PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Eksperienca jashtë trupit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Eksperienca jashtë trupit   Tue Feb 28, 2012 8:19 pm

Eksperienca jashtë trupit


Gerry Brownimg




Është fakt i pranuar shkencor se dy trupa nuk mund të zenë të njëjtin vend në të njëjtën kohë. Por një pyetje misterioze ka shqetësuar për shekuj e shekuj me radhë filozofët dhe kërkuesit: A mundet që një trup të jetë në dy vende të ndryshme në të njëtën kohë?

Shumë studime të kohëve të fundit të eksperiencave jashtë-trupit pretendojnë se është shumë e mundur që 'vetja' (psiqika) e një njeriu të dalë nga trupi i tij dhe të shkojë në një vend tjetër ndërkohë që trupi i tij qëndron në pozicionin e parë.

Disa prej dëshmive personale lidhur me eksperienca të tilla ose me "projeksionin yjor”, siç quhet sot nga mistikët, mund të jenë thjesht rezultat i deluzioneve dhe imagjinatës. Dëshmitë kryesore kanë ardhur nga persona që i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale.

Zakonisht, eksperiencat e tyre shpjegohen me efektin e narkozës që dihet se prodhon luhatje të vrullshme në sjelljen e trurit tek pacientët. Por janë përpiluar edhe raporte të tjera mjaft të besueshme mbi pacientë të deklaruar klinikisht të vdekur dhe të ngjallur pas disa minutash. Pasi kanë ardhur në vete, ata kanë treguar se janë shkëputur nga trupi i tyre dhe kanë udhëtuar në një dimension të panjohur.

Në shumë kultura primitive ekziston besimi se shpirti mund të dal nga trupi dhe të shkoj në vende të tjera. Mësime fetare indiane të lashta këshillojnë se si mund të arrihen fuqi mbinatyrore nëpërmjet meditimit, duke përfshirë aftësinë për të lënë trupin fizik dhe për të fluturuar në qiell. Madje besime të kohës thonë se në asnjë mënyrë nuk duhet zgjuar një somnabul (njeri që ecën duke qënë në gjum) sepse kjo mund të pengojë shpirtin e tij që të rihyjë në trupin e tij.

Dëshmi të drejtpërdrejta, parë me sy, se si një person ndodhet fizikisht ose shpirtërisht në dy vende në të njëjtën kohë nuk ka. Sidoqoftë është i mirënjohur rasti i priftit katolik Sh. Antoni Padua.

Shën Antoni jetoi nga 1195 deri 1231 dhe udhëtoi si predikues në Italinë veriore dhe Francën jugore dhe qëndrore. Ai ishte një vizitor i nderuar për shumë kisha dhe mjaft i kërkuar për predikimet e tij.

Sipas të dhënave kishtare mesjetare, ai bënte dy predikime në dy vende të ndryshme njëkohësisht. Kështu, ndërsa po predikonte në kishën e Limoges në Francë në 1226, dhe ndërsa njerëzit po e ndiqnin predikimin e tij me shumë vëmendje, Shën Antoni, papritur, ndërpreu predikimin e tij, hodhi robën e tij mbi kokë dhe u gjunjëzua për disa minuta në heshtje.

Njerëzit në kishë prisnin në heshtje derisa më në fund predikuesi u ngrit në këmbë dhe vazhdoi predikimin. Më vonë atë ditë njerëzit mësuan se çfarë kishte ndodhur. Për habinë dhe kënaqësinë e tyre ata mësuan se, ndërsa figura e priftit rrinte në gjunjë përballë tyre, ai ishte shfaqur në atë kohë përpara njerëzve të një kishe tjetër disa kilometra më larg nga kisha e tyre dhe kishte predikuar. Pastaj ishte zhdukur nga ajo kishë po aq misteriozisht sa edhe ishte shfaqur.

Megjithëse Shën Antoni nuk la asnjë dëshmi me shkrim mbi projeksionin e tij yjor, e njëjta dukuri është përshkruar shumë herë edhe nga njerëz të tjerë duke filluar me shkencëtarë të dëgjuar dhe duke mbaruar me të burgosur të torturuar.

Doktor Aukland Geddes, më vonë Lord Geddes, ka përshkruar eksperiencat e tij me hollësi klinike në një artikull paraqitur Shoqërisë Mbretërore Mjekësore të Edinburgut në 1937. Ja çfarë u tregoi kolegëve të tij. "Isha i shtrirë në shtrat i sëmurë nga ushqimi dhe papritur u ndjeva tmerrësisht keq. Doja t'i bija telefonit për ndihmë, por nuk mundja kështuqë hoqa dorë.

E kuptoja që isha shumë sëmurë, por në asnjë çast nuk m'u errësua ndërgjegja, por pastaj papritur kuptova se ndërgjegja ime po ndahej nga një ndërgjegje tjetër që ishte gjithashtu 'unë'.

Dora dorës, unë kuptova se mund të shikoja jo vetëm trupin tim dhe shtratin ku isha, por gjithshka në shtëpi dhe në kopësht dhe pastaj unë kuptova se po shihja jo vetëm gjërat në shtëpi, por edhe mbi Londër, në fakt, unë po shihja gjithshka ku drejtoja vëmendjen time. Isha i lirë në një dimension kohe të hapësirës."

Geddes mban mend se si shpirti i tij rihyri në trupin e tij pothuaj krejt njëlloj si edhe në rastet e shumë njerëzve të tjerë që kanë qënë midis jetës dhe vdekjes. Geddes vazhdon: "Unë pashë shërbëtoren që hyri në dhomën time, pashë që ajo u shokua dhe vrapoi te telefoni. Pashë doktorin tim që la pacientët e tij në kirurgji dhe nxitoi për në shtëpinë time dhe e dëgjova të thotë "Pothuaj ka mbaruar".

E dëgjova shumë qartë të më fliste në krevat, por unë nuk isha në trupin tim dhe nuk mund t'i përgjigjesha. U mërzita kur pashë që ai mori një shiringë dhe menjëherë më bëri një inxheksion në trup.

Ndërsa zemra filloi të rrahë me forcë, unë u tërhoqa poshtë, por shumë i mërzitur sepse isha kaq i interesuar dhe sapo kisha filluar të kuptoj ku isha dhe çfarë po shihja. Unë hyra në trupin tim me të vërtetë i zemëruar që më kthyen dhe sapo u ktheva, qartësia e vizioneve u zhduk dhe u kthyen dhimbjet. Nga e gjithë kjo kuptova se unë isha i vdekur në një botë tre dimensionale."

Ed Morrell, një i burgosur në burgun e Shtetit Arizona në 1910, përshkruan eksperienca të ngjashme me endje në hapësirë dhe kohë. Morrelit i vishnin shpesh në burg këmishën e forcës sepse ishte shumë i dhunshëm.

Ai tregonte se kjo këmishë e shtrëngonte kaq shumë sa shpesh ai humbte ndjenjat. Gjatë këtyre çasteve të agonisë, ai ndjente që shpirti i tij dilte nga trupi i tij dhe se ai ishte në gjëndje të shkonte ku të donte. Morrel tregonte se ai udhëtonte nëpër SHBA dhe se në një nga këto udhëtime ai njohu një grua të cilën e kërkoi më vonë kur doli nga burgu dhe e mori për grua. Morrel ja tregoi këtë ngjarje edhe Xhek Londonit i cili shkroi një roman duke u bazuar në të (Yje-bredhësi).

Shumë kërkime në këtë drejtim ka bërë psikiatria amerikane Dr. Elizabet Khubler-Ross, e cila harxhoi 20 vjet pranë të sëmurëve rëndë, të rinj dhe të moshuar. Eksperiencat e pacientëve të saj, që kishin qënë në buzë të vdekjes, ishin pothuaj identike me eksperiencat e Lord Geddes 40 vjet më parë.

Pacientët i treguan asaj se kur ndodheshin jashtë trupit ndjeheshin në paqë dhe të fuqishëm dhe se kur thirreshin të ktheheshin në trupin e tyre të shkatërruar nga dhimbjet e bënin këtë pa dëshirë. Psiqiatria i dokumentoi këto dëshmi në librin e saj "Mbi vdekjen dhe të vdekurit", botuar në 1970, ku më vonë shtoi këto fjalë: "Më parë unë nuk besoja në jetën pas vdekjes, tani nuk kam pikë dyshimi në të."

Doktoresha Khubler-Ross raportoi se shumë nga pacientët e saj, të cilët kishin arritur të pranonin rezultatin e paevitueshëm të sëmundjeve të tyre, ishin të bindur se shpirtrat e tyre largoheshin nga trupat e tyre për periudha të gjata kohe, gjatë të cilës kohë, ata ishin të rrethuar nga një forcë e fuqishme dhe e paqtë, dhe se ata shpesh ndeshnin shokë dhe kushurinj të vdekur që kishin ardhur për t'i përgatitur ata për një ekzistencë të re pas vdekjes.

Pacientët ndjenin gëzim dhe lumturi të madhe, dhe vetëm pak prej tyre kishin dëshirë të ktheheshin mbrapsht për në trupin e tyre fizik. Shumë prej tyre, që kishin vuajtur periudha të shkurtra vdekjesh klinike, pa rrahje ose puls të zemrës, ishin kthyer mbrapsht për në trupin e tyre fizik nxitur nga një ndjenjë përgjegjësie ndaj atyre që mund të linin prapa ose nga ndonjë vizion i ndonjë pranie qiellore që u shpjegonte se nuk kishte ardhur koha për ta për të vdekur. Doktoresha ishte e bindur se shumë prej pacientëve të saj, që kishin dalë nga trupi i tyre fizik, përpara se të ngjalleshin me medikamente, nuk kishin frikë të vdisnin.

Shkrimtari Ernest Heminguei kishte patur vizione të vdekjes kur u plagos nga një shrapnel gjatë Luftës së I-rë Botërore në Itali ku kishte vajtur vullnetar. Ai kishte ndenjur i plagosur keq dhe pothuaj pa ndjenja i shtrirë duke pritur ndihmën e shpejtë, e cila i shpëtoi dhe jetën.

Heminguei tregon: "... shpirti im, ose diçka, që dilte drejt e nga trupi im, ashtu siç do të tërhiqnit një shami nga xhepi, fluturoi rreth e qark, pastaj u kthye dhe hyri përsëri në trup, dhe unë nuk isha më i vdekur." Heminguei, i cili më 1961, për shkak të një depresioni, vrau veten, nuk shpjegoi kurrë në se eksperienca që pati i dha atij një farë sigurie ose dyshime mbi perspektivën e jetës pas vdekjes.

Projeksioni yjor nuk kufizohet vetëm me të sëmurët rëndë ose me ata pranë vdekjes. Doktori amerikan Çarls Tart i Universitetit të Kalifornisë, ndërmori një seri eksperimentesh me vullnetarë në gjëndje të mirë shëndetësore të cilët pretendonin se kishin eksperienca jasht-trupore për të parë në se ata mund të jepnin ndonjë dëshmi nën kushte të kontrolluara laboratorike.

Ai i vinte vullnetarët në një shtrat në një dhomë të errët me kontakte elektrike në kokë për të regjistruar modelet e valëve të trurit. Gjithashtu, në dhomë, fshehur në një raft, ishte vënë një copë letër me një numër në të.

Në qoftë se vullnetari do të përpiqej të ngrihej, për të gjetur copën e letrës dhe, pra, për të mashtruar, do të mirrej vesh për shkak të prishjes së kontakteve elektrike. Si masë se mos vullnetari bënte ndonjë marrëveshje me ndonjë person tjetër aty, doktori e shkruante vet shifrën në copën e letrës.

Vullnetari më bindës ishte një grua e re që pretendonte se kishte patur projeksione yjore qysh nga fëmijëria dhe se mund t'i nxiste kur të donte.

Natën e parë në dhomën e provës nuk ndodhi asgjë e veçantë dhe kjo u konfirmua edhe nga modelet elektrike të valëve të trurit. Natën e dytë ajo pretendoi se kishte dalë nga trupi dhe se kishte parë një orë mbi mur megjithëse ora nuk dukej nga pozicioni i saj shtrirë mbi shtrat. Ajo pretendonte se kur pa orën ajo tregonte 3.15 të natës. Modelet elektrike të valëve të trurit të saj u kontrolluan dhe u pa se truri i saj, ekzaktësisht në kohën që thoshte ajo, kishte qënë në aktivitet.

Natën e tretë, vullnetarja pa orën nga mëngjezi dhe kjo u dëshmua nga modelet elektrike. Natën e katërt, përpara se ta zinte gjumi, ajo u përqëndrua thellë dhe në mëngjes u ngrit dhe tha me saktësi të plotë shifrën e fshehur. Ajo tha se kur kishte parë shifrën kishte parë dhe orën, 6.00 e mëngjezit. Modelet e valëve të saj të trurit kishin patur një aktivitet çmendurak pikërisht në atë orë.

Por a provojnë me të vërtetë këto eksperimente dhe kujtimet personale të njerëzve se burrat dhe gratë mund të udhëtojnë duke u larguar nga trupi i tyre dhe shpirtrat e tyre të projektohen në vende të tjera mbi tokë dhe në dimensione të ndryshme?

Qysh nga botimi i kërkimeve të Dr. Khubler-Ros, mijëra njerëz përshkruajnë eksperienca të ngjashme. A mos janë të gjitha këto deluzione, iluzione dhe vegime prej një gjumi të shqetësuar?

Shkencëtari i respektuar pragmatik Dr. Karl Sagan i NASA-s, ka teorinë e tij sipas të cilës gjithkush është i aftë për një eksperiencë të tillë dhe do ta konsideronte atë si një kujtesë të gjallë të një ngjarje vërtetë shpirtërore.

Ai shpjegon: "Çdo qënie njerëzore e ka patur një eksperiencë të ngjashme si të një udhëtari që kthehet nga toka e vdekjes; ndjenjën e fluturimit dhe daljes nga errësira në dritë; eksperiencë në të cilën figura heroike rezaton. Ka vetëm një eksperiencë të përbashkët që mund të përputhet me këtë përshkrim. Ajo quhet lindje."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:34 am

Jashtë trupit - Udhëtimi astral

Nga: Ahmed Bosniq

Perktheu: Hasan Hamezbalaj

“Vallë, jam filozofi i cili ka ëndërruar se është flutur apo jam flutura, që ëndërron se është filozof?!...” Zhuang Zi

Ekzistojnë mjaft dëshmi autentike, si ato nga më të lashtat, siç është “Libri tibetan i të vdekurve” dhe “Libri egjiptas i të vdekurve”, gjer tek përjetimet e ndryshme individuale të dëshmitarëve të besueshëm autoritatrivë, të cilët bindshëm pasqyrojnë atë që shkenca jonë bashkëkohore ende nuk e ka pranuar – se, në rrethana të caktuara trupi astral i njeriut mund ta braktisë trupin fizik dhe një kohë të ekzistojë jashtë ambientit të zakonshëm.

Hulumtuesit e ndryshëm dita më ditë janë gjithnjë e më afër zgjidhjes, tani për tani të këtij fenomenei parapsikologjik.

Sidoqoftë, ende duhet të kalojë edhe mjaft kohë që të dëshmohet se çfarë janë këto mekanizma të fshehtë të trurit tonë gjatë projekcionit astral.

Çka është në realitet projeksioni astral?

Definicioni më i thjeshtë do të ishte: është aftësia e braktisjes së vullnetshme (vetëdijshme) të trupit fizik, duke transferuar shpirtin njëkohësisht në trupin astral, për t’i shfrytëzuar së bashku gjatë qëndrimit paralelisht si në nivelin fizik ashtu edhe në atë astral.

Sipas mësimeve të Teozofisë, trupi astral është njëri nga shtatë nivelet tona të ekzistencës. Aty janë të vendosur qendrat e ndjenjave dëshiirave tona. Filozofia Tantriste na mëson për shtatë qendrat të energjisë që quhen ÇAKRA , ku janë të vendosura burimet e vetë esencës së mundësive njerëzore të ekzistencës.

Duke qëndruar në viset dhe shtetet e ndryshme të Lindjes, para së gjithash në Indi, Nepal dhe Tibet, kam regjistruar shumë kallëzime për aftësitë e jashtëzakonshme parapsikologjike të joginëve dhe lamajve vendas.

Atje, gati nuk kishte njeri që nuk ishte i bindur se trupi është vetëm një mburojë e fortë e energjive të brishta, substile që ekzistojnë në ne.

Levitimi, ecja nëpër ujë, krijimi i çiftit astral, udhëtimi në kohë, qëndrimet në dimensionet tjera të ekzistencës, udhëtimi astral...janë vetëm një pjesë e mundësive dhe ndërtimit ekzistencial njerëzor.

Në Ande dhe në Amazoni, kam regjistruar bestytninë se shamanët e vjetër kanë njohur teknikën e udhëtimit astral në të kaluarën dhe në të ardhmen duke qenë në gjendje që t’i vrojtojnë dhe kontrollojnë hapësirat e mëdha ku ata kanë jetuar dhe vepruar.

Nga ana tjetër, disa hulumtues perëndimorë kanë arritur në përfundim se njeriu ka disa trupa të adaptuar për ekzistim në nivele më të larta – astrale, mentale dhe hyjnore, ndërsa e përbashkëta e qëndrimit në këto nivele, është vetëdija unike pa marrë parasysh se në cilin prej të tyre arrihet.

A mundet çdo njeri ta realizojë projeksionin astral?

Mundet! Bile është e preferueshme. Shumë autorë mendojnë se, sikurse trupit fizik që i nevojitet të qëndrojë në planin fizik dhe aty t’i kënaqë nevojat e veta ekzistenciale, po ashtu edhe trupit astral i nevojitet të qëndrojë një kohë në planin astral.

Edhe diçka: shumica e njerëzve nuk është i vetëdijshëm për udhëtimet e veta astrale, sepse ato i përjeton natën-sa është në gjumë. Psikologët këtë e quajnë si gjumi lucid.

Libri që është para jush nuk ofron përgjigje në të gjitha pyetjet që sigurisht do të parashtrohen para çdo lexuesi. Por, ofron shumë dëshmi fascinante autentike.

Ai hap dyert e mundësive të fshefta njerëzore nëpër të cilat nëse një herë kaloni, kurrë më nuk do të kërkoni që t’i mbyllni dhe t’i harroni. Do të jeni të gjykuar që gjithnjë të parashtroni pytje dhe të hulumtoni.

Ndoshta mu këtu është rrëndësia e këtij libri...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:35 am

Ekziston një anekdotë tipike, të cilën e kemi dëgjuar në variante të shumta duke marrë pjesë në ekspeditën e parë jugosllave gazetaro-hulumtuese “Tibeti `88” e duke udhëtuar nëpër Kashmir, Ladak, Nepal dhe Tibet, e cila tejet qartë shpreh largësinë e arritjes së njohurive të lindjes për njeriun dhe për mundësitë e tij shpirtërore, psikike.

Gjatë kohës kur kthenim prej njërës nga majat më të larta të botës, në kodrinat e larta të Himalajeve, grupi e alpinistëve perëndimorë hasi në një jogin të shkretë i cili në qetësi rrinte ulur në një shkëmb dhe meditonte.
- Si je, o plak? e pyeti në mënyrë të sjellshme njëri nga alpinistët.
- Mirë, bijtë e mi. Prej nga po vini? – na e ktheu jogini.

Kthehemi nga ajo majë - u përgjigj alpinisti duke mos fshehur kënaqësinë e vet e duke treguar me dorë ndaj visoreve të largëta mbi të cilat dominonte maja e mbështjellë me borë e akull të përjetshëm. – Veçsa e kemi pushtuar! Jogini buzëqeshi lehtë dhe me vërejtje tha:
- E keni pasur sigurisht vështirë pasi që me vete ka qenë dashur t’i bartni edhe trupat tuaj të rëndë?!... Bijtë e mi, sa po mburreni me fuqinë!...

Ta lëmë mahinë, por kur para një viti kemi vendosur ta shkruajmë këtë libër e kemi ditur se të dhënat më bindëse do t’i gjenim në besimet e Lindjes, së pari në hinduizëm si dhe në pinjollin e tij më të rëndësishëm – budizmin.

Natyrisht, atëherë as nuk e kemi parandier se numrin më të madh të shembujve të jashtëzakonshëm kemi për ta zbuluar në shkrimet më të vjetra të kulturave që kanë priftuar – sumerike, egjiptiane apo kulturat e Amerikës Latine. Nga ana tjetër, pothuajse në të gjitha religjionet e botës përmendet fenomeni i “udhëtimeve astrale” më së shpeshti si pasojë e çastit të “heqjes për vdekje” në të cilin shpirti ndahet nga trupi.

Hulumtimit të këtij fenomeni disa popuj i janë qasur në mënyrë shumë ambicioze, e si pasojë – deri në ditën e sotme na kanë mbetur shkrime të vlefshme, jo rrallë, fatkeqësisht, të shifruara, të cilat njohja e sotme provon t’i deshifrojë e t’i sqarojë.

Ta përkujtojmë vetëm “Librin egjiptian të të vdekurve” apo veprën kapitale të klerikut lamaist të panjohur “Bardo thódol”, të njohur në Perëndim me emrin “Libri tibetan i të vdekurve”, për të cilën Carl Gustav Jung-u thotë se në të ndoshta “është kapur vezullimi i përmasës së katërt dhe është hequr veli i misterit më të madh të jetës.”

Vetë fjala “bardo” e shpjegon esencën e këtij veprimi fundamental. Kjo është fjalë tibetane, e cila përbëhet nga dy elemente – “bar” dhe “do”. Bar do të thotë në mes, kurse do shënon dyshin. Me fjalë të tjera, “bardo” shënon diçka në mes dyve, në këtë rast – gjendjen në mes të jetës e vdekjes, apo thënë edhe më mirë – në mes të njërës dhe jetës tjetër!

Derisa perëndimorët aktin e varrimit e kuptojnë si mbarim përfundimisht të jetës, për tibetanët e lashtë vdekja paraqet portën nga një aspekt i eskzistencës në tjetrin, pasi që ata thellësisht besojnë se jeta, në të vërtetë, është e paasgjësueshme.

Njëkohësisht, lindja dhe vdekja nuk merren si dy mexhë ekstreme në mesin e të cilave rrjedh ajo që ne sot e quajmë jetë. Përkundrazi, vdekja fillon që nga lindja, ditë pas dite, por nuk përfundon sipas pikëpamjeve tona, por shndërrohet nga një trajtë në tjetrën, derisa jeta përjetësisht vazhdon!

Pikërisht për ciklet e ndryshme apo aspektet e jetës flet “Bardo Thódol”. Megjithatë, mendojmë se do të ishte skajshmërisht jo në rregull po qe se do të merreshim me analizën sipërfaqësore të librit i cili në vete përmban filozofinë më themelore të jetës e vdekjes, por edhe më shumë se kaq - haptazi ofron faktet më delikate e më së vëshiri të kapshme për jetën shpirtërore të njeriut, me aftësi vetanalize për ç’gjë shumë shkencëtarë pohojnë se psikanalistët bashkëkohorë aspak nuk mund t’i ofrohen.*

Edhe pse “Libri tibetan i të vdekurve” ka lindur në shekullin e tetë, shumë dijetarë të kohës sonë besojnë se rrënjët e saj çojnë tek thellësitë më të largëta të së kaluarës njerëzore dhe se ai paraqet vetëm një pjesë të traditave misterioze të Lindjes përmasat e së cilave edhe në këtë kohë është vështirë të merren me mend.

Ndarja e shpirtit nga trupi përmendet në variantet e ndryshme të kulturave më të lashta. Në Egjiptin e moçëm ky fenomen shënohet me termin ka”, sakaq e shohim“në shumë vizatime sesi në formë zogu gëdhin mbi

* Marko Gërçiq: “Arti tibetan i vdekjes”, “Start”, shkurt 1976
trupat e vdekur apo mumiet. Në epin më të lashtë të ruajtur deri më sot, epin sumer për Gilgameshin, vërehen të arriturat fantastike të njohjes së përceptimeve jashtëtrupore.

Para çdo aksioni të rëndësishëm, heronjtë e epit të përshkruar në pllakat e stërlashta prej deltine – Gilgameshi dhe Enkiduji – i luten Perëndisë Shamash, Perëndisë së Diellit, që t’ua dhuronte forcën apo ëndrrën që të mund të shihnin viset e largëta si dhe ngjarjet që do të ngjanin.

Në Bibël, sikurse edhe në “Odisenë” e Homerit, përmenden bisedat me të vdekurit, kurse në “Metamorfozat”, vepër e poetit latin Apulejit nga shekulli i dytë, heroi kryesor tekstualisht tregon: “Iu ofrova kufirit në mes jetës e vdekjes; e kalova pragun e Prozerpinës dhe, pasi kalova nëpër të gjithë përbërësit, u ktheva përsëri: e kam parë diellin sesi thellë në natë ndriçonte me ndriçim të plotë, u jam ofruar zotërave të Botës së Poshtme e të Lartë, i kam parë fytyrë për fytyre dhe u jam lutur për së afërmi...”
Kur ka rënë Troja, Odiseja, pas bredhëritjeve të gjata aventurore nëpër det, në çastet e koncentrimit të jashtëzakonshëm, “e ka parë” kthimin e tij të lumtur në Itakë!

Për të “zbuluar atë që është e padukshme dhe e fshehtë”, gratë gjermane do “të shikonin” në runa (alfabeti i vjetër i gjermanishtes). Runat në të kaluarën ishin të gdhendura në armë e stolira, sakaq mbusheshin me fuqi magjike. Sipas “Eda”-s* runat kanë mundur të ndikojnë në zjarrin dhe në kohën si dhe “shpatave kanë mundur t’ua topisin tehun”. Secila runë (shkronjë) ka pasur kuptim të caktuar.

Në “Eda” flitet edhe për të besuarit në fatin e pamëshirshëm. Ai me ndihmën e runave ka mundur “të parashihet”, por në të nuk ka qenë e mundur të ndikohet.

“...Vdis sot apo nesër, famën e trimave e kemi arritur. Kur të flasë Norna – askush nuk ka për ta pritur mbrëmjen!”

Nornat, në mitologjinë nordike, janë perëndeshat e fatit, Urdi e sundon të kaluarën, Verdandi të tashmen, kurse Skuldi të ardhmen.

Në mitologjinë e Majëve, me demistifikimin e të arriturave fantastike të të cilëve merret edhe shkenca e sotme, ka mbetur i shënuar kujtimi për njerëzit jo të zakonshëm të cilët – kur këtë do ta dëshironin – kanë mundur “t’i shohin viset e panjohura si dhe ngjarjet e fshehta”.

Sundimtarët astekë shpesh e kanë lëshuar gjakun që t’u rrjedhë për të përjetuar “fluturimin qiellor” përmbi mbretërinë e tyre dhe të shihnin sesi nënshtetasit jetonin! Vdekja ndër indianët e Amerikës nuk shënonte fundin definitiv, meqë shpirti i të vdekurit“ka shkuar në vendin e gjuetisë së përjetshme”!

Kryepari Vatikanit, papa Pio (i Pestë) ka fjetur më 7 shtator të viti 1591 që përmes rrugës astrale të fluturojë deri në 925 kilometra larg nga Lepanti dhe të jetë dëshmitar i fitores së Don Huanit të Austrisë mbi turqit, kurse në një letër të tijën dërguar Kishës së Krishtit në Korint, shën Pavli rrëfen për njeriun i cili ka qenë “i zënë përmbi qiellin e tretë”, por nuk lëshohet në detaje dhe nuk flet për atë se ky në përvojën e vet mistike ishte “në trup”, apo “jashtë trupit”...

Sipas raportit të shën Pavlit, nuk ka qenë fjala për kurrfarë gjumi apo halucinacioni, pasi që “trupi ka mundur të lihet në kuptimin më bukfal të fjalës”, meqë njeriu është i thurur “nga trupi material dhe nga trupi shpirtëror...”

Për shumë komandantë të suksesshmëm e luftëtarë të antikës bashkëkohanikët e tyre kanë menduar se dispononin aftësi paranormale dhe se ia dilnin që - që më parë t’i shihnin ngjarjet e ardhshme. Aleksandri i Maqedonisë ka mundur të flejë edhe në shalë, por pas atyre momenteve të shkurtra relaksuese ka ditur të flasë për shumë detaje nga përleshejet luftarake të cilat do të zhvilloheshin më vonë.

“Pothuajse në gjumë fluturonte në ardhmëri dhe atje i regjistronte gjithë hollësitë e ngjarjeve nëpër të cilat do të kalonte me ushtarët e vet”, është shënuar në një kronikë mbi ekspeditat luftarake të Aleksandrit të Madh në Azi.

“Shëtitjet astrale” duket sikur u kanë ndodhur individëve në të gjitha kohët, e jo vetëm njerëzve religjiozë apo njerëzve me ndieshmëri të jashtëzakonshme. Franjo Asishki, nëse është për t’u besuar bashkëkohanikëve të tij, ka mundur të pezullojë në ajër, kurse mjeku gjerman Franz Anton Mesmeri me pasion i ka ushtruar efektet e hipnozës, por edhe përvojat jashtëtrupore të individëve.

Duke gjykuar në bazë të shumë shembujve nga e kaluara, por edhe nga e tashmja, fenomeni i “ndarjes nga trupi” nuk mund të hidhet si produkt i halucinacionit.

Përkundrazi, në botë ka gjithnjë e më shumë njerëz, në mesin e tyre edhe një numër i konsiderueshëm shkencëtarësh autoritativë, të cilët janë gjithnjë e më afër ta pranojnë alternativën fantastike: është e mundshme të lëshohet trupi fizik me anën e një trupi tjetër, e ende të ruhet vetëdija e plotë dhe ndijimi, ende duke i takuar vetë - vetes edhe pse plotësisht je i ndarë nga organizmi fizik, pra – të ekzistosh jashtë trupit!

Duhet pranuar se nuk është krejt lehtë të paramendohet vetëdija që ekziston jashtë trupit fizik. Tekembramja, njohuritë tona të përcaktuara dhe vizioni për botën ku ne jemi vetëm një individ i vetëm, u kundërvihen vizioneve tjera, gati të pakuptueshme në të cilat kanë vend njësoj të rëndësishëm edhe trupi fizik edhe ai astral.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:35 am

Ne jemi mësuar që të përkujdesemi ekskluzivisht për trupin fizik – e mbajmë me ushqim, e freskojmë me medikamente, e hijeshojmë me preparate kozmetike, përkujdesemi për shëndetin e tij...

Trupi fizik është bërë kështu fokus i brengave dhe i përpjekjeve të jetës sonë të zgjuar, e prej kësaj logjikisht rrjedh se besojmë sesi trupi fizik, udhëhequr nga truri si dhe nga numri i pakufizuar i reaksioneve të fshehta kimike, e përbëjnë tërësinë e qenies sonë.

Në këtë skemë kemi përfshirë edhe disa procese të pakuptueshme dhe ende të pashpjegueshme organike (?!) siç janë kujtesa, intuita, telepatia, parashikimi i ngjarjeve, parandjenja, shpresa, telekineza...

Duke ndjekur këtë analogji, kemi ardhur edhe gjer tek bindja se krejt kjo që jemi është e definuar dhe e kufizuar me mbështjellësin e mishit, gjakut, eshtrave dhe nervave. Është aq thjesht të shikohemi në pasqyrë dhe të jemi të bindur se trupi i cili shikohet në të si dhe vetëdija e cila e drejton atë janë të lidhur pandashmërisht e sesi njëra pa tjetrën nuk mund as të mendohet!

Dhe mandej, sa thjesht është që këtë reduktim materialist ta shfrytëzojmë si argument të denjë kundër mundësisë për të mbijetuar vdekjen fizike! A është, përfundimisht, vërtet e mundshme që intelekti, kuptimi, imagjinata, gjykimi, kujtesa si dhe të gjitha funksionet tjera të vetëdijes të mund të ekzistojnë në trajtë të pastër pavarësisht nga trupi? A mund të ndahet krejt kjo, ta lëshojë trupin fizik, të pezullojë...?!

Psikologu Charles Tart nga Universiteti i Kalifornisë e ka zbuluar gruan për të cilën përvojat jashtëtrupore dhe shëtitjet astrale kanë qenë aq të natyrshme e të thjeshta saqë në fëmijëri sinqerisht ka menduar se kjo është veti e të gjithë njerëzve të gjallë! Tart ka përgatitur hollësisht eksperimentin në të cilin është kërkuar që e eksperimentuara të flejë në laborator me elektrodat e vëna që do të regjistronin valët trunore.

Njëkohësisht, pjesa e saj astrale e ka pasur për detyrë “të lexojë”, pa e pas parë më parë, numrin e zgjedhur pesëshifror të vënë në pllakën lart mbi kokën e saj. Pas një kohe të caktuar, edhe pse me mjete medicinale ka qenë e lidhur për shtrati, “ka fluturuar” lart dhe saktësisht ka treguar se për cilin numër është fjala!

Megjithatë, tentativat e ngjashme shkencore janë të ngarkuara me mëdyshjen –është apo nuk është e mundur shkencërisht të vërtetohen fenomenet psikike.

Mjetet dhe metodat të cilat, në të vërtetë, do të mund ta regjistronin si duhet fenomenin psikik janë të bazuara në supozimin e vjetër se fakt shkencor është vetëm ai i cili mund të matet dhe shikohet.

Materiali metafizik, ndërkaq, përnga natyra e vet i kundërvihet të kuptuarit dhe jo rrallë di të fshihet në kushtet laboratorike. Shumë njerëz tendosen posa të hyjnë në ndonjë institucion shkencor, pa le më kur të ulen në kabinë e në të të lidhen me ndonjë instrument apo aparat.

Shëruesja e njohur në botë Olga Worral e përkujton eksperimentin e parë të kryer në laborator: “Kur për të parën herë jam përqëndruar në gjethin e dëmtuar të një bime, gjatë eksperimentit për ta shëruar atë thjesht - e kam djegur! Ka qenë dashur së këndejmi që deri diku të ngadalësohem në atë mënyrë që t’i përshtatesha laboratorit!”

Shumica e atyre që kanë sukses të punojnë në kushtet laboratorike gradualisht i humbin aftësitë e veçanta, gjë të cilën shkencëtarët e quajnë efekt të dobësimit.

Paragnostiku Ingo Swann, për të cilin edhe më vonë do të bëhet fjalë, është shembull i prekshëm i mëdyshjes së përmendur shkencore. Edhe pse është treguar habitshmërisht i suksesshëm në eksperimentimet rreptësisht të kontrolluara laboratorike – duke ndryshuar, për shembull, ekskluzivisht me fuqinë e vullnetit shprehjen e termometrit në rezervoarin e izoluar në të ngrohtë apo në të ftohtë – ka të dhëna se sukseset e tilla zbulojnë vetëm një pjesë të vogël të potencialeve të tij psikike.

Në eksperimentet me përjetimet jashtëtrupore apo udhëtimet astrale (shkencëtarët ende e quajnë – shikim në largësi). Swann “shkon” deri tek cilado pikë në planetin tonë nëse i ka të përcaktuara gjatësinë e gjerësinë gjeografike si dhe të skicuara saktë pyjet, lumenjtë, sheshet dhe objektet e banimit, pikërisht siç janë të shpërndara në atë vend.

Kur në kuadrin e ndonjë eksperimenti pranë Shoqatës amerikane për hulumtime psikike në Nju Jork e kanë lutur që “të hulumtojë” në kutinë e fshehur dhe detajisht ta përshkruajë përmbajtjen e saj, Swanni indiferent ua ktheu: “Keni harruar ta ndizni dritën në kuti. Është errësirë!” Ka pasur të drejtë.

Megjithatë, të gjitha këto janë suksese mizerable nëse i krahasojmë me ato që Ingo Swann si dhe kolegët e tij do t’i mbërrijnë duke punuar krye në vete. Njëherë, pas muajve të mërzitshëm të punës laboratorike në Kaliforni, Swann i ka telefonuar mikut të vet, po ashtu paragnostik, Harold Sherman, në një vend larg tij pothuajse dy mijë e pesëqind kilometra dhe i ka propozuar “shëtitje” të përbashkët prej nja 960.000.000 kilometrash – i propozoi, në të vërtetë, që njëkohësisht, rrugës astrale, të shkonin në planetin Jupiter, për të cilin natyrisht se nuk kanë ditur asgjë, e në afërsi të të cilit ato ditë ka qenë dashur të gjendej edhe sonda amerikane “Pionier 10”. Sherman është pajtuar dhe shëtitja e pazakonshme astrale ka mundur të fillojë.

Të nesërmen astrofizicientët amerikanë ndaras kanë shënuar vrojtimet e tyre për ngjyrat, peizazhet, atmosferën si dhe veçoritë tjera karakteristike të Jupiterit dhe kanë vërtetuar ngjashmëri të pabesueshme. Aq më tepër, vrojtimet e tyre kanë qenë gati identike me vrojtimet e aparateve elektronike e të ndërlikuara, të instaluara në “Pionier 10”!

Jo shumë gjatë pastaj, pas nxitjes së një botuesi amerikan të literaturës shkencore, vëmendjen e Inga Swann-it dhe Harold Sherman-it e ka preokupuar Merkuri, përskaj të cilit së frikti ka qenë dashur të kalojë sonda kozmike amerikane “Mariner 10”.

Eksperimenti është zhvilluar më 11 mars 1974, tetëmbëdhjetë ditë para se “Mariner 10”-tëshi të gjendej në afërsinë e Merkurit, sakaq e ka përcjellë fizikantja amerikane Janet Michell.

Pasi që i ka krahasuar të dhënat e dy paragnostikëve me të dhënat që ka emetuar sonda amerikane, ka vërtetuar ngjashmëri të jashtëzakonshme në shumë detaje. Për planetin më të vogël të sistemit diellor në atë kohë shumë pak është ditur, e madje edhe është besuar se Merkuri fare as që është i mbështjellë me atmosferë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:35 am

Megjithatë, më 11 mars Sherman dhe Swann kanë shpallur se rreth Merkurit ekziston atmosfera, “por e një shtrese shumë të vogël”. Swann ka thënë: “Atmosfera e Merkurit nuk është e mjaftueshme të shprehë kaltërsinë qiellore. Ajo është e zezë, përpos drejtpërdrejt kthyer nga diellit, ku ngjyra e saj është purpurore.”

Pas hulumtimeve të para shkencëtarët amerikanë më 6 prill kanë njoftuar se “Mariner 10”-tëshi në Merkur ka zbuluar atmosferë, por “skajshmërisht të hollë”, e cila për qindra bilionë herë është më e hollë se atmosfera e Tokës. Ekzistenca e saj është e padyshimtë”!

Befasia tjetër ka qenë e lidhur me të dhënat nga sonda amerikane të cilat tregojnë se rreth Merkurit vepron fusha magnetike. Sherman në udhëtimin e vet astral e ka regjistruar “lojën gjigante të grimcave” të cilat lëvizen nga rrezet e diellit. Njëkohësisht, Swann drejtpërdrejt ka paralajmëruar sferën magnetike të cilën e ka “përjetuar” si një lloj plazme të skuqur, e cila në anën diellore të planetit është më e hollë, kurse në anën e kundërt më e trashë dhe më e gjatë. Vezullimet e dritës diellore në këtë masë ngjallin efekte të ngjyrave të ndryshme në emulzion!

“Mariner 10” zbuloi se vërtet ekziston “bishti” i pandriçuar i Diellit e se në masën më të madhe përmban helium.

Përpos kësaj, që të dy paragnostikët amerikanë kanë zbuluar dukurinë e ngjashme me dritën polare. Swann ka thënë: “Befas lajmërohen ylberët në drejtime të ndryshme”. Sherman sipërfaqen e planetit të largët vende-vende e ka parë si “stufë të zjarrtë” me ngjyrë të kuqe me shpërthime të ngjyrave.

Të dhënat nga “Mariner 10”-tëshi, në anën tjetër, tregojnë për “drita të forta të ngjashme me ato polare në anën e errët të Merkurit... si dhe për thërrmija të ngjeshura të cilat gjithnjë kërcejnë në gjithësi”!

Swann dhe Sherman, po ashtu, me shumë detaje interesante e kanë përshkruar sipërfaqen e Merkurit. Swann madje “ka parë” “retë të cilat shumë shpejt kanë lëvizur, si dhe një lloj vegjetacioni primitiv”. Këto të dhëna sakaq nuk kanë mundur të krahasohen me të dhënat e fluturakes amerikane, pasi që sonda, fatkeqësisht, nuk ka pasur sukses t’i ofrohet mjaft sipërfaqes së Merkurit!

Në botë ka gjithnjë e më shumë shkencëtarë të cilët pajtohen rreth një gjëje: secili njeri deri diku e ka të zhvilluar qendrën për projeksion astral, por vetëm tek të rrallët kjo aftësi ka dalur në plan të parë. Megjithatë, jepen vërejtje se këmbënguljet dhe tentimet e tepruara “për të dalur nga trupi fizik” mund të jenë të papëlqyera, e shpesh edhe të rrezikshme.

Psikologu klinik nga Kalifornia Allan Cohen thekson: “Kemi më së paku dy mijë raste të dokumentuara ku individët kanë pasur nevojë të domosdoshme të psikologut shkaku i simptomave të kushtëzuara nga tentimet e hershme, ende të papëergatitur për zhvillimin e mundësive astrale.”! Ernest Pecci, e cila specialitet neuropsikiatrik e ka shpëtimin e viktimave të fluturimeve astrale, po ashtu tërheq vërejtjen për rrezikun nga tentimi që me zor të hyhet në psi-malin e pashkelur pa udhërrëfyes dhe pa ndihmën profesionale.

Prandaj, gjithsesi duhet t’iu shmangeni guruve e joginëve të rrejshëm, si dhe shëtitjeve astrale nën ndikimin e narkotikëve. Janë të pranueshme vetëm këshillat e shkencëtarëve seriozë.

Vetëm një numër i vogël njerëzish e ka ditur se Carl Gustav Jung, nxënësi i dikurshëm i Sigmund Freud-it, e më vonë edhe kolegë – njeriu i cili e ka ripërtrirë psikologjinë analitike – është interesuar së tepërmi për fenomenet parapsikologjike, veçanërisht për projeksionet astrale dhe telepatinë.

Ndërkaq, këtë kurrë nuk e ka shprehur hapur gjatë jetës së vet, duke besuar se kjo mund t’i bëjë dëm prestigjit e autoritetit të tij prej shkencëtari e psikologu të pranuar, i cili seriozisht merret me hulumtimet shkencore.

Por, as anëtarëve të familjes së vet e as miqve të tij nuk do t’u dukej e çuditshme nëse ai do të merrej me fenomenet e mbinatyrshme. Në të vërtetë, që nga stërgjyshërit e tij është ditur se familja e tij ka poseduar aftësi “për t’i parë shpirtërat”.

Madje edhe nëna e tij ka mbajtur një lloj ditari ku ka shënuar raste të shumta të parandjenjave, të fenomeneve telepatike dhe të ëndrrave paranjohëse (prekognitive).

Akoma si djalosh Jungu ka pohuar se ka aftësi telekineze (që me anë të mendimeve t’i lëvizë objektet). Siç ka shkruar John M’Clien, publicist, i cili me vite merret me mbledhjen e përjetimeve misterioze, secili që analizon teoritë e Jungut mund të konstatojë sesa kanë qenë të rëndësishme në jetën e tij dukuritë e panjohura e misterioze, dukuritë të cilat janë ngushtë të lidhura me parapsikologjinë.

Kështu edhe ka ardhur gjer tek ndarja me Sigmund Freud-in në vitin 1911 dhe atë kryesisht shkaku se Jungu nuk ka mundur ta pranojë teorinë e Freud-it – sesi të gjitha marrëdhëniet të kushtëzuara janë nga instikti seksual. Jungu përkundrazi thekson se të gjitha sjelljet dhe marrëdhëniet duhet t’i mvishen “forcës jetësore” në të cilën ndikon “e pavetëdijshmja kolektive”, që trashëgohet gjatë shekujve.

Në atë “forcë jetësore”, e cila sipas Jungut i kushtëzon të gjitha marrëdhëniet tona, ai madje llogarit paraqitjen e shpirtërave misteriozë, të fantazmave e demonëve.
Si është e mundur që një, mbi të gjitha, shkencëtar i përkortë të vijë gjer tek përfundimet e këtilla?!

Përgjigjja është – kryesisht nga përvojat e veta, për të cilat Jungu kësisoji shkruan: “Ato janë një pjesë e argumentit për ekzistencën dhe vazhdimësinë e shpirtit pas vdekjes.”

Një nga argumentet më dramatike dhe më të pashpjegueshme nga të gjitha argumentet për të cilët ka shkruar Jungu ka qenë ai të cilin e ka quajtur “Sekreti i librave të kuq”.

Jungu, një natë, duke mos u ndier mirë, ka shkuar ca më herët në krevat. Por, nuk ka mundur të flejë menjëherë. Atë ditë ka qenë në varrimin e një mikut të tij të mirë i cili ka banuar në një shtëpi pranë të tijës. Me sytë gjerësisht të hapur në errësirë, në dhomën në të cilën nuk ka hyrë as shushurima e erës, nëpër kokën e profesor Jungut kanë kaluar kujtimet e kësaj miqësie shumëvjeçare.

Atëherë Jungu papritmas e ka parë hijen, ka dëgjuar zhurmën. Diçka ka zënë për të lëvizur. Nëpër dritën e dobët të qiriut, e cila ka depërtuar përmes perdeve, ka vërejtur një manifestim: njeriun, jashtëzakonisht të hollë e të gjatë, në të cilin shumë shpejt njohu mikun, nga varrimi i të cilit ishte kthyer jo më parë se para tri orësh!

“Qëndronte afër krevatit tek këmbët e mia dhe dukej mu si edhe gjithmonë. M’u ka drejtuar dhe më ka pyetur se a do të dëshiroja të shkoja diku me të”, shkroi më vonë Jungu. “Nuk e kisha ndjenjën e ndonjë fantazme. Më parë, kjo ishte ndonjë vizion për të, diçka që vetes ia kam shpjeguar si shfaqje të fantazisë.”

Meqë Jungu ende ka qëndruar në krevat e duke mos u besuar syve ka shikuar, hija është nisur kah dera duke ia bërë me dorë. “Atëherë jam ndier si të isha plotësisht në gjendje transi. Nuk e kam lëshuar krevatin me të vërtetë, por kam qenë i vetëdijshëm se shpirti im pikërisht ka shkuar me të! Kam qenë i dërguar nëpër kopsht, rrugës, deri tek shtëpia ku banonte miku im!”

Sipas tregimit të mëtutjeshëm, kanë hyrë në shtëpi dhe Jungu është dërguar në dhomën e punës. Atje hija e dukshme e mikut të vet ka hipur mbi një karrige të vogël dhe ia ka treguar Jungut të dytën nga vargu me gjashtë libra të kuqe të cilat kanë qëndruar në raftin e fundit të komodinës së lartë të murit.

Me këtë ka përfunduar vizioni i pazakonshëm. Jungu ka kërcyer me hov, ka ndezur llampën pranë krevatit të vet dhe e ka kontrolluar tërë shtëpinë. Ka konstatuar se dyert e jashtme kanë qenë të mbyllura në mënyrë të rregullt dhe se asnjë objekt nuk ka luajtur nga vendi i vet.

Mëngjesin e ardhshëm gjëja e parë që i është kujtuar ka qenë ngjarja nga nata e shkuar dhe ka ndier instikt të fuqishëm që diçka të bëjë.

Ka dalur që të vizitojë vejushën e mikut të vet, shfaqjen astrale të të cilit e kishte parë natën e shkuar. Gjatë kësaj vizite e ka lutur zonjën që ta lejonte të shfletonte një libër për të cilin supozonte se do të mund të ishte në bibliotekë.

Kur ka hyrë në dhomën fqinje, gjëja e parë që ka vërejtur ka qenë radha i librave të kuq në raftin e fundit të komodinës së murit. Jungu ka gjetur pikërisht karrigen e njëjtë të vogë mbi të cilën natën e kaluar kishte qëndruar trupi astral i mikut të vet të vdekur. Pastaj ka hipur dhe ka marrë librin e kuq të dytë me radhë. Ishte kjo vepra e njohur e Emil Zolës. Titulli ishte: “Fuqia e të vdekurve”!...

Jungu, i cili merrej si njeri tejet racional, ka shkruar: “Bibliotekën e tij nuk e kisha të njohur dhe në dhomën e tij të punës kam qenë vërtet tepër rrallë. Nuk e kam ditur se cilët libra i ka poseduar. Përmbajtja e librit të cilin ma tregoi nuk m’u duk interesante, por titulli ishte shumë me domethënie lidhur me këtë ngjarje!”

Viteve në vazhdim rasti i “Sekretit të librave të kuq” filloi gjithnjë e më shumë të fitonte peshë në kujtimet e Jungut. Vallë, mos ishte krejt kjo trillim i mendjes së tij? Mos, vallë, kishim të bënim me halucinacionet? Apo, vërtet ishte në pyetje udhëtimi astral?!...

Më në fund e ka gjetur përgjigjen e cila për arsyen e tij ishte pak a shumë e pranueshme. “E kam pasur me siguri argumentin se ai para meje ka qëndruar si hije”, ka shkruar shkurtimisht para vdekjes. “Atëherë vetvetes i kam thënë: argumente nuk ka as këtu, as atje. Në vend, pra, se ta shpjegoj me fantazinë time, njësoj mund ta përshkruaj në favor të dyshimit dhe ta pranoj si realitet.”

Kur Karl Gustav Jungu ka vdekur në moshën e tij tetëdhjetegjashtëvjeçare ka përfunduar një periudhë e hulumtimeve psikike. Krejt çka ka lënë pas vetes i ka ndihmuar shkencës në përparimin e mëtejmë. Kurse ai pothuajse nuk ka ndier keqardhje që po vdiste. Përkundrazi, ka vdekur gati duke gjakuar. Dhe duket sikur është përpjekur që me vdekjen t’i zgjidhë disa enigma që e kanë preokupuar gjatë jetës së tij të gjatë e metodike, e për të cilat, thjesht, nuk kishte përgjigje.

A thua, vallë, i ka zgjidhur?...

Mjerueshmëria e besimit në përvojat jashtëtrupore si dhe në udhëtimet astrale në pjesën më të madhe është pasojë edhe e historisë. Ajo, të flasim vetëm në kuptimin e krahasimit, është e kohës më të re. Por, besimi antik dhe universal mbi ndarjen bazike të trupit e shpirtit siç duket është justifikuar me këto përvoja, të cilat tek shumë njerëz përsëri kanë rikthyer ndjenjën e fuqishme të trajtës shpirtërore të jetës.

Megjithatë, në tetëdhjetë vjetët e fundit e më shumë hulumtimet intensive shkencore të fenomeneve psikike kanë zbuluar dëshmi të shumta të cilat tregojnë se përvojat jashtëtrupore, nëse merret madje edhe vetëm një sferë e së ashtuquajturës paranormale, nuk janë as halucinacione, e as kompensim, siç psikanalistët dëshirojnë të thonë, “të nevojave frustruese psikologjike”.

Prandaj, edhe është krejt e sigurt se shkenca për një kohë të shkurtër ka për të pranuar ekzistencën e fenomeneve parapsikologjike, duke përfshirë edhe projeksionin astral, prandaj thënë haptazi: ato ekzistojnë, ato janë të vërteta, ato janë normale!

Deri më atëherë, shkenca do të jetë e detyruar ta dëshmojë vërtetësinë e rrëfimeve të shumta për shëtitjet astrale në kohën dhe hapësirën në të cilën jetojmë. Për këtë më së shumti do t’i ndihmojnë individët siç ishte i mëlartpërmenduri Ingo Swann, i cili viteve të fundit ka mbërritur suksese të rëndësishme në eksperimentet laboratorike me projeksionin e vetëdijes.

Seria më e re e eksperimenteve të suksesshme është kryer nën patronatin e Shoqatës Amerikane për Hulumtimet psikike (ASPR), sakaq e kishte për qëllim argumentimin shkencor - lëvizjet astrale.

Testet e para me grupin e zgjedhur të njerëzve kanë treguar se pesëmbëdhjetë për qind e pjesëmarrësve, respektivisht e të hulumtuarve kanë qenë në gjendje që shumë detajisht të përshkruajnë objektet dhe personat në largësi të mëdha.

Eksperimentet e mëdha me Ingo Swann-in kanë zbuluar se me rastin e shfaqjes së OOBE-së (në gjuhën angleze: Out of body experience, që në përkthim të lirë do të thotë: “trupi astral”) në encefalogramin e zonës së të pamit ngandonjëherë lajmërohet rënie e dukshme e tendosjes.

Me rastin e një eksperimenti tjetër Ingo Swann ka patur sukses që të ndikojë në një detektor special. Instrumenti të cilin e ka ndërtuar një nobelist amerikan, është përbërë nga një mbrojtës i cili fare nuk i lëshon impulset magnetike. Aparati pa kurrfarë pengesash ka funksionuar dy vjet.

Kur Ingo Swann me rastin e eksperimentit me projeksionin astral ka filluar ta përshkruajë përbërjen dhe mekanizmin e atij mjeti të ndërlikuar, aparati thjesht nuk ka funksionuar.

Pas disa minutash ai fenomen është përsëritur, gjë që shkencëtarët i ka habitur e çka deri në ditën e sotme nuk është shpjeguar dot. Më në fund, nuk është lehtë të përgjigjesh në pyetjen – se a thua vërtet Igor Swann me ndihmën e trupit të vet astral apo me vetëdijen e vet ka ndikuar në funksionin e aparatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:36 am

Sipas mendimit të disa parapsikologëve është e mundshme edhe zgjidhja e tretë – që Swann në mënyrën psikokinetike të ketë ndikuar që mekanizmi i detektorit special të pushojë së punuari!

Lajmet që viteve të fundit na arrijnë nga përtej Atlantikut na bindin se edhe në laboratore të tjera shkencore po kryhen eksperimente me persona të cilët lehtë e përjetojnë projeksionin astral.

Eksperimentet e shumta me Blue Harry, student i Univeristetit Xhuk, të kryera në kushte të rrepta shkencore, kanë treguar se ky njeri i ri është në gjendje të bëjë shëtitje astrale edhe në hapësira të mbyllura, që në to “të njohë” e të përshkruajë të gjitha gjërat e objektet, që të fluturojë mbi regjionet e largëta e që madje edhe të ndikojë në shtazë!

Edhe mjekja e njohur Rauni-Leena Luukanen nga Rovaniemija në Laponinë finlandeze i takon të njëjtit grup të sensitivëve ku janë Swann, Harold Sherman, Blue Harry e të tjerë. Përvojën e parë jashtëtrupore e kishte gjatë kohës së një operacioni në vitet gjashtëdhjetë.

“Kam qenë nën narkozë dhe në një çast ndieva sesi ndodhesha jashtë trupit”, i kujton ato momente traumatike Rauni-Leena Luukanen. “I kam parë bukur mjekët dhe motrat medicinale, të preokupuar me operacionin tim. Isha pikërisht duke i kryer studimet e mjekësisë dhe jam frikësuar shumë kur kam parë se çfarë bënte kirurgu me mua. E tëra megjithatë përfundoi bukur.”

Pas këtij përjetimi shokant Rauni-Leena Luukanen i është përkushtuar njohjes së këtij fenomeni, dhe, duke siguruar literaturën e nevojshme, ka filluar vetë të eksperimentojë. Nga revistat shkencore ka mësuar se hulumtuesve nga shtetet e Bashkuara të Amerikës, me metoda të llojllojshme – kurse për to në këtë libër detajisht do të shkruhet në një nga kapitujt në vijim – iu ka shkuar përdore që të provokojnë përjetime jashtëtrupore edhe tek personat me ndieshmëri mesatare.

Kështu Rauni-Leena ka vendosur që edhe vetë të provojë. Ka rënë në shtrat, është relaksuar dhe me anë të autosugjestionit e ka sjellë veten në gjendje hipnotike. Në atë gjendje e ka lëshuar trupin, duke e ndier në çast sesi fluturon përmbi të.

“Jam kthyer teposhtë dhe e kam parë vetveten. E kam ndier sikur shikoja dikë tjetër. Kam menduar – se unë ashtu, mos rastësisht po vdisja?!”
Personi që ka qëndruar në të ka frymuar ngadalësueshëm, në vend se njëzet herë në minutë, ka frymuar vetëm dhjetë herë. Megjithatë, kjo nuk e ka habitur mjeken e re.

“E pastaj kam fluturuar tepër larg. Jam gjetur përnjëherësh në banesën e prindërve të mi në Helsinki. Nëna pikërisht qepte njëfarë fustani me trëndafila të mëdhenj. E kam kuptuar se ai do të ishte dhurata ime për Krishtlindje. Në momentin tjetër kam qenë në një koktej në të cilin merrte pjesë edhe motra ime. Kur jam kthyer në trupin tim dhe jam vetëdijësuar, kishin kaluar tri orë.”

Menjëherë iu kam telefonuar të mive në Helsinki dhe kam biseduar me babain. E kam pyetur se çfarë po bënte nëna. Më ka thënë se diçka po qepte. Kur nëna e ka marrë dëgjuesen e telefonit, i kam thënë sesi e dija se po qepte fustan me trëndafila të mëdhenj. Është habitur dhe e ka pohuar.

Më tha: “Prej nga e di?”... Paj, pak më parë të kam shikuar! – i jam përgjigjur duke qeshur me hare... Më vonë, kur e kam takuar motrën edhe ajo ma ka konfirmuar se shëtitja ime astrale ka qenë plotësisht autentike dhe e vërtetë.”

Pas kësaj, Rauni-Leena Luukanen më nuk ka eksperimentuar me vetëdije, ndoshta më së shumti për atë se nuk ka dashur t’u ekspozohet rreziqeve të mundshme, të cilat, është krejt e sigurt, se e përcjellin secilin përjetim jashtëtrupor të ngjeshur.

Thotë, sakaq, se edhe më tej i ka ndodhur që të zgjohej natën dhe të gjente vetveten sesi këmbëngulte që ta lëshonte trupin, respektivisht se gjysma ishte jashtë tij.

Në Universitetin e Utrecht-it (Holandë), ku e udhëheq Katedrën e parapsikologjisë, këtë përjetim e shohin si gjendje të ndryshueshme të vetëdijes. Në gjendjen e stresit të skajshëm disa persona janë të parapërcaktuar për reagime të tilla.

Kur operohen, kur iu ndalet puna e zemrës (vdekja klinike), kur në shikim të parë e humbasin vetëdijen shkaku i ndonjë fatkeqësie, apo madje edhe në kushtet kur trupi përjeton mundime të skajshme fizike e psikike.

Pikërisht në kushte të atilla ekstreme, gjatë kohës së vuajtjes në burgun e Bileqes, letrari beogradas Mirosllav Popoviqi ka përjetuar përvojë jashtëtrupore tejet mbresëlënëse.

Në librin e tij “Kujtimet nga Goliotoku” Popoviqi hollësisht përshkruan kushtet në të cilat kjo ka ndodhur:
“...Persekutimi ka zgjatur më së paku pesë ditë. Do të thotë – gati deri në skajshmërinë e mundësive njerëzore. Por, e mbaj në mend për diçka tjetër – për një veprim timin, të pakuptimtë për atë situatë.

Atëbotë në kokë më silleshin mendimet për vetëvrasje. Në të vërtetë – një mendim i vetëm. Por edhe ky, jo mendim, veçse fuqi... Një sallë me lëndë në vend të tavanit. E errësuar. Laku virret teposhtë. Unë e kam vendosur kokën në të.

E përsëri – një sallë me lëndë në vend të tavanit dhe litari me lak. Dhe unë, përplot qetësi, e vendos kokën në të. Pak më rrallë e kam parë thikën. Shumë të mprehtë. Një çast para se t’ia ngulja vetes në gjoks. Madje edhe e kam shtrënguar shuplakën rreth dorzës joekzistuese...”

Në këtë gjendje, përplot dëshprim të pafund, Popoviqi për çdo ditë gjithnjë e më tepër është katandisur. Edhe fizikisht, edhe psikikisht. E atëherë ka ndodhur...

“Diku në thellësi të persekutimit, pra ndoshta ditën e katërt apo të pestën, befas mbartem nga katandisja e skajshme dhe kam tërhequr gjurmën e persekutuesit përpara. Jam nisur me vrap të plotë. Dhe prapë, me gjurmuesin e zbrazët, po ashtu kam vrapuar.

Nuk e kam ndier as dhembjen e muskujve, as shuplakat e rrjepura, as gjurmuesin, as katandisjen për vdekje të pakmëparshme. Isha disi “mbi-unë”. Dhe gjakoja për vdekjen. Dëshiroja të vdisja. Ta harxhoja sa më parë që të ishte e mundur tërë energjinë jetësore e që shpejt, shpejt, menjëherë ta lëshoja këtë botë të mbrapshtë.

Kam vënë re i habitur dhe gati i frikësuar shikimin e anëtarit të kolektivit i cili më ndiqte në atë lëmsh.

Kam duruar ashtu gjer në fund të orarit të punës. Një orë apo më tepër. Ç’është me rëndësi – tepër kohë të gjatë! Ndjekësit heshtnin.

Kur puna është kryer, në krahë m’i kanë hedhur dy qysqi dhe disa kazma. Mjetet për të gjithë i bartnin të dënuarit. Nga punishtja gjer në llogor. Ndoshta dy kilometra. Nëpër diellin e pamëshirshëm të luginës së Bileqes.
Kam kërkuar qysqi akoma. Dhe mora.

Vdekja, natyrisht, nuk më erdhi. Por, as lodhje nuk kishte, dhe përnjëherësh nuk kam ekzistuar më – as unë. Ka ekzistuar vetëm “mbi-un”-i. Dhe vërtet ishte “mbi”.

E kam shikuar veten nga lartësia prej ta zëmë tri metrash nga trolli. Me shpinë. Pak në të kimë. I kam parë qartë shpatullat e mia, të mbuluara me vegla, qafën e hollë, pjesën e prapme të kokës. Si dhe gjurmën e bardhë prej kripe nga djersa e tharë mbi kapelën time ushtarake...

Nuk kisha halucinacione. Vërtet kam parë. Siç njeriu e sheh shuplakën e vet. Dhe kam qenë plotësisht i kthjellët dhe i qetë. Dhe i ndarë nga ajo vetja poshtë. Ai me kurrgjë nuk më ka penguar. Ka lëvizur në pesërendësh, në fund të kolonës së të dënuarve.

Por kam ekzistuar vetëm unë – uni i cili e ka shikuar. Si dhe paqja e madhe, solemne.

Burgu është vend i mrekullueshëm për fenomenet parapsikologjike.”
- Njeriu mund të bëhet i vetëdijshëm për rrjedhën e energjisë përbrenda vetes dhe ta shfrytëzojë këtë mbarësi! – pohon Jack Schwarz, i cili i kontrollon funksionet e veta trupore si të ishte ndonjë jogin indian.

Është në gjendje, për shembull, ta shpojë zogthin e krahut (tulin e krahut) me gjilpërë të pasterilizuar, e që kjo të jetë pa dhembje, pa gjakderdhje dhe të kalojë pa infeksione. Në një mënyrë pothuajse të pakuptueshme plaga shërohet posa ta nxjerr gjilpërën dhe plotësisht mbyllet për vetëm një ditë apo dy.

Natyrisht, Schwarz është edhe dalzotës (mbrojtës) i pasionuar i pranimit shkencor të fenomenit të “ndarjes së vetëdijes nga trupi” dhe të një koncepti krejtësisht të ri, tjetërfare për atë që e quajmë jetë.

Sigurisht, ai sinqerisht shpreson se shkenca ka për ta pranuar “dorzën e hedhur” e që me anë të rrugës shkencore ka për të argumentuar atë që prej kuri për të, por edhe për shumë të tjerë në botë, është krejtësisht e pranueshme dhe e qartë.

- Kur Koperniku ka shpallur se planeti ynë sillet rreth Diellit, njerëzit kanë qenë të habitur - thotë Schwarz – por teoria e tij megjithatë është treguar e saktë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:36 am

FLUTURIMI MBI TRUPIN TUAJ

• Takimi jo i zakonshëm në Manila
• Çfarë ndodh kur kopja astrale e lëshon trupin fizik?
• Si duket, nga çfarë është i endur dhe sa peshon trupi astral?
• Teoria interesante e psikologut amerikan, dr. Hereward Carrington
• Persiatjet e lamajve tibetanë për trupin astral

Kishte diçka të pazakonshme, gati absurde, në situatën në të cilën atë ditë me diell të dhjetorit jam gjendur në Filipine.

Kam ndejur në kopshtin mveshur me qelq të hotelit “Marko Aureli” në qendrën e Manilës shumëmilionëshe, kam pirë xhuzin e parë të mëngjesit dhe kam pritur të panjohurin për të cilin pothuajse të gjitha i kam ditur përpos asaj se si duket.

Ditët të cilat i kam kaluar në Arqipelagun e Filipineve kanë qenë të lidhura me hulumtimin tim mbi të arriturat e bioenergjistëve të këtushëm për të cilët, në vitin 1974, shtypi evropian pati shkruar si për njerëz të pajisur me mundësi çudibërëse, që pa kurrfarë medikamentesh, me duar të thata, operojnë tumorë dhe i shërojnë të pashërueshmit.

Kam jetuar, pra, në atmosferë jo të çdoditshme, duke vizituar mjekët popullorë më të njohur e duke bërë biseda të gjata e interesante me pacientët e tyre fatkëqinj të cilët, duke gjurmuar pas shërimit, vinin prej viseve më të ndryshme të botës: kishte prej Argjentine, Shteteve të Bashkuara, Australije, Emirateve arabe...

Megjithatë, më së shumti prej Evropës.

Nuk di as vetë kush i pari ka përmendur Hoze Ramoron, emër i cili në fillim nuk kishte ndonjë domethënie të caktuar. U përmend krejt rastësisht, pa qëllim të veçantë dhe pa synim të fundit.

Më vonë, këtë emër e kanë përmendur edhe bioenergjistët tjerë filipinas, por askush nuk e ka vënë posaçërisht në lidhje me operimet e çuditshme dhe, ndoshta, shërimet.

Në të kundërtën, të gjithë flisnin për mundësitë e tij të pabesueshme parapsikologjike, por kurrsesi si bioenergjist, veçse si njeri i cili është në gjendje të bjerë në trans të pazakonshëm e se në ato momente është në gjendje ta lëshojë trupin e tij!

Rrëfimet kanë tingëlluar si të pabesueshme deri në atë masë saqë ditëve të para as që iu kam dhënë vëmendje të veçantë. Në begatinë e trillimeve për mundësitë e mbinatyrshme të filipinasve të veçantë, kam menduar, ja edhe një i tillë.

Por, pak nga pak, emri i Ramoros fitoi shqiptim gjithnjë e më serioz e më të përcaktuar. Sidomos kur me respekt të pafshehur emrin e tij filluan ta përmendnin mjekët autoritativë si dhe psikologët e Manilës. Atëherë e kam kuptuar se duhej gjithsesi ta njihja zotin Ramoro.

Arriti në ora 8,30. Ishte i saktë, kurse këtë virtyt gjithnjë e kam çmuar tek njerëzit. I zeshkët, me fytyrë të rreshkur nga dielli, me sy të lëngësht, me flokë të gjata, të rrafshta, dhe me trup të imët e zaif. Pantollonet - krem prej liri dhe këmishë të bardhë solemne nga penjtë e palmës.

Zinxhiri i trashë prej ari rreth qafës së hollë dhe gati pesë centimetra kryqin të madh të hedhur që shtriras të dilte përmbi këmishë. Gishtërinjtë të gjatë si prej pianisti. Në ta disa unaza të mëdha. Të vlefshme. Jo, nuk pi alkool. Ekskluzivisht çajra dhe lëngje.

Sot, kur e kujtoj këtë takim, më duhet ta pranoj se në atë kohë nuk kam ditur gjithaq për përjetimet jashtëtrupore dhe çdo dëshmi për udhëtimet astrale e kam përjetuar si trillim të kulluar.

Për këtë arsye, nga bashkëbiseduesi im nuk kam pritur storjen e cila do të më bindte se para vetes kisha njeriun prej mishi e gjaku i cili, kur t’i teket, mund ta hedhë trupin e vet si rroben e vjetër dhe të pezullojë e të udhëtojë ku t’ia kënda qejfi. E Ramoro pikërisht këtë e pohonte.

- Tingëllon fantastike! – thashë sinqerisht, duke mos e fshehur hutimin tim. – Megjithatë, vështirë e keni këtë edhe ta argumentoni, apo jo?!...
Përgjigjja e Ramoros vërtet më hutoi.

- Jo – tha qetësisht. – Unë këtë akoma mund ta argumentoj!
- Vërtet?! – kam pyetur gati ironikisht.

Filipinasi nuk foli menjëherë. E ngrehu me fërshëllimë çajin me shikim krejt të rrëzuar. Pastaj me qetësi e lëshoi filxhanin nga porcelani i kaltër kinez, më shikoi disi çuditërisht, symprehurazi, si të më vlerësonte dhe tha:

- A dëshironi që këtë këtu dhe menjëherë të jua argumentoj?!
Sigurisht më provokon, kam menduar dhe nuk kam ditur si të sillem më tutje e çfarë t’i them. Megjithatë, iu përgjigja:

- Mundeni, vallë?!
- Jini të qetë në vijim - është përgjigjur me zë krejt të ulët, sikur dëshironte të më kumtonte diçka që askush nuk do të duhej ta dëgjonte. – Kam për ta vizituar dhomën tuaj hoteliere...

Hoze Ramoro është paluar në tavolinë, duke lënë kokën në mes të duarve të hapura. Vepronte si njeriu që dëshiron të koncentrohet, kurse mua e tërë paraqitja më dukej absurde deri në atë masë saqë në një moment më shkrepi ideja se si do të ishte më së miri të lirohesha nga ky i krisur dhe derisa koka t’i pushonte mbi shuplakat e hapura thjesht të ngrihesha e të shkoja.

Megjithatë, mbeta pranë tavolinës. Me shikim të rrufeshëm e kam shëtitur kopshtin prej qelqi. Njerëzit qetësisht kanë ndejur dhe dërdëlisur. Por, jo: askush neve nuk na e vënte veshin. Kjo më ka qetësuar mjaft.
Gjatë kësaj kohe Ramoro qetonte palëvizshëm në pozitën që më habiste.

Linte përshtypjen si njeriu që dëshiron të flejë nga lodhja apo dehja. Personalisht më vinte e pakëndshme ta vështroja ashtu të paluar dhe diku në ndërdije ankohesha që isha futur në një situatë të këtillë absurde.

Po të kisha qenë më i përgatitur dhe soditës më i mirë shpirtëror, ndoshta do të kisha vënë re diçka të pazakonshme, ndonjë vibrim trupi apo ndonjë shenjë se nga trupi i bashkëbiseduesit tim, jo i rëndomtë, “po dilte” shpirti dhe po shkonte (?!) dikah.

Por ishte ashtu siç ishte dhe unë, në të vërtetë, asgjë të jashtëzakonshme nuk kam arritur të vërej. Vetëm kur Ramoro ngriti kokën e më shikoi disi me shikim të përgjumur, më është dukur sikur para vetes kisha njeriun i cili po vinte në vetëdije.

Nuk kam arritur madje as të vlerësoja sesa ka zgjatur krejt kjo. Ndoshta një minutë apo dy, por ndoshta edhe më tepër.

- Dhoma juaj është ende e papërgatitur – filloi Ramoro. – Në tavolinë është shishja me uiski, dy gota dhe sendviqi...

Po, krejt është e saktë. Por, kam menduar: ky filipinas tërë këtë ka mundur ta shohë nëse para se të vinte në tavolinën time me kujdestarin e hotelit apo pastruesen ka vizituar dhomën time.

- Kam shikuar edhe në valixhen tuaj – ka vazhduar ëndërrueshëm Hoze. – Atë po e mbanit të mbyllur, apo jo?

Kam lëkundur kokën pohueshëm.
- Në atë kishit disa libra, rroba, disa këmisha dhe një objekt të pazakonshëm prej metali. I gjatë ndoshta njëzet centimetra, oval, i ngjashëm me mullirin budistik për lutje...

Kjo më ka mahnitur. Çdo gjë që ka përmendur ka qenë në valixhen e mbyllur, kurse objekti që nuk ka mundur të definohet, e krejt detajisht e ka përshkruar, ka qenë, në të vërtetë, mulli dore për kafe, punim i mjeshtërve të Donjevakufit, të cilin e kisha sjellë nga Jugosllavia që të mund t’ia dhuroja ndokujt si suvenir.

- A kam të drejtë? – pyeti Ramoro duke parë mahnitjen time.
- Keni plotësisht të drejtë! – pavullnetshëm e kam pranuar.
Edhe pse atëherë nuk e kam kuptuar krejtësisht mënyrën në të cilën bashkëbiseduesi im ka arritur “ta shohë” atë që në mënyrë fizike sigurisht nuk ka mundur, kemi folur gjatë për mundësitë e tij fascinante, të cilat, siç e ka pranuar, jo rrallë i ka vënë edhe në shërbim të hetimeve policore.

Dy vjet pas banimit tim në Filipine Hoze Ramoro është gjendur në banesën e tij i vdekur. Të dhënat mjekësore zyrtare kanë folur se ka vdekur nga pika në zemër!

Gjithë të fshehtat e veta i ka marrë me vete në, siç kishte dëshirë të thoshte, jetën pas jetës!

Por, t’i kthehemi temës qendrore. Nëse e pranojmë si premisë themelore se, në rrethana të caktuara të cilat shkenca akoma nuk i ka definuar dhe racionalisht shpjeguar, ndarja e vetëdijes nga trupi fizik është e mundur, lind pyetja se si ndodh kjo dhe në ç’trajtë vetëdija ekziston?

Në këtë pyetje shqetësuese deri më tani kanë provuar të përgjigjen shumë autorë dhe shkencëtarë. Në librin e vet “Rational Mysticism” Wiliam Kingslland sjell një paraqitje interesante të rastit për supozimin se brenda trupit fizik ekziston një trup mbifizik, kipci, pasi që – siç Kingslland arsyeton – është kundër çfarëdo logjike të besohet se vetëdija vepron pa trup apo diçka e ngjashme.

Pa trupin apo, thënë kushtimisht, pa ndonjëfarë transportuesi, vërtet nuk do të mund të ekzistonte një “gjë” e atillë çfarë është, pasi që pa trup, respektivisht pa një strukturë kufizuese, nuk mund as të ketë individualitet, por vetëm universalitet.

“Në qoftë se jemi të gatshëm”, e zhvillon teorinë e tij Kingslland, “të besojmë në çfarëdo ekzistence apo qenie të vetëdijshme kudoqoftë në univers, pa marrë parasysh se a kemi të bëjmë me natyrë kozmike apo tejet të kufizuar, të cilat ekzistojnë pavarësisht nga materia fizike apo trupi fizik; dhe nëse në çfarëdo mënyre besojmë në mbijetesën e vetëdijes sonë personale pas vdekjes trupore, të mbijetuarit (të pasjetuarit) e tillë individual, apo esencat e tilla, apo qeniet, duhet të posedojnë ndonjë trup për mbivendosje në të cilin, apo përmes të cilit, jeta dhe trupi ekzistojnë, veprojnë, përshkohen apo objektivisht manifestohen!...” *

Në një debat të lartë filozofik për “trupat njerëzorë” Kingslland praqet bindjet e veta se vetëdija ka “transmetuesin” e përhershëm, ai nuk “lind” në çastet e vdekjes së trupit fizik, veçse ekziston plotësisht i trajtësuar në ne.

Me fjalë të tjera, ai është “ajo” që trupit fizik ia frymëzon jetën, që ia jep mundësitë e panumërta të veprimit, që është në ne, e nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm në çfarë trajte, ku prehet dhe se a e kontrollon vetëm funksionin e trurit. Së këndejmi vdekja nuk do të thotë dezintegrim i sistemit fizik, veçse __________________________________________________ __
* Këtë teori Kingslland e ka bërë të njohur në vitin 1924
tërheqja përfundimtare e këtij bartësi, në të vërtetë, e trupit vital “eterik” në një kuptim krejtësisht materialist të gjërave.

Kjo është baza e teorisë për trupin dual, gjegjësisht astral. Fjala “astral” vjen prej fjalës greke “aster”, që do të thotë “yll”.

Për grekët e lashtë trupin astral e ka përcaktuar nocioni - mbështjellësi i çuditshëm, i cili e mbron shpirtin, kurse i përbërë është nga materiali prej të cilit të përbërë janë edhe yjet e largët vibrues. Latinët e kanë quajtur tjetërndryshe – trupi sideral, sipas fjalës latine “sidus” që po ashtu do të thotë – yll!

Shumica e hulumtuesve dhe shkencëtarëve të së kaluarës të bindur kanë qenë se trupi astral emeton shkëlqim vezullues e se i endur është nga materia e rafinuar, subtile , e cila ka mundësi fantastike vibrimi. Kjo është njëkohësisht edhe fizike dhe ultra-fizike.

Duke qenë se është i përbërë prej lëndës jashtëzakonisht subtile, në fillim është besuar se, ndoshta, është e mundur të zbulohet dhe me rrugë e metoda shkencore të vërtetohen (me matës ekzaktë) karakteristikat e trupit astral.

Kështu shkencëtari amerika dr. Duncan McDougall nga spitali kryesor në Massachusetts ka pohuar se ka matur humbje të madhe të peshës trupore tek pacienti që ka përjetuar vdekjen klinike, respektivisht “shëtitjen” e trupit astral.

Gjer tek rezultatet e ngjashme ka ardhur edhe një hulumtues tjetër, dijetari holandez dr. Zaalberg Van Zelst, i cili me vite ka hulumtuar të gjitha përmasat e asaj gjendjeje që ne e quajmë “vdekje klinike”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:37 am

ANA TJETËR E VETËDIJES

• Ku përfundojnë ëndrrat, e ku fillon realiteti?
• Për se flasin taoizmi, filozofia hinduiste, lamaizmi dhe tekstet e
moçme të jogës?
• Dëshmi fascinuese lidhur me përjetimet jashtëtrupore
• A ekziston, vallë, vërtet jeta pas jetës?
• Çfarë ndien njeriu në rastin e vdekjes?

Ekziston një tregim, i pazakonshëm dhe tronditës, i cili në psikën e lexuesit zgjon shumë dilema dhe jo rrallë e sjell në situatën që ta humbasë raportin e mirëfilltë ndaj realitetit.

Tregimi quhet “Portreti”, dhe shkruar e ka shkrimtari rus N. V. Gogoli, sakaq përmban një epizodë dramatike e cila tek lexuesi zgjon pamundësi të llahtarshme që ta gjejë e të zgjedhë se çfarë është realitet, e çfarë pjesë e ëndrrës.

Ajo që është më e tmerrshmja, në ndonjë moment edhe vetë lexuesi tërhiqet në ngjarjen e treguar të Gogolit, bëhet, në njëfarë mënyre, viktimë jo e fajshme, e cila më nuk mund të dallojë se ku janë kufijtë e fantazisë së shkrimtarit, e ku fillon jeta reale.

Ja, sesi, shkurtimisht, zhvillohen ngjarjet në “Portret”.
Siç di të ngjajë edhe në jetë, ashtu edhe në tregim, një piktor i varfër, i cili nuk ka pasur mjaft para as për nevojat jetësore të përditshme, e ndan paranë e fundit për të blerë një pikturë.

Ka qenë ajo portreti i jashtëzakonshëm i një plaku në veshje popullore aziatike, i bërë realisht deri në nuancën e fundit. Për koincidencë rrethanash piktori së frikti e ka mësuar se plaku nga portreti ka qenë fajdexhi i vrazhdë.

Pasi këtë e mori vesh, kjo njohje ka kontribuar që piktori në portret të zbulojë veti të caktuara të njerëzve të tillë: shikimi depërtues dhe inteligjent, shprehja e mbifuqishme në fytyrë, buzët e holla dhe kapricioze, ballin...

Gati se ka mundur që t’ia përcaktojë edhe ngjyrën e zërit, mënyrën e të ecurit, dhe sa më tepër e ka shikuar pikturën, gjithnjë e më tepër është fundosur në një botë të pazakonshme - e panjohur për të. Në fund është tundur, është ngritur nga karrigia dhe pikturën e ka mbuluar me çarçaf.

Kur është kthyer, për habinë e tij të madhe, përësëri e ka parë plakun nga piktura. Por tashi ai më nuk ishte portret. Para syve të tij ka ndodhur diçka e pabesueshme: nga kuadri i pikturës ka dalur plaku, me hap të lehtë i është ofruar, nga xhepi i mantilit të tij ka nxjerrë qesen me të holla nga e cila ka numëruar një mijë dukatë. Pastaj plaku është kthyer.

Atë çast piktori nuk ka mundur t’i përballojë dëshirës së vet, e ka zgjatur dorën dhe e ka vjedhur një dorë dukatësh. Ky akt në trupin e piktorit ka shkaktuar frikë dhe panik.

Dhe edhe pse fajdexhiu i vjetër është kthyer në kuadrin e pikturës, piktorin e ka pushtuar paniku gjithnjë e më i madh. Ka dëshiruar të arratiset, por nuk ka mundur. Më në fund ka klithur dhe – “është zgjuar”!

Natyrisht, ka pasuar lehtësimi. Piktori ka ofsharë nga zemra duke u pyetur sinqerisht – se a qe ajo vërtet ëndërr. Megjithatë, ajo nuk ka mundur të jetë ëndërr, ka menduar, pasi që tëra ngjarjet kanë qenë ashtu realiste dhe bindëse.

Në kuadrin e këtyre mendimeve piktori ka zbuluar se piktura më nuk ishte e mbuluar. Ka shikuar në portret dhe përnjëherësh ka ndier frikë: plaku nga piktura e ka bërë shprehjen e buzëve sikur të dëshironte ta thithte. E ka ndier se edhe ajri po e bartte. Përsëri ka klithur panikisht dhe përsëri – është zgjuar!

Më në fund ka pushuar. Çdo gjë në dhomë ka qenë e qetë, në vendin e vet, e edhe fotografia ka qenë e mbuluar. Megjithatë, diçka nuk ka mundur të kuptojë – piktura ka filluar të lëvizë. Oh, o zot, ka menduar në frikë, dhe ka bërtitur. Kjo e ka – “zgjuar”...

Zgjuar?!
Çfarë është ëndërr, e çfarë ealitet?
Ku përfundojnë ëndrrat, e ku fillon realiteti?
A nuk e ëndërrojmë, vallë, ne jetën tonë?!

Dhe, nëse veç ekziston, çfarë roli në krejt këtë luan pjesa jonë astrale?! Ku roli i saj fillon, e ku përfundon? Çfarë dimë përgjithësisht për të?...

Hulumtuesi francez i psikës Hector Durville e ka parashtruar një pyetje fundamentale: a pranohen ndijimet përmes t rupit të dukshëm apo të padukshëm, i cili depërton në të dhe e gjallëron?

Natyrisht, pikëpamja materialiste këtu është plotësisht i qartë: truri është lokacioni i vetëm i vetëdijes!

Por, hulumtuesi francez ka teorinë e tij: rezultatet e eksperimentimeve te tij, thuhet se, argumentojnë se trupi i dukshëm, material është i vetmi instrument të cilin trupi subtil, i padukshëm (që assesi nuk do të thotë se nuk është edhe ky po ashtu material) e shfrytëzon si mjet të vetëshprehjes.

Metoda e tij përbëhet prej asaj se i hipnotizon edhe njërin edhe tjetrin – edhe trupin fizik edhe dublikatin jashtë tij. Në atë gjendje “pacientët” e tij kanë qenë shumë të përcaktuar, kanë pohuar se individualiteti i vërtetë banon në “fantazmën” e projektuar, e jo në trupin fizik.
Njëri prej tyre ka deklaruar:

“Trupi të cilin ju e prekni nuk është asgjë. Ai paraqet diçka si guacë. I tërë individualiteti im është në fanitjen e ndritshme, vezulluese. Ajo është ajo e cila mendon, e cila ka vetëdije e e cila reagon. Ajo ia transmeton dublantit të tij fizik se çfarë duhet të bëjë!...”

Të shohim se çfarë për këtë thonë mësimet e lashta të kulturave më të hershme të botës:

Mësimet e lashta kineze na përkujtojnë për teorinë shumë të zhvilluar të trupit astral apo jetësor, kurse tekstet e dy përfaqësuesve më të shquar të taoizmit* - të Lao Cesë dhe Çuang Cesë – u kanë shërbyer gjeneratave të mëvonshme të mendimtarëve fetarë që dëshironin t’i mbidominonin kushtet kufizuese të jetës njerëzore.

Ambicia e tyre ka qenë, sipas botimit enciklopedik “Religjionet e botës”, t’ia vidhnin të fshehtën “Qiellit e Tokës”, të nxirrnin prej saj të fshehtën e vetë jetës, që të përmbushej dëshira e tyre për pavdekësinë!
___________________________________________
* TAOIZMI – filozofi kineze e paraqitur në Tao Te Çing. Për qëllim e ka arritjen e harmonisë me çdo gjë që ekziston. Kjo arrihet duke u liruar nga pasionet. Taoizmi gradualisht është shtrirë në tërë sistemin mitologjik dhe në vetvete i ka ndërtuar elementet mistike e magjike, alkiminë dhe fallninë.

Përndryshe, sipas teksteve më të rëndësishme taoiste energjia rrezatuese e kozmosit është e koncentruar në trupin fizik në trajtën e substancës shpirtërore. Ajo rëndom është pasive, por mund të aktivizohet me ushtrime të veçanta si dhe me teknikat kontemplative e të ndahet në një trajtë hapësinore.

Frymimi ritmik, harmonik, meditimi dhe teknikat e koncentrimit (me shikimin insistues kah maja e hundës) janë shftrytëzuar në të kaluarën për t’u arritur gjendja e tillë shpirtërore e cila do ta nxiste trupin vital që ta lëshonte atë fizik. Në atë gjendje trupi fizik edhe më tutje do të qetonte në gjendje transi.

Këto gjendje e këto pozita më së bukuri i paraqesin disa ilustrime të lashta kineze, të cilat tregojnë shkallën e tretë të meditacionit – ndarjen e trupit shpirtëror për ekzistencë të pavarur – në të cilën një figurë e vogël qëndron në renë e cila pezullon mbi meditantin. Figura, e cila, pa dyshim, paraqet trupin astral, e lidhur është me fijen e mjegullt për kokën e meditantit!

Në filozofinë Hindu lajmërohet një anatomi okulte e cila përbëhet prej trupit fizik, trupit të hollë (subtil) si dhe trupit shkakor (kauzal) apo shpirtit. Trupi meditativ, subtil i posedon vetitë e tilla siç janë shqisat e perceptimet si dhe mekanizmin mendimtar, gjatë të cilit jemi të aftë që vetveten ta njohim si individualitet.

Është krejt e natyrshme që mësimi okult tibetan, i cili është zhvilluar në kuadrin e mbyllët të manastireve lamaiste të shpërndara nëpër hapësirat e paparashikueshme të rrafshlartës së Himalajeve, ka shkuar më së largu në hulumtimin e tëra mundësive njerëzore.

Mbi të arriturat fascinante të lamajve të lashtë kemi dëgjuar mjaft duke vizituar shenjtoret më të rëndësishme të Tibetit e Ladakut – manastiret Drepung, Sera, Sakie, Lekhir, Tikse, Shei, Hemis e të tjera – si dhe duke shkapuritur nëpër bibliotekat e pluhurosura ku edhe sot e kësaj dite fshihen të fshehtat më të mëdha të Lindjes.

Tingëllon, vërtet, e pabesueshme por të gjithë vjelin dituri dhe besim të lamajve tibetanë. Lobsang Rampa pohon:

“Veçse me shekuj popujt e Lindjes e dinë se ekzistojnë forcat okulte si dhe ligjet që burojnë nga natyra. Në vend se të mohonin ekzistencën e tyre – shkaku se nuk mund t’i masin apo t’u nënshtrohen reagensëve – dijetarët dhe hulumtuesit tanë kanë investuar përpjekje që ta fuqizojnë kontrollin e vet mbi to.

Rezultatet e arritura në parashikim, për shembull, e jo mekanizmi i të parashikuarit, e kanë tërhequr vëmendjen e tyre. Shumë nuk besojnë se të parashikuarit e ngjarjeve është i mundshëm: ata janë si të verbërit që me lindje, të cilët do të pohonin se të pamurit nuk ekziston shkaku se ata nuk e kanë provuar. Si ata do të mund ta kuptonin se një objekt mund të jetë i shikuar nga largësia, kur në mes të syve dhe atij objekti thjesht nuk ka asnjë kontakt?!

Trupi lahet në njëfarë lloj avulli ngjyrërash të shumëllojshme, në aurë! Ata të cilët kanë përvojë në këtë munden që nga intensiteti i ngjyrës të nxjerrin përfundime për gjendjen shëndetësore të ndonjë personi, për integritetin e tij dhe shkallën e zhvillimit.

Aura është rrezatimi që e prodhon rrjedha e brendshme e vitalitetit, “uni” i vërtetë apo shpirti. Koka është e mbështjellë me një lloj aureole e cila po ashtu buron nga ajo rrjedhë. Me rastin e vdekjes vezullimi fiket - shpirti e lëshon trupin dhe shkon në fazën e re të ekzistencës. Ai bëhet hije dhe pezullon ndoshta shkaku se është i goditur nga shoku brutal i çlirimit të vet.

Është e mundshme që edhe të mos e ketë vetëdijen e plotë për atë se çfarë po i ndodh. Për këtë arsye lamajt mbesin me të sapovdekurin dhe i flasin se nëpër çfarë stadiumesh ka për të kaluar. Përndryshe, shpirti nëpërmjet dëshirave shqisore do të mund të mbetej i lidhur me tokën. Roli i udhëheqësit shpirtëror është që të këputen këto lidhje...”

Natyrisht, do të na merrte mjaft kohë dhe vend që tashi të sqaronim të gjitha të fshehtat e lamajve të lashtë tibetanë.

Do të jenë këto temë e një libri të veçantë, libër më vete, njësoj interesant dhe fascinues siç janë, përndryshe, njësoj interesantë e fascinues ata libra të pakë autorët e të cilëve kanë arritur të depërtojnë në Tibet e të lëshohen në aventurën e pasigurt të hulumtimit të së kaluarës dhe traditës së këtij populli shpirtthjesht, por të mençur.

T’i kthehemi, por, temës sonë – mësimit tibetan se çdo gjë, absolutisht të gjitha, edhe të gjalla edhe jo të gjalla – kanë dublantin, dublikatin e vet, një realitet hijesor, i cili ekziston në një përmasë e cila e interpreton këtë tonën.

Në këtë mënyrë dublanti njerëzor banon njëkohësisht në dy botëra. Dublanti për nga natyra e vet është i padukshëm, por ai mund të jetë edhe i vërejtur në qoftë se zotërohen teknikat e caktuara të meditimit.

Trupi fizik lëshohet gjatë kohës së ëndërrimit apo i cytur me anë teknikash të caktuara. Kur trupi fizik vdes, dublikati përfundimisht ndahet “duke kaluar në ndonjë ekzistencë tjetër”!

Tekstet e lashta të jogës flasin për tetë të ashtuquajtura “sidhisa” , apo mundësi fascinante të shpirtit njerëzor të cilat mund të arrihen me ushtrime afatgjata dhe të durimshme të llojit të veçantë të jogës. Njëra sosh në Lindje është e njohur si “Fluturimi në qiell”.

Priftërinjtë budistë në Ladak e në Tibet na kanë bindur se nuk nuk është fjala këtu për levitimet fizike, edhe pse sipas tyre edhe kjo është e mundshme, veçse për një fenomen tjetër, të cilin ata në të kaluarën shumë shpesh e kanë zbatuar, për – udhëtimin astral!

“Kam fluturuar përmbi Shekar Dzong si dhe përmbi lumin Phun Chu, e kam parë edhe liqenin Paiku Tso”, ka shkruar një lamë nga manastiri Sakija, “derisa trupi im nuk ka lëvizur nga altari i faltores...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:37 am

SI TË BËHENI TË PADUKSHËM

• Cilat janë tëra rreziqet e projeksionit astral?
• Përvoja fantastike e Sylvan Muldoonit
• Njohuritë e domosdoshme për arritjen e fluturimit astral
• Përvojat e pazakonshme të udhëtarëve astralë
• Ushtrimet praktike për arritjen e projeksioneve jashtëtrupore si dhe teknikat më të njohura
• Vallë, a mund të udhëtohet nëpër kohë e hapësirë?

Sakya është stacioni i fundit në rrugën e pasigurt, të gjatë, të gërryer që depërton humbëtirave të rrafshlartës tibetane. Nga Lhasa e ndajnë afër katërqind kilometra. Nga Kathmandu edhe më shumë.

Më së afërmi është qielli. Ai është aty afër dorës, i arritshëm, me retë mbështetur në kodrinat rrethore të hirta e të thara. Lartësia mbidetare – 4.280 metra! Qindra metra më lart, sikur të kishte mbirë nga vetë kodra, manastiri budist. Ndoshta më i vjetri në Tibet!

Përtej Sakya-s nuk ka rrugë. Gjithkund përreth majat e paarritshme të Himalajeve, shkrepat e ashpër, kanionet e errëta, greminat e pafundme, perandoria e Jetëve legjendarë. Këtu fillon terra incognita! Toka e panjohur!

Brenda muranave të trasha të manastirit të Sakyas, në dhomat gjysmë të errëta mistike e në hapësirat e fshehta, në dorëshkrimet e pluhurosura e të shifruara të lamajve të lashtë fshihen shumë dituri të fshehta, ceremoni okulte, dhe doracakë të llojit të vet të cilët na i zbulojnë shumë mundësi të shpirtërores sonë. Këtu levitimi në të kaluarën ka qenë pjesë e njohjes pa të cilën lamajt nuk do të kishin qenë lama. Telepatia, telekineza, parashikimi i ngjarjeve...

“Mësuesit (mendohet në lamajt – vër. e aut.) kanë mundur të sodisin në shpirtin e njeriut, të ndikojnë në shëndetin, të ndihmojnë dhe të shërojnë”, është shënuar në një dorëshkrim lamaist i cili flet për mundësitë e priftërinjve sakyanë.

Kanë njohur edhe shumë fshehtësi të tjera, kurse një dorëshkrim tjetër “Për fluturimin e shpirtit njerëzor”, i cili rrjedh nga shekulli trembëdhjetë, pikërisht flet për projeksionet astrale si dhe për teknikat me të cilat janë shërbyer priftërinjtë e lartë budistë në rastin e udhëtimeve astrale.

Nuk është atëherë kurrfarë çudie kur Lobsang Rampa, autor i shumë librave për misteret tibetane, njeriu i cili edhe vetë fëmijërinë e kaloi si nxënës lamaist në Potal, tekstualisht shkruan:

- Në Tibet udhëtimet astrale kanë qenë të mundshme gati për secilin. Të domosdoshme janë ushtrimet e caktuara, por në fazat e para të trajnimit shumë me rëndësi është të jesh vetëm, pa frikë se dikush ka për të ju shqetësuar.

Shëtitjet astrale praktikisht janë të parrezikshme, por përmbajnë rrezik të caktuar nga shokgjendjet dhe pengesat emocionale nëse trupi astral në momentin e papërshtatshëm e lëshon apo kthen në trupin fizik...

Këtë na e kanë konfirmuar edhe priftërinjtë lamaistë në manastirin Sakya me të cilët, gjatë kohës së qëndrimit tonë në Tibet, kemi biseduar gjatë. Kemi dëshiruar, në të vërtetë, që të shënojmë së paku një mënyrë, gjegjësisht teknikë të restaurimit të gjendjes së tillë psikike në të cilën zhvillohet projeksioni astral.

Në botë, sidomos në Perëndim, zbatimi i projeksionit astral kaherë nuk është privilegj i adhuruesve individualë të shkathtësive të Lindjes apo i grupeve të caktuara.

Ekzistojnë doracakë të shumtë e manuale mësimi, me ndihmën e së cilave lexuesit mund të hyjnë në të fshehtat e teknikave të arritjes së përjetimeve jashtëtrupore.

Për këtë kapitull ne më së shumti jemi shërbyer me veprën “Teoria dhe praktika e projeksioneve astrale” të publicistit britanik Anthony Martin, i cili në librin e tij ka sublimuar të gjitha njohuritë e deritashme të dobishme nga kjo fushë.

I një dobie tejet të madhe ka qenë edhe dorëshkrimi “Udhërrëfyesi praktik gjer tek plani i dritës astrale”, i parapsikologut sarajevas Dragan Puaç Hapija, i cili me këshillat dhe përvojat e tij praktike na ka ndihmuar që sado-kudo të hedhim një vështrim në hapësirat e mistershme si dhe në mundësitë e psikës njerëzore.

Edhe Anthony Martin edhe Dragan Puaç, menjëherë në fillim, tërheqin vërejtjen se projeksioni astral, si ndër të tjera edhe shumë aktivitete fizike, me vete bart rreziqe të shumta. Ndarja e trupit astral e fizik mund të jetë shumë me rrezik dhe është mirë për të gjithë që dëshirojnë të eksperimentojnë në këtë plan që shumë seriozisht t’i marrin vërejtjet e atyre që me këtë veçse janë marrë para tyre.

Të jesh i ndarë nga trupi fizik gjatë sëmundjes apo pas ndonjë fatkeqësie të rëndë rëndom nuk lë kurrfarë pasojash. Por, ndarja e sforcuar, artficialisht, është krejt tjetër gjë.

Siç pohojnë disa hulumtues, është krejt e mundshme që trupi astral të dëmtohet gjatë kohës së eksperimentimit. Dorën në zemër, kjo ndodh tejet rrallë, por, ja, vlen të tërhiqet vërejtja edhe për këtë.

Për më tej, sistemi nervor mund të pësojë dëmtime afatgjata edhe me kthimin e furishëm në trupin fizik, i cili mund të jetë i goditur me simptomat e mundimit, mahmurllëkut, e madje edhe të paralizës. Rreziqet për natyrën shpirtërore, sakaq, janë shumë më të mëdha.

Ja, se çfarë për këtë thotë hulumtuesi britanik Benjamin Walker:

“Ne për këtë nuk jemi krejt të sigurt, por, në rastet eksperimentale, ana e fshehtë, joaktive e psikës, e cila pasivisht prehet diku në ndërdije, mund të aktivizohet e të njësohet me ngjarjet nga jeta e përditshme, duke krijuar në njeriun çrregullim të paparashikueshëm.

Nga ana tjetër, mund të supozohet edhe për pasoja shumë më serioze. Trupi astral është intimisht i lidhur (kurrkush fatkeqësisht nuk e di se me cilat e me çfarë fijesh enigmatike) thellësisht në prapavijë, me veten tonë, e mundshme madje edhe me shpirtin (?!), ndaj provat e pamenduara e të pakujdesshme me projeksionin jashtëtrupor do të mund ta çrregullonin baraspeshën delikate të kësaj lidhjeje, duke provokuar dezintegrim progresiv të psikës!...”

Katalepsia është rreziku tjetër, shumë real. Në gjendje të fikëti, kur vetëdija nga trupi fizik është bartur në atë eterik, të mundshme janë diagnozat e gabuara mjekësore – e në fund të fundit edhe të ju shpallin të vdekur, edhe pse ju nuk jeni!

“Ata që hyjnë në botën e pazakonshme të astralit, e të elementarit”, ka shkruar Anna Kringsford, “e që më parë të mos jenë bindur se mund ta durojnë krejt këtë, ia hapin dyert llahtarisë dhe ferrit!”

Përvoja e projeksionit astral

Çfarë, pra, mund të presë eksperimentuesi fillestar, i vetëdijshëm për kurthet dhe rreziqet e shumta, gjatë zotërimit të teknikave të projeksioneve astrale?

Klasik, por gjithmonë tronditës është raporti i Sylvan Muldoonit i cili detajisht e ka përshkruar në veprën e vet “Projeksioni i trupit astral”. Që nga rinia e tij më e hershme Muldooni, kur ka dashur e në secilin rrethanë, ka mundur ta provokojë projeksionin jashtëtrupor.

Ka qenë çun i dobët dhe i sëmurë, gjë që ndoshta ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë me mundësitë e tij parapsikologjike.

Përvojën e vet të parë jashtëtrupore Muldooni e ka përjetuar kur i ka pasur vetëm dymbëdhjetë vjet. Natën para se me të ëmën të vizitonte kampin e Shoqatës së spiritualistëve të luginës së Mississippit në Clinton, shteti Iowa, djaloshi ka shkuar në krevat rreth orës 22,30.

E ka ëndërruar ëndrrën e parë, e pastaj, në ndonjë mënyrë të pasqarueshme, është bërë i vetëdijshëm se dalngadalë po zgjohej, por – çfarë shoku – as nuk ka mundur që përsëri të kthehej në ëndërr, e as që plotësisht të zgjohej e të kthjellej!

Ka qenë, siç më vonë do të rrëfejë, “në një gjendje të pandihmesë, të qetë, të errët e të pandjenja”. Në këtë gjendje të pazakonshme të katalepsisë astrale apo të zalisë Muldoni befasisht ka ndier sesi ka pezulluar. Në po atë moment i tërë trupi i tij ka zënë që më fuqishëm të vibrojë në nivel të lartë dhe ka ndier presion të fuqishëm në zonën e zverkut.

Në një mënyrë të çuditshme Muldoni e ka kuptuar se vërtet ka pezulluar gjashtëdhjetë centimetra mbi krevat. Ka lëvizur pavullnetshëm, nga pozita horizontale në atë vertikale, pastaj është kthyer dhe për të parën herë ka konstatuar se trupi i tij fizik akoma ndodhej në pozicionin shtrirë dhe se prehej në krevat.

Tashi ata kanë qenë dy trupa identikë, të lidhur me fijen delikate, elastike, njëri fill i së cilës ka qenë i lidhur për zonën “medulla oblongata” (palca e zgjatur) të trupit astral, kurse tjetri i fiksuar në mes të syve të dublantit të tij.

Ka qenë i aftë të lëvizë, madje edhe të depërtojë përmes murit dhe nëpër dyer të mbyllura. Do të mund të thuhej se kjo deri diku edhe e ka zbavitur, por befas ka ndier sesi fija po mblidhej – e ka humbur kontrollin dhe befasisht përsëri është gjendur në pozitën horizontale mbi krevat:

“Duke u kthyer mbrapa, kam përjetuar procedurë të kundërt nga ajo që kam provuar duke u ngritur nga krevati.

Dublanti im astral dalngadalë është lëshuar, duke vibruar përsëri me hov të fuqishëm, pastaj befasisht ka rënë, duke u njësuar me dublikatin fizik. Në çastet e njësimit, trupi im fizik është trandur, nëpër muskujt e mi ka depërtuar dhembja, mu si të isha zbërthyer nga koka gjer në thembra. Fizikisht përsëri kam qenë i gjallë.

I mbushur frikë, por i gjallë. Vetëdija për të gjitha detajet nëpër të cilat kam kaluar thjesht më ka lemeritur. Megjithatë, nuk ka zgjatur shumë...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:38 am

Dëshira

Të gjithë hulumtuesit dhe praktikuesit e botës mendojnë se për arritjen e vetëdijshme të projeksionit astral faktori më i rëndësishëm është dëshira e zjarrtë që të lëshohet trupi fizik!

Pa vendim të vetëdijshëm e të fortë kurrgjë nuk ka për të ndodhur. Kur njëherë dëshira e zjarrtë e pushton tërë trupin, ajo rëndom rrëshqet nën pragun e vetëdijes, duke u bërë “trampulinë” për atë që veç duhet të pasojë.

Dhe, vërtet dëshira e zjarrtë mund të shërbejë si karburant për procesin misterioz të projeksionit astral. Muldoni, për shembull, e ka shfrytëzuar mundësinë e dëshirës së ndrydhur duke pirë ujë të njelmët para vetë shkuarjes për të fjetur. Trupi i tij fizik në këtë mënyrë është bërë inert, por, shkaku i dëshirës tejet të madhe për shuarjen e etjes, trupi i tij astral vetvetiu është liruar.

Njëherë kur të arrihet projeksioni astral, dëshira që përvoja të përsëritet bëhet dukshëm më reale e më e fuqishme. Shëtitjet jashtëtrupore në situata të tilla janë shumë më të lehta dhe më pak të rrezikshme. Megjithatë, në arritjen e projeksionit astral ekzistojnë tri stadiume shumë të rëndësishme.

Stadi i parë

Kjo është gjendje kur trupi astral është krejt pak i ndarë nga ai fizik dhe ekziston vetëdija e thellë se trupi fizik po fle. Ky është regjenerim i fuqisë mentale dhe i energjisë intelektuale.

Jo rrallë, kur trupi fizik është i rraskapitur, kurse gjumi menjëherë nuk na merr, mendja vazhdon të grumbullojë fotografi e pamje në tru, duke i reprizuar të gjitha ato situata të cilat trupin fizik e kanë rraskapitur.

Në këtë proces të ndërlikuar mental ndodh diçka e çuditshme, bëheni të pavetëdijshëm për lodhjen, indiferent ndaj gjithëçkahi që ju rrethon, të zgjuar ndërsa fleni, me vetëdijen e cila gdhin mbi trupin. Dhe kjo fuqimisht ju shlodhë...

Stadi i dytë

Ky stad është, ndoshta, më karakteristiku për përjetimet jashtëtrupore të provokuara me vdekjen klinike. Kjo është gjendje kur dublanti astral gdhin përmbi trupin fizik duke mos u larguar së tepërmi.

“... Të parën herë jam zgjuar në krevatin spitalor me dhembje të forta në kraharor. E kam shtypur sustën në skaj të krevatit, se kam dashur t’i thërras motrat; ato kanë nxituar rreth meje. E kam pasur jopërshtatshëm të qëndroja shtirë në shpinë ndaj jam rrotulluar, por kur këtë e kam bërë, më është ndalur frymëmarrja dhe zemra më ka pushuar së rrahuri. Në atë moment i kam dëgjuar motrat sesi bërtisnin.

Derisa ato zhurmonin, e kam ndier sesi dilja nga trupi dhe rrëshqisja në mes të dyshekut dhe rrethojës së krevatit, në të vërtetë, m’u ka dukur se kam kaluar nga rrethoja dhe ashtu kam zbritur në dysheme.

Atëherë kam filluar ngadalë të ngrihesha. Kam parë sesi vinin ende motra në dhomë – kanë qenë së paku dymbëdhjetë. Pikërisht ka qenë vizita mjekësore, ndaj e kanë ftuar mjekun tim.

E kam parë sesi hyri dhe kam menduar: çfarë bën ai këtu? Kam rrymuar kah vendi ku ka qenë e përforcuar drita – e kam parë qartë nga profili - dhe jam ndalur. Kam pezulluar nën tavan dhe kam shikuar poshtë. Jam ndier pothuajse si copëz letre së cilës dikush i ka fryrë kah tavani.

Prej aty kam soditur sesi provonin të më ringjallnin. Trupi im qëndronte shtrirë në krevatin, që shihej mirë, dhe të gjithë qëndronin rreth tij. Njëra motër ka thënë: “O Zot, ky e pati!” kurse tjetra është gërmucur dhe më ka dhënë frymë artificiale përmes teknikës gojë më gojë.

E shihja zverkun e saj gjersa vepronte. Kurrë nuk kam për ta harruar flokun e saj, ishte shkurt e nënqethur. Atëherë kam parë sesi e sillnin një aparat dhe m’i kanë vënë në gjoks dorëzat e tij elektrike. Kur e kanë bërë këtë, kam parë sesi trupi ka kërcyer nga krevati dhe kam dëgjuar sesi në të kërcisnin eshtrat.

Kjo në mua ka ndikuar tepër pakëndshëm.

Duke shikuar sesi ma shtypnin gjoksin dhe sesi m’i fërkonin duart e këmbët, kam menduar: përse po mundohen aq shumë, kur unë jam kaq mirë?!...”

Kjo dëshmi tronditëse, të cilën në librin e tij e ka shënuar hulumtuesi amerikan, Raymond Moodi, është tipike për stadin e dytë të projeksionit astral.

Stadi i tretë



Kjo është gjendje në të cilën trupi astral bën shëtitje në viset më të largëta. Është karakteristike dëshmia e John Hopkinsit nga Caramarthena:
“Një mbrëmje në pranverën e hershme, pasi kam rënë e kam qenë me shëndet shumë të mirë, i kam parë qartë nënën e përlotur dhe motrën e vogël.

Kam qenë në Karamarthenë, kurse ato tetëdhjetë mila më larg, në Monmouthshire. E kam kuptuar se janë të pikëlluara dhe në vend e kam pasur të qartë se në familje më kishte ndodhur diçka tragjike. Të nesërmen heret nga babai në Monmouthshire kam marrë letër me lajmin se atë ditë kishin mësuar për vdekjen e nipit tim!”

Projeksionet astrale në largësi të mëdha më së shpeshti janë të sforcuara e të motivuara me dëshirën tepër të madhe për t’u ndodhur në vendin e caktuar, apo për t’u ndodhur me persona tjerë të caktuar. Faktori – dëshirë këtu është i shprehur edhe shumë madje. Ai bëhet burim energjie i llojit të vet i cili e dërgon trupin astral deri tek qëllimi i tij.

Imagjinata kreative

Mund të thuhet lirisht se pa imagjinatë kreative nuk ka shëtitje astrale. Kjo është e rëndësishme sa edhe vetë dëshira që të mbërrihet gjendja e ndarjes së trupit astral nga ai fizik, kurse shumica e marrin si një lloj autohipnoze.

Pamjet të cilat mund t’i përdorni që të mund të provokoni projeksionin jashtëtrupor mund të jenë të ndryshme: arratisja nga një mjedis në tjetrin, shpëtimi nga rreziku potencial...

Paramendojeni, ta zëmë, sesi në ndonjëfarë mënyre keni hedhur spirancën në fund të detit dhe sesi me dëshpërim luftoni për të dalë në sipërfaqe.

Apo, se ndodheni në shkretëtirë, jeni të rrethuar me mur të lartë, kurse nga ana tjetër e atij muri ofrohet begatia që ju ju tërhjek... ju tërhjek... dhe ju duhet, gjithsesi, përmbi mur...

Koncentrimi dhe përsëritja janë faktorë me rëndësi madhore për arritjen e projeksionit astral
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:38 am

Ushtrimet hyrëse për çlirimin e dublantit

Si thekson Anthony Martini, koha më adekuate për të provuar projeksionin është në çastet kur trupi fizik është i lodhur, por edhe i aftë për relaksim të shpejtë. Mendja duhet që relativisht të jetë e zgjuar, kurse dëshira për arritjen e projeksionit astral mjaft e fortë.

Koha më e qëlluar ashtë pas mesit të natës, kur organizmi përgjithësisht fundoset në pushim.

Bini në dysheme. Kjo është më mirë sesa të bini në krevat. Shtrihuni dhe relaksohuni. Provoni t’i dëboni të gjitha mendimet të cilat nuk kanë lidhje me dëshirën tuaj për ta arritur çlirimin e dublantit astral. Në dhomë duhet të mbizotëroj qetësia e butë, kurse gjysmerrësira është veçanërisht e rëndësishme për përjetimin e projeksionit.

Harrojini të gjitha shqetësimet dhe brengat që ju kanë përcjellë atë ditë. Muskujt tuaj dhe mendja juaj duhet të jenë të relaksuar, pasi që çdo shqetësim, madje edhe ai më i vogli, mund të ndikojë negativisht në rrjedhën e eksperimentit.

Dhe, edhe pse dëshira, siç kemi thënë, është e një rëndësie të madhe, në rastin e mossukseseve të para mos lejoni që kjo të ju persekutojë dhe të ju bëhet opsesion. Përfundimisht, krejt këtë duhet kuptuar si një lojë të vogël, interesante, e cila mund të ketë apo të mos ketë sukses.

Përndryshe, kur veçse flasim për d ë s h i r ë n , ka ndodhur në rastet e jashtëzakonshme kur ajo e mobilizon tërë energjinë mentale për t’i shkaktuar të ashtuquajturat paraqitje. Rasti më i njohur është i lidhur për shkrimtarin e famshëm suedez të teatrit, August Strinberg, dhe është përshkruar hollësisht në shumë vepra kushtuar projeksionit astral.

Drejtpërdrejt pas ndarjes me gruan e tij të dytë, në gjendje çrregullimi mental intensiv, Strinbergu më 1895, ka udhëtuar për Pariz që sa më lehtë ta “mbijetonte” shpartallimin sentimental.

Kjo, siç do të shihet, nuk ka qenë edhe gjithaq e lehtë. Një natë ka ndier gjakimin e papërmbajtur që edhe njëherë të ishte në rrethin e familjes së vet, dhe, shih çudinë: befasisht e ka parë veten në shtëpinë e tij të dashur! Është ulur në kolltukun e tij të adhuruar gjersa vjehrra e tij qetësisht ka muzikuar në piano.

Disa ditë më vonë ka marrë letër nga e vjehrra ku pyeste për shëndetin e tij, pasi që: “Para disa netësh, gjersa i kam rënë pianos, e kam parë hijen tënde sesi pushonte e hedhur në kolltukun tënd të preferuar”!

Vizuelizimi

Hulumtuesit e projeksionit astral mendojnë se vizuelizimi është çelësi i dytë i rëndësishëm për krijimin e gjendjes në të cilën me sukses përjetohet shëtitja jashtëtrupore. Është e njohur se vizuelizimi është zemra e të gjitha ushtrimeve okulte dhe ai paraqet portën kryesore për në hapësirat e brendshme të njeriut.

Të imagjinuarit kreativ, i cili e krijon vizuelizimin, paraqet stimulim të përsosur për ndarjen e trupit astral. Kjo është gjendje në të cilën poetët i shkruajnë vjershat e tyre më të bukura, piktorët i pikturojnë pikturat e tyre më impresionuese, kompozitorët komponojnë muzikën e pavdekshme...

Në kohën e sotme të jetës dinamike në të cilën me ndihmën e kompjuterëve edhe vetë bëhemi pjesë e tyre, të imagjinuarit kreativ është dhuratë e rrallë natyrore. Për këtë arsye Antony Martin i propozon këto ushtrime.

Merreni një libër dhe shikoni me kujdes në kopertinat e tij. Pastaj, mbyllini sytë dhe provoni që në ndërdije të krijoni përfytyrimin e kopertinës, të saktë në çdo detaj.

Keni për të zbuluar se para vetes keni detyrë mjaft të rëndë, por nëse do të jeni këmbëngulës dhe do t’i vazhdoni ushtrimet, keni për të ardhur gjer tek përfundimi se fotografia mentale gjithnjë e më tepër e fiton qartësinë dhe saktësinë.

Në fund, do të ju shkoj për dore që ta shihni saktësisht me të gjitha detajet, gati si të ndodhej para syve tuaj të hapur. Kjo është shenjë se e keni zotëruar vizuelizimin, dhe ushtrimet për arritjen e projeksioneve astrale mund të fillojnë.

Mundësia e vizuelizimit do të ju ndihmojë që “ta lironi” trupin astral, derisa të shtrirë në dysheme e stimuloni ndarjen e tij nga trupi fizik. Njëkohësisht vështroni se çfarë po ndodh gjer në detajin më të fundit, duke përfshirë këtu edhe ndryshimet në rrethin tuaj.

Derisa e bëni këtë, largojeni ndjenjën e krevatit apo të dyshemesë nën shpinën tuaj; largoni çdo mendim nga vetëdija juaj se jeni të lidhur me trupin fizik!

Koncentrohuni, pra, intensivisht në trupin tuaj astral gjithnjë derisa ai butësisht të mos fillojë të lirohet nga porti fizik e të ngrihet në ajër.

Anthony Martin mendon se këtë ushtrim mund ta përsërisni sa herë të doni, e që kurrgjë të mos ndodhë.

Kjo është shenjë se fuqishëm jeni të mbyllur në trupin fizik dhe se duhet intensifikuar ushtrimet e vizuelizimit. Tek disa njerëz trupi astral është fort i lidhur për trupin fizik dhe nevojitet vizuelizim më i madh që ai të fillojë të lirohet. Insistimi, megjithatë, gjithmonë paguhet...

Bartja e vetëdijes

Derisa e vizuelizoni trupin astral sesi fluturon mbi atë fizik, duhet të gjakoni që vetëdijen tuaj ta bartni në trupin astral, por ashtu gjallërisht sa të mund ta shihni trupin tuaj fizik sesi qëndron shtrirë në dysheme, duke vërejtur çdo detaj të tij.

“Jini të kënaqur me suksese të vogla e me hapa të vegjël”, këshillon Martin. “Çdo hap gjer tek projeksioni astral është i rëndë dhe kërkon angazhim të madh mental.

Paramendojeni trupin tuaj astral sesi po lëviz, po sillet, po rrotullohet; barteni tërë energjinë tuaj në të, duke e lënë trupin fizik guacë të pajetë – çfarë ai në të vërtetë edhe është.”

Të gjitha ushtrimet e deritanishme bëhen me sytë mbyllur, kurse hapi tjetër kërkon vizuelizim me sytë hapur. Ky është vërtetë dukshëm më i rëndë, por kur të përvetësohet njëherë teknika e tillë, arritja e projeksionit astral është shumë më e thjeshtë dhe më e lehtë.

Pra, shtrihuni në dysheme me sytë hapur dhe filloni ta lironi trupin astral duke vizuelizuar ndarjen graduale të tij nga dublanti i vet fizik.
Fillojani nga shputat.

Paramendojeni dublikatin tuaj të tejdukshëm, të ndritshëm sesi po lirohet nga trupi fizik. Krijohen së pari shputat, pastaj këmbët, duart, trupi, koka... Vetëdija bartet në duplikatin astral dhe përnjëherësh e shihni trupin tuaj fizik nën ju dhe i vëreni tëra detajet në të!

Shumë autorë e hulumtues, siç është, ta zëmë, Crookall, autor i manualit të llojit të vet “Teknikat e projeksionit astral”, mendojnë se rrjedha e lirimit të trupit astral është spirale.

Pikërisht shkaku i kësaj ai edhe i këshillon fillestarët që të fillojnë të vizuelizojnë një këso rrjedhe, sepse “nëse dikush p a r a m e n d o n sesi trupi po lirohet në mënyrë spirale, ai përfundimisht edhe ka për ta lënë gëzhojën fizike”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:38 am

Koncentrimi dhe mantrat

Metodat tjera të cilat mund të provohen, duke i zbatuar ushtrimet e përmendura këtu të vizuelizimit, përfshijnë vështrimin e fiksuar, gjegjësisht të shikuarit vetëm në një objekt të vënë në largësi të caktuar.

Kjo mund ta sjell shumë shpejt ndarjen, duke qenë se sytë, pas një kohe të caktuar, e humbasin forcën e tyre të të fiksuarit qartë, kështu që uni i ndërdijshëm niset në aksion...

Qiriu i vendosur në njërin kënd të dhomës më në largësi paraqet objekt ideal fokusimi. Kur ta ndieni se vetëdija juaj veçse është lodhur, filloni ta vizuelizoni trupin tuaj astral sesi po e lë atë fizik e sesi ngadalë po i ofrohet objektit në të cilin po shikoni, pra, qiriut!

Metodë tjetër, e pranuar nga shumë praktikantë, na udhëzon për përdorimin e diskut të ngjyrosur të vendosur në mes të vetullave, në të cilin vështroni gjithnjë derisa nuk fundoseni në gjendjen e përshtatshme për projeksionin jashtëtrupor.

Tekniakt e lashta, ndërkaq, na e këshillojnë thënien kolektivisht të mantrave apo të shprehjeve magjike. Të thënët monoton dhe njëritmik i mantrave në interval më të gjatë kohor e sjell vetëdijen tonë në gjendje transi në të cilin trupi astral me lehtësi ndahet nga ai fizik. Këtë teknikë që nga fëmijëria e tij e ka zbatuar lordi Tennyson për të arritur projeksionin astral.

“Në atë gjendje kam ardhur duke përsëritur qetësisht emrin tim personal. E kam përsëritur gjithnjë derisa në një çast individualiteti im të mos ketë kërcyer nga trupi fizik e të mos ketë filluar të pezullojë...”

Në manastiret budiste dhe lamaiste të Azisë thuhen mantrat, por shpesh edhe fjalët e shenjta: “Om mane padme om, om mane padme om...”

Tespihet dhe rruzaret, të cilat në ritëm të caktuar zgjidhen me gishtërinj derisa thuhen (apo këndohen) vargjet mistike, është edhe një mënyrë-shtesë e bartjes së planit astral dhe shpesh zbatohet me ushtrime specifike të frymimit, të cilat kanë për qëllim që ta rrisin sasinë e dioksid karbonit në gjak!*

Teknika e hapjes së portës

Teknika që mban këtë emër të pazakonshëm veç është e njohur kaherë dhe e preferuar në meset që e kultivojnë okulten, sakaq veçanërisht me zemër na e rekomandon Aleister Crowley. Personi që projekton trupin astral në murin e zbrazët duhet t’i paramendojë dyert e mbyllura.

Në dyer ndodhet ndonjë shkrim i cili më parë ka qenë objekt i meditimit të durimshëm. Pastaj është e nevojshme të vizuelizohen dyert të cilat ngadalë hapen, e pastaj provoni që vetveten ta shihni sesi po kaloni nëpër to.

Nëse jeni këmbëngulës dhe nëse do të keni pakëz fat të kaluarit ka për të ndodhur dhe ju keni për t’u ndodhur në anën tjetër të dyerve joekzistuese.

Kenneth Grant, i cili me anë të kësaj teknike e ka përjetuar ndarjen e parë astrale të veten, ka rrëfyer pastaj sesi befas e ka ndeshur vetveten “të privuar nga trupi i vet fizik” e sesi lëvizjet e tij i ka përcjellë “ndjenja e lehtësisë ekstreme dhe e lirisë”.

“Ka qenë ajo diç si të ndodheshe në gjendjen e papeshë në të cilën fluturoja me ndihmën e vetëdijes, e jo të forcës fizike...”

Stimulimet-shtesë

“Është zbuluar”, thekson Anthony Martin, “se pamjet e caktuara të cilat i imagjinojnë ata të cilët dëshirojnë të përjetojnë projeksionin e vetëdijshëm astral e lehtësojnë tërë procesin.

Dorën në zemër, disa pamje janë më të zbatueshme nga disa persona, kurse disa nga personat tjerë. Unë do të jua sugjeroj vetëm ato që në praktikë janë treguar të suksesshme.

Provoni, ta zëmë, valëzimin e ujit, apo farfuritjen e dritës. Koncentrohuni gjer në atë masë saqë pamja të marrë përmasat e realitetit. Apo: paramendojeni veten si pikë në hapësirë e cila lirisht pezullon; apo si pjesë të resë, mundet edhe si shtjellë avulli e cila ngadalë ngrihet, ngrihet...”

Martini mendon se edhe lëvizja, sidomos rrotullimi në hapësirën e zbrazët, ka efekte të qëndrueshme me rastin e kërkimit të projeksioneve jashtëtrupore.

Nëse përcaktoheni për këtë, atëherë paramendojeni fruljetën (fuzën) sesi rrotullohet. Përcilleni rrotullimin e saj dhe spontanisht identifikohuni me të. Pastaj mendoni sesi po e lëshoni trupin dhe po silleni, silleni... gjithnjë e më ngadalë, e pastaj sesi po ngriheni e po e shikoni rrethinën prej së larti.

Duke iu falënderuar lojës në rreth, dervishët bijnë në trans. Silluni edhe ju, këshillon Martini, gjithnjë derisa trupi juaj astral nuk ngrihet nga gualli fizik (gëzhoja fizike).

Dëshira po ashtu mund të jetë stimulim-shtesë në eksperimentet e këtij lloji. Muldooni i dallon dëshirat aktive dhe pasive. Thotë:
“Ndoshta do të mendoni: hej, paj ky po dëshiron të na bindë se projeksionin astral mund ta përjetojmë thjesht, sipas dëshirës, kur ta dëshirojmë këtë!

Në njëfarë dore kjo është e saktë, pasi që forca e imagjinatës ia hap dyert trupit astral!... Kurse dëshira në krejt këtë është ajo që e bën të mundur fillimin themelor.”

Fotografia e tunelit të cilit i ofroheni e në të cilin hyni lehtas ndoshta është mjeti më i thjeshtë e më efektiv stimulues i imagjinatës së vullnetshme.

Nuk është prandaj kurrfarë çudie që në dëshmitë tronditëse për ndjenjat e veta pacientët të cilët nën anestetikë kanë përjetuar shëtitje jashtëtrupore të flasin sesi iu është dukur se po kalojnë nëpër tunel të gjatë, të errët, në fundin e të cilit ka vezulluar rrezja e dritës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:39 am

Frymimi dhe “numërimi i hapave”

Kontrolli i frymimit, siç është thënë më herët, e mundëson hyrjen në gjendje transi dhe e nxit lirimin e trupit astral. Mbajtja e thjeshtë e frymës ka për të prodhuar efektin e lirimit butësisht të dublikatit astral.
Ja se ç’thotë për këtë Swedenborg:

“Mbajtja apo zmbrapsja e frymës paraqet ekuivalentin e interferencës me shpirtin, duke ia dhënë trupit.”

T’i përkujtojmë përvojat e Lindjes – niveli i ulët i jogës dhe meditimit u japin theks të veçantë pikërisht efekteve psikike të kontrollit të frymimit.
“Shinto-magjistarët” japonezë e kanë përsosur metodën e udhëtimeve jashtëtrupore të njohur si “numërimi i hapave”.

Një variant i kësaj teknike është shumë i përshtatshëm për fillestarët. Bazohet në vizuelizimin preciz të udhëtimit të caktuar, rëndom vizita tek personi i dashur. “Shinto-magjistarët” kanë vendosur që udhëtimi të kryhet me anë të numrit të caktuar të hapave, sakaq largësia nuk është absolutisht e rëndësishme.

Duke parafytyruar sesi po e lë shtëpinë e vet, magjistari e përcjell vetveten sesi i numëron hapat e vetëbërë (që vetes ia jep për detyrë) e sesi arrin gjer tek dyert e shtëpisë së caktuar. Ai pastaj duhet të trokasë në dyer e të hyjë në shtëpi.

Kur ta dorëzojë mesazhin duhet të bëjë numër të njëjtë hapash për t’u kthyer në shtëpinë e tij.

Për këtë teknikë është i nevojshëm koncentrimi i përsosur si dhe vizuelizimi tejet preciz e i gjallë.

Natyrisht, për fillestarët duhet ndryshuar diçka kjo “skemë”. Para së gjithash duhet zvogëluar rruga, ta zëmë, në hapësirën në mes të dy dhomave në banesën tuaj. Pastaj, njiheni atë rrugë, të gjitha detajet në të, dhe provoni t’i shtypni në memorien tuaj.

Shtrihuni, koncentrohuni dhe nisuni. E keni përcaktuar numrin e hapave dhe ju pikërisht sipas tyre edhe shkoni. Rrugës, regjistrojini detajet që janë në rrugën tuaj. Kështu arrini deri tek qëllimi...

Nëse nuk shkon, Anthony Martin rekomandon që shtegun ta vizatoni në një copë letre dhe ta përmbushni me të gjitha karakteristikat. Pastaj maksimalisht të përpiqeni që në mendime vetveten ta familjarizoni me shtegun që duhet astralisht ta kaloni.

Nëse as kjo nuk shkon, mos e humbni vullnetin. Gjatë rrugës suaj përcaktojini pikësynimet, vendin ku duhet shkuar. Një pikësynim mund të jetë ndërprerësi elektrik, i dyti radiatori, i treti ndonjë fotogarfi në mur, i katërti ndonjë vazo...

Para çdo pikësynimi ndaluni dhe në të vështroni pesë-gjashtë minuta që t’i mbani mend të gjitha detajet. Ditën tjetër përsëri ndaluni para pikësynimit dhe këtë herë pandërprerë shikojeni dhjetë minuta.

Këtë ushtrim përsëriteni aq herë sa keni nevojë që pikësynimin e parë ta regjistroni në memorie. Pastaj, përkushtojuni të dytit, të tretit, të katërtit...

Kur të jeni krejt të sigurt se me themel i keni regjistruar të gjitha detajet në rrugë, shtrihuni në krevat dhe lirohuni. Dhe derisa trupi fundoset në internitetin e butë, vizuelizojeni veten sesi ngriheni nga krevati në trupin tuaj astral.

Në fillim ju keni për të vështruar trajtën e paramenduar të trupit tuaj astral nga këndi i trupit fizik, por nëse me kujdes jeni përgatitur dhe jeni adaptuar në vizuelizimin e gjallë, gjendjen e vetëdijes duale duhet ta marrë, i përcjellë me bartjen e lehtë të vetë vetëdijes, trupi astral.
Në të kaluarën me projeksion të vetëdijshëm astral janë marrë shumë hulumtues dhe dijetarë.

Natyrisht, të gjithë nuk kanë arritur rezultate të njëjta spektakulare. Ka pasur madje edhe asosh që gjatë gjithë hulumtimit të tyre përjetësisht kanë mbetur në fillimin e vet, por, sigurisht, ka pasur edhe të atillë që lëmin e projeksioneve astrale e kanë begatuar me përvojat e veta personale, jashtëzakonisht interesante. Ne do të flasim mbi përvojat e tyre...

Oliver Fox: kontrolli i ëndrrës

Përvoja e Oliver Foxit, e përshkruar detajisht në “Parakalimet okulte” më 1920, bën pjesë në më të lexuarat në tërë literaturën përkushtuar përjetimeve jashtëtrupore. Artikujt në të cilët Fox hollësisht i përshkruan projeksionet e veta astrale –përmbajnë një numër mjaft të madh detajesh interesante.

Në fillim të tregimit të tij Foxi përvojave të veta të pazakonshme iu jep këto sqarime:

1. Kanë qenë këto ëndrra përplot jetë!
2. Apo kanë qenë këto përjetime reale të projeksionit astral!

Foxi për dallim nga shumë hulumtues të tjerë nuk ka provuar të argumentojë teorinë e trupit astral. Ai, thjesht, vetëm i ka ofruar përvojat e veta, duke e lënë lexuesin që vetë t’i kërkojë sqarimet e t’i sjell gjykimet.

Karakteristika themelore e përjetimeve jashtëtrupore të Foxit është se ato kanë buruar nga të kontrolluarit e ëndrrës. Teknika e tij, tashmë e njohur në botë, është bazuar në t ë p a r ë t e d i s a k e q k u p t i m e v e a p o të a n a k r o n i z m a v e n ë ë n d ë rr .

Me fjalë të tjera, për këtë teknikë e domosdoshme është v e t ë d i j a që të ëndërrohet.
Ja, çelësi i Foxit për ëndrrën:

“Gjatë kohës kur kam qenë student në kolegjin teknik, një ëndërr e pazakonshme më ka frymëzuar t’i filloj hulumtimet e mia. Kam ëndërruar se po rrija jashtë shtëpisë sime.

Duke shikuar poshtë, kam zbuluar se rrasat e gurta në mënyrë enigmatike e kanë ndërruar pozitën e tyre – ana e gjatë tashi ka qenë paralele me skajoret në vend se të ishin në këndin e drejtë – siç ishin në realitet! Si ka ndodhur kjo? – kam pyetur veten. E atëherë m’u ka përkujtuar – paj, unë po ëndërruakam!

Njëkohësisht, forca e jetës të cilën e kam përjetuar kurrë nuk ka qenë më impresive. Kurrë deti e qielli nuk kanë shfryrë bukuri ashtu madhështore; kurrë shtëpitë e rrugët nuk kanë qenë më harmonike; kurrë fushat nuk kanë qenë aq të pastra e të ndritshme...

Kurrë, përfundimisht, nuk jam ndier ashtu çuditërisht bukur, me tru të kthjellët dhe i fuqishëm si hyjni. Ndjenja, sakaq, nuk ka zgjatur shumë dhe kontrolli im mental e ka humbur fuqinë e është harmonizuar me trupin e lodhur. Atëherë më ka rënë në mend një ide e shkëlqyeshme – kam vendosur që të provoja “t’i kthehesha ëndrrës sime të shkëlqyeshme dhe sa më gjatë ta vijoja!...”

Prapa kësaj dëshire ka qëndruar detyra mjaft e rëndë dhe e ndërlikuar. Netëve ka tentuar që ta kontrollojë ëndrrën dhe që së paku pak ta vijojë, por kur kjo ka zënë t’i shkojë për dore, ëndrra është shndërruar në vetëdije të zgjuar duke liruar trupin astral dhe Foxi ka qenë i aftë të kalojë nëpër muret, në dukje, të forta dhe “ta modelojë materien sipas vullnetit të tij”.

Pas eksperimentimeve afatgjata ka zbuluar se tentimi për ta zgjatur ëndrrën po i shkaktonte dhembje të pakëndshme në zonën e gjëndrës së epifizës dhe kjo i ka shërbyer si signal se po kthehej në trupin fizik.

Foxi, po ashtu, e ka zbuluar se në sekondat e fundit të ëndrrës së zgjatur e të kontrolluar po përjetonte – vetëdije të dyfishtë.

Me fjalë të tjera, ai në ato momente të pazakonshme ka mundur ta ndiente vetveten sesi merrte pjesë në ëndrrën e vet, por, njëkohësisht, ka qenë i vetëdijshëm se po qëndronte në krevatin e vet e se madje edhe po e shihte – dhomën e fjetjes!

Oliver Fox, nuk ka dilemë, ka qenë tip i hulumtuesit të vërtetë. Dhembjet në zoën e gjëndrës së epifizës kanë qenë shenjë e padyshimtë se eksperimentin duhet ndërprerë.

Por, Foxin gjithnjë e më shumë e ka munduar çështja - çfarë do të ndodhte po qe se nuk do t’i dëgjonte signalet e trupit të tij e nëse eksperimentin do ta vazhdonte...!

Një natë ka vendosur që të shkonte gjer në fund: pas signalit me dhembje ka dëgjuar diçka si “klik” në zonën e trurit dhe në çast është ndier “i mbyllur” dhe i ndarë nga trupi i vet fizik!

Duke e humbur ndjenjën e vetëdijes së dyfishtë, i është dukur kinse ka pezulluar në një dimension të ri, në të cilin koha dhe hapësira nuk kanë paraqitur pothuajse kurrgjë. Foxi është gjendur në – projeksionin astral!

Përvoja jashtëtrupore, sakaq, nuk ka zgjatur shumë. Ndjenja e vetmisë dhe e panikut e kanë përcjellë, dhe Foxi pas “klikut” karakteristik përsëri është ndodhur në trupin e vet fizik, por në një gjendje plotësisht të shtaguar. Kontrollin mbi organizmin fizik e ka vënë me një angazhim tejet të rëndë:

“Kam kërcyer nga krevati i tejlumtur se shpëtova nga shtangimi i mundimshëm, por menjëherë kam dështuar. Pas kësaj dy-tri ditë jam ndier i sëmurë!”

Bazuar në përvojën personale Oliver Fox ka krijuar listën e pasojave të mundshme:

1. Dobësimi i zemrës apo çmenduria
2. Varrimi i parakohshëm (nëse kohë më të gjatë mbeteni në
katalepsi)
3. Xhindosja
4. Prerja e fijes astrale
5. Dëmtimi i të ashtuquajturit “transportuesi fizik”.

Përvoja e Foxit tërheq vërejtjen se pas kthimit trupi fizik mbetet në gjendjen e pakëndshme gjysmë të shtangur. Edhe pse sytë janë të mbyllur, rrethina në njëfarë mënyre shihet qartë, e, ndër të tjera, edhe atmosfera – Foxi e përshkruan nga përvoja e vet sikur ekzistojnë thërrmiat e pluhurit të ndriçuara me diell.

Në pragun e pashmërisë Foxi ka regjistruar pamje të pazakonshme – diçka si grumbullim i veve të bretkosës, ngjyrë të kaltër në të hirtë, e ajo që është më e çuditshmja – i është dukur se po dridhëronin!

Çfarë do të ndodhte tjetër sikur Foxi ta vazhdonte përjetimin jashtëtrupor, është vështirë të thuhet. Frika, apo parehatia nga pasiguria dhe e panjohura, gjithmonë ka krijuar përshtypjen se diçka po e tërhiqte prapa, që të mos shkonte më tej, që ta ndërprente eksperimentin.

E megjithatë, dëshira e tij ka qenë që ta sforconte UN-in e vet jotrupor përmes portalit të gjëndres së epifizës, ashtu që ajo “klik” të mbetej prapa tij.

“Kjo më ka shkuar për dore në gjendje transi: UN-i im jotrupor ka nxituar kah pika e menduar në gjëndren e epifizës dhe është nisur kah dyert e paramenduara... Forca ka qenë e tillë saqë së frikti jam gjendur jashtë trupit.

Në eksperimentet e mëvonshme, në rastet kur forca ime nuk ka qenë mjaft shkatërruese që të shpërthej, kam mbetur në trupin fizik gjersa drita astrale shkallë-shkallë është zvogëluar dhe plotësisht është fikur.

Sipas rregullit, rëndom kanë qenë të nevojshme dy-tri tentime për të prodhuar mundësi mjaft të fortë të vetëdijshme që të shpërtheja dhe të tërhiqesha jashtë trupit fizik!..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Wed Apr 04, 2012 6:39 am

REALITETI NË ËNDRRA

• Si të zgjidhet misteri i një fundosjeje?
• Dëshmitë enigmatike të oratorit romak Ciceron
• Ëndrrat që kanë folur për realitetin
• Çfarë ka shënuar tregimtari i lashtë kinez, Bo Xingjian?
• Si është kthyer në realitet një ëndërr fantastike?
• Ngjarjet të para në ëndërr – dritare për në ardhmëri?!


Djaloshi mund t’i ketë pasur dhjetë vjet. Bukurosh, me flokun e rrafshtë, të lëshuar, me fytyrë të kthjellët dhe disi rrezatuese, ka qenë i mbuluar me pelerinën e gjatë të shiut.

Dhe pikërisht kjo ka qenë detaji më i pazakonshëm i cili ka shkaktuar haptazi hutim tek Janeta si dhe tek i vëllai i saj më i vjetër, Yan Cotton. Ishte e stilit disi të vjetër, si t’ia kishte behur papritmas nga ndonjë kohe tjetër.

Por, as kjo nuk ishte e tëra. Edhe më e pazakontë ishte ajo se në këtë kohë të vitit pakkush në kontenë piktorale Derbyshire ka veshur pelerinë shiu. Ka qenë verë, nxeht dhe jashtëzakonisht thatë. Verë e cila në anale do të mbetet e shënuar për vargun e tërë të ngjarjeve të jashtëzakonshme.

Pasuria e familjes Cotton është ndodhur më larg se cilado tjetër, kurse shtëpitë e patronëve kanë qenë të vendosura në gjelbërimin piktoral pranë lumit jo të madh, por tekanjoz Vij.

Konteja angleze Derbyshire, me bregoret e veta të buta e fushat me lule, gjatë verës është dukur si ndonjë kopsht parajsor ëndrrash, dhe dy fëmijët e Hilda e Rolf Cottonit, nëntëvjeçarja Janeta dhe njëmbëdhjetëvjeçari Yan, e kanë kaluar pushimin e tyre shkollor në lojëra të pabrenga e në shëtitje të gjata.

E pastaj, një mëngjes, për të parën herë e kanë parë djaloshin enigmatik në anën tjetër të bregut të lumit. Ka lëvizur ngadalë, sikur të ketë hapëruar pa cak, sakaq është dukur disi i papranishëm dhe i tejdukshëm.
- Eeheeej! – i ka bërtitur Yan Cotton. - Eeheeej!

Djaloshi e ka ngritur kokën. Është ndalur. Pelerina e shiut në mënyrë diskrete i është hapur krah më krah dhe fëmijët kanë vërejtur kurmin zaif të veshur me veshjen e modës së vjetër.

Për një kohë memecërisht i ka shikuar vëllanë dhe motrën, e pastaj është nisur dhe ka vazhduar rrugën. Nuk ka folur asgjë. As gjest nuk ka bërë. Madje as kokën më nuk e ka kthyer. Është fundosur në fushën e blertë, duke humbur së frikti nga pikëvështrimi i fëmijëve.

- Ndonjë mendjemadh! – ka konkluduar më tepër për vete Janeta e vogël.

- Rrugaç ! – ka shtuar zemërueshëmYani. – Ç’lyp, vallë, ai në fushat tona?!

Fëmijët, megjithatë, nuk kanë menduar gjatë për djaloshin enigmatik. Kanë vazhduar të luajnë dhe së frikti e kanë harruar atë plotësisht. Madje edhe kur kanë arritur në shtëpi, nuk u është kujtuar.

Të nesërmen, sakaq, takimi është përsëritur. Djaloshin e panjohur përsëri e kanë vënë re sesi ka hapëruar në bregun tjetër të lumit Vij. Përsëri ka ecur pavullnetshëm, kurse veshur ka pasur po atë veshje të djehit. Edhe pelerina e shiut, natyrisht.

- Eeheeej! - i ka bërtitur Janeta. – Ku shkon?

Djaloshi është ndalur. Është kthyer disi rëndueshëm. Fytyra e tejdukshme i është dukur e kthjellët.

Janeta e ka ngritur dorën dhe hareshëm ia ka bërë me dorë. Atëherë edhe vetë i panjohuri e ka ngritur dorën dhe ia ka kthyer përshëndetjen.
- Eja, të luajmë bashkë! – i ka propozuar Yan.

- Lart është ura e drunjtë. Nëpër të mund të vish tek ne – i ka sqaruar Janeta.

Djaloshi nuk është përgjigjur. Është kthyer dhe është nisur drejt andej kah i ka treguar Janeta. Fëmijët kanë besuar se do t’i dëgjojë dhe se do t’u bashkohet në lojë. Por, jo. Përsëri është zhdukur në fushë, dhe atë ditë më nuk është lajmëruar në brigjet e lumit.

Kur në mesditë vëllai dhe motra janë gjendur në shtëpinë e tyre, u është kujtuar i vetmuari i pazakonshëm.

- Nënë, për herë të dytë që po e shohim një djalosh në fushat tona – iu rrëfye së ëmës Janeta.

- E çfarë po bën? – pyeti e interesuar e ëma.
- Po shëtit bregut të lumit, po na buzëqesh dhe po na e bën me dorë. E thirrëm që të na bashkangkitej në lojë, por ai u zhduk.

- Dhe çfarë ka këtu të pazakontë?
- Ka. Pse gjithmonë po ik prej nesh?! Sikur po ruhet prej nesh... E edhe veshja e tij... Është shumë qesharake!

- Veshja! – nëna e ka ndërprerë gatimin e brumin, i ka shikuar fëmijët e saj dhe kurreshtare i ka pyetur:

- Për çfarë veshjeje po flet, Janeta?!
Janeta spontanisht i ka hapur duart:
- Në vete bart një pelerinë shiu kaq të madhe! Si t’ia kishte vjedhur gjyshes...

Zonja Hilda Cotton ka menduar se fëmijët po mahiteshin. Në disa raste i janë lëshuar imagjinatës, por në këtë aspekt kurrë nuk i ka penguar.
- Ashtu, ë? – tha indiferente dhe filloi ta bëntë drekën.

Ditëve të ardhshme fëmijët kanë folur shpesh për të panjohurin e vogël.
Edhe më tej e kanë parë në të njëjtin vend, në anën tjetër të lumit Vij.

Do të rrinte në breg, ngathtësisht do të shëtiste, ua ka bërë me dorë, por kur kanë dashur t’i ofroheshin, ai ka shkuar në një mënyrë të çuditshme. Thjesht është tretur në gjelbërimin e bujshëm dhe prapa tij nuk do të mbetej asgjë.

- Po zhduket si fantazma! – me hidhërim i tha së ëmës një ditë Janeta e vogël. – Pse po e bën këtë?!

As nëna nuk e ka ditur përgjigjen. Por, që ta qetësonte Janetën, tha:
- Ndoshta është i ri në këto anë! Ndoshta po i vie turp t’ju ofrohet!...
Kësisoji kanë kaluar tri javë të nxehta në kontenë Derbyshire.

Në kohën e korrjeve Rolf Cotton për çdo ditë ka shkuar në arën Parson Nuck, e cila ka qenë e mbjellë me grurë. Fushat janë zgjatur përskaj lumit Vij, vetëm se në bregun tjetër të tij, pikërisht në zonën ku fëmijët shpesh e kanë parë të panjohurin e vogël enigmatik.

Ato ditë Janeta dhe Yan për çdo ditë i kanë dërguar bukë të jatit në arë. Shportën e ka bartur Yan, kurse ujin Janeta e vogël.

Kur atë ditë i janë ofruar urës së vjetër përmes së cilës ka qenë dashur të kalonin në anën tjetër, përsëri e kanë parë të panjohurin. Ka shëtitur përmes bregut. E atëherë ka ndodhur ajo që fëmijët kurrë nuk kanë për ta harruar.

Djaloshi enigmatik e ka humbur baraspeshën, ka rrëshqitur nëpër bregun e rrëpishëm dhe është hedhur në lumin e përhënur.

Yani dhe Janeta kanë vrapuar, por kur kanë ardhur gjer tek lumi, më nuk e kanë parë djaloshin, kurse uji veçsa ishte qetësuar.
Ai u mbyt! – ka bërtitur e frikësuar Janeta.

Fëmijët e kanë hedhur bukën dhe janë kthyer mbrapa, kah shtëpia e tyre. Të ëmën e kanë gjetur në kuzhinë.

- Ndihmë! – kanë bërtitur me tërë fuqinë gati pa frymë. – Ndihmë!
Nëna është lemeritur.

- Ç’keni?!... O Zot! Çfarë ju ndodhi?!

Kur arritën të merrnin frymë, fëmijët treguan se ç’kishin parë te lumi Vij.
- Ai, o nënë, u mbyt! – i shokuar e përsëriste Yani i vogël. – E kemi parë me sytë tanë sesi ka rrëshqitur dhe rënë në lumë.

Dy ditë policët e kanë hulumtuar lumin Vij, duke shtrirë hetimet edhe në fshatrat përreth. Megjithatë, kurrfarë gjurme, kurrgjë nuk kanë gjetur që do të dëshmonte tragjedinë. Ajo që tërë këtij rasti ia jepte dimensionin e misterit të llojit të vet fshihej në faktin se atyre ditëve, por edhe më vonë, në tërë kontenë Derbyshire kurrkush nuk është lajmëruar si i zhdukur. Askuah. Mu askush.

Përfundimisht policia e ka mbyllur hetimin, kurse inspektori kryesor policor ua ka mbajtur fëmijëve një lekcion serioz sesi nuk është mirë të trillojnë dhe t’i mashtrojnë prindërit dhe policinë.

Kot së koti Janeta ka qarë dhe është betuar se asgjë nuk kanë trilluar e sesi e tërë ngjarja ka qenë e vërtetë sa më e vërtetë as nuk mund të bëhet. Hilda dhe Rolf Cotton thjesht nuk kanë ditur si të sillen – t’i ngushëllonin fëmijët apo t’u jipnin vërejtje.

Pas disa javësh rasti ka rënë në harresë, por Janeta dhe Yan, nga koha në kohë, e kanë përkujtuar sesi ata dy një ditë nuk kishin trilluar e sesi vërtet kishin qenë dëshmitarë të tragjedisë së tmerrshme në lumin Vij.

- Jam e sigurt se nuk kemi pasur të bëjmë me fantazi fëmijërore – ka qenë e bindur edhe zonja Cotton. – I njoh mirë fëmijët e mi. Diçka të atillë ata nuk do ta trillonin kurrë. Jo, kurrsesi...

Ka kaluar vera. Ka ardhur vjeshta, e pastaj edhe dimri. Kurrë më kurrkush nuk e ka përmendur ngjarjen misterioze në lumin Vij. As fëmijët më aq shpesh nuk e kanë zënë në gojë. Vera pakthyeshmërisht është fundosur në harresë...

Dhe, po qe se në vitin 1962 nuk do të ekzistonte festa e Vitit të Ri, dhe po qe se familja Cotton nuk do të udhëtonte me atë rast në Çesterfild t’i vizitonin prindërit e plakur të zonjës Cotton, ngjarja verore në lumin Vij sigurisht përgjithmonë e jetë do të shkonte në harresë.

Por, ndodhi ajo që ndodhi.

Zonjës Cotton edhe sot i kujtohet:

- Në ditën e parë të pushimit Janeta dhe Yani disi u bënë të trazuar, u bënë të mërzitur dhe thjesht nuk dinim se si dhe me çfarë t’i argëtonim.

Në fund nëna ime nga një arkëz e vjetër e solli një kuti të madhe në të cilën ndodheshin të rregulluara fotografitë nga e kaluara e largët, ditarët, librat, revistat e vjetra. Kishte aty edhe disa fotose shumë të vjetra fëmijësh...

Janeta dhe Yani ishin më shumë se të ngazëllyer. Në mesin e fotografive të zverdhura familjare Yani gjeti një sahat, dhe pastaj, papritmas, mua m’u ka ofruar Janeta duke mbajtur në duar një revistë të vjetër.

Menjëherë e pata të qartë se kishte gjetur diçka të pazakontë, meqë fytyrën ia kishte përshkuar një trazimi i fuqishëm...

- Nënë, shiko! – ka bërtitur duke treguar një fotografi në revistën e vjetër. –Ky është djaloshi të cilin verës e pamë duke u mbytur në lumin Vij! Nënë, ky është ai!...

Ka vrapuar edhe Yan. Posa që e ka parë fotografinë edhe ai ka pohuar me shqetësim:

- Po, nënë, mu ky është ai djaloshi...
E kam marrë fotografinë. E kam shikuar me kujdes fotografinë e vjetër. Në mua në mënyrë enigmatike buzëqeshte djaloshi në mantelin e vjetërsisë për shi. Kishte flokë të rrafshtë, të gjatë, ngjyrë kashte.

Qëndronte pranë një shtëpie fshati në mesin e përindërve të tij...
Nën fotografi ishte i botuar raporti i gjerë mbi tragjedinë e djaloshit tetëvjeçar i cili, në lojën e rrethanave fatkëqija, ishte mbytur në lumin e përhënur Vij.

Djaloshi siç duket e ka humbur baraspeshën, shkruante në revistë, duke shëtitur nëpër bregun e rrëpishëm.

Kufoma e tij është gjetur dy ditë më vonë një kilometër më poshtë nga vendi i tragjedisë.

Megjithatë, më i çuditshmi nga të gjithë ishte fakti se gazetat mbanin datën 22 korrik 1931!

Ngjarja e cila ishte zhvilluar në kontenë angleze Derbyshire është një nga ato për të cilat shkenca oficiele as deri më sot nuk ka gjetur përgjigje racionale.

Si dy fëmijët - Yan dhe Janeta Cotton – kanë mundur të marrin pjesë në tragjedinë e cila është zhvilluar tridhjetë e një vjet më parë?

Çfarë ka ngjarë atë verë të nxehtë dhe si fëmijët kanë qenë dëshmiratë të ngjarjes nga e kaluara e largët? Në ç’mënyrë ata udhëtuan kësisoji në kohë?!

A është kjo e mundshme?!
Ngjarja bie në radhën e mistereve të cilat shumë autorë i vejnë nën kapelën e – parapsikologjisë e të fenomeneve të saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Eksperienca jashtë trupit   Today at 10:13 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Eksperienca jashtë trupit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë
» Çerkin Bytyçi:Rajoni i Vërrinit - atraktiv edhe për vizitorët e jashtëm
» Liberalizimi i vizave, jashtë prioritetit qeveritar
» LDD në Suedi, propozon mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm
» Besa Gaxherri, jashtë listave të veteranëve: Nuk e di pse kjo ka ndodhur!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: