PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 C'eshte mendja e njeriut..?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
EsterXfiles



Numri i postimeve : 4
Pikët : 10
Reputation : 0
Join date : 18/02/2012

MesazhTitulli: C'eshte mendja e njeriut..?   Mon May 28, 2012 5:12 am


C'eshte mendja e njeriut..?


Mendja eshte ajo qe ben truri

Mendja njerzore është veprimtaria e trurit dhe në veçanti, personaliteti, mendimi, dëshira, perceptimi, arsyeja, kujtesa, përfytyrimi, mençuria dhe emocioni. Megjithëse shumë lloje kafshësh ndajnë me njeriun disa prej këtyre aftësive, emërtimi është i lidhur zakonisht me qeniet njerëzore.

Ka shumë teori se çfarë është mendja dhe si ajo funksionon të cilat e kanë zanafillën e tyre në lashtësinë greke me Platonin dhe Aristotelin, dhe në filozofinë indiane. Teoritë parashkencore, që ishin rrënjosur në teologji, përqendrohen në marrëdhënien mes mendjes dhe shpirtit, i cili hamendësohen thelbin mbinatyror ose hyjnor te njeriut.

Teoritë moderne, të bazuara në kuptimin shkencor të trurit, e shikojnë mendjen si një dukuri të psikologjisë, dhe emërtimi përdoret shpesh pak a shumë si bashkëemërtim me ndërgjegjen.

Çështja me të cilën aftësitë njerëzore përbëjnë mendjen është po ashtu shumë e debatueshme. Disa argumentojnë se vetëm funksionet mendore "të larta" përbëjnë mendjen: veçanërisht arsyeja dhe kujtesa. Në këtë pikëpamje emocionet si dashuria, urrejtja, frika, gëzimi janë më shumë "primitive" apo varësi e natyrës dhe duhet të shihen si të ndryshme në natyrë ose prejardhjen e mendjes.

-Arsyeja në filozofi është aftësia ose ecuria nëpërmjet së cilës vetëm qeniet njerëzore ushtrojnë mendimin, kryesisht atë abstrakt (të nxjerrë) në lidhje me botën dhe kuptimin e saj, të njohjes dhe veprimit në jetën tonë të përditshme. Arsyeja është pasuria më e madhe e njohurisë, që mbikëqyr kuptimin "përzgjedhës" dhe vendos apo njeh kufizimet e tij.

Disa të tjerë argumentojnë se ana arsyetore dhe emocionale e njeriut nuk mund të ndahen, se ato rrjedhin nga e njëjta natyrë dhe prejardhje, dhe se ato duhet të mendohen si pjesë e mendjes vetjake (individuale).

Nganjëherë arsyeja i kundërvihet ndijimit, përceptimit (përkapshmërisë), shqisimitt dhe dëshirës. Sipas David Humes arsyeja është në shërbim të dëshirave (d.m.th. mjeti për të mbajtur atë që do).

Për racionalistët arsyeja është aftësi me të cilën fitohen intuitivisht të vërtetat themelore. Këto të vërteta themelore janë shkaku (ose më saktë "arsyeja") për të cilën çdo gjë është ashtu siç është dhe ndodh gjithçka që ndodh.

Për Emanuel Kantin, arsyeja është fuqia e mbledhjes së koncepteve të dhëna nga mendimi. Arsyeja që është në gjendje të japë parime apriori quhet nga Kanti, "e pastër, e kulluar" (emërtim që i dha titullin veprës së tij kryesore, "Kritika e arsyes së kulluar), për ta dalluar nga "arsyeja praktike" që lidhet me moralin e sjelljes.

-Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojme ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve .

Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: "zëri i ndërgjegjes", "zëri i brendshëm", "brejtja e ndërgjegjes", "ndërgjegje e pastër" etj.

Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë).

Ndonëse filozofët kanë debatuar për natyrën e ndërgjegjes për qindra vjet, studimi modern i psikologjisë së ndërgjegjes e ka fillesën te William James që e përkufizoi ndërgjegjen si kapacitetin për të qënë i vetëdijshëm për përjetimet dhe njohuritë (James, 1904). Në librin e tij të vitit 1890, James përshkruante tiparet më të rëndësishme të ndërgjegjes.

I pari, çdo mendim është pjesë e ndërgjegjes personale të një individi. I dyti, ndërgjegja është gjithmonë në ndryshim. I treti, ndërgjegja është një proces i vazhdueshëm që nuk mund të ndahet në segmente. Dhe së katërti, ndërgjegja përzgjedh nga mjedisi i saj ato për të cilat ajo do të jetë e vetëdijshme. Kështu, sipas James, që e krahasonte ndërgjegjen me një lumë që rrjedh, "rrjedha jonë e ndërgjegjes" është personale, në ndryshim, e vazhdueshme, dhe përzgjedhëse.

Psikologu Sigmund Freud (Zigmund Frojd) e mendonte ndërgjegjen si të rrjedhur nga mbiuni (orig. Über-Ich), që nga ana e tij drejtohet nga prindërit tanë gjatë fëmijërisë. Sipas Frojdit, pasoja e mosbindjes së ndërgjegjes sonë është "faj", i cili mund të jetë një faktor në zhvillimin e neurozës.

- Psikologjia,e cila për herë të parë është paraqitur në Angli më 1693 por nuk është përdorur dhe nuk është kuptuar një kohë të gjatë deri në vitet 1800. Është sinonim i përbërë nga dy fjale greke "psiko (ψυχή)" dhe "logos (λόγος)". Psiko në origjinal nënkupton frymëmarrje, por më vone është nënkuptuar si shpirt sepse frymëmarrja është i ndikuar shpirtit e cila ende nuk e ka lëshuar trupin.

Në mitologjinë greke Psiko ka qene një grua e cila ka qenë në marrëdhënie dashurie me perëndinë e dashurisë Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte një kusht ndaj saj që mos t'ia shikonte fytyrën e tij kurrë. Por nga kurioziteti Psikoja një natë vendosi një qiri për t'ia shikuar fytyrën në momentin kur e kupton Erosi atëherë e magjeps atë.

Për t'ia arritur ngadhënjimit është dashur të bej një luftë te madhe me përplot rreziqe, por në fund ajo është transformuar në perëndeshë dhe iu është bashkangjitur Erosit në parajsë. Psika simbolizon shpirtin njerëzor.

Gjate shekullit të shtatëmbëdhjetë kuptimi i fjalës psiko është shndërruar në kuptimin e mendjes. Logos, një fjalë tjetër greke, nënkupton shkencën ose arsyen. Sipas rrugëve Greke psikologjia një kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen.

Psikologjia si çdo shkencë tjetër, zanafillën e ka nga Antika. Njerëzit kanë qënë gjithnjë të interesuar për sjelljen dhe natyrën e njerëzve të tjerë. Ne muni të gjejmë gjurmë të ideve filozofike në psikologji, tek grekët e lashtë. Konkretisht ndryshimi i pikëpamjeve filozofike ndërmjet shkollës së Platonit dhe më pas asaj të Aristotelit si nxënës i shkollës së Platonit, nëse idetë njerëzore janë të lindura apo të fituara.

Përkufizimi i objektit studiues psikologjik për të parën herë u bë nga J.Locke në vitin 1690, në veprën e tij mbi mësimet shtesë associative. Ai e përshkruan mendjen njerëzore si jnë pllakë shkrimi të pashkruar (tabula rasa) mbi të ciën mund të shkruhen të gjitha përvojat jetësore.

Ndikime të tjera në psikologjinë e hershme vijnë prej biologjisë dhe fizikës. Charles Darwin, vëzhgimet e të cilit, të bëra gjatë një udhëtimi për rreth botës, u publikuan në librin e tij "Origjina e Llojeve" të vitit 1859, i cili përshkruan përmbledhtazi teorinë e tij të evolucionit. Darvini sugjeroi se kafshët dhe njerëzit shfaqin sjellje që i përshtaten mjedisit dhe i ndihmojnë ata të mbijetojnë.

Një vit mbas labrit të Darvinit, Gustav Fechner botoi "Elementet e Psikofizikës" në të cilën ai përshkoi përmbledhtazi metodën eksperimentale të maties së eksperiencës shqisore. Kështu futja e metodave shkencore natyrore ndër të tjera në sferën e psikologjisë së ndjenjave dhe shqisave (Psikofizika) pasojë në shekullin XIX nga E. , H. Helmholtz dhe G. T. Fechner dhe shkaktojë ndarjen e Psikologjisë si shkencë në vete dhe Psikologjinë eksperimentale.

Pas hapjes së laboratorëve për psikologji në Evropë erdhi deri tek përkufizimi i saj. Me këtë "teoritë tradicionale substanciale" u zëvendësuan nga teoritë e aktualitetit dhe ato shpirtërore, kështu që Psikologjia përkufizohet si shkencë e vetëdijes.

Si kundërpërgjigje e shkencës natyrore eksperimentale të Psikologjisë, në fillim të shekullit XX-të u krijua botëkuptimi për një Psikologji si shkencë e orientuar.Kjo rrymë i kundërshtonte shpjegimet e rastit të dukurive psikologjike dhe në vend të këtyre vendoste metodat eksperimentale e " shfaqjes shpirtërore" ose një përjetimi intuitiv.

Në këtë rast Psikologjia paraqite si shkencë e përjetimeve. Sot, pikëpamjet e shkollave të mëdha tradicionale të psikologjisë luajnë rolë të rëndësishëm në strukturën e Psikologjisë. Njësimi i psikologjisë, si shkencë, vijnë pas shumë përpjekjeve për të përfshirë shpjegimet e dukurive psikologjike në lëmi të ndryshme, si bie fjala edhe të teorive të informacionit dhe të kibernetikës.

Me këto përfshirje është mundësuar shpjegimi i ndryshimit të marrëdhënieve në drejtimet dhe funksionin ekohës. Teoritë qendrore të kohës së re janë teoria e agresiviteteve, e konflikteve dhe studimi i inteligjencës. Psikologjia praktike funksionon përbrenda hapësirave të Psikologjisë së aplikueshme me lëmit kryesore të diagnozës (Psikolog i përgjithshëm), këshillimit (b.f. këshilltar i profesionit) dhe terapisë (Psikoterapeuti). Për këto lëmi parakusht është studimi i gjatë 8-10 semestra në ndonjë shkollë të lartë të shkencave.

Psikologjia është studimi i mendjes në funksion të sjelljes së njeriut. Objekti studimor themeltar i saj është të kuptuarit e individit dhe të grupit, nëpërmjet përcaktimit të rregullave dhe normave të cilat variojnë nga kategorizimet e përgjithshme tek individualiteti. Drejtimi shkencor në studimin e sjelljes është një karakteristikë e rëndësishme e psikologjisë. Kështu si shkencë, psikologjia ka qëllime dhe metoda shkencore të përbashkëta me shkenca të tjera si p.sh., me biologjinë, kiminë, sociologjinë dhe antropologjinë.

Degët e Psikologjise:

Psikologjia fiziologjike - Studion bazën fiziologjike të proceseve psikike që paraqesin sistemin nervor dhe atë endokrin.
Psikologjia eksperimentale - Psikologët e kësaj fushe të studimit bëjnë prova dhe eksperimente për të studiuar se si reagojnë njerëzit në ngacmues te ndryshëm. **Vërejtje - Metoda e eksperimentit ndalohet në atë moment kur rrezikohet jeta e njeriut.
Psikologjia e zhvillimit - Studion ndryshimet e sjelljes së njeriut si rezultat i kalimit të kohës apo moshës dhe bën studime etapa-etapa.
Psikologjia sociale-Studion ndikimin e faktorëve shoqëror në sjelljet, burimet dhe qëndrimet e individit, po ashtu edhe raportet sociale brenda grupeve dhe ndërmjet grupeve.
Psikologjia klinike dhe e këshillimit - Pjesa më e madhe e psikologeve të klinikës i zbatojnë njohurit psikologjike dhe parimet në diaznifikimin e sjelljeve , sëmundjeve mentale, konfliktit familjar e martesore.
Psikologjia e këshillimit- Përafërsisht i kryejnë të njëjtat punë si te Psikologjia klinike, vetëm se te Psikologjia këshillimit këta të fundit merren me probleme më të lehta, këta më shumë punojnë me nxënës, student, në kapërcimin e problemeve të tyre.
Psikologjia shkollore dhe e edukimit - Psikologët e kësaj fushe më së shumti punojnë në klasifikimin e problemeve emocionale dhe problemeve në mësime. Ndërsa Psikologet e edukimit janë specialist për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Psikologjia industriale dhe inxhinierisë - Psikologët industrialë që ndonjëherë quhen edhe psikologë të organizimit, punojnë kryesisht në organizata punuese. Ata merren me zgjedhjen e punonjsëve më të përshtatshëm për vendpunimet e caktuara ose në zhvillimin e programeve të trajnimit të punonjësve.
Psikologjia e komunikimit
Psikoanaliza

Një drejtim me ndikim të madh në shkencën e psikologjisë është edhe biheviorizmi i cili u paraqit ne SHBA. Themelues i tij ishte psikologu amerikan, Xhon Uotson. Bihejvioristët e kritikonin shumë shpesh psikologjinë strukturaliste per shkak te metodës së introspeksionin nuk e pranonin si metodë shkencore të psikologjisë ata theksonin se psikologjis duhet te studioje vetëm ato fenomene që mund të vërehen nga jashtë dhe që mund te regjistrohen. Sipas bihejvioristëve, metodë shkencore mund të jetë vetëm të vërejturit objektiv.

Metodat e kërkimit shkencor

Metodologjia e kërkimit shkencor është një pjesë e rëndësishme e psikologjisë. Metodat më të rëndësishme që pvrdoren në shumicën e degëve të psikologjisë janë: vëzhgimi natyror, intervistimi, anketimi, testimi, studimi i rastit dhe eksperimenti.

Vëzhgimi natyror

Teknikë studimore e cila bazohet në principin e "pasivitetit" dhe shërben për të regjistruar informacione për subjekte në mjedisin e tyre normal. Dobësia e kësaj teknike konsiston në faktin së studiuesit muni të influencojnë mjedisin në të cilin ndodhen dhe si rrjedhojë vetë sjelljet për të cilat kryhet studimi.

Intervistimi

Në një intervistë subjectif bashkëvepron me psikologun duke iu përgjigjur pyetjeve verbale. Intervistimi ndërtohet në një mënyrë të atillë që të merret information mbi një subjekt si prej sjelljeve të tin ashtu edhe prej përgjigjeve që jepen ndaj pyetjeve. Intervistat muni të jenë të strukturuara ose të pastrukturuara.

Anketimi

Teknikë e cila lejon vjeljen e një informacioni të gjërë për një kohë relativisht të shkurtër. Karakterizohet nga pyetje të shkurtra, të cilave zakonisht njeriu muni t'u përgjigjet shkurt. Një anketim i rëndësishëm që zhvillohet në çdo dhjetë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ai për regjistrimin e popullsisë. Studimi i bazar në anketim merr përgjigje të shkruara tepër shpejt. Por, një dobësi e anketimit është se përgjigjet mund të mos jenë plotësisht të ndershme. Megjithatë anketimi është një mjet shkencor popullor në shkencat sociale dhe në shkencat e sjelljes.

Psikoanaliza

Psikoanaliza përbën një teknike terapeutike. U formua nga Sigmund Freud, i cili edhe e krijoi atë duke u bazuar së pari në ekperiencën personale. Konsiston në një shqyrtim intensiv dhe të gjatë i motivacionit të pavetëdijshëm të pacientit.

Psikoanaliza është vetem ajo që të tregojë dhe hulumtojë se përse njerezitë sillen në menyra të ndryshme ne terë jeten e tyre te perditeshme,dhe se do të ishte mirë që të dihet se perse njeriu frigohet nga lashtesia, errësira, nga insektet etj etj , por do të ishte edhe mirë që të dihej nga kjo se , perse njerezit kanë nganjehere edhe sjellje kriminele dhe cka fshifet prapa tyre.

E tera u pasqyrua në një pjesë të madhe të njerezve për shkak të psiqikes së tyre të semurë, por edhe të gjendjes së përgjtheshme psiqike. Psikoanaliza i përkushtohet njohuris dhe shpirtit te njeriut. Freud ishte vetë mjekë dhe se gjendjet neurotike të pacienteve të tij për të ishin shumë interesante për t'i studjuar. Nëpërmjet teorisë së tij Zigmund Freud tenton të japë një model për shpjegimin e anktheve, e detyruara si një llojë perjetimi të tronditjes të cilat kan lenë gjurmë që nga fëmijëria.

Njeriu nuk duhet që të ketë problemet të medha ose thjeshtë të jetë i sëmurë psiqik që të kerkoj ndihmen nga psikanalisti për trajtim në terapi. Por shumica e njerezve e kan një frikë ne veten e vetë qe¨të mos jenë si të shenuar ose regjistruar , mendojnë se kjo ështe një punë qe duhet te mbahet seket .

Psikoterapia ka të bejë më se shumti me mjekimin të lirë mental sesa me atë te psikiatrisë,qe në çdo rast qellimi i terë kesaj është që njeriu të jetë mirë dhe i menqur me veten e vetë , ta zbulojë ”unin” e vetë, sesa të mjekohet me medikamente oset ek ndoj llojë qendre psikiatrike me pa nevojë.

NJeriu priret të thotë se: ”Une nuk kam probleme të mëdha psiqike që të kërkoj mjekin në psikoterapi.” , dhe nga kjo ka rezoltuar se ata nuk e kan marrur si rast seriz nevojën e mjekimit të tyre në ketë drejtim , por në filllim janë mbyllur ne vete , duke i ikur të vertetes , dhe më pas pas një kohe , ur nuk kan mundur të rezistojnë , janë lajmeruar prapë që të kerkojnë ndihmë. Ështe normale të jetë jonormale

Shumica e njerzve kane një mardhenje të mirë si edhe e quajnë mardhenje dhe dije normale. Të jesh sikur që je vetë dhe të kesh një vetbesim të plotë, kerkohet që njeriu të largohet nga ai mendim duke e bëre vetë ketë që ta vlersoj veten si të tjeret dhe të filloj që ti bejë pyetje vetevetes se kush ne¨te vertet ai ose ajo janë, ose kush jane.

Êshtë e pamundur që njeriu të ketë mundesi që te jetë sikur ata te tjeret , sepse ketu njeriu bie ne ndeshë me origjinalitetin e tij personal.Nese ti mendon se je si të githë te tjeret , s´duhet për të harruar se ti je me ndryshe nga tjeret dhe origjinal ne veten tende.

Edhe nese je i sëmurë psiqikishtë , ke te drejtë të llogarisesh se ti je një pjesë e njerezis dhe kerkon respekt nga rrethi, pra pamvarsishtë nga bindja e jote njerzore ose nga momentet e ndoj llojë semundje në jeten tënde.Cdo njeri vlenë aq shumë sa i tjeteri.

Një Psikoterapeut mundet shpesh qe të ndihmoj ty që te kuptosh dobesit e tua dhe të mesohesh të jetosh me një penges tënden të cilen e mbanë ne brendesi , ose ne anen fizike të trupit, me një fjalë te mesohesh të jetosh edhe si handikap sepse je qenje njerzore si të gjithë. Nese ke problem serioz do të ishte më mire qe ta kuptosh natyren e atij problemi dhe si të tjeret e kuptojnë ketë llojë problemi , e jo të rrish i fshehur nen hijen e marres (turpit)ose të luftosh me veten tënde dhe me ajrin që të rrethon.

Fjala shqipe shpirt e ka prejardhjen nga latinishtja spiritus - frymë.

Shpirti është pjesa jolëndore e njeriut, aftësia e të gjykuarit dhe e të dalluarit midis së keqes dhe së mirës, mendja dhe ndërgjegjja, fryma, fuqia shtytëse për të krijuar, vepruar, menduar dhe përfytyruar. Shpirti është zëri i brendshëm i njeriut.

Sipas fesë, shpirti shkëputet nga trupi i njeriut vetëm me vdekjen e tij trupore. Disa njerëz mendojnë se pa trupat e tyre, shpirtrat mund të ekzistojnë ende në tokë dhe në vende të tjera si parajsa ose ferri. Disa besojnë që shpirtrat mund të flasin me njerëzit, apo ndryshojnë gjërat në botë. Shumë fe e ndalojnë në çdo mënyrë komunikimin me shpirtra të tillë, por disa e përfshijnë këtë si pjesë të ushtrimit të tyre.

Vetëdija (lat. conscientia) është aftësia e zotëruar, e gjendjeve mendore si mendimit, vetëkujdesit, emocionit, ndjeshmërisë, perceptimit, urtësisë dhe kujteses në lidhje mes vetvetes dhe mjedisit. Dukuria e vetëdijes shikohet shpesh si një nga problemet më të mëdhaja ende të pazgjidhura të filozofise dhe shkencave natyrore. Deri tani nuk ka ndonjë përkufizim të përgjithshëm të saktë dhe të pranueshëm për vetëdijen.

Vetëdija është lëndë studimi në psikologji, neurologji, filozofine mendore dhe shkencën njohëse (kognitive).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
C'eshte mendja e njeriut..?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Foto nga Floresita Bossi:PARAJA NUK ESHTE GJITHCKA,,,,POR CFARE ESHTE MIQTE E MI???
» Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Tereze:JETOJE JETEN...
» Artiola Toska:“Kam pesë vjet e martuar, tani dua një fëmijë”
» Migjeni: Kafshatë që s'kapërdihet asht or vlla mjerimi
» Çka është Filozofia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: