PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 11:01 pm

Konfliktin ndërmejt dëshirës dhe imagjinatës duhet zgjidhur patjetër

Të përdorurit e detyrimit mendor do të thotë të paramendohet se ekziston edhe diçka që i kundërvihet.Kur problemi përqëndrohet në mjetet për tejkalimin e tij,mendja juaj më nuk ndalet para pengesave të menduara.Ungjilli sipas Mateut(18:19) thotë: “Prapë po ju them: nëse dy vetë prej jush këtu mbi tokë,të një mendimi luten për çfarëdo sendi,Ati im që është në qiell,do t’ju japë”. Cilët janë këta dy vetë? Në rastin tonë në fjala është për bashkësinë harmonike ose për lidhjen midis vetëdijes dhe ndërdijes përkitazi me cilëndo ide,dëshirë a përfytyrim.

Lutja do të plotësohet,por vetëm nëse nuk ka marrëveshje ndërmjet dy lëmenjve të mendjes së njeriut.Dy anë që i cek Ungjilli mund të kenë domethënien e mendimit dhe të ndjenjës,të idesë dhe të emocionit,të dëshirës dhe të imagjinatës.Konfliktit ndërmjet dëshirës dhe imagjinatës do t’i ikni,po qe se shpirtërisht çlodheni,si dhe po qe se, në kotje, deri në minimum e pakësoni çdo ngarkesë mendore dhe trupore.Në këtë gjendje vetëdija mbetet në plan të dytë dhe kjo është koha më e volitshme për të futur idenë e dëshiruar në ndërdije.Në raste të tilla ndërdija energjikisht shpërthen në plan të parë.

E njëjta gjë ndodh me te menjëherë posa të zgjoheni.Mendimet negative dhe përfytyrimet që tentojnë ta bëjnë të dyshimtë a ta eliminojnë dëshirën,si dhe ta ndalojnë depërtimin e saj në ndërdije në momente të tilla nuk vijnë në shprehje. Në çastin kur e paramendoni realitetin e dëshirës së plotësuar dhe kur ndjeni kënaqësi pëe arritjen e qëllimit, ndërdija fillore t'jua realizojë atë.

Shumë njerëz dilemat dhe problemet e veta i zgjedhin me ndihmën e lojës që kontrollohet, udhëzohet dhe disiplinohet me imagjinatë,duke ditur mirë se çdo gjë të paramendojnë dhe që ndjejnë si të vërtetë do ta marrë formën e saj materiale, mundësisht ose patjetër.

Të cekim shembullin e një vajze,e cila,në mënyrë të vet specifike,tejkaloi konfliktin ndërmjet dëshirës dhe imagjinatës. Duke u gjendur para këtij problemi të ndërlikuar ligjor,ajo kishte dëshirë të madhe për të gjetur zgjidhje të pajtueshme, mirëpo kurrsesi nuk arriti t’i mposhtë mendimet për debakël,për bankrotim dhe për varfëri.Fjala ishte për një proces gjyqësor të ndërlikuar,me shtyrje të njëpasnjëshme dhe pa zgjedhje të dukeshme.

Sipas këshillës sime,vajza,mu para se të shkonte për të fjetur,e vinte veten në gjendje kotjeje,duke paramenduar përfundimin e dëshiruar të gjykimit,si dhe dukeu përpjekur që ta ndjejë atë si të vërtetë.Ishte vetëdijshme se patjetër duhej arritur pëlqimi ndërmjet imagjinatës dhe dëshirës.Në mendjen zhvillonte biseda të gjalla me avokatin e vet,kinse i parashtronte pyetje,ndërsa prej tij merrte përgjigje plotësisht të caktuara.Avokati kinse pandërprerë i përsëriste fjalët: “Gjetëm zgjidhje të përkryer dhe të pajtueshme;bëmë ndarje jashtëgjyqësore” .

Gjatë ditës,kur mendjen ai kaplonte frika,ajo përsëri e lëshonte filmin mendor duke përjetuar me po aq gjallëri dhe realitet sikurse në ëndërr.Së shpejti,pa kurrfarë vështirësie, arrinte suksese që ta parandjenjte zërin e avokatit,ta përfytyronte fytyrën e tij,buzëqeshjen lëvizjet. Kështu që,filmi i përshkruar ishte bërë pjesë e përditshmërisë së saj – vendstrehim i zakonshëm i mendjes së saj. Pas ca javësh,atë e kishte thirrur avokati i vet dhe,në realitet objektiv, kishte vepruar pikërisht ashtu siç kishte ndjerë vajza më herët dhe ashtu siç e kishte paramenduar realitetin.

Mu për këtë ka menduar edhe autori i psalmeve bibilike kur shkroi:“Të pëlqefshin,o Zot,(ligji i ndërdijes),fjalët e gojës sime para teje (mendimet, parafytyrimet, mirësinë si të tillë),edhe mendimi i zemrës sime (ndjenjat,na tyra,karakteri),o Zot,Ndihmësi im e Shëlbyesi im (fuqia e aftësia dhe mençuria e ndërdijes shëron nga sëmundjet dhe liron nga mjerimi a varfëria!”) (Psalmi, 19 : 15)


Ç’DUHET MBAJTUR MEND?

- Detyrimi mendor dhe mundi i tepruar mundësojnë që në plan të parë të shpërthejnë frika dhe ngarkesa psikike,gjë që pamundëson gjetjen e përgjigjes,Gjithnjë veproni në mënyrë të lehtë!

- Ndërdija fillon të materializojë idenë vetëm nëse jeni të çlodhur dhe nëse i lejoni asaj që idenë së pari ta përvetësojë plotësisht.

- Mendoni dhe planifikoni,pavarësisht nga metodat tradicionale! Duhet pasur ndërmend se çdo problem ka zgjidhje.

- Mos u brengosni shumë për punën e zemrës,të mushkrive a të ndonjë pjese tjetër të anatomisë suaj!Mbështetjuni ndërdijes suaj dhe rikujtojeni sa më shpesh faktin se inteligjenca e paskajshme do të ndërmarrë çdo gjë që është e nevojshme.

- Ndjenja e shëndetit sjellshëndet;ndjenja e pasurisë sjell pasuri.Po ju,ç’ndjeni?

- Imagjinata është armë juaja më e fortë- vetia juaj më e fuqishme.Paramendojeni të mirën dhe pozitiven!Njeriu është i tillë çfarë mendo se është.

- Në gjendje kotjeje,ju i shmangeni konfliktit midis vetëdijes dhe ndërdijes.Mu para gjumit paramendojeni dëshirat si të plotësuara.Gjatë kësaj, këmbëngulni! Flini të qetë dhe zgjohuni të gëzuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:35 am

FUQIA E NDËRDIJES DHE TË PASURIT

Po qe se kevi rënë në vështirësi financiare,përkatësisht po qe se nuk ia dilni në skaj,do të thotë se nuk keni pasur sukses ta bindni ndërdijen tuaj se gjithnjë do të keni para të mjaftuara e mandje,edhe do t’ju teprojë diçka.

Sigurisht njihni shumë njerëz,të cilët,duke punuar mund të ëndrrohen.Mos arrrijnë të fitojnë shuma të mëdha parash që vetëm të ëndrrohen. Mos u besoni fjalëve se mënyra e vetme për t’u pasuruar është puna e rënd dhe përpjekjet e mëdha.Kjo nuk është e saktë, sepse rruga më e mirë është rruga e pangarkuar dhe e pamundimshme.Punoni vetëm atë që dëshironi të punoni dhe bëjeni me dashuri e me kënaqësi!

Një i njohuri imi fiton afro 750 mijë dollarë në vit.Vitin e kaluar,nëntë muaj i kaloi duke shetitur nepër botë.Më kishte thënë se ai i shkoi për dore ta bindte ndërdijen e vet se vërtet vlen po as sa fiton.Më kishte thënë mandje se edhe shumica e nënpunësësve të kompanisë së tij mezi fitojnë diku rreth 100 dollarë në javë,ndërsa punën e njohin dukshëm më mirë se ai.Por, ata,thjesht,nuk kanë ambicie,nuk kanë ide krijuese dhe,ç’është më me rëndësi,nuk u interesojnë çudirat që mund t’u sjellë ndërdija.

Pasuria buron nga mendja


Pasuria është gjendje e rëndomtë e ndërdijes dhe kjo është e bindur se posedon pasuri. Askush nuk mund të bëhet milioner duke bërtitur: “Unë jamë milioner,unë jam milioner!” Deri te një ndërdije e pasur mund të arrihet me vendosmëri sistematik,si dhe me durim të idesë për pasuri dhe të pasurimit në sferën tuaj shpirtërore.

Burimi i padukshëm e ndihmës


Problemi i shumtë i njerëzëve është se nuk posedojnë burimin e ndihmës së padukshme. Po u shkoi huq ndonjë punë,bursa u falimenton,u humbin paratë e investuara dhe plotësishtë mbesin të pa ndihmë.Pasiguria e tillë jetësore është pasojë e faktit se njerëzit e tillë nuk dinë ta shfrytëzojnë ndërdijen e tyre.Me fjalë të tjera,ata nuk i kanë të njohur burimet e veta të pashterrshme.

Njeriu,shpirti i të cilit shumë lehtë kaplohet nga frika e varfërisë,gjithnjë do të jetojë në varfëri;njeriu, shpirti i të cilit është i mbushur me ide të pasurisë, gjithnjë do të ketë çdo gjë që i nevojitet.Askush nuk është i dënuar që të jetojë në mjerim.Gjithkush mund të ketë pasuri dhe çdo gjë që i nevojitet,bile edhe shumëçka t’i teprojë.Fjalët,janë në gjendje t’ju pastrojnë mendjen nga mendimet e gabuara dhe,në vend të tyre,t’ju vendosin mendimet të drejta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:36 am

Metoda ideale e formimit të ndërdijes së pasur

Të paramendojmë se duke lexuar këta rreshta thuanui: “Kam nevojë për pasuri dhe për sukses”.Ja se ç’do të duhej të bëni me atë rast:Tri a katër herë në ditë,nga pesë minuta,përsëriteni Fjalët PASURI,SUKSES. Këto fjalë kanë forcë të jashtëzakonshme; paraqesin fuqinë e brendhshme të ndërdijes suaj.

Mendjen tuaj lidheni me fuqinë që e posedoni në thëllësinë tuaj dhe ajo me synimet tuaja do ta frymëzojë materializimin.Pra ,nuk ka të bëjë me thënien tuaj: “Jam i pasur”,por me atë se pasuria duhet bazuar në fuqitë që vërtetë ekzistojnë ne veten tuaj.Nuk ka konflikt në mendjen tuaj kur thuani: PASURIA. Po qe se gjatë një kohe të duhur mbani idenë e pasurisë në vetëdije,do të fillojë t’ju kaplojë edhe ndjenja e thellë e llojit të njejtë.

Ndjenja e pasurisë krijon pasuri,këtë duhet pasur ndërmend gjithnjë.Ndërdija i ngjan bankës: është një lloj institucioni i përgjithshëm financiar.Çdo gjë që depononi, gjegjësisht që ngulitni në te,ajo do ta shtojë edhe do ta shumëzojë atë,pavarësisht se a ka të bëjë me idenë e pasurisë a me atë të varfësisë. Përcaktohuni,pra,për pasurinë!

Përse pohimi rreth psurisë mbetet pa përgjigje?

Gjatë 25 vjetëve të fundit,shumë njerëz më janë ankuar se si me javë e muaj të tërë i përsëritin: “Jam i pasur,kam karierë të sukseshme”, po mbesin pa kurfarë rezultatesh.Kam konstatuar se, edhe pse thonë se janë të pasur dhe të sukseshëm, në thellësi të vet, ata, megjithatë, ndjenin se kjo nuk ishte e vërtetë,se e mashtronin veten.

Një i njohur në besim më kishte thënë: “Përsëritja se jam i sukseshëm derisa nuk lodhesha.Mirëpo,gjendja vetëm më keqësohej.Në momentin kur e shqiptoj këtë pohim,e kisha disi shumë të qartë se ai nuk ishte i vërtetë”.Pra,vetëdija e dëbonte pohimin pozitiv,ndërkaq ndërdija realizonte diçka që kishte përmbajtje krejtësisht të kundërt.

Është e qartë se pohimi pozitiv ka sukses vetëm po qe se është saktësisht i caktuar dhe po qe se nuk shkakton konflikt mendor – kundërthënie.Ndërdija pranon vetëm atë që ndjeni si të vërtetë reale,si dhe mbetet indiferente apo reagon në mënyrë të kundërt ndaj fjalëve a pohimeve boshe.Ndërdija gjithnjë e pranon vetëm idenë më të fortë – besimin me të fortë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:37 am

Si t’i largojmë konfliktin medor?

Ja teknika ideale për tejkalimin e konfliktit mendor,po u gjendet në vështirësi financiare: Shpesh,e sidomos mu para se të shkoni në fjetje thuajeni këtë pohim praktik: “Ditën dhe natën kam sukses në të gjitha lëmenjtë e interesimeve të mia”.Ky pohim nuk do të shkaktojë kurrfarë kundërshtimi,sepse nuk u kundëvihet mbresave të ndodhura në ndërdije.

Një afarist,përshkrimet financiare të të cilit tregonin humbje dhe të cilin ky fakt e brengoste pa masë,e këshillova që me rehati të vendosej për t’u çlodhur në zyrë të vet dhe me zë të lehtë disa herë ta përsëriste këtë fjalë: “Shitja e prodhimeve të mia për çdo ditë vjen duke u shtuar”.Ky pohim vuri në rend bashkëpunimin e çrregulluar midis vetëdijes dhe ndërdijes,ndërsa rezultati nuk mungoi.

Mos i nënshshkruani çeqet “bianko”

Të thuash:Është koha e skamjes;do ta humb shtëpinë për shkak të faturave të papaguara; hipoteka është ngarkesë e padurueshme për mua – do të thotë të nënshkruash çekun “bianko”.Me fjalë të tjera,po qe se ju kaplon frika për ardhmërinë, do t’i tërhiqni të gjitha vështirësitë dhe do ta nënshkruani çekun “bianko” për problemet që mund t’ju pasojnë.

Ndërdija do t’i pranojë të gjitha frikësimet dhe deklarimet tuaja nehative si kërkesa tuaja dhe, pikërisht sipas përmbajtjes së tyre,me tërë fuqinë e vet do të përpiqet t’jua vërshtirësojë jetën me pengesa,me shtrëngime psikike,me shtyrje të veprimit dhe me privime të të gjitha llojeve.

Ndërdija siguron inters mbi interes


Ai që në shpirt kultivon ndjenjln e pasurisë,do të këtë pasuri te re.Ndërsa,ai që në shpirt mban ndjenjën e privimit do të ballafaqohet me skamje të reja. Ndërdija shumëfishon dhe shton çdo gjë që deponohet në te.

Për çdo mëngjes,me të zgjuar nga gjumi,mendjen tuaj ushqejeni me mendime për suksese,për lumturi, për mirëqenie dhe për paqe! Përpiquni që përmbajtjet e tilla të mbesin sa më gjatë në mendjen tuaj,si dhe rikujtojini ato sa më shpesh! Mendimet konstruktive me siguri do të jenë në gjendje të depërtojnë në ndërdijen tuaj dhe do të prodhojnë efekt të dëshiruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:39 am

Përse rezultati mungon?

Shpesh i dëgjoj njerëzit duke thënë:“Vallë,shumëherë e përsërita dëshirën time, por rezultat nuk pata – asgjë e re nuk ndodhi”. Rezultati gjithnjë do t’ju mungojnë, sepse,pa kaluar as dhjetë minuta nga çasti kur e shqiptoni fjalinë e duhur,ju lejoni që t’ju kaplojë frika,e cila neutralizon në tërësi veprimet e asaj që thuani.Kur e hedhni farën në arë, mos pritni se do të korrni gjë,po qe se së shpejti e nxirrni atë nga toka.Lëreni atë që t’i lëshojë rrënjët dhe të rritet pa pengesa.

Kurrë mos thuani: “Nuk kam para për të paguar fakturën”.Në vend të kësaj, posa t’ju paraqitet ajo “nuk kam”,ndaleni shpejt të menduarit dhe koncentrohuni në ndonjë pohim konstruktiv,si për shembull: “Ditë e natë arrij suksese në të gjitha lëmenjtë e interesave të mia”.

Burimi i vërtetë i pasurisë

Ndërdijes kurrë nuk imungojnë idetë e reja dhe të drejta.Ajo disponon me një numër të pakufizuar paramendimesh, të gatshme që në shumë mënyra të sëndërrohen në para të thata dhe të futen në portofolin tuaj.Procesi i tillë rrjedh pavarësisht nga falimentimi i mundshëm i bursës lokale ose nga rrënia e vlerës së de vizave.

Sasia e pasurisë suaj asnjëherë nuk varte nga sasia e obligacioneve,e letrave me vlerë dhe e të hollave me të cilat dispononi. Këtu janë pyetje vetëm simbolet e domosdoshme dhe të lëverdishme, natyrisht, por, megjithatë,vetëm simbole. Pra,të theksojmë edhe një herë se po qe se e bindni ndërdijen tuaj se pasuria vërtetë gjendet në duart tuaja dhe e gjatë tërë jetës ju do të dispononi me te,pa kurrfarë dyshimi, atëherë me të vërtetë do ta keni në dorë,pa marrë parasysh formën realizuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:40 am

Të jetuarit zgriptas

Shumë njerëz pohojnë se si e çojnë zgriptas.Në raste të tilla fitohet përshtypja se obligimet e veta ata i kryejnë me vështirësi të mëdha dhe me luftë.A keni dëgjuar ndonjëherë se për çka bisedojnë këtë njerëz?-Ata kryesisht i çajnë hallet e veta,duke folur për vësjtirësitë dhe për brengat e tyre.

Vazhdimisht i gjykojnë ata që kanë arritur suksese dhe që u ka shkuar për dore të ngriten nga të tjerët.Pra,ata,me gjasë, thonë: ”Ai ka shumë lidhje dhe njoftësi; është i pa skrupuj dhe mashtruese etj”. Mu për këtë,ata jetojnë në skamje,sepse gjykojnë pikërisht atë që e dëshirojnë edhe për vete. I kritikojnë të afërmit që janë në gjendje ekonomike më të mirë se ata,dhe këtë,thjesht,vetëm ngase ua kanë zili për mirëqenien,si dhe për pasurinë që kanë.

Pengesa e zakonshme e të pasuruarit

Shkaku i skamjes,gjegjësisht i mungesësë së pasurisë në jetën e shumicës është një ndjenjë e caktuar që quhet zili. Kur e shihni, p.sh., ndonjë koleg tuajin duke deponuar shumë të madhe parash në bankë,ndërsa ju keni dispozicion një shumë minimale,a nuk ju ngjall kjo zilinë? – Ndjenjën negative do ta tejkaloni nëse vete thuani: “Mrekulli,më gëzoi shumë suksesi i tij; i dëshiroi pasuri edhe më të madhe”.Po e lejuat që mendja t’jua kaplojë zilia,do të bini në pozitë tejet të pavolitshme.

Kështu që,pasuria në vend se të grumbullohet,përkundrazi do të derdhet nga ju. Nëse herdokur ndjeheni të hidhëruar a të pakënaqur me suksesin e dikujt tjetër, përpiquni që me shpejtësi t’i largoni mendimet e tilla,si dhe atij dëshironi pasuri edhe më të madhe.Në këtë mënyrë do t’i neutralizoni mendimet tuaja dhe do të nxitni grumbullimin e pasurisë në posedim tuajin.

Eliminimi i pengesës së pasurimit

Po qe se jeni të brengosur ose të pakënaqur për faktin se dikush pasurohet në mënyrë të pandershme,atëherë pa kurrfarë dileme duhet ta ndërpritni atë. Duhet pasur ndërmend se personi i tillë është duke keqpërdorur ligjin e ndërdijes, ligj ky i cili më në fund do të përkujdeset që ndaj këtij personi të aplikohet dënimi i merituar.

Prandaj,kurrë mos i kritikoni të tjerët.Mbani mend se pengesa për t’u pasuruar gjendet në mendjen tuaj.Ju jeni në gjendje ta eliminoni atë, mandje duke menduar në mënyrën pozitive për të gjitha ata që ju rrethonjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:41 am

Njeriu mund të pasurohet në gjumë

Për çdo natë,mu para gjumit,ushtrojeni këtë teknik; Me zë të lehtë,qetë dhe me bindje përsëriteni fjalën PASURI.Kjo fjalë le t’ju shërbejë si ninullë.Rezultati do t’ju mahitë.Për një kohë të caktuar pasuria do të fillojë t’ju grumbullohet në ndonjërën nga format e ndryshme të saj. Fuqia e merekullueshme e ndërdijes përsëri është në veprim.

KËRKONI MBËSHTETJE TE FUQITË E NDËRDIJE


- Vendosni që të pasuroheni në mënyrë sa më të lehtë,duke u shërbyer me ndërdijen tuaj,e cila asnjëherë nuk do t’ju tradhëtojë.
- Po u përpoqët të grumbulloni pasuri duke punuar punë të rënda,atëherë jeni në rrugën më të mirë për t’u bërë banori më i pasur i varrezave më të afërta.Nuk ka nevojë të punoni si rob.
- Pasuria është vërtetim i ndërdijes.Krijoni idenë e pasurisë në të gjitha poret e mendjes suaj!
- Problemi kryesor i shumicës së njerëzve që qëndron në faktin se nuk posedojnë mjete.
- Gjatë pesë minutave,mu para fjetjes,përsëriteni lehtë dhe në qetësi fjalën PASURI.Ndërdija juaj do të përkujdeset që pasuria vërtet të bëhet pjesë e përvojës suaj.
- Ndjenja e pasurisë prodhon pasuri të re.Këtë mbani mend gjithnjë!
- Vetëdija dhe ndërdija domosdo duhet të bashkëpunojnë.Ndërdija pranon vetëm atë që vërtet e ndjeni si reale.Ajo gjithnjë pranon vetëm idenë më të fortë.Prandaj,ideja më e fortë do të duhej të ishte PASURIA e assesi VARFËRIA.
- Në qoftë se e përsëritni shpesh pohimin: “Gjatë ditës dhe natës arij suksese në të gjitha fushat e interesave të mia”,atëherë do t’i tejkaloni konfliktet mentale rreth pasurisë.
- Rriteni fitimin tuaj duke përsëritur: “Çdo ditë gjithnjë e më tepër jam duke fituar,duke përparuar, duke shtuar pasurinë,si dhe duke u bërë gjithnjë e më i pasur."
- Pushoni së nënshkruari çeqet “bianko”,siç janë: “Nuk kam mjete të mjaftuara.Jetoj në skamje,etj”.Pohimet e tilla i shtojnë dhe i shumëfishojunë humbjet në të gjitha fushat.
- Në ndërdijen tuaj depononi mendime për përparim,për lumturi,për pasuri dhe për suksese – do të keni interes mbi interes.
- Kurrsesi nuk do të guxoni ta vëni në dilemë atë që vetëm disa çaste më parë e keni pohuar me vetëdije,sepse në atë mënyrë vetëm do ta neutralizoni efektin e pohimit pozitiv.
- Burimi i vërtetë është ideja e medjes suaj.Ndërdija gjithnjë do t’ju japë idenë e duhur, mandje edhe atë që vlen një milionë dollarë.
- Zilia dhe xhelozia janë pengesat më kryesore të rrugës së pasurimit.Le t’ju gëzojë mirëqenia e të tjerëve.
- Pengesat e të pasurit gjendet në mendjen tuaj.Eliminojeni se të duke menduar në mënyrë pozitive për të gjithë ata që ju rrethojnë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:43 am

SECILI KA TË DREJTË TË JETË I PASUR

E drejtë e juaja është për të qenë i pasur.Njeriu lind dhe ekziston për të jetuar i lirë,i lumtur,i kënaqur dhe me begati.Prandaj, secili,pra edhe ju,do të duhej të dispononi sasi të mjaftueshme parash për të çuar jetë të plotë dhe të lumtur.

Njeriu jeton për t’u rritur,për t’u zhvilluar dhe për t’u zgjeruar si për nga aspekti i vet shpirtëror e mendor, ashtu edhe për nga ai material. Është e drejtë e patjetërsuar e njeriut t’i tregojë aftësitë e veta në të gjitha lëmenjtë dhe në të gjitha fushat e ekzistencës së vet.Veproni në atë mënyrë që të jeni të rrethuar nga bukuria, nga harmonia dhe nga begatia.

Pse të kënaqeni me pasuri minimale,kur mund të kënaqeni me pasuri të shumëllojshme që ju furnizon ndërdija juaj?-Në këtë kapitull do të mësoni mënyrën për t’u bërë me para,për të pasur gjithnjë më tepër se sa ju nevojitet.Dëshira për pasuri është dëshirë për një jetë më të plotë,më të lumtur dhe më të bukur. Kjo është tendencë e tërë gjithësisë,e cila nuk është vetëm pozitive,por jashtëzakonisht pozitve.

Paratë janë simbol

Paratë janë mjete shkëmbimi.Ato jo vetëm që zgjidhin problemin e varfërisë, por paraqesin edhe mundësinë për bukuri, për komodtet,për begati dhe për plotësimin e prekseve të ndryshme luksoze. Njëkohësisht,parat janë simbol i shëndetit ekonomik të secilit shtet.Njeriu është i shëndoshë nëse nëpër trupin e tij gjaku qarkullon pa pengesa, ndërsa është i shëndoshë ekonomikisht nëse ne jetën e tij paratë qarkullojnë pa pengesa.

Sëmundja ekonomike lajmërohet në çastin kur njeriu fillon t’i tubojë paratë,t’i fshehë ato nepër arkëza dhe kur frikësohet për secilin metelik. Gjatë shumë shekujsh paratë kanë ndryshuar formën e tyre si mjet shkëmbimi.Ato janë përdorur në formë krype,në formë kokrrash të ndryshme,në formë stolish të ndryshme etj.Në fillet e para të historisë, pasuria matej me numrin e dele ose të lopëve që kishte ndonjë pronar.

Sot përdorimi valutat kombëtare dhe instrumentet tjera financiare;p.sh.,shumë më lehtë është të plotësohet çeku se sa të bartete me vete një numër i caktuar delesh dhe me to të paguhen faturat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:46 am

Si ta gjejmë rrugën vezulluese të pasurisë?

Njohja e fuqisë së ndërdijes është mjeti më themelor dhe më i rëndësishëm. Ajo do t’u mundësojë gjetjen e rrugës së pasurisë të cilido lloji; të pasurisë shpirtërore,të pasurisë mendore a të asaj finaciare.Ai që e njeh ligjin e ndërdijes, është i sigurt se gjithnjë do të ketë çdo gjë në sasi të mjaftueshme, pavarësisht nga situata momentale ekonomike, pavarësishtë nga baticat dhe zbaticat në tregun e letrave me vlerë,pavarësishtë nga krizat, grevat,nga luftërat dhe ngjarjet e ngjash,e të parapara.

Arsyeja e kësaj qëndron në faktin se njeriun i tillë ndërdijes ia ka përcjellë idenë e psurisë dhe, më tej ajo vetë kujdeset për ta furnizuar atë më çdo gjë.Ai e ka bindur veten se paratë pandeërprerë grumbullohen dhe pa pengesa qarkullojnë në jetën e tij.

Kështu që në çdo kohë nga dikah derdhen edhe ato në sasi të mjaftueshme. Megjithëse, ndoshta qysh nesër mund të vijë deri te falimentimi i përgjithshëm ekonomik,me ç’rast e tërë pasuria,do t’i zhvlerësohej;ai fare nuk brengoset, sepse ndërdija e tij do të kujdeset që pasuria,në ndonjë formë të re,përsëri t’i vihet në dispozicion.

Përse nuk keni para?


Derisa jeni duke lexuar këtë kapitull ju,me gjasë,i thuani vetes: “Unë paguhem më pak se sa punoj”. Mendoj se shumica e njerëzve marrin pagë jo të mjaftuar për punën e vet.Njëra nga arsyjet për të cilat shumica janë të pakënaqurë me të ardhurat personale është edhe fakti se ata paratë i gjykojnë, i urrejnë,i quajnë të padenja.

Ndaj parave sillen si ndaj “një gjëje të ndytë” dhe thonë se gjoja “dashuria ndaj parave është rrënja e të gjithë të këqijave”.Pos kësaj,shumë kush kulëtivon ndjenjën e fshehtë gjoja se varfëria është virtyt.Pikëpamja e këtillë e ndërdijes, sipas gjasave, lind që në fëmijëri të hershme,si pasojë e edukimit të gabuar a si pasojë e besimit të kotë ose, ngandonëherë,edhe si rezultat i keqkuptimit të dorëshkrimeve fetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:48 am

Varfëria është sëmundje psikike

Varfëria nuk është kurrëfarë virtyti,po sëmundje e barabartë me çdo sëmundje tjetër psikike.Kur sëmureni,atëherë i vëreni simptomat e sëmundjes së vaktuar, kërkoni ndihmën e duhur dhe ndërmerrni Masa të duhura për të mposhtur sëmundjen.Ngjashëm me këtë, nëse në përditshmërinë tuaj nuk qarkullon sasi e mjaftuar parash,kjo është shenjë se ju ngjan diç serioze.

Principi juaj jetësor vepron kah rritja,kah zhvillimi,kah zgjerimi,kah grumbullimi në të gjitha lëmjentë e jetës.Njeriu nuk i është caktuar të jetojë në skamje,të vishet me lecka dhe të vuajnë nga uria.Njeriu do të duhej të jetë i lumtur,i sukseshëm dhe përparimtar.

Përse nuk guxoni t’i kritikoni paratë?



Pastrojeni mendjen tuaj nga të gjitha bindet negative dhe nga paragjykimet rreth parave.Kurrë mos thuani se paratë janë të ndyta dhe të padenja,sepse, pro vepruat në atë mënyrë,me siguri se nuk do të keni para të mjaftuara. Duhet mbajtur mend se ajo që gjykohet zakonisht humbet.Kurrë nuk mund të përvetësohet ajo që kritikohet.

Sjellja e drejtë ndaj parave

Ja teknika e rëndomtë për shtim të sasisë së parave që keni në dispozicion. Disa herë në ditë dyzet t’i përsëritni fjalitë: “Paratë janë të këndshme.I dua ato. I përdor me mençuri,në mënyrë konstruktive dhe të kuptimtë.Ato qarkullojnë pa pro në jetën time.I shpenzoj me gëzim,mirëpo ato në mënyrë të mrekullueshme më kthehen të shumë fishuara.Kjo gjë është mahnitëse,e shkëlqyeshme. Paratë rrjedhin në drejtim timen si ndonjë lud,si rrëbesh i forte.I përdor ato vetëm për mirëqenien time dhe të huaj, si dhe jam mirënjohës për pasurinë materiale dhe për atë shpirtërore disponuese”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:49 am

Ç’mendim ka shkencëtari rreth parave?

Të përfytyrojmë se në tokë kein gjetur një copë ari,argjendti,bakri,hekuri a çfardo metali tjetër. A do ta kishit shpallur këtë ndodhi si të ndytë - si të keqe? - Çdo e keqe rrjedh nga moskuptimi,nga mosdija,nga të kuptuarit e gabuar të jetës,nga të keqpërdorurit e ndërdijes. Një copë metali e çfarëdo lloji do të mund të përdorej si mejt shkëmbimi.

Në vend të uraniumit kose të hekurit,ne per qëllim shkëmbimi përdorim të hollat prej letre,çeqet dhe paratë e metalta.Fizicientët dhe kimistët e sotëm e dinë se metalet mes vete dallohen sipas numrit të elektroneve dhe sipas shpejtësisë së rrotullmit të Tyre rreth bërthamës së vet.

Me bombardim të atomit në ciklotronin e furishëm,nga njëri lloj i metalit mund të fitohet tjetri. Ari, për shembull,në kushte të caktuara mund të shëndërrohet në zhivë. Jam i bindur se,qysh në një të ardhme të shpejtë,shkencëtarët do të jene në gjendje që në laboratorët e vet të prodhojnë ari, argjend dhe lloje të tjera metali. Tash per tash,për ta bërë këtë,shpenzimet janë tepër të mëdha. Mirëpo,vetë Proces është i mundur.

Nuk mund të paramendoj se dikush,sadoqoftë i mençur,mund të shohë çfarëdo të keqe në elektonet në protonet die inë izotopet. Copa e letrës në xhepin tuaj është përbërë nga atomet dhe molekular,të renditura në mënyrë specifike.Nga argjendi dallohet vetëm për nga numri i elektroneve dhe për nga shpejtësia e rrotullimit të Tyre rreth qendrës së vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:50 am

Si të tërhiqen paratë e nevojshme?

Në Australi,para shumë vitesh,e patt takuar një dajlosh që synonte të bëhej kirurg,mirëpo nuk kishte para për ta bërë këtë.I pat sqaruar se si fara e hedhur në tokë,për tu rritur dhe për tu zhvilluar,absorbon çdo gjë që i nevojitet.Kështu që,do të duhej mësuar shembullin e farës dhe,sipas analogjisë, ta fusë idenë e dëshiruar në ndërdije të vet.

Ky djalosh i shkëlqyer,së pari kishte filluar të pastrojë ordinanca mjekësh,të lajë dritare dhe të riparojë Instrumente të ndryshme medicinale. Më kishte rrëfyer se si për çdo mbrëmje,para se të binte në gjumë,paramendonte diplomën e fakultetit të mjekësisë,të varuar në mur,me emrin e vet të shënuar me shkonja të yndyrshme.Shpeshherë, ua fshinte pluhurin diplomave të huaja, të cilat qëndronin të varura në ordinanca ku punonte. Prandaj,fare nuk kishte vështirë për të përfytyruar diplomën e vet.

Rezultatit pasoi pas katër muajsh

Vazhdimi i rrëfimit është shumë interesant.Ky djalosh,njërit nga mjekët i kishte pëlqyer shumë. Prandaj e kishte mësuar t’i sterilizonte instrumentet,të jette injeksione,si dhe të kryente edhe punë të tjera në ordinancë.Gjithashtu e kishte punësuar edhe si teknik të vetin.Më vonë,ia kishte mbuluar edhe shpenzimet e studimeve të fakultetit.Sot,ky djalosh është mjek i njohur në Montereal të Kandasë.

Duke përdorur në mënyrë të drejtë ndërdijen e vet,ai kishte zbuluar kuptimin e ligjit të tërheqjes.E kishte refuzuar ligjin e lashtë,i cili thotë: ”Duke paramenduar cakun,ju,në të vërtetë,jeni përcaktuar per mejtet që ju çojnë kah realizimi i tij”.CAKU,në këtë rast,është për tu bërë mjek.

Djaloshi,pra,ka qenë i aftë të paramendojë,të shohë,madje edhe të ndjejë veten me të vërtetë si mjek.Jetonte me atë dhe,e ruante në mendje,e ushqente,e kultivonte dhe e donte, përderisa ajo nuk depërtoi nëpër të gjitha shtresat e ndërdijes së tij,si dhe e fitoi binden, duke tërhequr në këtë mënyrë gjithë faktorët që ishin të nevojshëm për realizimin e ëndrrës së tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:51 am

Prej dikujt vazhdimisht i ikë mundësia e rritjes së pagës?

Nëse punoni në ndonjë organizatë të madhe më vete me keqardhje mendoni për faktin se me të vërtetë keni pagë të ulët për punën tuaj,se nuk ju vlerësojnë sa duhet dhe se meritoni shumë më tepër para dhe mirënjohje shoqërore, ju,në të vërtetë,në ndërdijen tuaj i ndërpritni lidhjet me organizatën tuaj.

Kështu pra,në bazë të ligjit të lashtë,ju në atë mënyrë shefin tuaj e detyroni që,pas një kohe të shkurtër, t’ju thërras dhe t’ju thotë: “Jemi të detyruar t’ju largojmë nga puna”. Pra, u vetveten e keni lënë pa punë. Shefi,në këtë rast,është vetëm instrument me ndihmën e të cilit vërtetohet gjendja juaj psikike negative.Pra,këtu fjala është për një shembull të veprimit të aksionit dhe të reaksionit. Aksioni është mendimi juaji,ndërsa reaksioni - përgjigja e ndërdijes suaj.

Pengesat në rrugën e pasurisë


Sigurisht keni dëgjuar shumëherë ndokend duke thënë: “Ky njeri është duke shpërthyer në jetë; ai ka lidhje të forta;fiton në mënyrë të pandershëm;është mashtrues;e kam njohur ku nuk kishte asgjë; është hajn;mashtrues etj”.

Po ai bëtë analizat personit,siç i cek m[ë lartë,atëherë do të konstatoni se ai shpesh vuan qoftë nga ndonjë sëmundje fizike,qoftë nga ajo finaciare.Ndoshta shokët e dikushëm shkollorë e kanë tejkaluar në shkallëzimin shoqëror për nga përparimi jetësor,kështu që, tash ai është i hidhëruar dhe ziliqar. Megjithatë, pikërisht zilia është shkaktari më i shpeshtë i falimentimit shoqëror dhe financiar.

Të menduarit negativ për suksesin e huaj,thjesht,e zhduk çdo mundësi për përparim të vetes suaj. Njeriu për të cilin flasim e gjykon atë për çka është duke u lutur. Ai lutet njëkohësisht në dy mënyra.Në njërën anë thotë: “Dua pasuri, e në tjetrën,me zë të lehtë, por thekshëm; ndjej neveritje ndaj pasurisë të të afërmve të mi".Kundërthënia me të cilën bie e pengon atë për t’i shijuar të mirat e lutjes së parë. Prandaj,gjithnjë duhet ndjerë gëzim për pasurinë e të tjerëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:52 am

Secili duhet t’i mbrojë investimet e veta

Në qoftë se keni nevojë për këshillë rreth investimeve ose jeni të brengosur për aksionet dhe për obligacionet që i posedoni,atëherë me zë të lehtë thuani: ”Inteligjenca e paskajshme udhëheq të gjitha transaksionet e mia financiare dhe me kujdes i mbikëqyrë ato,prandaj pres vetëm mirëqenie".

Nëse kështu veproni po aq herë sa është e nevojshme,do të vëreni se fare nuk gaboni në investim të parave,veç kësaj do të jeni të mbrojtur nga humbjet e mëdha dhe gjithmonë me kohë do t’ju jepet shenja për t’i shitur aksionet që u parashihet zhvlerësimi .


Çdo gjë e ka çmimin e vet


Shtëpitë e mëdha të mallrave punësojnë detektivë të shumtë për t’i penguar vozitorët vjedhës.Për çdo ditë këta detektivë kapin shumë individë të cilët dëshirojnë të kenë diçka duke mos dashur ta pengojnë çmimin e duhur për këtë.

Këta njerëz jetojnë në atmosferë psikike të skamjes dhe të mjerimit,prandaj edhe vetvetes ia vjedhin qetësinë, harmoninë, besimin, nderin, integritetin, vullnetin. Pos kësaj,ata i tërheqin pas të gjitha llojet e humbjeve,siç janë; humbja e karakterit,e respektit,e pozitës shoqërore, e qetësisë shpirtërore.

Atyre u mungon besimi ndaj burimit kryesor të gjërave materiale,si dhe të kuptuarit e mënyrës së funksionimit të mendjes së vet.Po të ishin të aftë për t’i motivuar mendimisht fuqitë e ndërdijes së vet,ata lehtë do të mund të gjenin punë dhe fitim të përhershëm. Pastaj,me nderim, me integritetin dhe me fortësinë e karakterit të vet do të bëheshin të plotëfuqishëm dhe përfaqësues të denjë të shoqërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 1:53 am

Burimi i përhershëm i të hollave

Njohja e fuqive të fshehura në ndërdije dhe e aftësisë krijuese të mendjes në tërësi,së bashku me përfytyrimet është rruga më e mirë që çon kah mirëqenia, kah liria dhe kah grumbullimi i përhershëm i mjeteve materiale.

Në vetëdije pranojeni jetën të begatë! Përvetësimi mendor dhe mirëpritja e pasurisë e disponon matematikën dhe mekanikën e vet të të shprehurit.Po e përvetësuat disponimin, të përcaktuarit intim ndaj pasurisë,çdo gjë është e domosdoshme për jetë në begati,me kohë do të bëheni pjesë e përditshmërisë suaj.

Fjalitë vijuese le të jenë përshëndetje dhe përcjelljet tuaja që do t’i përdorni për çdo ditë dhe në çdo moment:” Bashkohuni me pasurinë e paskajshme të ndërdijes sime.Është e drejtë imja të jem i pasur, i lumtur dhe i sukseshëm. Paratë me lehtësi, mjaft dhe pandërprerë më rrjedhin.Jam përgjithmonë i vetëdijshëm për vlerën time personale të plotë. Pa pengesa i ushtroj të gjitha prirjet e mia dhe jetoj në mirëqenie financiare.Jeta më është e mrekullueshme dhe e bukur!”


NISUNI NË RRUGËN E PASURISË!


Merrni guxim të duhur për të pohuar se për të qenë të pasur është e drejtë e juaja dhe ndërdija nuk do të mbetet e shurdhër ndaj kërij pohimi pozitiv.

- Mos u kënaqni me pagat mesatare.Synoni të keni po aq para sa ju nevojiten për t’u marrë me atë që dëshironi dhe për të pasur çdo gjë që dëshironi të keni.Njeheni pasurinë e vendosur në ndërdijen tuaj!

- Njeriu është ekonomikisht i shëndoshë kur paratë me lehtësi qarkullojnë në jetën e tij. Krahasojini të hollat me ndërrimet e baticës dhe të zbaticës dhe gjithnjë do t’i keni të mjaftuara.Pas zbaticës gjithmonë, gjithmonë dhe gjithmonë vjen batica,për këtë duhet të jeni të sigurt.

- Duke njohur ligjet e ndërdijes,gjithmonë do të keni mjete të mjaftueshme,pavar[sisht nga ajo se ç’formë do të kenë ato.

- Një nga arsyjetë që shumica mezi ia del ne skaj është fakti se ata i gjykojnë paratë.Atë që e gjykoni,e keni të humbur përgjithmonë.

- Paratë mos i shndërroni në hyjni.Ato janë vetëm simbol.Mbani mend se pasuria e vetme dhe e vërtetë është e vendosur ne thellësi të mendjes suaj.Jeni të obliguar të bëni jetë të barazpeshuar,gjë që nënkupton edhe të fituarit e sasisë së nevojshme të parave.

- Mos lejoni që paratë t’i keni si të vetmin qëllim.Synoni të keni shëndet të mirë,të jeni të lumtur,të qetë,të keni shprehje reale dhe të keni dashuri.Ndërsa,të afërme tuaj dhurojuni dashuri dhe vullnet.Vetëm në atë rastë ndërdija do t’ju sigurojë interes në të gjitha lëmenjtë e interesit tuaj.

- Varfëria nuk është virtyt.Ajo është sëmundje psikike.Mos bini në dilemë,shërohuni nga kjo kundërthënie mendorre që e mbani në vetvete.

- Njeriut nuk i është caktuar të jetojë në skamje,të vishet me lecka dhe të vuajë nga uria.Atij i është dhënë mundësia të jetojë i pasur.

- Kurrë mos i përdorni shprhjet;paratë janë të ndyta ose; i urrej paratë!Atë që kritikoni, zakonisht do ta humbni.Asgjë nga vetja nuk është en mirë a e keqe – të tillë e bën mënyra se si mendon.

- Përsëriteni sa më shpesh: “Paratë i kam për qef.Ato i përdor me mençuri,në mënyrë konstruktive dhe të kuptimët.I shpenzoj me gëzim,ndërsa më kthehen mijëra herë më shumë”.

- Paratë nuk janë aspak më të padenja se sa bakri,kallaji,plumbi a hekuri.E keqja është pasojë e mosdijes dhe e keqpërdorimit të fuqisë së ndërdijes.

- Po qe se e paramendoni cakun e fundit,do ta nxitni ndërdijen që t’i përgjigjet dhe që t’jua plotësojë dëshirën e përmbajtur në përfytyrim.

- Mos u përpjekni të merrni asgjë pa paguar çmimin e duhur.Nuk ka drekë pa pagesë.Duhet paguar për të marrë diçka.Patjetër duhet t’u kushtoni kujdes të duhur mendor idealeve, qëllimeve dhe rrekjeve tuaja,në mënyrë që ndërdija t’ju përkrahë.Çelsi i pasurisë gjendet në përdorimin e ligjit të ndërdijes, gjejgësisht në futjen e idesë së pasurisë në ndërdijen tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 8:30 am

NDËRDIJA – PARTNER PËR TË ARRITUR SUKSESE

Të kesh sukses do të thotë të jetosh në mënyrë të sukseshme.Kështu që, qetësia, lumturia dhe kënaqësia afatgjate e ndokujt do të mund të quhej sukses. Karakterisitkat e vërteta të jetës,si: qetësia shpirtërore, harmonia, tërësia, siguria dhe lumturia,janë abstrakte dhe burojnë nga thëllësitë më të mëdha dhe më të fshehta të qënies njerëzore.

Duke menduar për cilësitë e tilla të të jetuarit,në ato përgjithmonë i fusim në ndërdijen tonë,në ç’mënyrë ato bëhen pjesë e gjithësisë,” ku s’brejnë as tenja as ndryshku e ku vjedhësit nuk birojnë mure as nuk vjedhin”.(Mateu,6:20)

Tre hapa deri te suksesi

Ti shqyrtojmë te tre hapat që çojnë kah suksesi.
Të bësh hapin e parë do të thotë t’i veçosh aktivitete më të dashura.Menjëherë pas kësaj,do të duhej edhe të merreni me to,t’i ushtroni si punën tuaj të përditshme.Sukses do të thotë ta duash punën tënde. Psikiatri,p.sh.,nuk do të duhej ta varë diplomën e vet në mur dhe me këtë ta kryejë punën, por në vend të kësaj ai do të duhej t’i përcjellë revistat profesionale,të shkojë në tubime të rëndësishme dhe vazhdimisht të informohet për zbulimet më të reja nga lëmi i mendjes njerëzor.

Me fjalë tjera,do të duhej rregullisht të tubojë informacione rreth metodave më të suksesshme dhe më bashkëkohore për lehtësimin e vuajtjes njerëzore. Psikiatri ose mjeku më i suksesshëm, patjetër, që nga thellësia e shpritit të vet,duhet të interesohet për pacientin e vet.

Dikush do të pyeste: “Si duhet filluar? Si duhet bërë ky hap i parë? Ç’duhet bërë?” – për kapërcimin e shkallës së parë do të duhej të thuhej ky mendim: " Inteligjenca e paskajshme e ndërdijes sime ma zbulon vendin tim të vërtetë në jetë”. Këtë lutje drejtojani shtresës së poshtem të mendjes suaj dhe atë rregullisht; në qetësi,me bindje dhe me dashuri.

Po qe se e bëni këtë me besim dhe me dashuri,përgjigja do t’ju vije në formë të ndjenjës, në formë të parandjenjës ose në formë të tentimit që do t’ju çojë në ndonjë drejtim të caktuar,me ç’rast ajo do të jetë mjaft e qartë,duke bartur me vete qetësinë si dhe duke pasur formën e bindjes së thellë dhe të qetë.

Hapi i dytë në drejtim të suksesit është aftësimi i përsosur në degën e caktura të secilës veprimtari,si dhe përvetësimi i kësaj dege në masë më të theksuar në krahasim me të tjerët.Po qe se,p.shë, ndokush e zgjidh kiminë si prefesion të vetin,do të duhej të përqëndrohet në njërën prej lëmenjve të shumtë të ngushtë të tij; do të duhej që tërë kohën dhe tërë kujdesin e vet t’ia dhurojë specializimit të zgjedhur,të përpiqet t’i zbulojë të gjitha burimet e informatave, të gjithë ekspertëve dhe të gjitha specialistëve e këtij lëmi; do të duhej të kryejë punën e vet me dëshirë e me zjarr për të qenë në shërbim të mirëqenies së tërë botës.

“Ai që është i madhi ndër ju,le të bëhet shërbëtori juaj”.Qëndrimi i tillë mendor është plotësisht i kundërt për njeriun që,për t’ia dalë disi në skaj,interesohet vetëm për veten. “T’ia dalësh në skaj” nuk do të thotë se vërtet ke arritur sukses.Njeriu duhet të ketë motiv më të fortë, më fisnik që e karakterizon dashuria ndaj njerëzve.Pra,duhet shërbyer të afërmve; “bukën tënde duhet ndarë nevojtarëve”.

Hapi i tretë njëherit është edhe më i rëndësishmi.Duhet të jeni të bindur se ajo kah e cila tentoni nuk është vetëm për të mirën tuaj.Dëshira juaj nuk guxon të jetë vetjake,por do të duhej që në njëfarë mënyre,t’i kontribojë mirëqenies së njerëzimit në tërësi,pra duhet krjiuar rrethin e plotë.Me fjalë të tjera,ideja që ju prin do të duhej të ishte në pajtim me nevojat e botës që ju rrethon.

Vetëm me atë rast ajo do t’ju kthehet e fisnikëruar dhe e materializuar.Në të kundërtën, po qe se ju shërben vetëm juve,atëherë rrethi nuk do të jetë i mbyllur, sepse diku në jetën tuaj do të vijë deri te kontakti i shkurtë i shprehur si skamje a si sëmundje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 8:31 am

Matja e suksesit të vërtetë

Dikush do të thoshte: “Por Filan Fisteku është pasuruar duke shitur aksione të zhvlerësuara”. Ndoshta kjo është e vërtetë,por të hollat që fitohen duke mashtruar të tjerët,zakonisht harxhohen shpejt.Të vjedhësh te ndonjë i afërm,do të thotë se ke vjedhur vetveten,sepse në këtë mënyrë të kaplon ndjenja e privimit dhe e shtërgimit,e cila së shpejti shprehet në shëndetin tënd,në jetën tënde famlijare ose në vendin e punes.

Ajo që e mendojmë dhe që e ndjejmë gjithmonë e gjen mënyrë e vet të materializmit. Edhe nëse ndokujt i ka shkuar për dore të grumbullojë pasuri duke i mashtruar të tjerët, nuk mund të thuhet se ka qenë e suksesshme.Nuk ka sukses pa qetësi shpirtërore. Ç’nevojitet gjithë ajo pasuri kur njeriu nuk mund të fjeljë,kur sëmuret apo kur e mundon brejtja e ndërgjegjës.

E pata njohur një banor të Londërs,i cili detajisht më kishte rrëfyer për veprimet e veta. Si kriminel profesinonist i vjedhjeve të xhepit,kishte mbret i vërtetë.Nga ana tjetër, vazhdimisht e mundonte frika nga burgosja.Vuante nga një varg çrregullimesh të vogla që,pa dyshim ,ia kishte shkaktuar frika e përhershme dhe të brejturit e ndërgjegjës.

Ai ishte i vetëdijshëm se kishte bërë vepra të këqija.Ndjenja e fajsisë,e cila kishte lëshuar rrënjë të paraqitur vetë në polici dhe kishte shkuar për ta vuajtur dënimin e caktuar.Pos daljes nga burgu,kishte kërkuar ngushëllimin e shpirtit dhe këshilla psikologësh, kështu që ishte bërë krejtësisht tjetër njeri.

Ishte punësuar dhe ishte bërë i ndershëm,qytetar lojal.Iu përkushtua asaj që dëshironte të punonte dhe,më në fund,për të parën herë kishte përjetuar lumturi të vërtetë.Personi i suksesshëm e do punën,sepse nëpërmjet saj dhe aktiviteteve të tjera e shfaq personalitetin e vet.Suksesi bazohet në ideal shumë më të lartë se sa grumbullimi i thjeshtë i pasurisë.Njeriu i suksesshëm është personi që ka aftësi të lartë natyrore të të kuptuarit psikologjik dhe shpirtëror.

Shumica e fabrikantëve të suksesshëm,sipas njohurive të mia,për suksesin e vet i janë borxhlinj përdorimit të drejtë të ndërdijes së vet.Para ca vitesh,në një gazetë,ishte botuar një artikull që i përkushtohej pasanikut naftier.Fleglerit.Ky magnet e kishte pranuar se fshehtësia e suksesit të tij qëndron në faktin se ai ishte në gjendje të paramendonte projektin të përfunduar dhe plotësisht të kompletuar.

I mbyllte sytë,e paramendonte instalimin fabrikor për prodhimin e naftës,i shihte vagonët nepër binarë, i dëgjonte buritë dhe e ndjente erën e tymit.Pasi që “shihte” se lutja i plotësohej,ndërdija e tij përkujdesej për realizimin e saj material.Po qe se jeni në gjendje të paramendoni ndonjë qëllim,fuqia çudibërëse e ndërdijes,në mënyrën që vetëm ajo e di,pas një kohe të caktuar do t’ju bëjë të mundur që vërtet ta ndjeni atë si pjesë të përvojës së drejtpërdrejtë.

Duke i shqyrtuar të tre hapat e propozuara që çojnë kah suksesi,kurrë nga mendja mos e largoni aftësinë krijuese të fuqisë së ndërdijes nga e cila janë përcjellë.Fjala është për energjinë,pa të cilën nuk mund të arrihet kurrfarë suksesi.

Mendimi është krijues.Ai,i mishëruar me ndjenjën,shëndërrohet në besim subjektiv,në bindje: “Dhe,le të bëhet sipas besimit tuaj”.Të njohurit e fuqisë së aftë në brendi tuajën(e cila është në gjendje t’i realizojë dëshirat tuaja),jua sjellë vetëbesimin dhe ndjenjën e qetësisë shpirtërore.

Pavarësisht se me çka merreni,do të duhej t’i mësoni,t’i njiheni dhe t’i kuptoni ligjet e ndërdijes. Kur e përvetësoni mënyrën e të përdorurit të fuqisë së mendjes suaj,si dhe kur e arrini të shprehurit e tërësisshëm të personalitetit tuaj (të kthyer kah të afërmit tuaj), do të gjendeni në rrugë të sigurtë të suksesit të vërtetë.Kur ta arrini këtë,nuk do të ketë forcë as në tokë e as në qiell që t’ju pengojë në arritjen e suksesit tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 8:33 am

Realizimi i ëndrrës së kahershme

Një aktor i njohur filmit,përndryshe pa ndonjë kualifikim të lartë shkollor,në besim më kishte thënë se kur ishte fëmijë,ëndrronte se merrej me aktrim,si dhe duke u bërë aktor i njohur filmik.Derisa punonte në fushë ,derisa kosite, derisa i milte lopët ose merrej me punë të ngjashme,kishte thënë: Gjithnjë e paramendoja ermin tim të shkruar me drita neoni,të vendosur mbi një sallë të madhe kinematografike. Vite me radhë më qëndroi kjo pamje në kokë,derisa një ditë nuk u largova nga shtëpia.Punoja punë të parëndësishme në indrustinë filmike dhe në mënyrë suksesive depërtoja përpara.Erdhi dita kur emri im vërtet u paraqit i shkruar me drita shumë të mëdha të neonit: “ëndrra fëmijore mu realizua!”.Më tej kishte shtuar: “E di se fuqia e imagjinatës sjell sukses”.

Ëndrra e pavarur shndërrohet në realitet

Para tridhjetë vjetës e pata njohur një,farmacist të ri që merrte pagë javore dyzet dollareshe,të rritur me përqindje nga shitja e realizuar. – Brenda 25 vjetësh do të jemi i lodhur fare dhe mezi do ta pres pensionin,- më tha farmacisti.

Unë ju pata përgjigjur në këtë mënyrë: “Përse nuk provoni ta hapni një dyqan tuajin ? Lereni vendin e tashëm të punës!Ngriteni kokën lartë! Filloni të ëndërroni,nëse për asgjë tjetër,se paku për hir të familjes tuaj! Ndoshta djali do të dëshirojë të bëhet mjek,ndoshta vajza juaj lakmon të bëhet muziciente e njohur”.

Ma kishte kthyer shkurt se nuk kishte para të mjaftueshme.Mirëpo,në fund kuptoi se njeriu është në gjendje të arrijë çdo gjë që mendon se është reale dhe e vërtetë.Hapin e parë e paraqiste të njohurit e fuqisë së ndërdijes së vet(këtë ia pata shpjeguar shumë shkurt).Në hapin e dytë e kuptoi se ndërdija e tij,në mënyrë të vet,do ta realizojë secilin ide që do t’ia përcillte.

Kishte filluar të paramendonte se posedonte barnatore të vet.Në “kokë” ai i rendiste shishëzat,i përgatiste recetat si dhe i përfytyronte ndihmësit e vet duke i shërbyer konsumatorët.Ai kishte parafytyruar mandje edhe xhirollogarinë e vet bankiare dhe atë,kësaj radhe,një shumë bukur të madhe parash.Ishte thelluar në këtë paramendim dhe kishte filluar të merrte frymë,të mendonte dhe të sillej si të ishte vetë pronari i dyqanit.

Vazhdimi është mjaft interesant.Atë e kishin larguar nga puna.Në mendje kishte gjetur punë të re në një varg shitoresh me mall të konsumit të gjërë.së shpejti u dallua nga të tjerët.U bë udhëheqës i një shitoreje dhe,pas një kohe – drejtor i të gjitha shitoreve të një regjioni.Gjatë katër vjetëve kurseu mjaft para sa për t’u pavarësuar.Hapi barnatoren e vet. Dhe e pagëzoi me emrin “ëndrra”.

-Kjo është pikërisht ajo barnatorja që e kisha ëndërruar,- më kishte thënë.Ai pastaj është bërë afarist i suksesshëm, e donte profesionin e vet dhe ishte i lumtur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 8:34 am

Ndërdija si ndihmë në punë

Para ca vitesh,para një numri njerëzish afaristë,ligjërova për fuqinë e ndërdijes dhe të imagjinatës.Me atë rast e pata përshkruar mënyrën se si Gëte i madh me mençuri e kërkonte ndihmën e imagjinatës kur haste në vështirësi e në pengesa.

Njohësit e jetës së tij shënojnë se ai ka pasur shprehi që me orë të tëra të zhvillojë biseda të paramenduara.Në këso rastesh, vetes ia paraqiste ndonjërin nga shokët e vet,i cili,i ulur në karrigë kinse përgjigjet në pyetjet e tij.Me fjalë të tjera,kur e mendonte ndonjë problem, ai me lehtësi e parafytyronte ndonjë shok duke ia dhënë përgjigjen e duhur dhe atë së bashku me lëvizjet gjestikulative dhe me ngjyrën e duhur të zërit. Përfytyrimi gjithmonë ishte i gjallë dhe sa më real.

Njëri nga dëgjuesit e mi ishte një ndërmjetësues i ri i bursës.Teknika e Gëtes i kishte lënë përshtypje të thella, prandaj kishte vendosur që ta përvetësonte atë.Pra,ai kishte filluar të zhvillonte bieseda të paramenduara me një mik të vet,përndryshe bankier shumë i pasur,i cili e përuronte për vlerësimin e mençur që kishte bërë në zgjidhje të qëlluar të aksioneve që do t’i blinte.

Ai gjithnjë e më tepër me ngulm e dramatizonte sistuatën e tillë të parafytyruar derisa nuk kishte arritur rrënjosjen psikologjike të saj në mendjen e vet,për të vepruar si bindje e plotë dhe e paluhatshme.

Është e qartë se bisedat e imagjinuara,plotësisht pajtoheshin me qëllimin e këtij djaloshi për t’u bërë këshilltar i denjë dhe për të investuar para të klientëve të vet.Ai më shumë se gjithçka tjetër dëshironte të punonte për mirëqenie e tyre dhe për rritjen e pasurisë së tyre materiale.Sa më shumë e njohur,ai është duke korrur mjaft sukses – ende merret me punën e ndërmjetsuesit dhe vlen si njëri ndër më të veçantit në vend për këtë prefesion.


16- vjeçari falimentimin e shndërroi në sukses

Një i ri,nëxënës i shkollës së mesme,më është drejtuar me këto fjalë: “Kam nota shumë të dobëta”. Mësova se problemi i tij i vetëm ishte mosinteresimi si dhe neveria që ndjente ndaj disa arsimtarëve dhe ndaj disa shokëve të vet.E mësova se si ta përdorte ndërdijen e vet për ta përfunduar me sukses shkollimin.

Pas kësaj,ai disa herë në ditë dhe rregullisht filloi t’i përsëriste disa fjali,sidomos para se të flinte dhe kur sapo zgjohej nga gjumi,sepse këto janë momentet më të përshtatshme për përvetësimin e ndërdijes.

Ja se ç’përsëriste: “Kuptoj se ndërdija paraqet deponë e memories sime.Në të mbetet çdo gjë që lexoj dhe dëgjoj nga arsimtarët e mi.Kam memorie të përsosur.Intelegjenca e paskajshme e ndërdijes sime gjithmonë më tregon për atë që kam nevojë të di në provime dhe gjatë kryerjes së detyrave,qofshin ato me shkrim a me gojë.Të gjithë arsimtarëve dhe shokëve të mi ua përcjell dashurinë dhe vullnetin.Sinqerisht u dëshiroj sukses dhe çdo të mirë një jetë”.

Ky djalosh sot krejtësisht e ka ndërruar fatin e vet.Të gjitha notat i ka shumë të mira dhe ka shumë shokë,si dhe gjatë tërë kohës vazhdon t’i përfytyrojë arsimtarët dhe prindërit duke ia uruar suksesin në mësime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 8:35 am

Si të blihet a të shitet me sukses?

Gjatë shitjes dhe gjatë blerjes duhet pasur ndërmend se pjesa e ndërdijeshme e mendjes është jo vetëm inicues,por edhe motor kryesor i veprimit. Pra, motori duhet vënë në livizje që të punojë fare. Vetëdija,nga ana e vet,ka rolin e nxitësit që i zgjon fuqitë e ndërdijes.

Hapi i parë i përcelljes së dëshirës,idesë a përfytyrimit në thellësi të ndërdijes, është çlodhja trupore dhe mendore,përqëndrimi i vëmendjes, të qetësuarit e shpirtit dhe të ngadalësuarit e të gjitha veprimeve dhe lëvizjeve trupore.

Një qëndrim i tillë mendor dhe trupor nuk i lejon mendimt e gabuara të futen ndërmjet ndërdijes dhe idealit.Veç kësaj,para qëndrimit të ngadalsuar,pasiv dhe të hapur mendor, secila përpjekje bie deri në shkallën më të ulët.

Hapi i dytë nënkupton të paramenduarit e së dëshiruarës si të ishte e vërtetë. Po qe se ju shfaqet dëshira për të blerë shtëpi të re,atëherë do të duhej që në gjendje të çlodhur ta thuani pohimin pozitiv vijues:“Inteligjenca e paskajshme e ndërdijes sime ka aftësi natyrore të mençurisë dhe të diturisë gjithëpërshirëse. Në këtë moment ajo ma tregon shtëpinë ideale,e cila u përgjigjet të gjitha ëndrrave,kërkesave dhe nevojave të mia dhe nuk i tejkalon mundësitë e mia materiale. Këtë kërkesë timen ia përcjell ndërdijes,i bindur se ajo do ti përgjigjet në pajtim me kërkesën e pranuar.Ia dorëzoj dëshirën po me të njejtën shpresë me të cilën bujku
mbjell farën në arë,duke besuar thellësisht në ligjin e rritjes dhe të zhvillimit”.

Përgjigjja e lutjes së bërë mund të shfaqet në formë të shpalljes nëpër gazeta, në formë të këshillës së ndonjë miku,por edhe në formë të fuqisë së brendshme, e cila do t’ju çojë drejt te shtëpia që e keni paramenduar.Njohuria krye4sore,nga ana e cila edhe jeni nisur, është se përgjigjja do të arrijë pa kurrfarrë dyshimi,por vetëm nëse besoni në efektivitetin e ndërdijes suaj.

Po kështu duhet vepruar edhe me rastin kur keni për ta shitur shtëpinë,tokën a cilëdo formë tjetër të pasurisë suaj.Një numri ndërmjetsuesish në shitblerjen e pasurisë së patundshme u kam treguar se në ç’mënyrë e kam shitur shtëpinë time në Los Angjelos. Më vonë,kur filluan ta përdorin teknikën që ua përshkrova, patën arritur rezultate të lakmueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 8:36 am

Në kopshtin para shtëpisë e pata vënë një shenjë të madhe ku shkruante: “Pronari shet shtëpinë”. Të nesërmen,para se të flija,i thashë vetes: “Çdo të bëje sikur ta kishe tashmë të shitur shtëpinë?” Pyetjes sime iu përgjigja kështu: “Do ta kisha hequr atë shenjë të shkruar dhe do ta kisha hedhur në garazhë.” Në imagjinatën time ashtu edhe veprova.

Pra,e parafytyrova veten duke shkulur shenjën prej toke,pastaj duke vendosur atë mbi shpatull dhe pasi hyra në garazhë e përplasa atë në dysheme dhe në mahi i thashë: “Nuk më nevojitesh më”. E ndjeja një letësim të thellë duke paramenduar se puna rreth shitjes kishte përfunduar.

Të nesërmen më trokiti në derë një njeri i panjohur me të cilin së shpejti u kuptuam për kushtet e shitjes.Më la kaparin prej një dollarësh dhe më tha: “Mund ta hiqni atë shenjë nga kopshti.Nesër do ta nënshkruajmë kontratën”.

Menjëherë shenjën e pata çuar në garazhë.Pra,aksiono im i mbrendshëm është përputhuar me atë të jashtmin – me objektiven. Këtu asgjë nuk ishte e çudishme e as e re,sepse në ekranin jetësor zhvillohen ngjarjet që janë në pajtim me përfytrimin. Jashtësinë e reflekton brendësia.

Ja edhe një metodë të preferuar që përdoret me rastin e shitjes së shtëpisë, tokës a të trajtave tjera të pasurisë.Lehtas,thekshëm, në qetësi dhe me bindje thuani: “Inteligjenca e paskajshme tërheq blerësin e shtëpisë sime që e dëshiron këtë shtëpi dhe që në te do të jetoj me kënaqësi.Blerësi do të ma gjejë inteligjenca krijuese e ndërdijes.Ajo asnjëherë nuk gabon.Ky blerës me siguri se do të vizitojë edhe shumë shtëpi të tjera,por në realitet vetëm timen e dëshiron dhe vetëm atë do ta blejë, sepse atë e udhëheqë intelegjenca e paskajshme,e cila e bashkon ndërdijen time me të tijën.Unë e di tash është momenti i vërtetë,çmimi i vërtetë dhe blerësi i vërtetë.Çdo gjë zhvillohet mu ashtu siç do të duhej të zhvillohej.Rrymat e thella të ndërdijes na i lidhin mendjet që të dyve dhe për këtë jam plotësisht i bindur”.

Gjithnjë duhet psur ndërmend se ajo kah e cila tentoni ju,të njejtën kohë edhe ajo tenton t’ju afërohet.Kështu që,gjithmonë kur ju dëshironi ta shitni shtëpinë tuaj ose ndonjë trajtë tjetër të pasurisë suaj,ekziston dikush me të njejtin interesim a dëshirë për të blerë atë nga ju.

Më përdorim të drejtë të fuqisë së ndërdijes suaj do ta lironi mendjen tuaj nga çdo ndjenjë konkurrenceje dhe shtëngimi që do të mund të lajmërohej me rastin e ndonjë shitjeje a blerjeje të re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 8:38 am

Si ta futi në dorë atë që e dëshironi?

Një grua e re i ndjek me rregull ligjëratat dhe ushtrimet e mia.Më herët,ajo detyrohej t’i ndërrojë tre autobusë të ndryshëm për të arritur deri në institutin tim, për ç’gjë i nevojitej një orë e gjysmë në një drejtim.I pata shpjeguar rastin e një të njohuri tim. Atij, për të shkuar në punë,i nevojitej automobili, të cilin më në fund edhe e bleu.

Kjo grua e re në shtëpi të vet rregullisht e ushtronte metodën e cekur.Me lejen e saj po e transmetoj një pjesë të letrës që ma kishte dërguar:

I dashur doktor Marfi

Do t’ju përshkruaj mënyrën se si erdha deri te “kadilaku”.Ju e dini se kisha dëshirë të flakët për një automobil,me të cilin vazhdimisht dhe pa pengesa do t’i ndiqja ligjerata Tuaja.Rregullisht imagjinoja vozitje me automobil.Në të vërtetë,përfytyroja se si hyja në një shitore të madhe ku ishin veturat,kontaktoja me shitësin,ulesha pranë drejtuesit dhe vozitja disa qindra metra.Në pyetje ishte një “kadilak”, të cilin pata filluar ta ndjej plotësisht si timin.


Teknikën e suksesit e përdorin shumë njerëz afaristë

Afaristët e njohur shumë herë ne ditë në heshtje e përsëritin fjalën “sukses”, derisa ta bindin veten se suksesi u takon pikërisht atyre. Gjatë kësaj,ata shumë mirë e dinë se ideja e suksesit në vete i përmban të gjitha faktorët kryesorë të vetë suksesit. Rrjedhimisht,do të ishte e nevojshme që,me besim dhe me bindje të plotë,të filloi ta përsëritni fjalën sukses.Ndërdija juaj do t’jua pranojë atë si të vërtetë dhe do t’ju detyrojë të gjeni rrugën e suksesit dhe të niseni kah ai. Pra,njeriu është i detyruar t’i shprehë besimet e veta subjektive,përshtypjet dhe bindjet e veta.

Ç’domethënie ka suksesi për ju?-se dëshironi të jeni të suksesshëm në shtëpi të mirë dhe para të mjaftuara për të çuar jetë të lumtur dhe luksoze,si dhe me siguri dëshironi të keni jetë të suksesshme mendore dhe,para se gjithash,të bini në kontakt të drejtëpërdrejtë me fuqitë e ndërdijes suaj.

Secili njeri njëherit është edhe afarist,sepse merret me punën e quajtur JETË. Bëhuni afarist i suksesshëm duke paramenduar se punoni atë që kaherë dëshironit ta punonit,si dhe posedoni atë që kaherë dëshironit ta posedonit.

Zhvillojeni imagjinatën tuaj! Mendimisht inkuadrohuni në vërtetësinë e suksesit! Le t’ju bëhet kjo shprehi.Për çdo mbrëmje,nisuni për të fjetur të përcjellë nga ndjenja e suksesit,e përsosshmërisë së kënaqur dhe pastaj ka për t’ju shkuar për dore që në ndërdijen tuaj ta rrënjosni përgjithmonë idenë e suksesit.Besoni se keni lindur për të qenë të suksesshëm dhe do të fillojnë t’ju ndodhin çudirat!

Dy javë të plota i kthehesha filmit tim mendor.E përjetova përmallimin pranë drejtuesit,i futja në memorie rrugët nëpër të cilat kaloja gjatë kësaj vozitje etj. Para ca ditësh në ligjerata erdha me “kadilak” timin. Një kusheri imi, të cilin gati që e kisha harruar fare para ca kohësh vdiq dhe më la tërë pasurinë e vet, përfshirë këtu edhe “kadilak” – un në fjalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Fri May 11, 2012 8:42 am

FAKTET QË DUHET MBAJTUR NDËRMEND

- Të kesh sukses do të thotë të jetosh me sukses.Njeriu është i suksesshëm kur çon jetë të qetë, të lumtur dhe të gëzueshme,si dhe,gjatë kësaj merret me punën që e do.
- Përcaktohuni për punën që doni ta punoni,pastaj filloni të merreni me te!Po qe se nuk jeni të sigurt se cila është aftësia juaj e vërtetë, kërkoni këshilla,ide udhërrëfyese - përgjigja do t’ju vijë
- Specializohuni për një veprimtari të caktuar dhe përpiquni të dini më tepër se të tjerë.
- Njeriu i suksesshëm nuk është vetjak.Dëshira e tij më e madhe është t’i shërbejë njerëzimit.
- Nuk mund të ketë sukses të vërtetë pa qetësi shpirtërore.
- Njeriu i suksesshëm ka kuptueshmëro tejet të madhe psikologjike dhe shpirtërore.
- Po qe se qartë paramendoni qëllimin tuaj,ndërdija çudibërëse do t’ju sigurojë çdo gjë të nevojshme për të realizuar këtë qëllim.
- Mendimi im i shëruar me ndjenjën shndërrohet në bindje subjektive dhe: “Le të bëhet sipas besimit tuaj”.
- Aftësia e imagjinatës nxit fuqinë e ndërdijes për të realizuar përfytyrimet.
- Po deshet të përparoni në vendin e punës,punëdhësin,udhëheqësin ose shokun tuaj të jetës paramendojeni duke jua përgëzuar funksioni profesional. Parafytyrimi le të jetë sa më i gjallë dhe sa më real.Përpiquni që gjatë parafytyrimeve t’i ndjeni zërat,t’i shihni lëvizjet dhe ta ndjeni realitetin e ngjarjeve e të personave të paramenduar.Bëjeni këtë me vendosmëri, në mënyrë që,pas një kohe të caktuar përsëritijësh,ta përjetoni gëzimin nga plotësimi i lutjes suaj.
- Ndërdija është depoja e memories suaj.Për të pasur memorie të përsosur,do të duhej ta përsëritni fjalinë. “Inteligjenca e paskajshme e ndërdijes sime në çdo kohë dhe në çdo vend më tregon çdo që kam nevojë të di".
- Po qe se planifikoni ta shitni shtëpinë a ndonjë pasuri tjetër,atëherë me zë të lehtë, me vendosmëri dhe me bindje përsëriteni pohimin pozitiv vijues:
”Inteligjenca e paskajshme tërheq blerësin e shtëpisë sime,i cili në të do të jetojë me kënaqësi”. Duroni, sepse rrymat thellësore të ndërdijees do të përkujdesen që pohimi të realizohet.
- Ideja e suksesit i përmban të gjithë faktorët e suksesit.Vetes,me besim dhe sa më shpesh,përsëritjani fjalën “sukses”,ndërdija do t’ju detyrojë që këtë edhe do ta realizoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:02 am

SHKENCËTARËT PËRDORIN FUQINË E NDËRDIJES

Shumica e shkencëtarëve e kanë të njohur rëndësinë e pjesës së ndërdijshme të mendjes. Ndërdijen e vet me mençuri e përdorën: Edisoni,Markoni, Keteringu, Poenkareu, Ajnshtajni dhe shumë të tjerë. Ajo në shumicën e rasteve u jep bazë ose udhëzime për realizimin e arritjeve të mëdha të shkencës e të indrustrisë bashkohore. Hulumtimet treguan se nga aftësia e nxitjes së fuqive të ndërdijes për të vepruar varej suksesi i shkencëtarëve dhe i hulumtuesve më të mëdhenj.

Ja një shembull që tregon se si kimisti i njohur Fredrih Fon Shtdradonte e përdorte ndërdijen për t’i zgjidhur problemet kryesore. Ai kishte punuar gjatë.Ishte përpjekuar për të bërë renditjen e gjashtë atomeve të karbonit dhe vazhdimisht mungonte.

I dërrmuar nga lodhja,më në fund,dëshirën ia përcolli ndërdijes së vet.Së shpejti,në momentin kur ishte duke hyrë në një autobus urban,nga ndërdija në vetëdije,vetimthi iu shfaq një figurë gjarpëri, i cili e kafshonte bishtin e vet dhe mu sikur rrota sillej rreth boshtit të vet. Ndërdija i ofronte përgjigjen: Atomet janë të renditura në formë rrethi. Në këtë mënyrë u zbulua unaza e benzolit për të cilën sot dimë të gjithë.

Zbulimet e Nikolla Tesllës

Nikolla Teslla ka qenë shkencëtar i njohur.Ai ka realizuar një numër të madhë zbulimesh mahnitëse nga lëmi i rrymës elektrike. Kur i binte ndërmend ideja për ndonjë zbulim, menjëherë e imagjinonte, duke ditur mirë se ndërdija do të përkujdeset që pjesa e vetëdijshme e mendjes së tij,në formë sa më konkrete,të furnizohet me të dhëna, me pjesë dhe me plane të nevojshme.

Duke analizuar me kujdes parafytyrimin,Teslla kursente kohën,dhe energjinë që, përndryshe, do të duhej të harxhonte në prodhim dhe në përsosje të prototipave.Kishte shprehi të thoshte: “Secili aparat gjithnjë punon ashtu siç e kam paramenduar. Brenda njëzet vjetësh nuk ka ndodhur asnjë veçanti”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Sat May 12, 2012 3:03 am

Natyralisti i njohur dhe problemet e tij

Natyralisti i shquar amerikan,profesor Agazisi,zbuloi se ndërdija në mënyrë të palodhshme vepron edhe gjatë gjumit, Ja raporti i së vesë së tij,nxjerrë nga biografia e shkencëtarit: “Plot dy javë u përpoq t’i deshifrojë gjurmët e paqarta të një fosili peshqish në një pllakë guri,mirëpo nuk pati sukses.I mllefosur dhe i rraskapitur, më në fund,hoqi dorë nga kjo,duke u përpjekur që këtë problem ta zhvendosë nga vetëdija.

Një natë,u zgjua i irtituar nga ndjenja se kishte ëndërruar fosilin e peshkut të plotë me të gjitha pjesët që nga pllakën prej guri mungonin.Mirëpo,kur provoi ta vizatonte përmbajtjen e ëndrrës,ajo sa çelëmbyll sytë,iu largua nga mendja.

Herët në mëngjes shkoi në kopshtin botanik,ku gjendej edhe pllaka e gurit,me shpresë se,me të shikuar përsëri pllakën, do t’i shkojë për dore ta rikujtojë vizionin e natës që e kishte ëndërruar. Por,kot.Detajet i kundërviheshin sqarimit.

Nëtën tjetër,ai përsëri ëndërroi të njejtën gjë,e cila,me t’u zgjuar nga gjumi,edhe kësaj radhe iu zhduk nga mendja. Me shpresë se do të ketë fat që t’i përsëritej edhe njëherë e njëjta gjë,natën e tretë,pranë shtratit vuri një letër dhe një laps.Pastaj ra për të fjetur.

Diku para agimit,peshku iu shfaq pësëri,së pari i paqartë,e më vonë,me të gjitha karakteristikat dhe ne të gjitha pjesët e veta, përfshirë këtu edhe pjesët që mungonin në pllakën prej gurit.Ende i përgjumur, në errësirë të plotë të dhomës së vet, shkencëtari më shpejtësi i vizatoi tiparët e peshkut të ëndërruar.

Në mëngjes qe më se i befasuar me pamjen e pazakonshme të vizatimit të vet,i cili fare nuk u ngjante fosileve të peshqve që njiheshin deri në atë moment.Me shpejtësi shkoi në kopshtin botanik dhe,duke mbajtur skicën e vizatuar si udhëzim,me kujdes e grimconte pllakën prej guri,e cila,siç shihej,në brendi të vet i fshinte pjesët tjera të peshkut.

Duke vështruar fosilin e tërë,shkencëtari deri në detaje zbuloi se ai i ngjante atij që e kishte ëndërruar dhe që e kishte skicuar, kështu që nuk e kishte të vështirë që ta klasifikojë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Today at 11:27 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: