PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Në sëmundje,Njeriu ta gjej të mirën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Në sëmundje,Njeriu ta gjej të mirën   Thu Jun 28, 2012 10:14 pm

Në sëmundje,Njeriu ta gjej të mirën




Përmes sëmundjes lind dhe zhvillohet edhe ndjenja e përbashkët për njëri-tjetrin, e cila na lë të kuptojmë se sa i pafuqishëm mund të jetë njeriu në kohë të caktuara. Që njeriu ta kuptojë pafuqinë e vetë, ta përjetojë dhembjen e të tjerëve përmes vuajtjeve të veta. Vetëm i urituri e kupton të uriturin, vetëm i varfri e kupton të varfrin, vetëm i sëmuri e kupton të sëmurin, pra njeriu kupton diçka vetëm atëherë kur ai atë e përjeton vet.



Një pengesë tjetër thelbësore për lumturinë, është edhe sëmundja, që njeriun e bie në pozitë mjaft dëshpëruese. Shumica e njerëzve nuk mund të pajtohen me realitetin kur pllakosen nga ndonjë sëmundje e rëndë. Por a është kjo e drejtë? A duhet që njeriu gjithnjë të ankohet nga sëmundja apo duhet që ai të bashkëjetoj (pajtohet) me të? Këtë pyetje me rëndësi, e injorojnë pjesa më e madhe e njerëzve, pasi, ashtu-kështu, shumica e tyre ankohen dhe nuk arrijë të vërejnë cila është arsyeja dhe synimi që fshihet prapa sëmundjes së tyre! Prandaj ata, preferojnë ta injorojnë atë që nuk duhet injoruar, gjegjësisht, kuptimin e sëmundjes. Ata vajtojnë dhe ankohen rregullisht, pasi që dëshirojnë të lirohen nga ajo.

Kjo tematik ka nevojë për shtjellim serioze, pasi nuk është e lehtë të përshkruhen dhe të sqarohen favoret dhe disfavoret e sëmundjes. Ne, megjithatë, do të koncentrohemi në atë, se çfarë ndikimi ka sëmundja ndaj lumturisë, dhe si njeriu, me gjithë barrën e sëmundjes së rëndë, të arrijë lumturinë e amshueshme.



Fati



Sëmundja është një produkt i fatit. Nëse ne e kemi kuptuar se ekziston një Zot, do ta kemi shumë më lehtë të ballafaqohemi me sëmundjen dhe të gjemë mbështetje e guxim për ta shijuar jetën. Me fjalën fat këtu nënkuptojmë paracaktimin. Secili shikim në rrjedhat e jetës është një paracaktim. Të gjitha sëmundjet dhe të gjitha ndodhitë, si pozitive ashtu edhe negative, gjatë rrjedhës së jetës janë të paracaktuara. E gjithë kjo ndodh nën kontrollin e plotfuqishëm të Perëndisë, e cila i njehë dhe i sheh në një moment: të ardhmen, të kaluarën dhe të tanishmen, pasi Zoti nuk është i kufizor në kohë. Ai e ka krijuar kohën dhe na ka lënë neve në dispozicion. Koha është diçka që neve, njerëzve, na është përkufizuar dhe këtë gjë ne nuk mund ta ndryshojmë. Me këtë, çdo moment, çdo shikim, çdo ndodhi në jetën e një njeriu është e paracaktuar. Pra, është Zoti i cili neve, edhe me ndonjë sëmundje, na ka ngarkuar për të na testuar dhe për të parë se kush prej nesh, me gjithë fatin e keq, e ruan durimin. Njeriut i është paracaktuar fati dhe aty nuk mund të ndryshoj asgjë. Edhe nëse dëshiron dhe provon sa të dojë ai, do t’i përmbushet vetëm ajo që Zoti e ka parashkruar për të. Disa mendojnë se vendimi qëndron tek ne, se cilin drejtim e zgjedhim ne dhe çfarë mënyre jetësore dëshirojmë të realizojmë. Njeriu duhet ta ketë tërë qartë se secilin moment që ne e kemi përjetuar është dashur të pasoj, të përmbushet, dhe secilin moment që do ta përjetojmë, do të zhvillohet dhe përmbushet sipas përcaktimeve të Zotit. Të mendosh se “unë jam zoti” është e gabuar, edhe pse ne e kemi atë ndjenjë se mund të vendosim vetë, dhe kjo ndodhë pasi neve Zoti, këtë dhunti, këtë dhuratë, na ka ofruar që ne të ndihemi të lirë. Me gjithë këtë dhunti që posedojmë, ne, duhet të jemi të vedëtijshëm se jeta është si një film dhe rrjedh si në shiritin e tij. Kush e shikon një film, nuk e di se çfarë vije pastaj, edhe pse skena tjetër veç është e regjistruar. Filmi është i kryer, megjithatë, njeriu e shikon atë, episod pas episodi. Nga ngjarjet (përvoja) duhet të mësoj njeriu.

Jeta na është dhuruar për të mirë, vetëm duhet që ne ta kuptojmë atë. Gjithçka që ndodhë e ka edhe një arsye. Ndodhë, p.sh. që shkaku i një sëmundje të rëndë, kontakti i humbur me personat e ndryshëm, të rivihet prapë, ose me të afërmit, me të cilët, për ndonjë zënkë etj., nuk kemi shkëmbyer vite me radhë asnjë fjalë, të pajtohemi serish. Me rëndësi është që njeriu t’i njohë dobësitë e veta, të kuptojë se sa i pafuqishëm është në realitet dhe ta kuptoj se ai nuk është i pavarur. Zoti na bënë me dije, se në këtë jetë, asgjë nuk është e përsosur, as edhe shëndeti i njeriut në këtë jetë të shkurtër. Një nga vetitë e shumta satanike është mendjemadhësia, por e cila nuk i atakon ata të cilët janë të vetëdijshëm për dobësitë e veta. Zoti e ka pushtetin mbi ne, natyrisht, me një qëllim të mirë, pasi askush nuk na dashuron më shumë dhe nuk na dëshiron më të mirat, se sa Ai. Përmes sëmundjes lind dhe zhvillohet edhe ndjenja e përbashkët për njëri-tjetrin, e cila na lë të kuptojmë se sa i pafuqishëm mund të jetë njeriu në kohë të caktuara. Që njeriu ta kuptojë pafuqinë e vetë, ta përjetojë dhembjen e të tjerëve përmes vuajtjeve të veta. Vetëm i urituri e kupton të uriturin, vetëm i varfri e kupton të varfrin, vetëm i sëmuri e kupton të sëmurin, pra njeriu kupton diçka vetëm atëherë kur ai atë e përjeton vet.



Zoti shëron sëmundjet



Shpresat, se Zoti shëron sëmundjet, qofshin ato edhe të pashërueshme, nuk duhen të shuhen kurrë. Kush i humb shpresat tek Zoti, ai në realitet, nuk i beson Atij. Zoti e ka pushtetin mbi gjithçka, Ai është i plotfuqishëm, duhet që Ai të thotë vetëm “po” dhe ashtu do të bëhet. Fuqia e Zotit, për mendjen njerëzore, është e pakapshme. Është me rëndësi të kuptohet se për Zotin nuk ekziston e pamundshmja, Ai nuk varet prej asgjëje. Ai është i pavaruri që njeriut i bije mrekulli, vetëm duhet që njeriu t’i hap sytë e tij dhe të shikoj rreth vetit dhe shpejtë do ta kuptoj, se kush është ai, ku është ai, dhe gjithçka që ka të bëjë me të, është një mrekulli. Natyra është një mrekulli, shtazët po ashtu. Ngjyrat, erërat, shija, shqisat, ndjenjat etj., të gjitha këto janë mrekulli të Krijuesit. A nuk është vet njeriu mrekullia më e madhe? Edhe profetët përmes ndihmës së Zotit, kanë arritur të bëjnë mrekullira, p.sh. të shërojnë njerëz, ta ndajnë detin, të kryejnë vepra mbinatyrore.

Ne nuk jetojmë që, thjesht, ta mbysim kohën, por që të testohemi. Jeta nuk është lojë për të cilën njeriu nuk duhet të mendoj, në të kundërtën, njeriu duhet të mendoj seriozisht: cili është kuptimi i jetës, për çfarë arsye jam unë në këtë botë? Mendime të këtilla shpiejnë deri te zgjidhja, deri te shpëtimi.

Njeriu duhet ta hapë zemrën ndaj mrekullive dhe të besoj fuqishëm në to, dhe atëherë do ta pasojnë ato. Zoti dëshiron që ne të jemi të lumtur dhe ne duhet t’i drejtohemi Atij në situata të rënda dhe t’i lutemi Atij për shërim, për shpëtim, dhe Ai sigurisht, do të na përgjigjet.



Si përfundim



Pamë se ne, njerëzit, jemi të dobët dhe të nevojshëm për ndihmë, pasi që strehën gjithnjë e kërkojmë tek Zoti, i cili neve na dashurin më shumë se prindërit tanë. Ne e pamë se kjo jetë nuk është e përsosur, dhe sëmundjet janë këtu që ne të mund t’i kuptojmë edhe fshehtësitë e tyre. Që neve të na testojnë dhe të na forcojnë besimin. Që ne të ndjejmë dhembshuri edhe për tjetrin dhe me këtë t’i drejtohemi Zotit dhe t’i lutemi atij për shërim.

Sëmundja nuk duhet të jetë burim për vuajtje, pasi gjithçka që ndodh e ka një arsyeje të caktuar. Sëmundja nuk duhet që ta kufizojë ndjenjën e lumturinë, por ajo të sqarohet, dhe njeriu në gjithë këtë, ta gjej të mirën.

Kjo jetë është e shkurtër dhe e përkohshme. Ata të cilët besojnë në Zot dhe në botën tjetër, do ta përjetojnë përjetësisht lumturinë. Të gjithë ne do ta lëmë një ditë këtë botë, andaj duhet të përqendrohemi në vepra të mira, në fjalë lehtësuese, në mëshirë... për ta arritur parajsën dhe për të pasur shëndet të përhershëm dhe lumturi të amshuar.

Po të ishim të gjithë të shëndosh, atëherë as që do të vdisnim. Nga ndonjë gjë ne duhet të vdesim, dhe në të shumtën e rasteve shkaku është sëmundja. Vdekja është e paracaktuar, të cilës ne në asnjë mënyrë nuk mund t’i ikim. Ne do të gjejmë qetësi pas kësaj jete, nëse ne për këtë, s’paku përpiqemi.

Shkruan: Getoar KRASNIQ

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në sëmundje,Njeriu ta gjej të mirën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sa sheqer mund të konsumoj njeriu
» Ç’ ËSHTË NJERIU? CILA ËSHTË ORIGJINA? ÇFARË LLOJ SHORTI KA AI?
» Skeleti gjigand
» Edmond Shallvari: Arti krijues i Zotit dhe njeriu krijues i artit
» Avni Rudaku-Rudi: Poezi antipërsëritëse: Kur njeriu gabon, përsëri gabon!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: