PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Misteri i jetes moderne

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Misteri i jetes moderne    Thu May 17, 2012 2:52 am

Krijesa Spring-Heeled Jack, mister i jetes moderne


Ai dilte nga hijet gjate nates ne Londer ne shekullin e 19. I vriste viktimat e tij me gervishtje te tmerrshme dhe me pas ai largohej shume shpejt me fuqite e tij pothuajse mbinjerezore perpara se te mund te behej nje dallim i qarte apo te kuptohej me mire se cfare kishte ndodhur.

Rasti i Spring-Heeled Jack, qe eshte emri qe kjo krijese ka marre ne vendin e origjines, Angli eshte nje prej rasteve me te frikshme qe jane shfaqur gjate Anglise Viktoriane, dhe nje prej te cileve qe nuk kane arritur te zgidhen apo te shpjegohen asnjehere plotesisht.

Sipas shume prej te dhenave ne skedaret historike, sulmet e krijeses filluan ne vitin 1837 ne pjesen jug - perendimore te Londres. Polly Adam, nje punonjese ne Pub ishte njera prej tre grave qe ishte takuar me Spring-Heeled Jack ne shtatorin e atij viti. Sipas deshmive ai e kishte shqyer bluzen e saj dhe e kishte gevishtur ate ne stomak me thonj qe ngjanin si metalike apo kthetra. Viktimat e duarve te tij jepnin pershkrimet e tyre, dhe me to mund te krijohet nje portret pothuajse i cuditshem i krijeses:

* menje pamje burri por me nje fytyre te neveritshme
* thonj te gjate, te mrehte celiku apo kthetra
* i gjate, i holle dhe i fuqishem
* sy te shndritshem
* kishte aftesi te nxirrte flake blu nga goja e tij
* Kishte te veshur nje mantel te erret mbi nje kostum te ngushte, te bardhe mushamaje
* disa prej deshmitareve kane permendur faktin qe ai kishte te veshur nje helmete te ndonje lloji
* krijesa kishte aftesine qe te kercente ne distanca te pabesueshme dhe ne lartesi te jashtezakonshme

Sulmet vazhduan deri ne vitin 1838, duke i detyruar edhe veprimet zyrtare, kryebashkiaku i Londres i cili e deklaroi krijesen nje rrezik publik. U krijua te pakten nje grup vigjilimi qe mundohej sistematikisht te kapte krijesen, por gjithcka pa asnje sukses.

Thashetheme mbi shfaqje te krijeses vazhduan edhe ne vitet 1850, 60', 70'. Ne keto raste ai thuhet se eshte shfaqur, ne syte e te gjitheve dhe me pas eshte larguar duke i lene te habitur dhe te zgjenjyer ata qe po mundoheshin ta kapnin.

Eshte interesant fakti qe ne fakt, Spring-Heeled Jack, anjehere nuk ka vrare apo demtuar seriozisht nje person edhe se ai e kishte mundesine. Pervec Lucy Scales, nje vajze 18 vjecare e cila u raportua qe ishte verbuar ne menyre te perkohshme nga flaket blu qe Jack nxirrte nga goja, nuk ka patur rast tjeter te demtimit serioz.

Kush apo cfare ishte Spring-Heeled Jack? Nje maniak djallezor i zgjuar? Nje demon?

Ka mundesi qe ne te mos te mund ta mesojme asnjehere, dhe ai te ngelet nje prej krijesave me misterioze te koheve moderne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Misteri i jetes moderne
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Albert Zholi: Diogjeni, dhe filozofia moderne
» Remzi Salihu: Lirika moderne dhe avangardja në letërsinë gjermane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: