PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Të vetëdijshëm edhe në botën tjetër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Të vetëdijshëm edhe në botën tjetër   Tue Feb 28, 2012 9:53 pm

Të vetëdijshëm edhe në botën tjetër

Një eksperiment unik shkencor ka ardhur deri te dëshmitë se ndoshta disa nga "mediumet shpirtërore" kanë aftësi paranormale.

Shkenctarët që kanë marr pjesë në hulumtimin e kryer në Universitetin e Arizonës theksojnë se zbulimet janë aq të pazakonshme dhe hulumtojnë themelet mbijetesës e vetëdijes pas vdekjes.

Deri tash të gjithë shkenctarët me renome kanë hudhur poshtë problematikën e lidhur për "jetën pas vdekjes", derisa mediumet shpirtërore janë quajtur sharlatanë.

Mirëpo, studimi i pare laboratorik i një grupi të mediumeve ka zbuluar se ata posedojnë një aftësi shpirtërore për t'i vendosur faktet për të afërmit e vdekur të nerëzve të cilë shpirta i kontaktojnë nëpër seansat. Eksperimenti kishte kyqur 5 mediume, dhe dy persona të panjohur për mediumet që kishin parashtruar pyetje për të afërmit e tyre të vdekur.

Në të dyja gruet e eksperimentimit, të ndarë, secili medium ka kaluar nga një orë me njerin nga personat në laborator ku ishte vendosur një paravan mes tyre, si pengesë fizike për të ndarë kontaktin vizuel.

Nën video mbikëqyrjen e pandërprerë të shkencëtarëve, secili nga mediumet ka bërë bisedë me personat e vdekur, të afërm të atyre personave të panjohur që ndodheshin në laborator. Atyre u ishte lejuar të përgjigjen në pyetjet me fjalët: "po dhe jo". Pas përfundimit të secilës seancë, detajisht janë analizuar informatat që mediumet i posedonin.

Si mesatare, mediumet posedonin më shumë se 80% të informative për të afërmit e vdekur të personit të tretë që ndodhej matanë paravanit. Informatat e poseduara ishin të llojit: emrat e tyre, animet jetësore deri te rrethanat e sakta për vdekjen e tyre. Njëri nga mediumet ka arritur saktësinë madje edhe deri në 93 %.

Tashmë shumë kohë skeptikët suksesin e mediumeve e sqarojnë me të ashtuquajturën "lexim të ftohtë", brenda të cilit "lexim" mediumet kanë parapritje inteligjente për njerëzit e vdekur. Mirëpo, shkenctarët që e kishin kryer këtë hulumtim, ofruan informata që kanë qenë të arritshme edhe për mediumet dhe 60 persona tjerë. Saktësia e tyre ishte 36 %, ndërsa parapritja më e mire ariti madje edhe deri në 54 % duke u përputhur me faktet.

Duke i prezentuar zbulimet në publik, Journal of the Society for Psychical Research, hulumtuesit kanë përfunduar se disa mediume shumë të shkathtë kanë aftësi për të fituar informata të sakta. Gary Schwartz, udhëheqës i hulumtimit ka përfunduar: "Si përfundim i hulumtimit është se ekzistojnë disa mediume shumë të shkathtë që mund të bëjnë diçka të jashtëzakonshme."

Fshehtësia e suksesit të tyre nuk është e njohur. Është çkyqur çdo lloj mundësie për mashtrim të pavetdijshëm apo për ndërfutje të vetëdijshme. Në një eksperiment mediumi ka theksuar se ka komunikuar me nënën e ndjerë të të hulumtuarës, tre ditë para séances dhe e ka thënë lutjen të cilën nëna ia kishte lexuar hulumtueses në fëmijëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Të vetëdijshëm edhe në botën tjetër
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krajka: Kënga e Vaçe Zelës që u këndua vetëm një herë
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» Sanxhakun e qelë “sabahi” me ushtrin e vetë, në krye me shqiptarin Muhamer Zukorliç
» Asllan Dibrani: Gjergj Kastriot Skënderbeu edhe për se vdekuri po i tremb armiqtë!
» Urimet për Ditëlindjen time!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: