PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ateizmi në kontekstin bashkëkohor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Ateizmi në kontekstin bashkëkohor   Tue Jun 26, 2012 12:08 pm

Ateizmi në kontekstin bashkëkohor

Fenomeni i ateizmit:

Historia e popujve vërteton faktin se besimi i paluhatshëm në ekzistencën e Zotit, që drejton universin, ishte pohim fondamental, i pranuar nga shumica dërrmuese. Ateizmi, i manifestuar me mohimin e ekzistencës së Zotit, ishte dukuri anormale, e shfaqur me qëndrimet e disa individëve. Gjendja ishte e këtillë deri në shekullin e tetëmbëdhjetë në të cilin filloi zëvendësimi i besimit me ateizëm tek shumica e elitës intelektuale të Evropës. Me instalimin e komunizmit, në shumë vende të Evropës ateizmi u shpall si “fe” zyrtare e shteteve socialiste. Përhapja e ateizmit në qytetërimin perëndimor, qytetërim ky me pozitë udhëheqëse në botë në këtë kohë, shkaktoi zgjerimin e tij në gjitha anët e botës. Përhapja e këtij fenomeni ishte me përmasa të papara ndonjëherë në histori.

Pasojat ishin:

Ateizmi nga aspekti shkencor dhe logjik ishte qëndrimi i natyrshëm që nuk ka nevojë për argumente dhe prova. Argumente dhe prova filluan të kërkohen prej besimtarit.

Ateistët filluan t’i sfidojnë besimtarët duke i akuzuar si pasues të verbër, imitues, jo shkencorë që ecin pas emocioneve. Shfaqja e interesimit për fe - në mjetet e informimit publik në veçanti - filloi të konsiderohet si gjë e çuditshme, ndonëse e neveritshme. Autori i librit “Kultura e Mosbesimit” shkruan: Pasi revista “Newsweek” botoi një tekst rreth fesë, i erdhi një letër prej lexuesit që e kritikoi revistën në fjalë për aktin e dhënies hapësirë për “gjepura” të këtilla. Pastaj ai jep komentin sipas të cilit autori i tekstit fetar i përket pakicës kurse ai nga aspekti politik dhe kulturor i përket rrymës dominuese në Amerikë në të cilën ata që rregullisht luten, bile edhe ata që besojnë mundohen ta ruajnë besimin e tyre si sekret. Sipas tij, ata që i drejtohen Zotit publikisht (akt i pritur prej politikanëve), nëse fenë e marrin me seriozitet duke e konsideruar si imperativ dhe jo si zgjedhje individuale rrezikohet të numërohet nga tradhtarët.

Feja u shndërrua në dukuri shoqërore që ka nevojë të komentohet. Afetarizmi u shndërrua në çështje të natyrshme që nuk ka nevojë për studim, analizë e as për argumentim.

Ateizmi u shndërrua na bazë - e prononcuar apo e nënkuptuar - mbi të cilat ndërtohet filozofia e shkencave natyrore, shoqërore dhe humane. Ateizmi u bë pjesë e konceptit të shkencave. U promovuan dy koncepte, koncepti i shpjegimit shkencor përballë shpjegimit fetar, shkencor që nuk pranon praninë e ndikimit hyjnor dhe fetar që pranon ndërhyrjen hyjnore në ndodhitë e gjithësisë. Pasi feja, si pasojë e ndikimit të filozofisë ateiste, u vu përballë shkencës, ajo u vendos në shportën e ogurit, magjisë dhe llojeve të ndryshme të para-shkencave dhe legjendave. Ata më të ndershmit e shikonin si lloj letërsie dhe arti që flet për emocione dhe nuk provon realitete.

Përhapja e ateizmit në Evropë u përcoll me zhvillim të gjerë në sferat e shkencave natyrore. Teknika hyri në shume fusha të jetës dhe e lehtësoi atë. Njerëzit filluan të mendojnë se shkaku i këtij përparimi është ateizmi, i cili e zëvendësoi fenë me filozofi materialiste, ateiste, dhe logjikë eksperimentale. Kjo bindje u krijua edhe tek shumë popuj tjerë, të cilët filluan të mendojnë se ajo shkallë e zhvillimit nuk mundet të arrihet pa ateizmin dhe pa largimin e fesë.

Ideologjia ateiste nuk u përkufizua në fushat e shkencës. Ajo hyri edhe në jetën shoqërore dhe politike. Ashtu siç u largua feja nga shkenca, e cila nuk guxohej të përmendet në tubimet shkencore, u largua edhe nga jeta politike, bile edhe në vendet myslimane. U shndërrua në çështje individuale private, çështje që nuk ka lidhje me kushtetutat e shteteve, me ligjet, me politikën e brendshme dhe të jashtme, me masmediat dhe me arsimin.

Vazhdon...


Pjesë nga libri: Fizika dhe ekzistenca e Zotit

Autori: D-r. Xhafer Shejh Idris
Përktheu: Talha KURTISHI

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ateizmi në kontekstin bashkëkohor
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I :: A T E I Z M I-
Kërce tek: