PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulohet Porta Hyrëse në histori nga një faraon i panjohur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Zbulohet Porta Hyrëse në histori nga një faraon i panjohur   Sun Jul 15, 2012 4:32 am

Zbulohet Porta Hyrëse në histori nga një faraon i panjohur


Porta Hyrëse me emrin e një faraoni të panjohur, u zbulua në tempullin Karnak – Egjipt.
Një zbulim i papritur, i cili erdhi në dritë nga një ekspeditë arkeologësh, befasoi gjithkënd, pasi solli në pah një figurë të re faraoni, të panjohur deri më sot .

Zbulimi u krye në tempullin e Karnak, pranë Luxor në Egjipt. Bëhet fjalë, , për një portë hyrëse me blloqe gëlqerore në sipërfaqen e të cilës ishte skalitur emri i një faraoni të panjohur: “Senachtenre.”

Emri dhe identiteti i faraonit të panjohur deri më sot, surprizoi së tepërmi arkeologët dhe i futi ata në dilemë. Kështu, Qendra e ekspeditës Franco-Egjiptiane, e cila është përgjegjëse për studimet e Tempujve të Karnak (Centre franco-égyptien d’étude des temples de Karnak – CFEETK), po vijon një studim shumë më në detaj.

Deri më tani, shkencëtarët besonin se “Senachtenre”, ishte një personalitet mitik ose mbret imagjinar, kjo për vet faktin se asnjë monument apo obelisk nuk ishte gjetur për të. Sipas drejtorit të përgjithshëm për monumentet e Luxor, Mansour Boreik, emri i këtij faraoni është përmendur vetëm dy herë: një herë gjatë dinastisë së 17-të të faraonit Achmoze, i cili lidhet me ndjekjen e pushtuesve të Hyksos nga Egjipti dhe një retrospektivë gjatë periudhës së Ramziut.

Kështu, kronologjikisht, sunduesi duhej vendosur para epokës së Hchmoze A dhe në zemër të periudhës së pushtimit të Hyksoy. Hieroglifi i ri, referon gjithashtu se faraoni në fjalë, ndërtoi hyrjen me blloqe gëlqerorë në zonën Toura (Toura pranë Kajros), e cila në atë periudhë i përkiste Hyksos.

Ministri i Shtetit për arkeologjinë Mohamed Ibrahim, e përshkoi zbulimin si një “zbulim shumë primar dhe me rëndësi të veçantë”, i cili do të hedhë dritë mbi Dinastinë e 17-të. Gërmimet në Portën e Hyrjes do të vijojnë me qëllim që të zbulohen dhe fakte të tjera për këtë periudhë enigmatike të historisë së Egjiptit

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulohet Porta Hyrëse në histori nga një faraon i panjohur
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve? (Foto)
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
» Dëshmia e gardianit: Si ia morëm frymën Teme Sejkos
» Historia e Prekazit është histori e lavdishme
» Namik Ajazi, Liri Belishovës i ka mbetur peng diploma e vajzës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: