PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Legjenda e Djallit te Jersey

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Legjenda e Djallit te Jersey   Tue May 01, 2012 7:13 pm

Legjenda e Djallit te Jersey


Nga te gjitha legjendat qe vijne nga shtetet bregdetare te Atlantikut kolonial, ato qe kane te bejne me Djallin e Jersey jane nder me te frikshmet dhe me intrigueset.

Jersey Pine Barrens jane nje rrip djerrinash mocalore dhe pyjore ku mbijetesa eshte ende nje lufte. Sipas nje legjende, ne vitin 1735 nje grua e quajtur Jane Leeds u deshperua shume kur mesoi qe do te lindte femijen e saj te trembedhjete. Ajo deklaroi qe nese femija do te lindte do te ishte nje "Djall".

Sipas legjendes kur femija lindi, u transformua ne nje bishe groteske me nje trup prej zvarraniku, krahe lekure dhe nje bisht te gjate e me nje koke qe dukej si koke kali. Krijesa fluturoi menjehere jashte shtepise dhe u zhduk ne mocalet qe ndodheshin aty prane.

Per vitet ne vazhdim Djallit iu vu faji per cdo fatkeqesi qe ndodhte. Pretendohej se qente, macet dhe kafshe te tjera me te vogla te fermes merreshin dhe konsumoheshin nga bisha. Djalli fajesohej per zhdukjet e femijeve dhe pretendohej qe krijesa mund te thante qumeshtin e lopeve dhe mund te vriste peshqit ne lumenj.

Edhe burrat e kishin frike bishen dhe askush nuk pranonte qe te dilte ne erresire.

Ne vitin 1740 rezidentet e Jersey Pine Barrens ishin te deshperuar per pak lehtesim nga gjithe kjo histori. Nje pastori lokal iu kerkua nga njerezit e vendit qe te bente nje ekzorcizem te krijeses. Shpresohej qe bekimi do te mbante ate zone te qete nga gjuajtjet e Djallit te Jersey per 100 vjet. Fatkeqesisht mbas gjashtedhjete vjetesh Djalli i Jersey filloi te godiste serish.

Nder deshmitaret me te njohur dhe me te besueshem qe e kane pare bishen eshte edhe heroi i U.S. Navy, Commodore Stephen Decatur. Ne vitin 1800 ai ishte per vizite ne Hanover Iron Works duke inspektuar gjuajtjet me kanon qe ato po prodhonin. Gjate nje manovre gjuajtje prove ai dalloi nje bishe te cuditshme qe ishte duke fluturuar. U bene disa gjuajtje dhe nje pjese e tyre u raportuan qe e goditen bishen por krijesa vazhdoi serish ne rrugen e saj sikur te mos ishte goditur fare.

Disa vjet me vone ish mbreti i Spanjes, Joseph Bonaparte, vellai i Perandorit Francez Napoleon Bonaparte, ndodhej ne nje shtepi prane Bordertown. Ai ka raportuar se e ka pare bishen gjate nje udhetimi gjuetie ne Pine Barrens.

Ne vitin 1840 Djalli ishte rikthyer me i forte se kurre dhe edhe njehere ai u rikthye te gjuante. Nderkohe qe raportimet mbi Djallin ishin te pakta gjate fundit te shekullit te nentembedhjete, ne vitin 1909 raportimet mbi Djallin arriten disa porporcione epidemike.

Polica, njerez te njohur dhe njerez te thjeshte jane takuar me bishen ne menyre te drejtperdrejte. Zakonisht bisha largohej edhe pse nuk dukej se kishte frike nga asnje dhe dukej se nuk pesonte asnje demtim nga te shtenat ne drejtim te saj.

Raportime te tjera vazhduan edhe gjate shekullit te njezete dhe arriten nje kulm te aktivitetit ne vitin 1960 me akoma me shume kafshe te vogla qe merreshin nga bisha.

Raportimi zyrtar me i fundit ka shume mundesi qe te jete takimi i vitit 1993 i nga rojtari i pyllit John Irwin i cili e hasi bishen ne nje rruge. Ata u pane ne sy per disa sekonda perpara se Djalli te fluturonte dhe te zhdukej.

Megjithese shume shperblime u ofruan per personin qe do te arrinte te kapte Djallin e Jersey, asnje nuk arriti ta kapte krijesen.

Ne zonen e Jersey Pine Barrens mund te gjenden gjithashtu edhe shume zogj grabitqare dhe skeptiket pretendojne qe jane pikerisht keto zogj ato cfare kane pare njerezit ne vite dhe i kane identifikuar gabim.

Megjithese kohet e fundit jane ulur raportimet mbi Djallin e Jersey, kjo nuk do te thote qe ai nuk ekziston. Ka ende shume njerez qe besojne qe Djalli gjendet akoma i fshehur diku aty prane dhe duhet bere kujdes kur dilni naten vetem ne erresire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Legjenda e Djallit te Jersey
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Female Force: Flijimi për nder i 100 grave çame; legjenda që çuditi Europën!
» Muzafer Ramiqi: LEGJENDA MBI BARIUN PLAK - POEZI
» Qazim Doda:Bajrush Doda – legjenda e folklorit shqiptar
» Mitrush Kuteli në përvjetorin e vdekjes
» Jorgo Telo:POEMA "STANARI dhe "ZOGU U DJALLIT"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: