PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes   Sun Jul 15, 2012 4:36 am

Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes, më të mëdha se piramidat e Keopsit



Këto struktura të çuditshme, piramida nënujore që gjenden në thellësinë prej 2000 metrash u zbuluan falë ndihmës së sistemit të sofistikuar të sonar-it/hidrolokatrori”, pohuan oqeanologët, Dr. Meyer dhe Verlag.

Ndërkohë, studimet e shumta të kryera për struktura të tjera, siç është ajo e Yonaguni në Japoninë moderne, u mundësuan shkencëtarëve të përcaktojnë se këto dy piramida gjigande përbëhen nga një lloj materiali të ngjashëm me xhamin-kristal. Ato janë vërtet mahnitëse! Çdo njëra prej tyre është më e madhe se piramida e Keopsit në Egjipt.

Para pak kohësh, shkencëtarë amerikanë dhe francezë në bashkëpunim dhe me shumë kolegë të tyre nga shumë vende të ndryshme të botës, kryen hulumtime në Trekëndëshin e Bermudes. Pas një kohe të gjatë studimesh, ata pohuan se kanë zbuluar një piramidë e cila qëndron ende në këmbë në fund të oqeanit. Ajo është piramida e parë e zbuluar ndonjëherë në det.



Gjatësia e bazamentit të piramidës arrin 300 metra, 200 metra lartësi dhe distanca nga bazamenti i saj deri në kulm-majë është 100 metra më e lartë nga fundi i detit.

Rezultatet e para të këtij studimi tregojnë se kjo strukturë është ndërtuar me xham (kristal?!), pasi është shumë e lëmuar dhe ndoshta e tejdukshme.

Kur flasim për dimensionet e tyre, ajo çka u zbulua para pak kohësh, vërteton se piramidat janë më të mëdha se ato ekzistueset të Egjiptit të lashtë. Në kulm të piramidës, ekzistojnë dy vrima të mëdha, ku në njërën prej tyre, hyn ujë i detit me një rrymë të fuqishme dhe ndërmjet vrimës tjetër, dallgët e rrymës së furishme, krijojnë një vorbull gjigande, duke u bërë shkaktare për krijimin e një mjegulle dhe dallge të madhe rreth saj dhe në sipërfaqen e detit.

Ky zbulim i ri, citon alb-observer.com, i bën shkencëtarët të mendojnë dhe t’i përgjigjen pyetjes se nëse ky fenomen ndikon në anijet dhe avionët që kalojnë aty pranë dhe nëse fenomeni është “fajtor” për gjithë ndodhnitë dhe misteret që ekzistojnë për rajonin në fjalë, pra për Trekëndëshin e Bermudes


_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve? (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: