PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nje avokat ne SH.B.A deklaron se ka udhetuar ne kohe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 31

MesazhTitulli: Nje avokat ne SH.B.A deklaron se ka udhetuar ne kohe    Thu Oct 04, 2012 9:16 pm

Nje avokat ne SH.B.A deklaron se ka udhetuar ne kohe


Vancouver; filmi i ri i Bruce Willis "Looper" shfaqet kete fundjave, film ne te cilin karakteri i Willis kthehet pas ne kohe per te vrare veten e tij.

Dhe edhe pse shume shkencetare thone qe udhetimi ne kohe eshte i pamundur, nje avokat ne Washington deklaron qe ai e ka bere kete gje me dhjetera here si pjese e nje projekti sekret te Luftes se Ftohte.

"Une kam udhetuar fizikisht ne kohe." - thote Andrew Basiago, nje avokat ne Vancouver. "Ne e kemi bere, e beme perpara 40 vjetesh."

Tani Basiago eshte ne nje mision- te tregoje ate qe ai e quan nje mbulim qeveritar prej me shume se 40 vjetes, projekti Pegasus, ku ai eshte teletransportuar mbrapa ne kohe shume here.

"Une e kam te gjithe historine dhe kam qindra fakte." - thote ai.

"Une mund tu tregoj personelin qe ishte i perfshire dhe vendet si edhe cfare pajisje udhetimi eshte perdorur."

"Une hyra ne sate program zyrtarisht ne vjeshten e vitit 1969, dhe isha ende i vogel ne moshe." - thote Basiago.

Ai thote qe ishte nje prej 140 femijeve, 60 te rriturve- krononaute, duke perfshire ketu edhe babain e tij, qe sipas tij ishte me te ne hedhjen e pare.

"Babai me kapi per dore dhe ne u hodhen ne fushen e energjise, dhe dukej sikur ne po leviznim shume shpejt dhe kishte nje paradoks pasi dukej sikur nuk po shkonim ne asnje vend." - tha ai.

Paradokse, deklarata jo shkencore, histori te pabesueshme dhe takime ne Toke dhe ne Mars, duke perfshire ketu edhe takim me Barack Obama kur ai ishte femije.

Basiago thote gjithashtu qe ai ka udhetuar ne kohe gjashte here tek Teatri Ford ne diten kur presidenti Lincoln eshte vrare, por ai nuk e pa te ndodhte. Gjithashtu ai e ka pare presidentin Lincoln ne nje rast tjeter te famshem.

Ai pretendon te kete qene tek Gettysburg Address. Thote qe nje foto e bere ne ate dite e provon kete. Ne fotografi ai tregon nje djale dhe thoteqe eshte ai.

Ai thote qe ne baze te eksperiences se tij si udhetues ne kohe, teletransportimi ashtu si eshte pershkruar tek Star Trek eshte i gabuar.

"Ne fakt nese do te kishit ardhur me ane te teletransportit kuantik, metoda e telentransportit te Star Trek, do te kishit rene si nje person i vdekur." - thote ai.

"Eshte hapur nje tunel ne kohe-hapesire ashtu si nje flluske sapuni e fryre nga nje femije. Dhe kur flluska mbyllej, ne rivendoseshim ne nje vend tjeter ne hapesire-kohe ne faqen e Tokes."

Ai ka vene reputacionin e tij profesional ne rrezik me deklaratat e tij, por thote qe nuk i intereson pasi do qe te gjithe te mesojne te verteten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Nje avokat ne SH.B.A deklaron se ka udhetuar ne kohe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nazmi Rudari:KOHE ME KA MBETUR PAK

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: