PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Në Australi, qielli merr flakë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Në Australi, qielli merr flakë   Mon Jul 02, 2012 9:37 pm

Në Australi, qielli merr flakë


Një gjurmë flake u shfaq në qiejt e Australisë Perëndimore për 20 minuta gjatë së hënës, pasi një objekt i dyshuar si meteor i përplas në det.

Banorët e shtangur i bënë fotografi të shumta fenomenit, të raportuar gjerësisht në mediat australiane, transmeton TCH.

Gjurma e një meteori, zakonisht nuk qëndron në qiell më shumë se disa sekonda, prandaj fenomeni bëhet edhe më i vështirë për t’u shpjeguar.



Shikimi i një trupi qiellor që përplaset në planetin tonë është një prej ngjarjeve më të rralla që një njeri mund të shikojë gjatë jetës së tij.

Në kontakt me atmosferën e Tokës, objektet qiellore të tërhequra nga graviteti i planetit thërmohen dhe lënë një gjurmë të gjatë flake pas tyre.

Çdo vit, qindra meteorë të vegjël i drejtohen Tokës, shumica e të cilëve vetëm për t’u djegur në atmosferë.

Sipas shkencëtarëve, ishte një meteor me përmasa prej dhjetë kilometrash ai që shfarrosi qytetërimin e dinosaurve 65 milionë vjet më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Në Australi, qielli merr flakë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Këze (Kozeta) Zylo: Pëllumba të bardhë nga qielli!
» Gripi i derrave, Shqipëria merr masat e para antivirus
» Merr pjesë edhe Sefer Haxhija
» Edhe një 14-vjeçar nga Presheva viktimë nga sulmet në Mynih. Terroristi u merr jetën 4 shqiptarëve
» Hasan Qyqalla:Dy poezi për Flakën e Janarit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: