Indi dhe Kinë në shekullin e 6 p.e.s., por në Kinë u adoptua vetëm parashikimi i të ardhmes nga yjet. Në Mesopotami astrologjia ishte një institucion mbretëror në të cilin shenjat në lidhje me mirëqënien e mbretit dhe popullit të tij merreshin nga shenjat në qiell. Besimi bazë në Mesopotami ishte se trupat qiellorë ishin zota të fuqishëm. Kur këto yje-zota u paraqitën në Greqi, në shekullin e 4 p.e.s., u bënë burim për besimin planetar grek. Gjithashtu në Greqi astrologjia si një “shkencë” e përcaktimit të së ardhmes u përhap dhe jashtë oborrit mbretëror te ata që mund t’a kapnin atë. [105] Për më shumë se 200 vjet astrologjia kishte një influencë dominuse mbi fenë, filozofinë dhe shkencën pagane e më pas pati ndikim të madh te Europa kristiane. Të dy Dante dhe sh.Thomas Aquinas, evpropianë të shekullit të 13, pranuan shkakun astrologjik në filozofitë e tyre respektive (d.m.th. pranuan astrologjinë sh.p.). Ky besim mbahej edhe nga Sabianët tek të cilët u dërgua i dërguari Ibrahim a.s. Sabianët hyjnizonin diellin, hënën dhe yjet dhe i bënin sexhde atyre. Gjithashtu ata ndërtonin vende të veçanta adhurimi në të cilat vendoseshin statuja dhe piktura që paraqisnin trupa qiellorë. Ata besonin se shpirtrat e trupave qiellorë zbritnin te idhujt, komunikonin me ta dhe plotësonin kërkesat apo nevojat e njerëzve. [106] Kjo formë e astrologjisë konsiderohet kufër sepse shkatërron teuhidin Esmaa ues-Sifaat. Besime të tilla i japin planeteve, yjeve dhe galaktikave disa prej cilësive të Zotit. (Cilësia e Zotit që i jepet më shumë krijesave në këto besime është Kaderi). Ata që praktikojnë astrologjinë janë kafira sepse ata deklarojnë se dinë të ardhmen e cila dihet vetëm nga Allahu. Duke ia atribuar vetes disa prej cilësive të Allahut ata iu “ofrojnë” atyre që besojnë te ta një mundësi fallse për të mënjanuar të keqen të cilën Allahu e ka përcaktuar për ta dhe për të fituar të mirën të cilën Allahu nuk e ka përcaktuar për ta. Astrologjia klasifikohet harram bazuar në hadithin e Ibn Abasit ku resuli s.a.u.s. ka thënë: “Kushdo që merr dije nga ndonjë degë e astrologjisë ka marrë dije nga një degë e magjisë. Sa më shumë që e shton (rrit, zmadhon) dijen në këtë gjë aq më shumë ai e shton (rrit, zmadhon) gjynafin.” [107]

2- Në kategorinë e dytë futen ata që thonë se Allahu ka dashur (ka bërë) që lëvizja e trupave qiellorë të tregojë ngjarjet që ndodhin në tokë.[108] Ky është edhe besimi i astrologëve muslimanë të cilët mësuan dhe praktikuan shkencën babilonase të astrologjisë. Astrologjia u shfaq në oborrin mbretëror nga halifët e vonshëm Emevij ashtu siç u shfaq te Abasitë e parë. Secili halif, nga këta që u përmendën më sipër, kishte një grup astrologësh që duhet t’a këshillonin atë për punët e ditës dhe t’a paralajmëronin për rreziqet që afroheshin. Për shkak se masat muslimane e dinin se astrologjia në formën e saj origjinale ishte kufër këta muslimanë që donin t’a praktikonin atë bënë një kompromis që ajo të dukej nga ana Islame e pranueshme. Dhe ky kompromis ishte thënia se parashikimet astrologjike ishin sipas dëshirës së Allahut. Por edhe kjo formë e astrologjisë është harram dhe ai që e praktikon atë konsiderohet kafir. Sepse në të vërtetë nuk ka ndryshim në esencë midis këtij besimi dhe atij të paganëve. Në këtë lloj besimi fuqia e Allahut i jepet trupave qiellorë dhe ata që thonë se interpretojnë informacionin e këtyre trupave pohojnë se kanë dije për të ardhmen, dije e cila i përket vetëm Allahut. Megjithatë disa dijetarë të vonshëm u bënë të dobët në zbatimin e ligjeve hyjnore dhe lejuan këtë formë të astrologjisë për shkak se ky besim ishte bërë i pranueshëm nga shumë muslimanë.

3- Në kategorinë e tretë dhe të fundit futet përdorimi i informacionit të yjeve nga lundërtarët ose udhëtarët e shkretëtirave në mënyrë që të përcaktojnë drejtimet, ose nga fermerët për të përcaktuar arritjen e stinëve në mënyrë që ata të dinë kur të kultivojnë drithërat etj. [109] Këto ose praktika të ngjashme me to paraqesin aspektin e vetëm të astrologjisë që është hallall për muslimanët në përputhje me Kur’anin dhe sunnetin. Argumenti për këtë është ajeti i mëposhtëm i Kur’anit.:

] æ åæ ÇáÐì ÌÚá áßã ÇáäÌæã áÊåÊÏæÇ ÈåÇ Ýì ÙáãÇÊ ÇáÈÑ æ ÇáÈÍÑ …[

“Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det … “ (6:97)

Buhari transmeton thënien e mëposhtme nga Kataadeh:[110] “Allahu i bëri yjet për të treguar drejtimin (e udhëtimit) dhe për goditjen e shejtanëve. Kështu që, kushdo që kërkon ndonjë gjë përtej kësaj ka spekulluar. Ai ka lënë fatin e tij, ka humbur pjesën e tij të jetës së mirë, dhe ka marrë përsipër atë për të cilën ai nuk ka dije. Me të vërtetë, ata që e bëjnë këtë janë njerëz injorantë ndaj urdhërave të Allahut. Ata kanë shpikur hyjnizimin për yjet, duke thënë se kush martohet sipas filan ylli do t’i ndodhë kjo ose ajo gjë, ose kush udhëton sipas filan ylli do të gjejë këtë ose atë gjë. As yjet, as kafshët e as shpendët nuk dinë ndonjë gjë prej të padukshmes. Allahu duhet t’ia kishte mësuar atë Ademit n.q.s. Ai do donte t’ia mësonte atë dikujt. Allahu e krijoi Ademin me duart e Tij, i bëri melekët t’i përkuleshin atij dhe i mësoi atij emrat e gjërave.”

Kufizimet e vëna nga Kataadah për përdorimin e yjeve bazohen mbi ajetin 98 të sures En’aam që u përmend më sipër. Gjithashtu ajo bazohet në ajetin e mëposhtëm:

] æ áÞÏ ÒíäÇ ÇáÓãÇÁ ÇáÏäíÇ ÈãÕÇÈíÍ æ ÌÚáäåÇ ÑÌæãÇ ááÔíÇØíä…[

“Ne qiellin me të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, … “ (67:5)

Resuli s.a.u.s. ka shpjeguar se xhinët ndonjëherë udhëtojnë në qiell dhe përgjojnë melekët kur ata bisedojnë midis tyre për ngjarje që do të ndodhin në tokë. Xhinët pastaj kthehen në tokë dhe informojnë ata që merren me parashikimin e të ardhmes. Ai gjithashtu ka shpjeguar se Allahu përdor goditjet me yje për t’i larguar ata (xhinët) dhe për të parandaluar përgjimin përveç rasteve të rralla. Resuli s.a.u.s. ka thënë edhe se parashikimet e fallxhorëve janë përzierje e pak të vërtetave me qindra gënjeshtra. [111] Prandaj muslimanët janë të detyruar të ruhen nga përdorimi i yjeve për qëllime të tjera veç atyre që janë përcaktuar qartë nga Allahu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Astrologjia sipas fesë islame
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalë të Urta - ISLAME
» Vrasjet dhe masakrimet e femrave me ligjet islame
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti që u këndoi shqiptarëve dhe Shqipërisë
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun
» Miradije Gashi:Ecuria e një ore mësimore në diasporë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I-
Kërce tek: