PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FORCA E ENERGJISË POZITIVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: FORCA E ENERGJISË POZITIVE    Tue Jun 26, 2012 12:01 pm

FORCA E ENERGJISË POZITIVE
ALTERNATIVË E MBIJETESËS

shkruan: Fatmir MUÇOLLI


Njeriu nuk gjeti formën e balancimit të energjive që nga formimi i shoqërisë njerëzore. Që nga shoqëria skllavopronare e deri në ditën e sotme, ka munguar forca për gjetjen e luftimit të egos dhe njerëzimi ka gjetur krenarinë në keqpërdorime dhe keqtrajtime, si formë e mbijetesës.



Fillimi për angazhimin e energjisë pozitive



Të nderuar zonja dhe zotërinj, luteni për mirëkuptim,

Nuk e di as vetë se ç’po ngjan në mua, a është dëshira për të ndryshuar botën pozitivisht, apo është vetëm fantazi imja? A është vërtetë që shpirti im del në kërkim dhe hulumtim, viziton trupa të tjerë dhe natyrën, apo vizitohem nga shpirtra të tjerë, diçka ngjet me mua që unë t’i përjetoj këto, por as vetë nuk mund ta kuptoj ç’është...? E di se jeta ime ka ndryshuar, jam shumë më i qetë, jam shumë më i adhuruar nga njerëzit dhe nga kundërshtarët e mi të dikurshëm. Kam gjetur formën që njerëzit t’i dua seriozisht dhe të mos mendoj keq për ta. Të vetmit që nuk janë në gjendje të më kuptojnë mua, janë njerëzit satanik, që i frikohen të vërtetës, e përjetojnë humbjen e tyre dhe pa pasur punë direkt me ta, sepse unë ua lexoj mendimet dhe e njoh jetën e tyre, ngase shpirti im i ka vizituar. Unë i di, të gjitha fshehtësitë në mendjen e tyre, të cilat ua kanë bërë jetën ferr. Mirëpo unë e di se e mira nuk bëhet duke prekur të keqen dhe unë jam për gjetjen e rrugëve paqësore të zgjidhjes së problemeve. Edhe ata e dinë se veprimet dhe mendimet e mia janë pozitive dhe nuk kanë pasur forcë as guxim të më keqtrajtojnë, sepse forca e satanës është e dobët në krahasim me forcën e Perëndisë. E vërteta dhe e drejta do të vijë dhe do të dominojë.

Në planetin tokë do të ndodhin ngjarje, ku do të vetëdijesohet njerëzimi dhe do të zgjedhë rrugën e energjisë pozitive, rrugën e parajsës në tokë. Njerëzit, ende sa duhet, nuk kanë marrë mësim nga luftërat dhe katastrofat natyrore. Ndryshimi filloi në botën arabe dhe në Afrikë, do të ndodhë edhe në kontinentet tjera. Njerëzimi do të kuptojë se duhet hequr dorë nga pasuria e Perëndisë, t’i kthejnë atë natyrës dhe të vetëdijesohen për të krijuar rregulla për shfrytëzimin racional të energjive dhe për lëvizjen e tyre të lirë dhe pa presione. EP do të nisë punën menjëherë sapo njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e saj dhe të kuptohet nga qytetarët e thjeshtë dhe njerëzit e vullnetit të mirë. Jeta, nën rregullat e EP, do të jetë në funksion të plotë në fillim të shekullit njëzet e dy, ku në botë do të sundojë vetëdija dhe nuk do të ketë pronarë mbi natyrën dhe Perëndinë. Në ëndrrat mia del se funksionimi i EP fillon në Jerusalem, Palestinë dhe në Kosovë. Kontinenti i kërkuar nga njerëzimi në shekullin njëzet e dy do të jetë Afrika dhe do të ketë lëvizje të njerëzimit në drejtim të saj. Nga skenat e mia të shfaqura, kam vërejtur se strofulli i satanës me shpejtësi marramendëse, është në Palestinë dhe në Kosovë.

Pa u pajtuar izraelitët me palestinezët dhe serbët me shqiptarët, bota s’do të ketë qetësi.

Nëse këto dy vende nuk rregullohen, satana do të veprojë që bota të përjetojë një rrezatim të paparë. Njerëzit do të vdesin rrugëve, pa pasur mundësi t’i jepet ndihma. Satana është i interesuar t’i rrisë gropa e ozonit, të ndikojë që të ketë rrezatime dhe shpërthime, nga të cilat mund të rrafshohen fshatra dhe qytete të tëra. Megjithatë njerëzimi do të mbijetojë, do të kthehet besimi dhe njerëzit të cilët deri tash nuk janë përkulur para Perëndisë, do ta bëjnë këtë. Perëndia nuk bën dallime te njerëzit, dallimet i bën satana.

Nëse këto dy vende, këta dy popuj pajtohen, satana nuk do të ketë mundësi ta realizojë projektin e tij dhe do të fillojë një epokë e re e njerëzimit. Këto skena më janë paraqitur në hulumtimet e mia. Për momentin satana është futur në trupat e njerëzve, në para, në kapital. Edhe satanën duhet marrë me të mirë, për ta lutur që të dalë nga trupi i njeriut, që të mund të mbijetojë bota dhe njerëzimi. Satana është i përqendruar kudo, në çdo lëvizje, tek të gjithë njerëzit. Përqendrimi më i madh është tek njerëzit udhëheqës të partive, tek ekstremistët e ndryshëm, por edhe në vendet ku predikohet feja, si kisha, xhami etj.

Ndryshimin do ta fillojnë partitë e majta dhe njerëzit e thjeshtë që në vete kanë forcën e Perëndisë, kurse vënien në funksion të energjisë pozitive do ta bëjnë partitë e djathta, të cilët do ta ndryshojnë mendimin dhe pozicionin e tyre duke kaluar në parti socialdemokrate të djathtë. Forca e Perëndisë do të triumfojë.

EP është për formimin e platformave digjitale të informimit, ku secili qytet, secila bashkësi lokale, të gjitha grupet vendimmarrëse, ndërmarrje, mbledhjet dhe vendimet do t’i bëjnë me transparencë të plotë. Qytetarët do të kenë qasje në informim të drejtë dhe do të kenë mundësi të njohin mirë secilin udhëheqës të tyre, të njihet historia e çdo energjie, ku çdo pasuri do ta ketë kodin e vet dhe historikun e prejardhjes, si e vetmja alternativë e vetëdijesimit dhe mbijetesës së njerëzimit.

Energjiplus është energji për ndryshime pozitive!



Njeriu nuk gjeti formën e balancimit të energjive që nga formimi i shoqërisë njerëzore. Që nga shoqëria skllavopronare e deri në ditën e sotme, ka munguar forca për gjetjen e luftimit të egos dhe njerëzimi ka gjetur krenarinë në keqpërdorime dhe keqtrajtime, si formë e mbijetesës. EP në misionin e vet ka për qëllim gjetjen e harmonizimit të energjive, të bashkëpunimit të njerëzve në mes vete, në gjetjen e formave për shfrytëzim racional dhe të pakushtëzuar të energjive.

Ajo bazohet në ligjet e natyrës:

· Çdo gjë që niset pozitivisht, do të mbaroj pozitivisht

· Çdo punë duhet të niset, për të pasur shansin që të kryhet

· Pa e kërkuar dhe provuar ndryshimin, nuk e gjen dhe nuk e njeh

· Pa iu dhënë mundësia njerëzimit për ndryshime, ai s’mundet të ndryshojë...

Ndryshimi i egos së njeriut është sikurse ndryshimi i një të sëmuri nga droga. Çdo njeri e ka varshmërinë e vet. Truri i një njeriu kalon gjatë nevojave të jetës, nga një varshmëri në tjetrën, sikurse edhe energjia prej një forme në tjetrën. Njerëzit vuajnë, sepse nuk kanë forcë të luftojnë vetveten dhe të gjejnë formulat e balancimit, por mungon edhe ushtrimi i trurit për luftimin e egos. Një narkoman s’ka forcë për ndryshime, por shoqëria duhet të edukohet që të mos kalojë në këtë gjendje. Narkomanit nëse i ndihmohet, do ta kalojë këtë fazë, por rregullat dhe mundësitë duhet të krijohen për shërim, sepse i nevojitet kohë, që truri të gjejë një formë tjetër të kënaqësisë dhe të qetësisë.

Edhe për shtetet dhe për tokën, duhet të krijohen rregulla që të kenë mundësi për t’u shëruar, sepse pa e ditur çka do të thotë të jesh i shëndoshë, nuk ke mundësi të shërohesh. Ndikim të madh mund të kenë rastet e shëruara, si shembuj të mirë. Shpresojmë se energjia pozitive, të menduarit pozitiv, forca e natyrës, do të dëshmojnë me shembuj për qetësimin dhe kthimin e besimit të balancimit. Kuptohet, ndihma e dhënë për energjinë pozitive, do të thotë shpallje e luftës ndaj energjisë negative, e cila ka bllokuar botën dhe njerëzimin, ka bllokuar trurin e njeriut, energjinë dhe mendimin pozitiv.

Unë besoj në EP si alternativë që mund ta shpëtojë njerëzimin. Nuk them se është e vetmja, sepse bota ka sistemin e së mirës, ka dhe do të ketë mirë e më mirë, por është njëra ndër besimet e mira. Mundësia, për gjetjen e formave edhe më të mira, ekziston gjithmonë.

Çdo njeri i bllokuar, që nuk dëshiron ta ndihmojë EP, do ta paguajë vetë, sepse egoizmi, frika që ka në trupin e vet, epshet dhe mospërfillja e rregullave të drejta për shoqërinë njerëzore, rrena, inati, mashtrimet dhe frika për të luftuar të keqen, krijojnë në trupin e tij sëmundje të rënda kanceroze, çmenduri, paralizim, fobi etj. Kështu ai, do të paguajë dënimin që ia vë natyra: Vdis ngadalë, duke kujtuar të gjitha veprat që ke bërë!. Njerëzit e tillë, do ta humbasin familjen, do ta humbasin shoqërinë, do të mbeten të vetmuar dhe pa përkrahje. Asgjë nuk merret me vete në botën tjetër. Natyra nuk të pyet a je mbret, ministër, punëtor, avokat etj., as a je kinez, gjerman apo amerikan. Të gjithë gjërat do të vijnë në vendin e vet, ashtu siç ia kanë bërë njerëzit punën vetes.

Nisma ime ka filluar me formimin e një OJQ-je. Ne besojmë se ky status do të ndryshojë me vullnetin e Perëndisë. EP është e hapur dhe do të jetë e hapur, andaj kërkon ndihmë nga ekspertët dhe njerëzit e vullnetit të mirë në hartimin e rregullave, ligjeve, formave të sistematizimit dhe rregullave të çdo pune për çdo veprimtari. Gjetja e vlerësimit të saktë dhe trajtimi me vëmendje i temave të cilat rrezikojnë njerëzimin është një gjë shumë me rëndësi për të ardhmen tonë.



Vazhdon...

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: FORCA E ENERGJISË POZITIVE    Wed Aug 29, 2012 1:30 am

Inspirimi im nga Jeta ime



Unë jam Fatmir Muçolli dhe jam krenar se jam shqiptar, gjerman, serb, boshnjak, amerikan, rus, kinez, norvegjez, zviceran, italian, turk dhe vij nga planeti Tokë.

Ushqimi dhe inspirimi për shkrimin e këtij libri vjen nga idhujt në jetën time:

· Bill Klinton me paraqitjen e tij në parlamentin e Kosovës

· Barak Obama, komente për librin e tij “Guximi për të shpresuar”

· Helmut Shmidt, debatet televizive dhe forca e mendimit të tij.

Aktivizimi i energjisë pozitive vjen nga forcat sistemit socialdemokrat, sepse i gjithë sistemi i organizimit të jetës nën rregullat e EP është i bazuar në vetëdijesimin dhe jetësimin e një jete të barabartë sociale, e cila do t’i kthejë edhe forcat tjera të besojnë në energji pozitive që është e vetmja alternativë për paqe.



Bashkimi i shpirtrave socialdemokratë është alternativë për ndryshimin e botës në drejtim pozitiv. Sa herë bota ka kaluar në ekstreme, ku shpirtra të ngarkuar me mendime negative, kanë bllokuar ekonominë botërore, për shkak të krijimit të shtresave ekstreme të pasura, shumica e varfër është detyruar të ndërmarrë diçka për gjetjen e balancimit dhe formave të mbijetesës, për krijimin e rregullave të ekonomisë që favorizon grupe të vogla dhe e detyrojnë shumicën të mendojë për gjetjen e formave të jetës, sepse energjia e satanës bllokon mendjen e njerëzve, si të pasanikëve, si të varfërve, ku në të gjitha rastet, prej se ekziston njerëzimi ka mbaruar me revolucione dhe me luftëra.





Nga hulumtimet e mia për shkëlqesinë e tij, zotin kancelar Helmut Schmidt



Një ndër personalitetet që më kanë lënë përshtypje në jetën time dhe një ndër personalitetet që ka respekt te populli gjerman është kancelari Helmut Schmidt. Forca e prezantimit tim dhe kritikat për shoqërinë njerëzore dhe zhvillimit në botë janë për t’u admiruar.



(Nga debati televiziv)



Në debatin televiziv për librin e kancelarit Helmut Schmitdt, Außer Dienst (Jashtë detyrës), flitej për rrezikun që i kanoset Gjermanisë nga brenda edhe nga jashtë dhe njëherësh, ku citohet se ka menduar me vite dhe mendon prapë, si ka mundur që në kohen e diktatorit Hitler, mijëra njerëz të marrin pjesë në ndërtimin e fabrikave për vrasjen e njerëzve dhe asnjëherë nuk ka mundur të gjejë përgjigje; si nuk është marrë mësim të mos përsëriten ngjarjet makabre që kanë ndodhur?!

Në këtë çështje, kisha dashur të jap mendimin tim dhe përgjigjen e zotit Schmidt. Ngjarjet e tilla kanë ndodhur dhe do të ndodhin prapë, nëse njerëzimi nuk vetëdijesohet dhe nuk distancohet nga satana. Satana, edhe në atë kohë ua kishte mbyllur sytë njerëzve, të cilët i ka pasur nën sundim dhe ka bërë dallime të mëdha në mes tyre; ua ka mbyllur alternativat e mbijetesës. Në atë kohë, bota kishte numër shumë më të vogël njerëzish dhe satana e kishte fuqinë më të vogël. Sot, mundësitë të ndodhin tragjedi të njerëzimit, janë më të mëdha. Nuk mundet njerëzimi të punojë dhe të jetojë symbyllur, të mos ketë rregulla për zhvillimin normal të jetës. Kështu, s’do të ketë qetësi kurrë. Kur nuk ka rregulla të shëndosha, disa fitojnë në kurriz të tjerëve dhe bëhen milionerë. Atëherë satana gjoja del në anën e të varfërve dhe i keqpërdor ata. Por, çekani i perëndisë është gjyqi i drejtë, barazia dhe mirëkuptimi. Çekani i satanës është mashtrimi, krimi, masakra. Realisht, satana të dy palëve ua ka mbyllur sytë: dikush të mos mund të mbijetojë, të mos ketë punë, të mos ketë jetë normale, ndërsa dikush të bëjë projekte satanike, në dëm të tyre duke i shfrytëzuar pamëshirshëm. Megjithatë, natyra do të bëjë balancimin dhe do t’i bie njerëzit në gjendje që të vetëdijesohen.



Nga debati televiziv)



Zoti Helmut Schmidt në lidhje me rregullimet shtetërore, thekson se demokracia është një sistem që nuk është perfekt, por bota nuk njeh sistem tjetër i cili do të ishte alternativë më e mirë. Një shikues i drejtohet zotit Schmidt, se Fordi ka thënë, që po ta dinte populli si veprojnë politikanët, për çdo ditë do të kishte revolucione....

Për mua socialdemokracia është një sistem i mirëfilltë, por për momentin është satanik. Z. Hobs ka thënë: njeriu për njeriun është ujk. Unë them: njeriu për njeriun është satanë. Kjo do të jetë kështu, përderisa nuk respektohet dashuria e Perëndisë për njeriun, përderisa nuk do të ketë edukim të mirëfilltë, vetëdijesim, transparencë, rregulla të shëndosha për zhvillimin normal të jetës. Shpirti i njeriut do të gjejë qetësinë vetëm kur të pastrohet satana dhe bota të udhëhiqet nga forca e Perëndisë. I mbete forcës socialdemokrate të Perëndisë të kërkojë alternativë për gjetjen e formave për ta vënë në lëvizje energjinë pozitive.



Mendimi negativ, fshehtësia, është dhe do të mbetet rruga e satanës, rruga e Ferrit.

Mendimi pozitiv, transparenca, është pastërtia dhe rruga e Perëndisë, rruga e Parajsës.



Parim i energjisë pozitive është gjetja e formave të lehta për ndryshim. Në shkrimet vijuese paraqiten shembuj të thjeshtë, por të lehtë për të kuptuar realitetin. Pa u ndryshuar e lehta, nuk mund të ndryshohet e rënda. Pa filluar ndryshimi nuk do të vijë ndryshimi. Pa filluar secili njeri për vete ta kërkojë ndryshimin nuk mund të ndryshojë bota. E vërteta është se shoqëria njerëzore është e infektuar me virusin energji negative që ka mbyllur sytë dhe mendjen e njeriut. Njeriu po e vuan dhe ende nuk është në gjendje të kuptojë se pa lëvizjen e lirë të energjive, nuk ka dhe nuk do të ketë paqe në këtë botë, sepse njerëzit pa e kërkuar një alternativë tjetër të mbijetesës nuk do të mund të mbijetojnë. Në bazë të hulumtimeve është konstatuar se energjia pozitive ka gjetur dy rituale që do ta ndihmonin njerëzimin për gjetjen e vetvetes. Rruga për gjetjen e paqes dhe të lumturisë në këtë botë do të vijë nga këto dy rituale:



Rituali 1- rituali për njeriun, rruga e ndryshimit të njeriut

Rituali 2- rituali për shtete, rruga e reformave të shoqërisë njerëzore



Në këto shkrime, përshkruhen ngjarje origjinale, sepse pa u njohur me të vërtetën, e mira nuk gjendet. Vuajtjet e mia në trupin tim dhe në mendjen time nga energjia negative, më bënë ta gjej formën dhe të hulumtoj që të sakrifikoj trupin tim, në kërkesë për gjetjen e formulës së energjisë pozitive. Dashuria për familjen dhe për njerëzimin, më ndeshi me situata ekstreme dhe energji të ndryshme, ku vetëm forca e perëndisë bëri që unë të jetoj sot.

Së pari kërkoj falje nga të gjithë përfaqësuesit e religjioneve, të grupeve dhe të individëve, në qoftë se ndihen jo mirë nga shkrimet e mia. Vullneti dhe dëshira ime është që askënd të mos e bëj të mendojë dhe veprojë negativisht, që askush të mos ketë nevojë të më urrejë. Unë ashtu-kështu nuk urrej asnjë njeri dhe asgjë që ekziston në këtë botë. Shpresoj se çdo njeri që është besimtar i vërtetë dhe beson në Zot, do të na falë nëse gabojmë dhe i lutemi për falje. Besoj se edhe Zoti do të na falë gabimet, sepse qëllimi dhe dëshira është për të vepruar dhe ndryshuar për të mirë mundësinë e jetesës, duke gjetur forcën e mirëkuptimit dhe të tolerancës në mes të të gjithë popujve dhe gjallesave që ekzistojnë në botë, duke gjetur sistemin e lehtësimit të mbijetesës dhe hulumtimin e formave paqësore.

Kam shpresë dhe besim tek Zoti i madh, i cili ma ka dhënë këtë forcë që të merrem me këto hulumtime dhe shkrime. Ai ma çoi mendjen dhe më dha forcën, edhe pse me vuajtje e sakrifica të mëdha, të angazhohem në këtë mision paqësor. I tërë ky mision niset me vullnet pozitiv, me mendje pozitive dhe se është në interes të njerëzimit. Njerëzit, besoj, e kanë vështirë ta luftojnë të keqen, egon e tyre, pa e provuar dhe hulumtuar për të gjetur të mirën. Njeriu nuk e gjen të mirën, pa e njohur vetveten, pa e njohur dashurinë në mes të njerëzve dhe natyrës. Kur t’i njohë këto, atëherë shumë më lehtë ai e kupton ç’është e mira, do të mësojë si të ushtrohet për të mirën dhe si të ushtrohet të mbrohet nga e keqja, përkatësisht si të jetojë në paqe pa kushtëzime nga energjia negative.

Me rituale dhe me lutje për këtë mision, jemi lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtrat e njerëzve, me vuajtjet dhe sakrificat e tyre, me të mirën dhe me të keqen.

Duke respektuar ligjin e energjisë, se për të marrë diçka duhet dhënë diçka, dhe formën e drejtë të vetëdijesimit dhe vlerësimit, i japim shans energjisë pozitive për ndryshime pozitive. Lus Zotin që njerëzve t’ua kthejë besimin te veprat e mira, toleranca, durimi, mirëkuptimi dhe t’u ndihmojë në gjetjen e formave të qetësimit, bashkëpunimit, balancimit të energjive dhe në gjetjen e paqes shpirtërore.

Fenomenet natyrore, situatat dhe energjia në trupin tim, që më përcollën gjatë jetës sime, prej lindjes e deri me tash, kureshtja për ta njohur botën deri te varshmëria dhe simptomat e psikopatisë, kalimi nëpër fazat e jetës, situatat e ndryshme, më shtynë në ndryshimin e jetës sime. Duke parë se jeta është një fenomen që çdo njeri në këtë botë që lind duhet përballur me të, kam kuptuar se dukuritë që paraqiten në këtë botë, vazhdimisht kanë ndryshuar dhe do të ndryshojnë, se jeta është një sistem që kalon nga e mira në të keqen dhe nga e keqja në të mirën. Ndryshimet në këtë botë bëhen në dy forma: revolucionet dhe evolucionet. Të dy këto lloje të ndryshimeve fillojnë nga vetë njeriu me punën dhe me sjelljet e tij, sepse natyra e detyron në gjetjen e mundësive për ekzistencë, gjegjësisht në balancimin e energjisë në tokë për mbijetesë.

Në këtë libër përshkruhet çka më bëri ta ndiej veten mirë, e çka më bëri ta ndiej veten keq, si kalova nëpër fazat e jetës, pse dhe çka më shtyri në jetë ta shkruaj këtë libër?...

Fenomenet natyrore dhe situatat që kalova duke kuptuar jetën dhe fenomenet e jetës duke parë se qetësia filloi të me vinte kur fillova ta korrigjoja vetveten, nisi të më kthehet besimi tek veprat dhe besimi pozitiv, kur fillova mos ta urrej askënd në këtë botë, duke i parë njerëzit si viktima, sepse edhe vetë isha në gjendje të rëndë psikike. Çdo njeri mund të vijë në situatë që të gabojë dhe se në këtë pikëpamje nuk ka dallim në mes të njerëzve. Secili do të japë llogari për vetveten, duke kthyer egon në të kundërtën, duke parë njerëzit që veprojnë negativisht, duke u munduar t’i kuptoje dhe t’u ndihmojë me të mirë, ta kthejnë egon e tyre në të kundërtën që të veprojnë mirë, sepse ata kanë një energji në trupin e tyre e cila mund të angazhohet pozitivisht. Edhe në librat e shenjtë i fuqishëm dhe i dashur për këtë botë dhe për atë botë është ai i cili ka durim, ai i cili është në gjendje të falë, ai i cili e kupton forcën e natyrës e cila kujdeset për balancim dhe gjykim të njerëzve dhe te gjithçka që është në këtë botë, duke shpjeguar fenomene dhe fakte të logjikshme, të prekshme dhe të pame që më përcollën dhe që po e përcjellin njerëzimin, duke u munduar ta gjejë simptomën e së keqes, si duhet të mbrohemi nga e keqja dhe shanset që ekzistojnë për ndërrimin e së keqes me të mirën, sëmundjet e njeriut, sëmundjet e shoqërisë, sëmundjet e tokës, format e identifikimit te sëmundjeve dhe të shërimit.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: FORCA E ENERGJISË POZITIVE    Wed Aug 29, 2012 1:30 am

Mendimi im dhe dëshira për ta ndryshuar realitetin



Mendimi im dhe dëshira ime është që fëmijët tanë, e ardhmja e kësaj bote, të jetojnë në harmoni, pa përjetime të rënda dhe që njerëzit të jenë në shërbim të njëri-tjetrit, duke formuar rregulla dhe ligje që të pamundësojnë aktivizimin e energjinë negative dhe pastaj njerëzit të provohen me situata të rënda, që fëmijët tanë të mos jetojnë me frikë, të edukohen që të punojnë dhe të jetojnë së bashku, duke vlerësuar jetën drejt dhe të aktivizojnë energjinë pozitive në jetën e tyre dhe në shërbim të natyrës.

Sipas mendimit time penicilina e ndryshimit të shoqërisë dhe botës, është edukimi dhe ushqimi i fëmijëve dhe rinisë me energji pozitive, favorizimi i personave që kanë energji pozitive dhe që rrezatojnë pozitivisht, që kanë forcë për ta luftuar energjinë negative, që bëjnë lëvizje për qetësimin e njerëzimit dhe shpërndarjen më të barabartë dhe korrekte të të mirave materiale që ofron natyra.

Sponsorimi i projekteve që kanë të bëjnë me hapjen e vendeve të punës, gjetjes se qetësisë shpirtërore dhe avancimi i punëtorëve dhe atyre që mendojnë për gjetjen e formave të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës pa dallime fetare, nacionale apo ndonjë dallim tjetër. Po mundohem ta shkruaj këtë libër, të cilin kam provuar disa herë ta shkruaj, por jeta më bëri që herë pas herë të ndalem, por vullneti im për të ndihmuar në ndryshimin e realitetit dhe çdo gjë që shkatërron njerëzimin është i pandalshëm. Nuk e di as vetë prej nga vjen kjo forcë për ta ndryshuar botën pozitivisht, ky vizion nuk është ndalur kurrë dhe se shpresoj se ky libër do të botohet një ditë dhe do të jetë në shërbim të njerëzimit. E shkruaj këtë libër nga përkujtimet e mia dhe zemra ime, ndjenjat e mia të thella nga shpirti im. Po filloj me disa ngjarje të vërteta dhe fjalë që shpresoj se do të jenë të kuptueshme dhe kanë të bëjnë me realitetin që na rrethon. E drejta dhe e vërteta gjithmonë do të dominojnë por varet nga durimi dhe sjellja jonë, dhe forca e vetvetes që na bën neve të gabojmë dhe të vuajmë në këtë jetë. Unë mendoj se njerëzimi duhet të njihet me realitetin, me qëllim që gabimet të mos përsëriten dhe të gjendet forma për kontrollimin e gabimeve me qëllim që njerëzimi të mos vuajë, sepse bota ka kapacitete për të jetuar gjithë të lumtur, nëse energjitë shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe të drejtë. Por, njeriu është faktor që bën shpërndarjen e energjive në mënyre të padrejtë dhe në një formë detyron natyrën të hakmerret dhe bën që secili njeri të përballet me ligjet e natyrës.

Jeta më detyroi të mësoj nga ky fenomen sepse jam në këtë botë dhe më duhet të gjej formën e mbijetesës dhe qetësisë shpirtërore. Shumë mendimtarë, filozofë, shkrimtarë në botë janë munduar të paraqesin mendimet e tyre në shkrime dhe në punën e tyre, mënyrën për ndryshime të cilat do t’ia mundësonin njeriut një jetë më të qetë dhe më të lumtur, duke përjetuar jetën duke mësuar nga gabimet dhe fenomenet që e përcjellin jetën e njeriut prej lindjes deri në vdekje.

Egoizmi dhe energjia negative, në të vërtetë nuk lejuan që të paraqitet realiteti i saktë dhe që të ketë mundësi që gabimet të përmirësohen, sepse frika nga jeta, dhe krenaria negative nuk i lejoi edhe shkrimtaret dhe filozofet të flasin për gabimet e tyre dhe mundësitë për përmirësimin e këtyre gabimeve, për çka edhe bota vuan edhe sot. Realiteti i prek interesat satanike që e kanë bllokuar botën dhe e bëjnë botën të vuajë dhe të kalojë nëpër sisteme të parregullta që shkaktojnë vuajtje, mjerime, luftëra, dhunime, keqpërdorime, që në fund të fundit vijnë si rezultat i punës së njeriut.

Bota kaloi epoka të ndryshme të zhvillimit,por të gjitha ndryshimet në botë kanë ardhur dhe do të vijnë si shpërblim i punës dhe përpjekjeve të njeriut në këtë botë. Në këtë botë njeriu ka qaste të këndshme, por ka edhe situata të pakëndshme, varet nga njeriu dhe fati i tij që ia përcakton natyra për ta vlerësuar njeriun. Natyra ka shpërblyer njeriun si qenie më e përsosur në bote me të folurit, shprehjen, ndjenjat dhe forma të tjera që e dallon nga gjallesat tjera, i ka dhënë në shërbim pasuri natyrore dhe mundësi që ato t’i vërë në shërbim të njerëzimit, por njeriu i prirë nga energjitë negative kundër vetes dhe të tjerëve, bën keqpërdorime dhe e dëmton natyrën, që si rezultat natyra hakmerret në forma të ndryshme pa e pyetur njeriun.

Ne jemi qenie njerëzore që bëjmë gabime, të cilat ne në vetveten tonë nuk duam t’i pranojmë sepse neve na duket se në atë formë e dëmtojmë vetveten ose e poshtërojmë dhe në një formë gabimet përsëriten përderisa të vijë edhe dënimi nga natyra, i cili pastaj na bën të kuptojmë realitetin dhe të vërtetën .

Askush nuk e di saktësisht se si është bota tjetër, por sipas feve, studimeve dhe hulumtimeve të njerëzve, shpirti nuk vdes, por ai duhet të ballafaqohet prapë me jetën e mëtutjeshme, që vetë natyra e ka lënë gjithsecilin t’ia bëjë vetes vendin se ku e meriton në boten e ardhshme. Por edhe dënimi vjen në forma të ndryshme që njeriu nuk mund t’i parasheh përpara por edhe fenomeni - vdekja do të vijë ashtu si rezultat i sjelljeve dhe jetës tonë, sjelljeve ndaj natyrës dhe rrethit që na rrethon. Se si do të vdesë një njeri e përcakton vet natyra dhe këtu është gjyqi që duhet të kalojë secili, pavarësisht a është mbret, kryetar, apo sharrëxhi. Natyra e din për secilin se si do të pastrohet nga gabimet që njeriu i bën shpesh me vetëdije e shpesh pa vetëdije.

Nuk është vështirë që të mos gabosh në qoftë se dëshiron një jetë më të lehtë. Çdo veprim që njeriu e bën, ta korrigjojë vetveten, ta pyes veten se atë punë që e bën a është në dobi të natyrës, a është në dobi të shoqërisë, a po e lëndon ndokënd dhe në qoftë se ka punë me njerëz, ta qesë vetveten në anën e kundërt. Ta pyes veten se sjelljet që ai i bën, a janë të rregullta dhe se a kishte mundur ai vetë t’i përballojë, si punën, si fjalën e rëndë, ofendimin, apo keq vlerësimin nëse do t’ia bënin të tjerët.

Për këtë baraspeshë të lëvizjeve të energjisë kujdeset nëna natyrë, e cila e bën secilin të mendojë për gabimet e veta dhe se në një farë forme pa i ra pishman (pa u penduar) secili për gabimet e veta, nëna natyrë nuk e lejon të shkojë në botën tjetër, ku po ashtu duhet të ballafaqohet me veprimet, keqtrajtimet dhe veprat e tjera të bëra. Çdo send që ndodh në natyrë bëhet sepse duhet të ndodhë për arsye të gjetjes së baraspeshës së energjisë. Egoizmi i njeriut nuk dëshiron ta pranojë, por e vërteta është se proceset natyrore nuk mund t’i ndalojë askush.

Art dhe aftësi në këtë botë është të kesh forcë të falësh atë që ka bërë keq.

I fortë do të thotë të kesh aftësi ta luftosh vetveten, të bësh punën që të tjerët të adhurojnë, që njerëzit të kenë dëshirë të rrinë, të punojnë dhe jetojnë me ju, me veprat tuaja, me fjalët e tua, ta bësh tjetrin të mendojë dhe të veprojë pozitivisht në interes të shoqërisë njerëzore dhe natyrës.

Art dhe aftësi është të keqin ta kthesh e ta bësh të mirë. Pasuri të bllokuara nga energjia negative t’i kthesh në interes të qytetarëve pa grindje dhe me butësi, luftimin e së keqes me vepra të mira, t’i kthesh njerëzit të besojnë dhe veprojnë në mënyrë pozitive. Duke punuar për vete t’i bësh të tjerët të përfitojnë dhe të jenë të lumtur, të përfitojë shoqëria, të jetë e pranueshme për natyrën, të respektohen rregullat e reciprocitetit. Zoti ta jep mundësinë dhe Zoti mund ta marrë kur të dojë, sepse ai e ka fuqinë e balancimit dhe sanksionon secilin, pa e pyetur askënd.

Në këto shkrime, jemi munduar ta qartësojmë formën e dhe lëvizjen e energjisë negative dhe lëvizjen e energjisë pozitive në trupin tim pse dhe si kam ardhur te vendosmëria ime negative dhe pse te ajo pozitive, pse bëhet urrejtja, pse kame vuajtur, pse jam gëzuar? Çka është dashuria njerëzore, çka është pasuria materiale, çka është pasuria shpirtërore dhe cilat janë situatat, fenomenet që e përcjellin jetën e njeriut prej çastit kur lindë deri sa të vdesë. Sa herë që nuk kam pasur durim qetësi, kam bërë veprime të pamatura kam dëmtuar dikë, pa dashje jeta më ka dënuar. Urrejtja e njerëzve, mendjemadhësia, egoizmi, dembellëku dhe energjia negative që kam pasur në trupin tim, ma kanë bërë jetën ferr. Sa herë që kam pasur qetësi në shpirtin tim, nuk kam pasur urrejtje, kam mundur ta luftoj egon time, jeta më është hapur, kam gjetur dashuri njerëzore dhe jetën e kam pasur shumë të lumtur.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: FORCA E ENERGJISË POZITIVE    Wed Aug 29, 2012 1:32 am

FORCA E ENERGJISË POZITIVE

ALTERNATIVË E MBIJETESËS (4)



Bota është një planet ku kanë ndodhur ndryshime dhe ato do të ndodhin edhe në të ardhmen. Është enigmatike pse ndodhin ndryshimet. Edhe unë vetë jam një nga ata që jeta më bëri të brengosem pse ndodhin këto ndryshime që dëmtojnë njerëzimin, pse njeriu po vuan dhe duhet të vuajë, kam bërë analiza, hulumtime dhe kërkime në internet, jam munduar ta gjej një formulë për ndryshime pozitive.




Duke mësuar nga jeta që kam bërë dhe realiteti që na rrethon duke lexuar dhe shfletuar, parë se Bota ka filluar nga dy persona në këtë botë, nuk ka pasur as kufij as ndarje dhe se gjithçka çka është në këtë botë është dhe do të mbetet e natyrës dhe se njeriu vetëm mashtrohet nga energjitë që e rrethojnë dhe nga egoja e dëshira për ta shfrytëzuar natyrën. Duke parë dhe mësuar nga gabimet dhe vuajtjet e mia të pa arsyeshme, vuajtjet e njerëzve të pa arsyeshme, më qëllim që njerëzit që lexojnë këtë libër të mos gabojnë dhe të vuajnë si unë dhe njerëzit tjerë.

Fenomenet natyrore dhe fjalët e urta, këshillat e babait tim, Muharrem Muçollit që më përcollën tërë jetën time, përjetimi i jetës sime në shumë vende të botës: Kosovë, Norvegji, Zvicër, Gjermani, Shqipëri, Poloni, Itali, takimi me kultura, fe dhe ideologji të ndryshme, fjalimet e presidentëve të vendeve të ndryshme, debate në parlamentin e Kosovës, debate në Bundestagun Gjerman, Parlamentin e Shqipërisë, Kongresin amerikan, përcjellja e medieve prestigjioze me vite etj.

Debate televizive me tema të ndjeshme për ardhmërinë dhe situatat që po kalon bota, debate televizive me personazhe me peshë në politikën botërore,

Duke shpresuar se ky libër do të bjerë në dorë të atyre që kanë kompetenca për ta ndryshuar botën, mendoj prej personaliteteve prej, UN, NATO, Presidentëve, Parlamentarëve, Biznesmenëve dhe të gjithë ata që kanë vullnet pozitiv për ndryshime pozitive, ta lexojnë dhe të kërkojnë se a mund ta gjejnë veten në realitetin që përshkruhet në këtë libër. Sa investohet dhe sa punohet pozitivisht, sa investohet dhe sa punohet negativisht, ta pyesin veten se si jetojnë dhe pse kanë kënaqësi në këtë botë nëse e kanë dhe pse ndihen të pa kënaqur, nëse kënaqësinë nuk e kanë dhe se ku e gjejnë veten në këtë realitet.

Po vazhdoj këto shkrime me realitetin momental dhe me falënderime. Falënderoj Zotin që më dha forcë për ndryshime në jetën time dhe që më çoi këtë ide dhe mundësi për shkrimin e këtij libri. Falënderoj Zotin që jeta më solli në Gjermani, për të jetuar dhe mësuar nga jeta, ku dhe një pjesë e mirë e jetës sime kaloi në këtë vend, në të cilin kam familje. Falënderoj shtetin gjerman që kanë sjellë dhe kanë rregulla shtetërore, të cilat më kanë ndihmuar dhe më është mundësuar që unë tani të merrem me shkrimin e këtij libri. Jam i bindur dhe i provuar se populli gjerman ka provuar të mirën dhe të keqen dhe është duke u munduar të vërë në lëvizje energjinë pozitive. Ky shtet respekton rregullat, respekton punën dhe kanë bërë shumë të mira për këtë botë dhe se shpresoj se do ta gjejnë forcën dhe energjinë pozitive për ndryshime pozitive edhe në këto kohëra të vështira që po kalon bota. Falënderoj të gjithë ato personalitete dhe persona që kanë energji pozitive. Besoj te Zoti se do të veprojnë pozitivisht dhe do të bëjnë ndryshime pozitive. Sepse botës i nevojitet një ndryshim i madh për të gjetur mundësinë që energjia pozitive të dominojë dhe bota të ndryshojë pozitivisht.

Bota është një planet ku kanë ndodhur ndryshime dhe ato do të ndodhin edhe në të ardhmen. Është enigmatike pse ndodhin ndryshimet. Edhe unë vetë jam një nga ata që jeta më bëri të brengosem pse ndodhin këto ndryshime që dëmtojnë njerëzimin, pse njeriu po vuan dhe duhet të vuajë, kam bërë analiza, hulumtime dhe kërkime në internet, jam munduar ta gjej një formulë për ndryshime pozitive.

Kjo temë me ka përcjellë në këtë botë, e cila shpeshherë nuk më lë të qetë as të fle. A është detyrë imja të ballafaqohem me këtë temë, nuk e di por diçka është në trupin tim dhe shpirtin tim që s’më lë të qetë dhe më urdhëron të shkruaj këtë libër, i cili sipas karakterit tim dhe shpirtit tim do t’i ndihmojë njerëzimit të bëjnë ndryshime pozitive çka është shumë e nevojshme në këto kohëra, kur bota pro kalon një krizë të madhe ekonomike e psikike, ku bota ka arritur kulmin dhe zhvillimi i teknologjisë ka arritur shumë lart, por pasuria shpirtërore dhe qetësia, dashuria njerëzore sa vjen e bie.

Më ka brejtur mendimi pse kanë ardhur deri te luftërat të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha, dhembje, vuajtje mjerim të cilat i përjetova edhe vetë. Asnjëherë në botë nuk do të vinte deri te dhuna, lufta, terrori, po që se nuk ka individ me egoizmin dhe me energji negative që posedojnë, të cilët për t’i arritur qëllimet e veta satanike, e përdorin dhunën dhe ushqejnë persona tjerë me energji, po ashtu negative, për kryerjen e akteve dhe veprimeve negative. Në fund të fundit vetë i paguajnë në këtë botë dhe në botën tjetër, sepse jeta është një fenomen që e bënë secilin ta marrë atë se çka i takon dhe baraspesha që e kthen nëna natyrë është e pashmangshme. Balancimi i energjisë është kusht për ekzistencën e universit.


Me ka interesuar pse vjen deri te grindja, dhe urrejtja pse vjen deri te ndarja e çifteve çka është kënaqësia dhe pse vjen te pakënaqësia, çka do të thotë të jesh i pasur dhe çka do të thotë të jesh i varfër, duke përcjellë fjalimet dhe debatet e burrave shtetërorë, njerëzve që kanë pasur forcë për ndryshime, më ka interesuar edhe jeta e tyre. Më ka interesuar jeta e diktatorëve dhe jeta e njerëzve revolucionarë, jeta e punëtorëve dhe jeta e dembelëve çka i shtyri ata të bëhen diktatorë dhe si erdhën në pushtet dhe si përfunduan. Kam ndjekur dokumentarë mbi jetën e tyre dhe kam bërë kërkime e hulumtime në internet.

Kam qenë i lidhur ngushtë shpirtërisht me ndryshimet në Kosovë dhe në Ballkan, me luftën, me krizën ekonomike që kaploi botën, më ka interesuar çka është pastërtia morale, shpirtërore, çka është vendosmëria pozitive dhe çka vendosmëria negative, pse vjen deri te vendosmëria pozitive?!

Prej nga vjen dhe përse ndodhin ndryshime pozitive dhe përse ato negative.

Më ka interesuar ta ndryshoj botën pozitivisht, sepse nuk dëshiroj të shoh njerëz duke vuajtur, sepse njerëzit nuk kanë dallim prej nga vinë, çfarë feje kanë, çfarë ngjyre kanë, por njerëzit dallohen nga karakteri, nga sjelljet dhe nga energjia që ata posedojnë, nga rrethanat dhe jeta e tyre.

Njerëzit në këtë botë nuk e dinë se ku kanë për të jetuar. Ata do të jetojnë atje ku do t’i sjellë nëna natyrë. Ka pasur lëvizje të njerëzve dhe do të ketë, të cilat vijnë nga luftërat e katastrofat, ku në varshmëri prej karakterit të çdo njeriu veç e veç se ku e ka merituar dhe ku do ta meritojë, ai do të jetojë. Kalova ndryshime të mëdha radikale në jetën time, kalova nëpër shumë shtete, jetova dhe mësova kultura të ndryshme. Takova shumë njerëz që nga Norvegjia e deri në jug të Evropës, jetova takova, biznesmenë, politikanë, hajna, banditë, kriminelë, njerëz të mirë dhe të fortë, njerëz të ligë, njerëz të pa besë, njerëz besimtarë, njerëz nga të katër anët e botës me bindje dhe karaktere të ndryshme. Me ka interesuar t’i gjej simptomat e së keqes dhe si luftohet e keqja. Duke hulumtuar kërkesat e mia për ta ndryshuar jetën time dhe jetën e familjes sime, të popullit tim, komunikoja dhe më interesonin njerëz të ndryshëm dhe filloi të më interesojë edhe jeta e tyre. Pyesja veten, pse vjen deri te ndryshimi i jetës së njeriut, pse ata vuanin kur i kishin të gjitha të mirat dhe pse unë vuaja kur i kisha dhe i kam të gjitha të mirat. Duke kërkuar arsyen diku tjetër për mosrealizimin e epsheve dhe ideve të mia, krijoja urrejtje dhe kisha vuajtje fizike dhe psikike. Mendoja, pse s’e kam kuptuar fenomenin jetë?

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: FORCA E ENERGJISË POZITIVE    Wed Aug 29, 2012 1:32 am

FORCA E ENERGJISË POZITIVE

ALTERNATIVË E MBIJETESËS (5)



Ngjarjet ndodhin sepse duhet ndodhur, që njeriu të mësojë së duhet respektuar, natyrën dhe rregullat që ka natyra. Nuk do të thotë se ke pasuri materiale dhe që je i kënaqur, këto pasuri që i nevojiten shpirtit të njeriut për të jetuar i ka në dorë vetë natyra, sepse pasuritë përshkruhen në emra të ndryshëm dhe se të gjitha pasuritë i takojnë natyrës, se sa mundet njeriu t’i shfrytëzojë varet nga secili person veç e veç.



Prej se kam filluar të mendoj dhe të veproj pozitivisht, kam gjetur qetësinë dhe veten. Duke menduar dhe vepruar pozitivisht, shpresoj se kjo varshmëri do ta kalojë në normalitet sa po ta shkruaj këtë libër, sepse këtë libër e kam filluar me ide dhe me shpirt para shumë vitesh, por realizimi i tij do të bëhet në mënyrë më të saktë dhe si duhet, kur natyra, Zoti vlerëson se duhet të botohet.

Asnjëherë njeriu nuk dëshiron që fëmijën e vet ta lëndojë ose që fëmija i vet të drogohet. Asnjë njeri nuk dëshiron me vullnet dhe me mendim pozitiv ta përdorë dhunën në familje, por gjërat ndodhin, sepse duhet të ndodhin, se çdo njeri i paraprin kësaj energjie, pa menduar dhe pa gjetur forcën e durimit që problemet të trajtohen në qetësi dhe se çdo gjë që ndodhë është rezultat i punës së gjithsecilit, por njeriu me egon e vetë nuk dëshiron ta pranojë se është fajtorë për situatën e krijuar dhe nuk i pranon dënimet që ia shqipton natyra.

Mua personalisht më është dashur të vuaj dhe të kuptoj se njerëzit janë njësoj kudo. Kur është krijuar bota është krijuar pa kufij dhe pa ndarje, por njerëzit të okupuar nga energjia negative për të arritur interesat e veta, për ta dënuar veten, kanë përdorur energjinë negative, sepse nuk kanë pasur mundësi ta luftojnë egoizmin dhe energjinë që i ka kapluar. Luftërat, urrejtjet, vuajtjet do të vijnë prapë, nëse njeriu e ushqen edhe fëmijën e vetë me energji negative, me urrejtje, me mashtrime, trillime, të cilat në fund i kthehen në jetë prapë në dëm të vetvetes.

Njerëzit janë faktorët kryesorë për çdo gjë që ndodhë në këtë botë, çdo gjë bëhet sepse duhet bërë, për të ndryshuar dhe për ta marrë secili atë që i takon, natyra i ka sistemet e baraspeshës së energjive, që në një farë forme e kompenson çdo njeri me pasuri materiale, apo pasuri shpirtërore ose me dënime, sëmundje, dhembje, humbje etj.

Ngjarjet ndodhin sepse duhet ndodhur, që njeriu të mësojë së duhet respektuar, natyrën dhe rregullat që ka natyra. Nuk do të thotë se ke pasuri materiale dhe që je i kënaqur, këto pasuri që i nevojiten shpirtit të njeriut për të jetuar i ka në dorë vetë natyra, sepse pasuritë përshkruhen në emra të ndryshëm dhe se të gjitha pasuritë i takojnë natyrës, se sa mundet njeriu t’i shfrytëzojë varet nga secili person veç e veç.

Nga përjetimet e mia në këtë botë mësova se vetëm urtësia, sjellja e mirë pa lënduar kurrkënd, puna e sinqertë dhe energjia pozitive i bëjnë njerëzit të lumtur dhe hapë horizonte të reja për shfrytëzimin e të mirave të natyrës.

Njeriu kalon nëpër situata të ndryshme që shpesh mendon së është fundi dhe se nuk ka më jetë për të. Me ndihmën e natyrës dhe të Zotit, nëse mendon, beson dhe vepron pozitivisht, njeriu nis një kapitull të ri të jetës ndoshta më të mirë së i kaluari. Sa më shpejt që njeriu ta kuptojë fenomenin jetë, do ta ketë më të lehtë jetën. Natyra kërkon energji pozitive me qëllimi që t’i shpërblejë njerëzit pozitivisht dhe në të kundërtën i ndëshkon.

Si në një familje, shtet apo perandori, gjërat do të ndryshojnë sepse duhet ndryshuar, kjo varet nga energjitë që e kaplojnë një familje, shtet apo superfuqi. Nëse bëhet nënvlerësimi i energjisë pozitive çdo gjë do të shkojë kah fundi. Të mos mendojë dikush se është i pa prekur. Natyra do ta gjejë secilin dhe do t’ia bëjë me dije për gabimet që i ka bërë. Çdokush që e dëmton natyrën, dhe bën debalancim, natyra hakmerret me format e veta, si: sëmundje kanceri, fobi, dhembje, paralizime, përjetime, tërmete, vullkane, vërshime, zjarre etj.

Janë fenomene që njerëzit duhet prekur për ta kuptuar forcën e natyrës. Natyra do t’i gjejë format e balancimit të energjive pa pyetur askënd. Të mos të thotë askush pse më ka ndodhur mua ndonjë e keqe sepse për çdo gjë, natyra e din vetë dhe do ta provojë secilin për veprimet dhe sjelljet që bën. Në qoftë se njeriu bënë një analizë të thellë të vetvetes dhe shoqërisë ku jeton, etapave dhe ndryshimeve që ka kaluar, do të bindet se jeta e vetë është po ajo që i takon dhe që e jeton.

Jeta ime kaloi nëpër shtete të ndryshme si e kam cekur më parë . Kultura, fe dhe tradita të ndryshme më kanë interesuar të mësoj çka është pozitive nga çdo kulturë. Jam bindur se çdo njeri dhe çdo kulturë ka anët e veta pozitive dhe negative. Në takimet e mia me njerëz të religjioneve të ndryshme përjetova dhe mësova gjera interesante që mua më lanë një gjurmë për të hulumtuar jetën më gjerë. Duke përjetuar dhe jetuar në shtete me sisteme të ndryshme të rregullimit shoqëror, por edhe nga studimet dhe hulumtimet e mia të sistemit socialist dhe atij kapitalist, kam parë se ndryshimet janë shumë të vogla dhe se botës i nevojitet një sistem më i rregulluar, i cili do të vërë në lëvizje energjitë pozitive për krijimin e mundësive që bota të mbijetojë. Sistemi i tillë do të bëjë që vetëdija e njeriut të ngrihet dhe të krijojë mundësi që energjia pozitive të triumfojë. Ky do të jetë shansi i fundit për civilizimin njerëzor.

Unë për vetën time jam lindur në një familje me fe islame, jam munduar në një farë forme ta respektoj dhe njëherësh, nga personazhe që kanë promovuar fenë islame jam munduar të mësoj dhe t’i studioj sjelljet e tyre. Fjalët pozitive dhe vlerat pozitive të cilat më kanë lënë përshtypje nga feja islame t’i vë në shërbim të jetës sime. Duke respektuar fjalën islam që do të thotë paqe, kam kërkuar paqen dhe qetësinë në trupin tim. Realisht kam qenë shumë pak nëpër xhami, ritualin e faljes e kam bërë vetëm ndonjëherë kur kam pasur probleme dhe e kame përdorur me shumë gjuhën shqipe. Lutjet dhe fjalët i kam shqiptuar nga mendja ime. Fjalët në gjuhen arabe shahadeti dhe fjala Allah më ka lanë përshtypje, sepse ishin fjalë që ishin shumë të lehta për shqiptim. Gjatë ritualit, unë shpesh meditoja dhe gjeja qetësi brenda vetes. Edhe në ëndrra të tmerrshme, kur i përdorja këto lutje, dilja shpejt nga ankthi dhe frika. Festat e fesë islame i kemi festuar në familje, por edhe festat krishtere i kam festuar me vajzën time dhe jam munduar që fëmijët të edukohen ashtu pa urrejtje të feve tjera dhe duke respektuar çdo njeri pa dallime.

Si fëmijë në jetën time kam pasur kontakte edhe me njerëz të fesë ortodokse që një herësh lanë një kujtesë pozitive në jetën time. Me vonë unë u martova me gruan time të parë katolike që kam edhe një vajzë edhe nga kjo fe mësova dhe përjetova disa gjëra pozitive që më lanë përshtypje.

Pata rastin që një pjesë të jetës sime ta kaloj me një grua që në besimin e saj besohet se ne do të kthehemi prapë ne trupin e njerëzve dhe se shpirtrat kalojnë në trupa të ndryshëm, prej çka edhe unë vetë gjatë jetës sime bëra një analizë më të gjerë.

Përjetimet e mia në ketë botë, fenomene që unë kalova më bënë që të mendoj më gjatë dhe në një farë forme t’i qasem një hulumtimi, studimi te thellë të fenomenit Jetë. Sipas mendimit tim Njeriu vjen në këtë botë për të mos vuajtur dhe del i pastër, sepse Zoti nuk dëshiron askush të vuajë. Por varet nga secili personalisht, si dhe çfarë force ka për ta kuptuar fenomenin jetë, sa më herët që e kupton do të këtë jetë më të mirë dhe se në çfarë pozita do ta qesë jeta atë për arsye të ndryshme. Sipas feve dhe besimit, ne vijmë në këtë botë, dhe për gabimet e bëra duhet të japim llogari në jetën tjetër të pa fund. Sipas besimit, shpirtrat do të kthehen në trupa dhe gjallesa të ndryshme, ashtu siç e meriton çdo karakter dhe çdo shpirt.

Në jetën time çdo fe dhe besim është një gjë e çmuar dhe çdo besimtar i devotshëm që beson në forcën e Zotit, natyrës, ka jetë më të qetë dhe i kupton me lehte, personat tjerë. Çdo besimtar është më tolerant, më i ndjeshëm, ka më shumë rahmet. Secili njeri i cili beson, mendon pozitivisht, vepron pozitivisht, vepron në të mirë të natyrës, shoqërisë dhe njerëzimit, do të kalojë një jetë më të lumtur dhe më të qetë.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: FORCA E ENERGJISË POZITIVE    Wed Aug 29, 2012 1:33 am

FORCA E ENERGJISË POZITIVE

ALTERNATIVË E MBIJETESËS (6)



Në këtë botë njerëzit kanë pasuri të shumta në emër të vet nga trashëgimia, puna, ose ndonjë formë tjetër e pasurimit, por se sa njeriu mund ta shfrytëzojë atë pasuri varet nga ai vetë. Në qoftë se ajo pasuri është e lidhur me energjinë pozitive njeriu do të kënaqet, do të kënaqet rrethi, por nëse njeriu është i lidhur me energjinë negative, ai vetëm do të vuajë pavarësisht se pasuria është ne emër të tij.




Se çfarë jete do të zgjedhë dhe me çfarë energjish do të bjerë në kontakt do të varet nga vetë njeriu. Në një kohë të caktuar njeriu është i kushtëzuar nga personat që e kanë sjellë në jetë, prindërit, por secilit do t’i vijë koha të vendosë për vetveten se si dhe çfarë përcaktimi do të zgjedhë në jetë: pozitiv apo negativ. Çdo njeri do të ketë mundësi të mësojë çka është mirë dhe çka është keq, çka është e bardhë e çka është e zezë, por varet së për cilën ngjyrë të jetës përcaktohet njeriu vetë. Ai do të kalojë nëpër situata në të cilat ai duhet të kalojë për të dalë më i pastër nga kjo botë që edhe në botën tjetër të ketë mundësi të kalojë më lehtë... Situata e tillë që kalon bëhet për të mësuar të mirën dhe të keqen.

Për të shijuar jetën nëse dinë. Ne ketë botë ekzistojnë dy lloje pasurish

Pasuria shpirtërore dhe pasuria materiale. Kjo varet nga secili person vetë, se si do t’i gjejë dhe t’i bëjë pasuritë për veten e vetë, nëse i meriton dhe punon për to do t’i ketë të dyja, sepse Natyra do ta shpërblejë si i ka shpërblyer deri më tash. Pasuria shpirtërore sipas vlerësimit tim ishte shumë më e vlefshme se ajo materiale. Pasuria shpirtërore është jeta e qetë, vlerësimi i drejtë i çdo gjëje që sillet në natyrë, kënaqësia e shpirtit me atë që e ke, puna normale, puna e pastër pa frikë, shfrytëzimi i energjisë tënde për të jetuar. Pasuria materiale normale pa u dalluar shumë nga Rrethi dhe që mbulon nevojat për një jetë normale është pozitive. Si të bëhet pasuri që dallohesh nga shumica, është pasuri që shkakton probleme dhe pakënaqësi. Një pasuri e tillë që të dallon nga njerëzit e zakonshëm nuk mund të bëhet me energji normale, duhet të grumbullohen energji që në raste të shpeshta, u takojnë njerëzve që kanë dhënë mund për atë punë e që në një farë mënyre persona të pavetëdijshëm dhe të ngarkuar me energji negative e vënë në interes të tyre. Kjo në njëfarë mënyre destabilizon energjitë, krijon debalancim, prej nga vjen urrejtja, lakmia dhe keqpërdorimet, gjë që i bën njerëzit të vuajnë. Njerëz të tillë do të vuajnë shpirtërisht dhe mentalisht, duke mos ditur dhe vlerësuar djersën e tjetërkujt, mundësitë për t’u prekur nga energjia negative janë më të mëdha. Pasuria e krijuar nga energjia negative, sjell më lehtë ndarjen e çifteve dhe familjeve që është gjëja më e çmuar në botë, aktivizon kahun për shfrytëzimin më të madh se normal të pasurive dhe fenomeneve natyrore dhe kështu vjen deri tek grindja. Debalancimi i energjive në trupin e njeriut mund të shpie deri tek sëmurja, jo qetësia, varshmëria, mbipesha, depresioni, të droguarit, e madje edhe deri tek çmenduria, psikopatia dhe vetëvrasja.

Në këtë botë njerëzit kanë pasuri të shumta në emër të vet nga trashëgimia, puna, ose ndonjë formë tjetër e pasurimit, por se sa njeriu mund ta shfrytëzojë atë pasuri varet nga ai vetë. Në qoftë se ajo pasuri është e lidhur me energjinë pozitive njeriu do të kënaqet, do të kënaqet rrethi, por nëse njeriu është i lidhur me energjinë negative, ai vetëm do të vuajë pavarësisht se pasuria është ne emër të tij. Shumë njerëz janë të burgosur brenda vetvetes për shkak të pasurisë, sepse pasuria e tyre është krijuar pa djersë. Ata do të jetojnë me frikë tërë jetën sepse energjia negative do t’ua bëjë jetën ferr. Ata dhe familjet e tyre do të jenë në shënjestër të kriminelëve dhe se kjo energji brenda tyre krijon sëmundje të rënda, të cilat ua bëjnë jetën e tyre të vështirë. Ka njerëz që në emër të vetë posedojnë qindra banesa dhe pasuri, pore në qoftë se ata nuk mund të flenë rehat, ato pasuri edhe ashtu do t’i shfrytëzojnë ata që duhet shfrytëzuar. Jeta e qetë dhe e rregullt bëhet në shoqëri, ku njerëzit janë më besimtarë, më të edukuar dhe më të vetëdijshëm për një shoqëri me rregulla fer. Një shoqëri ku rregullat dhe ligjet favorizojnë njerëz që nuk ia dinë vlerën punës dhe natyrës, do të vijë deri te shkatërrimi.

Mundohem ta shkruaj këtë libër, sepse shumica e këtyre fenomeneve me përcollën në jetë dhe gjithmonë kur i jam lutur Zotit kam pasur qetësi në trup, kur nuk kam pasur urrejtje, kur i kam dashur njerëzit pa djallëzi kam pasur jetë të qetë dhe të lumtur. Sa herë që më ka humbur durimi, besimi, kam pasur urrejtje, kam pasur jetë të vështirë, me pagjumësi, agresivitet, jeta më ka dënuar edhe pse nga fakti që shpirtërisht kam qenë i mirë dhe e falënderoj Zotin që në situata më të vështira nuk më la të gaboj më shumë, që vuajtjet e mia të ishin edhe më të mëdha.

Duke kuptuar se sa herë bota dhe njerëzit kanë vuajtur, energjia negative ka qenë shumë aktive që natyra është hakmarrë. Njerëzimi me veprat antinjerëzore dhe kundër natyrës, ka bërë që natyra të hakmerret më katastrofa të ndryshme, lufta, tërmete, zjarre, vrasje, sëmundje dhe katastrofa individuale. Për të gjitha këto fajtor është vetë njeriu, për shkak se nuk është në gjendje ta luftojë egon e vet, epshet dhe veprimet e veta. Edhe këto ditë ku teknologjia po kalon faza të shpejta të zhvillimit, njeriu nuk po gjen forcë për emancipimin dhe balancimin e energjive në botë. Kjo situatë secilën herë po përkeqësohet sepse njerëzit nuk po gjen kurajë ta luftojë vetveten dhe se këto vuajtje të njerëzimit dhe vuajtjet e mia më kanë bërë të bëj çmos që të shkruaj këtë libër, me mendim dhe qëllim për ndryshime pozitive që së paku ta bind veten se jam munduar me të gjitha forcat për ndryshime pozitive.

Njerëzit janë fabrikë e të mirave dhe fabrikë e të këqijave, sepse nga lakmia sjellin vetveten në situata të pa lakmueshme, sepse mungon fuqia për luftimin e egos. Tani kur bota ka më së shumti nevojë për punë dhe edukim, mungon puna, mungon forca për edukim dhe për ndryshime pozitive.

Tani kur numri i banorëve në botë është rritur dhe bota ka nevojë për prodhim, fabrikat mbyllen dhe njerëzit nuk kanë punë. Tani kur bota vuan për ushqime, mbeten aq shumë toka të pa punuara... E gjithë kjo bllokadë ekonomike satanike vjen nga rregullat dhe shpërndarja e keqe e energjive, nënvlerësimi i punëtorit dhe djersës së tij. Egoja e tepruar e bllokon njerëzimin të mendojë dhe veprojë në interes të njerëzimit.

Shpresoj dhe besoj se do të dalin energji të reja pozitive që do të mendojnë dhe veprojnë pozitivisht, të cilat do të gjejnë forcë për ndryshimin e realitetit momental dhe se vetëm mendimi pozitiv dhe veprimet pozitive, do t’i sjellin shanse të reja çdo individi dhe botës në përgjithësi.

Inspirimi im vjen nga jeta dhe përjetimi i fenomenit jetë, edukimi, shkollimi, studimet, dhe hulumtimet, që pa dashje u bënë pjesë e jetës sime. Temat që më kanë prekur dhe më kanë bërë të hulumtoj, janë: ligji mbi ruajtjen e masës dhe energjisë, Perpetum mobile, Ligji i forcës i Njutonit, Religjionet, Revolucionet, Luftërat ballkanike, sistemet e organizimit të shoqërisë njerëzore, Socializmi, Kapitalizmi, Komunizmi, Socialdemokracia. Njerëzit, veprat e të cilëve lanë gjurmë dhe më inspiruan, janë: Galileo, Njutoni, Aleksandri, Skënderbeu, Napoleon Bonaparta, Karl Marksi, Lenini, Adolf Hitleri, Tito, Enver Hoxha, presidenti Bill Klinton, presidenti Barack Obama, presidenti Xhorxh Bush, kancelari Helmut Shmitd, Helmut Koli, Sadami Huseini, Moamer Gadafi dhe shumë të tjerë.

Inspirimi im ishte jeta dhe vepra e tyre, prekja e realitetit dhe vërtetimi i fjalëve të urta që babai im Muharrem Muçolli m’i kishte treguar, por nga mosha dhe energjia që unë kam poseduar nuk isha në gjendje t’i kuptoja dhe tani pasi që mua më duket se kam prekur bukur shumë nga fenomenet e jetës, të gjitha vetë i vuajta dhe i mësova, dua që babanë tim ta vlerësoj dhe ta falënderoj për të gjitha edhe pse nuk është në këtë botë.



Fund i kapitullit të parë



Nga libri i sapobotuar "Forca e energjisë pozitive"

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: FORCA E ENERGJISË POZITIVE    

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FORCA E ENERGJISË POZITIVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anë të mira dhe më shumë pasoja negative

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: