PortaliForumiPytësoriRegjistrohuIdentifikohu
Thenie ateiste 5 5 1
Share | 
 

 Thenie ateiste

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino



Numri i postimeve: 61
Pikët: 281
Reputation: 1
Join date: 26/02/2012

MesazhTitulli: Thenie ateiste   Sat Jun 30, 2012 8:42 pm

AFORIZMA DHE THENIE TE NDRYSHME NGA ATEISTET

Pjesëtari i një fisi në Shqipërinë e Veriut në radhë të parë është shqiptar. Ai kurrë s’i ka përvetësuar mësimet e kristianizmit, as ato të islamizmit (flas vetëm për masat). Krishti dhe Muhamedi janë dy "gomerë magjikë" mbinjerëzorë, çdonjërin nga të cilët, po ta zbutësh, mund të bëjë çudira."
— Edit Durham

“Fjala ‘Zot’ per mua nuk eshte asgje me teper se nje shprehje dhe nje produkt i dobesise njerezore; Bibla nje permbledhje legjendash madheshtore por prape primitive qe prapeseprape jane shume femijenore; Per mua feja jezuite ashtu si edhe gjithe fete e tjera eshte nje misherim i supersticioneve prej femijesh."
- Albert Einstein

"Mos u çuditni me kundërshtinë, përplasjet dhe urrejtjen midis këtyre tri feve: judaizmit, krishterimit dhe myslimanizmit. Kundërshtitë e tyre të brendshme ideologjike janë shumë herë më barbare se çdo tjetër. Të gjithë rivendikojnë për veten e tyre dhuratën e perëndisë, të pagabueshmen, uniken, duke i konsideruar të tjerët “dhen flijimi”, ndërsa vetveten shpëtimtarë të perëndisë. Fanatizmi i tyre i drejton drejt veprës që pëlqehet nga zoti i secilit që të të “shpëtojnë” me çdo mënyrë, qoftë dhe me prerje koke!"
— Aristidh Kola

"Edhe sikur të kishte "zot", s'mendoj se do të ishte aq i fiksuar sa të fyhej nga ata që i vënë në dyshim ekzistencën."
— Bertrand Rasëll

"Fetë profetizojnë fundin e botës e mandej punojnë së bashku ta bëjnë realitet."
— Pa emër

" Nëse do më pyesnin se cila është feja ime, do të përgjigjesha: astrologjia"
- Alexandre Volguine

"Zoti - gënjeshtra më e madhe që i është bërë ndonjëherë njeriut"
— Pa emër

"Njeriu gjithnjë kërkon të gjejë shpjegim për gjërat që s'kupton e kur ndodh që s'gjen, e shpik."
— Pa emër

"Hiqi kishës të mrekullishmen, të mbinatyrshem, të pakuptimtën, të paarsyeshmen, të pamundurën, të panjohurën dhe absurden e s'mbetet gjë tjetër."
— Robert Ingersoll

"Tre gjëra që feja i bën shumë mirë: Ndan, kontrollon dhe mashtron njerëzit."
— Pa emër

"Perderisa një ditë do të jemi asgjë, do të thotë se nga 'asgjëja' kemi ardhur."
- N.Herceku

"Çdo gjë në natyrë krijohet sipas kushteve, kohës dhe vendit të përshtatshëm, dhe jo sipas një urdhri të caktuar"
- Nicholas Herceku

"Jam poliateist, ka shumë zota ku s'besoj."
— Den Fauts

"Çka pohohet pa prova, mund të rrëzohet pa prova."
— Kristofer Hiçens

"Besimi i verbër është dhurata më ironike që do të mund t'i bëhej "krijuesit" të inteligjencës njerëzore."
— Pa emër

"Përderisa feja gabon në atë se nga erdhëm, sa mund të dijë se ku po shkojmë?"
— Pa emër

"Për shqiptarin, liria është tejet e vyer. Krishterimi e zhvendos problemin e lirisë në botë të përtejme dhe të pasigurta. Liri do të thotë atje nënshtrim ndaj zotit, siç na tregojnë fletushkat e krishtera. Shqiptarët nuk e kuptojnë këtë dhe më kot do të lodheni t'ua shpjegoni."
— Aristidh Kola

"Fetë orientale karakterizohen nga reja e madhe e zotave hakmarrës e të tmerrshëm, prej të cilëve njeriu është i varur në përjetësi. Njerëzit atje janë të detyruar të kërkojnë mëshirën e shpirtmadhësisë së zotit, nën hijen e shpatës së tij, së cilës nuk i shpëton dot askush."
— Aristidh Kola

"Feja e krishterë, myslimane, judaike, madje dhe ajo indiane, bazohen në ideologjinë e mëshirës. Mendoj se mëshira është alfa dhe omega e feve me prejardhje judaike. I luten me përulësi mëshirës së "zotit", që do të thotë se i luten me përulësi dhe mëshirës së kundërshtarit, të fuqishmit, të pushtuesit."
— Aristidh Kola

"Besimtarët na thonë se çdo gjë duhet të ketë një krijues, por harrojnë të na thonë se si u krijua ky i fundit."
— Pa emër

"Njerëzit rrallë (në mos kurrë) ëndërrojnë zota më të epërm se ata vetë. Shumica e zotave kanë sjelljen dhe moralin një fëmije të llastuar."
— Robert Hajnlajn

"Ku është besimi im? Thellë-thellë... nuk ka tjetër pos zbrazëti e errësirë... Nëse ka zot - lutem të më falë. Kur përpiqem të ngre mendimin tim drejt qiellit, ka një zbrazëti aq dënuese sa vetë këto mendime më kthehen si thika të mprehta dhe më lëndojnë vetë shpirtin... Sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur - nuk kam besim. Krupë, zbrazëti, pa besim, pa dashuri, pa vullnet... Për çfarë punoj? Nëse nuk ka zot, nuk mund të ketë as shpirt. Nëse nuk ka shpirt, atëherë Jezus as ti nuk je i vërtetë."
— Nënë Tereza

"Kur është një, ai që vuan nga iluzionet, quhet çmendi. Kur janë shumë syresh quhet fe."
— Robert Pirsig

"Nuk kam frikë nga vdekja. Kam qenë i vdekur për miliarda e miliarda vite përpara se të lindja dhe s'kam pasur as shqetësimin më të vogël."
— Mark Tuein

"Frymëzimi i Biblës varet nga injoranca e atij që e lexon."
— Robert Ingersoll

"Në fe dhe në politikë, besimet dhe bindjet e njerëzve janë thuajse gjithnjë të dorës së dytë dhe pranohen pa u hetuar fare."
— Mark Tuein

"Shteti nuk ka asnjë të drejtë të lejojë këdo që të predikojë e t'i bashkohet çfarëdo feje që dëshiron."
— Papë Piu IX

"Dikur thuhej se tërë bindjet fetare duhet të ishin të lira dhe të adhuroheshin lirisht në publik. Ne katolikët e kemi hedhur poshtë këtë ligj, sepse bie ndesh me kanonin katolik."
— Papë Piu VII

"Njerëzit nuk bëjnë kurrë aq keq aq gëzueshëm se sa kur e bëjnë prej bindjes fetare."
— Blez Paskal

""Zoti është po aq i vërtetë sa dhe unë!", - kumboi zëri i tij dhe u qetësova sepse s'kish arsye se pse Plaku i Vitit të Ri të më gënjente..."
— Pa emër

"Njeriu i rëdomtë nuk di ç'të bëjë me jetën që ka, pale do dhe një tjetër të përjetshme."
— Anatol Frans

"Teologjia kristiane nuk i kundërvihet thjesht frymës shkencore; I kundërvihet çdo lloj forme mendimi racional."
— Henri Menken

"Teologji quhet përpjekja për të shpjeguar të panjohurën me anë të çka s'ia vlen të njohësh."
— Henri Menken

"Nuk iu besoj njerëzve që dinë aq mirë çka zoti don që ata me bâ, se e vrej se gjithmonë përshtatet me dëshirat e tyne!"
— Suzën Enthëni

"N.q.s. "zoti" kërkonte besim nga njeriu, atëherë për çfarë e shpiku arsyen?"
— Pa emër

"Dallimi mes një kulti dhe një feje është në sasinë e pronave."
— Pa emër

"Nuk e kemi dëgjuar kurrë versionin e djallit, krejt librin e shkroi zoti."
— Anatol Frans

"Idiotësia është shumë më e rrezikshme se e keqja, pasi e keqja të paktën pushon herë pas here."
— Anatol Frans

"Gjithë fetë pjellin krim."
— Anatol Frans

"Po them vetëm se një kishë me rrufepritës mbi çati tregon mungesë të madhe besimi."
— Dag Mak-Laud

"Dikur zotat ishin të pavdekshëm."
— Pa emër

"Sa herë që fetarët parashikojnë ditën kur do të vijë fundi i botës, "zoti" sikur e shtyn edhe ca... "
— Pa emër

"Fetari i vogël iu lut "zotit" për një biçikletë, derisa e kuptoi se feja nuk funksionon në atë mënyrë, kështu që vodhi një biçikletë dhe i kërkoi falje "zotit" për mëkatin..."
— Pa emër

"N.q.s. do të mund të arsyetoje dot me fetarët, s'do të kishte më fetarë..."
— Pa emër

— Pa emër "S'kam nevojë për fe, kam ndërgjegje."
— Pa emër

"...Dhe pastaj njeriu krijoi zotin."
— Pa emër

"Zoti është një komik që luan para një publiku që ka frikë të qeshë."
— Volteri

"Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im."
— Napoleon Bonapart

"Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij... e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko."
— Lukiani

"Kisha thotë se Toka është e rrafshët, por unë e di që është e rrumbullakët, pasi kam parë hijen e saj mbi Hënë e më tepër besim kam tek një hije se sa tek kisha."
— Ferdinand Magelan

"Një Galileo në dymijë vjet mjafton."
— Papë Piu XII

"Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty. Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin."
— Stivën Roberts

"Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë."
— Bertrand Rasëll

"S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht me ton tejet solemn."
— Artur Shopenauer

"Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi."
— Mark Tuein

"Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës."
— Aristoteli

"Besimi është më i thjeshtë se mendimi. Ndaj dhe ka më tepër besimtarë se mendimtarë."
— Pa emër

"Një njeri i thotë Gjithësisë, "Ja, ekzistoj!" "Sidoqoftë", - përgjigjet Gjithësia, - "kjo nuk është se më ngjalli ndonjë ndjenjë detyrimi"."
— Stivën Krejn

"Të vërtetosh "Ungjijtë" me provë mrekullinë, është si të vërtetosh një absurditet me provë diçka që është kundër natyrës."
— Denis Didëro

"Kur shoh detarë, njerëz të shkencave natyrore e mendimtarë, njeriu është më i urti mes gjallesave. E kur shoh priftërinj, profetë e shpjegues ëndrrash, asgjë s'më vështirohet më keq se njeriu."
— Diogjeni

""Katër barnat" Nuk kemi ç'i frigohemi zotave. Nuk kemi ç'ndiejmë në vdekje. E mira mund të përftohet. E keqja mund të durohet."
— Epikuri

"Pra, dhe më e liga e të ligave, vdekja vetë, s'është asgjë për ne, sepse kur ne jemi vdekja s'është dhe kur vdekja është ne s'jemi."
— Epikuri

"Të thuash se "ligji i dytë i termodinamikës do të thotë se evolucioni s'mund të ndodhë", është si të thuash se "ligji i rëndesës do të thotë se zogjtë s'mund të fluturojnë"."
— Pa emër

"Nëse 50 milionë njerëz besojnë një absurditet, prapë absurditet mbetet."
— Anatol Frans

"Prifti është mishërimi i rrenës."
— Xhuzepe Garibaldi

"Të dashur miq, Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun. Juaji përgjithmonë, Garibaldi."
— Xhuzepe Garibaldi

"Gjithësia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenë, është e do të jetë prore zjarr i pashuar."
— Herakliti

"Kristianët ngjajnë me një këshill bretkosash në kënetë, a me një sinod krimbash mbi një kodër bajgash tek kuakin e gërvijnë: "Për ne u krijua kjo Tokë!""
— Juliani

"Në fillesat e veta kristianizmi ish thjesht një mishërim i bolshevizmit."
— Adolf Hitler

"Më ngjan se (për mirë a për keq) argumentet e drejtpërdrejta kundër kristianizmit dhe teizmit rrallë japin efekt në popull; Liria e mendimit përparohet me shndritjen e mendjes e kjo shkon dora-dorës me zhvillimin e shkencës."
— Çarls Darvin

"Sa herë që morali mbështetet mbi teologji, sa herë që drejtësia i mveshet autoritetit hyjnor, mund të përligjen e të kryhen gjërat më imorale, më të padrejta e më famëkeqe."
— Ludvig Fojerbah

"Secili do të sillet vetë si pagan, me të tjerët të sillen si kristianë."
— Alber Kamy

"A mund të jetë kush shenjtor nëse zoti nuk ekziston?"
— Alber Kamy

"Nëse Krishti vinte sot, njerëzia as nuk do ta kryqëzonin. Do ta ftonin për darkë, do të dëgjonin ç'kish për të thënë e mandej do talleshin me to."
— Tomas Karlajl

"Në Bibël nuk janë pjesët që nuk kuptoj që më shqetësojnë, por ato që kuptoj."
— Mark Tuein

"Në gjeometri nuk ka sekte."
— Volteri

"Sa i përket fesë, tërë njerëzit pranojnë pa pyetur besimin e të jatit, sipas zakoni, të paaftë për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra."
— Abdul al Maari

"Bota mban dy kategori njerëzish: njerëz inteligjentë pa fe dhe njerëz fetarë pa inteligjencë."
— Abdul al Maari

"Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime."
— Bertrand Rasëll

"Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë."
— Artur Shopenauer

"Kristiani i mirë duhet të ketë kujdes nga matematicienët dhe të gjithë ata që thonë profeci të rreme. Ka rrezik që matematicienët të kenë bërë marrëveshje me Dreqin për errësimin e shpirtit dhe për burgosjen e njeriut në vargonjtë e ferrit."
— Shën Agustini

"Nuk është dashuria e tyre për njeriun, por pafuqia e dashurisë së tyre që i ndalon kristianët e sotëm të na çojnë drejt e në turrën e druve."
— Fridrih Niçe

"Nuk ka aq dashuri e mirësi në botë sa të na lejohet ta shpenzojmë drejt qenieve imagjinare."
— Fridrih Niçe

""Të marrë dënimin e merituar ai që thotë blasfemi, që dëmton rëndë moralin publik, ose që shkakton a nxit urrejtje a përbuzje ndaj fesë ose Kishës". (Kanoni 1369)"
— Kisha

"Shpjegimet misticiste konsiderohen si të thella. E vërteta është se nuk janë së paku as sipërfaqësore."
— Fridrih Niçe

"Lutja e agnostikut: "O zot, nëse ka zot, shpëtoma shpirtin, nëse kam shpirt"."
— Ernest Renan

"Në lidhje me zotat, nuk kam si ta di nëse ekzistojnë a jo e as se si janë."
— Protagora

"Shenjtorët duhen konsideruar gjithnjë fajtorë derisa të provohen të pafajshëm."
— Xhorxh Orvell

"Arsyeja duhet shkatërruar në gjithë kristianët."
— Martin Luter

"Më tepër mundësi ka që t'i mësosh një gomari të lexojë, sesa të verbosh arsyen dhe ta çosh atë ku do ti, sepse arsyeja duhet mashtruar, verbuar e shkatërruar. Besimi duhet ta shkelë nën këmbë krejt arsyen, logjikën, kuptimin dhe çdo gjë tjetër që shikon se duhet zhdukur nga faqja e dheut dhe nuk duhet të dëshirojë asgjë tjetër veç fjalës së zotit."
— Martin Luter

"Kushdo që dëshiron të bëhet kristian duhet t'ia çjerrë sytë arsyes së vet."
— Martin Luter

"Nëse qétë e kuajt do të kishin duar të vizatonin, qétë do të vizatonin zota që ngjajnë me qé dhe kuajt zota që ngjajnë me kuaj."
— Ksenofani

"Ndonëse ndokush është krejt mosbesues ndaj ekzistencës së zotave, nëse ka drejtësi të karakterit, ai e urren të keqen tek njeriu. Ky zët ndaj padrejtësisë nuk e lë atë të bëjë veprime të padrejta, e kështu tek i shmanget së padrejtës i bashkohet së drejtës."
— Platoni

"Një pjesë e njerëzimit nuk beson fare në ekzistencën e zotave."
— Platoni "Vërtet e kam të vështirë të kuptoj se si do të donte ndokush që kristianizmi të jetë i vërtetë, pasi vetë gjuha e shkrimit thotë se njerëzit që nuk besojnë, gjë që përfshin babanë tim, vëllanë tim dhe pothuaj krejt miqtë e mi të ngushtë, do të dënohen. Kjo është një doktrinë e neveritshme."
— Çarls Darvin

"Nuk besoj në besimet e predikuara nga kisha hebraike, kisha italike, kisha greke, kisha turke, kisha protestante e çfarëdo kishe tjetër që mund të njoh. Mendja ime është kisha ime."
— Tomas Pejn

"Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t'i japësh mjekim një të vdekuri."
— Tomas Pejn

"Nxehtë dhe ftohtë, janë opinione; atome dhe hapësirë është realiteti."
— Demokriti

"Krejt çka ekziston në gjithësi, është fryt i rastit dhe domosdoshmërisë."
— Demokriti

"Gjithçka ka shpjegim natyror. Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë."
— Anaksagora

"Ka diçka tejet të pashëndetshme në kristianizëm."
— Adolf Hitler

"Kristianizmi i vërtetë, ai i katakombeve, merret me kthimin e doktrinës kristiane në realitet. Diç që shpie fare thjesht drejt shkatërrimit të njerëzimit. Nuk është gjë tjetër veçse bolshevizëm i përzemërt, nën një lustër metafizike."
— Adolf Hitler

"Fakti pse bota e lashtë ishte aq e dëlirë, e çelët dhe e paqtë ishte sepse nuk njihte asgjë mbi dy mynxyrat më të mëdha: sifilizin dhe kristianizmin."
— Adolf Hitler

"Goditja më e rëndë që ka pësuar ndonjëherë njerëzimi ishte ardhja e kristianizmit. Dhe bolshevizmi është fëmija i tij bastard."
— Adolf Hitler

"Kristianizmi është një rebelim kundër ligjeve të natyrës, një protestë kundër natyrës. Në zbërthimin e vet më të skajshëm, kristianizëm do të thotë kultivim sistematik i dështimit të njeriut."
— Adolf Hitler

"Nuk flasim për besim nëse themi se dy dhe dy bëjnë katër, as kur themi se toka është e rrumbullakët. Flasim për besim vetëm atëherë kur duam të zëvendësojmë ndjenjat për fakte."
— Bertrand Rasëll

"Zoti i kristianëve mund të ekzistojë, po njësoj si dhe zotat e Olimpit, a të Egjyptit, a të Babilonisë. Por asnjë nga këto hamendje nuk është më e mundshme se të tjerat, madje ndodhen jashtë zonës së njohshmërisë, e kështu s'ka asnjë arsye se pse duhet të marrim ndonjërën prej tyre në konsideratë."
— Bertrand Rasëll

"Nuk është si në "Bibël" se zoti e krijoi njeriun në imazhin e vet. Përkundrazi, njeriu e krijoi zotin në imazhin e vet."
— Ludvig Fojerbah

"Pastorët thonë se na mësojnë të japim lëmoshë. Kjo është e natyrshme. Ata vetë jetojnë prej lëmoshëve. Tërë lypësit predikojnë se të tjerët duhet të japin."
— Robert Ingersoll

"Kishat nuk kanë besim tek njëra-tjetra. Pse? Sepse e njohin njëra-tjetrën."
— Robert Ingersoll

"Kleriku i parë ishte mashtruesi i parë që takoi idiotin e parë."
— Volteri

"Zoti vdiq, zoti mbetet i vdekur dhe ishim ne që e vramë."
— Fridrih Niçe

"Etiopasit thonë se zotat e tyre janë hundështypur e të zinj, trakasit i kanë të vetët sykaltër e flokëkuq."
— Ksenofani

"Në parajsë, gjithë njerëzit interesantë mungojnë."
— Fridrih Niçe

"Një shëtitje e rastit në pavionin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë."
— Fridrih Niçe

"I vetmi tempull që ndriçon është ai në flakë."
— Pa emër

"Një tekst fetar nuk duhet kurrë t'i kalojë tri faqet. Nëse i kalon atëherë fillon e kundërthotë vetveten."
— Pa emër

"Ekzistencializmi nuk është aq ateist sa të konsumohet duke provuar se zoti nuk ekzsiton. Përkundrazi, pohon se edhe nëse zoti do të ekzistonte, kjo s'do të ndryshonte kurrfarë gjëje."
— Zhan-Pol Sartër

"Feja është krijuar nga njeriu për të kontrolluar individët mendjedobët, sepse në kohë mizorish dhe dëshpërimi këta e marrin fuqinë në numër."
— Benito Musolini

"Me sapun pagëzimi është gjë e mirë."
— Robert Ingersoll

"Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu."
— Mark Tuein

"Në kristianizëm as morali, as feja nuk bien në kontakt me realitetin në asnjë pikë."
— Fridrih Niçe

"Tërë fetë janë themeluar mbi frikën e të shumtëve dhe zgjuarsinë e të paktëve."
— Stendali

"Na ka shërbyer më së miri, ky miti i Krishtit."
— Papë Leoni X

"Besimi nuk të jep përgjigje, thjesht të ndalon të bësh pyetje."
— Frater Ravus

"Njeriu pa fe është si peshku pa biçikletë."
— Pa emër

"Feja konsiderohet prej popullit të rëndomtë si e vërtetë, prej të mençurve si e rremë dhe prej sunduesve si e dobishme."
— Seneka i Riu

"Për njerëzit që nuk iu pëlqen t'iu përqeshen besimet, ndoshta është më mirë të mos mbajnë besime aq qesharake."
— Pa emër

"Jepi njeriut një peshk dhe do të ushqehet për një ditë. Mësoje të peshkojë dhe do të ushqehet për tërë jetën. Jepi një fe dhe do të vdesë urie duke u lutur për një peshk."
— Pa emër

"Besimi kristian që prej zanafille është flijim, flijim i krejt lirisë, krejt krenarisë, krejt vetëbesimit të shpirtit; Është në të njëjtën kohë përulje, një vetërrënim dhe vetëgjymtim."
— Fridrih Niçe

"Për sa kohë që prifti, ky mohues, shpifës dhe helmues profesionist i jetës, mbahet ende si një lloj i epërm qenieje njerëzore, atëherë nuk mund të ketë përgjigje ndaj pyetjes: "Ç'është e vërteta?""
— Fridrih Niçe

"Besim do të thotë të mos duash të mësosh çka është e vërtetë."
— Fridrih Niçe

"O njeri i patru, që nuk bën dot një krimb e megjithatë rri e bën zota me tepricë!"
— Mishel de Montein

"Feja është një pasojë e frikës. Për një pjesë të mirë të historisë njerëzore, ndoshta ka qenë një e keqe e nevojshme, por pse vallë ka qenë më tepër e keqe se sa e nevojshme? A nuk është vrasja e njerëzve në emër të zotit një përkufizim tejet i qëlluar i çmendurisë?"
— Arthër Klark

"Kristianizmi është feja më qesharake, më absurde dhe më e përgjakshme që ka infektuar ndonjëherë botën."
— Volteri

"Tërë fetë janë bërë nga njerëzit."
— Napoleon Bonapart

"Feja është nga sendet më të mira për të heshtur popullin e rëndomtë."
— Napoleon Bonapart

"Tërë institucionet kombëtare kishtare, qofshin këto hebraike, kristiane a myslimane, s'më duken asgjë më shumë se krijime njerëzore, të ngritura për terrorizimin dhe skllavërimin e njerëzimit, për monopolizimin e pushtetit dhe të fitimit."
— Tomas Pejn

"N.q.s. zoti foli, përse bota nuk është bindur?"
— Përsi Sheli

"Mund të bëj fare mirë pa zotin si në jetën time ashtu dhe në pikturën time, por ajo pa të cilën nuk mund të bëj dot, kështu tek vuaj, është diçka më e madhe se ç'jam dhe vetë, që është jeta ime, fuqia për të krijuar."
— Vinsent van Gog

"Frika i solli zotat në botë."
— Petroni

"Fakti se një besimtar është më i lumtur se një mendimtar, nuk do të thotë asgjë më shume se fakti që një i dehur është më i lumtur se një njeri i kthjellët."
— Xhorxh Bernard Sho

"Këndvështrimi im mbi fenë është si ai i Lukrecit. E konsideroj fenë si një sëmundje të lindur prej frike dhe si një burim mjerimi të parrëfyeshëm për njerëzimin."
— Bertrand Rasëll

"Mos u lut në shkollën time e as unë nuk do të mendoj në xhaminë tënde."
— Pa emër

"Mos u lut në shkollën time e as unë nuk do të mendoj në kishën tënde."
— Pa emër

"Klerikët e dinë që unë e di se ata e dinë se nuk dinë."
— Robert Ingersoll

"Një njeri që sot do të ndiqte mësimet e Dhiatës së Vjetër, do të ishte kriminel. E nëse do të ndiqte rigorozisht mësimet e së Resë, do të ishte i çmendur."
— Robert Ingersoll

"Duart që ndihmojnë janë fort më mirë se buzët që luten."
— Robert Ingersoll

"Ky krim i quajtur "blasfemi" u shpik nga priftërinjtë me qëllim mbrojtjen e doktrinave që nuk qëndrojnë dot vetë."
— Robert Ingersoll

"Me ç'mund të kujtoj, nëpër ungjij nuk ka një fjalë të vetme në lavdërim të inteligjencës. "
— Bertrand Rasëll

"Ose zoti do ta ndalojë të keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atëherë është i pazot. N.q.s. mundet, por nuk do, atëherë është dashakeq. Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen, atëherë nga vjen e keqja në këtë botë?"
— Epikuri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Thenie ateiste

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I :: A T E I Z M I-