PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkrirja e akujve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Shkrirja e akujve    Mon Jul 30, 2012 2:36 am

Shkrirja e akujve te Greenland ka arritur nivele te frikshme



Shkrirja e pahasur me pare e akujve ne Greenland gjate ketij muaji i ka habitur shkencetaret e NASA-s dhe ka ngritur shqetesimin qe rajoni eshte duke humbur nje pjese shume te madhe akulli, shume me shume nga sa eshte parashikuar.
Sipas zedhenesit te NASA-s rreth gjysma e siperfaqes se akullt te Greennland-es shkrin ne menyre te zakonshme gjate nje vere mesatare.
Por te dhenat nga satelitet e pavarur gjate korrikut, te analizara nga ekspertet e NASA-s dhe nga shkencetaret kane treguar qe ne me pak se nje jave sasia e akujve te shkrire ka shkuar nga 40% ne 97%.
Ne me shumne se 30 vjet vezhgime, satelitet nuk kane matur asnjehere kete sasi shkrirje, e cila arrin pothuajse te gjithe siperfaqen e mbuleses se akullt te Greenland-es.
Kur Son Nghiem nga Jet Propulsion Laboratory i NASA-s vezhgoi kete fenomen te shkrirjes, ai tha ne deklaraten per shtyp te NASA, : "Kjo eshte aq e jashtezakonshme sa ne filllim une vura ne dyshim te dhenat; ishte kjo e vertete apo ishte gjithcka per shkak te nje gabimi ne te dhenat qe kishim?"

Shkencetaret tek Goddard Space Flight Center ne NASA, Universitetit te Georgia-Athens dhe City University te New York, te gjithe e kane konfirmuar shkrirjen e akullit.
Menaxheri i programeve te kriptosferes se NASA-s, Tom Wagner ia dha meriten e observimit te shkrirjes sateliteve dhe shpjegoi per The Huffington Post qe, edhe pse ngjarja specifike mund te jete pjese e nje ndryshimi natyror, "Ne kemi te dhena te mjaftueshme qe Greenland-a eshte duke humbur akull, ndoshta per shkak te ngrohjes globale dhe kjo eshte duke kontribuar ne menyre te dukshme ne rritjen e nivelit te deteve."

Wagner tha qe akulli eshte duke u holluar dukshem rreth anes periferike, duke ndryshuar keshtu masen e pergjithshme te akujve te Greenland-es, dhe ai beson qe kjo vjen kryesisht per shkak te ngrohjes se ujerave te oqeaneve.

Ai shtoi me kujdes: "Ka te ngjare qe te kete lidhje me ngrohjen antropogjenike."
Kjo shkrirje sapecifike ekstreme ndodhi pjeserisht per shkak te nje moti jo te zakonshem mbi Greenland-e gjate ketij viti.
Shkrirje e dallueshme ndodhi ne rajone specifike te Greenland si per shembull zona rreth Summit Station, e vendosur dy milje mbi nivelin e detit. Asnjehere qe nga viti 1889 nuk ka ndodhur nje shkrirje e tille, sipas analizes se kores se akullit tepershkruar ne deklaraten per shtyp te NASA-s.
Studiuesja e akujve Lora Koenig tha qe ngjarje te ngjashme shkrirje ndodhin nje here ne rreth 150 vjet. Por ajo shtoi qe nese ne do te perballeni me ngjarje te tilla serish ne vitet ne vazhdim, do te duhet te fillpnim te shqetesoheshim seriozisht.

"Nje prej pyetjeve te medha eshte:'Cfare i ka ndodhur Arktikut ne pergjithesi?'."- tha Wagner per Huff Post.
Vetem javen e kaluar nje ngjarje tjeter jo e zakonshme ndodhi ne rajon; nga Petermann Glacier e Greenland-es u shkeput nje ajsberg me madhesi sa dyfishi i Manhattan.

Ne muajt e kaluar, studime te ndara nga njera tjetra jane bere duke treguar qe njerezit jane duke luajtur nje rol thelbesor ne ngrohjen e oqesaneve dhe qe rajone specifike ne bote jane shume te prekshme nga ngritja e nivelit te deteve.
Wagner shpjegoi qe ne vitet e fundit, studimet kane vezhguar nje hollim te akujve detare dhe ndryshime te pergjithshme dramatike.
Ai ishte i qarte: "Ne duhet te kemi gjithmone parasysh faktin qe Greenland eshte duke humbur nje sasi te jashtezakonshme akulli dhe qe kjo do te ndikoje ne te gjithe planetin.
Submit to Delicious Submit to Digg Submit to Facebook Submit to Google Bookmarks Submit to Twitter Submit to LinkedIn
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Shkrirja e akujve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I :: E N D E R R A ::  P R O F E C I-
Kërce tek: