PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Piramida me e madhe dhe me e vjeter ne bote ne Bosnje? Do te rishkruhet historia?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Piramida me e madhe dhe me e vjeter ne bote ne Bosnje? Do te rishkruhet historia?   Wed Jun 06, 2012 12:28 am

Piramida me e madhe dhe me e vjeter ne bote ne Bosnje? Do te rishkruhet historia?


Gjithmone eshte menduar qe piramidat jane nje simbol ekskluziv i civilizimeve antike Egjiptiane dhe Amerikano-Qendrore dhe gjithmone teksa degjojme fjalen "piramida" mendja na shkon menjehere tek Egjiptianet antike dhe tek piramidat e Gizes.

Po nese te gjitha keto mund te hidhen poshte?

Ne vitin 2005 Semir Osmanagic, nje arkeolog Boshnjak i ka treguar botes zbulimin e tij me te rendesishem; nje piramide prane Sarajeves, ne qytezen e Visoko qe ndodhet rreth 30 km nga kryeqyteti.

Ne fillim te gjithe u treguan skeptike ne lidhje me zbulimin, pasi kjo piramide do te ishte jo vetem e para e gjetur ne Europe, por do te ishte edhe piramida me e madhe ne bote.

Piramida ishte e fshehur nga toka dhe nga gjelberimi, dhe kodra ku pretendohej ka nje forme vertet te cuditshme, ne imazhet e saj duket padyshim si ne forme piramide.

Pas teorive te Osmanogic, filluan germimet ne kodren e dyshuar dhe duke hequr pjesen e gjelberimit dhe metra toke, nen kodren, e larte 220 metra, u gjeten blloqe gurash ne forme drejtkendeshe perfekte.

Mbas gjetjes se blloqeve, arkeologu formoi nje hipoteze te re: piramidat jane me shume se nje, ndoshta tre, dhe formojne nje trekendesh barabrinjes. Sipas tij dy piramidat e tjera jane te fshehura nen kodra te tera prane Visoko, por keto te tjerat jane nen studime ndersa e para eshte duke u germuar dhe rezultatet jane shume inkurajuese.

Tre piramidat jane quajtur "piramida e Diellit", "piramida e Henes" dhe "piramida e Dragoit".

Pas afirmimeve te bera nga Osmanagic, mbi te filluan te binin nje bresheri me kritika te arkeologeve, historianeve dhe gjeografeve.

Kerkimet e para qe jane bere kane arritur ne rezultatin qe kjo veper eshte bere rreth 12.000 vjet me pare, gje qe e ben akoma me te cuditshme duke qene se ne ate kohe mbaroi Epoka e Akullnajave. Per kete do te ishte e pamundur qe nje civilizim te kete aritur te ndertoje nje veper kaq te madhe menjehere pas perfundimit te nje Epoke Akullnajash.

Profesori Sejfundin Vrabac, docent gjologjie prane Universitetit te Tulzes, ka pretenduar qe kodra eshte nje formacion gjeologjik natyrore dhe eshte e bere prej sedimenteve klastike dhe se forma e saj eshte pasoje e proceseve endodinamike dhe ezodinamike.

Por a mundet natyra qe te realizoje gjera qe duket te jene gure aq te rregullt, blloqe perfekte drejtkendeshe dhe te gjitha keto te perqendruara ne nje koder te vetme?

Piramida e Diellit eshte ekzaminuar edhe nga eksperti me i madh boteror ne lidhje me kete fushe, Zahi Hawass, sekretari i pergjithshem i Keshillit Suprem te Antikiteteve Egjiptiane, i cili ka pare gjurme te shumta njerezore ne piramide.

Nga germimet jane zbuluar blloqe guresh me perberje qe nuk jane me origjine nga kjo zone, dhe qe si pasoje jane transportuar ne ate vend nga ndertuesit antike, dhe nje shkalle, gje qe do ta bente kete piramide te ngjashme me ato te Amerikes Qendrore.

Sipas arkeologeve qe merren me germimet, ka shume te dhena qe do te bindnin qe eshte nje ndertim i bere nga njerezit, por megjithate komuniteti shkencor eshte ende shume skeptik.

Nese kjo piramide do te ishte e vertete, jo vetem qe ajo do te ishte piramida me e madhe ne bote, por edhe me e vjetra dhe me misteriozja. Per pasoje historia do te rishkruhej serish.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Piramida me e madhe dhe me e vjeter ne bote ne Bosnje? Do te rishkruhet historia?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
» Kasolle e vjeter
» Xhafer Leci:Pas pavarësisë së Shqipërisë, festa më e madhe është pavarësia e Kosovës
» Janjeva qytet i harruar
» SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: