PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Në fillim ishte kaosi !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Në fillim ishte kaosi !   Wed May 02, 2012 7:52 pm

Në fillim ishte kaosi !

Hawking: Universi nuk ka nevojë për krijues

Në fillim ishte kaosi, thotë Stephen Hawking. Dhe nuk ka asnjë gjurmë të Zotit. Fjalë të mëdha që, duke qenë se i thotë një prej astrofizikanëve më të mëdhenj që janë ende gjallë, shkaktojnë një bum. Aq më shumë që pikërisht ai, një prej shkencëtarëve më të famshëm në botë, i dënuar me palëvizshmëri dhe mosaftësi të foluri për shkak të një atrofie muskulore progresive, teoricien i fijeve dhe gropave të zeza, në një libër të mëparshëm (Histori e shkurtër e kohës), kishte lënë në fakt pakëz hapur një derë për kreacionistët, duke thënë se prania e Zotit nuk do të ishte e papajtueshme, në vetvete, me një qasje shkencore ndaj universit.

Por këtë herë, jo: The Grand Design, shkruajtur bashkë me fizikanin amerikan Leonard Mlodinow, në 200 faqe të shoqëruara me ilustrime shkon aq larg sa të hedhë edhe hipotezën për universe të tjerë të banuar, për të shtuar më pas konkluzionin që Big Bang ështrë "një pasojë e pashmangshme e ligjeve të fizikës" dhe që ndërhyrja e një dore krijuese duhet të përjashtohet. Më saktë, pyetjes që Hawking e ngre po vetë: "A ka patur nevojë universi për një Krijues?", përgjigjja është e qartë dhe e pakthyeshme: Jo.

Dhe përse jo? "Sepse ekziston një ligj që quhet gravitet dhe universi mundet dhe do të vazhdojë të krijohet vetë, nga asgjëja. Krijimi spontan është arsyeja përse ekziston diçka dhe jo asgjë, përse universi ekziston dhe ne vetë ekzistojmë". Pikë. Për të madhin Stephen Hawking, në pension prej një viti dhe hipur tashmë në katedrën e zënë nga Newton, çështja është e mbyllur.

Në Britaninë e Madhe, konkluzionet e tij përfundojnë natyrshëm në faqen e parë - duke filluar nga "Times" - aq më tepër që botimi i librit ndodh pikërisht një javë para vizitës së papës Ratzinger përtej kanalit anglez.

Të menjëhershëm kanë qenë reagimet pozitivë të Richard Dawkins, biologu i deklaruar ateist, i cili përshëndet shtrirjen në univers të teorive darviniane mbi qeniet e gjalla. Ndërkohë, në vende të tjerë reagimet kanë qenë në gradë të ndryshme: perpleksitet, skepticizëm, siklet. Filozofi i shkencës, Giulio Giorello, për shembull, pranon se ideja e një krijimi nga hiçi "për shkak të një luhatjeje rastësore shumë të shpejtë dhe shumë energjetike" është një çështje e debatuar nga kozmologët kuantistë, madje "hipotezën e një krijimi pa krijues mund ta gjesh madje edhe mes rreshtave të filozofisë indiane". Megjithatë, thekson ai, është tjetër gjë të "bësh pa Zotin si krijues i jashtëm dhe tjetër gjë është të flasësh si forcë e brendshme e natyrës, në gjurmët e Xhordano Brunos dhe Spinozës". Veç kësaj, sipas mendimit të tij, "nevoja për Zotin nuk bazohet tek kozmologjia. Nga ana tjetër, shkenca është tërësisht e ndarë nga Zoti".

Më i drejtpërdrejtë dhe thuajse injorues ndaj Hawkins është një tjetër filozof, Masimo Kaciari: "Asgjë nuk është më absurde dhe antishkencore se sa të pretendosh që një gjuhë prej specialisti të ofrojë përgjigje universale. Eshtë një kontradiktë logjike, ajo e Hawking, që ka diçka komike në vetvete dhe që as nuk duhet marrë në konsideratë".

Më të artikuluar mendimet e botës shkencore. Tomazo Makakaro, president i Institutit Kombëtar të Astrofizikës në Itali analizon pikat kryesore të teorisë së Hawking (prania e sistemeve të tjerë diellorë të ngjashëm me tonin e universeve të tjerë të mundshëm, ideja që mund të arrihet një ekuilibër mes teorisë kuantistike të botës nënatomike dhe asaj të gravitetit) dhe konkludon: "Asnjë nga këto pika nuk mund të shërbejë si bazë për një diskutim mbi Zotin, sepse gjërat janë krejt të ndara. Më duken pohime aq irracionalë, saqë çdo teolog është në gjendje t'i hedhë poshtë". Biologu evolucionist Telmo Piebvani shton: "Mbi teorinë e fijeve të hedhur nga Hawking nuk ka aspak konsensus. Nëse flasim për evolucionizëm, sigurisht që procesi i jetës nuk duket se vazhdon sipas një projekti. Por prej këtu, deri në demonstrimin që nuk ekziston një entitet mbinatyror, ka shumë rrugë. Dhe, qoftë edhe nëse do të arrinim të njihnim mendimet e Zotit, kjo nuk do të thoshte që Ai nuk ekziston".

"Ashtu sikurse Darvini hodhi poshtë ekzistencën e Zotit me teorinë e tij të evolucionit biologjik të species sonë", komentonte tek "Times" i Londrës, Richard Dawkins, "tashmë Hawking e hedh poshtë këtë teori edhe nga këndvështrimi i fizikës".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Në fillim ishte kaosi !
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores
» Gani Geci i tregon Thaçit se fotografia e Rugovës ishte në odën e Adem Jasharit
» LDK-ja kujton heronjtë e saj, Beteja e Loxhës ishte betejë historike
» Agim Gashi: Presidenti Rugova ishte, është dhe do te mbetet arkitekti i pavarësisë
» Besim Muhadri: A ishte vrasja e Emin Durakut pjesë e skenarëve të komunistëve serbë dhe të shërbëtorëve të tyre në Kosovë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I :: A T E I Z M I-
Kërce tek: