PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 hidhen hipoteza ne lidhje me skeletet e formuar nga pjese te njerezve te ndryshem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: hidhen hipoteza ne lidhje me skeletet e formuar nga pjese te njerezve te ndryshem   Thu Sep 27, 2012 7:18 pm

hidhen hipoteza ne lidhje me skeletet e formuar nga pjese te njerezve te ndryshem


Eshte nje prej mistereve arkeologjike me intriguese ne historine e Britanise.
Kur dy skelete 3000 vjecare te ruajtur pothuajse ne menyre perfekte u germuan ne nje ishull te larget te Skocise, u zbulua edhe qe britaniket i ruanin te vdekurit e tyre duke perdorur teknika te mumifikimit.

Shkencetaret zbuluan gjithashtu qe nje prej skeleteve nuk ishte i nje individi te vetem, por ne fakt ishte formuar nga pjese trupi te disa njerezve te ndryshem.

Ky zbulim filloi nje hetim 10 vjecar per te zbuluar persene e kesaj gjeje.

Tani, nje studim i ri qe perdor teknologjine me te fundit te ADN-se eshte zbuluar qe dy skeletet se bashku jane te perbere nga mbetjet e te pakten 6 individeve te ndryshem, te cilet kane vdekur me qindra vjet distance prej njeri tjetrit.

Kerkuesit besojne qe familjet e zgjeruara qe jetonin nen nje cati, mund t'i kene ndare shtepite e tyre me mbetjet e mumifikuara te paraardhesve te tyre te vdekur, dhe me pas me qellim i kave vendosur trupat se bashku qe te dukeshin si kufoma te vetme; ndoshta ne nje perpjekje per te treguar bashkimin e familjeve te ndryshme.

Profesori Mike Pearson, nje arkeolog qe drejtoi kerkimin tha :"Duket sikur keto individe jane prere dhe me pas jane bashkuar per tu dukur si nje person."

Skeletet jane zbuluar ne vitin 2001 nga profesori Pearson, i cili ne ate kohe punonte tek Sheffield University.

Vendi kishte qene nje vendbanim ne Epoken e Bronzit dhe kishte qene i banuar per me shume se 1000 vjet.

Nderkohe qe germonin ne themelet e nje prej shtepive, arkeologet gjeten skeletet e nje gruaje dhe nje burri te rritur qe ata mendonin te ishin rreth 40 vjec.

Mbas analizave te bera u zbulua se ato ishin mumifikuar. Perpara ketij zbulimi mendohej qe ne ate kohe te historise mumifikimi ishte nje privilegj vetem i Egjiptit dhe Amerikes se Jugut.

Duke u bere analiza me te detajuara skeleteve u mesua qe pjeset e ketyre skeleteve vinin nga trupa te ndryshem njerezish qe kishin vdekur ne nje distance kohore prej qindra vjetesh nga njeri tjetri.

Gjithashtu analiza fizike e skeletit femer sugjeron qe nofulla dhe kafka ne fakt i perkisnin nje mashkulli. Mendohet qe pak pas vdekjes dy nga dhembet e tij jane shkulur dhe jane vendosur ne duart e tij. Kush eshte arsyeja pas kesaj nuk eshte e qarte ende.

Edhe pse ka hipoteza te shumta, se cfare u ka ndodhur vertet ketyre trupave mbetet ende nje mister.

Megjithate dicka eshte e sigurte. Zbulimi i ketyre skeleteve, megjithese nuk eshte zbuluar ende arsyeja e perzierjes se pjeseve nga njerez te ndryshem per te formuar nje skelet, eshte dicka qe i ka ndihmuar arkeologet te kuptojne shume nga stili i jeteses i asaj kohe ne ate vend.

Analizat e metejshme sugjerojne qe njerezit ne ate kohe ushqeheshin shume pak me ushqime deti edhe pse jetonin ne nje ishull.

Ndertesa nen te cilen u gjeten skeletet mendohet qe te kete qene nje si shtepi te vdekurish duke qene se perpara se te bashkoheshin pjese te ndryshme nga njerez te ndryshem qe kane vdekur ne kohe te ndryshme duhet te jene ruajtur aty.

"Kjo ben te mendohet qe ose keta trupa ndanin bashkejetesen me njerezit e gjalle per nje kohe shume te gjate, ose mbaheshin mes tyre, megjithese akoma nuk eshte zbuluar se ku." - tha profesori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
hidhen hipoteza ne lidhje me skeletet e formuar nga pjese te njerezve te ndryshem
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» VDIQ NË LAS VEGAS POETI DHE DRAMATURGU I NJOHUR SHQIPTAR AVNI MULAJ
» BASHKOHUNI ME NE - JO NË AMBASADA E KONSULLATA NJERËZ ME LIDHJE ME DIKTATURËN
» Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë
» Bisedë për librin me bashkëkombas në Diasporë dhe miq të shqiptarëve
» Kristaq Shabani:Personalitetete te etikes dhe te mirefillesise letrare marrin pjese ne Simpoziumin Nderkombetar 'MUZA POETIKE PEGASI 2011..." ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI DHE RRUGETIM PEGASI INTERNACIONAL"[/

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: