PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fluturimi i Ndjenjave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Fluturimi i Ndjenjave   Tue Jun 26, 2012 11:56 am

FLUTURIM I NDJENJAVE



Më thoni, ngopet njeri me dashuri? Unë them, jo! Sepse dashuria është pikërisht si lumi i jetës. Dhe lumi i dashurisë i ka të gjitha, edhe dallgën, edhe rrjedhshmërinë, shkëlqimin nën ngrohtësinë e saj, thellësinë, përlarjen e gjërave që e pengojnë dhe ndotin, dhe shumë e shumë të tjera.



Në këtë vënd ku gjëndem tani, nuk ka stinë. Këtu jetoj brënda një stine të vetme, të nxehte! Nuk e ka emrin as vjeshtë, as dimër, as verë, por vetëm pranverë. Pranvera e ndjenjave të mia. Asnjëherë nuk më kishte shkuar në mënd, se në jetën time do jetë aq ngrohtë. Natën e kam parë gjithmonë duke thurur ëndrra… ëndrra në fije të dritës. Ëndrra si penj të zgjatur shumëngjyrësh, që kanë rolin tyre. Penj që ndriçojnë para meje kohën!

Duhet kapur koha e humbur!… Me kujtohen fjalët e nënës sime. Sot më shumë se kurrë e dëgjoj këtë thirrje, e ndjej këtë thirrje. Oh, sa me dëshirë do e kapja me mëndjen dhe dorën time këtë kohë! Por me thoni; kapet koha?

Unë them, po!… Dhe jam në momentin e kapjes së saj, të mbizotërimit mbi kohën, për kohën e ikur ! Por dhe nuk dua të zhgënjehem! Si të mbrohem nga ky zhgënjim? Si? Në këtë kohë të pa kohë?

Nga çasti kur gjithçka shkrihet në një gjë të vetme, nisur nga një thelb i kapshëm dhe i fortë, të gjitha fushat sikur hapen, sepse aty nuk do ketë kurrë mure, se libri nuk do të dijë ku të fshihet, ku të shkruhet, ku të lexohet, se guximi themelor do të respektohet nga vetë mëndja ime!
Historia e jetës sime ka një bosht, ka një rrugë dhe shtigje për të kaluar, ashtu si është dhe te secili nga ne. Por te unë zbuloj se ka hapësira të pafundme që duhen përmbushur. Historia e një pjese të rinisë sime, tashmë pak a shumë ka shkuar …ka ikur. Këtë e them se, pikërisht tani e ndjej kapërcimin e një lumi. Ishte lumë i kthjellët, mbi të cilin kisha hedhur dritë.

Unë si grua e imët, flokëverdhe, me një lulebore mbi flokë, nuk isha mbrënda dritës së jetës. Qëndroja e strukur nën hijen e diellit. Jo për tu ruajtur nga ndriçimi i tij, por nuk dija të shijoja ndriçimin dhe ngrohtësinë e tij. Tentonja që këto t'i kapja, t'i mbrrija. Doja nga rrezet e tij, të thurja kurora të bukura, dhe të ngrohta për krenarinë që kisha lindur. Lumi i jetës nën rrezet e diellit dukej i kristalizuar, dhe sikur shtrihej në horizont me brigje të fshira, sikur ishte i pakufi. Lumi i jetës sime rridhte pikërisht si gjaku në trup, pa zhurmë, i shurdhët dhe pa u vënë re. E vetmja zhurmë e saj ishte frymëmarrja. Ujrat e këtij lumi përshkojnë ujrat e ndenjura, por pa u përzier me to, si shtrëngatë e rrymave të mbrendëshme, me frikën se është afruar në pragun ku fillon heshtja.

Ndodhi e kundërta!… Pragu i heshtjes nuk filloi, shurdhshmëria dhe moszhurma u thyen. Si për çudi, fillova të bëja hapa që tingëllonin si të ishin nga troku i një kali të bardhë, që paralajmëron diçka të vlefshme, diçka që dilte nga unë si çlirim nga vetja, për vlerësimin tim. Frymën e kisha më të thellë, sikur mundohesha të thithja tërë atomet e ajrit që kisha lënë brigjeve përgjatë lumit të jetës, për të përlarë të gjitha ato që më dilnin përpara. Kisha një shtrëngatë të thellë dhe marramëndese, që gjithçka çon pezull mbi sipërfaqen e lumit të vrullshëm të jetës.

Nuk e kisha parë veten asnjëherë në këtë gjendje. Ishte pothuajse gjëndje çmëduri – lumturi. Si duket e kisha pasur në gjak. Dhe këtë lloj çmëndurie e shikoja si gjë të shenjtë. Më thoni, ngopet njeri me dashuri? Unë them, jo! Sepse dashuria është pikërisht si lumi i jetës. Dhe lumi i dashurisë i ka të gjitha, edhe dallgën, edhe rrjedhshmërinë, shkëlqimin nën ngrohtësinë e saj, thellësinë, përlarjen e gjërave që e pengojnë dhe ndotin, dhe shumë e shumë të tjera.





Në këtë vënd ku gjëndem tani, nuk ka stinë. Këtu jetoj brënda një stine të vetme, të nxehte! Nuk e ka emrin as vjeshtë, as dimër, as verë, por vetëm pranverë. Pranvera e ndjenjave të mia. Asnjëherë nuk më kishte shkuar në mënd, se në jetën time do jetë aq ngrohtë. Natën e kam parë gjithmonë duke thurur ëndrra… ëndrra në fije të dritës. Ëndrra si penj të zgjatur shumëngjyrësh, që kanë rolin tyre. Penj që ndriçojnë para meje kohën!

Duhet kapur koha e humbur!… Me kujtohen fjalët e nënës sime. Sot më shumë se kurrë e dëgjoj këtë thirrje, e ndjej këtë thirrje. Oh, sa me dëshirë do e kapja me mëndjen dhe dorën time këtë kohë! Por me thoni; kapet koha?

Unë them, po!… Dhe jam në momentin e kapjes së saj, të mbizotërimit mbi kohën, për kohën e ikur ! Por dhe nuk dua të zhgënjehem! Si të mbrohem nga ky zhgënjim? Si? Në këtë kohë të pa kohë?

Nga çasti kur gjithçka shkrihet në një gjë të vetme, nisur nga një thelb i kapshëm dhe i fortë, të gjitha fushat sikur hapen, sepse aty nuk do ketë kurrë mure, se libri nuk do të dijë ku të fshihet, ku të shkruhet, ku të lexohet, se guximi themelor do të respektohet nga vetë mëndja ime!
Historia e jetës sime ka një bosht, ka një rrugë dhe shtigje për të kaluar, ashtu si është dhe te secili nga ne. Por te unë zbuloj se ka hapësira të pafundme që duhen përmbushur. Historia e një pjese të rinisë sime, tashmë pak a shumë ka shkuar …ka ikur. Këtë e them se, pikërisht tani e ndjej kapërcimin e një lumi. Ishte lumë i kthjellët, mbi të cilin kisha hedhur dritë.

Unë si grua e imët, flokëverdhe, me një lulebore mbi flokë, nuk isha mbrënda dritës së jetës. Qëndroja e strukur nën hijen e diellit. Jo për tu ruajtur nga ndriçimi i tij, por nuk dija të shijoja ndriçimin dhe ngrohtësinë e tij. Tentonja që këto t'i kapja, t'i mbrrija. Doja nga rrezet e tij, të thurja kurora të bukura, dhe të ngrohta për krenarinë që kisha lindur. Lumi i jetës nën rrezet e diellit dukej i kristalizuar, dhe sikur shtrihej në horizont me brigje të fshira, sikur ishte i pakufi. Lumi i jetës sime rridhte pikërisht si gjaku në trup, pa zhurmë, i shurdhët dhe pa u vënë re. E vetmja zhurmë e saj ishte frymëmarrja. Ujrat e këtij lumi përshkojnë ujrat e ndenjura, por pa u përzier me to, si shtrëngatë e rrymave të mbrendëshme, me frikën se është afruar në pragun ku fillon heshtja.

Ndodhi e kundërta!… Pragu i heshtjes nuk filloi, shurdhshmëria dhe moszhurma u thyen. Si për çudi, fillova të bëja hapa që tingëllonin si të ishin nga troku i një kali të bardhë, që paralajmëron diçka të vlefshme, diçka që dilte nga unë si çlirim nga vetja, për vlerësimin tim. Frymën e kisha më të thellë, sikur mundohesha të thithja tërë atomet e ajrit që kisha lënë brigjeve përgjatë lumit të jetës, për të përlarë të gjitha ato që më dilnin përpara. Kisha një shtrëngatë të thellë dhe marramëndese, që gjithçka çon pezull mbi sipërfaqen e lumit të vrullshëm të jetës.

Nuk e kisha parë veten asnjëherë në këtë gjendje. Ishte pothuajse gjëndje çmëduri – lumturi. Si duket e kisha pasur në gjak. Dhe këtë lloj çmëndurie e shikoja si gjë të shenjtë.

Mund të gënjeja veten nëse them se isha si gratë e bukura, si gratë që nuk ua ndajnë sytë. Por e vërteta është se të gjithë m’i mbërthenin sytë. Sa me dëshirë do të doja t’i mbërthenin sytë në shpirtëroren time, të këndëshmen për familje, të bukurën për mirësinë, të fortën për zëmërgjërësinë, të zonjën për durim, të urtën në mendime, të veçantën në gjakftohtësi, dhe të ndershmen në krenari. Ky mbërthim i syve tani nuk më bënte më të pasigurt, sepse unë theva pasigurinë time! Ndoqa hapërimin tim, duke mos kthyer kokën pas.

Përpos të tjerash zbulova se, te unë fshihet një brishtësi e pashpjegueshme! Në të vërtetë kisha diçka fëmijërore te vetja.

Ndërsa punoje në tavolinën tënde të punes, të sillem rrotull si një flutur krahëshkruar në fluturim, ashtu këmbëzbathur, dhe me hapa të shkurtër, me një fustan të hollë vere, mbaj në dorën time të djathtë një gotë. Jo të mbushur me pije, të zbrazët! Ndërsa sillem rreth teje, me tjetrën dorë dua të prek lehtë zemrën tënde, të të tregoj se aty jam, se erdha të mbush gotën me epshin tënd, që dua unë të pi! Atë që duam të dy, të ngopemi me dashuri.

Më thoni, ngopet njeri me dashuri? Unë them, jo! Sepse dashuria është pikërisht si lumi i jetës. Dhe lumi i dashurisë i ka të gjitha, edhe dallgën, edhe rrjedhshmërinë, shkëlqimin nën ngrohtësinë e saj, thellësinë, përlarjen e gjërave që e pengojnë dhe ndotin, dhe shumë e shumë të tjera. Atëherë kur fillon faza e ngopjes, fillon dhe një fund i dashurisë. Prandaj unë kam kujdes që kjo ngopje të mos më vijë.

Ti! Dashuria ime! Akoma pa të prekur, pa tu afruar mirë, sikur lexon dëshirën te unë, ngrihesh si e rënë në një magji, me mbërthen me duart e praruara, dhe më drejtohesh me këto fjale:”Shpirti immmmmmm!… Ti je flutura e ndjenjave të mia, që ka në krahët e saj dhjetra ngjyra, dhjetra përkldhelje, dhjetra levizje që më marrin mëndjen, dhe me bëjnë të të ndjek nga mbrapa”. Dhe më puth shumë, më shtërngon shume, më përkëdhel shumë. Të puthurat në trup më bëjnë të qaj, sepse ato ngushëllojnë të kaluarën, dhe ndritësojnë të ardhmen. Dhe unë ashtu e përhumbur nga puthja dhe lotët, lëshohem lehtë në gjoksin tënd, këndoj këngën më të bukur që ka bota, me tingujt e dashurisë, që dalin nga violina e shpirtit tim.

Kjo është jeta, dashuria dhe shijimi im i saj, vetëm e vetëm me një stinë, PRANVERËN!


Shkruan: Enxhi Krasniqi Bardhaj

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fluturimi i Ndjenjave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: