PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 CO2 shkaktar i perjetimeve te para vdekjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: CO2 shkaktar i perjetimeve te para vdekjes   Tue Feb 28, 2012 9:02 pm

Shkaktari i perjetimeve para vdekjes.



Të ashtuquajturat "përjetime para vdekjes" (njohur në anglisht si NDE, Near Death Experiences) ku pacientë të ndryshëm pohojnë se shohin jetën t'iu kalojë para syve, ose përjetojnë ndjesi paqeje dhe gëzimi, apo takime me qenie mistike, duket se shkaktohen nga prania e shtuar e dyoksidit të karbonit në gjak.

Pas një studimi të Universitetit të Mariborit në Slloveni, ku u testuan individë të moshave të ndryshme të të dy gjinive që kishin kaluar goditje në zemër, u konstatua se pacientët që patën përjetime të tilla shfaqnin sasi shumë më të larta dyoksidi karboni në gjak se sa pacientët që nuk patën përjetime.

Sipas studimit, nga 52 pacientë gjithsej vetëm 11 syresh kishin pasur kësi përjetimesh, ndërsa nuk u konstatua ndonjë përputhje rrethanash të tjera për sa i përket moshës, gjinisë, arsimimit, besimit fetar, frikës nga vdekja, kohës së rikuperimit apo ilaçeve të marra nga secili.

Gjithashtu u konstua se përjetimet në fjalë ishin më të shpeshta tek ata që kishin pasur të atilla dhe më herët.

Sipas mjekëve: "Studimi i shton të dhëna të reja fushës së dukurive të përjetimeve para vdekjes. Lidhja me dyoksidin e karbonit nuk ishte raportuar më parë, ndaj dhe ka nevojë për studim të mëtejshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
CO2 shkaktar i perjetimeve te para vdekjes
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Daut demaku:Shenjat para kthesave
» MBREMJE PERKUJTIMORE ME RASTIN E 1 VJETORIT TE VDEKJES SE AKTORIT TE MADH BEKIM FEHMIU
» Njoftime për të pame dhe përkujtime
» Alfred Papuçiu: 7 vjetori i vdekjes së Akademikut, Prof. Bedri Dedja
» Kastriot Marku: Pjetër Bogdani dhe “Çeta e profetëve” 320 vjet pas vdekjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: