PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bota ne alarm per rrezikun e nje stuhie diellore masive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Bota ne alarm per rrezikun e nje stuhie diellore masive   Tue Aug 07, 2012 12:28 pm

Bota ne alarm per rrezikun e nje stuhie diellore masive


Bota mund te perballet ne dy vitet e ardhshme me nje rrezik te nje stuhie diellore.

Satelitet tane te derguar ne hapesire mund te shkaterrohen dhe te zhduken per shkak te stuhive diellore ne dy vitet e ardhshme.

Te pakten kjo eshte ajo qe kane kuptuar shkencetaret dhe paralajmerimi qe kane dhene.

Mike Hapgood, nje specialist i motit ne hapesire tek Rutherford Appleton Laboratory prane Didcot, Oxfordshire, tha: "Qeverite e vendeve te ndryshme po e marrin kete situate shume seriozisht."

"Keto gjera mund te jene shume te rralla, por kur mund te ndodhin eshte e sigurt qe do te kene pasoja katastrofike."

Ai paralajmeroi qe stuhite diellore jane duke u futur neper regjistrat vendore te perdorur per planifikimin e katastrofave, se bashku me ngjarje te tjera si tsunami dhe shperthimeve vullkanike.

Ne fakt ai shpjegoi qe ka rreth 12% mundesi rreziku per nje stuhi te madhe diellore cdo dhjetevjecar, duke i bere ne fakt keto ngjarje nje ngjarje qe mund te ndodhe nje here ne 100 vjet.

Dhe stuhia e fundit me e madhe ka qene me shume se 150 vjet me pare. Rreziku vjen nga nje plazme elektro - magnetike nga Dielli ne nxjerrjet e mases koronale.

Ashtu si flluska qe dalin nga siperfaqja e Diellit ato dergojne miliona ton gaz qe verviten neper hapesire qe mund te godasin Token me nje paralajmerim te vogel ndoshta vetem nje dite perpara.

Ato shkaktojne stuhite gjeomagnetike qe mund te shkrijne transformerat e shtrenjte ne grimca fuqie. Satelitet mund te demtohen apo te shkaterrohen krejtesisht dhe komunikimet radio, duke perfshire ketu edhe ato me avionet mund te prishen.

Ekipe shkencetaresh ne Ameriken e Veriut dhe ne Europe jane duke monitoruar diellin dhe i dergojne paralajmerimet dhe ngjarjet e fundit qeverive, kompanive te energjise dhe operatoreve te fluturimeve.

Ne vitin 1989, iu vu faji nje stuhie diellore per heqjen e gjithe energjise elektrike ne Quebec, kanada, qe i la miliona njerez pa energji elektrike per nente ore.

Ngjarja me e madhe e tille eshte e njohur si ngjarja Carrington ne vititn 1859, kur astronomet Britanike Richard Carrington vezhgoi nje shperthim te madh diellor qe iu desh vetem 17 ore per te arritur atmosferen e Tokes.

Kjo shkaktoi Aurora Borealis, ose Dritat e Veriut, qe u duken deri ne karaibe.

Tani ne keto dy vjet jemi serish ne rrezik te nje ngjarje te tille, por qe po te marre permasa te jashtezakonshme mund te jete shume e rrezikshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Bota ne alarm per rrezikun e nje stuhie diellore masive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vazhdon ikja e shqiptarëve nga Kosova
» Vazhdon ikja masive e të rinjve (Foto)
» Vushtrri: Rrahje masive, përfshihen edhe familjarët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: