PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Galaktika jonë do të përplaset me galaktikën e Andromedës pas 4 miliardë vjetësh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Galaktika jonë do të përplaset me galaktikën e Andromedës pas 4 miliardë vjetësh   Fri Jun 01, 2012 9:59 pm

Galaktika jonë do të përplaset me galaktikën e Andromedës pas 4 miliardë vjetësh



Galaktika jonë dhe galaktika e Andromedës, ndodhen në njëjtin kurs dhe do të përplasen me njëra tjetrën. Kjo do të ndodhi pas 4 miliardë vjetësh, njoftuan astronomët Amerikanë, pas një studimi të mirëfilltë dhe në detaj me satelitin Habble.

Ajo çka të dy galaktikat ndodheshin me të njëjtin drejtim, gjë që i solli më pranë, ishte e njohur prej shumë dekadash, por përsa i përket mënyrës së përplasjes (ballë për ballë apo përbri) kjo nuk ishte e qartë.

Tashmë astronomët bëjnë me dije se, Andromeda (M31), e cila ndodhet 2,3 milionë vite dritë larg, lëviz shumë më shpejtë se galaktika jonë dhe shumë shpejtë ajo të mbulojë boshllëkun midis tyre.

Kështu, të dy galaktikat do të përplasen me njëra tjetrën pas 4 miliardë vjetësh, por do të duhen dhe 2 miliardë vjet të tjera që ato të bashkohen plotësisht.

Pamja e të dy galaktikave do të ndryshojë në mënyrë drastike dhe më pas do të krijohet se galaktikë jo e plotë me formë të çrregullt. Kështu, të dy galaktikat do të humbasin pamjen spiralore aq të bukur që ato kanë dhe i veçon.

Një tjetër galaktikë -shoqërues i Andromedës, galaktika e Trekëndëshit (M33), po ashtu dhe ai po drejtohet për në pikën e përplasjes dhe ka gjasa që dhe ai të përplaset me galaktikën e re, që do të lind pas super-përplasjes.

Edhe pse përplasja e galaktikave duket si një skenar dramatik dhe një ngjarje spektakolare, për yjet që e përbëjnë atë, ndoshta nuk vlen dhe aq shumë.

Boshllëku midis yjeve, është kaq i madh, saqë akoma dhe në një përplasje kaq gjigande të dy galaktikave, përqindja e përplasjes midis tyre është shumë e vogël.

Pra, kjo do të thotë se Toka, në të cilën ne banojmë, nuk rrezikon dhe ajo do të vazhdojë të qëndrojë në sistemin tonë Diellorë. Sistem i cili do të transferohet rreth boshtit të qendrës të galaktikës së re./albobserver.com/

Ndiqni videon fantastike të krijuar posaçërisht për këtë super përplasje:


_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Galaktika jonë do të përplaset me galaktikën e Andromedës pas 4 miliardë vjetësh
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Buxheti i Kosovës për vitin 2012 parashihet të jetë 1.5 miliardë euro

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: