PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Çfarë është Chemtrails ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Çfarë është Chemtrails ?   Wed May 09, 2012 9:56 am

Çfarë është Chemtrails ?

Ka shumë kohë që dikush, na spërkat me “Substanca të dyshimta” dhe kjo për të kontrolluar sistemin klimaterik, për të kontrolluar kompletë popullsinë globale e mbi së gjithash për të kontrolluar mendjen tonë.

Kështu mund të përmblidhet në përgjithësi teoritë e komplotit të ashtuquajtur Chemtrails, d.m.th “Gjurmët Kimike”, që ne i shohim shpeshherë të lënë pas nga avionët (tymi i avionëve).

Shpjegimi shkencor, se gjoja janë “gjurmë uji me avuj të ngrirë”, që krijohet për shkak të krahëve të avionit (Profili i tyre), nuk i bind teoricienët që shprehen të rezervuar për fenomenin, si dhe skeptikët e komploteve, që argumentojnë se gjurmët e avionëve janë jo “Tym”, si pasoj e lëndëve djegëse që përdorë avioni, por spërkatje e ajrit me substanca të ndryshme kimike helmuese, p.sh: kripëra barium, oksid alumini, kadmium dhe silic, të cilat janë kancerogjene, që shkaktojnë te njerëzit një sërë simptomash të ndryshme dhe çrregullime jo natyrale, siç është, kriza të astmës, humbje të kujtesës, lodhje, nervozizëm dhe dhimbje koke.

I pari, që ju referua dhe zbuloj këtë çështje, madje i dha emrin Chemtrails, ishte gazetari kanadez William Thomas. Termi rrjedh nga fjala contrail (gjurmë të grumbullta, ose shtigje kondensimi), të cilat janë linjat e njohur të gjurmëve të lëna pas nga avionë, siç edhe gjurmët e ndotjes së makinave, pra smogu që prodhon makina.

Në 1998 një sipërfaqe prej 60 kilometra katrorësh, pranë Espanola-s, në Ontario Kanada, u bënë spërkatje të rregullta ajrore. Mbas matjeve të kryera posaçërisht, rezultoi se në atmosferë kishte “Substanca”, grimca alumini dhe silic, pesë herë më shumë se norma e lejueshme.

Mbas fenomenit të çuditshëm, vendasit shfaqën simptoma të ndryshme, si alergji, humbje të përkohshme të kujtesës, simptoma të astmës, lodhje, dhimbje të forta në kraharor dhe koke. E njëjta gjë u vu re dhe në Irlandë, ku pjesa më e mashe e njerëzve, ankoheshin nga simptomat e astmës, alergjisë për shkak të ndotjes së ajri me spërkatje të shpeshta që ndodhën në atë periudhë.

Një mjek amerikan, nga Arizona, raportoi se ajri i spërkatur, është përgjegjës për dhimbjet e forta të kokës dhe sëmundjet e mushkërive, si dhe epidemitë e ndryshme.

Përqindjet e larta të barium-it nuk absorbohet nga lëkura dhe janë kryesisht përgjegjëse për rënien e flokëve dhe sëmundjet e stomakut, kur ato depozitohen në ushqim. Kripërat e barium-it, përveç dëmit që shkaktojnë në shtresën e ozonit, kanë pjesëmarrje të madhe dhe përgjegjësi në fenomenet ekstreme të motit, të cilat kohët e fundit janë shtuar kaq shumë.
Ky fenomen kaq intensiv, ka shqetësuar miliona njerëz në të gjithë botën dhe deri më sot asnjë organizëm, apo qeveri, nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Por fenomeni Chemtrails, jo vetëm që nuk zhduket, por mbetet për disa orë në ajër dhe gradualisht zgjerohen dhe bashkohen së bashku për të formuar retë artificiale, duke mbuluar kështu një zonë të gjerë.

Zakonisht operacionet e spërkatjeve të ajrit, ndodhin në ditët me diell dhe më pas moti pëson ndryshim drastik, duke u kthyer në kushtet e motit që mbizotëronin më parë në rajon.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çfarë është Chemtrails ?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Blendi Fevziu: Çfarë është 8 Dhjetori
» 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë
» Çka është Filozofia
» Dritan Ylli: Është koha të punojmë për Shqipërinë evropiane, zoti Klosi!
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: