PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:04 am

Mjeku i shquar e zgjidh problemin e sëmundjes së sheqerit

Para ca vitesh mora një pjesë të nxjerrë nga një revistë profesionale në të cilën përshkruhej zbulimi i insulinës. Ja se ku qëndronte esenca e artikullit: Doktor Fredirik Bantingu, mjek dhe kirurg i shkëlqyeshëm nga Kanadaja, qysh para gjysmëshekulli iu kishte kushtuar hulumtimit të pasojave shkatërruese të sëmundjes së sheqerit.

Në atë kohë esenca e mjekësisë nuk njihte metodë efikase për shërimin e kësaj sëmundjeje. Dr. Bantingu gati tërë kohën e vet e kalonte duke bërë eksperimente dhe duke lexuar literaturë porfesionale.Një natë,i rraskapitur, e zuri gjumi në laboratorinë e vet.

Derisa ishte në gjumë,ndërdija e tij ia kishte shpjeguar se substancën që kërkonte duhej nxjerrë nga pankreasi i sëmurë i qenit. Kështu kishte lindur insulina,e cila më vonë u solli lehtësim miliona njerëzve të mbarë botës.

Vërehej se dr.Bantingu duke kërkuar zgjidhje,një kohë të gjatë u mor me këtë problem. Ndërdija e tij,pas një kohe të caktuar,iu përgjigj dhe ia ofroi zgjidhjen e kërkuar.

Nga kjo,natyrisht,nuk mund të thuhet se përgjigjën do ta merrni gjithnjë brenda natës,në gjumë e sipër dhe atë pas një kohe shumë të shkurtër. Ndonjëherë nevojitet pritje e gjatë dhe kjo fare nuk duhet t’ju brengosë. Për problemin e caktuar duhet menduar për çdo natë.Çdo herë,para gjumit, përpiquni që atë ta rrënjosni në ndërdijen tuaj,sikurse e bëni këtë për të parën herë.

Pritja e gjatë e zgjidhjes ndonjëherë është rezultat i qëndrimit tuaj ndaj problemit-e kuptoni atë si shumë të rëndësishme,të rëndë,të pazgjidhur, mandje edhe vetë dyshoni në mundësinë e gjetjes së shpjetë të rrugëdaljes.

Ndërdija,siç është e njohur,nuk di as për hapësirën e as për kohën.Shkoni të flini të bindur se në të njëjtin moment e keni përgjigjen.Mos u nisni nga spekti se vetëm ardhmëria do t’ju sjellë lehtësim. besuar shumë në zgjidhjen pozitive.Që tash, derisa jeni duke i lexuar këta rreshta,binduni se zgjidhja e përsosur e çdo problemi tuaj ekziston dhe se atë e keni në dorë mu në këtë çast.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:06 am

Ikja nga llogori

Ja raporti i shkurtër i dr.Lotar Fon Blek Shmitit,shkencëtarit dhe elektronistit të shquar.Ai përshkruan mënyrën se si me ndimën e ndërdijes së vet shpëtoi nga vdekja e sigurt që iu kanos në një llogor rus, pas luftës së Dytë Botërore.

“Në një minierë të thëngjillit,diku në thellësi të Rusisë,isha rob i luftës.Atje,në çdo çast, njerëzit, të dërrmuar nga lodhja dhe nga uria,vdisnin masovikisht.I shim nën mbikqyrjen e rojtarëve të vrazhdë,të oficerëve mizorë dhe të komsimarëve politikë tejet mendjemprehtë.

Pas vizitës së shkurtër mjekësore,secilit burgosur i caktohej sasia e thëngjillit që duhej mihur. Mua ma caktuan sasinë prej rreth 150 Kg.Atij që nuk e plotësonte normën i ndalohej ushqimi,gjë që të bën të kuptosh se së shpejti përfundonte në varrezat e afërme.

Të gjitha mendimet e mia i përqëndrova në ikje.E dija se ndërdija do të ma mësojë mënyrën më të mirë për ta bërë këtë. Shtëpinë në Gjermani ma kishin rrënuar. Anëtarët e familjes më ishin zhdukur.Miqtë dhe bashkë - puntorët e mi i kishin vrarë ose i kishin internuar në ndonjë llogor të ngjashëm me atë ku isha vetë.

Ndërdijes sime iu drejtova kështu: “Dëshiroj të shkoi në Los Angjelos e ti do të përkujdesesh që të arrij atije”.Los Angjelosin e njihja nga fotografitë dhe shumë mirë më kujtoheshin disa nga bulevardet dhe objektet e tij më të njohura.

Me ditë dhe netë të tëra e paramendoja veten duke shëtitur nëpër shëtitoren “Vilshir” me një amerikane të re,të cilën e pata njohur në Berlin para luftës (ajo tash është bashkëshortja ime). Imagjinoja se si hynim nëpër dyqane,se si uleshim në autobus dhe ushqeheshim nëpër restorante.

Çdo natë veçanërisht përpiqesha të përfytyroja veten duke vozitur automobilin amerikan në bulevardet e Los Angjelosit.Të gjitha këto i shijha si tejet të gjalla dhe gati reale. Parafytyrimi më bëhej konkret dhe shpesh më përzihej me realitetin e llogorimit.

Komandanti i rojeve për çdo mëngjes me zë,i numëronte robërit e rradhitur.Në një rast,duke i thirrur ata sipas rradhës,e kishte thirrur numrin 17. Ky ishte numri im.Sipas rregullit të caktuar e bëra një hap para,ndërsa atë e thirrën për t’ju paraqitur komandantit.

U kthye pas një ose dy minutash,mirëpo i habitur,filloi të numërojë me të njëjtin numër nga robi i ardhshëm ,pra me numrin 17.Gjatë rrugës për në minierë e shfrytëzova pakujdesin e rojtarit dhe ika. Pasi përfundoi puna natën vonë,numri i të kthyerve përputhej me atë të mëngjesit,kështu që deri të nesërmen në mëngjes askush nuk e hetoi largimin tim.

Pata ecur pandërprerë 24 orë.Pastaj pushova në një fshat të vogël.Për të mbetur gjallë, gjuaja peshq dhe shtazë të imta.Më tej hasa në binarë të hekurudhës dhe kur pashë tren që barte thëngjill për në Poloni,natën u futa në te. Arrita në Poloni.Me ndohmën e ca miqëve të atjeshëm ia dola të shkoi deri në Lucern të Zvicrës.

Një mbrëmje,në hotelin “Palas” të Lucernit,u njoha me një mesoburrë nga Amerika dhe me bashkëshorten e tij.Ata më mundësuan që të udhëtoj për në atdheun e tyre.Më patën parnuar si mysafirë në shtëpinë e tyre në Santa Monikë. Në Los Angjelos më priste vozitësi,i cili ,gjatë udhëtimit për në shtëpinë e tyre,më kishte vozitur mu nëpër të njejtat bulevarde që i kisha parafytyruar qysh kur ndodhesha në llogor.

Gjithashtu,nga parafytyrimet e mëparshme më ishin të njohura edhe ndërtesat dhe shetitoret me drunj përanash, mandje edhe shenjat e komunikacionet në shetitoren “Vilshir”. Kisha përshtypjen se nuk gjendesha për të parën herë në Los angjelos.Më dukej se edhe me parë kisha qenë aty.

Pra,kisha arritur në cakun tim.Kurrë nuk do të pushoj së mahituri ndaj mrekullisë që ma kishte përgatitur e realizuar ndërdija ime.Pikërisht kur më së tepërmi kisha nevojë,ajo gjeti mënyrën më të përshtatshme për të më ndihmuar”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:07 am

Rikonstruksionet arkeologjike dhe paleontologjike

Arekeologët dhe paleontologët shumë mirë e dinë se ndërdija univerzale mban mend çdo gjë që ka ndodhur në planetin tonë. Duke u marrë me hulumtimin e mbeturinave dhe të fosileve,ata shpesh u rreken rikonstruksiove me ndihmën e imagjinatës, gjatë të cilave ndërdija u ndihmon mjaft.

E kaluara po ringjallet me ngjyra,me erëra dhe me tinguj.Duke vështruar tempuj të ndryshëm, enë të ndryshme argjili, statuja, mjete të lashta të punës dhe mjete të ndryshme shtëpiake – të përshkruajnë dhe të na shpjegojnë për kohën kur ende nuk ekzistonin gjuhët dhe kur njerëzit mes vete komunikonin me anë të ngërmimeve, me anë të hungërimeve dhe me anë të shenjave e gjesteve të ndryshme.

Me ndihmën e imagjinatës së përqëndruar e të disiplinuar,shkencëtarët i zgjojnë fuqitë latente të ndërdijes, të cilat pastaj,në shenjë përgjigjeje,u mundësojnë që tempujve të lashtë t’ua meremetojnë kulmet dhe rreth e përqark t’u rregullojnë kopshte të mrekullueshme, të ndërtojnë bazene peshqish, fontana të ndryshme,si dhe fosileve të ndryshme t’u kthejnë sytë, muskulaturën dhe fuqinë jetësore.

Me ndihmën e imagjinatës së disiplinuar,të kontrolluar dhe të kahësuar secili prej nesh mund t’u bashkangjitet mendjeve më të mençura të njerëzimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:08 am

Mënyra se si ndërdija jep shenjën vet

Po u gjetët përpara “vendimit të rënd” ose situatë kur nuk ju shkon për dore ta zgjidhni ndonjë problem,pa kurrfarë dilemë,në mënyrë konstruktive filloni të mendoni për brengën tuaj.Nëse lejoni t’ju kaplojë frika a mërzia,nuk mund të thuhet se jeni duke menduar në kuptim të plotë të fjalës, sepse të menduarit e vërtetë lirohet nga frika.

Shembulli që pason paraqet teknikën e thjeshtë me të cilën do ta nxitni ndërdijen për t’ju dhënë shenjën e vet rreth secilit problem.

Qetësojeni trupin dhe shpirtin tuaj! Çlodheni trupin,sepse,meqenëse nuk posedon kërkesa as inciativa të veta e as inteligjencë të vetëdijshme,ai duhet t’i nënshtrohet dëshirave tuaja.Trupi është letër e bardhë emocionale që shënon dhe absorbon çdo përshtypje dhe çdo besim të njeriut. Përqëndrojeni vëmendjen dhe mendimet tuaja në zgjidhjen e problemit!Përpiquni ta zgjidhni atë me ndihmën e pjesës së vetëdijshme të mendjes!

Merreni me mend se sa të lumtur do të ishit po ta gjenit zgjidhjen sa më përsosur të problemit. Përpiquni ta zgjidhni atë me ndihmën e pjesës së vetëdijeshme të mendjes!Merreni me mend se sa të lumtur do të ishit po ta gjenit zgjidhjen sa më të përsosur të problemit. Përpiquni që ta përjetoni ndjenjën që do t’ju kaplojë, po të posedonit përgjigjen e kërkuar.

Le të kënaqet mendja juaj me disponim të tillë,ndërkaq ju mos e ndërpritni të çlodhurit derisa të bini në gjumë të thellë.Po qe se kur të zgjoheni ende nuk keni përgjigje, atëherë zbavituni me diç tjetër që në mënyrë të drejtëpërdrejtë nuk ka të bëjë me problemin dhe,në ndërkohë,përgjigjja me siguri do t’ju arrijë befas,duke kërcyer mu sikur pjesa e bukës së stërpjekur kur del fluturimthi nga makina rreshkëse.

Menjëhrë pas pranimit të sinjalit,na bëhet e qartë se mënyra me e thjeshtë është më e mira.Ja edhe shembulli: Me një rast e pata humbur një unazë të vlefshme që e kisha kujtim të dashur.E kërkova në çdo vend,mirëpo nuk pata sukses.Po atë mbrëmje iu drejtova ndërdijes sime,ashtu si do t’i isha drejtuar kujtdo tjetër.

Para se të më zinte gjumi i thashë: “T’i posedon çdo dituri,prandaj edhe jam i sigurt se e di vendin ku gjendet unaza ime”. Para agimit,u zgjova papritmas,ndërsa në vesh më tingëllonte: “Pyete Robertin”. Pse ta pyes Robertin, një fëmijë nëntëvjeqar? – mendova me vete.Si është e mundur që ai të dijë diç për unazën time? – veprova sipas zërit të brendshëm.

-Po.Derisa luaja me shokë,në oborr,e gjeta një unazë.E mora dhe e lashë mbi tavolinë të dhomës sime.Kam menduar se është e pavlerë,prandaj edhe nuk kam thënë asgjë tjetër,-më tha Roberti.Ndërdija gjithnjë do ta gjejë përgjigjen, vetëm se duhet pasur besim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:09 am

Ndërdija zbulon testamentin e fshehur

Përvojë të këtij lloji përjetoi edhe një djalosh,dëgjues i rregullt i ligjëratave të mia.Babai i kishte vdekur dhe,me sa dukej,nuk kishte lënë kurrfarë testamenti. Mirëpo,e motra i kishte thënë se babai ia kishte bërë me dije se kishte shkuar një testament me të cilin të gjithë do të mbeten të kënaqur.

Megjithatë,çdo përpjekje për të gjetur atë shkoi huq.Prandaj,djaloshi para se të binte në gjumë, ndërdijes së vet iu drejtua me këto fjalë: “Ndërdijes sime ia përcjell kërkesën për ta gjetjen e testamentit.Jam i bindur se ajo e di ku gjindet,prandja edhe do të ma tregojë vendin”. Dëshirën e vet ai më tej e përmblodhi me një fjalë të vetme PËRGJIGJA. Këtë fjalë,si ndonjë ninullë,e përsëriste vazhdimisht.Me fjalën PËRGJIGJJA në gojë dhe në mendje,u thellua në gjumë.

Të nësërmen në mëngjes ai ndjeu nevojë të fortë për të shkuar në bankën e caktur, ku, sipas informatave të tubuara, ekziston një arkë e rezervuar në emër të babait të vet.Ajo që ishte e deponuar në atë arkë djaloshit i solli PËRGJIGJEN,gjegjësisht zgjidhjen e porblemit preokupues.

Mendimi që mbetet i rrënjosur në mendje,para gjumit i nxitë dhe i zgjon fuqitë e fjetura të ndërdijes. Po qe se jeni në dilemë,ta shitni apo jo shtëpinë; t’i ndërpreni apo jo marrëdhëniet afariste t’i blini apo jo obligacionet e caktuara të shpërnguleni apo jo nga njëri qytet në tjetrin ose ta prishini ndonjë kontratë, atëherë veproni kështu: Me komoditet dhe në gjendje të qetë vendosuni në kolltukun e çlodhjes ose në atë pranë tavolinës suaj të punës.

Rikujtojeni të ekzistuarit e ligjit univerzal të aksionit dhe të reaksionit,si dhe mënyrën e tij të veprimit. Aksionin në këtë rast e paraqet mendimi juaj,ndrësa reaksionin – përgjigjja ndërdijës suaj. Me fjalë të tjera,ndërdija sipas natyrës së vet reagon, përgjigjet dhe shpërblen.Nëse në mendjen tuaj gjendet aksioni i vërtetë, atëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë do ta përjetoni reaksionin, gjegjësisht përgjigjen që do ta paraqesë sinjalin e kërkuar.

Derisa jeni duke kërkuar,gjegjësisht derisa jeni duke pritur sinjalin,duhet të jeni të ulur,si dhe,në gjendje të qetë, të mendoni për hapat që duhet bërë.Pra,do të duhej shfrytëzuar ndërdijen tuaj, si dhe do të duhej t’ia bënit asaj me dije,që t’ju shfrytëzojë.

Në çastin kur ndërdija e merr kontrollin në duar të veta,çdo aksion është nën mbikëqyrje të fortë të mençurisë subjektive,e cila nuk mund të gabojë.Vendimi që merret në këtë mënyrë nuk mund të jetë i gabuar, sepse do të gjendeni nën detyrim të vazhdueshëm subjektiv për të ndërmarrë masa të qëlluara.E përdora fjalën detyrim, sepse ligji i ndërdijes në fakt edhe është detyrim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:11 am

Fshehtësia e sinjalit të kërkuar

Fshehtësia e sinjalit të kërkuar,gjegjësisht e aksionit të vërtetë,qëndron në aftësinë tuaj që me mendime tuaja t’i përkushtoheni përgjigjes së vërtetë derisa diku në thellësinë tuaj të mos vijë përgjigjja e kërkuar.Me fjalë të tjera, mençuria qëndron pikërisht në aftësinë tuaj të përdorimit të fuqisë së ndërdijes që ajo të fillojë t’ju shfrytëzojë.

Përderisa jeni duke vepruar nën mbikëqyrjen e mendjes suaj subjektive,ju nuk do të bëni ndonjë hap të gabuar,meqë, thjesht, do ta kuptoni se të gjitha mënyrat imponueses janë plotë kënaqësi,se të gjitha rrugët do t’ju sjellin rehati.


FAKTET QË DUHET MBAJTUR MEND

- Duhet mbajtur mend se ndërdija është meritorja për suksesin dhe arritjet e mrekullushme të të gjithë punëtorëve më të mëdhenjë shkencorë.

- Duke përqëndruar kujdesin e vetëdijshëm do t’ia siguroni të dhënat e nevojshme dhe bazën e veprimit.

- Po,qe se jeni në dilemë para zgjidhjes së ndonjë problemi,përpiquni për ta zgjedhur atë në mënyrë objektive. Tubojini të gjitha informatat ekzistuese,pyetni në të gjitha anët, lexoni! Nëse edhe më tutje nuk gjeni përgjigje, atëherë gjithnjë dhe vetëm para gjumit kërkesën tuaj përcilljani ndërdijes – përgjigjaj,pa dyshim,do t’ju arrijë.

- Përgjigja nuk do t’ju vijë gjithnjë gjatë natës.Mirëpo,ju mos hiqni dorë.Ndërdijes suaj me këmbëngulje vazhdoni t’ia përsëritni dëshirën.Do të agojë dita kur do ta keni zgjidhjen në duar.

- Nëse e mendoni problemin si të madh,zgjidhja e të cilit kërkon shumë kohë,vetëm mund ta shtyni zigjdhjen. Ndërdija i di të gjitha përgjigjet dhe për te të gjitha problemet janë të njëjta.

- Binduni se përgjigjen e keni në duar.Gëzohuni për gjetjen e zgjidhjes.Ndërdija me siguri do t’i përgjigjet ndjenjës së tillë.

- Çdo përfytyrim i bazuar në besim dhe në qëndresë,do të materializohet me ndihmën e fuqisë çudibërëse të ndërdijes.Po i besuat fuqisë së saj,çudirat edhe do t’ju ndodhin.

- Ndërdija është depoja e memories së njeriut.secili në ndërdijen e vet bart çdo përjetim, mandje edhe sto të fëmijërisë më të hershme.

- Shkencëtarët thellohen në mendim afatgjatë për mbeturinat e tempujve,për gjërat artistike, për fosilet e shtazëve dhe të bimëve.Në atë mënyrë ata bëjnë rekonstruksionin e ngjarjeve në tërësi,duke ringjallur të kaluarën,të afërmen dhe atë më të lashtën.Gjatë kësaj,dukshëm u ndihmon ndërdija.

- Kërkesën për gjetjen e zgjidhjes përcilljani ndërdijes.Përgjigjja do të arrijë nëse keni besim të mjaftueshëm, pra mos dyshoni në fuqinë e ndërdijes!

- Aksionin e paraqet mendimi juaj,ndërsa reaksionin – përgjigjja e ndërdijes.Po qe se mendimi është i mençur, aksioni ose vendimi gjithashtu do të jetë i mençur.

- Sinjali i kërkuar paraqitet si ndjenjë,si vetëdije e mbrendshme,si impuls i brendshëm që ju informon se përgjigjja është aty,se atë e mbani në duar. Ndiqeni këtë sinjal!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:11 am

NDËRDIJA DHE ËNDRRA ÇUDIBËRËSE

Njeriu mesatarisht i bën tetë orë gjumë në ditë.Pra,gjithsej një e treta e jetës i shkon duke fjetur.Ky është ligji i parevokueshëm i jetës që vlen si për botën shtazore,ashtu edhe për atë bimore.Gjumi është ligj univerzal hyjnor.

Shumica e përgjigjeve,si dhe një numër i madhë zgjidhjesh të problemeve,na lajmëronhen pikërisht derisa jemi duke fjetur.Njeriu gjatë ditës lodhet,prandaj gjumi nevojitet për ta pushuar trupin e vet. Gjatë të fjeturit zhvillohet procesi i përtërirjes së energjisë dhe i ideve të shpenzuara.

Derisa flemë asgjë në trup nuk pushon.Zemra,mushkëritë dhe të gjitha organet tjera vitale funksionojnë pandërprerë dhe pa pengesa. Po qe se para fjetjes ushqeheni,ai do t’ju tretet, ndërsa materiet udhqyese do të shpërndahet nëpër organe trupore. Veç kësaj,lëkura edhe më tutje djersitet, ndërsa thonjët dhe flokët vazhdojnë të rriten pa pengesa.

Ndërdija nga ana e vet kurrë nuk fle e as nuk pushon.Ajo gjithnjë është aktive dhe i mbikëqyrë të gjitha aktivitetet jetësore të njeriut. Procesi i shërimit zhvillohet gjithnjë, por me shpejtësi gjatë fjetjes, sepse atëherë nuk mund ta pengojë pjesa e vetëdijshme e mendjes.Pra,përgjigjet më të jashtëzakonshme rëndom na vijnë pikërisht derisa jemi duke fjetur.

Për ç’arsyje flemë?

Shkencëtari i njohur, dr. Xhon Bajglou,ka pohuar se njeriu gjatë të fjeturit pranon përshtypje, gjegjësisht nxitje të caktuar. Provë për këtë pohim aktiviteti i kokrrës së syrit,i nervit veshor,i shqisës së shijuarit, por edhe i pjesës me të madhe të trurit.

Sipas tij,arsyja themelore për të cilën njeriu fle është fakti se gjatë gjumit vie deri te “bashkimi i pjesës pozitive të shpirtit të njeriut me mbinatyrshmërinë e tij,në ç’mënyrë ai ndërlidhet me mençurinë dhe me gjithëdijen e universit apo, siç e quajnë disa, të Madhërishmit.”

Dr.Bajglou gjithashtu e thoë edhe këtë:“Rezultatet që i kam arritur gjatë hulumtimeve të mia ma forcuan bindjen se efekti final i gjumit kurrsesi nuk mund të jetë vetëm pushimi nga puna e përditshme dhe nga aktivitetet tjera, sepse, veç kësaj, është më se e qartë se një pjesë e moshës njerëzore,e cila më së tepërmi i përgjigjet përsosshmërisë shpirtërore, është pikërisht ajo kohë kur njeriu e kalon në gjumë, të ndarë nga bota e dukshme e materialitetit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:13 am

Lutja si formë e gjumit

Gjatë ditës pjesa e vetëdijshme e mendjes është e preokupuar me probleme, me vështirësi dhe në dilema të ndryshme. Është e domosdoshme që kohë pas kohe ajo të tërhiqet nga e vërteta shqisore e botës objektive dhe në qetësi të bashkohet në mençurinë e pjesës së ndërdijshme të mendjes.

Duke iu përmbajtur udheheqjes së tij në të gjitha fazat jetësore, njeriu është në gjendje që t’i tejkalojë të gjitha vështirësitë dhe t’i zgjidhë të gjitha problemet.

Tërheqja e rregullt nga realiteti shqisor,largë zhurmës dhe largë tollovisë së përditshmërisë - përmes lutjes, gjegjësisht përmes pohimit të caktuar pozitiv,gjithashtu paraqet një forëm gjumi.Me fjalë të tjera,njeriu u ndërpren lidhjet me botën e shqisave duke iu vënë dispozicion mençurisë dhe fuqive të ndërdijes.

Pasojat e rënda nga pagjumësia

Me rastin e pagjumësisë, njeriu bëhet i ngacmueshëm, i padisponuar dhe i dekurajuar. Dr. Xhorxh Stivensoni nga Shoqata Amerikane e Shëndetit Psikik, thotë: “Mendoj se me siguri mund të pohohet se secilës qenie njerëzore për të pasur shëndet të përkryer,i nevojitet së paku gjashtë orë gjumë në ditë. Një numri të madhë njerëzish i nevojitet të bëjë mandje dhe më shumë se gjashtë orë gjumë në ditë. Të gjithë ata që mendojnë se mund të jenë të kënaqur edhe me më pak gjumë mashtohen”.

Mjekët dhe shkencëtarët,që merren me hulumtimin e gjumit dhe të pagjumësisë, pohojnë se sulmeve të sëmundjeve të ndryshme psikike shpesh u paraprin pagjumësia e rënd. Prandaj,duhet pasur ndërmend se gjumi ju përtërinë, ju mbush bateritë e zbrazura. Pra, sasia e caktuar e gjumit është e domosdoshme për të pasur jetë të gjatë,të lumtur dhe të suksesshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:14 am

Nevoja për më tepër gjumë

Në artikullin me titull: “ndoshta keni nevojë për më tepër gjumë” botuar në revistën “Riders Dajxhest”, Robert O’Brajeni na njohton për aksperimnetin vijues rreth gjumit: “Në një institut ushtarak të Uashingtonit,tash tre vjet bëhen eksperimente të ndryshme.Në to marrin pjesë mbi 100 vullnetarë ushtarakë dhe civilë. Detyra e tyre është të mos flenë katër ditë rresht.Gjatë kësaj kohe vazhdimisht përcillet efekti i pagjumësisë në fiziologjinë e tyre,por edhe në sjelljet dhe në personalitetin e tyre në tërësi. Rezultatet sollën njohuri mahnitëse për sekretin e quajtur gjumë.

U konstatua se truri i lodhur nga pagjumësia është aq i nevojshëm për gjumë sa që është në gjendje të flijojë çdo gjë për të bërë sadopak gjumë. Kështu, pas vetëm disa orë mosfjetjeje, te personat e tillë paraqiten humbje të kohëpaskohshme, gjegjësisht të ashtuquajturat mikrofjetje prej 3- 4 herë në orë.

Në raste të tilla,njësoj sikurse gjatë fjetjes normale,kapakët e syve rëndohen, ngadalsohet të rrahurit e zemrës, kështu që “humbamendja” e tërë zgjat secilën herë vetëm disa njësi të sekondës.Ndonjëherë këto “humbamendje” janë të privuara nga çdo përmbajtje,janë plotësisht të errta,ndërsa në disa raste janë të përmbushura me ilustrime, me pamje dhe me shfaqje të llojllojshme.

Sa më tepër të vazhdohet koha e mosfjetjes,etapat e vazhduar (arrin zgjatje prej 2-3 sekonda). Mandje,as pilotët që drejtojnë aeroplanë reaktivë nuk janë në gjendje t’i përballojnë sulmet e mikrofjetjeve.Veç kësaj, është e njohur se vozitësve shpesh u ndodhë që t’i zënë gjumi duke drejtuar automobilin.

Pagjumësia lë pasoja të rënda edhe në mbamendje,si dhe në aftësinë e të vrojtuarit. Pjesëmarrësit në eksperimentet e tilla e humbin kujtesën deri në atë shkallë sa që vetëm pas disa minutash nuk ishin në gjendje të përsëritnin, mandje as informatat më themelore që u thuheshin.Ata veçanarisht në situata të inskenuara ishin të paaftë të reagojnë sidomos ndaj të dhënave që i kishin pranuar qysh më herët”.

Gjumi sjell këshillën

Një dëgjuese e rregullt e radio emisioneve të mia të mëngjesit nga Los Anxhelosi më kishte thënë me një rast se në Nju Jork i kishin ofruar një vend pune mjaft të përshtatshëm ku paga do t’i dyfishohej. Ajo kishte rënë në dilemë; ta pranonte apo jo këtë ofertë. Për ta zgjidhur dilemën iu dha lutjes.

Para se të binte në gjumë i përsëriste këto fjali: “Inteligjenca krijuese e ndërdijes sime di mirë se ç’është më mirë për mua, prandaj do të ma përcaktojë vendin më të drejtë për mirëqenie dhe për lumturi.I jam mirënjohës asaj për përgjigjen,të cilën me siguri se do të më japë”.

Këtë lutje të thjeshtë ajo e përsëriste shpeshherë; në mbrëmje,para se të binte në gjumë; si dhe herët në mëngjes.Me tu zgjuar nga gjumi e kishet kapluar ndjenja e fortë se ofertën që e mundonte nuk duhet pranuar. Kështu,ajo kishte pasur të drejtë, sepse, kjo kompani njujorkase kishte falimentuar vetëm disa muaj pas këtij rasti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:15 am

Shpëtimi nga falimentimi

Ja përshkrimi i mënyrës se si mençuria e ndërdijes na udhëzon dhe na mbron rreth kërkesës që ia përcjellim para se të flemë.

Para shumë vitesh,në prag të Luftës së dytë Botërore,në Lindjen e Afërt,më arriti një ofertë për një punë të levërdishme.Duke kërkuar këshillën e ndërdijes, u pata lutur kështu: “Inteligjenca e paskajshme e brendisë sime i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve. Ajo do të më udhëzojë që ta zgjedh vendimin më të drejtë.Përgjigjen do ta kem të njohur menjëherë”.

Këtë lutje të thjeshtë e përsëritja si ninullë mu para fjetjes,e cila në ëndërr,në mënyrë shumë të gjallë, mu kishte paraqitur ngjarja që do të ndodhë tre vjet më vonë. Mu kishte paraqitur një shok imi i vjetër dhe mu kishte drejtuar me fjalët: “Lexojini titujt e gazetave,mos gabo të shkosh!”

Titujt e gazetave që mi tregonte flitnin për luftën dhe për sulmin e Perl Harburit. Mua shepsh më ndodh të ëndërroj në këtë mënyrë.Ëndrra e cekur,pa dyshim, ka qenë dramatizim i ndërdijes sime,e cila detyrën për të ma përcjellë porosinë e saj ia kishte besuar personit që i besoja dhe që e respektoja.

Dikujt paralajmërimi ia përcjell e ëma,e cila i paraqitet në ëndërr duke munduar ta bind që të bëjë a të mos bëjë ndonjë punë a veprim.Ndërdija,siç është thënë më herët,i posedon të gjitha njohuritë, të gjitha mençuritë,si dhe përgjigjet e të gjitha pyetjeve.

Shpeshherë ajo paraqitet në formë të zërit,të cilën padyshim do ta pranojë si shumë bindëse. Ndonjëherë do t’jua tërheq vëmendjen nepërmjet zërit të ndonjë personi që e doni pamasë dhe që është në gjendje t’jua thejë mendjen në çdo punë, mandje edhe të mos ju lejojë ta truponi rrugën në momentin e caktuar,sepse,siç del në shesh gjithmonë, matanë me siguri ju kanoset rreziku.

Ndërdija ime është e njësuar me ndërdijen univerzale.Ajo e dinte mirë se japonezët planifikoni të futen në luftë bile edhe kur do të fillojë ajo.

Dr.Rajni nga Universiteti Djuk ka tubuar një numër të madhë provash nga të gjitha anët e botës pëe faktin se njerëzit e kanë parë,e kanë ndjerë a parandjerë ndonjë ndodhi dukshëm para se të ndodhë ajo me të vërtetë. Në numrin më të madhë të rasteve kjo parandjenjë arrin në formë të ndonjë ëndrre tejet të gjallë e konkrete.

Ajo që mu paraqit në ëndërr,në mënyrë shumë të qartë e pashë në titujt e mëdhenj në faqet e “Njy Jork Tajmsit” dhe atë tre vjet para se të ndodhte tragjidia e madhe në Perl Harbur.Për këtë shkak, duke mos humbur asnjë çast unë pata hequr dorë nga udhëtimi për në Lindjen e Largët.Pas tre vjetësh, tmerret e Luftës së Dytë Botërore shërbyen si provë e saktësisë së udhëzimit që ma kishte përcjellë zëri i brendshëm i intuitës sime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:16 am

Ardhmëria juaj është e caktuar në ndërdijen tuaj

Duhet pasur ndërmend se ardhmëria juaj,si rezultat i mënyrës suaj të të menduarit të rëndomtë, tashmë është e vendosur në ndërdijen tuaj.Atë mund ta ndryshoni vetëm me lutje,gjegjësisht duke përsëritur pohimet të caktuara pozitive.

Ngjashëm me këtë,ardhmëria e vendit është e vendosur në ndërdijen kolektive të popullit të tij. Prandaj,asgjë të çuditshme nuk ka në ëndrrën time gjatë së cilës pashë faqen e parë të gazetës njnjorkase me paralajmërimet e luftës.

Me fjalë të tjera,në kohën kur unë ëndërrova,lufta me të madhe zhvillohej në thellësitë e mendjeve të njerëzve dhe të gjitha planet për sulm tashmë ishin të shënuara në pllakën e madhe të quajtur pllaka e pavetëdijshme kolektive e mendjes së gjithëmbarshme.

Ngjarjet e së nesërmes tashmë i kemi të vendosura menjëherë nën sipëfaqene e ndërdijes suaj,e kjo vlen edhe për atë që do t’ju ndodhë javën e ardhme ose muajin e ardhshëm. Ngjarjet e tilla janë në gjendje t’i shohin veçanërisht individët me aftësi të jashtëzakonshme të parandjenjës dhe të parashikimit.

Po qe se përcaktoheni për lutje – për përsëritje të pohimit pozitiv,nuk mund t’ju ndodhë kurrfarë fatkeqësie. Asgjë nuk është e përcaktuar në mënyrë paraprake deri në atë masë sa që të mos mund të ndryshohet.Me fjalë të tjera,fatin tuaj, përkatësisht ardhmërinë tuaj e përcakton qëndrimi juaj mendor.

Prandaj,përmes lutjes shkencore,esenca e së cilës është shtjelluar në këtë libër, ju jeni në gjendje ta formoni, ta modeloni,ta krijoni dhe ta ndryshoni jetën dhe ardhmërinë tuaj, duke qenë vazhdimisht të rrethuar me paqe, me qetësi shpirtërore,me gëzim dhe me dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:17 am

Ëndrra me vlerë prej 15 mijë dollarësh

Një dëgjues imi më dërgoi një pjesë të nxjerrë nga një gazetë prej para disa vitesh. Ajo i kushtohej njëfarë Rej Hamerstromit, punëtorit të shkritores së çelikut në Pitsburg,i cili nga ëndrra e vet fitoi 15 mijë dollarë.

Siç cekej në artikull,inxhinierëve nuk u shkonte fare për dore që ta bëjnë zgjidhjen tekinke të ndërprerësit të kontrollit të ftohjes së shufrave të çelikut.Dhjetra zgjidhje u treguan si të papërshtatshme.

Harmerstromi mendoi shumë për këtë problem.U përpoq edhe vetë ta gjente formën e përshtatshme të ndërprerësit që do ta kryente funksionin e duhur.Mirëpo,as atij nuk i shkonte për dore.Një pasdite,para se ta zinte gjumi,përsëri kishte filluar të mendonte për problemin e ndërprerësit.

Atij iu shti në ëndërr skica e zgjidhjes së përkryer.Sapo u zgjua,me shpejtësi e vizatoi atë që e kishte ëndërruar. Pas një varg verifikimesh,kishte konstatuar se kjo zgjidhje e kryente me sukses funksionin e vet.

Ëndrra Hamerstromit ia solli çekun në shumë prej 15 mijë dollarësh,shumë kjo më e madhja që shkritorja ia kishte paguar ndonjëherë punëtorit të vet në emër të inovacionit.

Profesori i shquar problemin e vet e zgjidht në gjumë

Doktor Helprehti,një profesor me renome i Gjuhës dhe i civilizimit asirian nga Universiteti i Pensilavisë,kështu e përshkruan një rast nga përvoja e tij.

“Një të shtunë në mbrëmje u rraskapita duke u përpjekur kot së koti ta zgjidhja domethënien enigmatike të dy gurve të çmueshëm të imët,të cilët, sipas paramendimeve, dikur ishin të vendosur në unazat që i takonin një familjeje babilonase.Diku kah mesnata, duke u gjendur në prag të molisjes, rashë në shtrat dhe e pashë një ëndërr të çuditshme: Një prift i gjatë nga Nipura,rreth 40- vjeçar,më dërgoi në depomë e një tempulli (një dhomë e vogël me tavan të ulët e pa dritare,ku kishte një varg gurësh të çmueshëm, mineral agati dhe shufra të nitratit të argjendit,të shkapërderdhura nëpër dysheme).Pastaj më kishte thënë:”Dy copëzat e agatit, fotografitë e të cilave i ke shpallur ndaras dhe në faqet 22 dhe 26 të librit tënd, në të vërtetë do të duhej të qëndrojnë së baashku pranë njëra-tjetrës, sepse ato nuk kanë qenë të vendosura në unaza, por në vathët që i përkisnin statujës hyjnore.Nëse i vendos pranë njëra – tjetrës do ta kuptosh se ky pohim imi është i saktë”. Në të njejtin çast u pata zgjuar dhe i pata vështruar me kujdes gurët e imët dhe me befasi të madhe konstatova se ëndrra i përgjigjej realitetit.më në fund ishte zgjidhur”.

Ngjarja e përshkruar është ilustrim këshillues i fuqisë krijuese të forcës së ndërdijes, e cila posedon përgjigje në çdo pyetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:18 am

Shkrimtari i shquar dhe ndërdija e tij

Robert Luis Stivensoni një kaptinë të tërë të një libri të tij ia kushton ëndrrave. Vetë ai ka pasur ëndrra tejet të gjalla ose të themi gati të prekshme,kështu që shpesh praktikonte që para se të shkonte për të fjetur ndërdijes së vet me përpikëri ia përcilltë kërkesa të caktuar.

Kërkonte që ndërdija ta zgjidhë ndonjë problem të ndërlikuar që ai më parë do ta kishte paramenduar apo ajo t’ja rrëfente atij ndonjë kallëzim të tërë që nga fillimi deri në fund.Kur i ndodhte të mbetej pa para,i drejtohej ndërdijes së vet me këto fjalë: “Ma jep një tregim të mirë dhe interesant që do të mund të shëndërrohej në roman komercial”. Ndërdija krijonte çudira dhe gjithnjë e gjente përgjigjen e duhur.

Stivensoni më tutje thotë: “Vogëlushet e gjelbërta (fuqitë e ndërdijes) në rastet më të shpeshta tregimin ma rrëfejnë pjesë-pjesë,si ndonjë roman në vazhdime dhe më mbajnë (që do të duhej të isha autori) në pasiguri të plotë rreth asaj që do të ndodhte më tej”.

Pastaj shton:“Një pjesë të punës që e kryej,derisa kam i ulur pranë tavolinës sime(pra,derisa jam zgjuar dhe i vetëdijshëm), kurrsesi nuk është fryt i aftësisë sime,sepse të gjitha faktet dëshmojnë se vogëlushet e gjelbërta, madje edhe atëherë e mbajnë situatën në duart e veta”.

Fjetja e qetë dhe zgjimi i hershëm

Lutja vijuese me siguri do t’i ndihmojë të gjithë ata që i mundon pagjumësia. Gjithnjë para se të shkoni për të fjetur,përsëriteni me maturi,të qetë dhe me bindje: “I çlodh duart,shpatullat,qafën,trurin, fytyrën, sytë si dhe e çlodh tërë trupin dhe shpirtin. Krejtësisht dhe pa pengesa i fal të gjithë për telashet eventuale që mi kanë shkaktuar,njëkohësisht të gjithëve u dëshiroj shëndet harmoni, qetësi dhe jetë të rehatshme. Më përshkon rehatia dhe qetësia. Jam duke pushuar në mbrojtje dhe në siguri. Derisa në brendin të vetvetes ndjej praninë e mençurisë së paskajshme,më kaplon lumturia.E di se dashuria dhe qëndrimi im pozitiv ndaj jetës më shërojnë. I kapluar nga dashuria me vullnet e mirësjellje ndaj të gjithëve,lehtas thellohem në gjumë.Gjatë tërë natës do të jem plotësisht i qetë,ndërsa në mëngjes i vullnetshëm për jetë dhe për dashuri. Jam i rrethuar nga një hark i madh dashurie.Do të fle i rehatshëm dhe në qetësi, ndërsa do të zgjohem i gëzuar”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:19 am

PËRMBLEDHJA E SHKURTËR E KARAKTERISTIKAVE TË MREKULLISË SË QUAJTUR ËNDËRR

- Po qe se jeni të sigurt se do të zgjoheni me kohë,para se të shkoni për të fjetur,ndërdijes suaj përcilljani kohën e saktë të zgjuarjes,e cila do të kujdeset që të mos vonoheni.Po kështu duhet vepruar me rastin e çfarëdo problemi tjetër.Ndërdija është në gjendje të bëjë çdo gjë.
- Ndërdija nuk fle kurrë.Ajo gjithnjë punon.I kontrollon të gjitha funksionet vitale të njeriut.Në qoftë se vetes dhe të tjerëve ua falni gabimet para se të flini,shërimi do të jetë më i shpejtë dhe më i suksesshëm.
- Sinjali zakonisht paraqitet derisa jeni në gjumë,ndonjëherë madje derisa jeni duke ëndërruar. Në raste të tilla bëhet zbarkimi i energjive shëruese,kështu që në mëngjes ndjeheni të freskuar dhe të përtërirë.
- Po qe se ju mundojnë problemet dhe vështirësitë e përditshme ndaleni rrotat e mendimeve tuaja dhe përqëndrojeni vëmendjen në mençurinë dhe në inteligjencën e vendosur në ndërdijen tuaj,e cila është e gatshme të lajmërohet në thirrjen tuaj,me ç’rast do t’ju kaplojë qetësia shpirtërore,do të përmbusheni me forcë dhe vetëbesim.
- Gjumi është i domosdoshëm për qetësimin e mendjes dhe të shëndetit trupor.Pagjumësia shkakton neurozë, depresion dhe sëmundje psikike.Secili njeri ka nevojë për tetë orë gjumë në ditë.
- Hulumtimet mjekësore vërtetojnë se pagjumësia shpeshherë u paraprin sëmundjeve psikike.
- Gjatë fjetjes njeriu e përtërin dhe e plotëson shpirtin me energji të re.Për të pasur jetë të gëzuar dhe vitale është e domosdoshme gjumi i caktuar.
- Truri i lodhur vazhdimisht tenton të flejë dhe atë me aq këmbngule sa që është në gjendje të flijojë çdo gjë. Këtë fakt mund ta dëshmojë shumica prej nesh,e sidomos ata të cilëve u ka ndodhur që t’i zërë gjumi pranë drejtuesit të automobilit,pra në vozitje e sipër.
- Njerëzit me mungesë të gjumit kanë memorie dhe kordinim trupor en mendor të dobët.Ata rëndom kanë mendje të tollovitur,të hutuar dhe të papërcaktuar.
- Ëndrra sjellë këshilla.Para se të ëndrroni,thuajeni fjalinë me të cilën pohoni se ndërdija ju udhëheq e ju udhëzon.Pastaj,me kujdes prtni sinjalin që do të lajmërohet,ndoshta menjëherë sapo të zgjoheni.
- Duhet të keni besim të plotë ndaj ndërdijes suaj.Ajo gjithnjë është e kthyer kah jeta.Kohë pas kohe do t’ju japë përgjigje të duhura në formë të ëndrrave të ilustruara si dhe të vizioneve të natës.Mund të ndodhë që ajo t’jua tërheqë vëmendjen nga rreziku i paraparë, siç i ndoshi autorit të këtij libri.Ardhmëria juaj është e vendosur paraprakisht në ndërdijen tuaj,e bazuar në të menduarit tuaj të zakonshëm dhe në bindjet tuaja.Po qe se vazhdimisht pohoni se ju udhëheq dhe ju drejton inteligjenca e paskajshme dhe se çdo të mirë të kësaj bote e keni në dispozicion,atëherë ardhmëria juaj do të jetë e ndritshme dhe më pozitive. Besoni dhe pranojeni këtë fakt! Shpresoni vetëm në më të mirën, sepse pa kurrfarrë dyshimi edhe do ta përjetoni atë.
- Nëse shkruani ndonjë roman,dramë a libër të çfarëdo lloji; nëse jeni duke punuar rreth ndonjë zbulimi a inovacioni, para se të bini në gjumë drejtohuni ndërdijes duke pohuar me gëzim se mençuria,inteigjenca dhe aftësia e saj ju udhëheq,ju drejton dhe jua zbulon romanin ideal,dramën ideale a zgjidhjen më të përsosur të problemit.Nëse luteni në këtë mënyrë,do të fillojnë t’ju ndodhin çudirat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sun May 13, 2012 12:02 am

SI TË MBETEMI SHPIRTËRISHT GJITHNJË TË RINJ?

Mosnjohja e mënyrës së funksionimit të mendjes dhe e aftësive të saj është shkakit kryesor i të gjitha problemeve bashkë - shortore. Mosmarrëveshjet midis burrit dhe gruas lehtë mund të zgjidhen me përdorim të drejtë të ligjit të mendjes njerëzore.Po qe se luten së bashku,ashtu siç u cek më lart, ata do të jenë të bashkuar sa të duan.

Të menduarit për ideale,hulumtimi i ligjeve jetësore,të pajtuarit rreth qëllimit të të jetuarit, si dhe gëzimi për lirinë personale sjellin bashkëshortësi harmonike,duke sjellë lindjen e ndjenjës së unitetit në kuadër të të cilit dy persona njësohen.

Shkurorëzimi ndalohet para martesës.Situatën e pakëndshme,ku mund të gjenden ndonjëherë dy qenie njerëzore, nuk duhet lejuar. Përse të lejojmë të bien në situata të pakëndshme? Vallë,a nuk do të ishte më mirë ta përqëndrojmë vëmendjen në shkaqet e vërteta të problemeve bashkëshortore? Apo,me fjalë të tjera, t’u kthehemi gjërave nga rrënja?

Njëlloj sikurse kur është fjala për problemet tjera edhe për brengat rreth shkurorëzimit, rreth jetesës së ndarë, rreth shkatë - rrimit të martesës dhe rreth gjykimeve të paskajshme, po ashtu janë pasojë e drejpërdrejtë e mosnjohjes së veprimit dhe ndërdijes reciproke të pjesës së vetëdijshme dhe të asaj të ndërdijshme të mendjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sun May 13, 2012 12:03 am

Domethënia e martesës

Për të qenë martesa e vërtetë dhe stabile,së pari duhet të ketë harmoni në baza shpirtërore ndërmjet bashkëshortëve.Më tej është e nevojshme të vendoset harmonia e zemrave të tyre,e zemra është kupa ku qëndron dashuria. Ndërshmëria, sinqeriteti, mirësjellja dhe integriteti personal,gjithashtu, janë forma të dashurisë.

Bashkëshortët do të duhej të jenë përsosshmërisht të ndershëm dhe të sinqertë ndaj njëri - tjetrit. Nuk mund të thuhet për një bashkëshortësi se është e drejtë nëse është formuar në baza të interesit për qëllim të arritjes së famës individuale e shoqërore, sepse një lidhjeje të tillë bashkëshortore i mungon sinqeriteti i ndërsjellë,ndershmëria dhe dashuria e vërtetë.Martesa e tillë është farse, mashtrim,gënjeshtër.

Kur gruaja thotë: “Nuk dua të punoj më,dua të martohem dhe të sigurohem materialisht”, pikëpamja e saj primare është përgënjeshtruese,sepse nuk i përfill ligjet e mendjes njerëzore.Siguria e secilit prej nesh varet vetëm nga njohja e raportit midis pjesës së vetëdijshme dhe të ndërdijshme të mendjes,si dhe nga përdorimi i kësaj njohurie në praktikë.

Gruaja,bie fjala,asnjëherë nuk do ta ndijejë mungesën e mjeteve materiale a të shëndetit, po qe se me përpikëri i përdor teknikat e përshkruara në këtë libër. Mirëqenien ajo mund ta arrijë edhe nëse nuk varet nga bashkëshorti,nga babai a nga ndonjë mashkull tjetër.

Shëndeti,gëzimi,frymëzimi,dashuria,pasiguria,sigur ia dhe lumturia e gruas assesi nuk varen vetëm nga burri i saj.Vetitë e cekura gruaja mund t’i arrijë nëse i shkon për dore t’i njohë aftësitë e brendshme të ndërdijes së vet,t’i përvetësojë dhe vazhdimisht t’i përdorë ato në mënyrë konstruktive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sun May 13, 2012 12:03 am

Si ta përvetësoni bashkëshortin ideal?

Lexuesi tashmë e ka shumë të njohur mënyrën e veprimit të ndërdijes së njeriut. Është e qartë se çdo ide e ngulitur në ndërdije,në një,moment do ta përjetojë materializimin e vet si ndodhi a si cilësi. Prandaj,po dëshiruat ta keni bashkëshortin sipas dëshirës suaj, atëherë pa mëdyshje,duhet filluar ta njoftoni ndërdijen tuaj me vetitë që te meshkujt i çmoni,më së tepërmi.

Ja shembulli iteknikës së shkëlqyer dhe efikase për këtë: Para mbrëmjes me komoditet vendosuni në kolltuk. Mbyllni sytë qetësohuni, ndërkaq vëmendjen tuaj përqëndrojeni në gjendje pasive! Drejtojuni ndërdijes suaj me fjalët: “Dëshiroj ta përfitoj një mashkull të ndershëm,të sinqetë,besnik,të qetë,të lumtur dhe të sukseshëm. Vetitë e cekura i çmoj pa masë.Ato ia përcjell ndërdijes, kështu që,derisa i përsërisë, ato thellë rrënjosen në mendjen time dhe bëhem pjesë e pandarë e personalitetit tim.

E di mirë se në gjithësi vepron ligji i simpatisë,prandaj secili i do vetitë,ngjarjet dhe njerëzit në pajtim me bindjet e veta.E simpatizoj atë që me ndërdije të plotë e ndjej si të vërtetë.E di se jam e aftë të kontriboj për qetësimin shpirtëror dhe për lumturinë e atij mashkulli.Ai i do idealet e mia e edhe unë të tijtë.Nuk dëshiroj ta keqpërdor atë,e as ai mua. Ekziston dashuria e ndërsjellë, liria dhe respekti reciprok”.

Pikërisht këtë mënyrë të të ushqyerit të ndërdijes ushtrojeni me vetitë e dëshiruara. Pas një kohe të caktuar do ta ndjeni gëzimin e përvetësimit të mashkullit që i posedon të gjitha ato veti.Ndërdija do ta gjejë dhe do ta zbulojë rrugën ku do të takoheni me te dhe atë në pajtim të plotë me të vepruarit e papërkulur dhe të patjetërsuar të ndërdijes suaj.

Le t’ju plotësohet dëshira e sinqertë për t’i ofruar atij të gjitha të mirat që i keni; dashurinë, besnikërinë dhe bashkëpunimin tuaj. Bëhuni të çiltër ndaj dashurisë, të cilën do të mund ta fitoni duke iu falënderuar aftësive të ndërdijes suaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sun May 13, 2012 12:04 am

Si ta përvetësoni bashkëshorten ideale?

Përsëritni këtë varg pohimesh: “Dëshiroj ta përvetësoj një grua të vërtetë e cila plotësisht pajtohet me mua. Dëshiroj bashkim shpirtëror me gruan që përsosshmërisht më përgjigjet.E di se jam i aftë që kësaj gruaje t’i ofroj dashuri,dritë,qetësi dhe gëzim. Ndjej dhe besoj se jam i aftë t’ia mundësoj asaj një jetë të plotë dhe të bukur.

Potencoj se është e nevojshme t’i ketë vetitë e mëposhtcekura: domosdo duhet të jetë e shpirtmirë, e ndenjë, besnike dhe e sinqertë,të ketë harmoni,qetësi dhe lumturi.Në mënyrë ta pakundërshtueshme të ndjejmë simpati ndaj njëri – tjetrit.Pjesë e përvojës sime mund të bëhet vetëm ajo grua që posedon dashuri,realitet dhe bukuri.E pranoj bashkëshorten ideale të jetës sime”.

Derisa në qetësi dhe me besim jeni duke menduar për vetitë që ju mahnitnin e të cilat doni t’i keni bashkëshortja juaj e mundshme,në mendjen tuaj lind vlera e saj mendore. Pastaj,energjitë e pafrenuara të ndërdijes suaj fillojnë aksionin dhe ju bashkojnë me atë grua të tillë.

Gabimi i tretë ishte i panevojshëm

Para ca muajsh mu drejtua një mësuese me këtë pyetje: “Kam qenë e martuar tri herë. Që të tre burrat e mi ishin pasivë,të dobët si dhe të varur nga unë.Gjithnjë vendosja në vend të tyre.Vallë,përse i tërheq meshkujt e tillë?”

Unë e pata pyetur se me rastin e martesës së dytë a kishte qenë e vetëdijshme se bashkëshorti i saj ishte njeri i butë. Natyrisht se nuk ka qenë, më kishte thënë ajo dhe shtoi: “Po të kisha qenë e vetëdijshme,kurrë nuk do të isha martuar për te”.

Sipas të gjtha gjasave,mësuesja në fjalë nuk kishte mësuar nga gabimi i parë.Sepse,në të vërtetë problemi qëndronte te vetë ajo d.m.th., në personalitetin e saj.Ajo ishte me tipare të mashkullit. Dëshironte t’i kishte njerëzit nën sundim të vetin,kështu që në mënyrë të pavetëdijdshme anonte kah ndonjë mashkull pasiv,pranë të cilit do ta ruante pozitën e vet dominuese.

Këtu është në pyetje motivacioni plotësisht i pavetëdijshëm a i ndërdijshëm. Pra,ndërdija e saj thejsht kishte vepruar sipas dëshirës subjektive të mësuese. Ajo,patjetër,është dashur të mësohej që të mos e përfillë modelin e vjetër të zgjedhjes së bashkëshortit, duke praktikuar përdorimin e procesit të drejtë të nxitjes së ndërdijes së vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sun May 13, 2012 12:05 am

Mospërfillja e formularit negativ

Gruaja e larëpërmendur kishte mësuar të vërtetën e thjeshtë: Po qe se sinqerisht besoni se do të jeni në gjendje ta përvetësoni mashkullin e ëndrrave tuaja,me siguri ashtu edhe do t’ju ngjajë.Ja lutja, gjegjësisht vargu i pohimeve pozitive me të cilat mësusesja u shpërblye për ta asgjësuar formularin e vjetër të ndërdijes dhe për ta tërhequr bashkëshortin ideal: “E rrënjos në ndërdije tipin e mashkullit që do ta dëshiroja me gjithë zemër.Ai,të cilit i pëlqej,është i fortë,i qëndrueshëm,i këndshëm,i dashuruar, i suksesshëm ,i ndreshëm,i denjë dhe besnik.Tek unë ai do të gjejë dashurinë dhe lumturinë. Jam e gatshme dhe dua ta përcjell atë kudo që ia mësyn.

E di se më dashuron,mirëpo edhe unë atë e dashuroj.Edhe vetë jam e sinqertë,e ndershme, e dashuruar,e sjellshme.Posedoj virtyte të mrekullueshme dhe jam e gatshme t’ia dhuroj vullnetin, gëzimin e zemrës sime,si dhe trupin tim të shëndoshë.Edhe virtytet e tij janë identike.

Raportet tona të ndërsjella janë të njejta.Jap dhe ofroj.Intelegjenca e paskajshme e di se ku gjendet momentalisht mashkulli i tillë,prandaj mençuria e ndërdijes tashmë e kërkon mënyrën për të na bashkuar,me ç’rast sapo të shihemi do ta njohim njëri – tjetrin.Ia përcjell kërkesën time ndërdijes e cila do të dijë ta realizoj atë.Prandaj, i jam mirënjohëse për përgjigjen e përsosur”.

Në këtë mënyrë ajo lutej për çdo mbrëmje dhe për çdo mëngjes,duke ditur se me përsëritje do ta ngopë ndërdijen dhe do ta arrijë ekuivalencën mendore të mashkullit sipas dëshirës së vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sun May 13, 2012 12:06 am

Lutja e plotësuar

Kaluan disa muaj.Në ndërkohë,ajo takohej dhe shetiste me shumë meshkuj, por asnjëri nuk i ngjate atij që e kërkonte.Në ndonjë rast,kur fillonte të ndjehej e pasigurt,kur humbte gjasat ose kur e humbte durimin, menjëherë i kujtohej se inteligjenca e paskajshme i ka mënyrat e veta për ta realizuar dëshirën,si dhe nuk ka arsye për t’u brengosur.Ajo tashmë kishte përfunduar edhe procesin e fundit të shkurorëzimit,i cili ia kishte sjellë lirinë dhe ndjenjën e lehtësimit të madh.

Së shpejti,ajo u punësua si nënpunëse për pranim të pacientëve në një ordinancë private të mjekësisë.Më vonë,më kishte rrëfyer në besim se,me të parë punëdhënësin e vet,kishte ditur se ai ishte njeriu që ia kishte kushtuar lutjet e veta.Me sa duket edhe ai kishte pasur mendim të njejtë, meqë i kishte ofruar martesë qysh në javën e parë të punës.

Kështu ata të dy formuan një bashkëshortësi ideale.Mjekun që e zgjodhi as nuk ishte pasiv e as nuk i pëlqente t’i nënshtrohej urdhërave të gruas. Përkundrazi,ishte një burrë i fortë,mashkull me të gjitha tiparet,ish sportist - atlet shembullor,por edhe me mençuri të thellë,me vizion të gjërë ndaj botës.

Mësuesja e kishte arritur atë për çka ishte lutur,duke qenë e vetëdijeshme se me përsëritje të pandërprerë të vetive të dëshiruara e kishte ngopur ndërdijen. Me fjalë të tjera ajo mentalisht dhe emocionalisht ishte njëduar me idenë e vet që ishte bërë pjesë përbërëse e personalitetit të saj, njëlloj sikurse ushqimi i ngrënë që bëhet pjesë e trupit të njeriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sun May 13, 2012 12:06 am

A bën të shkurorëzohen bashkëshortët?

Shkurorëzimi është problem individual dhe ,si i tiëë[.nuk përgjithësohet ndonjëherë. Nganjëherë natyrisht, është e qartë se martesa qysh në fillim nuk ka pasur gjasa të suksesit. Megjithatë,në rastet e tjera shkurëzimi nuk është zgjidhje e mirë,njëlloj sikurse që edhe martesa nuk është zgjidhje për problemin e vetmisë.

Për dikë shkurërëzimi është zgjidhje e drejtë,mirëpo për dikë plotësisht i panevojshëm,madje edhe i dëmshëm. Gruaja e shkurorëzuar, nga ana tjetër, shpeshherë është më e sinqertë dhe më fisnike se gjumica e grave të martuara që jetën e vet e çojnë me gënjeshtra dhe me dyftyrësi.

Me një rast pata biseduar me një grua,bashkëshorti i së cilës ishte narkoman i dikushëm, ish i burgosur dhe përtac.Në këshilltoren për punë të bashkëshortësisë, megjithatë i kishin thënë se shkurorëzimi nuk do të ishte zgjidhje e drejtë e problemeve të saja. Mirëpo, mendimi im dallonte nga i tyre.I shpjegova se martesa bëhet nga zemra.

Martesa ideale lind kur dy zemra të sinqerta e të dashuruara bien në pajtim dhe njësohen. Zemra ka vetëm një drejtim të veprimit–dashurinë. Nëse nuk ka dashuri, atëherë nuk ka as arsyje për të ekzistuar bashkëshortësia.

Me të kuptuar shpjegimin tim,kjo grua dinte mirë se ç’duhej bërë.Tashmë ishte e vetëdijshme për faktin se nuk ekziston një ligji i atillë i përgjithshëm që do ta detyronte për t’i duruar poshtërimiet, maltretimet trupore,si dhe fyerjet e përhershme vetëm e vetëm për shkak se dikush e paska lexuar fjalinë: “Ju shpall bashkëshortësi”.

Po qe se bini në dilemë rreth marrëdhënieve tuaja bahkëshortore,nga ndërdija juaj kërkojeni sinjalin se si duhet vepruar – duhet ta dini mirë se përgjigjja gjithnjë ekziston dhe se ajo gjithnjëdo t’ju arrijë. Përcilleni sinjalin që qo t’ju shfaqet në qetësinë e shpirtit tuaj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sun May 13, 2012 12:07 am

Vërsulja për shkurorëzim

Një çift i ri bashkëshortor,përndryshe të njohur të mi,vetëm ca muaj pas martesës iu drejtuan gjykatës për të kërkuar shkurorëzim.Kisha zbuluar se burrin pandërprerë e mundonte frika se do ta lërë gruaja.Ai priste se do të jetë i dëbuar.si dhe ishte i bindur se gruaja do ta tradhëtonte më ndonjë tjetër. Mendimet e tilla i ishin ngulitur në vetëdije dhe i ishin bërë njëlloj obsesione.

Kështu që ai me mednime të veta e kishte zhvilluar qëndrimin mendor e kishte pushtuar jetën e tyre të përbashkët dhe kishte mundësuar të ndodhin një vargë problemesh me karakter negativ. Kishte filluar të vepronte ligji i aksionit dhe i reaksionit ose ligji i shkakut dhe i pasojës.

Mendimi është aksion,ndërsa përgjigjja e ndërdijes reaksion.Gruaja ishte larguar nga shtëpia e përbashkët dhe kishte kërkuar shkurorëzim.Pra,kishte ngjarë pikërisht ajo për të cilën tërë kohën djaloshi i ishte frikësuar.


Shkurorëzimi lind në mendje


Shkurorëzimi së pari paraqitet në mendje,ndërsa procedura e veprimit ligjor është vetëm të shprehurit e tij të jashtëm dhe final.Të dy bashkëshortët e lartë cekur i kishte kapluar firka nga dyshimi,nga neveria dhe nga hidhërimi. Qëndrimet e tilla mendore e dërrmojnë dhe e molisin qenien e tërë.Çifti i ri bashkëshortor kishte kuptuar se urretja i ndan,ndërsa dashuria i bashkon.

Prandaj që të dy ishin të vetëdijshëm për procesin e zhvilluar në mendje të tyre.Ata nuk e njihnin ligjshmërinë e aksionit dhe të reakisonit mendor,andaj me veprimet e tyre të gabuara vetes i shkaktuan gjendje kaotike dhe fatkeqësi. Kur mu drejtuam,i udhëzova që ta fillojnë terapinë lutëse.

Pas kësaj tearapie,ata njëri –tjetrit filluan t’i kushtojnë më shumë kujdes, dashuri, qetësi shpirtërore dhe vullnet. Për çdo mbrëmje uleshin së bashku dhe,në mënyrë reciproke,ia përcillni ndjenjat e dashurisë,të shëndetit dhe të harmonisë së njëri-tjetrit.Jeta bashkëshortore në mënyrë suksesuve filloi t’u forcohet.Sot ata jetojnë të lumtur në një bashkësi të fortë,të pasur dhe në marrëdhënie të ndërsjella.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sun May 13, 2012 12:08 am

Llomotitjet e grave

Gratë zakonisht llomotasin,murmurisin dhe ua kthejnë fjalën burrave vetëm atëherë kur atyre nuk u kushtohet kujdes i veçantë. Kryesisht bëhet fjalë për raste kur ato janë të etshme për dashuri dhe për butësi.Prandaj kini kujdes se si silleni me gruaj tuaj.Me sjelljet tuaja tregojini se sa e çmoni,si dhe lavdojani vetitë e saja të mira.

Pos kësaj,disa gra llomotasin për arsyje se janë të atij lloji që bashkëshortin mundohen t’i nënhtrojnë vetes,ta fusin atë brenda suazave të veta.brenda formave të ngushta të kuptimeve dhe të synimeve të mbetura pa burrë.

Gruaja dhe burri,po deshën të jetojnë në bashkëshortësi të lumtur dhe në harmoni,duhet të heqin dorë nga roli i vëzhguesit të gabimeve të njëri-tjetrit,i cili në çdo rast pret në kurthë tjetrin të gabojë e pastaj t’ia kthejë me të keq për dobësitë dhe lëshimet që mund t’i përvidhen.

Prandaj,duhet kusghtuar kujdes të dashur njëri-tjetrit,duke mos përtuar ta përgëzoni njëri -tjetrin në rast të ndonjë veprimi të mirë a të ndonjë përpjekjeje pozitive të personit me të cilin keni lidhur martesë.


Burri mendjehumbur


Po qe se bashkëshorti gjithnjë e më shpesh fillon ta humb prezencën e mendjes, si dhe t’i ashpërsojë sjelljet e veta ndaj veprimeve a ndaj fjalëve të gruas së vet,atëherë mund të thuhet se në aspektin psikologjik ai e ka thyer besnikërinë martesore, gjegjësisht se dashuron ndonjë grua tjetër.

Njëra nga domethëniet e besnikërisë martesore është edhe idolatria,gjegjësisht të kushtuarit kujdes ose të lidhurit ngusht të mendjes me atë që është negative dhe shkatërruese.Mashkulli nuk i është besnik gruas nëse me mospërfillje ia kthen gruas në çdo pyetje,se dhe nëse lejon që ta përmbushë ndjenja armiqësore ndaj saj.

Thënë shkurt,ai në këtë mënyrë heqë dorë nga betimi i vet martesor; sedo ta dojë,se do ta ndihmojë, dhe se do ta respektojë gruan e vet deri në fund të jetës së vet.Mashkulli shpirtërisht i papranishëm, përplot urrejtje dhe neveri, do të duhej ta kapërdijë egërsinë e vetë dhe të sillet mirë,të jetë i arsyeshëm dhe i kujdesshëm ndaj gruas së vet.

Me ndihmën e lutjes dhe të përpjekjes së caktuar mendore ai lehtë do ta zhdukë qëndrimin e vet armiqësor ndaj gruas. Ndryshimi bie në sy shumë shpejtë, sepse ji vetëm që do të përmirësohen marrëdhëniet bashkëshortore, por menjëherë do të vërehen edhe ndyrshimet pozitive dhe në sjelljet e tyre me miqtë afaristë dhe privat të njëri-tjetrit. Merrni qëndrimi të harmonisë dhe të qetësisë shpirtërore,të cilat do t’i përjetoni edhe në jetën tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sun May 13, 2012 5:14 am

Gabim i madhë

Është gabim shumë i madh të zhvillosh çfarëdo bisede me fqinjët a me kushërinjtë rreth problemeve bashkëshortore.Të parmendojmë se gruaja i drejtohet një shoqeje të vet me fjalët: “Gjoni kur nuk më jep para.Ndaj nënës sime sillet shumë keq,pi shumë dhe vazhdimisht i ofendon dhe i maltreton të gjithë antarët e familjes”.

Si pasojë e një qëndrimi të tillë të tij,bashkëshortja e vet e nënçmon dhe e gjykon në çdo bisedë me fqinjët dhe me të afërmit. Kështu që,para masës ai i ka humbur tiparët e burrit ideal.Për problemet tuaja bashkëshortore mund të diskutoni kur nuk është i pranishëm personi i tretë ose në prezencën e këshilltarit me përgatitje prefesionale për këshilla bashkëshortore.

Pse njerëzve tij të afërt doni t’u krijoni bindje negative rreth martesës suaj?Krahas kësj,po qe se me këmbëngulje i vini në pah dhe i zbuloni të metat e personit me të cilin keni lidhur martesë,ju në atë mënyrë e mbillni farën e të njëjtave veti edhe në vete. Kush është ai që mendon dhe ndjen?-Ju.E njeriu është pikërisht i atillë çfarë mendon dhe ndjen.

Të afërmit,gjegjësisht ata me të cilët gjoja se i qani hallet,zakonisht do t’ju këshillojnë gabimisht që bazohen në paragjykime, sepse ata nuk janë objektivë.Këshilla e cila nuk përputhet me rregullat e çmuara,gjegjësisht me ligjin e gjithësisë,nuk mund të jetë e mirë, prandaj nuk duhet besuar.

Është mirë të kihet ndërmend fakti se nuk ekzistojnë dy qenie njerëzore që janë në gjendje të jetojnë nën në kulm pa mos - marrëveshje,pa kundërthëniet të karakterit,pa etapa të dhembjeve dhe të ngarkesave psikike. Miqve kurrë mos ua zbuloni anën e zymtë të jetës suaj bashkëshortore. Zënkat mbain në vete.Përmbahuni nga çfarëdo kritike a gjykimi të bashkëshortiti a të bashkëshortes suaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sun May 13, 2012 5:15 am

Mos u mundoni ta shëndërroni gruan tuaj në kopje të vetvetes

Burri kurrë nuk do duhej të përpiqej që gruan e vet ta shndërrojë në kopje të vetvetes. Përpjekja jo taktike e imponimit të ndryshimit është e huaj për natyrën e saj.Çdo përpjekje e tillë gjithmonë është e pakuptimtë dhe shumë shpesh për pasojë ka shkatërimin e martesës,sepse në atë mënyrë asaj i lëndohet krenaria dhe vetëbesimi, ndërsa i zgjohet dëshira për kundërdhënie dhe për neveri,gjë që gjithmonë është fatale për jetën bashkëshortore.

Të përshtaturit gjithmonë është i domosdoshëm,mirëpo po ia bëtë një vështrim paksa më të mirë personalitetit tuaj,po u zbavitët paksa me sjelljet tuaja personale,atëherë do të vëreni po aq të meta sa që për t’i përmirësuar ato do të duhej një jetë e tërë.

Në qftë se thuani: “Do ta bëj njeri të llojit që më pëlqen”,atëherë ju me siguri kërkoni fatkeqësi, kështu që do të përfundoni në gjykatë,duke përcjellë zhvillimin e procesit të shkurorëzimit.Në këtë mënyrë vetëm se do ta kuptoni një gjë dhe atë në mënyrë më të vështirë se personi i vetëm që duhet ndryshuar jeni ju dhe askush tjetër.

Në këtë mënyrë vetëm se do ta kuptoni një gjë dhe atë në mënyrë më të vështirë se personi i vetëm që duhet ndryshuar jeni ju dhe askush tjetër.


Lutuni bashkë dhe së bashku kalojeni të gjitha fazat!

Hapi i parë: Nga dita në ditë,si pasojë e dëshprimeve të vogla kurrë mos e bartni urrejtjen dhe hidhërimin. Përpiquni që për çdo mbrëmje,para se të bini në gjumë,t’ia falni njëri-tjetrit gabimet e vogla.Në momentin e parë,me të zgjuar nga gjumi,si dhe në mëngjes disa herë përsëriteni pohimin se inteligjenca e pskajshme ju udhëheq në jetë. Bashkëshortit, anëtarëve të familjes dhe tërë botës dhurojeni mendime të dashurisë,të harmonisë dhe të qetësisë.

Hapi i dytë: Gjatë ngrënies së mëngjesit shpreheni mirënjohjen tuaj ndaj ushqimit,ndaj bollëkut. Derisa jeni duke u ushqyer, përpiquni të mos bisedoni për problemet,për brengat tuaja a për ndonjë zënkë.E njëjta që vlen edhe gjatë drekimit. Thuajini bashkëshortes(bashkëshortit): “Çmoj çdo gjë që punon dhe vazhdimisht ta faldashurinë dhe vullnetin tim”.

Hapi i tretë: Burri dhe gruaja do të duhej që për çdo mbrëmje ta zëvendësojnë njëri-tjetrin gjatë lutjeve ose gjatë përsëritjes së pohimeve të caktuara pozitive.Mos mendoni se bashkëshortin e keni zënë njëherë e përgjithmonë. Tregojini vazhdimisht se në ç’masë e çmoni dhe e doni!

Llomotitja,kritikat dhe gjykimet ndaj njëri-tjetrit zëvendësojeni me vullnet tuajin të ndërsjellë.Jeta e lumtur bashkëshortore dhe qetësia familjare ndërtohen në baza të dashurisë,të bukurisë,të respektit të ndërsjellë, të besimit dhe të mirëqenies.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Today at 11:22 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: