PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lugina e Vdekjes mori titullin e vendit me te nxehte te matur ndonjehere ne Toke.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Lugina e Vdekjes mori titullin e vendit me te nxehte te matur ndonjehere ne Toke.   Tue Sep 18, 2012 4:16 am

Lugina e Vdekjes mori titullin e vendit me te nxehte te matur ndonjehere ne Toke.


Per rreth 100 vjet, qyteti El Azizia ne pjesen veriore te Libise ka mbajtur titullin zyrtar si vendi me i nxehte qe njihet ne Toke. Megjithate, tani rekordi eshte marre nga nje vend tjeter mbas hetimeve te bera nga World Meteorological Organisation.

Nje panel ekspertesh ngriten shqetesime te medha ne lidhje me deklaraten historike qe merkuri arriti 58 grade Celcius ne vitin 1922 ne ate qe ne ate kohe ishte nje baze ushtarake Italiane ne brigjet e Libise.

Kerkimet filluan ne vitin 2010, por u pezulluan per nje periudhe kohe prej 8 muajsh per te rifilluar serish me vone. Dyshimet ne lidhje me kete regjistrim temperature ne Libi u hodhen kur nje grup zbuloi qe nuk ishin konsistente me matjet e mevonshme qe ishin bere ne te njejtin vend si edhe ne stacionet meteorologjike qe ndodheshin prane. Matjet u bene gjithashtu edhe ne siperfaqe asfalti qe do te ishte me e nxehte se sa shkretetira qe e rrethon.

Nje raport i plote nga ekipi nderkombetar, qe perfshinte shkencetare te klimes nga Britain's Met Office dhe nga Shtetet e Bashkuara, jane shfaqur ne buletinin e American Meteorological Society. Pas hedhjes poshte te matjeve qe e kishin nxjerre Libine mbajtese te rekordit, titulli si vendi me i nxehte ne Toke i kalon Lugines se Vdekjes ne Kaliforni, ku temperaturat kane arritur 56.7 grade Celcius ne vitin 1913.

Rekordi eshte shenuar ne ekuivalentene e Librit Gines te Rekordeve te meteorologeve; i njohur si WMO Commission of Climatology World Archive of Weather and Climate Extremes.

David Parker, nje shkencetar i klimes ne Met Office's Hadley Centre ne Exter, i cili mnori pjese ne hetim tha per Guardian qe hetimi u be ne menyre qe te sigurohej se faktet e regjistruara ne te kaluaren ishin te sakta.

"Ne dhjete vitet e fundit eshte bere shume arkeologji e te dhenave, qe do te thote rizbulim i shkrimeve te vjetra dhe venia e tyre ne forme dixhitale dhe keshtu me rradhe dhe ishte kjo qe e mundesoi kete. Tani ka shume me shume informacion." - tha ai.

Nje e dhene shume e rendesishme u zbulua ne regjistrimin origjinal te te dhenave ne El Azizia. Dokumenti tregoi qe personi qe beri matjen ne ate kohe nuk kishte eksperience dhe vazhdimish bente gabime ne leximin e termomentrit Six Bellini qe perdorej ne Libi.

"Ne fakt rendesia e dhenies se rekordit ne vendin qe e meriton nuk eshte vetem per shkencen, por ka lidhje edhe me adaptimin modern ne lidhje me ndryshimin e klimes. Nese kemi nje perceptim te sakte te ekstremeve ne te kaluaren, do ta kemi me te thjeshte te merremi me ekstremet e tanishme, dhe keshtu do te dinim edhe nese temperaturat e larta ekstreme jane bere me te shpeshta keshtu qe te mund te adaptohemi me to." - shtoi ai.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lugina e Vdekjes mori titullin e vendit me te nxehte te matur ndonjehere ne Toke.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme nga Lugina e Preshevës
» MBREMJE PERKUJTIMORE ME RASTIN E 1 VJETORIT TE VDEKJES SE AKTORIT TE MADH BEKIM FEHMIU
» Njoftime për të pame dhe përkujtime
» Historia e lashtë
» Alfred Papuçiu: 7 vjetori i vdekjes së Akademikut, Prof. Bedri Dedja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: