PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 12:45 am

Xhozef Marfi në librin e tij “Forca e Ndërdijës” thotë:Kam qenë i pranishëm gjatë çudirave të shumta që u kanë ndodhur njerëzve anekënd botës. Po qe se i rrekeni fuqisë magjike të ndërdijes suaj, çudirat do t'ju ndodhin edhe juve. Libri që jeni duke mbajtur në duar tregon se mendimet tuaja të zakonshme, të përditshme dhe paraqitjet tuaja mendore formojnë, krijojnë, si dhe përcaktojnë plotësisht fatin tuaj. Sepse, njeriu çfarë ta ketë ndërdijen, i tillë është edhe vetë.


A I DINI PËRGJIGJET?

Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër? Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush përplot besim? Pse dikush ka shtëpi të bukur dhe luksoze e dikush, në prag të skamjes, jeton në periferi të mjeruar? Pse dikush arrin suksese e dikush vazhdimisht has në mossukses? Pse dikush është orator i shkëlqyer dhe i dëshiruar e dikush tejet mesatarisht pritet nga njerëzit që u drejtohet? Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore, nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh? Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga e ashtuquajtura sëmundje e pashëruar, e dikujt jo? Pse gjithaq njerëz të mirë dhe besimtarë i dërmojnë vuajtjet e tmerrshme trupore dhe shpirtërore? Pse gjithaq njerëz amoralë, të leqitur nga Zoti, arrijnë suksese në qëllimet e veta dhe kënaqen me shëndet të përsosur? Pse ndonjë grua jeton në bashkëshortësi fatlume, ndërsa e motra vuan në pafatësia?
A thua gjenden përgjigjet e këtyre pyetjeve diku në thellësi të vetëdijes dhe të ndërdijes së secilit prej nesh? - Me siguri se po.

ARSYEJA E BOTIMIT TË LIBRIT

Me qëllim që t'u përgjigjem këtyre dhe shumë pyetjeve të ngjashme, vendosa ta shkruaj këtë libër. Jam udhëhequr nga dëshira që me një gjuhë tejet të thjeshtë t'i shpjegoj të vërtetat themelore të mendjes së njeriut. Jam i bindur se, duke përdorur gjuhën e përditshme, është krejtësisht e mundur të sqarohen ligjet themelore të jetës dhe të shpirtit njerëzor. Lexuesi do të bindet se fjalori, me të cilin është shkruar ky libër, i përgjigjet stilit të fletushkës së tij ditore, revistës së dëshiruar, bisedave të punës ose të atyre shtëpiake. Prandaj, porosis lexuesin që librin ta studiojë me vëmendje dhe t'i përdorë teknikat e cekura në të. Nëse vepron kështu, jam i bindur se do ta përvetësojë aftësinë për të krijuar çudira, të cilat do ta lirojnë nga hutia, nga mjerimi, nga mërzia dhe nga mossuksesi, si edhe do ta udhëzojë kah vendi që vërtet i takon. Po ashtu, do ta lirojë nga kokëçarjet e robërisë emocionale dhe fizike, si dhe do ta nxjerrë atë në rrugën e lirisë, të fatit dhe të qetësisë shpirtërore. Forca çudibërëse e ndërdijes është në gjendje ta shërojë dhe ta rikthejë forcën jetësore. Duke i mbizotëruar fuqitë e veta të brendshme, lexuesi do rrënojë muret e frikës dhe do të hyjë në jetë - "në lirinë madhështore të fëmijëve të Zotit", - siç ka thënë shën Pali.

LIRIMI I FUQIVE ÇUDIBËRËSE

Vetëshërimi gjithnjë ka paraqitur pasqyrën më bindëse të pranisë së fuqive të ndërdijes në vetë njeriun. Para 42 vjetësh me sukses u lirova nga tumori malinj (ekspertët e mjekësisë e quanin sark) pikërisht duke u shërbyer me fuqinë e ndërdijes e cila më krijoi dhe më mban në jetë. Në vazhdim të këtij libri paraqes teknikën me të cilën jam shërbyer. Jam i bindur se secilit që e pranon do t'i ndihmojë ta fitojë besimin në të ekzistuarit e fuqisë së paskajshme shëruese në thellësi të ndërdies njerëzore. Me ndihmë fare jovetiake të mjekut tim dhe të dashamirëve të mi, papritmas, e kuptova se inteligjenca krijuese, e cila edhe di t'i qërojë hesapet me sëmundjen time, i krijoi të gjitha organet e mia, ma formoi dhe ia dha impulsin fillestar zemrës sime. Fjala e urtë thotë: "Mjeku plagën e lidh, ndërsa Zoti e shëron".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 12:46 am

ÇUDIRAT NDODHIN PAS LUTJES EFIKASE

Lutja shkencore paraqet të drejtuarit në kahje të dëshiruar të veprimit të lidhjes ekzistuese të gjendjeve të vetëdijes dhe të ndërdijes së shpirtit. Libri, të cilin e mbani në duar, do t'ju tregojë se si, në mënyrë shkencore, ta frenoni fuqinë e paskajshme në brendi të vetvetes dhe si të bëheni ai vërtet që dëshironi të jeni. Secili prej nesh synon kah një jetë më e lumtur, më përmbajtjesore dhe më e pasur. Është koha e fundit që, për këtë qëllim, të fillojmë të shërbehemi me forcën çudibërëse - poseduese dhe të fusim harmoni në botën tonë përplot probleme profesionale, familjare dhe personale. Përpiquni që ta lexoni këtë libër disa herë. Kaptinat e shumta të tij do t'ju tregojnë se në ç'mënyrë fuqia çudibërëse vepron dhe si ta nxjerrni frymëzimin e fshehur dhe mençurinë në dritën e ditës.
Përvetësojini teknikat e thjeshta të nxitjes së ndërdijes për aksion! Ndiqeni rrugën e re shkencore kah thesari i paskajshëm! Lexoni këtë libër me kujdes, me sinqeritet dhe me dashuri! Bindeni veten se ai mund t'ju ndihmojë! Jam me se i bindur se do t'jua ndërrojë kahjen e vërtetë të jetës suaj.

LUFTA ËSHTË GJITHKUND RRETH NESH


A e dini se ç'do të thotë lutje efektive? Në kuadër të aktiviteteve tuajja ditore, kur jeni lutur për herë të fundit? Në rast rreziku, gjatë kohës se vështirësive dhe të sëmundjes ose në çastet kur ju kanoset vdekja, lutja paraqet rrugëdaljen e vetme. Mjafton ta hapni cilëndo fletushkë ditore anembanë botës, lutjet në çdo çast bëhen për shkak të fëmijës së sëmurë nga ndonjë sëmundje e pashërueshme, për paqe ndërmjet popujve ose për një grup minatorësh të mbuluar nga shembja në korridoret e ndonjë xeheroreje.

Minatorët e shpëtuar më vonë do të tregojnë se si janë lutur përderisa e pritnin shpëtimin. Piloti do të tregojë se si pandërprerë është lutur, përderisa përpiqej ta tokësojë aeroplanin e dëmtuar. Lutja, me sa dihet, gjithnjë është e pranishme si ndihmë në rast rreziku. Megjithatë, pse të pritet, në mënyrë që lutja të bëhet pjesë përbërëse e jetës? Titujt me shkronja të mëdha gazetareske shpeshherë flasin për lutjet e pranuara dhe paraqesin pasqyrën e efektivitetit të tyre. Ndërkaq, ç'të thuhet për miliona 1utje që bëhen për çdo ditë: pranë tryezës, në kishë dhe në cilindo vend tjetër ku njerëzit thjesht kanë për qëllim të bashkuarit me Zotin? Duke punuar me njerëz, një kohë të gjatë jam marrë me hulumtimin e aspekteve të ndryshme të lutjeve. Gjatë kësaj, jam nisur nga përvoja ime, por edhe nga përjetimet e të shumtëve me të cilët kam rënë në kontakt. Problemi më së shpeshti qëndron në të shpjeguarit nga të tjerët se si duhet lutur. Njerëzit kur gjenden në rrezik e humbin aftësinë e të menduarit dhe të. Vepruarit e kthjellet. Mu për këtë është e domosdoshme të gjendet një rregull e thjesht, udhëzim i qartë dhe efikas që mund të kuptohet lehtë dhe të vihet në përdorim.

CILËSIA KRYESORE E LIBRIT

Cilësia kryesore e këtij libri është përdorimi praktik i tij. Ai përmban teknika të thjeshta me vlerë dhe me formula që me lehtësi mund të përvetësohen dhe të përdoren në jetën e përditshme. Mbi një mijë meshkuj e femra të Los Anxhelosit, që u takonin të gjitha mësim - besimeve, ndoqën kursin e posaçëm, gjatë të cilit u vura në pah pjesët më të rëndësishme të këtij libri. Pjesëmarrësit vinin nga të gjitha anët, e në disa raste, madje edhe nga largësia prej qindra kilometrash. Ky libër do t' ju shpjegoj se pse shpesh ndodh që, në vend se të pranohen, lutjet tuaja japin rezultate të kundërta. Njerëzit shpeshherë më ndalin dhe më pyesin: "Pse nuk më është pranuar asnjëra nga gjithë ato lutje që i bëra?" Në faqet e këtij libri do ta gjeni përgjigjen. Duke ju ofruar mënyra të ndryshme të nxitjes së ndërdijes për aksion, ky libër paraqet vlerë të jashtëzakonshme dhe ndihmë në rast të çfarëdo vështirësie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 12:47 am

NË ÇKA BESONI?

Se a do të jetë e pranuar lutja nuk varet vetëm nga ajo se në çka besojmë, por ajo do të ketë përgjigje vetëm nëse ndërdija e njeriut tregon në të menduarit e tij. Ky ligj i besimit vepron në të gjitha religjionet e botës dhe është shkak i vërtetësisë së tyre psikologjike. Budisti, i krishteri, myslimani dhe çifuti nuk do të marrin përgjigje në lutjet e tyre për shkak të ndonjë vetie të posaçme të religjionit të vet, as për shkak të ritualit, të liturgjisë, të meshës, të kurbanit ose të magjisë, por vetëm duke iu falënderuar besimit, gjegjësisht pranimit mendor të tij, të cilit i është kushtuar lutja. Ligji i jetës është ligj i besimit, ndërsa besimi më shkurtimisht mund të përshkruhet si mendimi i mirë në mendjen e njeriut. Gjendja e shpirtit të njeriut, e trupit të tij dhe e rrethanave ku jeton, varet nga mënyra se si ai mendon, ndjen a beson. Teknika, gjegjësisht metodologjia e bazuar në të kuptuarit e asaj që e punoni dhe e shkaqeve për të cilat pikërisht këtë e punoni, do t'ju ndihmojë t'i zhvilloni themelet ndërdijesore të të jetuarit kualitativ. Lutja e pranuar, sipas esencës së vet, është realizim i dëshirave më të sinqerta të njeriut.

DËSHIRA ËSHTË LUTJE

Te secili prej nesh ekziston dëshira e theksuar për shëndet të mirë, për fat, për siguri, për qetësi shpirtërore, por të shumtëve nuk u shkon për dore që të arrijnë rezultate konkrete. Para ca kohësh më është drejtuar një profesor i një fakulteti: "Po të mundja ta ndryshoja formulën mendore dhe jetën time emocionale ta drejtoja drejt rrugëve të reja, me siguri se do të shërohesha nga i thati në stomak. Mirëpo, nuk posedoj dituri për ta bërë këtë, nuk e disponoj teknikën e përshtatshme. Shpirti po më bredh nga njëri problem në tjetrin dhe ndjehem i mundur, i penguar dhe i pafat". Profesori me siguri vetes i dëshironte shëndet të përsosur, mirëpo i nevojitej edhe dituria rreth mënyrës së veprimit të mendjes së njeriut, me ndihmën e se cilës edhe do ta realizonte dëshirën. Duke iu rrekur përdorimit të metodave shëruese të përshkruara në këtë libër, ai tërësisht u shërua dhe u bë person i kompletuar.

TË GJITHË NJERËZIT E BOTËS E KANË NJË MENDJE TË PËRBASHKËT (Emersoni)


Fuqitë çudibërëse të ndërdijes kanë ekzistuar qysh para se të lindim ne të gjithë, para çfarëdo feje, madje edhe para krijimit të botës. Të vërtetat dhe principet e përjetshme u kanë paraprirë të gjitha religjioneve. Duke u nisur pikërisht nga ky qëndrimi i tillë, do të përpiqem që, në kaptinat vijuese, t'ju udhëzoj kah përvetësimi i forcës së fshehtë misterioze, vezulluese të ndryshimit, e cila do t'ju shërojë të gjitha plagët mendore dhe fizike,do t' jua asgjësojë frikën,si dhe do t' jua ndërpresë varfërinë,mossuksesin, vuajtjen dhe të penguarit shpirtëror. Është e nevojshme që ta bëni vetëm bashkimin shpirtëror e emocional të vetvetes me dëshirat tuaja pozitive dhe fuqia krijuese e ndërdijes suaj, aty për aty, do të futet në aksion. Mos ngurroni, filloni që tash! Le të ndodhin edhe në jetën tuaj çudirat. Qëndroni këmbëngulës! Mos u tërhiqni! Përpiquni që, përgjithmonë, me të aguar të ditës, t' ju zhduken të gjitha hijet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 12:49 am

THESARI I FSHEHUR NË SECILIN PREJ NESH

Pasuria e paskajshme ndodhet në afërsi të plotë të secilit njeri që është i gatshëm ta hapë shpirtin e vet dhe ta rrëmbejë atë nga thesari kolosal i ndërdijes. Ju që e lexoni këtë libër, do të duhej të jeni të vetëdijshëm se pikërisht te vetë ju gjendet xeherorja e arit, e cila përmban çdo gjë që ju nevojitet për një jetë të lumtur, gazmore dhe të pasur.

Shumë prej nesh ende janë në gjumë të thellë, të pavetëdijshëm për ekzistimin e xeherores së arit, të inteligjencës së paskajshme dhe të dashurisë në vetvete. Mësyjani dhe do të nxjerrni gjithçka që ju nevojitet, çdo gjë që dëshironi! Një copë hekuri i magnetizuar ngritë peshë gati 12 herë më shumë se pesha e vet, po qe se e çmagnetizoni, e njëjta copë hekuri nuk mund ta ngrisë as edhe pendën më të lehtë.

Ngjashëm me këtë ekzistojnë; dy lloje njerëzish: njërit i takojnë njerëzit e magnetizuar - me shpresë dhe me besim, të vetëdijshëm se janë të lindur për suksese; tjetrit i takojnë njerëzit që i kanë humbur vetitë magnetike, të kapluar me frikë e me dyshim. Po qe se u jepet rasti i volitshëm, gjithnjë do të thonë: "... e çka nëse mbaroj? Mund t'i humbas të gjitha paratë, njerëzit do të më përqeshin". Ky tip i njeriut nuk do të ecën larg në jetë, sepse i kapluar nga frika dhe nga përparimi do të qëndrojë në vend. Nisuni përpara! Mbushuni me veti magnetike! Zbulojeni fshehtësinë shekullore!

Fshehtësia e madhe shekullore


Ç'është fshehtësia e madhe shekullore sipas mendimit tuaj? Energji atomike? Energji termonukleare? Bombë neutronike? Udhëtim ndërplanetar?Me siguri se s'është asnjëra prej këtyre. Atëherë si ta gjejmë përgjigjen? Në çka të kihet kujdes? Si të shërbehemi me të?
Përgjigjja është krejtësisht e thjeshtë. Fshehtësia vezulluese shekullore është fuqia çudibërëse e ndërdijes njerëzore. Ajo është e fshehur në thellësi të mendjes së secilit njeri në këtë planet.

Fuqia e mrekullueshme e ndërdijes


Në qoftë se mësoheni se si mund ta njihni dhe si ta lironi fuqinë e fshehtë të ndërdijes suaj, atëherë në jetën tuaj do ta futni forcën, pasurinë, shëndetin, lumturinë dhe kënaqësinë.

Nuk ka nevojë që ta fitoni, fuqia gjithnjë është në posedimin tuaj. Duhet vetëm përvetësuar mënyra e përdorimit të saj, të kuptohet ajo dhe të përdoret në mënyrë të duhur në të gjitha poret e jetës. Po qe se i ndiqni teknikat dhe proceset e thjeshta, të përshkruara në këtë libër, do t'i fitoni njohuritë dhe kuptimet e nevojshme. Do t'ju frymëzojë një ditë e re dhe te ju do të lindë një forcë e re, me ndihmën e së cilës do t'i realizoni dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Bëhuni të vendosur dhe të fortë! Bëjeni jetën tuaj më të rëndësishme, më të pasur dhe më bujare!

Në thellësi të ndërdijes suaj gjendet urtësia e paskajshme, fuqia e pakufizuar, burimi i çdo gjëje që u nevojitet. Ju duhet vetëm që t'i zbuloni ato, t'i zhvilloni dhe t'i qitni në dritë. Njihni mundësitë e shpirtit tuaj! Jepuni trajtën dhe ato do të dalin në botë.Po qe se shpirtin tuaj e hapni dhe e bëni të pranueshëm, inteligjenca e pakufishme e brendësisë së ndërdijes suaj në çdo kohë dhe në çdo vend, do t'ju zbulojë çdo gjë që dëshironi të dini . Do t'ju vijnë mendime të reja, ide të reja që do t'ju çojnë kah zbulimet e reja, do t'ju aftësojnë që të krijoni vepra të reja artistike dhe praktike. Pos kësaj, inteligjenca e paskajshme e ndërdijes do t'ju tregojë rrugën e cila ju çon kah të vërteta dhe njohuritë plotësisht të reja dhe, deri tash, të panjohura. Do t'ju zbulojë përsosmërinë e të shprehurit dhe do t'ju tregojë vendin e vërtetë në jetë.

Me ndihmën e mençurisë së ndërdijes do të jeni në gjendje ta tërhiqni shoqen (shokun) tuaj të jetës ose bashkëpunëtorin afarist; do të gjeni blerësin e vërtetë të shtëpisë ose të automobilit; do të tuboni mjete të mjaftueshme materiale dhe do të fitoni lirinë për t'u bërë, për shkuar a për të punuar sipas dëshirës suaj.E drejta juaja është që ta zbuloni botën e brendshme të mendimeve, të ndjenjave, të forcës, të dritës dhe të bukurisë. Edhe pse të padukshme, fuqitë e ndërdijes janë tejet të furishme.

Në ndërdije gjenden zgjidhjet e të gjitha problemeve, shkaqet e të gjitha ndodhive. Duke i liruar fuqitë e fshehura, do t'i përvetësoni fuqitë dhe mençuritë e nevojshme, të cilat do t'ju çojnë kah begatia, kah lumturia, kah siguria dhe kah kënaqësia.Kam parë se si fuqia e ndërdijes ua kthen forcën të gjymtëve, i aftëson ata për ta përtërirë shëndetin, kuptimin dhe kënaqësinë. Forca çudibërëse shëruese e ndërdijes është në gjendje që ta shërojë mendjen e trazuar dhe zemrën e plasur, t'i këpusë zinxhirët materialë dhe fizikë të të gjitha llojeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 12:50 am

Domosdoshmëria e ekzistimit të themeleve të praktikës

As që mund të paramendohet ndonjë përparim sadopak i rëndësishëm pa themele të praktikës. Gjithkush mund të mësojë ta udhëheqë ndërdijen e vet. Nga shkalla se sa u ka shkuar për dore t'i njihni principet e saj dhe t'i praktikoni ato, varen edhe të arriturit e rezultateve të dëshiruara.

Si kimist i dikurshëm, do t'ju vë në pah faktin e mirënjohur se bashkëdyzimi i hidrogjenit me oksigjen, në përmasën 2:1, na jep ujin. Po ashtu, me bashkimin e një atomi të oksigjenit dhe të një atomi të karbonit fitohet gazi helmues - monoksid i karbonit. Po ta shtojmë edhe një atom të oksigjenit, do të fitojmë gazin jo të dëmshëm — dioksidin e karbonit (numri i kombinimeve është i pakufizuar).

Duhet pasur ndërmend se ndërdija vepron në pajtim me ligjshmëritë që vlejnë në kimi, në fizikë a në matematikë. Të shqyrtojmë principin e përgjithshëm: "Uji synon të ketë pozitë horizontale". Në pyetje është principi i përgjithshëm, i cili vlen për ujë në çdo vend dhe në çdo çast.
Të shqyrtojmë edhe një princip: "Materia nga nxehtësia bymehet dhe kjo është e vërtetë e përgjithshme. Plotësisht i vërtetë është edhe fakti se çdo shenjë që e futni në ndërdije e gjen shprehjen e vet materiale si përvojë, si ndodhi a si veti.

Lutja që e bëni do të hasë në mirëpritje,sepse ndërdija paraqet principin që nënkupton mënyrën se si një send vepron.Principi i elektricitetit, p.sh., do të thotë se elektriciteti vepron nga potenciali më i lartë kah më i ulëti. Duke shfrytëzuar principin e elektricitetit, njeriu atë nuk e ndryshon, por në bashkëpunim me natyrën vjen deri te zbulimet dhe shpikjet e reja, me vlerë, të papërcaktuar për llojin njerëzor. Është e nevojshme të dini se ç'është besimi, pse dhe si vepron ai. Bibla në mënyrë shumë të qartë, të thjeshtë dhe të bukur thotë:
"Përnjëmend po ju them: nëse ndokush i thotë këtij mali: "Çohu dhe hidhu në det" — e nuk dyshon në zemrën e vet, por beson se do të ndodhë siç thotë, po ashtu do të ngjajë! (Marku, 11:23).

Ligjshmëria e shpirtit është ligjshmëri e besimit. Kjo do të thotë se duhet besuar në mënyrën e veprimit të shpirtit, se duhet besuar në vetë fenë. Besimi që lind në shpirt është mendim i lindur në atë shpirt — vetëm kjo dhe asgjë më tepër.Te gjitha përvojat, ndodhitë dhe vetitë janë reagime të ndëridej ndaj mendimeve të njeriut. Duhet pasur ndërmend faktin se rezultati nuk është vepër e asaj se në çfarë besohet, por e vetë besimit. Ndaluni më me të falur të besimit, të besimeve, të mendimeve jo të vërteta, të besimeve të kota dhe të frikave që e mundojnë llojin njerëzor. Filloni të besoni në të vërtetat e amshueshme jetësore që nuk ndryshojnë. Mu atëherë do të shkoni drejt lartësisë — drejt Zotit.

Secili që e lexon këtë libër dhe që i përdor principet e cekura të ndërdijes, do të jetë në gjendje që të lutet në mënyrë shkencore dhe efikase si për vetveten, ashtu edhe për të tjerët. Lutja do t'i jetë pranuar në pajtim me ligjin universal të aksionit dhe të reaksionit. Të menduarit është aksion prej të cilit çdo gjë fillon.Reaksioni paraqet përgjigjen nga ndërdija, të lidhur ngushtë me të menduarit. Në mendjen tuaj krijoni mendime për harmoni, për shëndet, për paqe dhe për disponim, atëherë çudirat do të fillojnë të ndodhin në jetën tuaj.

Natyra e dyfishtë e mendjes

Secili prej nesh posedon një mendje, një shpirt e i cili, ndërkaq, posedon dy veti të ndryshme. Kufiri që i ndan ato, të gjitha qenieve mendore të së sotmes mirë u është e njohur. Secila nga vetitë e cekura dallohet nga fuqitë dhe nga shenjat e posaçme të vetëprira. Dy funksione të mendjes njerëzore, në të shumtën e rasteve, i shënojmë si mendje objektive dhe subjektive, si vetëdije dhe ndërdije, si mendje e zgjuar dhe e fjetur, si mendje sipërfaqësore dhe si mendje me dëshirë dhe e detyruar, si princip mashkullor dhe femëror etj. Në këtë libër, në shumicën e rasteve, shënohet dyfishtësia e mendjes njerëzore me nocionet VETËDIJA dhe NDËRDIJA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 12:52 am

Vetëdija dhe ndërdija

Me qëllim të të kuptuarit të funksioneve të mendjes suaj, paramendojeni atë si një kopsht! Ju jeni kopshtari që tërë ditën diçka mendon, mbjell. Atë që keni mbjellë në ndërdije, do ta korrni në trupin tuaj në marrëdhënie me botën e jashtme.Është koha e fundit që të filloni mbjelljen e mendimeve për paqe, për fat, për mirësi dhe për përparim. Mendoni në qetësi. Koncentrohuni në vlerat e vërteta! Përvetësojini ato si pjesë të vetëdijes! Po mbollët pandërprerë mendime të mrekullueshme në kopshtin e mendjes suaj, do të përjetoni korrje më të begatshme nga të gjitha korrjet.

Ndërdija mund të krahasohet me tokën ku rriten të gjitha llojet e bimëve, si të mirat, ashtu edhe ato të dëmshmet. Dikush korr fruta e dikush baroja. Secili mendim është shkak, ndërkaq të tjerat janë vetëm pasoja. Mu për këtë patjetër duhet t'u kushtoni rëndësi mendimeve tuaja dhe të kujdeseni që ato të sjellin vetëm pasoja të dëshiruara.

Po qe se keni mendime të shëndosha, po qe se e kuptoni të vërtetën, po qe se mendimet tuaj në ndërdije janë konstruktive, të harmonishme dhe të drejtuara kah paqja, fuqia çudibërëse e ndërdijes do t'ju përgjigjet dhe do t'ju sigurojë jetë të këndshme dhe të harmonishme. Në momentin kur do ta keni përvetësuar të kontrolluarit e proceseve të të menduarit tuaj, do të jeni në gjendje që forcën e ndërdijes ta përdorni ndaj çfarëdo problemi dhe vështirësie. Me fjalë të tjera, do ta filloni një bashkëpunim të vetëdijshëm me forcën e pakufizuar dhe me ligjin e plotfuqishëm që mbretëron në mbarë botën.

Po u rrotulluat rreth vetes, do të vëreni se shumica dërmuese e njerëzimit është e kthyer kah bota e jashtme. Vetëm të arsimuarit interesohen më tepër për botën e brendshme. Kini ndërmend faktin se bota e jashtme është prodhim i botës së brendshme - i botës së mendimeve, të ndjenjave dhe parafytyrimeve. Pra kjo botë e brendshme është fuqi e vetme krijuese e gjithësisë: çdo gjë që ndodh në botën e jashtme është e krijuar me veprim të vetëdijshëm a të pavetëdijshëm të mendjes suaj.

Njohja e procesit të depërtimit të vetëdijes dhe të ndërdijes do t'ju bëjë të mundur ta ndryshoni jetën tuaj. Për t'i ndryshuar pasojat, është e nevojshme të ndryshohen shkaqet. Shumica përpiqen t'i ndryshojnë pasojat, duke u marrë veçanërisht me to. Vetëm me largimin e shkakut është e mundur që të tejkalohet mospajtimi, vetmia, mjerimi, të kufizuarit e çfarëdo lloji. Shkaku, siç është thënë më parë, është mënyra se si e përdorni vetëdijen tuaj, gjegjësisht mënyra se si mendoni dhe përfytyroni.

Le t'ju bie ndërmend se jeni duke jetuar në oqeanin e paarritshëm të pasurisë së pakufishme. Ndërdija juaj është shumë e ndjeshme ndaj mendimeve. Mendimet, nga ana e tyre, krijojnë modelin e matricën nëpër të cilën rrjedh inteligjenca e paskajshme, mençuria, forca jetësore dhe energjia e ndërdijes suaj. Po guxuat t'i përrdorni ligjshmëritë e mendjes, ashtu siç u cek në kaptinat vijuese, në vend të skamjes do të keni pasuri, në vend të besimeve të kota dhe të mosdijes - mençuri, në vend të dhembjes - qetësi, në vend të mërzisë - gëzim, në vend të errësirës - dritë, në vend të mospajtimit- harmoni, në vend të frikës - besim, në vend të mossuksesit - sukses dhe do të liroheni nga të përqafuarit e fortë të mesatares. Vallë, nga aspekti mendor, emotiv dhe material, a mund të ketë diç më të mrekullueshme dhe më të bukur në botë?

Shumica e shkencëtarëve, e artistëve, e poetëve, e këngëtarëve, e shkrimtarëve dhe e shpikësve të mëdhenj, posedojnë njohuri dhe kuptueshmëri të thellë të mënyrës së veprimit të vetëdijes dhe ti ndërdijes.Ja një shembull: tenorin e madh të operës italiane, Enriko Karuzon, e pati kapluar trema e rrëmbyeshme. Nga frika irracionale plotësisht iu paralizua qafa. Nëpër fytyrë i rridhte djersa. E pati kapluar turpi, sepse, pas disa minutash, duhej të dilte në skenë. Mirëpo frika nuk lëshonte pe, e me të as muskujt e qafës. Ai thoshte: "Do të më përqeshin. Nuk jam në gjendje të këndoj". Pastaj, në prezencë të një numri të madh të të tubuarve, prapa skenës, bërtiti: "Uni i Vogël do ta ngulfasë Unin e Madh". Pastaj, Unit të Vogël iu drejtua me këto fjalë: "Dil prej nesh! Uni i Madh do të këndojë". Me Unin e Madh ai nënkupton fuqinë e paskajshme dhe mençurinë e ndërdijes së vet. Vazhdoi të bërtiste: "Dil, dil! Uni i Madh do të këndojë!

Ndërdija iu përgjigj duke ia liruar fuqitë jetësore në brendi të trupit të tij. Mu ashtu siç ishte paraparë, Karuzoja pati dalë në skenë, e pati kënduar melodinë e vet madhështore dhe pati ngritur publikun në këmbë.Karuzoja, siç duket, e ka kuptuar se ekzistojnë dy nivele të mendjes së njeriut: niveli i vetëdijes ose racional dhe ai i ndërdijes ose irracional. Ndërdija njerëzore është mjaft e ndjeshme dhe reagon madje edhe ndaj natyrës së mendimeve.

Nëse vetëdijen (Unin e Vogël) ua kaplon frika, halli ose ngarkesa psikike do të vijë deri te shpërthimi i ndjenjave negative që burojnë nga ndërdija (Uni i Madh), e cila, nga ana e vet, e përshkon vetëdijen me ndjenja paniku, me parandjenja të errëta dhe të dëshpërimit. Nëse ju ngjan kjo, përpiquni që, sikurse Karuzoja, t'i urdhëroni ndjenjat tuaja irracionale, të lindura në thellësi të ndërdijes dhe atë në mënyrë vijuese: "Ngadalë, qetësohu, këtu unë urdhëroj! Je i detyruar të më dëgjosh! E ke të ndaluar të futesh, aty ku nuk e ke vendin!"

Është tepër interesante, gati mahnitëse të vështrohet se si urdhri i prerë, i drejtuar ndaj lëvizjeve irracionale në brendi të qenies thellësore të njeriut, shkakton qetësi, heshtje dhe harmoni shpirtërore. Ndërdija i është nënshtruar vetëdijes dhe pikërisht për këtë ajo quhet ndërdije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 12:53 am


Dallimet kyçe dhe mënyra e veprimit

Shembulli vijues do t'ju ndihmojë që t'i hetoni dallimet kryesore. Vetëdija ka rolin e kapitenit që gjendet në vendkomandimin e anijes. Ai drejton anijen dhe u jep urdhra njerëzve në repartin e makinave, të cilët, nga ana e vet, bëjnë mbikëqyrjen e kazanëve, të instrumenteve e të instalimeve të tjera. Njerëzit që gjenden në repartin e makinave nuk e kanë të ditur drejtimit e lundrimit të anijes. Ata, thjesht veprojnë sipas urdhrave të marra. Po qe se në rast të leximit të gabuar të të dhënave nga kompasi, sekstanta ose harta gjeografike, njeriu nga vendkomanda jep urdhra të gabuara, makinistët verbërisht do të shkojnë drejt shkëmbinjve nënujor. Pra, ata i nënshtrohen atij, sepse ai është epror i tyre. Urdhrat kryhen pa kundërshtim, anëtarët e ekuipazhit nuk diskutojnë me kapitenin rreth rregullsisë së urdhrit.

Kapiteni është i zoti i anijes dhe fjala e tij është ligj. Ngjashëm me këtë, vetëdija juaj është kapiten dhe i zoti i punëve që kryeni. Ndërdija i pranon urdhrat që ia jepni në bazë të asaj në çka besoni dhe çka pranon si të vërtetë vetëdija juaj.Po qe se vazhdimisht para njerëzve përsëritni: "Kjo është shumë e shtrenjtë për mua", ndërdija do t'ju kuptojë me seriozitet, do t'ju marrë fjalën dhe do të kujdeset që vërtet të mos jeni në gjendje për ta blerë sendin e dëshiruar. Përderisa me këmbëngulje pohoni se: "Ky automobil, udhëtimi për në Evropë, shtëpia, gëzofi i lëkurës nuk janë për mua", mund të jeni të bindur se ndërdija juaj do ta dëgjojë urdhrin dhe do të beje çmos që tërë jeta t'ju kalojë pa të mirat e lart cekura.

Vitin e kaluar, në prag të kërshëndellave, një studente dashamirëse ishte ndalur pranë vitrinës ku ishte ekspozuar një çantë udhëtimi shumë e bukur, por mjaft e shtrenjtë. Ajo, sapo ishte nisur për në vendlindje, ku duhej ta kalonte festën. Në momentin kur qe përgatitur të thoshte: "Kjo çantë është tepër e shtrenjtë për mua", iu kujtua fjalia që e kishte dëgjuar gjatë ligjëratës sime: "Asnjëherë mos vendosni prerë me fjali mohuese. Në vend të tij, jepini domethënie të kundërt dhe çudirat pastaj do të fillojnë t'ju ndodhin". Prandaj, vajza tha: "Kjo çantë është imja, mendimisht e pronësoj, kurse ndërdija ime do të përkujdeset që ajo njëmend të bëhet imja".

Po atë mbrëmje, rreth orës tetë, i fejuari ia dhuroi një çantë identike me atë që kishte vështruar dhe me të cilën mendimisht qe identifikuar në orën dhjetë të mëngjesit. Vajza vetëm se në mendje shpresonte duke ia lënë ndërdijes që ajo me aftësinë e mjaftueshme ta zgjidhë këtë problem.Më vonë më ishte rrëfyer: "Nuk kisha para për ta blerë çantën, mirëpo tash plotësisht e kam të qartë se ku gjenden paratë dhe çdo gjë tjetër që më nevojitet — në thesarin e amshueshëm, të vendosur në brendi të vetes sime".

Ja edhe një shembull i thjeshtë.


Nëse thuani "nuk më pëlqejnë kërpudhat", por me ndonjë rast, megjithatë, ju ofrojnë ato me sallatë ose si paragjellë, doemos do të keni probleme me organet e tretjes, sepse ndërdija do t'ju thotë: "Patroni (vetëdija) nuk i do kërpudhat". Në këtë shembull ngapak qesharak, lehtë mund të hetohen dallimet kyçe dhe mënyrat e veprimit të vetëdijes dhe të ndërdijes së qenies njerëzore.

Dikush do të thoshte: "Po e piva një kafe para mbrëmjes, nuk do të fle tërë natën". Gjithnjë kur pi kafe, ndërdija cingëron në shenjë alarmi dhe thotë: "Patroni të urdhëron që sonte të mos flesh tërë natën".Ndërdija juaj punon 24 orë, duke u përpjekur që këtë ta beje në dobi tuajën, gjegjësisht duke ju ofruar frytet tuaja të të menduarit të zakonshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 12:54 am

Mënyra e reagimit të ndërdijes

Para ca muajsh më erdhi një letër me këtë përmbajtje: "jam një e ve 74 - vjeçare. Fëmijët më janë të rritur. Një kohë të gjatë kam jetuar vetëm me ndihmën e një pensioni tejet të vogël. Në ligjëratat e tuaja, mbi vetitë e ndërdijes, kam dëgjuar se me përsëritje, me besim dhe me shpresë çdo ide mund të futet në ndërdije, andaj fillova të përsëris në vete: "Dikush më do. Jam në martesë të lumtur me një njeri plot dashamirësi, me një njeri të mirë që u është kthyer gjërave shpirtërore. Jam e përkujdesur". Pas dy javësh, mu pranë shitores më të afërt, u njoha me një farmacist të pensionuar. E vërteta se ishte shumë i sjellshëm, i kuptueshëm e besimtar i mirë. Ai, në mënyrë të përkryer i plotësonte kushtet e realizimit të lutjes sime. Me të kaluar java, më afroi martesë. Tash gjendemi në udhëtimin martesor nëpër Evropë. Jam e bindur se para altarit na pruri inteligjenca e vendosur diku thellë në ndërdijen time".

Kjo grua zbuloi se thesari gjendet në vetë brendinë e saj. Zemra ia ndjeu sinqeritetin e lutjeve dhe ia hapi portat ndërdijes, ku, sikurse në mediumin e vërtetë të krijimtarisë, ato iu realizuan. Në çastin kur ajo subjektivisht u përcaktua për ato që i nevojiteshin, ndërdija e saj, në bazë të ligjit mbi tërheqësin, e gjeti zgjidhjen e vërtetë.

"Së fundi, o vëllezër, mundohuni të keni në zemër gjithë çka është e vërtetë, gjithë çka është e ndershme, gjithë çka është e drejtë, gjithë çka është pastër, gjithë çka është e shenjtë, gjithë çka është e denjë për dashuri, gjithë çka është e denjë për lavdi, gjithë çka është virtyt" (Fil. 4:Cool.

PASQYRA E SHKURTËR E MENDIMEVE QË DUHET MBAJTUR MEND

Thesari gjendet i fshehur në thellësi tuajën. Përgjigjet e dëshirave të zemrës suaj gjurmojini në brendi të vetvetes!
Fshehtësia e madhe, zgjidhjen e së cilës e posedonin njerëzit e shquar të të gjitha epokave, ndodhet në aftësinë e tyre të të zbuluarit dhe të lirimit të fuqisë së ndërdijes së vet. Edhe ju jeni në gjendje ta bëni po këtë.
Ndërdija i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve. Po qe se, mu para se të bini në gjumë, ndërdijes suaj i thuani: "Dëshiroj të zgjohem në ora gjashtë", ajo do t'ju zgjojë pikërisht në atë kohë.
Ndërdija është ndërtues i trupit tuaj dhe është në gjendje që t'ju shërojë. Çdo natë thellohuni në gjumë duke menduar për shëndet të përsosur dhe ndërdija juaj si shërbëtor besnik do ta kryejë urdhrin tuaj.
Çdo mendim është shkak, ndërsa çdo veti pasojë e saj.
Po deshët të shkruani ndonjë libër a ndonjë pjesë teatrale, të mbani ndonjë ligjëratë të suksesshme, dëshirën tuaj me kujdes dhe me dashuri shprehjani ndërdijes suaj. Ajo, jini të bindur, do t'jua plotësoj atë.
Njeriu është sikurse kapiteni qe drejton anijen. Vetëm urdhrat me vend e çojnë anijen në liman. Prandaj, edhe ju pa tjetër t'i jepni urdhra ndërdijes suaj, e cila drejton përvojat tuaja ( të keni mendime dhe përfytyrim të rregullt ).
Asnjëherë mos i përdorni shprehjet: Kjo është shumë e shtrenjtë. Ose: Nuk jam në gjendje ta bëj këtë". Ndërdija gjithnjë do t'ju kuptojë me seriozitet dhe do të përpiqet të mos i fitoni paratë, gjegjësisht që të mos aftësoheni për atë se çka synoni. Në vend të kësaj thuajini vetes: "Me ndihmën e ndërdijes sime jam në gjendje të bëj çdo gjë".
Ligji i jetës është ligj i besimit. Besimi është mendim i lindur në mendje. Mos besoni në gjëra që ju shkaktojnë dëm e dhembje. Besoni se ndërdija është në gjendje t'ju frymëzojë, t'ju japë forcë, si dhe t'ju çojë kah një ardhmëri më e mirë. Suksesi jetësor është plotësisht proporcional me besimin në sukses.
Po qe se i ndryshoni mendimet tuaja, do ta ndryshoni fatin tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 12:59 am

SI PUNON MENDJA E NJERIUT

Secili prej nesh ka mendje dhe do të duhej të di se si ta shfrytëzojë atë. Janë dy nivele të mendjes së njeriut: i vetëdijes ose racional, si dhe i ndërdijes ose irracional. Njeriu mendon me pjesën e vetëdijshme të mendjes së vet. E tëra që e mendon shkon në ndërdije, pastaj, si forcë krijuese, nga thellësitë e veta, udhëheq veprimet e njeriut. Pra, ndërdija është selia e të gjitha ndjenjave, por edhe pjesë krijuese e personit. Po qe se mendoni për diçka të mirë, e mira do t'ju ngjajë; po qe se keni mendime të këqija, do t`ju pasojnë ngjarjet e këqija. Mendja e njeriut pikërisht në këtë mënyrë punon.

Si pikënisje duhet pasur ndërmend me sa vijon: Kur ndërdija pranon ndonjë mendim, në të njëjtin çast ajo fillon ta realizojë atë. Ky ligj i ndërdijes vlen si për mendime pozitive, ashtu edhe për ato negative. Po qe se atë e drejtojnë idetë i këqija, ndërdija sjell mossuksese, paaftësi, shtrëngim. Po qe se të menduarit tuaj është harmonik dhe konstruktiv, do të kënaqeni me shëndet të përsosur, me begati dhe me suksese.

Qetësia shpirtërore dhe trupi i shëndoshë janë rezultat i domosdoshëm i të menduarit pozitiv. Çdo gjë që mendimisht dhe emotivisht e paraqitni si të vërtetë, ndërdija juaj do ta pranojë dhe do ta inkuadrojë atë në përvojën tuaj. Pra, është e nevojshme që vetëm ta lajmëroni ndërdijen tuaj për të pranuan mendimin tuaj pozitiv dhe, sipas ligjit të ndërdijes, do të përjetoni qetësi, do të arrini në pozitë të dëshiruar shoqërore e të ngjashme. Juve ju mbetet vetëm që të urdhëroni, ndërkaq ndërdija besnikërisht do ta reprodukojë atë mendim që e përmban ai urdhër. Shkurt, ndërdija reagon ose përgjigjet në pajtim me natyrën e mendimeve të cilat roiten në vetëdije.

Psikologët dhe psikiatrit me ngulm pohojnë se çdo kalim mendimesh në ndërdije i përgjigjet procesi kimik i caktuar në qelizën e trurit. Me të pranuar idenë, ndërdija në të njëjtin çast fillon ta zbatojë atë në praktikë. Gjatë kësaj ajo shërbehet me tërë njohurinë jetësore të grumbulluar deri në atë moment, duke u mbështetur në forcën e paskajshme, si edhe në energjinë e në mençurinë që e ka secili prej nesh. Qëllimit të vet ajo ia nënshtron të gjitha ligjet natyrore. Ndonjëherë deri te zgjidhja arrihet aty për aty, por ka raste kur duhet pritur me ditë, me javë ose edhe më gjatë. Rrugët e saj janë të paarritshme.

Dallimi ndërmjet vetëdijes dhe ndërdijes

Duhet ditur se nuk janë në pyetje dy mendje të ndryshme, por dy fusha të aktivitetit në brendi të një mendjeje. Vetëdija është pjesë e mendjes që mendon. Asaj i takon aktiviteti i të përcaktuarit, i të zgjedhurit, p.sh.: i zgjedhni librat që do t'i lexoni, vendin ku do të banoni, personin me të cilin do të jetoni. Me një fjalë, vetëdija i bie vendimet.

Nga ana tjetër, zemra juaj punon në mënyrë automatike, pa ndërhyrjen e vetëdijes, që, gjithashtu, vlen edhe për procesin e tretjes, të qarkullimit të gjakut dhe të frymëmarrjes. Proceset e caktuara janë të pavarura nga vetëdija.

Siç është thënë,ndërdija pranon çdo gjë që i ofrohet,gjegjësisht atë se në çka beson vetëdija. Ndërdija nuk mendon. Nuk dyshon e as nuk hyn në diskutime. I ngjan shumë arës që pranon çdo lloj fare, qoftë ajo e mirë a e keqe. Vetëm mendimet janë vepruese dhe, në pajtim me shembullin e cekur, mund të identifikohen me farën. Mendimet negative shkatërruese e kanë të njëjtin efekt edhe në ndërdije dhe, pas një kohe të duhur, gjithnjë lajmërohen si përjetim përkatës.

Mbani mend se ndërdija nuk merret me të menduarit për atë se a janë mendimet tuaja të mira a të liga, të vërteta a të pavërteta, por ajo reagon sipas natyrës së mendimeve që i ofrohen.Po qe se,p,sh.,ndonjë fakt e pranoni me vetëdije, edhe pse ai është i pavërtetë, ndërdija juaj do ta pranojë si të vërtetë dhe do të përpiqet që t'ju sjellë rezultate gjegjëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:01 am

Eksperimentet psikologjike

Eksperimentet e panumërta (psikologët dhe ekspertët tjerë i kanë kryer me persona të hipnotizuar) dëftojnë se ndërdija nuk, është e aftë për çfarëdo zgjidhje a krahasim të domosdoshëm të procesit të të përfunduarit. Me fjalë të tjera, ndërdija pranon dhe adapton çdo mendim që i përcillet, sado që ai të jetë i pavërtetë. Duke pranuar atë, ajo menjëherë i aktivizon mekanizmat e vet dhe reagon në përputhje me natyrën e vet.

Ja një shembull që na tregon se në ç'masë ndërdija i nënshtrohet sugjestionit: Po qe se hipnotizuesi urdhëron personin e hipnotizuar ta pranojë identitetin e Napolionit ose të shndërrohet në qen, ai, pa luhatje, do të mishërohet me rolin e caktuar, do ta ndërrojë plotësisht personalitetin e vet. Ngjashëm, me këtë, po qe se hipnotizuesi ia imponon pacientit të menduarit se, p.sh., i kruhet shpina, se i rrjedh gjaku nga hundët, se ka të ftohtë ose se është shndërruar në bust mermeri, ai do ta dëgjojë atë duke i lënë pas dore të gjitha elementet e së vërtetës që nuk i përgjigjen kësaj ideje.

Të gjithë këta shembuj të thjeshtë tregojnë dallimin ndërmjet pjesës së vetëdijshme të mendjes dhe ndërdijes që është abstrakte, joselektive dhe e cila pranon çdo mendim që vetëdija e beson si të vërtetë. Nga kjo rrjedh rëndësia e të përcaktuarit të secilit prej nesh që me rastin e zgjedhjes së mendimeve të veta,u përmbahet atyre që i kontribuojnë fatit, shëndetit dhe kënaqësisë.

Mendja objektive dhe subjektive

Vetëdija ndonjëherë quhet mendje objektive, sepse merret me pamjen e jashtme. Mendja objektive ka për detyrë njohjen e botës objektive. Për këtë qëllim asaj i shërbejnë pesë ndjenja fizike. Ajo është udhërrëfyese dhe drejtuese e të gjitha kontakteve të njeriut me rrethin. Të gjitha njohuritë që i posedoni i keni fituar me ndihmën e të pesë ndjenjave. Mendja objektive mëson me anë të vështrimit, të përvojës dhe të arsimimit. Siç është thënë më parë, funksioni më i rëndësishëm i mendjes objektive është të përfunduarit.

Paramendoni se jeni turist në Los Anxhelos. Në bazë të vështrimit të parqeve, të kopshteve, të ndërtesave madhështore dhe të shtëpive e banesave luksoze do të vini në përfundim se keni të bëni me një qytet shumë të bukur. Kjo është mënyra se si vepron mendja juaj objektive.

Ndërdija shpeshherë quhet mendje subjektive. Detyra e mendjes subjektive është që ta njohë rrethin e vet, por duke mos i shfrytëzuar të pesë ndjenjat ekzistuese. Me fjalë të tjera, mendja subjektive sheh me ndihmën e intuitës dhe paraqet selinë e të gjitha ndjenjave dhe depon e kujtimeve. Mendja subjektive vjen në shprehje kur ndjenjat objektive janë pasive. Shkurt, fjala është për pjesën e mendjes së njeriut, e cila shpërthen në plan të parë, në momentin kur mendja objektive kotet ose kur pushon.

Pra, mendja subjektive sheh dhe dëgjon, por gjatë kësaj kohe nuk i shfrytëzon as organet e të parit dhe as ato të të dëgjuarit. Ajo posedon aftësi të të parafytyruarit. Mendja subjektive është në gjendje të dalë nga trupi, të udhëtojë në viset e largëta dhe që prej të kthehet me njohuri habitësisht të sakta dhe të vërteta. Me ndihmën e mendjes subjektive, secili prej nesh është në gjendje t'i lexojë mendimet e të afërmve të vet a përmbajtjen e letrave të mbyllura. Gjatë gjithë kësaj, mendja subjektive nuk shërbehet me mjetet e zakonshme objektive të komunikimit. Secili që dëshiron ta përvetësojë aftësinë e lutjes së vërtetë doemos duhet ta kuptojë natyrën dhe raportin ndërmjet mendjes objektive dhe asaj subjektive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:02 am

Ndërdija nuk është e aftë për të vendosur

Ndërdija nuk është e aftë që të dyshojë në diçka, përkatësisht nuk është në gjendje të kundërvihet. Prandaj, secilin, madje edhe sugjestionin e gabuar ajo e pranon si të vërtetë, si përvojë, si veti a si ngjarje. Çdo gjë që i ndodh njeriut mbin në mendime, të cilat në formë të besimit futen në ndërdije.

Po qe se në ndërdijen tuaj edhe më herët ka pasur keqkuptime, metoda e vetme për largimin e tyre është përsëritja e pandërprerë e mendimeve konstruktive dhe të drejta, në mënyrë që, më në fund, ndërdija juaj t'i përvetësojë dhe t'i shndërrojë ato në shprehi të reja dhe të shëndosha jetësore, sepse ajo është selia e shprehive të njeriut.

Vetëdija në mënyrën e vet të të menduarit shkakton mihje të thella në ndërdije, gjë që është tejet e volitshme, po qe se mendimet janë të harmonishme, konstruktive dhe paqedashëse. Mirëpo, nëse njeriun e kaplon frika, hallet ose e kaplojnë mendimet shkatërruese të ndonjë forme tjetër, shërimin mund ta gjejë nëse e kupton dhe e njeh fuqinë kolosale të ndërdijes. Sepse, me fuqinë e të dëshiruarit fillon të mendojë për fatin, për lirinë dhe për shëndetin. Pra, po qe se sinqerisht dhe pa luhatje synoni kah liria dhe kah fati, ndërdija juaj, si fuqi krijuese, do të përkujdeset që këto me kënaqësi edhe t'i përjetoni.


Fuqia kolosale e sugjestionit

Besoj se lexuesi tash e ka më të qartë se vetëdija paraqet "rojën e portës" dhe se roli i saj kryesor është që ta ruajë ndërdijen nga përshtypjet e rrejshme. Kështu që, një nga ligjet themelore të mendjes së njeriut është ndikimi i madh i sugjestionit në ndërdije. Siç është thënë më parë, ndërdija nuk merret me të krahasuarit e as, me të menduarit e pavarur, që si funksion i takon vetëdijes. Ndërdija, thjesht, reagon ndaj mendimeve, gjegjësisht ndaj përshtypjeve që ia përcjell vetëdija; në asnjë moment ajo nuk është në gjendje të bëjë çfarëdo përcaktimi.

Ja një shembull klasik të fuqisë kolosale të sugjestionit: Merreni me mend sikur t'i afroheshit ndonjë udhëtari të zbehur në anije e t'i thonit: "Dukeni shumë keq. Sa i zbehtë që jeni?! Sigurisht vuani nga sëmundja e detit. Më lejoni t'ju përcjell deri në kabinën tuaj". Udhëtari me siguri edhe më shumë do të zbehet. Sugjestioni juaj është bashkuar me frikën e tij. Kështu që, ai do ta pranojë ndihmën tuaj dhe do të fillojë të vuaj nga simptomat e sëmundjes së detit. Pra, sugjestioni negativ është realizuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:03 am

Reagimet e ndryshme ndaj sugjestionit të njëjtë

Njerëzit e ndryshëm, sipas ndryshueshmërisë së gjendjes së ndërdijes dhe të sistemit të besimit, reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj sugjestionit të njëjtë. Po qe se i drejtoheni p.sh., marinarit me fjalët: "Djalosh, paksa keq më dukesh, mos të mundon diç? Sikur vuan nga sëmundja e detit?" Varësisht nga temperamenti, marinari do t'ju buzëqeshë ose do t'ju fyejë. Në këtë rast sugjestioni ka hasur në murin e pathyeshëm, sepse në mendjen e marinarit bashkohet bindja e tij e fortë se nuk mund të sëmuret nga sëmundja e detit. Prandaj, tek ai sugjestioni nuk ka mundur të shkaktojë frikë, përkundrazi ia ka forcuar vetëbesimin.

Sipas fjalorit, sugjestionit, paraqet zgjuarjen e mendimeve të caktuara në mendjen e ndokujt, gjegjësisht në procesin mendor në kuadër të të cilit ndonjë mendim pranohet, adaptohet a jetësohet. Nuk duhet harruar se me anë të sugjestionit, ndërdijes nuk mund t'i imponohet asgjë kundër dëshirës së pjesës së vetëdijshme të mendjes. Me fjalë të tjera, vetëdija ka fuqi ta refuzojë secilin sugjestion. Në rastin e lartpërmendur, marinari nuk i frikohet sëmundjes së detit. Ai është i bindur se ajo kurrë nuk mund ta shtrijë, prandaj sugjestioni negativ tek ai, thjesht, nuk mund të ngjallë frikë. Tek udhëtari i parë, ndërkaq, sugjestioni në plan të parë e vë frikësimin e tij të fshehur nga të menduarit. Dhe mu këta faktorë të brendshëm subjektivë drejtojnë jetën e secilit prej nesh. Sugjestioni nga vetvetiu nuk ka kurrfarë fuqie, por vetëm nëse përvetësohet nga ndërdija.

Të humburit e dorës

Në kuadër të një seminari që e kam themeluar vetë, në Londër, në çdo dy-tre vjet mbaj ligjërata. Me rastin e një prej qëndrimeve të mia, dr. Evelin Flit, drejtoreshë e seminarit, ma rrëfeu një artikull të një gazete angleze rreth forcës së sugjestionit. Një njeri më shumë se dy vjet, pandërprerë, ia drejtonte ndërdijes së vet sugjestionin vijues: "Do ta jepja krahun e djathtë për ta shëruar time bijë". Fëmija i tij ishte i sëmurë nga një lloj i rëndë i artritisit dhe nga një sëmundje e pashërueshme, por e lehtë e lëkurës. Meqenëse mjekëve nuk u shkonte për dore që t'ia lehtësonin gjendje e saj, babanë ë dërmonte dhembshuria e fortë, e përcjellë me dëshirë të papërshkruar për shërim të fëmijës së vet, të cilin ai e shprehte nëpërmjet sugjestionit të cekur. Në artikullin e gazetës më tej thuhej se, një ditë, kjo familje pati fatkeqësi komunikacioni. Dhe, babait, i cili e drejtonte automobilin, ia amputuan krahun e djathtë mu në shpatull. Të nesërmen të gjitha simptomat e sëmundjes iu zhdukën, së bijës.

Kini kujdes që ndërdijes suaj t'i jepni vetëm sugjestione frymëzuese, shëruese dhe qetësuese. Mbani mend se me ndërdije nuk guxojmë të mahitemi, sepse ajo gjithnjë na kupton tekstualisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:04 am

Si ta zhdukim frikën me anë të autosugjestionit?

Autosugjestioni është proces ku individi vetvetes ia imponon një mendim, të caktuar. Herbert Parkin, në doracakun e vet të shkëlqyeshëm mbi sugjestionin, e shënon ngjarjen interesante dhe humoristike me sa vijon: "Një banor i Nju Jorkut me aeroplan arrin në Çikago. Shikon orën (një orë më tepër në krahasim me kohën çikagase) dhe i thotë shokut të vet çikagas se ishte mesdita. Nikoqiri nga Çikagoja, duke harruar dallimin e kohës ndërmjet Nju Jorkut dhe qytetit të vet, Çikagos, njujorkasit i thotë se ishte shumë i uritur dhe se domosdo duhej të shkonte për të drekuar".

Autosugjestioni, në mënyrë të ngjashme, mund të përdoret në luftë kundër frikës dhe gjendjeve të tjera negative të mendjes. Një këngëtare e re ishte ftuar në audicion. Ishte gëzuar pa masë për rastin e ri që i ishte dhënë. Mirëpo, tri herë me radhë kishte dështuar nga frika. Edhe pse kishte zë tepër të mirë, pandërprerë i thoshte vetes: "Ndoshta nuk do t'u pëlqejë këndimi im. Do të bëj çmos, por me siguri nuk do të më pranojnë". Ndërdija e saj mishërohet me autosugjestionin negativ, e kupton atë si urdhër dhe shndërrohet në përjetim të drejtpërdrejtë. Mirëpo, megjithatë, këngëtarja problemin e vet e kishte zgjidhur me ndihmën e kësaj teknike:

Tri herë në ditë tërhiqej në dhomën e vet. Vendosej me komoditet në kolltuk. Qetësohej thellë dhe i mbyllte sytë. Pastaj e qetësonte mendjen, por edhe trupin. Palëvizshmëria fizike është e përshtatshme për pasivitetin mendor, me ç'rast mendjen e njeriut e fut nën ndikim më të plotë të sugjestionit. Kjo vajzë më tej pandërprerë përsëriste: "Jam e qetë, e drejtpeshuar, e sigurt. Zëri im është i bukur dhe stabil". Këto fjali, lehtas i përsëriste pesë deri në dhjetë herë. Tërë veprimin e kryente, siç u tha, tri herë në ditë, ndërsa një herë mu para se të binte në gjumë. Kah fundi i javës e ktheu sigurinë dhe vetëbesimin, kështu që në audicionin pasues, interpretimi i saj ishte fenomenal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:05 am

Përsëritja e aftësisë së kujtesës

Një grua, 75-vjeçare, kishte shprehi t'i thoshte vetes: "Po e humb kujtesën". Sipas këshillës së një dashamiri, filloi të ushtronte i ashtuquajturin sugjestion të indukuar, gjegjësisht të përsëriste disa herë: "Kujtesa ime që nga dita e sotme dukshëm është përmirësuar. Në çdo çast dhe në çdo vend do të jem në gjendje të rikujtoj çdo gjë që më nevojitet. Përjetimet e reja do t'i kem të qarta dhe të përcaktuara, si dhe lehtë do t'i mbaj mend. Sa herë që do të provoj ta thërras të kujtuarit, ai do të lajmërohet në formë të rregullt e të patjetërsuar. Çdo ditë vërej përparim të dukshëm dhe së shpejti kujtesën do ta kem më të mirë se kurrë deri më tash". Pas tri javësh kujtesa dhe disponimi i saj ishin plotësisht të përtërirë.

Si të tejkalohen vetitë e këqija të karakterit?

Shumë prej nesh në çastet kur jemi të ngacmuar ose kur jemi të padisponuar, vërejmë se kësofarë gjendjesh janë tejet të përshtatshme për autosugjestion. Po që se gjatë gjithë muajit fjalia vijuese vërtet përsëritet tri ose katër herë në ditë: në mëngjes, në drekë, para mbrëmjes, si dhe mu para fjetjes, arrihen rezultate mahnitëse: "Nga ky moment do të jem më i disponuar. Lumturia, kënaqësia dhe gëzimi po bëhen gjendje normale të mendjes sime. Nga dita në ditë, gjithnjë e më tepër ndjej mirëkuptim dhe dashuri ndaj të afërmve. Që nga ky çast do të jem i disponuar, ndërkaq njerëzit që më rrethojnë do të nxiten nga ky disponim imi".

Fuqia konstruktive dhe rrënuese e sugjestionit

Disa shembuj dhe vërejtje në lidhje me heterosugjestionin. Heterosugjestioni është sugjestion i ushtruar nga dikush tjetër. Fuqia e sugjestionit gjithmonë ka pasur rol të rëndësishëm anembanë botës, ndërsa në disa vise paraqet bazën e religjionit.Sugjestioni mund të përdoret për vendosjen e kontrollit dhe të mbikëqyrjes së vetvetes. Bile, madje edhe kontrollin e plotë të të gjithë atyre që nuk i njohin ligjet e mendjes së njeriut. Në formën e vet konstruktive, sugjestioni është mahnitës dhe jep rezultate të shkëlqyeshme. Në aspektin e tij negativ, ai paraqet formulën më rrënuese të mendjes së njeriut, e cila si pasojë ka mbarimin total, mjerimin, vuajtjen, sëmundjen dhe fatkeqësinë.

A e keni përfituar ndonjërin prej këtyre sugjestioneve?

Secili prej nesh, që nga fëmijëria më e hershme, kemi qenë ose jemi nën sulmin e sugjestioneve të shumta negative. Duke mos ditur si t'i qërojmë hesapet me to, më së shpeshti ato i pranojmë në heshtje. Ja disa prej sugjestione të tilla negative: "Nuk je i aftë për këtë! Ti kurrë nuk do të bëhesh njeri! Nuk guxon. Do të mbarosh! Nuk ke kurrfarë tiparesh! Nuk ke të drejtë! Nuk ka efekt! Nuk është e rëndësishme se çka di, por kë e njeh! Nuk ka efekt edhe ashtu për askë nuk ka rëndësi! Tashmë je shumë i plakur! Jeta është gjithnjë e më e vështirë! Jeta është vuajtje e paskajshme! Dashuria është marrëzi e zbrazët! Tërhiqu, sepse kurrë nuk do të kesh sukses! Së shpejti do të mbetesh pa para! Ruaju, do ta fitosh ndonjë virus! Askujt nuk mund t'i zihet besë..."

Në këtë mënyrë përshtypjet e fituara gjatë fëmijërisë krijojnë shembuj të sjelljeve që më vonë na shkaktojnë mossuksese të shumta në jetën tonë personale e shoqërore. Mënyra e vetme për t'u shëruar nga këto është përdorimi i sugjestionit si metodë terapike, gjegjësisht si mjet për shkatërrimin e prangave verbale të kushtëzimit, si hapje e rrugëve të zhvillimit të shprehive pozitive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:06 am

Secili është i aftë ta mposhtë sugjestionin negativ

Në gazeta për çdo ditë paraqiten artikuj të shumtë që mbjellin frikë, shtrëngim, mërzi, shqetësim, si dhe kob. Po qe se i pranoni këto mendime mund t'ju shkatërrojnë çdo dëshirë të jetës. Mirëpo, të armatosur me njohuri të autosugjestionit krijimtar, konstruktiv, me lehtësi do të mund ta përballoni çdo rrezik.

Pandërprerë shqyrtojeni secilin sugjestion negativ që mund t'jua drejtojë ndonjëri nga të afërmit tuaj. Askush nuk duhet pranuar sugjestionin rrënues. Secili prej nesh gjatë fëmijërisë dhe gjatë rinisë mjaft ka pasur këso qëndrimesh. Nëse e shikoni të kaluarën tuaj, atëherë do ta keni të qartë se prindërit, dashamirët, arsimtarët dhe kolegët tuaj me të gjitha forcat janë përpjekur që me sukses ta zhvillojnë betejën e futjes nën ndikim të sugjestioneve negative. Mjafton që së paku vetëm një çast të thelloheni në ato që ju kanë thënë në mënyrë që ta kuptoni thelbin e tyre. Duke ju frikësuar, ata kanë për qëllim që t'ju mbajnë nën kontrollin e tyre.

Si mund ta mbysë njeriun sugjestioni?

Ja një shembull: "Kushëriri im, gjatë qëndrimit të tij në Indi, Vizitoi një njeri që merrej me parashikime telepatike. Ai, duke shikuar në sferën e qelqit, ia zbuloi një sëmundje të zemrës dhe ia parashikoi vdekjen gjatë kohës sa do të qëndrojë hëna e re e ardhshme. Kushëriri u kthye në shtëpi dhe të gjithëve në familje u tregoi për këtë parashikim, madje e kishte shkruar edhe testamentin. Sugjestioni i fuqishëm ia pushtoi ndërdijen, sepse ai iu dorëzua atij. Në besim mu rrëfye se ky parashikues posedonte aftësi mbinatyrore, gjë që njerëzve nga largësia mund t'u bënte ndonjë të mirë a ndonjë të ligë.Kushëriri vdiq ashtu siç i qe paralajmëruar, duke mos ditur se ai vetvetes ia kishte shkaktuar vdekjen. Besoj se secili prej nesh mund të rrëfejë diç të ngjashme e të marrë për ata që besojnë në besime të kota.

Të shikojmë se çka ka ndodhur në të vërtetë, por në dritën e njohurive të fituara për mënyrën e të vepruarit të ndërdijes. Pra, ndërdija pa kurrfarë rezerve e pranon secilin besim që ia përcjell pjesa e vetëdijshme e mendjes dhe menjëherë vepron në pajtim me të. Kushëriri, kur e vizitoi parashikuesin, ishte njeri i lumtur, i shëndoshë, i lëvizshëm dhe i fortë. Ky, ndërkaq, në mendje ia futi një sugjestion tepër negativ të cilin plotësisht e pranoi. Kushëririn e kaploi tmerri. Në mendjen e tij pandërprerë e bartte vdekjen e vet të paralajmëruar. Të gjithëve u rrëfente se çka i kishte ngjarë dhe se përgatitej për fund. Aktiviteti kryesor, pra, është zhvilluar në mendjen e tij, kështu që shkaku i vdekjes së tij ishte pikërisht të menduarit e tij ose thënë më mirë përmbajtja e mendimeve të tij. Duke u frikësuar nga vdekja dhe duke pritur atë, e shkatërroi trupin e vet.

Parashikuesi, që ia kishte paralajmëruar vdekjen nuk posedon kurrfarë fuqie të mrekullueshme dhe se për këtë është i barabartë me secilin gur dhe me secilën bimë në fushë. Sugjestioni i tij vetë më vete nuk është në gjendje të shkaktojë atë që ia sugjeron. Po t'i njihte kushëriri im ligjet e mendjes së njeriut, ka mundur ta hedhë poshtë plotësisht atë sugjestion negativ, ashtu që fjalëve të parashikuesit nuk do t'u jepte kurrfarë rëndësie. Sepse, siç është e njohur, qenia e njeriut udhëhiqet vetëm nga mendimet dhe nga ndjenjat e veta të lindura. Po të kishte vepruar drejt, parashikimi, si ndonjë shigjetë e brishtë, do të thyej në muret e mendjes së tij, duke mos i shkaktuar kurrfarë dëmi.

Nga kjo shihet qartë se sugjestionet që na i ofrojnë të tjerët mund të kenë fuqi ndaj nesh vetëm nëse i pranojmë ato si tonat. Auto - sugjestioni, në të vërtetë, e ka fuqinë e vet vepruese. Porse, nevojitet pëlqimi ynë mendor, atëherë sugjestioni bëhet pjesë përbërëse e procesit tonë të të menduarit dhe fillon të ndikojë te ne. Duhet pasur ndërmend se secili njeri është në gjendje ta gjejë zgjidhjen. Prandaj, zgjidheni jetën! Zgjidheni dashurinë! Zgjidheni shëndetin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:06 am

Fuqia e premisës së paramenduar

Mendja e njeriut punon sipas principit të silogjizmit. Kjo do të thotë se çdo përfundim tek i cili arrin ndërdija është i caktuar vetëm dhe në veçanti me anë të premisës, të cilën vetëdija më herët e paramendon si të vërtetë. Po qe se me të vërtetë premisa është reale, përfundimi gjithashtu do të jetë i vërtetë, siç shihet nga shembulli vijues:
Çdo veti e mirë meriton lëvdatë.
Dashamirësia është virtyt.
Pra, dashamirësia meriton lëvdatë.
Ja edhe një shembull:
Të gjitha veprat që bëhen nga duart e njeriut ndryshohen dhe zhduken.
Piramidat egjiptase janë vepra të duarve të njeriut.
Pra, ato do të pësojnë ndryshime dhe do të zhduken.
Gjykimi i parë është i përgjithshëm dhe nga ai, nëse është i drejtë, doemos rrjedh edhe përfundimi i drejtë.
Një profesor, i cili qe i pranishëm në disa ligjërata të mia, të mbajtura në maj të vitit 1962, në Nju Jork, njëherë më kishte thënë:"Çdo gjë në jetë më vajti mbrapsht: e humba shëndetin, i humba paratë dhe shokët. Çdo gjë që unë prek, shkon në drejtim të gabuar"
E këshillove ta formojë premisën e përgjithshme adekuate nga e cila do të udhëhiqet me të menduarit e vet dhe i shpjegova se mençuria e paskajshme e ndërdijes paraqet udhërrëfyesin shpirtëror, mendor dhe material të secilit njeri. Pas kësaj, ndërdija e tij qe në gjendje ta udhëzojë aty për aty kah vendimet dhe kah veprimet e mençura, ta shërojë atë dhe t\'i sjellë qetësi shpirtit të tij.
Profesori e paramendoi premisën e përgjithshme si pasqyrë gjithëpërmbledhëse të mënyrës së dëshiruar të jetës:
"Mençuria e paskajshme më udhëheq dhe më drejton. Posedoj shëndet të përsosur. Trupi dhe mendja më sillen në pajtim me ligjin e harmonisë universale. Kënaqem nga bukuria, nga mjaftueshmëria, nga dashuria dhe nga qetësia. Me jetën time të përgjithshme komandon principi i veprimit të drejtë. Premisën e përgjithshme e kam të bazuar në të vërtetat e amshueshme. E di, e ndjej dhe besoj se ndërdija ime reagon në përputhje me natyrën e të menduarit tim të vetëdijshëm".
Pas një kohe të caktuar nga profesori mora një letër me këtë përmbajtje:
"Të gjitha ato fjali, shumë herë në ditë i përsëritja lehtë, në heshtje dhe me dashuri, duke ditur se më depërtonin thellë në ndërdije, i bindur se do të japin rezultatin e dëshiruar. Ju jam tepër mirënjohës që ma kushtuat kohën tuaj dhe do të doja të shtoj se jeta ime, nga të gjitha aspektet, me hapa të mëdhenj ecën përpara. Patëm sukses!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:07 am

Ndërdija asnjëherë nuk kundërvihet

Duhet pasur ndërmend se ndërdija disponon me dije të pakufizuar, si dhe i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve të mundshme. Megjithatë, asnjëherë nuk kundërvihet, nuk shtjellohet, nuk thotë:"Nuk guxon të mendosh në atë mënyrë". Po qese, për shembull, i përcillni mendimet siç janë:"Nuk jam në gjendje ta beje këtë. Jam shumë i moshuar. Nuk mund ta plotësoj obligimin e dhënë. Kam lindur në kohë të gabuar. Nuk i njoh njerëzit e vërtetë", ajo gjithnjë do të reagojë drejtpërdrejt në pajtim me përmbajtjen e tyre dhe kurrsesi ndryshe.Falë kësaj, ju vetes ia ndaloni lumturinë dhe mirëqenien si dhe e sillni shtrëngimin, varfërinë dhe mungesën e çfarëdolloji.

Po qe se në vetëdije krijoni pengesa, vështirësi a mendime negative, e gjykoni ndërdijen tuaj që diturinë e pakufishme që posedon ta përdorë për qëllime negative. Në të vërtetë, jeni të mendimit se ndërdija juaj nuk është e aftë t'i zgjidhë preokupimet tuaja. Në këtë mënyrë ju futeni në shtrëngim mendor dhe emotiv, të cilin e përcjell sëmundja trupore dhe prirja për çrregullime nervore.

Me qëllim të realizimit të dëshirës dhe të tejkalimit të mungueshmërisë do të duhej thënë me guxim për çdo ditë:"Mençuria e pakufishme që e ka lindur dëshirën më ofron plan të përkryer për realizimin e kësaj dëshire. Jam i vetëdijshëm se urtësia e brendshme dhe synimet e mia do të materializohen me botën e jashtme. Më kaplojnë: qetësia, ekuilibri dhe harmonia".

Nëse thuani: "S'ka rrugëdalje; jam i humbur; dilema nuk ka zgjidhje; jam i ndaluar dhe i shtrënguar", me siguri do të mungojë çfarëdo përgjigje nga ndërdija. Po dëshiruat që ndërdija të punojë për ju, bëjani kërkesën e vërtetë - bashkëpunimi nuk do të mungojë. Ndërdija gjithnjë është në shërbim tuajin. Ajo mbikëqyr punën e zemrës suaj, ritmin e frymëmarrjes; shëron vendprerjen e gishtit; është e drejtuar kah jeta dhe gjithmonë kujdeset për ju; megjithëse edhe vetë posedon mendjen e vet; ndërdija pa lënë asgjë anash i pranon planet tuaja të të menduarit.

Ndërdija do të përgjigjet sa herë që gjurmoni zgjidhjen e problemeve, por njëkohësisht ajo pret prej jush që në vetëdije të formoni gjykime të drejta primare. Kini ndërmend se ndërdija GJITHMONË ka përgjigje. Mirëpo, nëse thuani:"Nuk besoj të ketë rrugëdalje; jam i habitur pse vazhdimisht më largohet përgjigjja", ju eliminoni forcën e lutjes suaj, gjegjësisht forcën e ndërdijes suaj.Prandaj, qetësojeni shpirtin! Lëshohuni në qetësi të thellë dhe me vendosmëri më vete thuani:"Ndërdija ka përgjigje dhe pikërisht në këtë çast ajo ma ofron atë. Jam mirënjohës, sepse mençuria e paskajshme e ndërdijes e njeh vetë esencën e gjërave. Jam më se i bindur se mendimet i kam të drejta dhe se me vendosmëri e liroj fuqinë e mrekullueshme të ndërdijes".

Përmbajtja e qëndrimeve kryesore

-Po menduat mirë, e mira do t'ju pasojë, po menduat keq, e keqja, gjithashtu, do t'ju pasojë. Njeriu është i tillë si mendon.
-Ndërdija nuk është në gjendje të kundërshtojë, por pranon çdo gjë që ia përcjell vetëdija. Kurrë mos thuani: "Nuk kam para për diçka të tillë\", madje edhe nëse kjo është e vërtetë. Zgjidheni mendimin më të mirë:"Do ta blej këtë gjë. Në mendje ajo është bërë imja".
-Secili njeri disponon mundësi të zgjidhjes. Përcaktohuni për shëndet dhe lumturi. Mund ta zgjidhni dashamirësinë ose vagabondizmin ndaj të afërmve. Përcaktohuni për bashkëpunim, për gëzim, për sjellje miqësore dhe do të vëreni reagim të pranueshëm nga të gjithë që i keni pranë vetes. Kjo është mënyra më e mirë për t'u zhvilluar personaliteti pozitiv.
-Vetëdija është "roja e portës". Detyra kryesore e saj është pengimi i depërtimit të përshtypjeve të rrejshme në ndërdije. Përcaktohuni dhe besoni në mundësitë e ndodhive pozitive. Fuqia më e madhe e njeriut është aftësia për zgjidhje. Zgjidheni lumturinë dhe begatinë!
-Deklarimet dhe sugjestionet e të tjerëve nuk kanë fuqi që t'ju shkaktojnë dhembje. E vetmja forcë që mund t'ju lëndojë është mendja juaj e ndërlikuar - autosugjestioni. Refuzojini mendimet e të tjerëve, ndërsa pranojini vetëm e vetëm sugjestionet tuaja pozitive!
-Kini kujdes se ç'flitin. Përndryshe do të jeni të detyruar të jepni llogari për secilën fjalë. Asnjëherë mos thuani:"Do të mbaroj; do ta humb punën; nuk jam në gjendje ta paguaj qiranë e banesës". Ndërdija nuk di ç'është mahia, sepse çdo mendim ajo e kupton me seriozitet, duke u përpjekur me tërë fuqinë që ta shndërrojë në vepër.
-Mendja juaj nuk është e ligë. Asnjë fuqi natyrore vetvetiu nuk është keqbërëse, por ajo sillet në përputhje me mënyrën se si e shfrytëzoni. Përdoreni mendjen tuaj si forcë shëruese, si frymëzim dhe si shkak për lumturinë e të afërmve tuaj.
-Kurrë mos thuani: "Nuk jam në gjendje ta bëj këtë". Largojeni frikën me ndihmën e kësaj fjalie:"Me forcën e ndërdijes sime jam në gjendje të bëj çdo gjë në botë".
-Filloni të mendoni nga aspekti i së vërtetave të amshueshme dhe nga ai i principeve jetësore. Harrojeni frikën, mosdijen dhe besimet e kota! Mos i lini të tjerët të mendojnë për ju! Vetë zgjidhini mendimet tuaja - vetë vendosni!
-Çdo njeri është kapiten i shpirtit dhe zot i fatit të vet. Mos harroni, ju posedoni mundësi të zgjidhjes. Prandaj, zgjidheni jetën, dashurinë, shëndetin, lumturinë!
-Çdo send që vetëdija e paramendon ose e beson si të vërtetë, ndërdija atë do ta përvetësojë e do ta shndërrojë në vepër. Besoni në fat të mirë, në veprim të drejtë dhe në çudinë e quajtur jetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:08 am

FUQIA ÇUDIBËRËSE E NDËRDIJES

Fuqia e ndërdijes nuk ka kufi.Ajo na frymëzon,na drejton ,na i zbulon emrat,pamjet dhe faktet e deponuara në memorie.Ndërdija ia dha shenjën e fillimit të punës së zemrës të secilit prej nesh;me kujdes e mbikëqyrë qarkullimin e gjakut në organizëm;e rregullon trejtjen dhe funksionet tjera trupore.Kur hamë bukë,ndërdija e transformon atë në inde,në muskuj,në eshtra e në gjak.Ky proces e tjekalon mandje edhe mençurinë e njerëzve më të dijshëm.Pra, ndërdija i kontrollon të gjitha proceset vitale e funksionale të trupit,si dhe i di përgjigjet e të gjitha problemeve.

Ndërdija asnjëherë nuk fle.Ajo kurrë nuk pushon – gjithnjë është në punë.Fuqinë e mrekullueshme të ndërdijës mund ta zbuloni në mënyrë krejtësisht të thejshtë;mjafton që mu para se të bini në gjumë të mendoni ndonjë dëshirë.Shpejt do të zbuloni se fuqitë në brendi të mendjes suaj janë liruar dhe janë nisur drejt realizimit të rezultatit të kërkuar.Pra,te secili prej nesh gjendet burimi i një force e i një mençurie të madhe,gjendet fuqia që e vë në lëvizje botën,që i drejton planete dhe që për çdo ditë sjell rilindjen e diellit.

Ndërdija është burimi i idealeve,i synimeve dhe i veprave njerëzore.Nepërmjet saj Shekspiri i njohu të vërtetat e mëdha,të fshehura me shekuj nga lloji njerëzor.Nga të nxiturit e ndërdijes së tij, skuplptori i madhë grek,Fidija,gurin dhe bronzën i shëndërronte në bukuri,në simetri dhe në proporcion.Ndërdija,piktorit italian,Rafaelit ia mundësoi që t’i pikturojë madonat,ndërsa, Ludvig Van Betovenit – që t’i komponojë simfonitë e veta.

Në vitin 1955,në Univerzitetin Joga,në Rishikish të Indisë,pata mbajtur disa ligjerata.Me atë rast bisedova me njërin nga dëgjuesit e mi,përnderyshe mjek nga Bombaji.Ai më pati treguar për dr. Xhejms Esdejlin,mjek skotlandez,i cili kishte punuar në Bengal qysh para se të shpikej eteri dhe cilado metodë tjetër bashëkohore e anestezionit.Kah mesi i shekullit të kaluar,ndërmjet vitetve 1843-1846, dr.Esdeliji kishte kryer mbi 400 operacione të rënda të të gjitha llojeve,siç janë;amputimet, eleminimet e tumorëve malinjë dhe baninjë, operime të syrit,të fytit.... Gjatë kësaj,ai shërbehej ekskluzivisht me anestezion mendor.Dëgjuesi im më pat thënë se vdekshmëria pas operacioneve të dr. Esdejlit ishte jashtëzakonisht e ulët (jo më shumë se 2 apo 3 %).

Pacientët fare nuk ndjenin dhimbje,ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes gjatë operacionit. Dr. Esdejli ndërdijes së pacientëve të hipnotizuar u dërgonte sugjestione se ai ata nuk do të përjetojnë kurrfarrë infektimesh dhe se operacioni do të kalojë si është më mirë.Duhet pasur ndërmend se kjo ka ndodhur para kohës së Lui Pasterit,të Xhozef Listerit dhe të shkencëtarëve të tjerë të cilët e kanë zbuluar prejardhjen baktrriologjike të sëmundjes,si dhe instrumentet e pasterilizuara si shkaktarë të ifektimeve.

Mjeku nga Bombaji shtoi se vdekshmëria e ulët dhe mosinfektimet,pa dyshim,ishin rezultat i sugjestioneve që dr.Esdejli u drejtonte pacientëve të vet,respektivisht ndërdijës së tyre.Kyptohet se pacientët silleshin në pajtim të plotë me sugjestionet e tij.

Është e qartë se mjeku i vetmuar,qysh para një shekulli e gjysëm,pati zbuluar fuqinë e mrekullueshme dhe çudibërëse të ndërdijes.Ky fakt a nuk zgjon te secili prej nesh respekt të dalluar? T’i kujtojmë fuqitë transcendetale të pjesës së ndrëdijshme të mendjes të secilit prej nesh. Ta kujtojmë aftësinë e saj të të vërejturit jashtëndjenjësor,siç është;parashikueshmëria,pavarshmëria e saj nga kah dhe nga e ka vendi, aftësia e saj për ta zhdukur dhembjen dhe vuajtjen ose për të ofruar përgjigje në secilën pyetje dhe në zgjidhje të secilit problem. Faktet e cekura tregojnë se te secili pej nesh ekziston fuqia – inteligjenca e cila dukshëm e tjekalon mendjen tonë të ngushtë.Përjetimet e përshkruara na shtyjnë që me buzëqeshje të fitojmë besimin në fuqinë çudibërëse të ndërdijes sonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:11 am

Ndërdija është libër i jetës

Pa marrë parasysh natyrën e mendimeve,të besimeve,të qëndrimeve,të teorive a të dogmave që i regjistroni,i gdhendni a i futni në ndërdije, ato gjithnjë do t’i përjetoni si form objektive të të shprehurit të kushteve reale,të rasteve a të ngjarjeve të vërteta.Çdo gjë që njeriu e fut – e shënon në vete do ta shijojë si diçka të jashtme.Secili prej nesh ka dy anë jetësore;objektive dhe subjektiven,të dukshmen dhe të padukshmën,mendimin dhe formën e jashtme të tij.

Truri,si organ i pjesës së vetëdijshme të mendjes,e pranon mendimin që merret me të menduar. Pasi që pjesa e vetëdijshme ose pjesa objktive e mendjes plotësisht ta ketë përvetësuar mendimin,e përcjell atë në pleksunin solar – në gërshetimin nervor,që ndryshe quhet edhe si zemër e shpirtit të njeriut dhe merr formën e vet trupore e shndërrohet në përjetim – bëhet pjesë e përvojës.

Siç u tha edhe më herët,ndërdija nuk është në gjendje ta kundërshtojë pjesën e vetëdijshme të mendjes,por vepron ekskluzivisht në bazë të urdhërave të pranuara.Pra,aktgjykimi që e bie vetëdija, është gjithnjë i prerë.Prandaj,secili prej nesh në çdo moment e shkruan librin e jetës së vet. “Njeriu është i tillë si mendon”,- ka thënë eseisti amerikan,Ralf Valdo Emerson.

Përmbajtja e futur në ndërdije doemos merr formë të jashtme paraqitëse


Viliam Xhejms,baba i psikologjisë amerikane,ka thënë se fuqia e aftë për ta lëkundur është në ndërdijen e secilit prej nesh.Me fjalë të tjera,ndërdija është e vetaftësuar me inteligjencë të paskajshme dhe mençuri të pakufishme.Pi nga burimet e fshehura dhe quhet ligj i jetës.Mu për këtë, ndërdija është i aftë të bëjë çdo gjë – ta lëvizë tokën dhe qiellin,në mënyrë që t’i kryejë urdhërat e pranuara nga vetëdija.Andaj,duhet pasur kujdes që këta urdhëra,këto përjetime të jenë gjithnjë të drejta dhe konstruktive.

Anemban në botë është përhapur mjerimi dhe kaosi,sepse njerëzit thjesht nuk e kuptojnë varshmërinë reciproke ndërmjet vetëdijes dhe ndërdijes së vet. Vetëm nëse arrrijnë që të dy principet të veprojnë bashakrisht në harmoni reciproke,në pajtushmëri dhe në paqe do të kënaqemi me shëndet,me lumturi dhe me qetësi.Aty ku vetëdija dhe ndërdija veprojnë në përputhshmmëri dhe në të njëjtën kohë,nuk ka sëmundje e as mospajtime.

Varri i Hermesit është hapur me pritje të madhe,sepse ekzistonte përshtypja se në të hjendet fshetësia e të gjitha kohëve.Kjo fshehtësi tingëllon: SI ËSHTË BRENDA ASHTU ËSHTË EDHE JASHTË;SI ËSHTË LARTË,ASHTU ËSHTË EDHE POSHTË.

Me fjalë të tjera,çdo gjë është futur në ndërdije,të shprehurit e vet e gjen në ekranin e hapësirës së lirë.Këtë të vërtetë e predikojnë; Mojsiu,Isaia,Jezusi,Buda,Zaratustra,Lao-Ceu dhe të gjithë mendimtarët tjerë të arsimuar gjatë historisë njerëzore.Çdo gjë që subjektivisht e ndjeni si të vërtetë do ta gjejë të shprehurit e vet si përvojë,si veti a si ndodhi.Lëvizja dhe ndjenja domosdo duhet të jenë në baras - peshë afatgjate,si në qiell (gjegjësisht në mendjen e njeriut),ashtu edhe në tokë (në trup dhe në mjedisin e tij). Kështu tingëllon ligji kryesor i jetës.

Në natyrën e tërësishme hasim ligjin e aksionit dhe të reaksionit,të lëvizjes e të pushimit.Vetëm me baraspeshën e këtyre dy gjërave abstrakte mund të vijë deri te përputhshmëria dhe ekuilibri i përgjithshëm.Njeriu duhet të lejojë dhe të mundësojë të zhvilluarit ritmik dhe harmonik të këtij libri përgjatë vetëdijes dhe trupit të tij.Impulsi fillestar doemos duhet të jetë i barabartë me rezultatin e fituar.Përshtypja dhe të shprehurit e saj doemos duhet të përputhen.

Mendimet negative krijojnë ndjenja të dëmshme,të cilat doemos duhet gjetur të shprehurit e vet të jashtëm.Prandaj lajmërohen vështirësitë e zemrës,tensioni i lartë,i thati në organet e tretjes,të mbufaturit etj.

Ç’mendoni për vetveten në këtë moment? Secila thërmi e qenies suaj e shpreh këtë mendim.Shëndeti trupor,gjendja materiale,dashamirët, pozita shoqërore – në mënyrë të përkryer shprehin ideenë që kemi për vetveten.Mu nga kjo vërehet rëndësia e çdo gjëje që është futur në ndërdije dhe që vjen në shprehje në të gjitha fazat e jetës së njeriut.

Duke i përmbajtur mendimet negative,vetvetes i shkaktojmë dëm,madje edhe dhimbje.Vallë,sa herë e keni lënduar veten duke u hidhëruar, duke u frikësuar,duke lejuar që t’ju mposhtë xhelozia a dëshira për hakmarrje? Këto janë helme që ndotin ndërdijen. Askush nuk ka lindur i ushqyer me qëndrime negative.Prandaj,ndërdijen tuaj ushqejeni me mendime gjallëruaese,atëherë do t’i evitoni të gjitha format negative të futura në te.Nëse do të jeni këmbëngulës,do t’ju shkojë për dore ta zhvendosni tërë trashigiminë negative.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:12 am

Ndërdija shëron sëmundjen e malinjë të lëkurës

Shërimi i vetvetes është gjithnjë provë më bindëse e fuqisë shëruese të ndërdijes.Para afro 40 vjetësh me shkoi për dore që me anë të lutjes së pandërprerë të lirohem nga sëmundja malinjë kanceroze.Terapia medicinale nuk pati sukses në ndalimin e përparimit të sëmundjes,e cila gjithnjë e më tepër merrte turr.Iu drejtova desë.Prifti i talentuar me njohuri të thellë të psikologjisë ma shpjegoi domethënien e fshehur të Psalmit nr.139,i cili,veç tjerash thotë:”Ende të patrajtuar më panë sytë e tu,në librin tënd ishin të shkuara të gjitha ditët:ishin të njehura megjithëse asnjë s’ishte ende prej tyre”.Me kishte thënë se shprehja “libër” në realitet është ndërdija ime,e cila ka dhënë formën dhe i ka dredhuar në kallëp të gjitha organet e mia vetëm e vetëm nga një qelizë e padukshme. Më pati theksuar se ndërdija,në po atë masë që është krijues i trupit tim,të njëjtin munsd ta përtërijë e ta shërojë,pasi që ajo tashmë posedon formën e përsosur ose formën për veprim të tillë.

Prifti pastaj ma tregoi orën e vet duke më thënë:” Këtë send dikush e ka punuar.Së pari,ortari e ka krijuar idenë në mendjen e vet dhe vetëm pas kësaj ora është bërë pjesë e së vërtetës objektive.Po qe se prishet,ai,meqeë vetë e ka shpikur,lehtë do ta riparojë.Pastaj më kujtoi se ndërdija,si krijuese e trupit tim,vepron plotësisht sikurse ortari dhe se është në gjendje ta shërojë,ta përtërijë dhe t’u japë kahjen e duhur të gjitha fuksioneve jetësore dhe proceseve ne brendi të trupit tim.Mirëpo,edhe unë duhet t’i jepja urdhërin gjegjës:ta nxitja duke ia drejtuar idenënë për shëndet të përkryer.Ky do të ishte shkaku,ndërsa shërimi im do të jetë rezultat.

Lutesha në mënyrën shumë të thjeshtë,si vijon:”Trupi im dhe të gjitha organet janë vepër e mençurisë,së paskajshme të ndërdijes sime,e cila di se si të më shërojë.I ka krijuar indet,muskujt dhe eshtrat e trupit tim.Tash i rreket transformimit të secilit atom të qenies,të cilin,siç e ndjej,do të ma sjell.Është vepër e mrekullushme e inteligjencës krijuese në vetë mua.”

Lutesha me zë(dy ose tri herë në ditë,nga pesë minuta).Pas më shumë se tre muajsh,lëkura ime përsëri ishte në gjendje të përkryer.Siç shihet,ndërdijes ia thosha vetëm formulat jetësore të tërësisë,të bukurisë dhe të përsoshmërisë,të cilat ia zinin vendin mendimeve dhe formulave negative (të vendosur thellë në ndërdijen time) dhe shkaktarëve të të gjitha kokëçarjve të mia.Çdo gjë që paraqiten në trup doemos së pari duhet të paraqitet në mendje.Andaj,po qe se e kaploni mendjen me mendime pozitive do të sillni ndryshime të ngjashme në trup.Kjo është baza e çdo shërimi....
“Të mrekullueshme janë veprat e tua,po,shpirti im mirë e di!”(Psalmi,139:14).

Ndërdija i mbikëqyrë të gjitha funksionet trupore

Derisa flini ose derisa jeni duke i kryer punët tuaja të zakonshme e të përditshme,vetëdija juaj e palodhshme,këmbëngulëse dhe përherë e pranishme i kontrollon të gjitha funksionet vitale të trupit,duke mos llogaritur këtu edhe ndihmën e pjesës së vetëdijshme të mendjes. Kur jeni duke fjetur,për shembull, zemra edhe më tutje ju rrahë në mënyrën ritmike,mushkritënuk ndalen së punuari,si dhe procesi i frymë - marrjes zhvillohet njësoj sikurse kur jemi të zgjuar.Ndërdija mbikëqyr dhe sekretimin e gjëndrave të ndryshme të trupit,si dhe aktivitetet tjera jo të dukshme të trupit tuaj.Qimet në fytyrë dhe në kokë rriten pa marrë parashysh a jeni të zgjuar apo duke fjetur.

Shkencëtarët pohojnë se lëkura dukshëm më tepër djersitet kur njeriu është duke fjetur se sa kur ai është i zgjuar.sytë,veshët dhe shqisat tjera janë aktive edhe gjatë fjetjes.Është e njohur se,për shembull,shumë shkencëtarë kanë arritur deri te zbulimet e zgjidhjeve të problemeve të ndryshme pikërisht në gjumë.

Vetëdija shpesh me frikësime,me mërzi,me shqetësime dhe me depresione të veta e pengon ritmin normal të zemrës,të mushkërive,të stomakut dhe të zorrëve.Shembujt e cekur të të menduarit pengojnë funksionimin e rregullt të ndërdijes.Po qe se jeni nxjerrë nga baraspesha shpirtërore, medikamenti më i mirë është të relaksuarit dhe ndërprerja e volantit të proceseve mendore negative.

Drejtohuni ndërdijes suaj dhe urdhërojnei për ta marrë kontrollin,duke sjellë paqe,rregull dhe qetësi shpirtërore.Po qe se veproni në këtë mënyrë do të vëreni se të gjitha funksionet tuaja trupore do të jenë përsëri normale. Kini kujdes që ndërdijes t’i drejtohuni me auteritet dhe në mënyrën bindëse,sepse vetëm në atë rast do të veprojë sipas urdhrave tuaja.

Ndërdija me çdo kusht përpiqet t’ju ruajë jetën dhe t’ju përtërijë shëndetin.Ju shtyn të ndjeni dashuri ndaj fëmijëve tuaj,gjë që, gjithashtu, paraqet dëshirën instiktive për ruajtjen e jetës së t ërësishmë. Të paramendojmë se rastësisht keni ngrënë ushqim të prishur. Ndërdija do t’ju shtyjë që ta villni.Po qe se pa dashur helmohemi,ndërdija do të përkujdeset që ta bëjë atë të padëmshëm.Po qe se plotësisht u dorëzoheni fuqive të saj çudibërëse,do të kënaqeni me shëndet të përsosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:14 am

Si ta nxitni ndërdijen që të punojë për ju?

Së pari duhet kuptuar se ndërdija punon pa pra.Ajo është aktive gjatë gjithë ditës,pa marrë parasysh se njeriu a është aktiv apo është duke pushuar.Ndërdija është ndërtues i trupit të njeriut,por ai nuk është në gjendje të vërejë a të ndjejë këtë proces të brendshëm. Secili prej nesh vendos lidhje vetë me vedtëdijen e vet,prandaj edhe është e rëndësishme që vetëdija të punësohet me mendime pozitive,t’i jepet kahje për dashuri, për realitete,për drejtësi dhe për mirëqenie.Pa mëdyshje, kushtojoini kujdes të duhur vetëdijes suaj,duke psur ndërmend faktin se ndërdija juaj vepron vetëm e vetëm në pajtim me mënyrën e të menduarit tuaj,respektivisht përdoreni pjesën e vetëdijshme të mendjes suaj!

Mbani mend se sikurse uji që merr formën e gypit nepër të cilën rrjedh,ashtu edhe principi jetësor në brendinë tuaj lëviz në pajtim me natyrën e mendimeve tuaja.Llogartiteni ndërdijen tuaj si mençuri të gjallë,si mikun më të mirë që e keni! Në mënyrë të paluhatshme besoni se ndërdija juaj pandërprerë është aktive te ju,se ju sjell gëzim, frymëzim,përparim.Po vepruat kështu,do të fitoni reaksionin e dëshiruar.ju është dhënë vetëm ajo se çka besoni.

Principi shërues i ndërdijes përtërin nervin e shkatërruar të syrit

Rasti i njohur i zonjës Bire(i regjistruar në arkivin e spitalit në Lurd të Francës) historikisht është vërtetuar dhe llogaritet plotësisht si autentik.Zonja Bire ka qenë e verbër.Mjekët patën konstatuar atrofinë qindpërqindëshe të nervit të syrit.U drejtua për në Lurd(vendi i njohur ei shenjtë), duke gjurmuar pas çfarëdo shprese,e cila siç kishte deklaruar vetë,mu këtu përjetoi shërim të mrekullueshëm.Rut Kranston (merrej me hulumtimin e rasteve të ngjashme në Lurd dhe për te shkruante në revista të ndryshme) duke cekur zonjën Bire,në vitin 1955 shkruan: “Në Lurd në mënyrë të pabesueshme e ktheu të parët.Përsëri shihte në mënyrë të përsosur edhe pse,siç pohonin shikimet e shumta mjekësore,të gjitha nervat e syve i kishte plotësisht të pajetë e të pavlerë. Vetëm pas një muaji iu kthye mekanizmi pamor në gjendje normale.Deri atëherë,së paku në bazë të asaj që kishin konstatuar ekspertët e mjekësisë,ajo shihte “me sy të vdekur“.Disa herë kam qenë për vizit në Lurd.Isha dëshmitar i një numri të madh shërimesh të ngjashme.Pa kurrfarë dyshimi,rreth kësaj çështjeje do të flasim në kapitullin vijues që,në vende të tilla të shenjta të krishterizmit a jo të krishterizmit,në mbarë botën,në të vërtetë kohë pas kohe vjen deri te disa sherime “të pashpjeguara“

Zonjën Bire me siguri nuk e shëroi kurrfarë uji i bekuar i tempullit,por ndërdija e saj që në mënyrë të drejtë reagoi ndaj besimit të saj.Principi shërues i vendosur në ndërdijen e saj i është përgjigjur natyrës së mendimeve të saja.Të besuarit,siç është e njohur,paraqet mendimin që ka arritur në ndërdije,ku është pranuar se e vërtetë absolute.Më tej mendimi i pranuar kryhet automatikisht.Zonja Bire,sipas të gjitha gjasave,në këtë vend të shenjtë të krishterizmit kishte ardhur e shtyrë nga besimi dhe nga një shpresë shumë e fortë, thellë e bindur se do të shërohet.Ndërdija e saj reagoi mu në pajtim me këtë dhe liroi fuqitë e veta shëruese,gjithnjë të pranishme.Ndërdija,si krijuese e syrit, me siguri është në gjendje që përsëri ta jetësojë nervin e vdekur të syrit.Çdo gjë që është krijuar njëherë,principi krijues është në gjendje ta rikrijojë.Secilit nga ne i ndodh vetëm ajo se çka beson.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 1:15 am

Si t’i përcillet ndërdijes ideja për shëndet të përkryer?

Prifti protestant,të cilin e njoha në Johanesburg,ma përshkroi metoda e tij të bartjes së idesë për shëndeti e përkryer të ndërdijes së vet.Dergjej nga kanceri i mushkërive.Ja përshkrimi i shkurtë i teknikës së tij.“ Disa herë në ditë relaksohesha me shpirt dhe me trup. Relaksimin e trupit e arrija me ndihmën e fjalëve,si ‘I liroj shputat e këmbëve,nyjat e këmbëve,shpatullat këmbëve,muskujt e barkut,zemrën dhe mushkëritë,kokën,e liroj tërë qenien time‘.Pas pesë minutash do të kotem dhe do t’i shqiptoj këto fjali:“Përsoshmëria e Zotit shprehet nga unë.Ideja për shëndet të përkryer më depërton në ndërdije.Atë pamje që Zoti e ka për mua është figurë e qenies së përsosur dhe se ndërdija ime përsëri e formon trupin tim në pajtim me këtë pamje që gjendet në mendjen e Zotit“. Prifti ka përjetuar shërim të plotë.përvoja e tij është shembull i mënyrës së lehtë dhe të thjeshtë e përcjelljes së idesë për shëndet të përkryer të ndërdijes së vet.

Fantazimi,që është nën kontrollin e plotë,paraqet edhe një mënyrë të futjes së idesë së shëndetit në ndërdije.Njeriut të sëmurë nga paraliza funksionale i udhëzova që ta paramendonte veten se si sillet rreth zyrës së vet,e prek tavolinën e punës,përgjigjet në thirrjet telefonike dhe i kryen të gjitha punët e zakonshme që do t’i kryente sikur të ishte i shëndoshë.I shpjegova se idenë e tillë për shëndet të përkryer ndërdija e tij me siguri do ta pranojë.Ai u mishërua me detyrën dhe vërtet në mendime e ktheu zyrën e vet. Menjëherë u hetua se ndërdija u nis për të kryer detyrën konkrete.Pas disa javësh,te ky lloj vetëkushtëzimi,në shtëpi të tij cingëroi telefoni,skenari ishte caktuar që përpara, kështu që ndihmështëpiakja dhe bashkëshortja “rastësisht“ ndodheshin jashtë shtëpisë.

Edhe pse telefoni gjendej gati pesë metra larg shtratit të tij,megjithatë ai e ngriti dëgjuesen. Në këtë moment ai krejtësisht ishte shëruar. Fuqia shëruese iishte përgjigjur përfytyrimit,të cilin pandërprerë ia përcillte dhe,kështu,pasoi shërimi.Problemi i tij qëndronte në bllokimin mendor që i pengonte ngacmimet nga truri për të depërtuar deri te gjymtyrët.Në çastin kur vëmendjen e kishte përqëndruar kah fuqia shëruese, pengesa është evituar dhe ai përsëri ishte në gjendje të ecte e të punonte.

Ç’DUHET MBAJTUR MEND?


Ndërdija i mbikëqyr të gjitha proceset trupore,si dhe i posedon përgjigjet e të gjitha pyetjeve.

Pak para se të flini,ndërdijes drejtojani kërkesën,si dhe vërtetojani vetes të ekzistuarit e fuqisë çudibërëse të saj?

Çdo gjë që e futni në ndërdije,do të dalë në dukje si veti,si përvojë a si ndodhi. Andaj, zgjidhini me kujdes idetë dhe mendimet që ia dërgoni ndërdijes.

Ligji i aksionit dhe i reaksionit është univerzal.Të menduarit paraqet aksionin,ndërkaq përgjigjja e menjëhershme e ndërdijes është reaksioni.Kujdesuni për mendimet tuaja!

Çdo frustracion bazohet në dëshirën e paplotësuar.Po i kushtuat tepër rëndësi pengesave, shtyrjeve dhe vështirësive do t’ju pasojë reagimi gjegjës i ndërdijes.Kësisoji ju punoni kundër së mirës suaj.

Po qe se me vetëdije dhe haptas përsëritni “Besoj se fuqia e ndërdijes në këtë çast,duke përdorur edhe trupin tim,është duke ma plotësuar dëshirën e menduar“,do ta ndjeni qarkullimin e principit jetësor nepër brendinë e trupit dhe të shpirtit tuaj.Të gjitha vështirësitë do të zhduken.

Frika,shqetësimi dhe mërzia e çrregullojnë ritmin normal të punës së zemrës,të mushkërive dhe të organeve të tjera.Ushqejeni ndërdijen me mendime rreth harmonisë,rreth shëndetit, rreth paqes në mënyrën që të gjitha funksionet trupore përsëri të jenë normale.

Pjesa e vetëdijshme e mendjes suaj gjithnjë le të shpresojë për të mirë.sepse ndërdija do të kujdeset që me besnikëri ta reproduktojë mënyrën tuaj të të menduarit.

Paramendoni përfundimin të mbarë ose zgjidhje të problemit tuaj,ndjeni gëzim për qëllimin e realizuar,sepse çdo gjë që mendoni a ndjeni me ndihmën e ndërdijes do të shndërrohet në realitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 2:41 am

Shërimet mendore në kohët e lashta

Te të gjithë popujtë ekziston beimi shekullor,gati instiktiv,se diku thellë në brendi të njeriut pushon fuqia shëruese e aftë që të gjitha funksionet trupore dhe shqisat e çrregullta t’i kthejë në gjendje normale.

Besohet se kjo fuqi e çuditshme në kushte të caktuara mund të thirret,si dhe me t’u paraqitur ajo,të gjitha vuajtjet trupore e shpirtërore zhduken.Historia e të gjithë çpopujve është përplot me të vërteta,të cilat flasin në të mirë të këtij besimi.

Në fillimin e lashtë të historisë njerëzore është menduar se aftësinë që me fuqi të errta a të mira ndikuese (duke futur këtu edhe ato shërueset) posedojnë falltarët,priftërinjtë a njerëzit e shenjtë në përgjithësi.Paramendohej se aftësia e tyre magjike zanafillen e vet e kishte drejtëpërdrejt nga Zoti, ndërsa veprimet konkrete të shërimit ndryshonin te popujt e ndryshëm.

Procesi i shërimit në të shumtën e rasteve ka pasur formën e thirrjes së Zotit nepërmjet ritualeve të ndryshme; të fërkuarit e shuplakave, falli,të barturit e hajmalive,unazave,relikteve dhe vizatimeve të shenjta.Priftërinjtë e religjioneve të lashta pacientëve u jepnin mjete të forta për mpirje ose para gjumit i vënin nën ndikim të sugjestioneve hipnotike,duke u thënë se zotat do t’i vizitojnë ashtu të fjetur dhe do t’i shërojnë.Këto lloje veprimesh shpeshherë ishin mjaft të suksesshme.

Është e qartë se kishte të bënte me sugjestione të forta të drejtuara në ndërdije.

Ata që respektonin perëndeshën greke Hekata,zhvillonin ritualin e posaçme të thirrjes së mbrojtjes e shërueses së vet mu para fjetjes.Do të dilnin në hapësirë dhe,në kohën kur ishte hëna e plotë,me veprim të posaçëm,në enë të posaçme, përzienin temjan, vezë dhe mbeturina të qenve e të hardhucave të prerë.Pas këtij rituali grotesk ata do të shkonin në shtrat dhe perëndesha do t’u paraqitet patjetër.Janë të shumta të dhënat e shërimeve që pasonin pas zgjuarjes.

Bie në sy se të gjitha veprimet dhe ritualet e përshkruara kanë për qëllim përvetësimin sa më të plotësueshëm të sugjestionit të të shëruarit nga ana e ndrëdijes.Po ashtu është e qartë se në të gjitha rastet shëruese në të vërtetë është pikërisht ndërdija dhe se nuk ka të bëjë me kurrfarë çudirash dhe ndërhyrjesh të zotave.

Shëruesit gjithmonë kanë arritur suksese të rëndësishme në rastet kur mjekësia binte nga provimi. Në ç’mënyrë shëruesit e mbarë botës e arrijnë shërimin?- Përgjigjja qëndron në të besuarit e kotë, gati të verbër të të sëmurëve se do të shërohen.Gjë që liron fuqinë e fortë e të madhe shëruese të vendosur në ndërdije e secilës qenie njerëzore.

Shpesh përdoren barëra fantastike,metoda tejet të pazakonshme dhe të çuditshme, gjithnjë me qëllim të zgjuarjes së imagjinatës te të sëmurët dhe te të irituarit e emocioneve shumë të forta.Gjendja e tillë shpirtërore lehtësohen pranimin e sugjestioneve të shërimit.Ai së pari depërton në vetëdije e pastaj edhe në ndërdije të të sëmurit. Me detalisht për këtë proces do të flasim në kapitullin vijues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 2:42 am

Raportet rreth përdorjes së fuqisë së vendosur në ndërdije

“Prandaj po ju them: çkado që të kërkoni me uratë,besoni se e morët,e do ta fitoni me siguri“. (Marku,11:24).Vërejeni dallimin e kohëve gramatikore! Shkrimtari i frymëzuar na shtyn të besojmë dhe ta pranojmë si të vërtet faktin se dëshira jonë tashme na është plotësuar dhe na është pranuar dhe se deri te materializimi i saj do të vijë në të ardhmen e afërt.

Suksesi i kësaj teknike varet nga fortësia e Biblës se mendimi,ideja, pamja paraqesin faktin në mendjenë e njeriut. Për të arritur diçkafi materializimin e vet në shpirtin e njeriut,është domosdo dhe e nevojshme që njeriu të mendojë se kjo në mendje vërtetë ekziston.

Disa fjalë hyrëse të përmbledhura dhe krejtësisht të përcaktuara paraqesin udhëzimin e përdorimit të fuqisë krijuese të mendimit të njeriut. Pra,të futet – të gdhendet dëshira gjegjëse në ndërdijen e vet.Secili mendim,secilia die,secila plan a qëllim është njëlloj i vërtetë sikurse dora a zemra.Po iu përmbajtët teknikës biblike,nga mendja do ta zhdukni secilin mendim mbi rrethanat,mbi kushtet dhe mbi paraqitjet tjera që do të mund të shkaktonin pasoja të padëshiruara. Në mendjen tuaj ju mbetet që ta hedhni farën,e cila ,po qe se ju vetë këtë e pengoni,në mënyrën të pagabueshme do të mbijë dhe në fund do ta japë frytin.

Jezu Krishti nga ata që ndoqën rrugën e tij,para se gjithash,kërkon vetëm besim.Fjalët më të shpeshta në Bibël janë:“U bëftë sipas besimit tuaj!“ Gjithmonë kur e hedhni ndonjë farë besoni se prej saj do të rritet bima gjegjëse. Pra,kini besim në ligjdhmërinë e rritjes dhe të bujqësisë në përgjithësi,sepse fara do të japë bimën e rritur të llojit e vet.

Besimi,ashtu siç përmendet në Bibël,paraqet mënyrën e të menduarit, qëndrimin, sigurinë e brendshme dhe njohurinë se ideja, të cilën pjesa e vetëdijshme e mendjes në tërësi e përvetëson,do të hasë në pranim të njëjtë edhe me ndërdije e pastaj do të shkojë kah materializimi.Besimi,në kuptim të caktuar,është edhe pranim si e vërtetë e diçkafit që të kuptuarit dhe shqisat e mohojnë,gjegjësit detyrim në heshtje të pjesës së imët, racionale, analitike të vetëdijshme të mendjes dhe marrje e qëndrimit të mbështetjes së plotë në fuqinë e brendshme të ndërdijes.

Shembull klasik i teknikës biblike është ai që është shënuar në Ungjillin sipas Mateut,9:28-30“ Kur arriti në shtëpi,të verbërit iu afruan e Jezusi u tha:“A besoni se mund ta bëj këtë gjë?“Ata i përgjigjen: “PO ,Zotëri:“Atëherë ua preku sytë e tha:“U bëftë sipas besimit tuaj“Dhe atyxre u çelën sytë. Atëherë Jezusi u urdhëroi:“Kini kujdes:Askush mos ta dijë!“.

Me fjalët,u bëftë sipas besimit siç shihet qartë,Jezusi,në të vërtetë,kërkon bashkëpunimin e ndërdijes nga të verbërit. Besimi i tyre përbëhej nga dëshira e madhe se do të ndodhë çudia,se lutjet e tyre do të pranohen e do të plotësohen – kjo edhe ndodhi.Kjo ka të bëjë me tekinikën e lashtë shëruese që, prej se mbahet mend,e përdorin të gjitha bashkësitë njerëzore,pa marrë parasysh përcaktimin e tyre fetar.

Me fjalët,kini kujdes! Askush mos ta dijë! Jezusi në të vërtetë të shëruarve ua nadalon të flasin për atë që u kishte ndodhur me të afërmit e tyre,sepse mund t’u ndodhë të hasin në dyshim dhe në mohim.Kështu do të rrezikohej vepra e Jezusit,mbjellja e sërishme e dyshimit,e frikës a e ankthit në ndërdije do ta vinte në pyetje shërimin.
“…Ky po u urdhëron me pushtet e fuqi shpirtrave të ndytë e ata po dalin!“(Lluka,4:36).

Të sëmurët që i janë drejtuar Jezusit,i kishte sjellë vetëm besimi i tyre i ndihmuar tek e drejta nga të njohurit e Jezusit fuqitë shëruese të ndërdijes. Ai,edhe vetë ishte thellë i bindur në drejtësinë e fjalëve dhe të veprimeve të veta.Jezusi të sëmurëve ua bëri të njohur aftësitë e mendjes subjektive të tyre dhe me besimin e vet të thellë e të pabëzajshëm që kishte për fuqinë shëruese,i ndryshoi formulat negative dhe ato dëmtuese të të menduarit,të ngulitura në ndërdijen e tyre.

Shërimet,që menjëherë pasuan janë vetëm reaksione automatike ndaj ndyshimit të brendshëm shpirtëror. Pra,urdhëri i Jezusit, në të vërtetë është thirrje drejtuar ndërdijes të sëmurëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Thu May 10, 2012 2:43 am

Çudirat në tempujt e mbarë botës

Është i njohur fakti se nepër tempuj dhe nepër faltore të shumta të Japonisë,të Indisë,të Evropës dhe të Amerikës është regjistruar numër i madh rastesh shërimi.I kam vizituar disa vende të këtilla në Japoni.Në faltoren e njohur DIABUCU ndodhet statuaj kolosale e bronztë e Budës.Pozita e tij është e ulur,duart i ka të kruqëzuara,kokën e ka të ngritur në pozitë të ekstazës së thellë kontemplative, ndërkaq lartësia e tij arrin 15 metra dhe quhet Buda i Madh.Kam parë një numër të madh të rinjsh dhe pleqësh se si i linin ofertat te këmbët e tij: para,pemë,oriz dhe portokaj,ndiznin qirinj,ndjehej era e temjanit dhe zhurma e lutjeve të shumta.

E pata vërejtur një vajzë duke murmuritur disa fjalë të paartikuluara:ishte përkulur thellë në shënjë përsjëndetjeje,pastaj i la dy portokaj dhe i ndezi një qiri.Nikoqiri më shpjegoi se ajo vajzë para ca kohësh e kishte humbur zërin e i cili iu kthye mu në këtë tempull.

Prandaj,ajo i dërgon mirënjohje Budës që, sipas besimit të saj,ia kishte sjellë shërimin.Në të vërtetë vajza që nga fillimi ka qenë thellë e bindur se Buda do t’i ndihmojë,po qe se shpesh ajo kryen ritualin e caktuar,agjëron një kohë të gjatë dhe e ofron sakrificën gjegjëse.Me këtë,ajo,në të vërtetë,vetëm e kushtëzonte ndërdijen e vet dhe e drejtonte kah shërimi.Rezultati pozitiv nuk kishte munguar.

Ja edhe një ilustrim të fshehur në imagjinatën edhe në besim të pakusht; do t‘ju përshkruaj rastin e kusheririt tim të sëmurë nga tuberkulozi. Mushkëritë i kishte të dëmtuara rëndë. Me të dëgjuar për gjendjen e babit të vet,djali vendosi t’i ndihmonte duke u kthyer në shtëpinë e prëndërve në Pert (Australi).

Babit i rrëfen se si e kishte njohur një prift,i cili sapo ishte kthyer nga shegtimi,ku kishte vizituar disa tempuj shërues të Evropës. Prifti ia kishte shitur një copëz të kryqit të Jezusit për shumë të mëdha parash.Djaloshi,në të vërtetë,kishte marrë një ashkël nga dyshemeja e punëtorisë së vet dhe ia kishte çuar argjendarit, i cili e kishte ngjitur në unazë e cila kishte prejardhjen nga ajo ashkël. Rrëfimi e kishte nxitur imagjinatën e babit deri në atë masë sa që zotëriu i plakur e kishte rrëmbyer unazën,e kishte vendosur në gjoks,ishte lutur në heshtje dhe kishte fjetur.Në mëngjes ai ishte plotësisht i shëndosh.

Është e qartë se atl nuk e shëroi ashkla e marrë nga dyshemeja e punëtorisl,por fantazia e tij e nxitur deri në maksimum,si dhe besimi i thellë i tij në shërim të plotë.Bashkimi i imagjinatës dhe i besimit, gjegjësisht bashkimi i ndjeshmërisë subjektive solli shërimin. Babai asnjëherë nuk u njoftua për këtë mashtrim, sepse po të njoftohej,do t’i rikthehej sëmundja.Kështu ai për afro 15 vjet të ardhshme pati shëndet të përsosur,ndërsa vdiq në moshën 89- vjeqarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”   Today at 5:50 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Xhozef Marfi “Forca e Ndërdijës”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: