PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rreziku kercenues kozmik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Rreziku kercenues kozmik   Thu May 10, 2012 7:36 pm

Rreziku kercenues kozmik


Drejt Tokes po fluturon asteroidi gjigand “Apophis” dhe aty nga viti 2036 eshte e mundur teorikisht perplasja e tij me planetin tone. Nese do te ndodhe nje gje e tille pasojat do te jene me te vertete katastrofike. Nje mendim te tille shprehu Zevendesi i Kreut te Agjencise Federale Kozmike te Rusise “Roskozmos” Vitali Davidov.

Nese do te ndodhe apo jo perplasja e “Apophis” me Token do te behet e ditur ne vitin 2029. Atehere asteroidi, i cili rrotullohet gjithashtu rreth Diellit, do t’i afrohet planetit tone ne nje distance shume te afert - rreth 30.000 kilometra. Pasi te hyje ne fushen gravitacionale te Tokes, asteroidi “Apophis” mund te ndryshoje trajektoren e vet dhe pas 7 vjetesh, kur te ndodhe perafrimi i radhes, dhe ka mundesi te ndodhe katastrofa, paralajmeron eksperti per rreziqet kercenuese kozmike Sergei Naroenkov:

Permasat e asteroidit “Apophis” vleresohen tani rreth 230-300 metra. Gjate renies se nje trupi te tille qiellor ne Toke parashikohet katastrofe e shkalles rajonale. Nese bie ne siperfaqe te forte asteroidi mund te sjelle shkaterrime deri ne nje distance 100 kilometra nga vendi i renies. Plus, natyrisht, termete deri ne 7 balle sipas shkalles Rihter. Ne qofte se “Apophis” do te bjere ne uje, atehere do te krijoje tsunami.

Ekspertet jane fort te preokupuar dhe qe tani kane filluar ta vrasin mendjen se si te shmanget per njerezit rreziku kercenues i ketij asteroidi. Variante ka shume, duhet thene. Mund te ngjyhet njera ane e asteroidit me boje te bardhe. Ngjyra e bardhe reflekton driten, rrjedhimisht rrezet e diellit do te ngrohin ne menyre jo te njetrajtshme siperfaqen e asteroidit “Apophis”, gje kjo qe do te sjelle si rezultat ndryshimin e trajektores se fluturimit te tij. Mund te hidhet asteroidi ne ere. Por kjo eshte e mbarsuar me rrezikun e depertimit te fragmenteve te vogla te tij ne atmosfere dhe atehere pasojat ne Toke do te jene akoma dhe me serioze. Opsioni me realist eshte leshimi i “terheqesit te rende”, i cili do ta rimorkioje pas vetes asteroidin, mendon Sergei Naroenkov:

Ky eshte nje aparat qe do te vendoset prane trupit te vete asteroidit. Ai do te krijoje trazime (turbulenca) jo te medha ne orbiten e asteroidit. Duke telekomanduar kete aparat mund te zhvendoset paksa asteroidi me qellim te shmangies se trajetoreve te rrezikshme. Domethene te arrihet pikesynimi qe asteroidi ose te kaloje pak me pare ne vendin e perplasjes se supozuar me Token, ose me vone.

Por ky projekt duhet lancuar qe tani, meqenese realizimi i tij do te marre shume kohe. Ne vitin 2029, kur do te mund te vleresohen me saktesi me te madhe shanset e perplasjes se asteroidit “Apophis” me Token, do te jete tashme vone per nisjen e “terheqesit te rende”, paralajmeron shkencetari rus. Aktualisht mundesia e perplasjes se “Apophis” me Token vleresohet si 1:250 mije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Rreziku kercenues kozmik
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Asllan Dibrani:Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik,që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: