PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Katastrofa me “Sukhoi Superjet-100”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Katastrofa me “Sukhoi Superjet-100”   Fri May 11, 2012 4:21 am

Katastrofa me “Sukhoi Superjet-100”: Kush eshte fajtor?


Komiteti Hetimor i Rusise ka ngritur ceshtje penale ne lidhje me faktin e rrezimit te aeroplanit rus “Sukhoi Superjet-100” ne Indonezi. Pervec kesaj do te ndermerret edhe hetimi nderkombetar i shkaqeve te katastrofes. Te gjithe ekspertet pajtohen plotesisht me mendimin se shkak i ketij aksidenti u be perkimi fatal i dy faktoreve: ndryshimi i befasishem i kushteve te motit dhe organizimi i dobet i fluturimit te demonstrimit.

Aeroplani rus “Sukhoi Superjet-100” u zhduk nga ekranet e radareve diten, me 9 maj. Fragmentet e tij u gjeten sot ne mengjes. Me sa duket avioni u perplas me shpatin vertikal te malit Salak jo larg kryeqytetit te Indonezise - Xhakarte. Aeroplanit nuk i mjaftuan vetem disa dhjetera metra per te marre lartesine mbi kreshten e malit. “Sukhoi Superjet-100” po kryente turneun e vet demonstrativ ne gjashte vende te Azise.

Ai u konstruktua ne vitin 2009 dhe pati bere rreth 500 fluturime me nje kohe totale fluturimi prej 800 oresh. Gjate fluturimit te demonstrimit, qe perfundoi me katastrofe, ne bordin e tij ndodheshin perfaqesuesit e kompanive indoneziane - blereseve potenciale te ketij lloj aeroplani.
Ne kete situate me pak nga te gjitha pretendimet duhet te shprehen ne adrese se aeroplanit. Gjate zhvillimit te tij jane perdorur teknologji dhe zgjidhje te tilla, qe jane karakteristike per avionet e medhenj te fluturimeve te largeta, sqaroi eksperti Oleg Pantelejev:

"Kjo lejoi qe, nga njera ane, avioni te jete shume komfort per pasagjeret, kurse, nga ana tjeter, zgjidhjet teknike te aplikuara ne konstruktimin e tij duhet t’i lejojne kompanive ajrore te kursejne ne menyre te qenesishme mjetet financiare gjate kryerjes se mirembajtjes teknike me intervale te gjata kohore. Pervec kesaj, ne sistemin e drejtimit te aeroplanit jane aplikuar zgjidhje te tilla, qe garantojne sigurimin maksimal nga gabimet e pilotimit".

Pretendimet, me teper, duhet t’i paraqiten pales indoneziane, mendon aviatori-kolaudator Magomed Tollbojev:

"Shkaku eshte nje - organizim i keq i fluturimit. Ne kemi fluturuar atje dhe e dime fort mire se ai eshte nje rajon mjaft i komplikuar. Atje ndodhin ndryshime te befasishme te motit, prane ndodhen Oqeani Indian dhe Oqeani Paqesor si dhe nje varg i tere malesh vullkanike. Fluturimi ne kete zone eshte shume i veshtire. Prandaj ai duhej te organizohej ne menyre te tille qe aeroplani te mos fluturonte ne mot me mjegull dhe qe pilotet te dinin se perpara kishin vargmale".

Sot ne vendin e katastrofes po punojne ekipet e shpetimit. Vertete, ata nuk shpresojne te gjejne te mbijetuar. Mister i plote i fluturimit te fundit te “Sukhoi Superjet-100” vazhdon te mbetet deri tani numri i paragjereve ne bordin e tij. Sipas njoftimeve te ndryshme, ne kete fluturim u nisen nga 40-55 persona. Qytetare ruse ne bordin e aeroplanit ishin 8 veta - anetaret e ekuipazhit dhe perfaqesuesit e Kompanise “Sukhoi”.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Katastrofa me “Sukhoi Superjet-100”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: