PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shiteblerja e trojeve në Hënë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Shiteblerja e trojeve në Hënë   Tue Jul 24, 2012 8:39 pm

Trojet në Hënë, deri tash janë blerë nga 2.5 milionë njerëz!


Njëqind shtetas të Turqisë deri tash kanë blerë parcela të sipërfaqes në Hënë. Secili nga ta ka blerë nga katër dynymë (40 ari) në Hënë, që do të thotë se gjithsej nga turqit janë blerë 40 hektarë në Hënë.

Pasi agjencia “Out of Turkey Gifts” ia ofroi parcelën e parë një blerësi nga Turqia, tashti shumë qytetarë u blejnë të dashurve të tyre “toka” në Hënë.

Për katër dynymë në Hënë duhet paguar 99 lira turke (afro 25 euro), kurse për Turqinë limiti është 100 blerës për çdo muaj.

Secilit blerës i dorëzohet dokumentacioni përkatës që përbëhet nga: parcela kadastrale, plani i ngastrës, harta e Hënës me koordinatat e vizatuara të ngastrës së blerë, si dhe vërtetimi që garanton se në të ardhmen pronari i ngastrës ka të gjitha të drejtat e shfrytëzimit të gjetjeve në “pjesën e tij të Hënës”, siç janë xehet, mineralet apo gurët e çmuar.

Ndër personalitetet e njohura të botës, tashmë kanë blerë troje në Hënë Paris Hilton, Jennifer Lopez, Sharon Stone, Tom Cruise, Kim Bassinger,kurse që prej dy vjetësh një parcelë të madhe me vlerë 5 milionë dollarë e ka blerë edhe miliarderi rus Roman Abramovic, i njohur edhe si pronar i klubit londinez Chelsea. Edhe ish presidenti amerikan, George Bush është njëri nga pronarët e njohur të parcelave në Hënë.

Si transmeton gazeta Dnevni Avaz, deri tash parcela në Hënë kanë blerë gjithsej 2.5 milionë njerëz nga 172 vende të botës.

Nuk ka ende të dhëna nëse në mesin e tyre është edhe ndonjë shqiptar nga Kosova, Shqipëria, diaspora, apo trojet e tjera të banuara me shqiptarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Shiteblerja e trojeve në Hënë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nënat e Trojeve të Shqipërisë - Poezi - 'Mejreme Gjocaj - Agim Bacelli'
» I jepet lamtumira e fundit Mark Krasniqit, kolosit të trojeve shqiptare (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: