PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  BUZËQESHJA, NJË ILAÇ SHUMË I DOBISHËM

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: BUZËQESHJA, NJË ILAÇ SHUMË I DOBISHËM   Tue May 22, 2012 3:21 am

BUZËQESHJA, NJË ILAÇ SHUMË I DOBISHËM


Sa dituri është e përmbledhur tek këto fjalë! Sa pasuri e pa shfrytëzuar! Në kohën tonë depresuese, ku të gjithë qahemi dhe ankohemi për kaq e kaq probleme, ekonomike, sentimentale, familjare profesionale dhe aq të tjera, ilaçi më i mirë jo vetëm për shpirtin, por edhe për trupin, thonë ekspertët, është buzëqeshja!







"Nuk do të ndërroja kurrë buzëqeshjen e Zemrës sime, as me të gjithë pasuritë e të gjithë botës" - na thotë poeti Halil Gibran.



Sa dituri është e përmbledhur tek këto fjalë! Sa pasuri e pa shfrytëzuar! Në kohën tonë depresuese, ku të gjithë qahemi dhe ankohemi për kaq e kaq probleme, ekonomike, sentimentale, familjare profesionale dhe aq të tjera, ilaçi më i mirë jo vetëm për shpirtin, por edhe për trupin, thonë ekspertët, është buzëqeshja!

Po pse e qeshura është ilaç?

Ose ndryshe, nga ah, ah, ah-ja... si do të kalojmë tek ... Ha, ha, ha-ja!!!

Është vërtetuar shkencërisht, se e qeshura shëron shpirtin dhe trupin tonë, mbron zemrën tonë, forcon sistemin frymëmarrës, lufton dhimbjen dhe sidomos depresionin. E qeshura u jep zgjidhje edhe tipave stresues, meqë çdo gjë që na torturon dhe duket e padurueshme, me të qeshurën, duket qesharake!

Buzëqeshni atëherë! Fort, me gjithë zemër, spontanisht… për zemrën tuaj dhe jo vetëm!

Buzëqeshja sipas shumë kërkimeve shkencore:

-Forcon mekanizmin mbrojtës të trupit, pasi kur ne qeshim, organizmi ynë lëshon elektrone imuniteti në hundë dhe në sistemin frymëmarrës, që e mbrojnë nga viruse dhe mikrobe.

-I bën mirë zemrës, pasi zgjerohen venat gjakmbajtëse dhe si rezultat theksohet qarkullimi i gjakut dhe shumohet sasia e gjakut tek damarët. Ata që kanë pësuar atak, me vetëm gjysmë ore të qeshur në ditë, ulet shumë mundësia e të përsëriturit të atakut të zemrës.

-Luftojmë stresin, pasi prodhojmë më shumë endorfina, (hormonet e famshme të gëzimi).

-Kapërcejmë lehtë dhimbjet, pasi hormonet e mësipërme funksionojnë edhe si qetësues.

Dhe sigurisht ndjek edhe mendimi i psikologëve, të cilët na thonë se : "më trego të qeshurën tënde, të të them se kush je!". Pra, konsiderojnë se mund të kuptojmë më mirë karakterin e dikujt nga e qeshura e tij se sa nga një analizë e mërzitshme psikologjike.

Janë dakord gjithashtu se e qeshura, ndriçon disa anë të harruara të problemeve tona, përveç se na qetëson . Na tregon rrugën, na ndez dritën, dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, për më tepër na çlodh !

Buzëqeshni atëherë, bën mirë!



Buzëqeshje VS Humor i keq



Kini kujdes! Humori i keq është një armik që vendos hije mbi personalitetin tonë. Në të vërtetë, humori i keq është një tregues i mungesës së paqes shpirtërore, i mungesës së marrëveshjes me veten tonë.

Është e sigurt se e qeshura ka aftësinë për të dhënë gëzim dhe lumturi. Por, për çfarë lumturie e kemi fjalën? Zakonisht presim nga faktorë të jashtëm të gjejmë gëzimin. GABIM! Filozofia mijëravjeçare na mëson se njeriu duhet të kultivojë gëzimin brenda vetes së tij ose, me fjalë të tjera, na mëson se gëzimi është një gjendje Shpirtërore...



"Buzëqesh , zemra ime, buzëqesh

Gjej kohën për të buzëqeshur

Pasi buzëqeshja është muzika e Shpirtit"

G. Ricos


Mbani mend:


Buzëqeshni akoma edhe në momentet më të vështira të jetës suaj.

Buzëqeshni pasi jeta tregon bukurinë e saj nëpërmes përmbysjeve.

Aty ku mendoni se asgjë nuk mund të shkojë më keq, kini parasysh se buzëqeshja mund të ndryshojë të dhënat.

Sepse, nëse arrijmë të buzëqeshim me diçka, sado e vështirë të jetë , mund edhe ta kapërcejmë.

Buzëqeshni pasi jetë pa vdekje, dhe vdekje pa jetë, nuk mund të ekzistojë. Këtë e quajmë rilindje.

Buzëqeshni dhe buzëqeshja juaj do të dëgjohet!


Për këtë pra:

Të gjejmë motivet, në mënyrë që çdo ditë që fillon të jetë një festë. "Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e humbur.

Le të zgjohemi me gëzim dhe entuziazëm.

Le të karikojmë bateritë tona me energji.

Le të sjellim ne sipërfaqe fëmijën që mbajmë brenda nesh.

Të buzëqeshim shpesh, sidomos me veten tonë.

Tu përgjigjemi sfidave të jetës me vendosmëri.

Të shfaqim dashurinë tonë më shpesh.

Duhet të "marrim frymë" periodikisht, të qetësohemi disa minuta, jo vetëm nga ana fizike, por sidomos nga ana psikologjike dhe mendore.

"Mbaj mënd se jeta të përket dhe mund të ndryshosh gjithçka. Dhe prapë nëse nuk arrin të ndryshosh realitetin, atëherë ndrysho syrin me të cilin e shikon këtë realitet" - N. Kazantzakis



Këtë e dinit?

-Mesatarisht, një rritur qesh rreth 6.205 herë në vit. Kjo do të thotë se ai qesh rreth 17 herë ne ditë. Nuk është shumë: fëmijët qeshin mesatarisht rreth 40 herë në ditë! Këtu duhet të rikujtojmë fjalët e ekspertëve që thonë: "Nuk pushon së qeshuri sepse po plakesh. Por plakesh sepse pushon së buzëqeshuri" - M. Pritchart

-Sigurisht, çdo moshë qesh me gjëra të ndryshme: fëmijët me surprizat që në moshën e tyre janë të shumta, adoleshentët me temat – tabu dhe me satirën e prindërve dhe të mësuesve, dhe të rriturit me lojërat verbale, satirën dhe, nëse jemi të pjekur mjaftueshëm, edhe me vetë veten tonë.

-Një burrë që qesh fort nxjerr frymën e tij nga mushkëritë me një shpejtësi që arrin 100 km në orë!

-Shoqëria nuk është ë detyrueshme për të qeshur, por është vënë re se qeshim më tepër më të njëjtën shaka, nëse ajo bëhet në praninë e të tjerëve. Gjithashtu qeshim mesatarisht 30 herë më tepër kur jemi me shoqërinë se sa kur jemi vetëm.

-E qeshura nuk është vetëm një privilegj njerëzor (mjaft kafshë sikur brejtësit dhe majmunët qeshin). Por vetëm njeriu mund të dallojë përdorimet e ndryshme të së qeshurës: qeshim në mënyrë agresive, sarkazëm, erotikisht, miqësisht, në mënyrë mbrojtëse (për të larguar stresin).

-Grekërit e lashtë besonin se Gelondi (i qeshuri) së bashku me Pasionin dhe Kënaqësinë, ishin dhurata të Perëndeshës Afërditë kundrejt njerëzve.

-Likurgu kishte ndërtuar një tempull në Spartë, ku adhurohej Gelondi (i qeshuri). Tempulli i Gelondit, ekzistonte gjithashtu edhe në qytetin e Thesalisë. Madje një herë në vit organizoheshin lojëra atletike publike në nder të tij.

-Hipokrati besonte në vlerën kuruese të së qeshurës!



Le të vëmë pak gëzim tek gjithçka që bëjmë. Le të kemi një ndjenjë të shëndoshë të humorit të mirë. Dhe të mos harrojmë se buzëqeshja është transmetuese!

sa-kra.ch/

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BUZËQESHJA, NJË ILAÇ SHUMË I DOBISHËM
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anë të mira dhe më shumë pasoja negative
» Shqipëria ka shumë përparësi për turistët evropianë
» Besi Bekteshi: Falja nuk është kulturë e demokracisë shqiptare, por standard që nuk do ta plotësojmë edhe për shumë vite
» Kush Tradhëton më shumë Femra apo Mashkulli ?
» FJALIMI i Azem Hajdarit në vitin 1992: Unë di shumë, ndaj duhet të zhdukem. Jam viktimë e kësaj diktature të re

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: