Gjendet borë në Mars nga NASA
një anije kozmike që ka hyrë në orbitën e Marsit ka diktuar borë prej dioksid karboni në Planetin e Kuq, duke e bërë Marsin trupin e vetëm qiellor në sistemin diellor që ka këtë fenomen të çuditshëm moti.
Bora në Mars ra nga retë përreth polit jugor të planetit gjatë dimrit marsian, që shtrihet nga 2006 gjer në 2007, ku shkencëtarët e zbuluan pasi këqyrën vëzhgimet e Mars Reconnaissance Orbiter (MRO). Poli jugor marsian përmban dioksid karboni të ngrirë, ose quajtur ndryshe akull i thatë gjatë gjithë vitit dhe zbulimi i ri mund të ndihmojë të sqarojë mënyrën si është formuar, thanë kërkuesit.
Gjetja nënkupton se Marsi ka dy lloje të ndryshme reshjesh bore. Në 2008, sonda Phoenix e NASA-s vëzhgoi borën me akull uji, gjë me të cilën jemi familiarizuar në Tokë, të bjerë në polin verior të Planetit të Kuq.
Hayne dhe ekipi i tij studioi të dhëna të mbledhura nga instrumenti i MRO-së gjatë dimrit jugor marsian në 2006-2007. Ky mjet mat shkëlqimin në 9 gjatësi valësh të dukshme dhe drite infra të kuqe, duke i lejuar shkencëtarët të mësojnë karakteristika kyçe të grimcave dhe gazrave në atsmoferën marsiane, si masën dhe përqendrimin e tyre.
“Zbulimi i reshjes së borës mund të nënkuptojë se ky lloj depozimi, borë apo ngricë qoftë, lidhet disi me ruajtjen nga viti në vit i kësulës së akullt,” tha Hayne.
Akulli i thatë kërkon temperatura rreth -89 gradë celcius për të rënë, duke përforcuar edhe një herë faktin sa e ftohtë është sipërfaqja e Marsit.
Studimi do të publikohet në një botim të ardhshëm në Revistën Geophysical Research.
_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM