PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Statujat e Ishullit te Pashkeve jane "shoqruar" deri aty ku ndodhen tani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Statujat e Ishullit te Pashkeve jane "shoqruar" deri aty ku ndodhen tani   Sat Jun 30, 2012 6:59 am

Statujat e Ishullit te Pashkeve jane "shoqruar" deri aty ku ndodhen tani


Sipas dy shkencetareve statujat gjigande te Ishullit te Pashkeve jane "shoqeruar" per tek vendi ku ato ndodhen tani.

Deklarata e cuditshme eshte bere nga arkeologu Terry Hunt i Universitetit te Hawaii dhe Carl Lipo nga California State University Long Beach te cilet treguan se si mjaftojne vetem 18 njerez per te levizur nje statuje te rende 5 ton, vetem duke perorur disa litare.

Kjo gje duket e pabesueshme dhe eshte ne kontradikte me teorite e tjera te deritanishme, por megjithate, perputhet me nje legjende te vjeter.

"Ekspertet te thone cfare te duan, por ne e dime te verteten; statujat 'ecnin'." - thote 25 vjecari Rapa Nui.

Disa kane sugjeruar qe 887 koket gjigande qe jane dokumentuar deri tani e qe ndodhen ne ishullin ne mes te Oqeanit Paqesor jane ndertuar nga jashtetokesoret, ashtu si mendon edhe autori Zvicerian bestseller Erich von Daniken. Te tjere mbeshtesin teorine qe statujat jane ndertuar nga Inkasit Peruviane. Ndersa shkenca moderne i lidh ato me Polinezine.

Por se si keto statuja gjigande jane levizur neper largesi prej shume miljes, ishte ende nje mister.

Megjithate tani shencetaret mund te kene zbuluar se si.

Ne eksperimentet e bera vitin e kaluar dhe te financuara nga National Geographic Society, Hunt dhe Lipo treguan se si mund te levizeshin ato statuja gjigande. Vetem me tre litare te forte dhe me pak praktike, aq persona duhen per te levizur nje statuje te tille 5 ton.

Eksperimenti eshte bere me kopje te statujave.

Por statujat e verteta duhet te jene levizur per shume milje gje qe do te duheshin shume vjet me kete proces, por gjithesesi ky proces tregon tekniken se si funksionon.


Por kjo nuk eshte e vetmja teori mbi levizjen e statujave.

Etnologu Jared Diamond beson se ndertimet gjigande jane levizur dhe jane terhequr me slita te drunjta. Ne fakt kjo teknike eshte testuar nga arkeologja Jo Anne Tilburg dhe ka qene e suksesshme. Ajo eshte zedhenesja jozyrtare e ishullit.

Ne fillim Van Tilburg dokumentoi statujat e ishullit dhe ato qe jane cuar neper muze; jane 887 ne inventarin e saj megjithese ajo thote qe jane me prane 1000. Me pas ajo filloi fazen e dyte te punes per te pare se cfare fshihen nen toke (ne kohen kur mendohej qe statujat ishin vetem koka).

Ky proces deri tani ka zgjatur 12 vjet dhe mund te duhen edhe shume vite te tjere.

"Eshte hera e pare qe dikush ka germuar ne nje menyre qe dokumentimi te ishte i plote dhe shkencor." - tha ajo per FoxNews.com muajin e kaluar.

A do te jete e duhura kjo teoria e litareve? Eshte e veshtire te thuhet. Statuja e fundit eshte ndertuar rreth viteve 1800 dhe debati eshte e sigurte qe do te vazhdoje, si edhe joshja e ketij ishulli se bashku me misteret e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Statujat e Ishullit te Pashkeve jane "shoqruar" deri aty ku ndodhen tani
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind
» DERI KUR TË MIRREMI ME VETVETEN E JO ME ARMIKUN E VËRTETË..?
» Kufijtë, kujt i interesonte vakumi ligjor?
» Kronologjia e ngjarjeve që nga vitet 600 para Krishtit deri më sot
» Valon Kurtishi: Regjistrim i popullsisë apo manipulim antishqiptar?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: