PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pervojat pas vdekjes...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Pervojat pas vdekjes...   Tue Feb 28, 2012 8:46 pm

Pervojat pas vdekjes...

Studim mbi përvojat e prag-vdekjes

Doktorë nga 25 spitale britanike dhe amerikane do të studiojnë 1500 të mbijetuar për të kuptuar nëse njerëzve të cilët nuk u punon zemra ose truri (në një moment të caktuar) mund të kenë përvoja jashtë trupit.

Disa persona thonë se shikojnë një tunel apo një dritë të shndritshme, të tjerë shprehen se e shikojnë stafin mjekësor nga tavani.

Studimi, i cili do të zgjasë për tre vjet dhe do të bashkërendohet nga Universiteti i Sauthemptonit, do të përfshijë edhe vendosjen në dhoma të imazheve që mund të shihen vetëm nga sipër.

Për të testuar këtë, kërkuesit kanë realizuar sektorë të veçantë në reanimacion. Këta sektorë kanë në to figura të cilat mund të shihen vetëm nga tavani.

Dr. Sem Parnia, që po kryeson studimin, u shpreh: “Nëse mund të provohet se përgjegjshmëria vazhdon edhe pasi truri nuk punon më, do të vërtetojmë se ndërgjegjja është e ndarë.

Jemi të vetëdijshëm se do të kemi shumë raste kur kjo do të ndodhë, por duhet të jemi të hapur për t’i pranuar ato. Dhe, nëse askush nuk i sheh ato piktura, atëherë do të arrijmë të provojmë se këto përvoja janë iluzione ose kujtime jo të vërteta. Ky është një mister të cilin tashmë e kemi përfshirë në një studim shkencor.

Dr. Parnia punon si një terapist intensiv dhe detyrat e tij të përditshme e çuan të mendonte se shkenca nuk ka gërmuar në çështjen e përvojave të personave që kanë qenë në prag të vdekjes.

Ai u shpreh: “Në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm, vdekja nuk është një moment i veçantë. Është një proces që nis kur zemra ndalon së rrahuri, mushkëritë pushojnë dhe truri nuk funksionon më, i cili në gjuhën mjekësore cilësohet si arrest kardiak. Gjatë arrestit kardiak këto tre kritere janë të pranishme.

Më pas vijon një periudhë kohe, e cila mund të zgjasë nga pak sekonda në një orë a më shumë në të cilën ndihma emergjente mjekësore mund të realizojë me sukses futjen në punë të zemrës dhe ta kthejë mbrapsht procesin e vdekjes.

Ajo që ndiejnë njerëzit gjatë periudhës së arrestit kardiak siguron një dritare unike të të kuptuarit se çfarë provojmë të gjithë gjatë procesit të vdekjes”.

Dr.Parnia dhe kolegët e tij do të analizojnë aktivitetin e trurit të 1500 të mbijetuarve pas një arresti kardiak dhe do të shohin nëse ata mund të risjellin ndërmend imazhet e pikturave.

Spitale që përfshihen në studim janë edhe Adenbruks në Kembrixh, Spitali Universitar në Birmingam dhe Morriston në Svansi, si dhe nëntë spitale në SHBA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Re: Pervojat pas vdekjes...   Tue Feb 28, 2012 8:56 pm

C'fare ndodh pas vdekjes

Doktor Sem Parnia, profesor i qendrës mjekësore “Weill Cornell” të Nju Jorkut, është një prej ekspertëve më të njohur në studimin shkencor të vdekjes. Javën e shkuar, Parnia dhe disa nga kolegët e tij shpallën nisjen e sipërmarrjes së tyre të parë me përmasa madhore: eksplorimin trevjeçar biologjik të përvojave “jashtë trupore”.

Studimi i njohur si “AWARE” (AWAreness during REsuscitation), “Ndërgjegjshmëri pas Ringjalljes”, përfshin 25 qendrat më të rëndësishme mjekësore të Evropës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Do ekzaminojnë 1500 njerëzit që kanë arritur t‘u mbijetojnë atakëve kardiakë. Në një intervistë me revistën amerikane “Time”, doktor Parnia flet për zanafillën e projektit, skeptikët dhe ndryshimin mes mendjes e trurit.


Çfarë metodash do përdorë ky projekt për të verifikuar ato që njerëzit i quajnë përvoja “pranë vdekjes”?

Kur zemra ndalet, në tru nuk mbërrin më gjak. Kështu që aktiviteti i trurit ndërpritet, siç mund edhe ta merrni vetë me mend.

E megjithatë, paradoksalisht 10 ose 20 për qind e njerëzve që janë rikthyer në jetë pas periudhës së ndaljes së zemrës- që mund të zgjasë disa minuta deri pak më shumë se një orë -tregojnë se kanë qenë të ndërgjegjshëm. Çështja kyçe është: Ndodh vërtet kështu, apo është veç një lloj iluzioni? E vetmja mënyrë për ta zbuluar është vendosja e fotove në tavanin e dhomës ku gjenden dhe askund tjetër, pasi ata tregojnë se janë në gjendje të shohin gjithçka.

Kështu, në rast se arrijmë të studiojmë një seri prej 200 apo 300 njerëzish që kanë përjetuar vdekje klinike e janë kthyer sërish në jetë, duke qenë në gjendje të na tregojnë ç‘ndodhte në dhomë e nëse kanë qenë në gjendje t‘i shohin ato fotografi, marrim konfirmimin se ata vazhdojnë të mendojnë edhe pse truri nuk u funksiononte.


Si lidhet ky projekt me perceptimin që ka shoqëria jonë për vdekjen?

Njerëzit në përgjithësi e perceptojnë vdekjen si një çast të vetëm: je i vdekur ose i gjallë. Ky është përkufizimi shkencor që kemi. Por, sipas përkufizimit klinik që kemi ne, kur zemra ndal së rrahuri, mushkëritë ndalojnë së punuari dhe për pasojë edhe truri rresht së funksionuari. Kur mjekët hedhin një rreze drite në syrin e një pacienti, e bëjnë për të vërtetuar se nuk ekziston asnjë lloj refleksi. Refleksi në sy ndërmjetësohet nga qafa e trurit, që është zona e cila na mban gjallë. Nëse ajo nuk funksionon, do të thotë se vetë truri nuk funksionon. Në këtë pikë unë thërras në dhomë një infermiere, e cila mbush certifikatën që vërteton vdekjen e pacientit. Para 50 vjetësh njerëzit nuk mbijetonin pasi qe kryer ky veprim.

Sa është e aftë teknologjia të sfidojë perceptimin që vdekja është një çast?

Në ditët e sotme kemi në dorë teknologji të reja, falë të cilave jemi në gjendje t‘i kthejmë njerëzit në jetë. Në fakt tani po zhvillohen disa medikamente - nuk mund të thotë njeri me siguri se do hidhen ndonjëherë në treg - në gjendje të ngadalësojnë procesin e dëmtimit të qelizave të trurit dhe vdekjen.

Imagjinoni sikur pas dhjetë vjetësh të keni një pacient, zemra e të cilit ka ndalur, dhe falë këtij medikamenti të hatashëm të arrini të ngadalësoni gjithçka, duke bërë që ajo çfarë ndodh gjatë një ore, të zgjasë dy ditë. Me progresin e mjekësisë na duhet të përballemi me një mori pikëpyetjesh etike.


Por çfarë ndodh me individin gjatë asaj kohe? Çfarë ngjet në të në vërtetë?

Për shkak të mungesës së furnizimit me gjak, qelizat hidhen në një lloj eksitomi për të mbajtur veten gjallë. Dhe brenda pesë minutave nisin të dëmtohen apo të ndryshojnë. Me kalimin e një ore dëmi është aq i madh, sa edhe nëse e vëmë përsëri zemrën në punë dhe pompojmë gjak, njeriu nuk mund të kthehet në jetë, pasi qelizat kanë ndryshuar shumë. Pas kësaj, qelizat vazhdojnë të ndryshojnë, kështu që brenda dy ditësh trupi nis të dekompozohet. Ndaj, nuk kemi të bëjmë me një çast të vetëm.

Është një proces që nis me ndalimin e zemrës dhe arrin kulmin e humbjen e plotë të trupit, dekompozimin e të gjitha qelizave. Gjithsesi, çështja përfundimtare është: Çfarë ndodh me mendjen e njeriut? Çfarë ndodh me mendjen dhe ndërgjegjen gjatë vdekjes? A rresht së funksionuari menjëherë me ndaljen e zemrës? Rresht së funksionuari që 2 sekondat e para, 2 minutat e para? Sepse e dimë që qelizat pësojnë ndryshime në atë kohë. A rresht pas 10 minutash, pas gjysmë ore, pas një ore? Dhe lidhur me këtë nuk dimë asgjë.


Si ka qenë intervista juaj e parë me dikë që ka përjetuar një përvojë “jashtë trupit”?

Tepër e fortë dhe tepër modeste. Pasi, para së gjithash, duhet mbajtur parasysh se janë njerëz krejt të sinqertë, që nuk kërkojnë të tërheqin vëmendje apo famë mbi vete. Në shumë raste as që i janë rrëfyer njeriu tjetër për të, pasi i druhen asaj që mund të mendojnë të tjerët. Janë rreth 5 qind rastet që kam intervistuar që kur nisa këtë lloj studimi dhjetë vjet më parë.

Ajo që të lë mbresa është ngjashmëria mes rrëfimeve, realizmi i asaj që përshkruanin. Kam folur me mjekë e me infermiere të cilët më kanë rrëfyer se pacientët u kanë treguar pikë për pikë atë që ndodhte në dhomë gjatë vdekjes klinike. I kam dokumentuar disa prej këtyre rrëfimeve në librin tim, “Çfarë ndodh kur vdesim”, pasi doja që lexuesit të njiheshin me të dyja qëndrimet - jo vetëm të pacientëve, por edhe të mjekëve - dhe të kuptonin si ndihet një mjek në çastin kur një pacient rikthehet në jetë dhe i tregon gjithçka ka ndodhur në ato çaste.

Në libër kam sjellë rastin e një kardiologu, i cili më tha se nuk i kishte treguar asnjeri, pasi nuk kishte një shpjegim për faktin që pacienti i vdekur e i ringjallur i kishte përshkruar me detaje çfarë kishte thënë e kishte bërë gjatë kohës që ishte klinikisht i vdekur. Kjo e kishte çuditur aq shumë, sa mori vendimin as të mos e sillte më në mendje.


Përse mendoni se ka një lloj rezistence ndaj studimeve si ky i juaji?

Pasi po shtyhemi përtej kufijve të shkencës, po punojmë mbi hamendësime dhe perceptime që nuk janë saktësuar kurrë më parë. Shumë njerëz i qëndrojnë idesë se, epo, kur vdes, vdes; kjo është arsyeja. Vdekja është një çast i vetëm: je ose i gjallë ose i vdekur.

Të gjitha këto nuk bazohen në prova shkencore, por janë perceptime shoqërore. Në rast se kthehemi në shekullin XIX, fizikanët mbështeteshin te ligjet e Njutonit për lëvizjen dhe ndjenin se i kishin të gjitha përgjigjet për gjithçka lidhur me universin. Kur shohim botën përreth, fizika njutoniane është tërësisht e mjaftueshme. Arrin të shpjegojë shumë prej atyre gjërave që i kemi para syve çdo ditë.

Por më pas u zbulua se kur e vëren lëvizjen të ndarë në nivele shumë të vegla - përtej niveleve të atomit - ligjet e Njutonit nuk vlejnë më. Kishte ardhur nevoja për një fizikë të re, gjë që na drejtoi te fizika kuantike. Shkaktoi shumë kundërshti, as edhe vetë Ainshtaini nuk e besonte.

Në rastin tonë, po të shohim mendjen, ndërgjegjen dhe trurin, supozimi se mendja dhe truri janë e njëjta gjë vlen në shumë rrethana, pasi në 99 për qind të rrethanave nuk jemi në gjendje të veçojmë trurin nga mendja; punojnë që të dy ekzaktësisht në të njëjtën kohë. Por ekzistojnë disa shembuj ekstremë, si në rastet kur truri ndal së funksionuari, që na bëjnë të mendojmë se ai supozim mund edhe të mos jetë i vërtetë. Kështu, kjo shkencë është po aq e nevojshme, sa fizika e kuanteve.

Përshpejtuesi i grimcave atomike “CERN” mund të na shpjerë prapa deri te rrënjët tona. Mund të na shpjerë te çastet më të para të Big Beng-ut, tamam te zanafilla. Me studimin tonë, për herë të parë kemi në dorë teknologjinë dhe mjetet për të hetuar diçka shumë të rëndësishme. Të shohim çfarë na ndodh kur na vjen çasti i fundit. Mos ndonjë gjë vazhdon?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Re: Pervojat pas vdekjes...   Tue Feb 28, 2012 8:58 pm

Dëshmi të vazhdimit të jetës edhe pas vdekjes

Shkencëtarët, duke hetuar përvojat e njerëzve që kanë qenë pranë vdekjes, thonë të kenë gjetur dëshmi të cilat sugjerojnë se ndërgjegja mund të vazhdojë së qënuri edhe pasi truri ka pushuar së funksionuari.

Kërkimi i cili i iu paraqit shkencëtarëve në Institutin e Teknologjisë në California, ringjalli debatin mbi temën nëse do të kishte jetë pas vdekjes.

"Studimet janë shumë domethënëse në atë që ne kishim të bënim me një grup njerëzish truri i të cilëve nuk funksiononte më…, të cilët kishin proçese 'mendimesh të lëngeta' me arsyetime dhe një kujtesë mbi ngjarjet të cilat kishin ndodhur në kohën kur truri i tyre nuk funksiononte më.’

Kështu deklaroi doktor Sam Parnia në një intervistë, i cili është një nga dy doktorët e Spitalit të përgjithshëm të Southampton në Angli, të cilët kanë studiuar rastet e përjetimeve pranë vdekjes.

“Ne kemi nevojë për të bërë studime më të gjëra në këtë fushë por mundësia është që shpirti i njeriut të vazhdojë të mendojë dhe të arsyetojë edhe pasi zemra e njeriut të ketë pushuar së rrahuri dhe kur ai nuk merr më frymë dhe veprimtaria e trurit të jetë zero".

Doktor Parnia tregonte mbi studimet e tij fillestare të cilat ai i kishte kryer së bashku me kolegët e tij. Rrezultatet e kërkimeve ishin publikuar në revistën ‘Journal of Resuscitation’. Rrezultatet e studimit të tyre kishin qenë aq premtuese sa që ishin mbledhur fonde për të bërë kërkime të reja dhe për të vazhduar mbledhjen e dëshmive.

Shkencëtarët e Spitalit të Përgjithshëm të Southampton gjatë studimit të tyre kishin marrë në pyetje 63 pacientë brenda javës së cilës ata kishin pësuar infarkt. 7 prej tyre mbanin mend çfarë kishin përjetuar. Katër prej përjetimeve ishin të kategorisë pranë-vdekjes. Bëhet fjalë për ndjenja të prehjes dhe gëzimit, kohe që ecën me të shpejtë përpara, rritje të aftësisë të së shquarit, humbje të vetëdijes mbi pasjen e trupit, parje të një drite të bardhë, hyrje në një botë tjetër, takim me një qenie të panjohur dhe mbërritjen në një pikë nga e cila nuk ka kthim prapa.

Një pacient kishte moshën 2 vjeç e gjysëm kur zemra i pushoi së rrahuri. Pas një kohe doktorët mundën ta ringjallnin atë. Prindërit e tij lajmëruan doktor Parnia-n pasi i biri kishte vizatuar veten e tij të lidhur fort pas një tollumbaci prej nga ku shikonte trupin e tij të pa jetë të shtrirë në shtratin e spitalit.

Kur e kishin pyetur se çfarë kishte dashur të tregonte me tollumbacin, ai kishte treguar që “kur vdisje shikoje një dritë dhe kishe një lidhje të fortë pas saj”. Edhe pasi kaluan 6 muaj pas asaj ngjarjeje, djali vazhdonte te vizatonte te njëjtën skenë.

Asnjëri prej këtyre pacientëve nuk ka pasur ulje të nivelit të oksigjenit në trup që mendohet të shkaktojë përjetimin e gjërave të mësipërme.

Udhëheqësi i këtyre studimeve Dr Sam Parnia thotë se askush nuk e kupton plotësisht se si arrijnë qelizat e trurit të formojnë mendimet.

Ai thotë se ndoshta mendja apo ndërgjegja janë të pavarura nga truri. Se qelizat e trurit janë si të gjitha qelizat e tjera të trupit, ato kanë aftësi për të prodhuar proteina dhe kemikale, por nuk janë në gjendje të prodhojnë dukurinë subjektive të mendimit që gjendet tek ne. Truri për ndërgjegjen duhet të jetë një lloj përçuesi i cili po ashtu si aparati televiziv kap valët dhe i kthen ato në pamje dhe zë.

Por këto përfundime janë kundërshtuar nga neurologët. Dr Chris Freeman, psikiatër dhe psikoterapist në Spitalin Mbretëror të Edinburg-ut thotë se nuk ka prova që vërtetojnë se përjetimet për të cilat flitet kanë ndodhur kur truri kishte pushuar së funksionuari.

Ai thotë se dihet që kujtesës nuk mund t'i besohet kryekëput. Kur përjetojmë diçka ne e dimë me siguri të lartë që ajo ka ndodhur por nuk jemi aspak të sigurtë kur është fjala për të treguar se kur ka ndodhur.

Kështu mund të jetë që përjetimet të kenë ndodhur gjatë kohës së marrjes së vetes, apo pak përpara infarktit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pervojat pas vdekjes...   Today at 11:22 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pervojat pas vdekjes...
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MBREMJE PERKUJTIMORE ME RASTIN E 1 VJETORIT TE VDEKJES SE AKTORIT TE MADH BEKIM FEHMIU
» Njoftime për të pame dhe përkujtime
» Alfred Papuçiu: 7 vjetori i vdekjes së Akademikut, Prof. Bedri Dedja
» Kastriot Marku: Pjetër Bogdani dhe “Çeta e profetëve” 320 vjet pas vdekjes
» Mitrush Kuteli në përvjetorin e vdekjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: