PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 2:44 am

Principi univerzali shërues

Është i njohur fakti se të gjitha shkollat shëruese ndonjëherë shënojnë suksese tejet të mrekullueshme.Pavarësisht nga dallimet sipas aspektit,plotësisht është e qartë se prapa të gjitha shërimeve qëndrom principi i përbashkët,univerzal – ndërdija.

Andaj do të ishte e nevojshme t’i përkujtojmë këto të vërteta themelore: e para,njeriu posedon dy funksione të mendjes,njëri prej të cilëve është i vetëdijshëm, kurse tjetri i ndërdijshëm; e dyta,ndërdija në mënyrë afatgjate dhe të pandërprerë i është nënshtruar sugjestionit. Pos kësaj,ajo e ka kontrollin e plotë mbi të gjitha funlsionet trupore – shenjat dhe ndjenjat.

Marr guximi të besoj se secili lexues i këtij libri e di mirë se simptomat e gati çdo sëmundjeje te presonat që janë nën hipnozë mund të shkaktohen me sugjestione. Njeriu i hipnotizuar,për shembull, mund të ketë temperaturë,mund të ketë ethe,mund të skuqet etj,- pikërisht sipas sugjestionit që e pranon.

Eksperimentet kanë dëshmuar se personi i hipnotizuar,po qe se ashtu i urdhërohet,mund ta humbasë aftësinë e të folurit,të ecurit a të ndonjë gjëje tjetër. Kështu, për shembull: të hipnotizuarit nën hundë mund t’i vendoset një gotë ujë dhe t’i thuhet: “Dëgjo,ky është spec i bluar,merri erë mirë!” Kur i merr erë,ai do të fillojë të teshet.Ç’është,sipas mendimit tuaj,ajo që e shkaktoi teshjen;uji apo sugjestioni?

Po qe se të hipnotizuarit,të cilit më herët i është thënë se është alergjik ndaj barit të pezmit,te hundët i afroni çfarëdo lule artificiale ose gotën e zbrazët,duke i thënë se pikërisjt ky është bari i pezmit,tek ai do të pasojë reaksioni tipik alergjik me të gjitha simptomat përcjellëse. Një zhvillim i tillë ngjarjesh tregon qartë se shkaku i sëmundjes qëndron në mendjen e njeriut,prandaj edhe shërimi paraqet një proces mendor.të gjithëve na janë të njohura shërimet me ndihmën e ritualeve dhe të veprimeve të ndryshme pseudomedicinale a fetare. Por,gjithashtu,është e qartë se në të gjitha rastet ndërdija është shërues i vërtetë dhe i vetëm.

Ja se në ç’mënyrë ndërdija e shëron prerjen gjatë rrojës,ajo në mënyrë të përsosur di si ta bëjë këtë.Mjeku mjekon vendin e lënduar duke thënë:”Ta lëmë natyrën që t’i bëjë të tjerat”.Natyra do të thotë ligj natyror, ligj i ndërdijes,ligj i vetëruajtjes ku bazohet funksioni i ndërdijes. Instikti i vetëruajtjes është ligji i parë i natyrës. Instikti më i fortë i njeriut është më i fortë se nga çfardo sugjestioni a autosugjestioni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 2:45 am

Teoritë e ndryshme

Nuk do të kishte kurrfarrë kuptimi,por edhe për lexuesin do të ishte fare jointeresante,po të diskutonim për teoritë e shumta të sekteve dhe të grupeve të ndryshme fetare për terapinë. Shumica pohojnë se psedojnë të vërtetën e veçantë dhe atë të vetme, gjegjësisht se vetëm teoria e tyre sjell rezultate pozitive. Kjo, natyrisht, nuk është dhe nuk do të jetë e vërtetë,siç është treguar në këtë kapitull.

Jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë lloje të ndryshme të shërimeve.Mjeku austriak,Franc Anton Mesmer (1734-1815),i cili ka punuar në Paris,ka zbuluar se duke afruar magnetin te trupi i sëmurë arrihen shërime të mrekullueshme.Shërime të ngjashme arrinte edhe me ndihmën e copave të tjera të ndryshme të qelqit ose të metalit. Më vonë,ai e ndërpreu këtë metodë,duke pohuar se deri te shërimi arrihet për shkak të “magnetizmit animal”,si dhe duke vendosur teorinë që shëruesi të sëmurit t’ja përcjellë energjinë mirëbërëse. Në punën e vet të mëtejme, ai përcaktohet për shërim me ndihmën e hipnozës, e cila, sipas tij, fillon të quhet mesmerizëm.Kolegët e tij mendonin se për të gjitha shërimet duhej t’i ishte mirënjohes vetëm e vetëm SUGJESTIVITETIT.

Të gjitha grupet e përshkruara të ekspertëve dhe të pseudoekspertëve (psikiatrit,psikologut, osreopatët, mjekët,fallxhinjtë dhe shëruesit fetarë) e përdorin fuqinë e njëjtë univerzale të vendosur në ndërdijen njerëzor.Secila prej tyre pohon se deri te shërimit paraqet qëndrim saktësisht të caktuar pozitiv mental – qëndrim të brendshë, ose mënyrë të të menduarit të brendshëm që quhet religjion, besim, bindje. Shërimi gjithnjë bazohet në shpresën e pakufishme të besimit- në mundësinë e përfundimit pozitiv,i cili vepron si sugjestion shumë i fortë dhe e nxit ndërdijen që t’i lirojë e që t’i vë ne livizje aftësitë e veta shëruese.

Secili shërues mjekon në mënyrën identike.Natyrisht,dallohen vetëm metodat dhe teoritë përcjellëse mirëpo ekziston vetë, një proces shërues – besimi; ekziston vetëm një fuqi shëruese-ndërdija. Përcaktohuni për teorinë dhe për metodën që më së tepërmi ju përgjigjen! Sa u përket të tjerëve,mund të jeni të qetë.Në qoftë se keni besim,rezultati nuk do t’ju mungojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 2:46 am

Parcelzusi

Filipus Paracelzus,alkimist dhe mjek i njohur zviceran,ka jetuar prej vitit 1493 deri në vitin 1541. Ai, veç tjerash,ka qenë edhe shërues i madh.Gjatë një rasti shkroi diçka që sot merret si fakt i vërtetë shkencor: “Pa marrë parasysh se objekti i besimit a është i vërtetë apo i rrejshëm,efekti i të besuarit është i njëjtë.Pra,po qe se besoj në statujën e shën Pjetrit ashtu si do duhej të besoja edhe në vetë shën Pjetrin,do të arrij rezultatin e padalluar nga ai që do ta arrija edhe nga shën Pjetri.Ky, megjithatë,është besimi i kotë. Besimi,pa marrë parasysh se a është i vërtetë apo i rrejshëm, gjithmonë krijon”.

Botëkuptimet e Parcelzusit i ndate edhe bashkëkohësi i tij,filozofi italian,Pjetro Pomponaci. Ai thoshte: “Shumë lehtë është të para - mendohet efekti i mrekullueshëm i zënies besë dhe i imagjinatëse,veçanërisht po qe se të dyja ndjenjat janë të përbashkëta ndaj subjektit dhe ndaj personit që vepron me ndikim të imagjinatës dhe të besimit. Sharlatanët,njëlloj sikurse shëruesit e vërtetë,e dinë mirë se po qe se në mënyrë mashtruese eshtrat e kujdoqoftë shpallen si të shenjta, secili besimtar që bie në kontakt me to i ka të gjitha gjasat për ta ndjerë efektin pozitiv të besimit të vet”.

Prandaj,pavarësisht se abesoni në eshtrat e ndonjë të shenjti se kanë fuqi shëruese ose se njëfarë uji është në gjendje t’jua kthej shëndetin e çrregulluar, efektin pozitiv do ta ndjenj vetëm për shkak të sugjestionit tepër të fortë që ia përcillni ndërdijes suaj. Shëruesi i vetëm dhe unitar është ndërdija.


Eksperimentet e Berenhajmit


Ipolit Berenhajm,profesor i mjekësisë në Universitetin e Nansit (në vitin 1910-1919),i pari e publikoi pohimin se sugjestioni që mjeku ia imponon të sëmurit, realizohet ose materializohet nepërmjet ndërdijes së pacientit.Në faqen 197 të librit të tij “Terapia sugjestive” ,Berenhajmi e përshkruan rastin e pacientit të sëmurë nga paraliza e ghuhës,i cili nuk kishte reaguar në kurrfarë terapie mjekësore. Pas shumë përpjekjesh të kota, mjeku i tha pacientit se sapo i kishte arritur instrumenti më ri me të cilin me siguri se do ta shërojë.Pastaj,në gojë ia kishte futur një termometër xhepi.

I sëmuri e kishte imagjinuar instrumentin që do t’ia sillte shpëtimin.Pas vetëm disa çastesh,bërtiti nga gëzimi,sepse përsëri mund ta lëvizte gjuhën e vet pa kurrfarë pengesash. Berenhajmi më tej thotë: ”Secili mjek ndër rastet e veta do të gjejë një varg shembujsh të ngjashëm. Para ca kohësh në ordinancën time erdhi një vjazë,e cila gati katër javë vuante nga të humburit e plotë të aftësisë të të folurit.

Duke konstatuar diagnozën,studentëve të mi u pata thënë se të humburit e aftësisë të të folurit ndonjëherë me shumë sukses dhe gati momentalish shërohet me anë të elektricitetit.Kur e sollën aparatin e nevojshëm,shuplakën e mbështeta në fyt të vajzës,lehtë e tërhoqa dhe thashë:”Tash mund të flitni me zë”.Me njëfarë mundimi të vogël së pari shqiptoi a-në,pastaj b-në e më tutje edhe fjalën “Maria”. Pastaj, vazhdoi të fliste normalisht; pengesat i ishin zhdukur pa lën gjurmë”.
Berenhajmi me këtë shembull tregoi frocën e besimit tek i sëmuri,e cila në ndërdije ndikon si sugjestion i fuqishëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 2:48 am

Sugjestioni krijon mëshikëza

Berenhajmi më tutje thekson se si pacientëve të vet në qafë u shkakton mëshikëza (duke u ngjitur pullë të thjeshte postale në vend të posaçme),por duke u sugjeruar se kishte të bënte me njëherë flasteri të fortë për zënien e insekteve.

Kësofarë pohimesh u dëshmuan eksperimentalisht nga kolegët e shumtë të Berenhajmit në mbarë botën,gjë nuk i lë vend dyshimit në mundësinë e realizimit të ndryshimeve strukturale trupore me ndihmën e sugjestionit gojor,drejtuar pacientit.

Shkaktari i gjakderdhjes

Në faqen 153 të Ligjit të paraqitjeve fizike të Hartsonit shkruan: “Te disa individë me sugjestion mund të shkaktohet gjakderdhja e vogël ose e madhe”.
Doktor M.Buru,pacientin e kishte vënë në gjendje hipnotike dhe i kishte dhënë sugjestion vijues: ”Sot,në orën 16,pas hipnozës,do të vini në ordinancën time, do të uleni në karrigë,do t’i kryqëzoni duart mbi gjoks dhe do të fillojë t’ju rrjedhë gjaku nga hunda”.Në kohën e caktuar, djaloshi ia mbërrini dhe bëri çdo gjë që i kishte thënë doktori.Nga ana e majtë e hundës rodhën disa pika gjaku.

Në rastin tjetër,hulumtuesi i njejtë,me majën e topitur të instrumentit shkroi emrin e pacientit në të dy nënbërrylat.Pastaj pacientin e vuri në gjendje të hipnotizuar dhe i tha: “Sot,në ora 16,do të shkoni të flini,ndërsa nga duart,npër vijat që sapo i vizatova do të fillojë t’ju rrjedhë gjaku,si dhe do t’ju paraqitet emri juaj i shkruar me shkrojna të përgjakura”.Në kohën e caktuar, pacienti, përndryshe nën mbikëqyrje të pandërprerë,kishte fjatur.

Në dorën e majtë papritmas iu paraqitën shkronjat e emrit të tij,ndërsa filloi të pikonte gjaku. Shkronjat patën mbetur të dukshme me muaj të tërë pas eksperimentit,edhe pse pas një kohe gradualisht filluan t’i zbeheshin”.

Faktet e cekura dëshmojnë saktësinë e dy qëndrimeve tona primare; së pari,ndërdija vazhdimisht është e hapur dhe e nënshtruar ndaj sugjestionit; së dyti,po kjo ndërdije posedon kontroll të plotë ndaj të gjitha funksioneve, ndjenjave dhe karakteristikave trupore.

PASQYRA E SHKURTËR E FAKTORËVE MË TË RËNDËSISHËM


- Shqeshherë përkujtojani vetes se fuqia shëruese është mu në ndërdijen tuaj.

- Mbani mend se besimi i ngjan farës së hedhur në tokë prej së cilës rritet lloji i bimës së mbjellë.Në mendjen tuaj mbilleni farën,ujiteni dhe ushqejeni me besim dhe me shpresë se do të arrini rezultate të dëshiruara.

- Ideja për librin,për shpikje a për çkado tjetër që lind në mendjen tuaj,paraqet faktin e vërtetë – ekzistues. Besoni në vërtetësinë,në prejshmërinë e ideve,të planeve – të zbulimeve tuaja dhe,po se jeni të vendosur,ato do t’ju materializohen.

- Derisa jeni duke u lutur,kini ndërmend se të kuptuarit e brendshëm e të thellësishëm të tërësisë,të bukurisë dhe të përsosmërisë është në gjendjen t’i ndryshojë formulat negative të të menduarit në ndërdije,si dhe të prodhojë efekte të mrekullueshme.

- Të gjitha sëmundjet lindin në mendjen e njeriut.Secilës paraqitje trupore,domosdo i paraprin formulari gjegjës mendor.

- Sugjestioni nën hipnozë është në gjendje të shkaktojë paraqitjen e simptomeve gati të secilës sëmundje.Me këtë mënyrë tregohet qartë fuqia e mendjes së njeriut.

- Është vetëm një proces i vetëm dhe unitar i shërimit – besimi;është vetëm një fuqi shëruese- NDËRDIJA.

- Efekti të njejtë do të keni pavarësisht se objekti i besimit a është i drejtë apo i rrejshëm. Ndërdija reagon ndaj mendimit të lindur në vetëdije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:33 am

SHËRIMET SHPIRTËRORE NË KOHËN E SOTME

Është e qartë se secilit njeri i interesojnë problemet e shërimit të sëmundjeve trupore dhe të zgjedhjes së problemeve shoqërore. Ç’sjell,në të vërtetë,shërimi? Ku fshihet fuqia shëruese? Secili nga ne së paku një herë e pka parashtruar këtë pyetje.Përgjigja është e thjeshtë:Fuqia shëruese pushon në ndërdijen e secilit njeri,kurse ndryshimi i qëndrimit të të sëmurit e liron dhe e nxit atë që të fillojë të veprojë.

Asnjëherë,asnjë mjek,asnjë psikolog,asnjë psikiatër,asnjë prift a fallxhi nuk e ka shëruar asnjë të sëmurë.Fjala e lashtë thotë: “Mjeku plagën e lidh me fashë,kurse Zoti e shëron”. Psikologët dhe psikiatrit i eliminojnë blloqet dhe,në këtë mënyrë, e lirojnë principin shërues duke ia kthyer shëndetin të sëmurit. Ngjashëm me këtë edhe kirurgu elimonon pengesën fizike në organizëm,pas së cilës ryma shëruese përtërin funksionin e vet normal.Asnjë mjek nuk do të pohojë me këmbëngulje se pikërisht ai e shëroi pacientin,por këtë sukses do t’ia njohë fuqisë shëruese që ka emra të panumërt; naytra, jetë,Zoti,inteligjencë krijuese ose fuqi e ndërdijes.

Siç është thënë edhe më parë,ka shumë metoda të ndryshme të eliminimit të pengesave mentale, emocionale dhe fizike që pamundësojnë qarkullimin e lirë të principit shërues të secilit prej nesh. Principi shërues,i vendosur diku thellë në pjesën e ndërdijshme të mendjes,është në gjendje dhe i gatshëm që, nën udhëheqjen e vetëdijes së vet a të vetëdijes së dikujt tjetër,ta shërojë shpirtin dhe trupin nga çdo sëmundje. Principi shërues vepron në brendi të secilit njeri,pa dallim ngjyre,race a feje. Pra,nuk është e nevojshme të jesh pjesëtar i ndonjë kishe apo sekti të veçantë, sepse ndërdija do t’ju shërojë vendin e djegur ose të prerë në dorë,mandje edhe nëse veten e llogaritni si atesit a agnostik.

Veprimi bashkëkohor i terapisë shpirtërore bazohet në faktin e provuar se forca e paskajshme dhe mençuria e ndërdijes reagon sipas besimit që i kushtohet asaj. Prifti,gjatë kësaj,i përmbahet përcaktimit të Biblës;tërhiqet në botën e vet dhe e kyç derën pas vetes, që do të thotë se qetësohet, relaksohet dhe i dorëzohet mendimit të fuqisë së paskajshme shëruese në vetvet.

Pra,e mbyll derën e mendjes për çdo gjë që nga jashtë do të mund ta pengonte dhe qetë e me bindje i kthehet ndërdijes së vet,duke ia rrëfyer dëshirën a kërkesën e vet,duke kuptuar se përgjigja do të jetë në pajtim të plotë me nevojat e tij.

Vallë,a nuk është e mrekullueshme të ndihet se ajo që është krijuar në mendje më në fund do të realizohet? Mu këtu qëndron thelbi i qëndrimit: “Beso se ke dhe do të kesh”:Në këtë është bazuar terapia bashkëkohore lutëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:34 am

Procesi i përgjithshëm i shërimit

Ekziston vetëm një proces i përgjithshëm shërues,i cili vepron ndaj çdo gjëje dhe ndaj çdokujt; ndaj macës,qenit,drurit,barit,frymës,tokëse ,sepse çdo gjë në këtë botë në vete mban frymë të jetës.Ky princip jetësor vepron në mbretërinë e shtazëve,të bimëve dhe të mineraleve si istikt dhe si ligj i rritjes dhe i zhvillimit.

Njeriu,për dallim nga të tjerët,është i vetëdijshëm për veprimin e principit jetësor dhe me vetëdijen e vet është në gjendje që atë ta orientojë drejt mirëqenies së vet.

Ka shumë aspekte,teknika dhe metoda të ndryshme të përdorimit të kësaj fuqie univerzale, por duhet pasur ndërmend se ekziston vetëm një procesë shërues,i cili quhet besim-bindje. “U bëftë sipas besimit tuaj!”


Ligji i besimit



Secili religjion paraqet formë të caktuar të shfaqjes së bindjes njerëzore- të besimit njerëzor,gjatë së cilës,besimi arsyetohet në mënyra krejtësisht të ndryshme.Ai është ligj i jetës.

Besimi është mendim në mendjen njeriut,e cila fuqisë së ndërdijes ia mundëson shpërndarjen në të gjitha fazat e jetës së tij në pajtim me mënyrën e zakonshme të të menduarit.Duhet pasur ndërmend se Bibla asnjëherë nuk flet për besimin në formë rituali,në formë ceremonie,në formë institucioni etj..,por për të besuarit si çështje më vete.Ajo se çka beson mendja e njeriut,është vetëm mendim i kësaj mendjeje dhe asgjë tjetër.” Nëse mund të bësh gjë...!- i përgjigjet Jezusi – gjithçka është e mundshme për atë që beson!”(Marku,9:23)

Është irracionale të besosh në atë që sjell dhimbje ose në atë që e shkatërron shpirtin.Kini ndërmend se nuk është e dëmshme ajo në çka besohet,por vetë të besuarit,gjejgësisht mendimi që sjell rezultatin.Të gjitha përvojat,të gjitha veprimet,të gjitha vetitë dhe ngjarjet në jetë janë jehonë e mendimeve të lindur në mendjen e njeriut.


Terapia lutëse


Kjo metodë paraqet veprim të përbashkët,të sinkronizuar,të harmonizuar dhe inteligjent të nivelit të vetëdijes dhe të ndërdijes së mendjes,të drejtuar në drejtim të caktuar dhe me qëllim saktësisht të caktuar.

Gjatë të luturit shkencor,gjegjësisht,terapisë lutëse,gjithnjë është e nevojshme të dihet se ç’është duke bërë dhe për çka është duke bërë,duke ia falur besimin ligjit të shërimit,Siç dihet, terapia lutëse quhet edhe lutje e bazuar shkencore ose veprim shpirtëror i bazuar në lutje.

Detyra e parë e njeriut,i cili vetvetes ia ushtron terapinë me lutje,është që ta zgjedhë idenë,planin ose përfytyrimin,që dëshiron ta përjetojë.Pastaj bën çdo gjë që të jetë i vetëdijshëm për aftësinë e vet,që këtë ide t’ia përcjellë ndërdijes së vet.Në atë mënyrë që ta ndjejë a ta besojë se gjendja e paramenduar pararqet realitet.Po qe se i mbetet besnik qëndrimit të tij mendor,lutja do t’i plotësohet.Pra,terapia lutëse paraqet veprim saktësisht të caktuar mendor me qëllim të caktuar saktësisht.

Të paramendojmë se me ndihmën e terapisë lutëse arrini të shërbeheni, gjegjësisht të lironi nga ndonjë problem.Do të nieseni nga fakti se vështrisia a sëmundja është pasojë e mendimeve negative të ngarkuara me frikë dhe të vendosur thellë në ndërdije.Po qe se ju shkaon për dore ta lironi ndërdijen nga këto farë mendimesh,atëherë do të liroheni edhe nga problemi.

Prandaj,fuqitë shëruese të ndërdijes dhe vetvets i ktheheni shumë herë,ia përsëritni çdo gjë që u është e njohur për aftësinë e saj me qëllim që t’ju sjellë shërim.Pas një kohe,frika fillon të zhduket, ndërsa vendin e saj fillojnë ta zënë besimet e vërteta.

Më tej është e nevojshme që shumë herë t’i shprehet mirënjohje shërimit,i cili në mënyrën të paluhatshme do të pasojë,si dhe pjesën e vetëdijshme të mendjes me kujdes do ta mbrojë nga të menduarit për problemin.

Gjatë lutjeve nuk duhet menduar negativisht, mandje as edhe për një moment nuk duhet dyshuar në përfundim pozitiv.Qëndrimi i tillë mendor shpie deri te lidhja e vetëijes me ndërdijen,që nga ana e vet,liron fuqinë shëruese të ndërdijes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:35 am

Të shëruarit me imagjinatë

Veprimi,i cili në mënyrë të popullarizuar quhet shërim,me ndihmën e besimit nuk e kupton besimin në kuptim biblik që,nga ana e vet,do të thotë të njohurit e procesit të përshkruarit të pjesës së vetëdijshme dhe të ndërdijshme të mendjes.Përkundrazi,shëruesi me ndihmën e besimit nuk posedon kurrfarë njohurish shkencore të fuqive me të cilat vepron,edhe pse shepsh pohon kinse ka aftësi të veçantë shëruese .Rezultati pozitivë,në të vërtetë,është pasojë e faktit se i sëmuri pa rezervë beson në përfundim pozitiv.

Është e vërtetë se fallxhinjtë shërojnë me namatisje(fall),se shërimi ngandonjëherë e sjell vetëm të prekurit e eshtrave të të shenjtërve, mirëpo kemi të bëjmë vetem me mënyrat kur pacienti në mënyrë të sinqertë beson në veprimin e propuzuar dhe në efikativitetin e tij.

Secila metodë që e largon frikën dhe brengosjen,ndërsa i hapë rrugë besimit dhe shpresës, do të sjellë shërim.Shumë pseodmjekë pohojnë se e njohin teorinë e drejtë të vetme e të vërtetë,sepse kjo teori e tyre sjell rezultate pozitive.Kjo,siç thamë,nuk mund të jetë e saktë.

Si shembull i veprimit të besimit të parezervë,ta përkujtojmë diskutimin tonë për mjekun zvicranë, Frans Mesmerin.Që në vitin 1776,ai pohonte se arrinte shërim me të prekur të trupit të të sëmurit me magnet artificial.Më vonë i hedhi magnetet,por e zhvilloi teorinë e magnetizimit shtazor,për të cilën mendon se paraqet flidin që depërton në tërë univerzumin,mirpo më aktiv është pikërisht në organizëm të njeriut.Më tej,thotë se është në gjendje që fluidin e cekur t’ia përcjellë të sëmurit dhe, në këtë mënyrë e shëron.

Shumë vetë u vërsulen te Dr.Mesmeri,me ç’rast u bënë shumë shërime të mrekullueshme. Mesmeri ishte shpërngulur n ë Paris.Qeveria kishte emëruar komisioin e përbërë pej mjekësh dhe anëtarësh të Akademisë Shkencore (anëtar i së vilës ishte edhe Benxhamin Franklin) që t’i verifikojë shërimet e lajmëruara.Raporti i komisionit i vërtetoi pohimet kyçe të Mesmerit,edhe pse cekej se nuk kishte prova konkrete të rregullsisë së teorisë së tij të fluidit magnetik dhe pohoi se të gjitha efektet pozitive,në të vërtetë,janë prodhim i veprimit të imagjinatës të të sëmurëve.

Së shpejti,Mesmeri u dëbua nga Franca,ndërsa në vitin 1815 vdiq.Dr. Brejdi,mjek nga Mançesteri,u përpoq të vërtetonte se shërimet e Mesmerit nuk kanë kurrfarë lidhjesh me fluidin magnetik.Ai zbuloi se gjatë gjumit hipnotik,kur pacientët i nënshtrohen ndikimit të sugjestionit të fortë,lajmërohen gati të gjitha paraqitjet,të cilat Mesmeri ia përshkruante magnetizmit.

Pra,është krejtësisht e qartë se në rastet e përshkruara shërimi pasoi pas aktivizimit të imagjinatëse, të të sëmurit dhe atë me ndihmën e sugjestionit të fortë të terapeutit. Veprimin e këtillë mund ta quajmë si metodë shërimi me besim të parezervë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:36 am

Të besuarit subjektiv dhe domethënia e tij

Të rikujtojmë qëndrimi se pjesa subjektive,gjegjësisht pjesa e ndërdijshm e mendjes së njeriut, njëlloj i nënshtrohet kontrollit të pjesës së vet objektive, gjegjësisht të vetëdijshme të mendjes sikurse sugjestionet nga jashtë.

Nga kjo rrjedh se,pavarësisht nga të besuarit objektiv,ndërdija gjithnjë gjendet nën kontrollin e sugjestionit,kështu që secila dëshirë do të jetë e plotësuar,po qe se ekziston besimi aktiv a pasiv.

Besimi i nevojshëm për shërim shpirtëror është vetëm besim sybjektiv që krijohet, gjegjësisht që lind pas ndërprerjes së kundërshtimit aktiv të pjesës objektive a subjektive të mendjes.

Për shërim trupor është i dëshiruar të ekzistuarit dhe të vepruarit e përbashkët të besimit të vetëdijshëm dhe të ndërdijshëm.Nga ana tjetër, veprimi i tyre i përbashkët nuk është përherë edhe i domosdoshëm,po qe se i dorëzoheni gjendjes së pasivitetit dhe,duke rënë në gjumë të lejtë,e hapni mendjen dhe trupin ndaj sugjestioneve anësore ose ndaj përjetimeve tuaja subjektive.

Para pak kohësh më pyeti një njeri: ”Si është e mundur që prifti të më shërojë? Nuk i pata besuar më tha se sëmundja nuk ekziston,se të tërën e kam imagjinuar vetë”.Ky njeri në fillim ka menduar se prifti po e nënçmon inteligjencën e tij dhe e ka kundërshtuar këtë absurd të dukshëm siç është pohimi se fenomeni i sëmundjes nuk ekziston.

Ajo që kishte pasuar më vonë,është krejtësisht e thjeshtë.E qetësuan fjalët e buta të priftit dhe ai kishte rënë në pasivitet të plotë;një kohë as nuk kishte folur e as që kishte menduar gjë.

Prifti me zë të prerë dhe të qartë disa herë ia kishte përsëritur se e pret shërimi,se para tij ishte një jetë me shëndet të përkryer,me paqe e me harmoni. Njeriu menjëherë kishte ndjerë një letësim të thellë,ndërsa shëndeti iu kthye.

Është e qartë se në këtë shembull del në pah besimi subjektiv i pacientit.Prifti e kishte vënë në gjendje të pasivitetit të plotë dhe,pastaj,në ndërdijen e tij e ka futur idenë e shëndetit të përsosur. Pra,këtu veprojnë dy mendje subjektive. Prifti,gjatë kësaj,nuk i kundër vihej autosugjestionit i të sëmurit, i cili gjithnjë lind nga dyshimi objektiv në fuqinë e pesudomejkut dhe në rregullsinë e teorisë së tij.

Në gjendjen e të koturit dhe në atë të joshurit,rezistca e pjesës së vetëdijshme të mendjes është vënë në masë më të ulët,prandaj rezultati pozitiv nuk mungoi. Me fjalë tjera, ndërdija e të sëmurit lehtë ka rënë nën kontrollin e sugjestionit të priftit dhe menjëherë ka filluar të veprojë kah shërimi në pajtim me këtë sugjestion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:37 am

Shërimi në mungesë

Paramendoni se ju është sëmurë e ëma,e cila jeton në ndonjë ytet tjetër që gjendet shumë larg qytetit tuaj.Edhe pse në pamundësi që fizikisht të gjendet pranë jush,ajo mund ta ndjejë efektin e veprimit të shërimit me ndihmën e ndërdijes.

Pjesa krijuese e mendjes suaj – ndërdija,edhe kësaj herë do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme. Veprii,të cilit i mbësheteteni,ka për qëllim që në përbërjen tuaj shpirtërore ta fusë idenë e harmonis dhe të shëndetit.

Kjo ide,duke përvetësuar forcën e ndërdijes suaj, fillon të veprojë edhe nëpërmjet ndërdijes së nënës suaj,sepse,siç është thënë edhe më parë,në tërë gjithësinë ekziston vetëm mendje krijuese.Kur në mendjen tuaj lind ideja e shëndetit,e vitalitetit dhe e përsoshmërisë ajo menjëherë fillon të veprojë në mendjen e tërësishme univerzale.Me fjalë të tjera i vë në veprim fuqitë subjektive të jetës,të cilat shfaqen edhe nëpërmjet trupit të nënës suaj duke ia sjell shërimin.

Mendja nuk e njeh kohën e as hapësirën.Një mendje e vetme ju përfshin edhe juve e edhe nënën tuaj,pavarësisht se ku gjendeni momentalisht.Nga kjo rrjedh se shërimi në munges si shfaqje.E kundërt ndaj shërimit në prezencë të të sëmurit nuk ekziston,sepse mendja univerzale është gjithë prezente dhe gjithë përfshirëse.Shi për këtë as mos provoni t’i përcillni mendimet tuaja e as mos i mbani për vete ato.

Telepatia,në kuptimin që sot i kushtohet, nuk ekziston.Veprimi,të cilin e kryeni,në të vërtetë,është lëvizje e vetëdijshme mendimesh.Në momentin kur do të jeni, të vetëdijshëm për vetitë,siç janë: shëndeti,mirëqenia dhe relaksimi i shpirtëror,ato do të paraqiten edhe në përvojën e nënës suaj,si dhe do të japin rezultat të dëshiruar.

Ja një shembull i përkryer i të ashtuquajturit shërim në mungesë; Para ca kohësh,një dëgjuese nga Los Anxhelosi,në emisonin tonë të radios,nënës së vet (e cila në Nju Jork ishte shtrirë nga sëmundja e trombozës koronare) u përpoq t’i ndihmojë në këtë mënyrë: “Fuqia shëruese depërtoi deri te shtrati ku është shtrirë nëna ime.Gjendja e saj trupor është vetëm pasqyrim i mendimeve të saja,njëlloj sikurse drunjtë që i lëshojnë hijet e veta në tokë.E di se po qe se dëshiroj ta ndryshoj pamjen e hijeve,domosdo duhet t’i ndërrojë edhe format që i krijojnë ato.Mendja ime shërben si lidhëse ndërmjet mendjes së nënës dhe asaj univerzale.Prandaj,do ta përfytyroj harmoninë,tërësinë dhe shëndetin e përsosur.Fuqia e pakufijshme shëruese, e cila ia ka krijuar trupin dhe gjithë organet e trupit të nënës sime,përsëri depërton në brendi të secilit atom të qenies së saj,si dhe lumi i qetësisë përsëri rrjedh nepër çdo qelizë të trupit të saj. Mjekët dhe të gjithë të tjerët që vijnë ë kontakt me nënën time gjenden nën kontrollin e fuqisë shëruese. Përqëndrohem fort në principin e dashurisë dhe të jetës,si dhe e di dhe jam e bindur se harmonia, shëndeti dhe qetësia do të fillojnë të shfaqen edhe ne trupin e saj”.

Dëgjusja disa herë në ditë lutej në mënyrë të përshkruar dhe nëna,për çudi të mjekut të vet,për më pak se shtatë ditë,iu shërua plotësisht. Mendimi i fortë i së bijes,pra,i liroi fuqitë krijuese të mendjes subjektive që u shfaqën nepër trupin e nënës së saj në pamje të harmonisë dhe të shëndetit të përsosur.Të gjitha ato për të cilat e bija besonte se vlejnë për nënën,në të njëjtën kohë u përjetuan nga e ëma,në ç’mënyrë edhe pasoi shërimi i shpejtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:38 am

Të liruarit e veprimit kinetik të ndërdijes

Miku im,psikolog me prefesion,më është ankuar nga sëmundja e mushkërive. Analizat dhe incizimi rentgenologjik treguan prezencën e tuberkulozit në njërën anë të mushkërive.Ka vendosur që për çdo mbrëmje,para fjetjes,me zë të lehtë dhe të vendosur t’i përsërisë fjalët: “Secila qelizë,secila nerv, secila pjesë e principit univerzal të përsosur.Trupit tim të tërë i kthehet harmonia dhe shëndeti i përsosur.”

Fjalët,ndoshta,nuk janë cituar me precizitet të plotë,por thelbi i tyre është i saktë.Miku im plotësisht u shërua për më pak se një muaj.Incizimi rentgenologjik nuk tregoi kurrfarë gjurme të sëmundjes.

Dëshirova të njoftohem me metoden e tij dhe e pyeta përse fjalët i përsëriste mu para fjetjes.Ja,se si mu përgjigj: “Veprimi kinetik i ndërdijes vazhdohet edhe gjatë fjetjes. Prandaj,është e nevojshme të punësohet ndërdija edhe gjatë kohës së gjumit.” Përgjigjja mu duk tejet e mençur.Gjatë gjithë kësaj, derisa mendonte për harmoninë dhe për përtërirjen e shëndetit,sëmundjen e vet asnjëherë nuk e emërtoi.

Në lidhje me këtë,e shoh si shumë të rëndësishme se rreth problemit a sëmundjes asnjëherë të mos flitni me të tjerët,si dhe mos e sillni ndërmend e as mos e emërtoni saktësisht.Sëmundja i thithë lëngjet e veta pikërisht nga kujdesi që ia kushtoni dhe nga frika që prej saj ndjeni.Bëhuni si psikologu i cekur – kirurg i shpirtit tuaj! Largojeni brengën tuaj mu sikur se degën e therë e të panevojshme!

Po qe se pandërprerë i kthehni dhimbjes suaj, e ndaloni vepimin kinetik të ndërdijes, gjegjësisht e ndaloni fuqinë dhe energjinë e saj shëruese.Plotësojeni shpirtin tuaj me të vërteta të mëdha jetësore dhe nisuni kah ndriçueshmëria!


DISA KËSHILLA TË PËRMBLEDHURA

- Konstatoni se ç’është ajo që ju sjellë shërimin.Duhet pasur ndërmend se udhëzimet e drejta që ia jepni ndërdijes do t’ju shpien kah shërimi.

- Paramendojeni qëllimin dhe përpiquni që ta ndjeni si të vërtetë! Këmbëngulni në këtë dhe rezultati nuk do t’ju mungojë.

- Përcaktojeni natyrën e vërtetë të besimit!Mbani mend se besimi është mendimi i krijuar në mendje;njeriu bën vetëm atë që e krijon në mendjen e tij.

- Nuk duhet menduar në sëmundje dhe në atë që ju sjellë dëm.Besoni në shëndet të përsosur, në përparim,në paqe,në pasuri!

- Mendimet bujare,me të cilat e vërshoni mendjen tuaj,do të bëhen vepra të tilla siç i mendoni.

- Përdoreni fuqinë e terapisë lutëse në jetën tuaj! Zgjidheni planin përkatës,idenë, përfytyrimin!Mentalisht dhe emocionalisht bëhuni me këtë ide dhe,po i qëndruat besnik qëndrimit të tillë,lutja do t’ju pranohet.

- Gjithnjë duhet pasur ndërmend se fuqinë shëruese mund ta përvetësoni vetëm me ndihmën e besimit e assesi ndryshe,që do të thotë duke njohur mënyrën e veprimit të mendjes suaj të vetëdijshme dhe ndërdijshme.Besimi vjen vetëm pas të kuptuarit.

- Besimi i parezervë do të thotë se deri te shërimi arrihet edhe pa të kuptuarit e fuqive të pseudomjekëve.

- Mësohuni të luteni edhe për ata që i doni e që janë të sëmurë.Futeni qetësinë në shpirt! Pastaj idetë e shëndetit,të vitalitetit dhe të përsosshmërisë,me ndihmën e mendjes subjektive univerzale,do të fillojnë të veprojnë në ndërdijen e më të dashurve tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:40 am

TEKNIKAT PRAKTIKE SHËRUESE

Inxhinieri i njeh teknikat dhe veprimet e ndërtimit të urës a të konstruksionit të makinës. Mendja e njeriut,njëlloj sikurse inxhinieri, sundon,kontrollon dhe drejton jetën e njeriut.

Me rastin e ndërtimit të ndonjë ure të madhe,konstruktori kryesor me kuptueshëri i përfishet preincipeve matematikore ku bazohen ndërtesa.Pas kësaj përfytyrohet ura ideale matanë gjirit a lumit të dhënë.Hapi i tretë është përdorimi i metodave të provuara dhe të vërtetuara,pas së cilave ura merr formë të vet dhe njerëzit fillojnë ta shfrytëzojnë.

Ngjashëm me këtë,elzistojnë teknika dhe metoda që plotësojnë secilën lutje.Po qe se ndonjë lutje është i plotësuar, atëherë patjetër duhet ekzistuar mënyra se si ka ndodhur kjo,sepse asgjë nuk ngjan rastësisht.Jemi duke jetuar në botën e ligjit dhe të rregullit.

Në këtë kapitull do të njehini me teknikat praktike të ringjalljes dhe të pasurimit të jetës suaj shpirtërore.Lutja,gjegjësisht dëshira,nuk guzon t’i ngjajë balonit të mbushur me ajër,i cili në mënyrë të pakuptimtë qendron pezull,duke e bartur era. Secila dëshirë,secila lutje doemos duhet pasur qëllimin e vet dhe kjo patjetër duhet t’ju sjellë ndonjë përparim në jetën tuaj.

Duke analizuar lutjen,do të zbulojmë se ka shumë aspekte të ndryshme të të ofruarit të kësaj gjëje.Ky libër nuk merret me lutje formale a me rituale që përdoren në rastin e kryerjs së shërbimit fetar.Këtë fenomen ua lëmë atyre që merren me studimin e religjionit si shfaqje grupore.Neve na interesojnë metodat e lutjes individuale që përdoren në jetën e përditshme dhe atë si ndihmë vetes dhe të tjerëve.

Lutja paraqet idenë e formuar të një gjëje që dëshirojmë ta realizojmë.Ajo është dëshirë e sinqetë e shpirtit të njeriut.Kështu që,secila dëshirë njëherësh është edhe lutje.Deri te paraqitja e saj vjen ne bazë të nevojave më të thella të njeriut dhe ajo i zbulon synimet deri atëherë të fshehura.

Teknika e mospërfilljes

Qëllimi i kësaj teknike është nxitja e ndrëdijes për të marrë përsipër kërkesën me atë formë që jep vetëdija.Teknika e mospërfilljes më së miri përdoret në gjendje të kotjes. Duke menduar se thellë në vete posedoni inteligjencë dhe fuqi të paskajshme,qetë përkujtojeni atë që dëshironi t’ju realizohet, pastaj lehtas, gjithashtu në mendime,barteni deri në fazën e pjekurisë.

Në të vërtetë,veproni sikurse ajo vashëza që ishte ftohur thellë dhe e cila pandërprerë dhe me bindje përsëriste: “Tash më nuk kam dhimbje, po më kalon”.Sëmundja vërtet i kishte kaluar pas vetëm disa orësh.Këtë teknikë përdoreni me bindje të plotë!

Ndërdija e pranon planin e ofruar

Kur ndërtoni shtëpi,gjithmonë doni që punëtorët rreptësisht t’i përmbahen planit arkitektonik. I kujtoni kujdes materialit dhe e zgjedhni atë sipasë kërkesës suaj. Mirëpo,ç’ndodh me shtëpinë e shpirtit dhe me planin tuaj shpirtëror për lumturi e për begati? Të gjitha përvojat tuaja, të gjitha përjetimet tuaja,çdo gjë që në çfarëdo mënyre hyn në jetën tuaj varet prej natyrës së materialit që e përdorni për ndërtim të shtëpisë shpirtërore.

Po qe se plani juaj është plotësuar me forma shpirtërore të frikës,të brengës,të vështirësive,si dhe po qe se jeni në dyshim cinik dhe kritik struktura e materialit e materialit shpirtëror që e futni në mendjen tuaj do të vijë në shprehje në formë të brengave të reja,të ngarkesës psikike dhe zë shtrëngimeve të të gjitha llojeve.

Ndërtimi i mençurisë së vetvetes paraqet veprim kyç dhe më të lartpërshkruar njerëzor.Secili prej nesh në secilin moment e ndërton shtëpinë e vet shpirtërore, gjatë së cilës mendimet dhe përfytyrimet paraqesin planin sipas të cilit ngriten muret e saj.Nga ora në orë,nga momenti në moment, mendimet, idetë,besimet dhe skenat që i paramendoni në studion e fshehur të mendjes suaj e ndërtojnë shëndetin, suksesin dhe lumturinë tuaj ,por edhe të tërat që gjenden në të kundërtën e tyre.

Godina,për të cilin flasim,është personaliteti i njeriut – indentiteti i tij,jeta e tërë dhe e vetme e tij në tokë. Prandaj,krijoni plan të ri,krijoni paqe,harmoni,gëzim dhe disponim të mirë! Futeni në ndërdije planin tuaj të ndryshuar,i cili do t’ju realizohet me përpikëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:42 am

Lutja si shkencë dhe si aftësi

Fjala “shkencë” na tregon diturinë e rregulluar e të sistematizuar. Në kuptim të tillë duhet pasur ndërmend shkencën dhe aftësinë e lutjes që merren si me pricipet themelore të jetës,ashtu edhe me teknikat dhe veprimet e saj.Me ndihmln e tyre këto principe arrijnë të shprehen në jetën e secilit individ që i përdor ato me besnikëri.Aftësia i përfshin teknikat dhe veprimet, ndërsa shkenca,e cila qëndron prapa tyre, paraqet përgjigjen e caktuar saktësisht të mendjes krijuese ndaj përfytyrimit a të menduarit.

”Lypnu e do t’ju jepet,kërkoni dhe do të gjeni,trokitini e do t’ju çelet(hapet)!”(Mateu,7:7)

Bibla thotë se do të fitoni çdo gjë që keni kërkuar;do t’ju çelen dyert ku do të trokitni,si dhe do ta gjeni atë që keni kërkuar.Kjo nënkupton të ekzistuarit e ligjeve të caktuara mendore dhe shpirtërore.Të menduarit e vetëdijshëm gjithnjë merr përgjigje të përnjëhershme nga inteligjenca e paskajshme e vendosur në ndërdije.Po qe se lypni bukë,nuk do t’ju jepet gur.Mirëpo, po deshët t’ju jepet ajo që lypni, domosdo duhet ta lypni me besim.

Mendja,sipas natyrës së vet,niset prej abstraktes kah konkretja.Pra,po qe se së pari nuk lind mendimi,mendja nuk do të mund të lëviz, sepse nuk do të ketë udhërrëfyes. Me një fjalë të tjera,lutja si akt mendor patjetër dhe pa mungesë së pari duhet të përvetësohet si përfytyrim, para se fuqia e aftë e ndërdijes të fillojë të veprojë sipas saj.Mendja domosdo duhet të arrijë në gjendjen përvetësimi, d.m.th.në gjendje të pajtueshmërisë absolute dhe të pakundërshtuar.

Qëllimi i përshkruar mendor do të duhej të ishte i përcjellë me ndjenja luturie dhe çlodhjeje, pasi që ka gjasa të realizimit të dëshirës së paramenduar.Bazën kryesore të lutjes si shkencë dhe si aftësi e paraqet njohuria dhe bindja se lëvizja e vetëdijes do të hasë në reaksion gjegjës të ndërdijes,të pasjisur me mençuri dhe me forcë të paskajshme. Po qe se i përmbahemi veprimit të cekur,lutjet tuaja gjithmonë do të jenë të pranuara dhe të plotësuara.


Teknika e përfytyrimit

Metoda më e lehtë dhe më bindëse e krijimit të idesë është përfytyrimi i saj.Syri i thjeshtë mund të shohë vetëm atë që tashmë ekziston në botën e jashtme. Ngjashëm me këtë çdo gjë është e mundur të përfytyrohet,në fakt ajo ekziston në botën e padukshme të së njëjtës mendje. Çdo përfytyrimi është thelbi i asaj në çka shpreson njeriu,si dhe provë e ekzistimit të gjësendeve që nuk mund të shihen.Ajo që lind në imagjinatë është po aq reale sa edhe cilado pjesë e trupit. Ideja dhe paramendimi janë përfytyrime të vërteta e konkretet,të cilat,si të tilla,do të paraqiten edhe në botën objektive,po qe se njeriu që i ka krijuar u përmbahet me besnikëri proceseve të veta mendore.

Procesi i të menduarit krijon përshtypjen afatgjate,ndërsa këto,nga ana e vet,pas një kohe të caktuar marrin formë të sendeve – pra, shndërrohen në fakte a në përvoja të jetës së përditshme. Ndërtuesi e parafytyron tipin e godinës si të përfunduar ,pikërisht të atillë çfarë e dëshiron.

Përfytyrimet dhe procesi i të menduarit paraqesin mostrën nga e cila lind ndërtesa: e bukur a e shëmtuar,e lartë a përdhese.Përfytyrimi i ndërtuesit projektohet në letër.Ndërmarrësi siguron materialin e nevojshëm dhe fillon të ngritet.Në mbarim ajo merr formën që plotësisht i përgjigjet modelit mendor të arkitektit.

Gjithnjë veproj sipas teknikës së parafytyrimit,para se të dal në foltoren publike.Së pari,e qetësoj mendjen time,për të qenë në gjendje që ndërdijes t’ia paraqes mendimet dhe përfytyrimet.Pastaj e paramendoj sallën dhe ulëset ku janë ulur meshkujt dhe femrat,të frymëzuara dhe të arsimuara nga fuqia e paskajshme shëruese.I shoh se si shndërrisin,se si janë të lumtur dhe të lirë.

Pra,pasi ta kem vendosur thellë ideën në mendje,qetë e shndërroj në përfytyrim.Gjatë kësaj i paramendoj njerëzit duke thënë:“U shërova; ndjehem për mrekulli; papritmas mu zhdukën kokëçarjet; u transformova.” Pamjen e tillë e mbaj në mendje së paku 10 minuta,duke ditur dhe duke ndjerë se shpirtin dhe trupin e secilit në sallë plotësisht ua përshkojnë;dashuria,tërësia,bukuria dhe përsosshmëria.

Vetëdija më është përfshirë me pamjen e përshkruar deri në atë masë sa që me të vërtetë i ndjej zërat e të pranishmëve që flasin për shërim e për lumturi.Prandaj mu në këtë moment e largoj përfytyrimin e tillë dhe dal në foltore.Gati për çdo rast dikush më ndal dhe më thotë se lutjet i janë pranuar dhe plotësuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:44 am

Medota e filmit mendor

Kinezët thonë: “Shfaqja vlen sa një mijë fjalë”. Babai i psikologjisë amerikane,Viliam Xhejms, thekson faktin se ndërdija tenron ta materializojë secilën shfaqej të krijuar në vetë dije dhe të bazuar në besim.

Para shumë vitesh,në disa shtete të perendimit,qëndror pata ligjërata.I lodhur nga udhëtimet,më lindi dëshira të kem vendstrehim të përhershëm,në mënyrë që të jem në gjendje t’u ndihmojë atyre që kishin nevojë.Udhëtimet vazhdimisht më çonin dikah,por dëshira nuk më largohej.Një mbrëmje, në hotel të shtetit Uashinton,u shtriva për t’u çlodhur.

Vëmendjen e lirova nga të gjitha ndikimet e jashtme dhe qetë e me pasivitet paramendova se i drejtohem turmës së madhe me këto fjalë: “Jam shumë i kënaqur që gjendem me ju;jam lutur për një çast të tillë ideal”.Në mendje- në vetëdije e shihja publikun e paramenduar dhe e ndjeja atë plotësisht si të vërtetë.E luaja rolin e aktorit në dramatizimin e filmit mendor dhe ndjeja kënaqësi të madhe që e kisha lutur mu një shfaqje të tillë në ndërdijen time,sepse isha i bindur se ajo,në mënyrë të vet,edhe do të ma realizojë atë.Me të zgjuar,më kishte kapluar një ndjenjë e fortë e qetësisë dhe e kënaqësisë.Ndërsa,pas ca ditësh,mora një telegram me anë të të cilit më thirrnin për ta udhëhequr një organizatë në perendimin qëndror.Thirrjen e pranova dhe në mesin e ri,me kënaqësi të veqantë,jetova disa vjet.

Metoda e përsghkruar shumëkush e njeh dhe e pranon,duke quajtur atë si “metodë të filmit mendor”.Nga letrat e shumta të dëgjuesve të emisioneve të mia në radio,mësoj se me ndihmën e këaj teknike arrihen rezultatet të mrekullueshme në ratse të shitjes së pasurive të patundshme. Prandaj,u propozoj të gjithëve që vendosin të shesin shtëpinë a tokën,së pari në mendime të kënaqen me çmimin që e kërkojnë nga blerësit e mundshëm.Pastaj,nga inteligjenca e paskajshme,do të duhej të kërkojnë blerësin që vërtetë dëshiron ta blejë atë që i ofrohet dhe se ai pasurinë e tyre të deritashme do ta vazhdojë ta ruaj e ta zhvillojë.

Më tej çlodhjen plotësisht dhe bien në gjysëmfjetje,që çdo ngarkes psikike e minimizon.Në fund, le ta paramendojnë veten duke mbajtur shumën e parave në dorë,le të kënaqen me to dhe le të bien në gjumë të thellë,duke ndjerë tërë filmin e luajtur mendor si të vërtetë dhe si të natyrshëm.Përfytyrimi i bazuar me siguri do ta jep rezultatin e pritur.



Tekanika e Boduenit



Sharl Bodueni ka qenë profesor në Institutin e Rusosë në Francë.Ai gjithashtu ka qenë edhe psikoterapeut i shkëlqyeshëm dhe kryesuesi i grupit hulumtues në Shkollën e Re Shëruese të Nasit. Që nga viti 1910 mendonte se idetë në ndërdije më së miri mund të futen në gjendje të të koturit, kurse të gjitha vështirësië trupore dhe mendore pakësohen deri në masën më të ulët.Ja modeli i tij: “Mënyra më e lehtë që të arrihet kjo (d.m.th. që ndërdija të përshshkohet nga mendimi gjejgjës) është se ideja si objekt i sugjestionit të përmblidhet në formë sa më të dendur,në fjali sa më të shkurta,në mënyrë që mbahen lehtë e pastaj pandërprerë të përsëriten si ninullë”.

Para ca vitesh,një e njohur e re imja ishte e zhytur në procesin gjyqësor familjar të trashigimisë,i cili zgjati shumë dhe i solli mjaftë shqetësime. Bashkëshorti ia kishte lënë tërë pasurinë,por fëmijët e tij nga martesa e parë luftonin me hidhërim për asgjësuar testamentin. Pasi që,në njëfarë mënyre, kishte dëgjuar për teknikën e Boduenit,ja se ç’kishte bërë: Ishte shtrirë në shtartë për t’u çlodhur. Kishte rënë në gjendje të të koturit.I kishte përmbledhur dëshirat e veta në një fjali përej gjithsej gjashtë fjalësh që lehtë mbahen në mend: “Tërësia ka përfunduar sipas rendit qiellor” . Kjo fjali për te do të thoshte se intelegjenca e paskajshme që vepron përmes ndërdijes së saj do ta zgjidhë problemin në pajtim me procesin e harmonisë dhe të përsoshmërisë.Veprimin i njëjtë e përsëriste afro dhjetë herë në mbrëmje.E vendosur dhe me bindje të thellë ia përsëriste ndërdijes së vet se “tërësia ka përfunduar sipas rendit qiellor” dhe vazhdonte të flinte normalisht.

Ditën e njëmbëdhjetë ajo ishte zgjuar me ndjenjën e mirëqenis dhe e bindur se ÇDO GJË VËRTET KA PËRFUNDUAR .Të njëjtën ditë e kishte thirrur avokati dhe e kishte lajmëruar se paditësit ishin të gatshëm për ndarje jashtëgjyqësore. Me arritje e marrëveshjes, kokëçarjet e saj kishin përfunduar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:45 am

Tekinka e gjumit

Siç u tha edhe më lartë,duke u kotur të gjitha brengat pakësohen deri në masën më të ulët.Në të vërtetë,në gjendje të fjetur vetëdija gati humbë,ndërsa mu para gjumit dhe mjenjëherë pas gjumit ndërdija fiton fuqi më të madhe. Atëherë plotësisht zhduken mendimet negative që tentojnë ta asgjësojnë dëshirën,si dhe ta pengojnë ndërdijen gjatë pranimit të saj.

Të supozojmë se dëshironi ta zhdukni ndonjë shprehi të keqe.Merreni pozitë të përshtatshme, çlodhuni dhe qetësohuni! Kotuni dhe lehtë filloni të përsëritni sikur doni të flini:“U lirova nga ajo shprehi.Trupin tim e kaploi harmonia dhe qetësia”. E përsëritni këtë fjali lehtas,rreth dhjetë minuta: në mbrëmje,para gjumit; si dhe në mëngjes,pas zgjimit.Pas çdo përsëritjeje vlera emocionale e qëndrimit tuaj mendor rritet. Po qe se në, përditshmëri vini në situatë t’i ktheheni shprehisë së keqe, përsëritjani vetes fjalin e cekur.Po iu përmbajtët medotës së përshkruar ,ndërdija do ta pranoj idenë e sugjeruar dhe t’ju pasojë rezultati i pritur.

Teknika e të shprehurit të mirënjohjes

Në Bibël,Pali na këshillon që kërkesat tona t’i nxjerrim në dritën e ditës duke lavdëruar Zotin dhe duke iu falenderuar Atij.Kjo metodë e thjeshtë e lutjes ndonjëherë sjell rezultate të jashtëzakonshme. Zemra mirënjohëse është gjithnjë e afërt me fuqitë krijuese të gjithësisë, të cilat,në pajtim me ligjin kozmik të aksionit dhe të reaksionit,e furnizojnë at ë me sasi të nevojshme të enregjisë pozitive.

Për shembull,i ati i premton të birit se për diplomim do t’i blej automobil.Djaloshi ende nuk e ka marrë automobilin, mirëpo është tejet i lumtur dhe mirënjohës; është njëlloj i gëzuar sikurse ta kishte pranuar tash dhuratën.Ai është i bindur se babai do ta mbaj premtimin, kështu që edhe pse objektivisht dhuratën s’e ka pranuar, atë përshkon ndjenja e mirënjohëse.Në ë vërtetë,dhuratën e ka marrë,por vetëm në mendime.

Do t’ju përshkruaj mënyrën e përdorimit të teknikës së zitit Brouk me të cilën ai arriti rezultate të jashtëzakonshme. Me një rast i kishte thënë vetes: “Faturat e papaguara po më grumbullohen.Kam mbetur pa punë.Kam tre fëmijë,ndërsa në anën tjetër nuk kam asnjë para në xhirollogari. Ç’të bëj?” Pas kësaj si rregullisht,në mëngjes dhe në mbrëmje,plot tri javë,i përsëriste fjalët: “Të falëndeohem ty,o Zot,për pasurinë që kam!” . Gjatë kësaj ai gjithmonë ndjehej i çlodhur,i qetë dhe i mbëshetej ndjenjës së mirënjohjes së thellë. Paramendonte se i drejtohej inteligjencës së paskajshme të brendësisë së vet,i vetëdijshëm se këtë fuqi krijuese nuk mund ta shihte. Në të vërtetë,ai shihte me ndihmën e syrit të vet mendor,me ndihmën e ndjenjave, dëshirave dhe synimeve të veta.

Mendimi i lindur në mendjen e tij paraqet esencën e pasurisë si të tillë,të pangarkuar me parakushte. Duke përsëritur pandërprerë fjalin “Të falëndeohem ty,o Zot, për pasurinë që kam!” ai ngriti zemrën.Dhe mendjen e vet deri në shkallën e përvetësimit të esencës.Sa herë që mendimet ia kaplonte frika,varfëria,mjerimi dhe brenga i përsëriste fjalët e njëjta.E dinte mirë se,po e mbajti me pdokusht qëndrimin e mirënjohjes, mendja e tij thjesht do të fillojë të veprojë në pajtim me idenë e pasurisë.

Ashtu edhe ndodhi.Pas një kohe të caktuar dhe pas një varg përsëritjesh të njëpasnjëshme të lutjeve të përshkruara, z.Brouk, rastësisht, pas njëzet vjetësh e takoi punëdhënësin e vet të dikurshëm,i cili i kishte ofruar punë të jashtëzakonshme. Ai po ashtu i kishte dhënë hua 500 dollarë. Sot z. Brouk është nënkryetari i një kompanie të madhe.Para ca kohësh më tha: “Kurrë nuk do ta harroj çudinë që na e solli thënia: “Të falendrohem ty,o Zot,për pasurin që kam!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:46 am

Metoda e pohimit pozitiv

Efektin që te njeriu do ta arrijë ndonjë pohim pozitiv,kryesisht varet nga të kuptuarit e tij të vërtetësisë dhe të domethënies së qëndrimit se: “Gjatë lutjes nuk ka efekt përsëritja e thatë.” Pra, forca e pohimit qëndron në përdorimin e mençur të thelbit të tij.Ja shembulli që më së miri do ta sqarojë këtë.Duke pasur për detyrë t’i mbledhë sa bëjnë tre plus tre,nëxënësi në tabelë e shënon shtatshin.Mësuesi,me rregulla matematikore,konstaton se tre plus tre bëjnë gjashtë.Sipas pohimit të tij nxënësi e ndryshon edhe llogaritjen e vte në tabelë.Duhet pasur ndërmend se nuk e bëri pohimi i mësuesit që tre plus tre bëjnë gjashtë,sepse kjo është aksiomë matenatikore.

Pra,aksioma matematikore është ajo që e shtyri nxënësin ta ndryshojë rezultatin.Ngjashëm me këtë,nuk është normale të jesh i sëmurë, normale është të jesh i shëndoshë.Shëndeti është vërteta e qenies suaj.Po u paraqitet me pohim pozitiv të shëndetit tuaj,të harmonisë dhe të qetësisë,si dhe po e kuptuat se kjo ka të bëjë me principet univerzale të qenies suaj,plotësisht do t’i ndryshoni pikëpamjet negative të ndërdijes suaj.

Rezultati i paraqitjes me pohim pozitiv gjatë veprimit të lutjeve varet nga pranimi i principeve jetësore si të tilla.Sepse,duhet ditur se ekziston principi i saktësisë matematikore,por jo edhe ai i gabimit; ekziston principi i realitetit,por jo edhe ai i pandershmërisë; ekziston principi i dijes,por jo edhe ai i mërzisë; ekziston principi i pajtimit,por jo edhe ai i mospajtimit; ekziston principi i shëndetit të mirë,por jo ai i sëmundjes;ekziston principi i pasurisë,por jo edhe ai i varfërisë.

Shkrimtari,duke punuar me të motrën,e cila duhet t’i nënshtrohej operacionit të nxerrjes së gurit nga tëmbëli,e ka përdorur principin e pohimit pozitiv.Diagnoza është konstatuar në bazë të analizës së gjakut dhe në bazë të incizimeve rentgenologjike.E motra i ndodhej në Angli, gati 10mijë kilometra larg meje.Më kishte porositur që të lutesha për te.Kështu edhe veprova,sespe principi mendor nuk e njeh as ndasinë kohore e s atë hapësinore. Intelegjenca e paskajshme me tërësinë e vet njëherësh është e pranishme në çdo pikë.Nga mendja ime i pata eliminuar të gjitha mendimet në lidhje me simptomat e sëmundjes së motrës a të gjendjes së saj trupore.

Lutja përbëhej nga pohimi pozitiv vijues: “Kjo lutje i kushtohet motrës sime Katarinës.Ajo është e çlodhur,e pushuar,e drejtpeshuar,e heshtur dhe e matur. Mençuria shëruese e ndërdijes së saj,që ia ka krijuar trupin,tash i rreket transformimit të secilës qelizë,të secilit nerv, të secilit ind,të secilit muskul dhe të secilit asht të qenies së saj,në pajtim me modelin e përsosur të të gjitha organeve të nendosura në ndërdijen e saj. Heshtazi dhe në mënyrë të qetë,të gjitha çrregullimet nga ndërdija e saj zhduken dhe treten përgjithmonë ,ndërsa vitaliteti, tërësia dhe bukuria e të jetuarit,ngadal,e plotësojnë secilin atom të qenies së saj.Katarina qëndron e hapur para rrymave shëruese. Ato porsi lumë rrjedhin nëpër te,duke ia kthyer shëndetin,harmonië dheqetësinë.Oqeani i pafund i dashurisë dhe i qetësisë i asgjësoi të gjitha çrregullimet dhe shfaqjet e pakëndshme. Katarina është shëruar”.

Vargun e cekur të pohimeve e thoja disa herë në ditë.Pas dyjavësh,analizat që iu kishte nënshtruar motra ime treguan shërimi të pabesueshëm, madje edhe incizimi rentgenologjik ishte negativ.

Të pohosh do të thotë të thuash se punët qëndrojnë kështu e kështu.Po qe se mbani qëndrim mendor ndaj gjendjes që me anë të pohimit e shprehni, pavarësisht nga faktet dhe nga provat se e vërteta është krejtësisht ndryshe, lutja do t’ju pranohet dhe t’ju plotësohet. Mendimi vetëm mund të pohojë, sepse,madje edhe në rastse kundërshtoni,ju në të vërtetë pohoni se ekziston ajo që e kundërshtoni.

Të përsëriturit e pohimit pozitiv, krahas kuptueshmërisë së arsyjes për ç’shkak ajo pranohet,e shtyn vetëdijen që ta pranojë pohimin si plotësisht të vërtetë. Prandaj,pandërprerë përsëritini të vërtetat jetësore, përderisa ndrëdija juaj të mos ketë filluar të reagojë në mënyrë të detyruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:47 am

Metoda e dokumentimit të argumentuar

Kjo metodë është pikërisht e këtillë sikurse edhe quhet.Ajo bazohet në të vepruar.Autori i saj është Fineas Parkust Kvimbi,nga shteti i Mejnit. Dr.Kvimbi, themelues i lëvizjes së shërimit shpirtëror dhe mendor,ka jetuar dhe ka punuar para afro 100 vjetësh.Librin e Horaci Dreserit me titull “DORËSHKRIMI I KVIMBIT” ,botuar në vitin 1921,mund ta gjeni pothuajse në secilën biblotekë amerikane.Ai përmban një vargë citatesh të gazetave kushtuar rezultateve të shumta e të pabesueshme të shërimit të të sëmurëve me ndihmën e metodës lutëse. Dr.Kvimbi,mandje dukshëm ka pasur më shumë suksese se sa Jezusi,duke pasur parasysh faktet e cekura në Bibël.

Shkurt,metoda e dokumentimit të argumendtuar,sipas Kvimbit,,bazohet në bindjen shpirtërore. Qëllimi kryesor është që pacientin (por edhe vetveten ) ta bindini se sëmundja është pasojë e besimit të rrejshëm,e frikës së pakuptimit dhe e pikëpamjeve negative të menduarit që janë futur në ndërdije. Së pari duhet pastruar njohuritë tuaja mendore,ndërsa pastaj duhet bindur të sëmurin se brenga është shkaktuar nga të shprehurit trupor të çrregullimit të pikëpamjeve mendore.Me fjalë të tjera,besimi i gabuara në fuqitë dhe në shkaqet e jashtme shfaqet si sëmundje dhe mund të ndryshohet me ndërrimin e pikëpamjes së cekur mendore.

Më me rëndësi është që t’i sqarohet të sëmurit se shërimi i tij bazohet në të ndryshuarit e besimit. Gjithashtu,është e nevojshme të ceket se ndërdija e krijon trupin dhe organet e tij,prandaj ajo e di mirë se si t’i shërojë ato,është në gjendje ta bëjë këtë dhe mu këtë është edhe duke bërë.Në gjykatën e mendjes suaj dokumentojeni se sëmundja është vetëm hije, të cilën mbi trup të pacientit e gjuan mendja e bazuar në përfytyrim të çrregulluar dhe të sëmurë.Pastaj gjurmojini të gjitha dokumentet të njohura të fuqisë shëruese që i disponon i sëmuri.Më tej,merrni vendim gjyqësor në të mirë të pacientit.

Të sëmurin e lironi me ndihmën e besimit të vërtetë të kuptueshmërisë shpirtërore.Provat mendore dhe shpirtërore,që i ofroni në këtë rast,janë të pathyeshme,në gjithësi ekziston vetëm një mendje e përbashkët dhe çdo gjë me të vërtetë njihet si reale.Pra,si e tillë ajo do të materializohet edhe në realitet. Veprimi i përshkruar paraqet thelbin e metodës së dokumentimit të argumentuar,e cila pati përdorim të gjërë në preiudhën ndërmjet viteve 1849 – 1869.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 6:47 am

Metoda absolute i ngjan terapisë bashkohore me ultrazë

Shumë njerëz të mbarë botës me sukses të madh e përdorin këtë metodë të terapisë lutëse.Personi që e përdor metodën absolute,së pari e cek emrin e të sëmurit.Pastaj,me zë të ulët dhe të qetë,fillon të mendojë për Zotin,si dhe ka vetitë karakteristke të tij,siç janë; dhembshmëria, dashuria e paskajshme, inteligjenca e pakufizuar, gjithmundshmëria, mençuria e paskajshme,harmonia absolute, bukuria e papërshkruar dhe përsosshmëria.

Derisa mendon në këtë mënyrë,vetëdija e tij ngritet deri në gjatësi të re valore të shpirtit dhe, njëkohësisht, ndjen se si oqeani i paskajshëm i dashurisë së Zotit veçon gjë që është çrregulluar në trupin e Filan Fistekut,të cilit i është kushtuar lutja. Pra,ai ndjen se si e tërë dashuria dhe e tërë fuqia e Zotit drejtohen kah ai, duke ia zhdukur të gjitha problemet dhe vështirësit e tij.

Metoda absolute mund të krahasohet me terapinë ultrazëshe,të cilën,kohëve të fundit, mjekët po e përdorin gjithnjë e më shpesh.Pra,fjala është për aparatin me ultrazë që dridhet me shpejtësi shumë të madhe dhe lëshon valë tingëlluese në pjesën e trupit kah e cila drejtohet. Ato shumë lehtë mund të kontrollohen, kështu që terapia e tillë arrin rezultate të dukshme në thyerjen e shtresave të gurit gëlqeror arttritik, si dhe i shëron çrregullimet dhe sëmundjet tjera të shumta.

Valët elektronike shpirtërore të harmonisë,të shëndetit dhe të qetësisë shpirtërore i krijojmë deri në atë masë sa që nëpërmjet të menduarit për vetitë dhe atributet e Zotit e ngrisin vetëdijen tonë.Kjo teknikë e lutjes gjithashtu,arrin rezultate të jashtëzakonshme.
“Do të shkojë mbarë çkado të ndërmarrësh,udhën tënde do ta ndriçojë drita”.(Jobi,22:28)

DISA TË VËRTETA SHKENCORE

- Bëhuni inxhinier i shpritit tuaj dhe gjithnjë përdorni teknikat e provuara të përparimit të jetës suaj

- Dëshira është lutje.Parafytyrojani vetes plotësimin e dëshirës,ndjejeni atë si të vërtetë në mënyrë që ta përjetoni kënaqësisnë e lutjes së pranuar dhe të plotësuar.

- Shpreheni dëshirën se qëllimit do t’ja arrini në mënyrë sa më të lehtë – me ndihmën e padyshmitë të shkencës mendore.

- Me ndihmën e mendimeve që i mendoni në studion e fshehur të mendjes suaj do të ndërtoni shëndet,sukses dhe lumturi të përsosur.

- Eksperimentoni me vetveten derisa të bindeni se inteligjenca e paskajshme gjithmonë reagon aty për aty në secilin mendim të vetëdijshëm.

- Ndjeni gëzim dhe qetësi shpirtërore duke parandjerë realizim të sigurt të qëllimit të dëshiruar.Çdo përfytyrim është esenca e asaj që dëshironi dhe fakt i të ekzistuarit të asaj që askush nuk e ka parë.

- Përfytyrimi vlen sa një mijë fjalë.Ndërdija do ta materializojë çdo shfaqje që lind në vetëdije dhe që është e bazuar në besim.

- Largojuni çdo detyrimi a ngarkese mendore gjatë lutjes!Lejoni që t’ju kaplojë kotja dhe flini të bindur se lutja do t’ju plotësohet!

- Duhet pasur ndërmend se zemra mirënjohëse është në afërsi të thesarit të gjithësisë.

- Të pohosh do të thotë të thuash;gjërat janë kështu dhe kështu.Po qëndruat të vendosur në këtë qëndrim mendor dhe po e ndjetë atë si të vërtetë,edhe përkundër provave të mundshme në dobi të së kundërtës,lutja do t’ju plotësohet.

- Krijoni valë elektronike të harmonisë,të shëndetit dhe të qetësisë,duke menduar në bukurinë dhe në lavdinë e mençurisë së paskajshme.

- Çdo gjë që e ndjeni si të vërtetë dhe në mendje e urdhëroni që të plotësohet,ajo me siguri se do t’ju realizohet.Mendoni për harmoni,për shëndet të mirë,për qetësi dhe për pasuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 10:42 pm

NDËRDIJA SYNON KAH JETA

Mbi 90% të jetës mendore të secilit njeri i takon ndërdija.Njerëzit që nuk e shfrytëzojnë këtë fuqi të mrekullueshme jetojnë brenda kufijve tejet të ngushtuar.

Proceset e ndërdijes janë gjithmonë konstruktive e të gjitha funksionetë vitale të tij.Ajo punon 24 orë në ditë dhe kurrë nuk fle.Gjithnjë përpiqet t’i ndalojë të gjitha ndikimet e dëmshme ndaj njeriut.

Ndërdija është në kontakt të përhershëm me jetën e amshueshme dhe me mençurinë e paskajshme.Tendecat dhe aksionet e saj gjithmonë janë të drejtuara ka jeta.Nga ndërdija burojnë të gjitha vizionet dhe frymëzimet për një jetë më të mirë,më të sukseshme dhe më të rëndësishme. Bindjet më të thella të njeriut nuk i nënshtrohen rezistencës së kuptimit, sepse nuk rrjedhin nga vetëdija, po nga thellësitë e ndërdijes. Ndërdija i drejtohet njeriut përmes intuitës, impulseve,parandjenjës, paralajmërimeve, tentimeve instiktit dhe përmes ideve.Atë gjithnjë e nxitin për t’i zgjuar, për t’u rritur për t’u zhvilluar,për të përparuar,për t’u nisur drejt aventurës së quajtur jetë më e mirë.

Prirja për dashuri dhe gatishmëria istiktive për t’u ndihmuar të afërmve vjen nga thellësia e ndërdijes.Gjatë kohës së termetit të madh dhe të zjarrit në San Francisko,më 18 prill të vitit 1906,p.sh.;invalidë të shumtë thjesht qenë ngritur dhe patën bërë vepra të guxishme dhe mahitëse.Dëshira e fortë për t’i ndihmuar të afërmit me çdo kusht dhe për t’i shpëtuar ata kishte hasur në reagim të ndërdijes.

Piktorët,muzikantët,poetët,oratorët dhe shkrimtarët e mëdhenj punojë në lidhje shumë të ngushtë me ndrëdijen e tyre,e cila i inicion dhe i frymëzon.Robert Luis Stivensoni,p.sh.,mu para se të binte në gjumë e urdhëronte ndërdijen e vet që të trillonte tregime të ndryshme. Kur i zbrazej xhirollogaria në bankë,ai kishte zakon që nga ndërdija të kërkonte ndonjë ngatërresë të levërdishme kriminalistike.Stivensoni thoshte se inteligjenca e fshehur në thellësi të mendjes i rrëfente tregime dhe atë pjesë – pjesë,sikur në ndonjë film serik.Pra,siç duket,ndërdija është në gjendje të merret me gjëra për të cilat pjesa e vetëdijshme e mendjes nuk ka njohuri.

Mark Tueni shpeshherë publikisht ka deklaruar se kurrë në jetën e vet nuk ka punuar.Tërë humorin e vet dhe të gjitha veprat e mëdha letrare i nxirrte nga gurra e pashterrshme e ndërdijes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 10:45 pm

Trupi i pasqyron ndodhitë e shpirtit

Të përshkruarit reciprok të vetëdijes dhe të ndërdijes kërkon përshkruarje të ngjashme të sistemeve gjegjëse nervore.Sistemi cerebrospinal është organ i pjesës së ndërdijshme mendore.Ky sistem paraqet kanalin përmes të cilit njeriu i pranon vëzhgimet e vetëdijshme të shqisave të veta fizike dhe i kontrollon lëvizjet e trupit të vet.Sistemi cerebrospinal posedon nerva të caktuara trupore.Ai e ka rolin e bartësit të punëve mendore që kryehen me dëshirë dhe me vetëdije.

Sistemi simpatetik (ngandonjëherë quhet edhe si sistem nervor) pa dëshirën e vet e ka qendrën e veprimit në masën ganglionike.Ai është i vendosur në anën tjetër të stomakut. Quhet pleksusi solar ose më shumë i njohur si truri i barkut. E ka rolin e transmetuesit të punëve mendore që,pa pjesëmarrjen e vetëdijes,i përkrah funksionet vitale të trupit (e kordinon punën e tyre).

Të dy sistemet e cekura mund të veprojnë ndaras ose njëkohësisht.Tomas Trauardi thotë: Nervi i quajtur vagus del nga pjesa cerebrale si pjesë e sistemit i cili me dëshirën dhe me ndihmën e tij e kontrollon aparatin e të folurit,pastaj hyn në koshin e krahërorit dhe degëzohet në zemër dhe në mushkëri.Së fundi,kalon nepër diafragmë,e humb cipën e jashtme,që i karakterizon nervat e sistemit dhe indentifikohet me nervat e sistemit simpatetik,duke kryer funksionin e lidhjes ndërmjet dy sistemeve dhe duke bërë bashkë - dyzimin e njësuar të njeriut në qenie të vetme fizike.

Ngjashëm me këtë,pjesët e ndryshme të trurit janë të lidhura me aktivitet objektive, gjegjësisht me ato subjektive të mendjes.Thënë në përgjithësi,pjesa e përparme e trurit u përket veprimeve objektive;pjesa e prapme – veprimeve subjektive, ndërsa pjesa qëndrore e tij përmban karakteristika të të dyja aktiviteteve.

Thënë shkurt,të përshkruarit reciprok të aspektit mendor dhe të atij fizik mund të ilustrohen në këtë mënyrë:Vetëdija krijon ide që prodhon dridhje të caktuar të sistemit nervor dhe vepron me dëshirë,Kjo,nga ana e vet,ndikon në lidhjen e një lloji dridhjesh rrymore të ngjashme në sistemin nervor të veprimit të padëshiruar dhe,në këtë mënyrë,e fut idenë në ndërdije si në mesin krijues.Mu kështu nga të menduarit lindin faktet objektive.

Secili mendim të lindur në vetëdije dhe të pranuar si të vërtetë,truri e përcjell ne plekusin solar–në trurin e ndërdijes, ku bëhet trupësimi i tij,gjegjësisht ku ai merrr formën e vet reale – konkretet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 10:46 pm

Inteligjenca e paskajshme fut brengën në trup

Po u morët pak me sistemin qelizor dhe strukturën e organeve,siç janë; syri,zemra, veshi, mëlçia, mëshikëza etj., do të vëreni se secili organ është i përbërë nga grupe qelizash që e përbëjnë intelegjencën grupore, sepse funksionojnë në mënyrë të përbashkët dhe janë në gjendje të marrin urdhëra dhe t’i kryejnë ato sipas sugjestioneve të mendjes qëndrore (të vetëdijes).

Me hulumtimin serioz të organizmit një qelizor do të zbuloni se ç’është duke u zhvilluar në tërë trupin tuaj të ndërlikuar.Edhe pse ai nuk ka organe,ofron prova të mjaftueshme për praninë e aksioneve dhe të reaksioneve mendore që kryejnë funksione femelore,si të lëvizurit,të ushqyerit të thithurit dhe të sekretimit.

Pohohet se njëfarë inteligjence e lartë përkujdeset për trupin e secilit prej nesh,mandje edhe nëse vetë ne plotësisht e lëmë pas dore.Kjo,sidoqoftë është e saktë,por problemi qëndron në faktin se vetëdija me të pesë shqisat e veta që reagojnë ndaj ngacmimeve të jashtme,gjithnjë inkuarohet dhe ndikon negativisht,e cila çon kah besimi i rrejshëm,kah frika dhe kah të menduarit sipërfaqësor. Po qe se me ndihmën e kushtëzimit psikologjik dhe emocional në ndërdije rrënjosen thellë; frika,besimi i rrejshëm dhe pikëpamjet mendore nevagtive,vetëdija thjesht është e detyruar të veprojë në pajtim me planin e imponuar negativ të sjelljes.

Ndërdija vazhdimisht vepron në të mirë të përgjishme

Qenia subjektive e secilit prej nesh vazhdimisht punon në të mirë të përgjithshme, duke vënë në pah principin e lindur të harmonisë që gjendet prapa çdo gjëje në botë.Ndërdija disponon dëshirë të veten dhe ajo paraqet realitet të fortë.Veproni si gjatë ditës,ashtu edhe gjatë natës- e kërkuam ne apo jo këtë gjë nga ajo? Ndërdija është ndërtues i trurit tonë, mirëpo njëriu nuk është në gjendje ta shikojë,ta ndëgjojë a ta ndjejë këtë proces ndërtimor që zhvillohet në heshtje të plotë,jashtë ndikimit të shqisave tona.Ajo ka jetën e vet; gjithnjë synon kah harmoni,kah qetësia shpirtërore,kah shëndeti i mirë dhe kah rehatia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 10:49 pm

Si e pengon njeriu veprimin e principit të lindur të harmonisë?

Për të menduar ashtu si duhet,në mënyrë shkencore,patjetër duhet ditur të “vërtetën”. Ta dish të vërtetën,do të thotë të biesh në harmoni me inteligjencën e psakajshme dhe me fuqinë e ndërdijes.Secili mendim a vepër që nga mosdija apo qëllimisht del nga harmonia, sjell vetëm mospajtim,skamje dhe fatkeqësi.

Shkencëtarët thonë se secili njeri trupin e vet plotësisht e përtërin në çdo 11 muaj. Pra,secili prej nesh nga aspekti fizik është 11 muajsh.Po qe se trupit tuaj i shkaktoni dëm,duke ndjellur mendime të frikës, të hidhërimit, të xhelozisë ose të mosdisponomit, fajtorë të vetëm për këtë jeni vetë.

Njeriu është tërësia e mendimeve të veta.Secili është i aftë që të liroheni nga mendimet dhe, nga shfaqjet negative.Nga errësira lirohemi me anë të dritës; nga të ftohtit – me nxehtësi; nga mendimet negative – po qe se i zëvëndësojmë me ato pozitive.Ndiqeni pozitiven, ndërsa negativija do t’ju zhduke pa lënë gjurmë.

Pse është normale të jesh i shëndosh,vital dhe i fuqishëm?


I posalinduri mesatar ka shëndet të përkryer dhe të gjitah organet i funksionojnë në mënyrë të përsosur.Kjo është gjendje normale e qenies njerëzore.Secili do të duhej të përpiqej që ta ruajë një gjendje të tillë.Istikti i vetëruajtjes është instikt më i fortë i natyrës dhe paraqet vërtetësinë më të fuqishme,gjithëprezente e cila vepron pandërprerë dhe e karakterizon si çdo qenie tjetër,shtu edhe njeriun.

Andaj,është krejtësisht e qartë se mendimet,idetë dhe besimet e njeriut kanë potencialisht efekt dukshëm më të madh po qe se veprojnë në pajtim me principin jetësor të natyrshëm i cili tenton ta mbrojë dhe ta ruajë qenien njerëzore në të gjitha lëmenjtë e jetës.Nga kjo rrjedh se është shumë më e lehtë dhe më e sigut të përtërihen rrethanat normale të çrregulluara se sa të shkaktohet çrregullimi i tyre.

Sëmundja nuk është normale.Ajo që të thotë lëvizje e njeriut në kahje të kundërt të jetës, duke pasuar mendime negative gjatë kësaj kohe.Ligji i jetës është ligj i zhvillimit,aty domosdo duhet pasur edhe jetë; kudo që ka jetë, domodo duhet pasur edhe harmoni;kudo që ka harmoni,domosdo duhet pasur edhe shëndet të përsosur.

Po qe se mendimet i keni të përputhura me principin krijues të ndërdijes,qenia juaj e tërë paraqet pasqyrën e principit të natyrëshëm të harmonisë.Po u ushqyet me mendime që nuk i përgjigjen principit të harmonisë,do të pikëlloheni dhe në fund do të sëmureni,si dhe po qe se nuk i largoni nga koka,ndoshta,edhe mund të vdisni.

Me rastin e shërimit është me rëndësi të shtoni sasinë e fuqive jetësore të ndërdijes që qrkullojnë nëpër sistemet e të sëmurëve.Kjo mund të arrihet duke larguar frikën, vështirësitë, brengat, xhëlozinë, urrejtjen dhe të gjitha mendimet tjera rrënuese që i shkaktërrojnë nervat dhe gjëndrat – indet trupore që e kontrollojnë mënjanimin e mbeturinave trupore.


Shërimi i tuberkulozit të kurrizit


Në revistën “Nautilus”,në numrin e marsit të vitit 1917,u botua artikulli për një djalosh të sëmurë nga tuberkulozi i kurrizit,i cili kishte përjetuar shërim të mrekullueshëm.Ky djalosh,i quajtur Fredrik Elijas Endrius, më vonë u zgjodhë drejtor i njërit nga institucionet më të rëndësishme në Kabzas Siti.Mjekët, duke ia caktuar diagnozën,e patën shpallur si të pashërueshme.

Mirëpo,ai i ishte kthyer lutjes dhe,nga një djalosh i shtrmbëruar e i sakatosur që ecte këmbadoras, u rrit një njeri i fortë,i drejtë dhe i mjaf arsimuar.Në lutje të vet i kishte përfshirë të gjitha vetitë që dëshironte t’i kishte dhe disa herë në ditë përsëriste pohimin pozitiv vijues: ”Unë jam i fortë,i aftë,me trup simetrik.E meritoj dashurinë.Jam i lumtur dhe i përkryer”

Me këtë lutje në gojë e përfundonte çdo ditë dhe fillonte çdo mëngjes.Pos kësaj,në mënyrë të ngjashme,ai lutej edhe për të tjerët,duke u kushtuar mendime në dashuri dhe në shëndet. Shndërrimi i tillë mendor dhe mënyra e lutjes së tij i kishte sjellë të mira të shumë - fishta. Besimi dhe durimi më të cilat jetonte ia hapën thesarin e përsoshmmërisë. Sapo e ndjente fillonte kundërsulmin me anë të pohimit pozitiv.Mënyra e përshkruar e të menduarit nuk mbetej pa përgjigjen e ndërdijes. Pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia e citatit të Biblës: “Shko lirisht! Feja jote të shpëtoi!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 10:52 pm

Burimi në fuqinë e ndërdijes sjell shërimin

Një i ri ( i përcillte ligjërata e mia për fuqinë e ndërdijes) papritmas ishte sëmurë. Shumë shpejt kishte filluar ta humbte të parët.Mjeku i kishte rekomanduar operacion të menjëhershëm.Në lidhje me këtë dajaloshi kishte thënë vetes: “Ndërdija ime m’i ka krijuar sytë,ajo edhe do t’mi shërojë”.

Çdo mbrëmje,para se të shkonte për të fjetur,veten e vinte në gjendje meditimi, gjendje kjo e ngjashme mer të fjeturit.Gjatë kësaj,tërë vëmendjen e përqëndronte te mjeku i syve.Në të vërtetë, e paramendonte mjekun duke qëndruar para tij,si dhe duke i thënë: “Ka ndodhur çudia!” Po këtë fjali ai e dëgjonte shumë herë për çdo mbrëmje,para se ta zinte gjumi i thellë. Ditë pas ditësh ai e ndjente zhdukjen e simptomave të sëmundjes.Pas tri javësh e kishte vizituar oftalmologun e vet,i cili,pas kontrollit detal,i mahitur kishte thënë: “Kjo,është një çudi e vërtetë!”

Ç’i ndodhi në të vërtetë? Djaloshi ka pasur ndikim të fortë në ndërdijen e vet, duke përdorur personalitetin e mjekut si instrument,gjegjësisht si mjet për bindje dhe për bartje të idesë së dëshiruar.Ndërdija nuk ka mundur t’i mposhtë përsëritjet e pandërprera,pas së cilave qëndronin besimi e shpresa.Pra,ndërdija syrit ia ka kthyer shëndetin,thjesht,ka vepruar sipas metodës së përkryer të syrit që posedonte.Ky është edhe një shembull se besimi në fuqinë e ndërdijes sjell shërimin.

FAKTET MË TË RËNDËSISHME NGA KY KAPITULL

- Ndërdija është shërues i trupit të njeriut.Ajo punon gjatë gjithë ditës.Mendimet negative e pengojnë realizimin e formave jetësore të ndërdijes.

- Urdhërojeni ndërdijen që të gjejë përgjigjen rreth problemit që ju shqetëson.Gjithnjë veproni kështu para se të flini dhe përfgjigjia nuk do t’ju mungojë.

- Kujdesuni për mendimet tuaja! Secili mendim të pranuar si të vërtetë truri e dërgon ne pleksusin solar,prej nga është larguar vetëm një hap nga materializimi i tij.

- Duhet ta keni ndërmend se secili njeri është në gjendje ta ndryshojë veten,po qe se ndërdijes së vet ia dhuron planin e ri të personalitetit të vet.

- Ndërdija është gjithnjë e kthyer kah jeta.Ju duhet të merreni me vetëdijn;ndërdijan ushqejeni me qëndrime të vërteta.Ndërdija gjithnjë reprodukon mënyrën tuaj të të menduarit të zakonshëm.

- Çdo 11 muaj ju keni trup të ri.E ndryshoni atë duke ndryshuar mendimet tuaja dhe duke qenë të durueshëm gjatë këtyre ndryshimeve.

- Të jesh i shëndoshë është gjë normale.Nuk është normale të jesh i sëmurë.Secili prej nesh e ka të lindur principinë e harmonisë.

- Mendimet e kapluar a me xhelozi,me fikë,me brenga,me vështirësi i shkakërrojnë nervat dhe gjëndrat,duke shkaktuar sëmundje shpirtërore dhe trupore të të gjitha llojeve.

- Çdo gjë që konstatoni me vetëdije dhe e ndjeni si të vërtetë do të materializohet në mendjen tuaj,në trupin tuaj dhe në aktivitetet e veprimtarisë suaj.Mendoni në mënyrë pozitive si dhe vetes hapjani dyert e lumturisë në jetë tuaj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 10:53 pm

SI TË ARRIHET REZULTATI I DËSHIRUAR

Shkaqt kryesore të mossuksesit të shërimit me ndihmën e lutjes janë mungesa e besimit dhe përpjekjet tepër të mëdha.Shumica prej nesh e pengojnë plotësimin e lutjes nga paaftësia për të kuptuar plotësisht mënyrën e veprimit të ndërdijes së vet.Në çastin kur ta kuptoni se si funksionon mendja juaj,veprimin e plotë e bëni dukshëm më të sigurt. Kurrë nuk duhet harruar faktin se ndërdija fillon ta kthejë idenë në vepër në çastin kur këtë ide e pranon dhe e përvetëson.

Për këtë qëllim ajo i përdor të gjitha fuqitë e veta të mëdha dhe i vë në lëvizje të gjitha principet shpirtërore të fshehura në thellësi të mendjes suaj.Rregulla e cekur vlen si për idetë pozitive,ashtu edhe për ato negative. Rrjedhimisht nga kjo,mendimet negative shkaktojnë pakënaqësi, mossuksese dhe tollovi,ndërsa mendimet konstruktive sjellin lirinë,qetësinë shpirtërore dhe sigurinë.

Pra,përgjigjja e saktë nuk do të mungojë po qe se idetë janë pozitive, konstruktive dhe përplot me dashuri. Kështu që,është e qartë se,me qëllim të pengimit të mossdiksesit, është e nevojshme veten të nxitet ndërdija për të pranuar idenë e caktuar si të vërtetë; ligji i mendjes njerëzore do të kujdeset për të tjerat.Kërkesën apo dëshirën tuaj thuajeni me besim dhe me vetëbesim – ndërdija do t’ju sjellë përgjigjen e kërkuar.

Po përdoret të ashtuquajturin detyrim mendor,me siguri se rezulltati do t’ju mungojë, sepse ndërdija nuk e duron detyrimin dhe nuk do t’i përgjigjet atij.Ajo reagon vetëm ndaj besimit dhe ndaj pranimit të vetëdijshëm.

Mos suksesi mund të jetë edhe si pasojë e pohimeve vijuese:“Gjërat po më vështirësohen; kurrë nuk do ta marr përgjigjen;s’ka rrugëdalje;shpresa më ka humbur përgjithmonë; nuk di ç’të bëj;jam plotësisht i hutuar etj”.Mos llogaritni në bashkëpunimin e ndërdijes,po qe se përdorni deklarime të tilla.Me ndihmën e tyre nuk do të ecni as përpara e as prapa ose,thënë më saktësisht nuk do të arrini askund.

Po qe se hyni në taksi dhe vozitësit brenda pesë minutash i jepni dhjetë adresa ai do të hutohet në mënyrë të pashpresë dhe,sipas të gjitha gjasave,do të refuzojë t’ju vozitë gjëkundi.Ngjashëm vlen edhe për ndërdijen. Domosdo duhet t’i formoni idetë e qarta në mendjen tuaj;patjetër duhet disponuar me definicionin e saktë të problemit.

Duhet pasur besim se zgjidhja pa dyshim ekziston;domosdo duhet ditur se çdo sëmundje ka shërim.Përgjigjen e saktë e di vetëm intelegjenca e paskajshme e ndërdijes.Kur në vetëdije formoni qëndrim të qartë dhe të caktuar pozitiv, ndërdija do të kuptojë se jeni të gatshëm dhe do ta fillojë aksionin e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 10:56 pm

Lehtësia e veprimit

Pronari i një shtëpie i bën vërejtje instaluesit të ujit se ia kishte marrë 200 dollarë më tepër për riparimin e bojlerit. Mjeshtri i përgjigjet:”T’i kam marrë 5 cent për vidhën e thyer,ndërsa 199 dollarë e 95 centi për faktin se di se ku qëndron problemi”

Ngjashëm me këtë,ndërdija është mjeshtër univerzal,i mençur e i gjithëdijshëm që i njeh të gjitha mënyrat e shërimit të çdo organi trupor ose të zgjidhjes së cilit do problemi,afarist a individual. Mendoni për shëndet – ndërdija do t’ju sigurojë atë.Çelsi, megjithatë,është në të çlodhurit tuaj.Veproni me lehtësi!Mos u brengosni për detajet dhe për mejet–mendoni për qëllimin e fundit!

Ndjeni se problemi ju është zgjidhur,është njëdoj se a ka të bëjë me shëndetin, me paratë a me punën tuaj. Përkujtonini ndjenjat që ju kaplonin,për shembull, gjatë shërimit të ndonjë sëmundjeje të rënd që keni pasur.Kini ndërmend se ajo që jeni duke ndjerë është gur - provues i të gjitha aksioneve të ndërdijes.Secilin mendim të ri,së pari subjektivisht duhet ndier si të përfunduar, gjegjësisht jo si të ardhme të pasigurtë, por si të sotme të sigurtë.

Shfrytëzojeni imagjinatën në vend të forcës së dëshirës!

Kur i drejtoheni ndërdijes suaj,është e domosdoshme të liroheni nga shprehia e të kërkuarit ndihmë nga forca e dëshirës. Është e nevojshme të paramendohet dhe,në imagjinatën tuaj, të paraqitej qëllimi final – gjendja e të liruarit nga problemi.Intelekti gjithnjë do të përpiqet të dalë në plan të parë për të ofruar zgjidhjen e vet. Mirëpo,është e domosdoshme që ai të përjashtohet për të mbetur vetëm me njëfarë besimi të thjeshtë, ashtu siç beson fëmija në çudira.Parafytyroni sikur jeni liruar nga sëmundja a nga problemi që ju shqetëson! Paramendojini ndjenjat që përcjellin gjendjen e të liruarit ndaj asaj që synoni! Mos shkoni pas rrugëve të tepërta! Mënyra e thjeshtë është më e mira!

Si krijon çudira imagjinata e disiplinuar?

Imagjinata e disiplinuar,gjegjësisht imagjinata në baza shkencore,është mjet me ndihmën e të cilit arrihen reagime më të plota të ndërdijes.Siç është thënë më herët,ndërdija është ndërtuesi i trupit dhe mbikëqyrësi i të gjitha funksioneve të tij themelor.Në Bibël shkruan:”Atë që në lutje kërkon dhe së cilës ia kushton besimin, do t’i të jepet”. Të besosh do të thotë të pranosh faktin e caktuar si të vërtetë, gjegjësisht të jetosh në gjendje të vetëdijes që llogaritet si e vërtetë. Po ju shkoi për dore ta mbani një gjendje të tillë të vetëdijes,do ta përjetoni gëzimin e lutjes së plotësuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 10:59 pm

Tre hapa deri në sukse

Metoda lutëse përdoret sipas kësaj mënyre të veprimit:

- Vështrimi i problemit
- Orientimi kah zgjedhja e problemit,të cilin e njeh vetëm ndërdija juaj;
- Çlodhja me bindje të thellë se zgjedhja do të ketë përfundim pozitiv.

Mos e dobësoni fuqinë e lutjes suaj me fjalët: “Sikur të mundja t’ia gjejë barin sëmundjes sime?Shpresoj se do të shërohem” .Bindeni veten se situatën e keni në duart tuaja. Harmonia është në duart tuaja.Lejoni fuqinë e paskajshme shëruese të ndërdijes që t’ju shfrytëzojë si mjet për lirimin e fuqisë së vet! Mendoni për shëndet të mirë! Binduni për këtë!

Pastaj,çlodhuni plotësisht! Hiqni dorë nga cetja! Duke u çlodhur ju e futni idenë në ndërdije dhe ia mundësoni energjisë kinetike të kësaj ideje të sjellë rezultate të dëshiruara, gjegjësisht realizi konkret të vetvetes.

Ligji i përpjekjes reciproke,si dhe pse efekti është i kundërt me dëshirën?


Psikologu i njohur francez,Kue,ligjin e përpjekjeve reciproke e difinoi kështu: “Nëse dëshira dhe imagjinata janë në kundërshtim reciprok,kjo e fundit patjetër korr fitore”. Po qe se,p.sh., prej jush kërkohet të ecni nepër dërrasën e shtruar në tokë,me siguri se detyrën do ta kryeni pa vështirësi. Por,nëse paramendojmë se dërrasa vendoset midis dy muresh,në një lartësi prej dhjetë metrash, a do ta bënit mandje edhe një hap në rast të tillë?

Dëshirës për të provuar do t’i kundërvihej imagjinata,gjegjësisht frika nga rrëzimi. Do të triumfonte ideja më e fortë – ndjenja e rrëzimit dhe e përjetimit të lëndimit.Pra dëshira, qefi,gatishmëria, përpjekja për të ecur nëpër dërras kthehen kundër vetvete,ndërsa ideja më e fortë (ndjenja e rrëzimit)pranon ngacmimin plotësuse – nxitje plotësuese.

Ngarkesa mendore gjithnjë kthehet kundër vetvetes,duke mos gabuar ndaj qëllimit të dëshiruar. Ndjenja e paaftësisë për t’i ndihmuar vetvetes në rrethanat e caktuara e vërshonë tërë mendjen sepse ndërdija gjithnjë është nën kontrollin e idesë më të fortë.Pra,ndërdija, nga dy parakushtet që i kundërvihen njëra – tjetrës,e përvetëson më të fortën.

Po qe se thuani: “Dishiroj të shërohem,por nuk jam iaftë ta bëj këtë; Jam duke u munduar ; e detyroj veten për t’u lutur ; jam duke përdorur tërë forcën e dëshirës që kam”, patjetër duhet qenë të vetëdijshëm për faktin se gabimi kryesor qëndron në mundin që harxhoni. Asnjëherë mos provoni që me forcën e dëshirës ta detyroni ndërdijen tuaj për të pranuar idenë e sugjeruar.Përpjekjet e tilla dënohen me disfatë,ndërsa efekti i tyre është e kundërta e asaj që dëshironi.

Ja një shembull krejtësisht të zakonshëm: Studentëve,gjatë kohës së provimeve, shpesh herë ungjan që për momenti t’u largohet e tërë dija.Nuk u kujtohet asgjë dhe,sa më tepër që përpiqen a orvaten, përgjigjet aq më tepër u largohen.

Mirëpo,në çastin kur dalin nga provimi,lirohen nga ngarkesa mednore,ndërsa të gjitha përgjigjet e kërkuara befas u kthehen në mendjen e tyre.Shkaku i mossuksesit qëndron pikërisht në këmbënguljen e tyre për t’u kujtuar.Ky është shembull i veprimit të ligjit të ngarakesës reciproke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Today at 11:26 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: