PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Misteri behet edhe me i madh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Misteri behet edhe me i madh   Wed Jun 13, 2012 11:42 pm

Misteri behet edhe me i madh: Statujat e kokave gjigande ne Ishullin e Pashkeve kane edhe trup nen to



Fotografi te reja kane zbuluar qe ajo cfare shtrihet nen siperfaqen e Ishullit te Pashkeve, nje prej vendeve me te largeta ne bote, jane trupat e kokave qe ndodhen mbi siperfaqe.

"Deri tani eshte menduar qe Ishulli i Pashkeve kishte vetem ato kokat e medha te gurta dhe te mistershme, por tani zbulohet qe kokat kane edhe trupat e tyre. Kane edhe nje histori qe tani po mblidhet pjese pjese." - shpjegoi Anne Van Tilburg, drejtoresha e projektit ne lidhje me Statujat e Ishullit te Pashkeve.

"Eshte e kuptueshme qe njerezit kane menduar qe keto statuja nuk kishin trupa, pasi trupat e tyre ishin te varrosur brenda ne toke dhe mund te shiheshin vetem kokat."

Van Tilbung bere kerkime ne Ishullin e Pashkeve per 20 vjet, qe ne vitin 1992. Megjithate per here te pare ne kete ishull ajo e ka vizituar ishullin perpara 30 vjetesh.

"Une kam rene ne dashuri me keto statuja." - ka thene Anne. "Une kam vizituar Ishullin e Pashkeve ne vitin 1981. Isha e impresionuar me numrin e statujave dhe per faktin qe ato ishin te aksesueshme nga une. Doja te dija se cfare kishte poshte tyre."

Ne fillim Van Tilburg dokumentoi statujat e ishullit dhe ato qe ishin derguar neper muze, ne inventarin e saj jane 887 por megjithate ajo thote qe numri eshte me i madh.

Me pas Anne filloi fazen tjeter te kerkimit te saj ne menyre qe te zbulonte se cfare shtrihej nen toke. Cfare fshihej, nuk ishte bere me qellim nga njerezit, por per shkak te qindravjecareve te ekspozimit ndaj mjedisit.

Deri tani ky proces ka marre 12 vjet, dhe mund te duhet edhe nje jete e tere.

"Eshte hera e pare qe dikush ka germuar ne kete menyre qe dokumentacioni te ishte i plote dhe shkencor." - tha Anne. "Edhe te tjere kane germuar ne te kaluaren ne kerkim te ndonje thesari."

Van Tilburg po ben nje ekzaminim shume me te thelle, duke punuar me ekipin e krijuar nga ajo. Tani ajo eshte duke u pergatitur per germimin e gjashte ne ishull, qe duhet te behet ne tetor dhe nentor te vitit 2012.

Puna deri tani ka treguar te dhena te ceremonive dhe sasi shume te medha boje. Arkeologet besojne qe atehere lyheshin statujat dhe trupat e vete njerezve me boje.

Nga germimet u gjeten edhe disa varre njerezish.
"Gjithashtu nga germnimet ne kemi gjetur me shume se 50 vegla prej guri. Statujat jane ndertuar me vegla te ndryshme." - shpjegoi Anne.

Van Tilburg ka zbuluar tashme shume gjera ne lidhje me keto statuja, por megjithate, arsyeja e vertete e ndertimit te ketyre statujave eshte ende e paqarte.

Nje gur i shenuar nen nje prej kokave kishte nje petroglif te nje stili Polinezian. Sipas Tilburg ajo ishte per te treguar identitetin.

"Ajo shenje duhet te identifikonte statujen me nje grup familje, grup njerezish, apo nengrup qe mund te ishin vete ndertuesit apo njerez nga njesia qe ndertuesit e statujes vinin."

"Me kalimin e kohes skulpturat u bene me realiste dhe individualiste," - tregoi Anne. Kjo tregon edhe dicka ne lidhje me kulturen qe ndryshon.

"Eshte gjithmone e rendesishme qe te germohet nen siperfaqen e gjerave" - tha Tilburg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Misteri behet edhe me i madh
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve? (Foto)
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
» Asllan Dibrani: Gjergj Kastriot Skënderbeu edhe për se vdekuri po i tremb armiqtë!
» Urimet për Ditëlindjen time!
» Gani Qarri: Ismail Kadare - Në përkujtim të 75 vjetorit të lindjes së Shkrimtarit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: