PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A do te marre fund bota pas 98 ditesh?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: A do te marre fund bota pas 98 ditesh?   Wed Sep 19, 2012 2:10 am

A do te marre fund bota pas 98 ditesh?


Data 21 Dhjetor eshte fundi i gjithckaje. Apo ndoshta nuk eshte data 21 por data 23. Interpretimi i kalendarit Maja nuk eshte ne fakt shume i lehte dhe dicka e percaktueshme pa veshtiresi.

Megjithate ajo qe eshte e njohur tashme eshte qe kalendaret "Long Count" dhe "Dresden Codex" te viteve te Tokes ne fakt mbarojne ne Dhjetor te ketij viti. Ndoshta.

Dhe sipas nje industrie gjigande librash, dokumentaresh dhe faqesh interneti, fakti qe nuk ka me asgje neper keto kalendare mbas Dhjetorit, do te thote qe duhet t'i themi lamtumire gjithckaje pasi do te jete dita e fundit e botes.

Ka shume njerez neper bote qe kane qene te zene duke u pergatitur per ngjarjen ne fjale ne vitet e fundit.

Se si do te jete fundi i botes ne menyre ekzakte ende nuk eshte plotesisht e qarte dhe vazhdojne te shfaqen hipoteza nga me te ndryshme per shkaqet qe do te cojne drejt fundit.

Disa thone qe do te thithet nga nje vrime e zeze. Disa te tjere thone qe do te goditet nga nje asteroid. Ndersa ka te tjere akoma qe pretendojne qe Zotat antike do te rikthehen dhe ne nerva e siper do te shkaterrojne gjithcka.

Shume njerez me etnicitet Majan e pergjenjeshtrojne kete ide te apokalipsit dhe e konsiderojne ate si nje shpikje te Perendimit.

Ata thone qe gjithkush e di qe nuk eshte fundi i botes por shkrimet kane kuptimin e fillimit te nje epoke te re.

Edhe matematika e kalendarit Maja eshte e veshtire per tu interpretuar.

Eshte e bazuar ne nje cikel ceremonial prej 260 ditesh, orbita e Diellit me 365 dite, cikli i Venusit me 584 dite, dhe cikli i Marsit me 780 dite.

Keto perdoreshin per te percaktuar 'vitet e Tokes' qe zgjasnin ndermjet 900 vjet dhe deri 6700 vjet.

Nje matje e kohes e bere e njohur nga teoristet e New Age eshte baktun, nje cikel 144.000 ditesh qe perseritet vetem 13 here ne Dresaden Codex. Dhe eshte baza e spekulimeve ne lidhje me fundin e botes per ne 21 dhjetor.

Nder te tjera, kalendare me te vjeter se "Long Count" - ashtu si ai i gjetur ne Xultun ne Guatemalai mbyllin numerimet nja 7000 vjet ne te ardhmen.

Dhe ashtu si ne kalendaret tane, fundi i faqes apo edhe fundi i nje kalendari nuk do te thote qe ka ardhur fundi i botes.

Megjithate ka ende shume njerez qe jane te frikesuar nga hipotezat e frikshme qe jane hedhur ne lidhje me fundin e botes. Nje gje eshte e sigurt, qe ne daten 21 dhjetor do te mund te behet gjithshka me e qarte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
A do te marre fund bota pas 98 ditesh?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» RRUSHJA E REXHES NË FUND T`LIVADHIT
» Jorgo Telo:BABAI I “SKIFTERËVE” (Ish Presidentit Bill Klinton) =Poemth-baladë= Kush i thotë vetes burrë Gjer në fund i shkon një fjale. I
» Poshtërsia nuk ka fund, Berisha: Me operacion t'majasilit kanë marrë librezën e veteranit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: