PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qyteterime te lashta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Qyteterime te lashta    Tue Jul 03, 2012 10:16 am

Qyteterime te lashta
LEMURJA

Thuhet se qytetërimi i pare qe u zhvillua ne Toke ndodhej ne zonën e oqeanit paqësor, mbi një kontinent qe tani konsiderohet legjende, ne kontinentin Mu ose Lemurja dhe supozohet se ka ekzistuar para rreth 80.000 vjetësh. Legjendat thonë se Lemurja nuk kishte zhvillim teknologjik te qytetërimeve te mëvonshme, por ama kishte një nivel te zhvilluar teknologjik, gjë qe e dëshmojnë mbeturinat e pakta te monumenteve me gurë voluminoze qe deri me sot përbejnë një mister. Mendohet se shkenca e drejtimit dhe e organizimit ishte arritja me e madhe e lemurve.
Legjendat thonë se kishte vetëm një qeveri dhe një gjuhe ne te gjithë perandorinë. Lemuret u jepnin shume rendësi dijes dhe kulturës prandaj kujdeseshin t’u transmetonin qytetareve te tyre te gjitha dijet qe dispononin për ligjet e planetit dhe gjithësisë duke ngritur shkolla për çdo zanat e profesion. Shkolla ishte e detyrueshme deri ne moshën 21 vjeçare. Pas kësaj moshe vazhdonte një përqulle tjetër 7 vjeçare mësimi dhe vetëm atëherë personi konsiderohej qytetar i kompletuar i perandorisë.
Thonë se qytetërimi i Lemurjas vazhdoi rreth 50.000 vjet derisa pjesa me e madhe e kontinentit u përmbyt për shkak te katastrofave natyrore qe ndollën si shkak i një spostimi te poleve te Tokës. Për sa i përket katastrofës ka edhe një mendim tjetër qe thotë se e gjithë kjo ndodhi nga reagimi i vete Tokës si një organizëm i gjalle përkundrejt ç’thurjes dhe degjenerimit te Lemurjas dhe banoreve te saj, qe me praninë e tyre kërcënonin vete planetin.

ATLANTIDA

Te gjithë e njohin kontinentin legjendar qe është rrënjosur ne mendjen e njerëzimit dhe gjithnjë e me shume shton kuriozitetin e tij. Sipas legjendave, kur kontinenti i Lemurjas u përmbyt dhe u zhyt ne oqean, atëherë ne zona te tjera te oqeaneve ujërat u pakësuan dhe u ulen, kështu ishujt e vegjël ne Atlantik dolën mbi sipërfaqen e oqeanit.
Ne ketë mënyre lindi një kontinent i famshëm i Atlantidës. Por kohet e fundit ka pasur dhe disa mendime te tjera mbi vendodhjen e vërtetë te Atlantidës. Pavarësisht nga vendodhja e sakte e kontinentit, studiuesit me te shumte pranojnë se banoret e tij dispononin një teknologji te përparuar, shume me te zhvilluar se kjo e sotmja.
Ndërmjet te tjerash përmendën objekte fluturuese, arme elektrike dhe elektronike, llampa te veçanta ndriçimi, mjete transporti si trenat qe lëvizin mbi një shine, gjeneratorë uji qe e grumbullonin atë nga atmosfera si dhe kristalet e famshme te Atlantidës qe thuhet se i përdorin për te grumbulluar dhe shfrytëzuar forma te fuqishme energjie. Shume janë ata qe pretendojnë se kokat misterioze prej kristali qe janë zbuluar, e kane origjinën nga Atlantida. Te gjitha janë ndërtuar me kristal piriti te pastër me një perfeksion teknik te pagabueshëm.
Mendohet se kane aftësi çudiberese dhe reflektojnë njohuritë e pabesueshme qe dispononin konstruktorët e tyre. Thuhet se kokat prej kristali flasin dhe këndojnë, se kane cilësi shëruese, se janë depozita informacionesh, se provojnë vizione dhe imazhe dhe se ata qe i shohin mund te hyjnë dhe ne dimensione te tjera. Legjendat thonë se ky qytetërim dhe zhvillimi i tij u bazua ne njohuritë magjike qe dispononin priftërinjtë e Atlantidës te cilët munden te shfrytëzonin forcat e Gjithësisë.
Te entuziazmuar nga shfrytëzimi i këtyre formave një pjese e tyre plotësuan shume ambicie personale dhe si pasoje u zhvillua një beteje e ashpër ndërmjet magjistareve te Bardhe dhe te Zinj. Kështu u shkatërrua tërësisht kontinenti qe u përpi nga ujërat e oqeanit.

PERANDORIA RAMA

Jeni me fat sepse shkrimet e lashta te perandorisë indiane Rama, ne një mase te madhe kane shpëtuar ne krahasim me shkrimet e qytetërimeve te tjera. Me gjithë shkatërrimet nga luftërat dhe pushtimet, Indianet kane arritur te sjellin ne ditët tona një pjese te madhe te trashëgimisë se tyre, ku zbulohen tregime te pabesueshme dhe befasuese per arritjen e teknologjisë te atyre viteve te stërlashta.
Për shume kohe ekzistoi bindja se qytetërimi indian nuk ishte me i lashte se njëmijë vjet para Krishtit. Por shekullin e kaluar u zbuluan qytetet Mohenxo, Daro dhe Harapa ne fushën e lumit Hindi ne zonën e Pakistanit te sotëm te cilët hodhën poshtë çdo supozim te gabuar. Zbulimi i këtyre qyteteve i detyroi arkeologet te rishikojnë lashtësinë e qytetërimit indian duke e shtyre disa mira vjet me pare. Për çudinë tyre u vërtetua se këto qytete ishin mjaft te zhvilluara dhe ndërtimi i tyre ishte bere sipas një projekti te hollësishëm.
Një përshtypje te veçante beri rrjeti i ujësjellësit dhe ai i kanalizimeve qe është i një niveli me te larte nga ai qe ka sot Pakistani dhe shume vende Aziatike. Për ketë qytetërim te lashte mjaft te avancuar disponohen tekste te shkruara te cilat flasin per te famshmen Vimanas, disa anije fluturuese te nje teknologjie shume te larte. Thuhet se me to Ramat ishin ne gjendje te udhëtonin edhe ne hapësire, duke vizituar planetë dhe satelite te sistemit tone diellor.

QYTETRIMI I ASIRISË DHE I MESDHEUT

Te pakta janë legjendat qe bëjnë fjale për qytetërimin Asirian dhe atë te Mesdheut. Ne epokën e kulmit te Atlantidës dhe perandorisë Rama, Mesdheu ka qene një fushe e pasur me një qytetërim te lashte. Nili kalonte nga thellësia e Afrikës dhe nuk derdhej ne Mesdhe se atëherë ai nuk ekzistonte. Ai kalonte përmes fushës se Mesdheut dhe Sicilisë se sotme, drejt Atlantikut, nëpërmjet ngushticës se sotme te Gjilbratarit.
Qytetërimi Asirian kishte mjete te konsiderueshme teknologjike dhe u zhvillua ne nje shkalle te tille qe sot mund ta shohim vetëm ne skenarët fantastik-shkencore. Ama përmbytja e Atlantidës pati pasoja kataklizmike, shkatërruese dhe për zonën e Mesdheut. Ujerat e Atlantikut kaluan dhe përmbyten gjithçka, edhe qytetet kryesore te Asirianeve duke i shtyre te mbijetuarit te gjenin strehe ne zonat me te larta. Ndërtimet me gurë te gjetura janë monumente kulture dhe teknologjie asiriane.
Përveç kësaj dhe kërkime arkeologjike kane zbuluar ne Mesdhe mbi 200 qytete te zhytura. Edhe qytetërimi i mëvonshëm Egjiptian, se bashku me atë Minoik konsiderohen nga disa studiues si vazhdim te qytetërimit te madh unik. Përveç ndërtimeve me gurë gjigante edhe ne ketë qytetërim ishte shume i përhapur përdorimi i elektricitetit bile ne fusha akoma te panjohura për epokën tone, ndërkohe qe dispononin objekte fluturuese me një teknologji te njëjtë për te gjitha qytetërimet e lashta.
Thuhet si vijat misterioze ne Malte, te zbuluara neper rrëpira dhe nen ujë, ndoshta përbënin pjese te një sistemi vijash, si një lloj rruge treni me te cilën lidheshin qytetet asiriane qe sot janë zhdukur ne det.

GREQIA E LASHTE

Përpara lulëzimit te shpirtit klasik grek, me krijimtarinë madhështore ne te gjitha fushat e kulturës dhe artit, ka ekzistuar një qytetërim i mëparshëm, shume i zhvilluar për te cilin sot ne dimë shume pak.
Disa mendojnë se burimi me i rëndësishëm për ato epoka është mitologjia e lashte. Ne fakt ajo mbështetet ne n je realitet sipas te cilit, secila nga dymbëdhjetë perëndite ishte njeri i vërtetë por me kalimin e mijevjecarve gjithçka u transformua ne mit dhe legjende. Ne ato epoka te stërlashta greket e pare kishin një kulture te larte shpirtërore dhe intelektuale si dhe nje teknologji te zhvilluar, kishin lidhje me qytetërime te tjera dhe luanin një rol derteminant ne zhvillimin e njerëzimit.
Zbulimi i kompjuterit te Antitithiqires është një nga zbulimet me te rëndësishme qe dëshmon për dijet dhe aftësitë teknologjike te paraardhësve tanë. Veprat te ndryshme hidraulike, makinat fluturuese te Dedalit, labirinti misterioz i Dedalit ne Krete, zbulimi i një makine robotike si dhe Disku i Festit qe akoma nuk është deshifruar tregojnë për nivelin e larte te këtij qytetërimi.
Realizimet e mëvonshme te skulpturës dhe arkitekturës klasike mendohet se e kishin bazën ne disponimin e disa sekreteve qe u trashëguan nga teknologjia e stërlashtë. Një nga këto vepra është Partenona tek akropoli qe është tregues i paperseritshem i proporcioneve matematike, përdorimi i te cilave nxjerr ne pah efektet optike.

EGJIPTI I LASHTË

Disa studiues mendojnë se qytetërimi egjiptian është një tregues i transmetimit ne te, te mistereve te Atlantidës se humbur. Bile thuhet se Egjipti u be strehe e një emigrimi njerëzor nga ky kontinent, para se atij ti vinte fundi.
Priftërinjtë e Atlantidës me te krye priftin Thoth ishin ata qe vunë themelet e qytetërimit egjiptian dhe u transmetuan vendasve sekretet e mëdha se bashku me çelësat e shfrytëzimit te forcave te mëdha te natyrës. Ky ishte dhe shkaku qe procesionet magjike arritën këtu nivele shume te larta dhe rezultateve. Një nga misteret me te mëdha mbeten piramidat qe akoma dhe sot nuk dihet se kur dhe si janë ndërtuar. Përmasat mahnitëse matematike, ngjarjet misterioze qe u atribuohen, lidhja e tyre me disa yjësi, janë vërtet gjera te çuditshme dhe jo plotësisht te shpjegueshme.
Ato nuk janë vetëm varret e faraonëve, siç mendohej me pare, por kryenin dhe funksione te tjera. Shume njerëz besojnë se ne sallat e nen dheshme te piramidave te cilat akoma nuk janë zbuluar, ndodhen te depozituara sekretet dhe misteret me te mëdha te zhvillimit njerëzor. Natyrisht dhe lidhjet me hapësirën nuk mund te përjashtohen nga pikëpamjet qe u atribuohen piramidave, si mekanizma te kontaktit me sisteme te largëta yjore. Shkenca e një zhvillimi te avancuar teknologjik ne Egjipt përforcohet dhe nga disa zbulime te pashpjegueshme te disa objekteve.
Ne muzeun e Kajros ndodhet një model i lashte prej druri i një avioni si dhe vizatime avionësh dhe helikopterësh. Përmenden dhe disa drita, disa qirinj misterioze te cilët vendoseshin neper varre e tempuj dhe nuk shuheshin kurrë. Janë gjetur dhe objekte te skalitura qe sipas studiuesve ngjanin me pajisje elektronike dhe me konkretisht me ekrane televizori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Qyteterime te lashta
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: