PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zgjimi ne mes te nates pa mundur te merrni fryme dhe pa mundur te levizni?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Zgjimi ne mes te nates pa mundur te merrni fryme dhe pa mundur te levizni?    Sun May 06, 2012 11:22 pm

Zgjimi ne mes te nates pa mundur te merrni fryme dhe pa mundur te levizni? Ja arsyeja



Ka patur shume raste vdekjesh kur personi ishte ne gjume dhe nuk u zgjua me. Mjeket gjejne shpjegimet e tyre ndersa legjendat dhe folkloret kane shpjegimet e tyre per kete fenomen.

Besoj se te gjithe ne nje moment te jetes e kane provuar ate ndjesine e tmerrshme kur zgjohesh nga gjumi ne mes te nates dhe nuk merr dot fryme.

Nje "hag", ose "shtrige e keqe" ose cfaredolloj emri tjeter qe t'i vihet, pasi ne cdo vend i kane vene nga nje emer te ndryshem, ishte nje shpirt makthesh ne folklorin Britanik dhe folklorin e Amerikes Veriore Anglofone. Me gjithe varietetin ne emra, kjo qenie eshte e njejte me "mbare" Anglo-Saksone; nje qenie me rrenjet ne supersticionin antik Gjermanik dhe shume i lidhur me "mara" Skandinave.

Edhe ne vende te tjera, edhe pse pershkrimi ndryshon thelbi mbetet po i njejte.

Sipas folklorit, kjo qenie ulej ne kraharorin e personit i cili ishte ne gjume dhe i dergonte atij/asaj makthe. Kur subjekti ngrihej, ai ose ajo ishte i paafte qe te merrte fryme apo edhe te levizte per nje periudhe te shkurter kohe. Ne kohet e tanishme kjo gjendje eshte quajtur paralize ne gjume, por ne besimet e vjetra besohet se ka qene faji i "hag".

Ne disa variante te tjera te folklorit, ndodhte edhe qe qenia te ulej ne kraharor duke i marre frymen personit qe qe ne gjume deri sa ai/ajo te vdiste.

Ne mitologjine Irlandeze dhe Skoceze, Cailleach eshte nje perendeshe "hag" e lidhur me krijimin, korrjen, motin dhe sovranitetin. Ne partneritet me perendeshen Bride, ajo eshte nje perendeshe sezonale; Cailleach drejton muajt e dimrit, ndersa Bride muajt e veres. Ne Skoci nje grup "hags"-esh te njohur si Cailleachan (Hag-et e rrufese) jane pare si personifikimi i fuqive elementare te natyres, vecanerisht ne nje aspekt shkaterrues.

Ne mitologjine Irlandeze hag-et jane figura sovraniteti. Me e zakonshmja eshte qe nje hag eshte figura e keqe e perralles, ndersa heroi i perralles duhet t'i afrohet pa frike, dhe te filloje ta doje ate me githe te keqen qe ka. Kur heroi tregon kurajo, dashuri dhe pranin te anes se saj te keqe, hag-u me pas kthehet ne nje perendeshe te re dhe te bukur.

Ne folklorin Persian, Bakhtak ka te njejtin rol ashtu si edhe hag-u ne folklorin Britanik. Bakhtak-u ulet ne kraharorin e nje personi qe eshte ne gjume dhe duke i shkaktuar atyre pengese ne frymarje apo ne levizje qe mund te coje deri ne vdekje. Ne gjuhen moderne Persiane fjala Bakhtak perdoret edhe ne menyre metaforike per t'ju referuar maktheve.

Shume histori te frikshme ne lidhje me kete krijese jane treguar dhe perdorur per te frikesuar femijet ne menyre qe ata te silleshin mire.

Megjithate, te dhenat qe jane arritur te mblidhen, nuk jane te mjaftueshme per ta bere te qarte nese kjo krijese eshte nje grua e vjeter e shemtuar qe ka mesuar magji apo eshte nje qenie mbinatyrore.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stessa



Numri i postimeve : 3
Pikët : 3
Reputation : 0
Join date : 26/06/2012

MesazhTitulli: Re: Zgjimi ne mes te nates pa mundur te merrni fryme dhe pa mundur te levizni?    Tue Jul 03, 2012 3:16 am

nejse une mendoj te mos ngaterrojme gojedhenat dhe legjendat me vdekjen qe i ndoh njeriut ne gjume...
vdekja ne gjume e ka nje logjike, te le zemra dhe mbaroi filmi.
ashtu si ne gjume njerezit kane vdekur ne mes te dites duke pa televizor ose kur kane qene ne banjo, bam bam zemra, edhe kaq ishte...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niku magic man



Numri i postimeve : 27
Pikët : 57
Reputation : 4
Join date : 26/06/2012
Vendodhja : mitrovic

MesazhTitulli: Re: Zgjimi ne mes te nates pa mundur te merrni fryme dhe pa mundur te levizni?    Tue Jul 03, 2012 6:48 am

nejse kush koft njeriu nuk po dilka gjall
shum keq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Zgjimi ne mes te nates pa mundur te merrni fryme dhe pa mundur te levizni?    Today at 1:58 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zgjimi ne mes te nates pa mundur te merrni fryme dhe pa mundur te levizni?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» PREJARDHJA E NATËS SË SHTRIGAVE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: