PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PARAPSIKOLOGJIA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: PARAPSIKOLOGJIA   Tue Feb 28, 2012 10:27 pm

PARAPSIKOLOGJIA


Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kokat më të njohura të botës janë munduar që të kuptojnë të vërtetën për fenomenet të ashtuquajtura "paranormale", fenomene të cilat kanë ekzistuar prej se ekziston njeriu, por kah fundi i shekullit XIX, dhe në rrjedhë të shekullit XX, studiuesit filluan të merren seriozisht me to dhe të vërtetojnë rëndësinë e tyre për njerëzimin e posaçërisht për ardhmërinë.

Fjala "parapsikologji" është formuar në vitin 1889 ( më herët këto dukuri kishin emërtime të ndryshme si: "kërkime psikike" (psychicol research), "metapsikologji", "shqisa e gjashtë", "okultizëm" etj.), dhe nga atëherë gjër më sot, në më se 50 shtete, në mënyrë shkencore, studiohen dukuritë parapsikologjike dhe në këtë drejtim janë formuar rreth 150 institute.

Fjala "parapsikologji" rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë "para"- pranë; "psych"- shpirt dhe "logos"- shkencë, dituri, mendim.

Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive, të cilat janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave njerëzore, e shpesh i kalojnë edhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore e që në popull merren edhe si çudira.

Në mesin e shkrimtarëve dhe personalitetve që kanë bërë kërkime mbi këto dukuri gjenden edhe emrat e A. Ajnshtajnit, M. Plonkës, A. Brenksonit, A. Shopenhauerit, J. Gëtes. K. Jungut, I. Pavlovit etj., të cilët me njohuritë e tyre kanë kontribuar shumë për konsolidimin e parapsikologjisë në rang shkencor.

Një zbulim epokal në këtë lëmë e bëri shkencëtari rus, S. Kilirian (bashkë me të shoqën). Ai para 40 vitesh, me ndihmën e rrymës elektrike të frekuencave të larta, zbuloi dhe arriti të fotografojë "aurën", energjia e shndritshme dhe shumëngjyrëshe e së cilës, i rrethon të gjitha qeniet e gjalla...

Ne SHBA është shumë i njohur prof. D. Rein, dhe falë punë së palodhur kërkimore të tij, u zgjërua horizonti për parapsikologjinë në shumë shtete të zhvilluara dhe u përfshi në shumë universitete. Në Gjermani janë të njohur: prof. H. Beneder, E. Jance, P. Jordan, filozofi H. Drisch etj.

Në Angli, në lëmin e parapsikologjisë është i njohur nobelisti, prof. O. Lodzh; në Holand, prof. V. Teneat; në Suedi, prof J. Bjenhen; në Francë është i njohur psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sh. Risha etj.

Përveç anëve pozitve që ka për shkencën, parapsikologjia, në qoftë se keqpërdoret, bëhet armë e fortë, me pasoja të paparashikueshme për njerëzimin.

Fatkeqësisht, në shumë institute punohet intensivisht për krijimin e një arme psikike ose si e quajnë ndryshe "gjenerator psikotronik". Hipotezat për zhvillimin e armëve psikike definitivisht janë vërtetuar në simpoziumin e dytë "Liritë dhe kufijtë e njeriut", të mbajtur në Francë.

Shkencëtarët ukrainas lajmëruan se mund ta krijojnë të ashtuquajturin "gjenerator psikotronik" për kontrollimin e gjendjës psikike të njeriut nga largësia (bëhet fjalë për armën psikike, e cila mundëson që të ndikohet në psikën e ushtarëve, ashtu që ata të përmbushin çdo dëshirë të eprorëve të vetë).

Edhe gjenerali amerikan pranë institutin ushtarak për informim, D. Grean e vërteton një mundësi të tillë kur thotë: "Do të ishte e palogjikshme po të mos merreshim me të".

Ndërsa në revisten "Millitery revy", autori Xh. Alexander, ekspert ushtarak, shpjegon se sot funksionon një armë e tillë, e cila me forcën e trurit është paralizuese, por mund të jetë edhe vdekjeprurëse, si për individin ashtu edhe për masën...

Disa shkencëtarë mendojnë se këto kërkime janë të pavlera, se njeriu nuk mund të ndikojë në njeriun tjetër nga largësia dhe gjithë diskutimet rreth "gjeneratorit psikotronik" nuk kanë bazë. Mirëpo, me eksperimete të shumta është vërtetuar se, jo vetëm njeriu, por edhe secila qelizë e gjallë posedon forcë për rrezatimin e informatave në largësi.

Prof. D. Rajni në librin e tij shkencor "Shpërndarja e shpirtit të njeriut" shkruan: "Është e pikllueshme, por e vërtet që ne sot më mirë e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundësoi ta njohim atë.

Kur do ta njohim shpirtin vetëm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atëherë, me gjasë, do të ishim në gjendje të parashtronim ligje të karakterit parimor, të cilat për jetën e njerëzve do të ishin me rëndësi të madhe".

Shumica e parapsikologëve, parapsikologjinë e ndajnë në disa grupe, si: Hipnozë, telepati, telekinezë, bioenergji, spiritizëm, radiestezi etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Re: PARAPSIKOLOGJIA   Tue Feb 28, 2012 10:29 pm

Parapsikologjia njohuri e re në ekspansion

Edhe pse konstituimi i psikologjisë si shkencë, i takon etapës së vonshme, ajo për një kohë shumë të shkurtë kishte arritur një reputacion të pakontestueshëm në opinionin e gjerë.

▪ Përveç lëndës dhe metodës studimore, që kryekëput mbështetet në parime të përcaktuara empirike, me kohë psikologjia si shkencë në vete, përveç lëndës së saj studimore, filloj të ballafaqohet edhe me dukuri të shumta të shfaqjeve paranormale.

Meqë ishte e ngushtuar nga principet e veta rigoroze mbi të cilat ndërtohej, marrja me këto dukuri u mohua në tërësi, duke i shpallur këto tendenca si sharlatanizëm.

Kështu, hulumtimi i këtyre fenomeneve paranormale, iu mbeti në duart e disa entuziastëve, të cilët, gradualisht, kërkimet e veta nga kjo lëmi i lartësuan në nivelin e njohurisë së re paralele të quajtur PARAPSIKILOGJI.

Nocioni parapsikologji, buron nga togfjalëshi "para"-që në gjuhën latine do të thotë jashtë, dhe "psikologjia"-njohuri që merret me studimin e psikes njerëzore. Pra, diçka që në njëfarë dore mund të jetë doktrinë në vete, por jashtë suazave të përcaktuara dhe të njohura zyrtarisht të psikologjisë.

Edhe pse kjo lëmi u braktis nga shkenca, shumë hulumtues me nam, duke rrezikuar reputacionin e tyre akademik, gradualisht filluan t'i ndërtojnë themelet e para të një lëmi të ri kërkimor, i cili, kohën e fundit, me një ekspansion të pa parë, ka filluar seriozisht t'ju bëjë konkurrencë disiplinave tjera ekzistuese shkencore, e në rend të parë psikologjisë dhe psikiatrisë.

Historiku retrospektiv i zhvillimit të parapsikologjisë është i gjatë, andaj, pa hyrë fare në kronologjinë e fillit dhe zënies së saj, përmes këtij artikulli, deshëm vetëm t'ju prezantojmë gjerësinë e fushave kërkimore, me të cilat ndërtohet trungu i saj struktural.

Sikurse edhe shumë shkencat tjera në konstituim e sipër, edhe parapsikologjia po ballafaqohet me çështjet terminologjike të emërtimit të saj.

Kjo ndoll ngaqë ende pa u definuar zyrtarisht në qarqet e ndryshme akademike, përveç termit parapsikologji, mund të hasim në emërtimet e ndryshme sikurse janë: "psikotronika", "metapsikologjia", "psikoenergjetika" etj.

Pa dashur të polemizojmë me përshtatshmërinë e këtyre emërtimeve, ne do ta përvetësojmë termin "parapsikologji", i cili tashmë është më i shpeshtë.

Lënda studimore e parapsikologjisë

Sqarimi teorik i lëndës tejet voluminoze studimore të parapsikologjisë, globalisht mund të përfshihet në katër grupe themelore:

I. HULUMTIMI I PERCEPCIONEVE JASHËSHQISORE, (ndryshe e quajtur si "ESP fenomene", që është shkurtesë angleze e fjalëve: extra sennsory perception - "ESP"). Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:

a) TELEPATIA- hulumtimi i dukurisë së komunikimit mental nga largësia, ndërmjet dy a më tepër personave, pa kontakt fizik të drejtpërdrejtë;

b) QARTËPAMËSIA - hulumtimi i dukurisë së regjistrimit të qartë mental të ngjarjeve nga largësia, që diku janë në ndodhje e sipër;

c) PREKOGNACIA - hulumtimi i dukurisë për parathënien e ngjarjeve të ndryshme para se të ndodhin ato;

d) RETROKOGNACIA - hulumtimi i dukurisë së qasjes së qartë perceptive në ngjarjet që kanë ndodhur në një kohë të kaluar.

II. PSIKOKINEZA - hulumtimi i ndikimeve përmes energjisë mentale në lëvizjen e gjësendeve fizike Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshin hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:

a) MATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurive të paraqitjes së gjësendeve materiale, pa qenë ato më parë të pranishme aty;

b) DEMATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurisë së zhdukjes së gjësendeve fizike, të cilat, paraprakisht, kanë qenë prezentë;

c) LEVITACIONI - hulumtimi i fenomenit të ngathtësisë mbi forcën e gravitetit dhe qëndrimit të sendit fizik pezull mbi sipërfaqen e mbështetjes tokësore ( këtu më tepër hulumtimi orientohet kah fenomeni i ngritjes së trupit dhe qëndrimi pezull mbi sipërfaqen e platesë tokësore);

d) TELEPORTACIONI - hulumtimin e fenomeneve të dematerializimit të gjësendeve fizike dhe bartjes së tyre nga një vend në një vend tjetër;

e) SHËRIMI PSIKIK - hulumtimi i shërimit të shumë sëmundjeve të ndryshme përmes metodave psikike të veprimit;

f) FOTOGRAFIA MENTALE - hulumtimi i mundësisë së fotografimit në shiritin e celularit filmik të pamjeve të ndryshme të paramenduara si figuracione psikike.

III. PSIKOFIZIKA - hulumtimi i manifestimeve fizike të fenomeneve parapsikologjike dhe formave të ndryshme të shprehjeve paranormale të energjisë. Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:

a) PARAFIZIKA- hulumtimi i fenomeneve të ndryshme të manifestimeve energjetike, të cilat janë evidente, por nuk përkojnë me ligjshmëritë e njohura të fizikës materiale;

b) UFO-FENOMENET - hulumtimi i ekzistimit të civilizimeve tjera jashtëtokësore në Univers dhe mundësia e vënies së kontakteve me ta;

c) ENERGJIA PIRAMIDALE - hulumtimi i fenomeneve të manifestimit të energjisë specifike në hapësirën e brendësisë së piramidave të lashta egjiptiane dhe ndryshimeve që ajo shkakton në strukturën substanciale të disa elementeve, me një theks të veçantë të ndikimit të kësaj energjie në psiken e njeriut.

IV. NOETIKA- është një njohuri specifike kërkimore që vepron në kuadrin e parapsikologjisë, e që merret me hulumtimin e shpirtit dhe të vetëdijes, si dhe fenomeneve të manifestimit të tyre. Në këtë lëmi të veçantë kërkimore hyjnë këto degë:

a) PSIKOLOGJIA TRANSPERSONALE - e cila merret me hulumtimin e potencialeve të ndryshme të zhvillimit njerëzor;

b) TANATOLOGJIA - hulumtimi i ndodhjes së procesit të vdekjes;

c) GJENDJET E NDRYSHME SHPIRTËRORE - hulumtimi i gjendjeve të ndryshme shpirtërore në momentin e transit psikik, qetësisë meditative, gjendjes hipnotike, projeksionit astral (udhëtimi i vetëdijshëm i shpirtit në hapësirat e pakufizuara jashtë trupit), krijimtarinë e ndërvetëdishme dhe formave të ndryshme të këtij manifestimi, siç bie fjala të shkruarit automatizuar në gjendje të pavetëdijshme, etj.;

d) SISTEMET E USHTRIMEVE TRADICIONALE - kjo degë e lëmit të parapsikologjisë, ka të bëj me hulumtimin e koncentrimit mental, meditimit, jogës, hipnozës dhe autohipnozës, sugjestionit dhe autosugjestionit, etj.

Sikurse mund të vërejmë nga ky prezantim, lënda studimore e parapsikologjisë është tejet voluminoze. Që të jetë sa më e suksesshme në rrugën e vetë kërkimore, asaj i nevojitet një qasje multi-disiplinare.

Pra, i nevojitet edhe ndihma e inkuadrimit të shkencave tjera ekzakte në këtë drejtim. Pa marrë parasysh stagnimin e deritashëm ekzistues nga shkenca oficiale, kohëve të fundit vërehet një qëndrim më liberal në këtë drejtim. Ky liberalizëm i heshtur, ndikon dukshëm që kontributin e tyre në këtë drejtim, ta japin edhe shumë shkencëtar të njohur botëror.

Një faktor tjetër i favorshëm në këtë drejtim, e që kontribuon në ngritjen kualitative të metodave hulumtuese të parapsikologjisë është, po ashtu, edhe zhvillimi i madh dhe i hovshëm i teknikës së sofistikuar digjitale.

Dhe, për fund, lirisht mund të konstatojmë se, parapsikologjia sot, nuk është më një lëmi e individëve të papërcaktuar kureshtar, por një njohuri e re serioze që është në ekspansion të vërtetë.

Adnan Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: PARAPSIKOLOGJIA   Fri Mar 30, 2012 2:23 am

ESENCA E PARAPSIKOLOGJISË

“Askush nuk ka të drejtë të nënçmojë shkencën, të cilën nuk e njeh”

Duke filluar nga shekulli XIX, botëkuptimet shkencore mbi botën në përgjithësi kanë përjetuar ndryshime shumë të thella. Njohjeve të materies dhe energjisë si dhe të shumë ligjeve të fizikës klasike, iu bashkëngjitën edhe njohuri të reja, që, si pasoj, sollën edhe vështrim krejtësisht të ri dhe ekspansion të madh të horizontit.

Herci zbuloi vibracionet elektrike; Rëntgeni, dukuritë e panjohura të rrezatimit; çifti Curie, radioaktivitetin; pastaj, Ajnshtajni bëri të njohur se materia përmban energji të pamatur (gjë që solli deri te fizika nukleare, që në anën e saj pozitive mundësoi shfrytëzimin e energjisë përmes elektranave nukleare, kurse në anën tjetër, negative, e ballafaqoi njerëzimin me tmerrin e armës atomike).

Pastaj: telefoni, radioja, televizioni, automobilat, aeroplanët etj. u bënë dukuri të përditshme. U zbulua radio-teleskopi, që na mundësoi shikim në botën makrokozmike, ndërsa mikroskopi elektronik na i shpalosi thellësitë e mikrokozmosit. Nëpër frigorifer me ngrirje të thellë u vendosën pjesë rezervë për trupin e njeriut, ndërsa kirurgët iu përveshën punës për transplantimin e organeve të rëndësishme për jetë. Kompjuterët (trurët elektronik) depërtuan në shkencë, industri, bujqësi etj. Sakaq, amerikanët lansuan anijen e parë kozmike, me njerëz për në hënë: pastaj satelitë të tjerë për planete më të largëta, si dhe satelitë të shumtë që pandërprerë i sillen rreth e përqark planetit tonë Tokës. Zbulimet dhe prodhimet e ndryshme, të panumërta “çuditëse”, që deri më dje ishin “science fiction” u bënë realitet i kohës.

Megjithatë, përkundër gjithë këtyre shpikjeve, gjithë këtij përparimi, një pjesë të konsiderueshme të njerëzimit e ka kapluar një fobi e pakuptueshme. Trandjet psikike (streset), sëmundjet psikosomatike (psikofiziologjike), neurozat, psikozat si dhe vetëvrasjet janë në rritje e sipër...pra, lind pyetja: ku është arsyeja e gjithë kësaj?



Një kohë tepër të gjatë shkenca ishte e drejtuar vetëm në njërën anë të medaljonit. Në anën materiale të njeriut dhe natyrës në përgjithësi, pra në mikro dhe makrokozmos, duke e drejtuar shikim vetëm në paraqitjet dhe dukjet e jashtme fizike. Ajo filloi të masë e të analizoj, pra të studioj njeriun dhe natyrën, duke u nisur vetëm nga pikëpamjet materiale dhe duke besuar se në atë mënyrë do të mund t’i zbulojë të gjitha sekretet dhe misteret e tyre. Kurse si masë e vetme vlente vetëm introdukta fizike me konceptet e pastra mekanike. Përfytyrimi për botën, që në kohë dhe hapësirë zhvillohet sipas ligjit të shkakut dhe veprimit, u bë udhëheqës i shkencës bashkëkohore dhe me këtë ajo zgjodhi rrugën njëanësore.

Duke e ndjekur këtë rrugë, shkenca ka arritur përparime që s’merren me mend në kërkimet teknike, në industri etj. Por, shtrohet pyetja: Cilat nevoja i plotësojnë ato? A nuk janë vetëm nevoja të pastra materiale, fizike etj? A mund të jemi të lumtur vetëm me plotësimin e nevojave të tilla, materiale e fizike, duke lënë anash nevojat shpirtërore?

Pra, për shpirtin ajo u interesua shumë pak, për të mos thënë gati aspak.

Shpirti dhe të gjitha dukurit tjera paranormale mbeti në prapavijë. Gjithashtu, në prapavijë mbeti edhe ana etike e njeriut, sikurse të mos kishte ekzistuar fare. U harrua formula e ser Artur Edington-it në “New Path - Ways of Science” (“Rrugët e reja të shkencës”) se “bota fizike nuk është e vetme” dhe në “Psysics and Philosophy” se “bota e njohur për fizikën paraqet vetëm një prerje nga i gjithë realiteti”. Ajo gjithashtu harroi se pranë kuazalitetit fizik, ekziston edhe ai psikik dhe ai është shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut.

Duke e lënë prapa këtë drejtim shkenca, dhe duke e përdorë për nevoja të veta manipuluese grupe fetare, sekte të ndryshme etj., ndodhi që njerëzit, duke mos qenë të kënaqur me realitetin dhe duke kërkuar harmoni shpirtërore, të bënin përpjekje për ta shpërthyer këtë errësirë teknologjike dhe për të kërkuar rrugë të reja kah vetëvetja. Por, duke kërkuar këto rrugë, shpesh silleshin nëpër shtigje të gabuara, rëndom duke iu dhënë drogës, alkoolit etj., që në instancën e fundit kishin pasoja të rënda, shpesh edhe vdekjeprurëse. Shumë prej tyre shkuan edhe në Indi e vende të tjera për të gjetur atë harmoni shpirtërore të humbur, kryesisht nëpër,mjet meditimeve të jogistë të ndryshëm, guru etj., ku disa prej tyre edhe mbetën përgjithmonë nëpër tempuj e faltore të atjeshme.

Dhe të gjitha këto dilema hapën rrugë për një alternativë tjetër. Alternativë që shumë seriozisht do ju qasej mu këtyre dukurive për t’i zhveshur përfundimisht nga velloja misterioze që mbizotëronin për to, dhe për t’iu dhënë vlerësim të merituar logjik e shkencor. Kjo lëmi e re do të marr nocionin “Parapsikologji”.

Hipnoza dhe sugjestioni, të cilat shkenca bashkëkohore sot i ka pranuar në gjirin e vet, vërtetojnë se në nëndijen tonë ekzistojnë forca dhe aftësi, për të cilat vetëdija jonë nuk di pothuajse asgjë. Kjo është edhe një dëshmi e fuqishme se njohuritë tona për ligjet e natyrës janë të mangëta, posaçërisht ato mbi jetën shpirtërore të njeriut.

Fatmirësisht, me pranimin e psikologjisë si degë shkencore, kohëve të fundit edhe parapsikologjia filloi të zhvillohet dhe të pranohet edhe nga pikëpamjet shkencore, sakaq shkollat e tilla të përhapen kudo nëpër qendra të ndryshme të botës. Kjo bëri që sadopak të zbutet ky tension dhe, më në fund të fillojmë t’i kthehemi më shumë vetës, pra UN-it tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PARAPSIKOLOGJIA   Today at 11:27 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PARAPSIKOLOGJIA
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: