PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulohet “Grimca e Zotit”?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Zbulohet “Grimca e Zotit”?   Wed Jul 04, 2012 4:03 am

Zbulohet “Grimca e Zotit”?


Shkencetaret ne Organizaten Europiane per Hulumtime Berthamore (CERN) thane se kane zbuluar nje grimce subpartikulare qe mund te jete grimca e Higgs-it, e cila besohet te jete çeles i formacioneve te yjeve, planeteve dhe jetes.

Grimca eshte emeruar sipas Peter Higgsit, hulumtuesit britanik, i cili me 1964 vendosi bazat per studimet e kesaj çeshtje.
Grimca njihet edhe si “Grimce e Zotit” per shkak te rendesise qe ka.
Zedhenesi i Organizates Europiane per Hulumtime Berthamore, Xhoi Inkandela, beri publik zbulimin gjate nje mbledhje te shkencetareve ne Gjeneve.

“Ne keto lloj eksperimentesh ne kemi kerkuar nje nga grimcat me te rralla qe jane krijuar ndonjehere. Duke pasur parasysh kete, ky eshte nje rezultat shume preliminar, por ne mendojme se eshte shume i fuqishem; eshte shume i qendrueshem-perndryshe nuk do ta prezantonim”, tha ai.
Deri me tani, grimca Higgs ishte teorike.

Shkencetaret e Organizates EUropiane per Hulumtime Berthamore thane se eshte ende heret per te ardhur ne perfundim se grimca e re e zbuluar eshte ajo e Higgs-it, per te cilen pat folur fizikani britanik, Higgs.
Megjithate, shkencetaret folen per rendesine e zbulimit.

Drejtori gjeneral i CERN-it, Rolf Diter Hojer shpjegoi:
“Sot shenojme nje arritje historike, por jemi vetem ne fillim. Tani, mbetet nje pune e madhe para nesh. Eshte megjithate je arritje. Mendoj se mund te jemi krenare, te lumtur, por e tera eshte vetem nje fillim dhe mendoj se do te kete ndikime globale ne te ardhmen. Ai (zbulimi) vjen ne kohen e duhur dhe mendoj se mund te jemi shume optimiste”.

Njoftimi i se merkures pritej me padurim ne radhet e shkencetareve, meqe mund te konfirmonte punen teorike te zhvilluar gjate dekadave te fundit dhe njohurite aktuale per funksionimin e universit.
Grimca eshte pjesa e fundit e pazbuluar ne teorine e Modelit Standard, qe shpjegon perberjen fundamentale te universit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Zbulohet “Grimca e Zotit”?   Sat Jul 07, 2012 6:24 am

Shkencëtarët arrijnë të zbulojnë “Partikulën e Zotit”

Një grimcë subpartikulare e cila besohet të jetë çelës i formacioneve të yjeve, planetëve dhe jetës është zbuluar nga shkencëtarët në Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN). Sipas kërkimeve kjo grimcë mund të jetë partikula e Higgs-it e cila njihet ndryshe edhe si “Partikula e Zotit”, për shkak të rëndësisë që ka. Ajo është emëruar sipas Peter Higgsit, hulumtuesit britanik, i cili më 1964 vendosi bazat për studimet e kësaj çështje. Nëse vertëtohet saktësia e gjetjes, ajo do të mund t`i japë të drejtë teorisë për krijimin e kosmosit bazuar në Modelin Standard.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulohet “Grimca e Zotit”?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve? (Foto)
» Grimca më e shpejtë se drita-Neutrino i “Cern” që përgënjeshtron Ainshtajnin
» E pabesueshme – në Greqi gjendet skeleti i Gjigantit?
» ALMA MALE:Zbulohet karikatura kunder copetimit te Shqiperise ne 1913
» Gjon Neçaj: Zbulohet pasaporta e Bajram Currit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: