PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NASA befasohet! Opportunity zbulon një mozaik të “qëndisur” me sfera… në Mars!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: NASA befasohet! Opportunity zbulon një mozaik të “qëndisur” me sfera… në Mars!    Mon Sep 17, 2012 2:30 am

NASA befasohet! Opportunity zbulon një mozaik të “qëndisur” me sfera… në Mars!


fotografisë –e cila mbulon një sipërfaqe prej 6 cm- janë të ndryshme nga “blueberries” që kishin sugjeruar prezencën e ujit në të shkuarën dhe që u diktua nga Opportunity në sipërfaqen e Marsit. (Burimi: NASA)


Këtu e një muaj e gjysmë, ka tërhequr rreth tij vëmendjen e mediave, por ai –Curiosity- nuk i vetmi robot që studion Mrasin! Kështu, i “harruari” Opportunity, që vijon të kryej punën e tij i “palodhur” dërgoi për në bazë fotografi, ku njëra prej tyre befasoi vërtet shkencëtarët e NASA-s, pasi parqet një pamje krejt ndryshe nga ato të tjerat, ku në të pasqyrohet një formacion i ndryshëm nga ato që kemi parë deri më sot në Planetin e Kuq.

Blueberries, ujë dhe historia mjedisore

Bëhet fjalë për një “Mozaik” i përbërë nga sfera të çuditshme, ku Opportunity zbuloi në vendin Kirkwood, në pjesën perëndimore të buzës së kraterit Entevor. Roboti kishte zbuluar formacione analoge në sipërfaqen e marsit, në pikën e uljes së tij para tetë vjet e gjysmë. Ato sfera, të cilat shkencëtarët i kishin pagëzuar me emrin “blueberries”, kishin rezultuar të pasuar me hematit, duke ofruar dëshmi për praninë e ujit në të kaluarën në planetin e kuq.

Por, sferat që zbuloi roevri i NASA-s në vendin Kirkwood janë të ndryshme… Veç faktit të shpërndarjes së tyre, grumbullimi dhe struktura e tyre janë të ndryshme, nuk disponojnë përbërje kimike të pasur në hekur, siç “blueberries”.
Disa prej tyre siç dhe duken në fotografi, janë zhbërë si rezultat të ekspozohet brendësia, përbërja dhe karakteristika e tyre. Studimi i tyre, siç dhe bëri të ditur ekipi i shkencëtarëve të Opportunity, mund të ofroj informacione për kushtet klimaterike që mbizotëronin në të shkuarën në Planetun e Kuq

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NASA befasohet! Opportunity zbulon një mozaik të “qëndisur” me sfera… në Mars!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kurizitet kosovar: Sabri Azemi zbulon zmadhuesin mekanik
» Si në përralla, qeni zbulon qypin me ar me vlerë prej 10 mln dollarë (FOTO)
» Jahë Sadrija: Të gjithë bashkë në Gllogjan, atje në Dukagjin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: