PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përbindëshi që përpinte fëmijë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Përbindëshi që përpinte fëmijë!   Sun May 13, 2012 4:11 am

Përbindëshi që përpinte fëmijë!



Shkëputur nga libri: “Mitologjia, filozofët dhe poetët e lashtë Grekë (I)”.

Mitologjia Greke është aq e larmishme, aq domethënëse sa do të nevojiteshin vite me rradhë për të skicuar profilin e çdo personazhi në veçanti. Mirë po pa përçmuar vlerën e asnjërës prej tyre, disa mite dallojnë vetë-vetiu, pra, të ngjallin/krijojnë një interes të veçantë për t’i hulumtuar më në thellësi. Edhe pse miti konsiderohet si diçka e pavërtetë ose e ekzagjiruar, gjithmonë përcjellë një mesazh të caktuar dhe përshkruan një gjendje që nuk është shumë larg realitetit që jetojmë sot. Pavarësisht nga rrjedha e kohës, e cila shoqërohet me avancime shumëfushore, një gjë mbetet konstante: bota e brendshme shpirtërore e njeriut dhe reagimi i tij karshi çdo fyerjeje apo situate që mund ta sjellë në pozicion të vështirë. Për shembull, sa do tolerant apo i kulturuar që të jesh përpara tradhëtisë apo padrejtësisë nuk mund të qëndrosh dot gjakftohtë apo moskokëçarrës. Ekzistojnë pra, disa situata ku akoma edhe më të fuqishmit… thyhen. Dhe kur ndihesh i nënvlerësuar, hakmarrja hyn në plan të parë. Siç është e njohur, hakmarrja nuk ka kufijë apo mëshirë. Dhe mbaron vetëm kur njeriu që e shkakton atë… VDES, pra veç vdekja mund të “lehtësojë” një zemër të lënduar. Vuajtja asnjëherë nuk mund të konsiderohet ndëshkim i mjaftueshëm. Kështu, në rastin e mëposhtëm hasim një pasqyrë të të lartpërmendurave, një botë të trazuar ndjenjash, një shpirt /trup imoral dhe një reagim EKSTREM (deri diku i justifikuar).

Historia filloi disi kështu:

Lamia ishte një përbindësh mitik në shërbim të Hekatit. Nga mesi e lart ishte një grua e bukur, ndërsa nga mesi e poshtë zvarranike. Lamia ishte e bija e Belusit dhe Libisë. Bukuria e saj kishte manhitur shumë meshkuj, nuk ishin të paktë ata që ishin dashuruar pas saj, madje njëri prej tyre ishte vetë kryezoti… ZEUS.

Dashuria e paligjshme e tyre shkaktoi orgjinë e Herës (pavarësisht se ishte hynji, nuk ndalte së qenuri GRUA, dhe si çdo grua që respektonte vetveten – kërkonte qëndrim analog edhe nga partneri që kishte në krah). E verbuar nga xhelozia, hynjia jo vetëm vrau të gjithë fëmijët e Lamias, (përveç Skilës) dhe e dënoi që të lindte fëmijë të vdekur, por i hoqi gjithashtu gjumin dhe e shndërroi në Përbindësh.

Çmimi i imoralitetit të saj ishte tejet i ashpër, brenda një nate humbi gjithë ç’kishte. Duke mos i mbetur asgjë tjetër veç trishtimit të pafund, ishte shumë e lehtë të shndërrohej në Përbindësh të Vërtëtë. Fakti që nënat e tjera kishin përkrah fëmijët e tyre, e therrte në shpirt. Shumë shpejt, vendosi të zhyste edhe nënat e tjera në dhembje. U përpinte fëmijët nga djepet ku flinin, edhe pse kurrë nuk u kap në flagrancë, pasi shfaqej veç natën nga shëmtia që e kishte përfshirë, të gjithë e dinin se ajo përgjegjësohej për të gjitha. Madje, disa mendonin se në qoftë se i hapnin barkun do të çlironin prej andej fëmijët e gëlltitur nga ajo.

Zeusi i fali dhuntinë që të hiqte dhe rivendoste sytë e saj (sa herë nevojitej) për t’i shpëtuar kështu torturës së pagjumësisë që i kishte përcaktuar Hera.

Sipas disa burimeve të tjera të shek. III e.s., përmendet se në mitologji ekzistonte edhe një përsonazh tjetër me të njëjtin emër. Lamia, një krijesë e rrezikshme që frekuentonte shkretëtirat, atje, thuhej se joshte udhëtarët e rinj me një fërshëllimë të mrekullueshme, ndërsa në vazhdim, pasi i përqeshte dhe u pinte gjakun, u hante organet e brendshme, njëlloj si Empusa.

Ndërsa një variant tjetër i Delfëve referon se Lamia ishte Hynji Burimesh. Dhe se Lamia ose siç njihej ndryshe Sibaris ishte një kafshë e madhe që jetonte brenda një shpelle pranë Fokidës. Thuhej se egërsia e saj nuk kishte kufijë, gllabëronte çdo gjë që i dilte përpara, qoftë njerëz apo kafshë. Duke dashur t’i jepte fund kësaj situate tmerruese, qyteti i Delfëve vendosi të dërgonte një djalosh që ta ekzekutonte. Sipas shortit të hedhur, u zgjodh Alkioneusi, të cilin e zëvendësoi me dëshirën e tij Euribatusi. I guximishëm dhe me vendosmëri të plotë, Euribatusi hyri në shpellë, e rrëmbeu (Lamian) dhe e flaku larg drejt shkëmbinjve, ku dhe u copëtua. Pikërisht në atë vend rrodhi një burim që u quajt Sibaris.

Lorena Stroka

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përbindëshi që përpinte fëmijë!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Artiola Toska:“Kam pesë vjet e martuar, tani dua një fëmijë”
» Muhamet Hoxhaj:Për miqt e mijë extra, Punime të Veçanta dhe Humoristike !!
» Ismet Tahiraj: Nëna Salë (Cikël poetik për fëmijë)
» Urime për Ditëlindje!
» MË 1990 - FALESHIN QINDRA MIJËRA GJAQE PËR ATDHE, PËR FLAMUR, PËR ANTON ÇETTËN, PËR IBRAHIM RUGOVËN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: