PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dianetika

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:12 am

Dianetika është një shkencë e mendjes(SHKENCA MODERNE E SHËNDETIT MENDOR)
Çfarë duhet të përmbajë një shkencë e mendjes?
1.- Një përgjigje për qëllimin e mendimit.
2.- Një burim të vetëm të të gjitha çmendurive,psikozave,neurozave,kompulsioneve,repre sioneve e çrregullimeve sociale.
3.- Prova të pandryshueshme shkencore mbi natyrën bazë dhe sfodim fuksional të mendjes njerëzore.
4.- Teknikat,artin e zbatimit,me anën e rë cilave burimi i vetëm i zbuluar mund të kurohej përgjithnjë;sigurisht,duke përjashtuar çmenduritë e keqformimit të trurit ose sistemit nervor,të shkatërruara ose të dëmtuara në mënyrën patalogjike dhe,sidomod,psikozave iatrogjenike(atyre të shkaktuara nga doktorët dhe që përfshijnë shkatërrimin e vetë trurit të gjallë).
5.- Metodat e parandalimi të çrregullimit me mendor.
6.- Shkaku dhe kurimi i të gjitha sëmundjeve psikostomatike që disa thonjë se arrijën deri në 70% të listës së sëmundjeve të njeriut.
Një shkencë e tillë do t’i tejkalonte edhe k ufijtë më të gjërë të mësipërm të parashtruar për të në çdo epokë,për çdo përllogaritje mbi këtë temë duhet të zbulojë që një shkencë e mendjes duhet të jetë e aftë dhe të pikërisht këto gjëra.
Pasi grupi i aksiomave dhe teknika u organizuan dhe u vunë në fuksionim si shkencë e mendjes,në një rradhë me shkencat fizike,do të konstatohej se ajo kishte pika takimi me pothuajse çdo shkollë të mendimit,që kishte ekzistuar më parë.Përsëri ky është një virtyt dhe jo një e metë.
Edhe pse e thjeshtë,DIANETIKA është dhe bën këto gjëra:
1.Ajo është një shkencë e organizuar e mendimit,e ndërtuar mbi aksioma të përcaktuara(thënie për ligjet natyrore sipas rregullave aksiomave të shkencave fizike).
2.Ajo përman një teknikë terapeutike ne të ciliën mund të trajtohen të gjitha sëmundjet mendore joorganike dhe të gjitha sëmundjet organike psikosomatike,me garancinë e një kurimi të plotë në raste të papërzgjedhura.
3.Ajo krijon një gjendje aftësie dhe racionaliteti për njeriun,mjaftë më të zhvilluar nga norma e sotme,më tepër duke rritur sesa duke rrënuar energjin dhe personalitetin e tij.
4.Dianetika siguron një depërtim të plotë në tërë potencialet e mendjes,duke zbuluar se ato janë shumë më të mëdha nga ç’është menduar në të kaluarën.
5.Dianetika zbulon natyrën themelore të njeriut,në vend që të rrezikojë ta parashtrojë apo postulojë,pasi kjo natyrë themelore mund të vihet plotësisht në lëvizje tek çdo individ.Dhe kjo natyrë themelore është zbuluar se është e mirë.
6.Burimi i vetëm i çrregullimeve mendore zbulohet dhe demostrohet,klinikisht ose laboratorikisht,nga Dianetika.
7.Përmasat,aftësia ruajtëse dhe rikujtuese e kujtesës njerëzore përcaktohen plotësishtë nga Dianetika.
9.Dianetika sjell teorinë e sëmundjes pa prejardhje mikrobesh,duke plotësuar biokimin dhe punën e Pastërit mbi teorin e mikrobeve,për të përmbledhur të gjithë fushën.
10.Me Dianetikën përfundon “nevoja” e shkatërrimit të trurit me anë të shokut ose kirurgjisë për të arritur “bindjen dhe shtrimin” e pacientëve mendorë dhe “për t’i ndrequr” ata.
11.Në Dianetik bëhet një shpjegim i vlefshëm i efekteve fiziologjike,të provokuara nga drogat dhe substancat endokine,dhe u jepet përgjigje shumë problemeve të shtuara nga endokrinologjia.
12.Dianetika zgjeron dhe përmison studimet e ndryshme edukative,sociologjike,politike,ushtarake dhe studime të tjera humane.
13.Dianetika ndihmon fushën e citologjisë,si dhe fusha të tjera studimore.
Ky pra,është profili skeletor i asaj çfarë do të ishte fusha e veprimtarisë së një shkence të mendjes dhe çfarë është fusha e veprimtarisë së DIANETIKËS.

Thënjë për Dianetikën

“Dianetika më vendosi mua në periudhën e artë.Unë gjithmonë kam patur aftësinë për të qenë disi i sukseshëm,por Dianetika më çliroi deri në atë pikë ku diçka vërtet e madhe mund të ndodhë pa përplasje.
”JOHN TRAVOLTA.(Aktor)

“Të qenit Clear është të kuptuarit e mendimeve dhe qëllimeve të mia.Beteja me mendjen time reaktive ka marrë fund.Nuk ka më “konflikte të mbrendëshme”.
CHIK COREA.(Muzikant i Famshëm,fituesi i çmimit Grammy në muzikën Jazz).

“Dianetika eleminoi ato lloj mendimesh të pakontrolluara që ndikonin mbi mua gjatës jetës sime.Tani unë mund të arrijë të bëj çdo gjë që dua.Unë kam rifituar shumë prej potencialit tim dhe kjo është e mrekullueshme.”
KEITH KODE.(Motoçiklist,Kampion dhe Instruktor Garash)

“Nga të gjitha treguesit,ajo(Dianetika) do të provohet të jetë për njerëzimin po aq revolucionare sa dhe zbulimi dhe përdorimi i zjarrit nga njeriu i parë i shpellave...”
WALTER WINCHELL
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:14 am

DIANETIKA- shkenca e shëndetit mendor
" DEMONËT"

Për miliona vjet,njerëzimi ka ka provuar të depërtoje në sekretet e sjelljës humane. Hindutë, Egjyptianët, Grekët Romakët, si edhe studiuesit e kërkuesit tanë të shekujve të fundit kanë luftuar kundra një mali kompleksitetesh.

Informacioni që trasmeton Dianetika do të mjaftonte për të ndërtuar një libër filozofik, por këtu flitet për Dianetikën , e cila është një shkencë e si e tillë ajo mbart bazat e saj të provuara e të testuara në mendjen njerëzore. Shumë gjera gjatë evolimit të Dianetikës, u anashkaluan vetëm prej faktit se nuk ishin gjetur zgjidhje nga askush tjetër. Kështu misticizmit iu kushtua shumë pak rëndësi.

Duhet të kuptohet se universi filozofik është i ndërtuar nga një numër i madhë copëzash ,por misticizmi qëndroi pothuajse gjithmonë i panevojshëm.

Provoni të mendoni se çfarë tmerri kanë përjetuar njerëzit, kur u zbuluan ''demonët". Mund ta sillni ndërmend se Sokrati kishtë një demon të tillë.Ky demon nuk i tregonte atij se çfarë duhet të bënte po i tregonte nëse kishte marrë një vendim të duhur apo jo .

Në këtë rast po ndiqej një rrugë në universin pa fund, e cila do të kishte kënaqur edhe vetë Humenë për vetë lidhjen me ato gjëra që mund të ndjeheshin nga shqisat. Dhe ja ku lindin ''demonët''. në një përzgjedhje pa kriter nga shtresa të ndryshme të shoqërise doli në pah se secili prej tyre kishte në pamje të parë një lloj ''demoni ''.Kështu aspektet e ''demonëve'' ishin më alarmantet. Ishte e nevojshme të ndërtohej një urë mbi këtë humnerë që ekzistonte, dhe demonët u zbulan që përbëheshin nga një substancë e mallkuar.

Në ishujt Pacifik - në Borneo dhe Filipine-është vërtetuar përdorimi i demonologjisë.

Demonologjia është diçka shumë interesante. Një demon futet brenda një personi dhe e semurë ate ose futet brenda personit dhe flet në vend të tij, ose personi çmendet sepse ka brenda një demon dhe vrapon rreth e qark me demonin që çirret.

Kjo përbën demonologjine në kuptimin e ngushtë, sepse ata që e përfshijnë me së miri atë janë shtrigantët, magjistarët,shamanët,por duke mos u menduar të jemi skeptikë, më është dukur gjithmonë se demonët mund të shpjegoheshin në formën ektoplazmave ose substancave të tjera të pajeta.

Të zbulonim që brenda bashkëqytetarëve tanë ekzistojnë demonë është diçka shumë tronditëse.U zbulua që këto ''demonë'' mund të karakterizoheshin.

Ekzistonin ''demonë komandues, ordinerë, urdhërues, të gjitha këto kanë informacione shtesë të përveçme, se si ndikojnë engramat në shfaqjen e demonit është një temë qe duhet trajtuar më vete.
Ndërsa "Demon" – Dianetika e quan një mekanizëm mendor i ndërtuar nga një engram,e cila ngërthen një pjesë të analizuesit dhe sillet si një qenije individuale.Një demon i vërtetë është ai që u jep zë mendimeve ose u bën jehnë së brendëshmi fjalëve të folura ose që jep gjithë llojet e këshillave të konplikuara si një zë i brendshëm real dhe i gjallë.

Engramë është një pikturë e imagjinuar mendore e cila është një regjistrim i një pëvojë që përmban dhimbje,pavetëdije,dhe një kërcënim real apo të fantazuar të mbijetesës.

Ajo është një regjistrim në mendjen reaktive i diçkaje që i ka ndodhur vërtetë një indivdi në të shkuarën,e cila përmbante dhimbje dhe pavetëdije;të dyja të regjistruara në pikturën e imagjinuar mendore,të emërtuar engramë.

Mbështetur në këtë kufizimin engrama duhet të ketë një goditje apo dëmtim si pjesë të përmbajtjes së saj.Këto engrama janë një regjistrim tërësor,deri në detajet më të hollësishme të çdo perceptimi të pranishëm të një momentit të plotë ose të pjesshëm pavetëdije.

Ndërsa mendja reaktive është ajo pjesë e mendjes e cila arkivën dhe ruan dhimbjen fizike e emocionin e dhimbshëm dhe kërkon të drejtojë organizmin vetëm mbi bazën e mekanizmit stimulim – përgjegje.Ajo mendo vetëm me identitete.Quhet gjithashtu bankë reaktive ose bankë. (aty ku deponohen dhimbjet).

Përpos mendjës reaktive kemi edhe mendjen analitike dhe atë stomatike,mendja stomatike është ajo mendje që e drejtuar nga mendja analitike ose reaktive vendos zgjidhje me efekt në nivele fizike,ndërsa mendja analitike është ajo pjesë e mendjes e cila percepton dhe ruan të dhëna nga përvoja për të shtruar e zgjidhur problemet dhe për të drejtuar organizimin përgjatë katër dinamikave.

Dinamikë; impulsi drejtë jetës dhe këmbëngulja drejtë mbijetesë;shtytje dhe impulsi i jetës – Mbijeto!-mbijeto në të katër manifestimet e saj të cilët janë;vetja,seksi, grupi dhe njerëzimi.

Me një fjalë DIANETIKA, është teknologji e shërimit shpirtëror.Ajo i adresohet dhe trajton efektet e shpirtit mbi trupin dhe mund të lehtësojë gjëra të tilla si ndjesitë dhe emocionet e padëshirueshme, aksidentet, sëmundjet dhe dëmtimet psikosomatike (ato që shkaktohen ose rëndohen nga stresi mendor).

Dianetikë do të thotë “përmes shpirtit” ose mundë të përkufizohet mëtej si “çfarë shpirti i bën trupit.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:15 am

Fusha e veprimtarisë së Dianetikës

Një shkencë e mendjes është objektiv që ka tërhequr mijëra breza të njerëzimit. Ushtri, dinasti dhe qytetërime të tërra janë shfarosur nga mungesa e saj. Roma u bë pluhur e hi nga dëshira për të.Kina noton në gjak nga nevoja pët të.Dhe thellë në arsenal,për shkak se një shkencë e tillë nuk njihet,është një bombë atomike,me majën të mbushur në pritje.

Asnjë kërkim nuk ka vijuar kaq parreshtur dhe nuk ka qenë më i dhunshëm.Asnjë fisi primitiv,sado i paditur,nuk i ka shpëtuar ta njohë problemin,apo të mos ketë tentuar të sajojë të pakëtën një formulim të përafërt.Akoma edhe sot gjejmë indigjenët e Australisë që zëvendësojnë me “kristalin që shëron magjin”,një shkencë të mendjes.

Shamani i Guajanës Britanike arrin t’ia dal mbanë duke përdorur në vend të ligjeve të sotme të mendjes,këngën e tij monotone dhe puron e shenjtëruar.Në mungesë të një teknike të efekshme,regëtima e daulles së njeriut të mjekësisë së Goldit shërben për të hequr ankthin tek pacientët.

Megjithëatë edhe epoka e ndritur dhe e artë e Greqisë nuk kishte tjetër,veçse supersticionin në qendrën e saj kryesore të kurimit të sëmundjve mendore: Tempullin e Eskulupit.Më e shumta që mund të bënin romakët,për qetësinë e mendjes tek të sëmurët,ishte t’u drejtoheshin penateve, hyjnive të familjes,ose të bënin kurban për Febrisin,perëndeshën e etheve.Dhe shekuj më pas,një mbret anglez mund të gjendej në duart e yshtësve,të cilët përpiqeshin të shëronin delirët e tij duke përzënë demonët që e kishin mbërthyer.

Nga kohërat më të lashta e deri sot,në fisin më të egër primitiv ose në qytetërimin e zbukuruar në mënyrën më madhështore,njeriu është ndodhur në një gjendje të pashpresë e pa rrugëdalje kur është ndeshur me dukuritë e aberracioneve ose sëmundjeve të pashpjegueshme. Dëshpërimi i tij,në orvatjet për të kuruar një individ,gjatë historisë,ka ndryshuar vetëm pak; dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë,përqindjet e çrregullimeve mendore,që janë arritur të lehtësohen,ishin të barabarta me sukseset e shamanëve kur ata përballeshin me të njejta probleme.Sipas një shkrimtari modern,i vetmi përparim i psikoterapisë ishte akomodimi në mjedis të pastër i të sëmurit mendor.

Përsa i përketë brutalitetit në trajtimin e të sëmurëve mendorë,metodate përdorura nga shamanët ose në Baldam janë kapërcyer dukshëm nga teknikat “e qytetëruara” që shkatërrojnë indet nervore me dhunën e elektroshok-ut ose të kirurgjisë – trajtime të cilat nuk ishin garantuar nga rezultatet e përfituara dhe të cilat nuk do të ishin pranuar as në shoqërinë më të ulët primitive, pasi atoo e katandisin viktimën në një zombizëm të plotë,duke e kthyer atë veçse në një kafshë që zbaton urdhërat.

I përmendëm këto,jo për t’i paditur praktikat e “neurokirurgut” dhe të instrumenteve kirurgjikale që ai ngul dhe përdredh në mendjet e sëmura, por vetëm për të demostruar thellësitë e dëshpërimit ku mund të arrijë njeriu kur ai përballet me problemin në dukje të pazgjidhshëm të mendjeve të sëmura.

Duke kaluar më gjërë,në sferën e shoqërive dhe kombeve,mungesa e kësaj shkence të mendjes nuk ka qenë kurrë më evidente se sot;shkencat fizike duke u zhvilluar shumë më shpejtë sesa aftësia e njeriut për të kuptuar njeriun,e kanë armatosur arë me armë të tmerrshme dhe të sofistikuara, të cilat presin vetëm një shpërthim tjetër të çmendurisë sociale – luftën.

Këro probleme nuk janë të vogla,ato qëndrojnë në çdo shteg të njeriut,ato mbesin dhe shoqërojnë të ardhmen e tij.Përsa kohë që njeriu ka pranuar se epërisia e tij kryesore mbi zotërimine e kafshës është një mendje që mendon dhe për aq kohë sa ai ka kuptuar se vetëm mendja e tij është arma e tij.ai ka kërkuar,është thelluar në përsiatjet dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje.

Ashtu si lodra me formim figurash nga copëza të shpërndara sa andej- këndej nga një dorë e pakujdesshme,ekuacionet që do të na çonin tek një shkencë e medjes dhe akoma më lartë,tek një shkencë e përgjithshme mbi universin u trazuan dhe u trazuan.

Ndonjëherë mund të bashkoheshin dy fragmentet; ndonjëherë si në rastin e epokës së artë të Greqisë,ndërtohej një kapitull i tërë. Filozofi, shamani, mjeku, matematikani:secili vështroi copëzat. Disa mendoni se ato i përkisnin të njejtës lojë.Disa thanë se,në të vërtetë,në to kishte gjashtë lojëra, disa thanë dy.

Luftrat vazhduan dhe shoqëritë u sëmurën ose u shpërndanë dhe vëllime të tëra dijetarësh u shkruajtën për hordhitë gjithnjë në rritje të njerëzve të çmendur.Shkencat fizike vazhduan me metodat e Bejkonit,me matematikën e Njutonit,duke konsoliduar dhe zgjeruar kufijtë e tyre.Dhe ashtu si një batalion i shthurur,i pakujdesshëm për numrin e rredhëve të bashkuara që ia ekspozonte shkatërrimit nga armiku,studimet mbi mendjen mbetën prapa.

Por,në fund të fundit,n[ çdo lojë formimi figure ka shumë pjesë.Para dhe pas Frensis Bejkonit, Herbert Spencerit dhe shumë pak të tjerëve,shumë prej kapitujve të vegjël ishin mbydhur dhe ishin vëzhguar mjaft fakte të vërteta.

Për të ndërmarrë aventurën e hyrjes në mijërat e variableve nga të cilat përbëhej loja,mjaftonte të dallohej e drejta nga e gabuara,e vërteta nga gënjeshtra dhe të përdoreshin të gjithë njerëzit e natyra si porvëz.Dhe ato 13 pika që i cekëm më lartë janë fusha e veprimtarisë së Dianetikës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:17 am

Clear-i

Dianetikisht,individi optimal quhet Clear.Do të dëgjohet shumë për këtë fjalë në këtë libër, si emër dhe si folje,prandaj do të ishte mirë t’i kushtohet që në fillim pak kohë,për të shtjelluar me përpikmëri çfarë mun të quhet Clear,që është qëllimi i terapsië dianetike.

Një Clear mund të testohet për çdo lloj psikoze,neuroze,kompulsioni dhe represioni(të gjitha forma të aberracionit) dhe mund të ekzaminohej për çdo sëmundje autogjenetike (shkaktuar nga personi vetë),të quajtura këto sëmundje psikostomatike.Këto teste vërtetojnë se Clear-i është pa asnjë sëmundje ose aberracion të tillë.Teste të tjera mbi inteligjencën e tij tregojnë se ai është shumë lartë normës së sotme.

Vëzhgimi i veprimtarisë së tij tregon se ai e jeton ekzistencën e vet me energji dhe kënaqësi.

Përveç kësaj,këto rezultate mund të përfitohen edhe mbi baza krahasimore.Një individ neurotik,gjithashtu është i mbërthyer edhe nga sëmundje psikostomatike. Ai mund të testohet për këto aberracione e sëmundje,duke treguar se ato ekzistojnë.Pastaj atij mund t’i bëhet terapi dianetike që në fund rezulton me çlrimin e tij nga këto neuroza dhe sëmundje.Së fundi,ai mund të riekzaminohet,për rezultate e mësipërme.

Kalimthi,ky është një eksperiment që është jkryer shumë herë dhe ka patur rezultate të pandryshueshme.Është një çështje testi laboratorik që vërteton se të gjithë indivdët,që kanë sistem nervor të plotë organikisht,i përgjigjen në këtë mënyrë proçesit të clearing-ut dianetik.

Krahas kësaj,Clear-i zotëron cilësi,themelore dhe të lindura,por jo gjithnjë të disponueshme tek një individ që nuk është Clear,për të cilat as nuk është dyshuar se njeriu mund t’i zotërojë,dhe prandaj ato nuk janë përfshirë në diskutimet e të shkuarës mbi aftësitë dhe sjelljet e tij.

Pikësëpari është çështje e perceptimeve.Edhe të ashtuquajturit njerëz normalë nuk e shohin gjithmonë tërë gamën e ngjyrave,nuk i dëgjojnë tërë luhatjet e tingujve ose nuk ndjejnë në maksimum me organet e tyre të nuhatjes, shijes, prekjes dhe ndëgjimit organik.

Këto janë linjat kryesore të komunikimit me botë shqisore të kufizuar që shumica e njerëzve e njohin si realitet.Interesant është komenti se,ndërsa vëzhguesit e së shkuarës e ndjenin se përballja e realitetit ishte një nevojshmëri absolute në rast se individi i aberruar dëshironte të ishte shëndosh mendërisht, nuk ka qenë parashtruar asnjë kufizim se si të kryej kjo gjë.

Në kohën e sotme, për të përballur me realitetin,njeriut sigurisht do t’i duhej të ishte i aftë ta perceptonte atë përmes atyre kanaleve të komunikimit që përdoreb më gjerë nga njerëzit në çështjet e tyre të përditshme.

Secili prej perceptimeve të njeriut mund të aberrohet nga çrregullime psiqike,të cilat nuk pranojnë të lejojnë që ndijimet e marra të realizohen nëpërmjet pjesës analitike të mendjes së individit.

Me fjalë të tjera,ndonëse nuk ka asgjë të gabuar në mekanizmat e marrjes së ngjyrave,në mendje mund të ekzistojnë qarqe të cilat i fshijnë ngjyrat përpara se vetëdija të lejohet të shohë objektin.Verbëria ndaj ngjyrave mund të zbulohet se është relative ose në nivele të ndryshme e tillë që ngjyrat duken më pak të ndritura,të zbardhura ose, që është maksimumi, ato mungojnë fare.

Të gjithë jemi njohur me persona tek të cilët ngjyrat e “forta” nuk pëlqehen dhe me persona të cilët i shohin ato jo aq “të forta” sa t’i vënë re.Kjo shkallë e ndryshme e verbërisë ndaj ngjyrave nuk është njohur si faktor psiqik,por është hamendur me dyshim se është një lloj i gjendjes së mendjes në rastet kur është vrojtuar.

Ka njerëz tek të cilët zhurmat janë mjaft shqetësuese,tek të cilët,p.sh.,tingëllimi i vazhdueshëm i violinës është njësoj si trapani shpues që godet daullen e veshit; dhe ka nga ata tek të cilët 50 violina bashkë edhe pse me zë të lartë do të ishin qetësuese;ka edhe nga ata që në prani të një violine shprehin mungesë interesi dhe mërzitje;përveç këtyre,ka edhe persona tek të cilët tingulli i një violine,edhe pse luhet melodia më e ndërlikuar, është monoton.

Këto ndryshime të perceptimit të tingullor (sonik)(të dëgjimit),ashtu si gabimet me ngjyrat dhe gabimet të tjera,vizuale,i janë atribuar natyrës së brendshme të lindur ose defiçencës organike,ose nuk i janë atribuar asgjëje.

Në mënyrë të ngjashme,shqisat e nuhatjes,të prekjes,perceptimet organike, dhimbja dhe gravitieti,ndryshojnë gjerësisht dhe dukshëm nga një njeri tek tjetri.Një kontroll i përciptë në radhët e miqve do t’i tregonte një njeriu që për stimuj të njëjtë,ekzistojnë ndryshime të mëdha perceptimi.

Aromën e gjelit të detit në furrë dikush e percepton si të mrekullueshme,dikush me indiferencë, ndërsa një tjetër mund të mos ndjejë asnjë aromë.Dhe në ndonjë rast ekstrem , një tjetër mund të mbrojë idenë se gjeli i detit i pjekur mban të njëjtën erë si vaji i flokut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:18 am

Derisa të përfitojmë njerëzit Clear,do të mbetet e errët përse duhet të ekzistojnë të tilla dallime.Pasi, në masën më të madhe,kjo sasi dhe cilësi kaq e gjerë perceptimeve ka shkak një aberrim.Për shkak të përvojave dhe përjetimeve të kënaqësive në të kaluarën dhe ndjeshmërisë së brendshme,midis njerëzve Clear do të ketë disa ndryshime; dhe reagimi i një Clear-i nuk duhet të merret automatikisht i standartizuar,një e mesme e përshtatur, gjë që ka qenë objektivi i mefshët dhe i papranueshëm i doktrinave të mëprashme.Clear-i vjen me një përgjigje maksimale që përputhet me dëshirën e tij për t’u përgjegjur.

Aroma e barutit që digjet pa tym,edhe atij,i duket e rrezikshme,por kjo nuk e shqetëson. Aroma e gjelit të pjekur i duket e këndshme në rast se është i uritur e i pëlqen gjeli,dhe, në këtë rast kjo aromë i duket shumë shumë e këndshme.

Violinat luajnë melodi,jo monotinguj,nuk të shkaktojnë dhimbje dhe shijohen plotësisht deri në fund, në rast se Clear-i i pëlqen violinat,pra,ka shije për to-në rast se nuk e ka këtë shije,ai pëlqen dullet, saksafonin ose në të vërtetë,duke iu përshtatur gjendjes së tij shpirtërore,mund të mos dëshirojë të dëgjojë fare muzikë.

Me fjalë të tjera,këtu hyjnë në lojë dy variable: njëri,më i paparashikueshmi,është variabli i shkaktuar nga aberracionet.Tjetri,krejt raciona dhe i kuptueshëm, është rezultat i personalitetit.Kështu, perceptimet e një të aberruari (individi jo Clear) ndryshojnë gjerësisht nga ato të individit Clear.

Ndërkohë,midis organeve konkrete të perceptimit ka ndryshime dhe rastis që të bëhen edhe gabime prej tyre.Disa prej këtyre gabimeve,më të paktat,janë organike: daullja e shpuar veshit nuk është mekanizëm i aftë për regjistrimin e tingujve.Pjesa më e madhe e të metave në perceptim (mesazhin ndijimor)në sferën organike shkaktohen nga gabimet me natyrë psikostomatike.

Syzët shihen mbi hund gjithandej,edhe tek fëmjët.Shumica e këtyre syzeve vendosen mbi fytyrë në përpjekje për të korrighuar një gjendje që vetë trupi lufton ta çkorrigjojë përsëri.Shikimi,kur hyn faza e syzeve,po keqësohet për shkak të parimit psikostomatik (dhe kjo jo për shkak të syzave).Ky vëzhgim është thuajse po aq i papërgjegjshëm sa pohimi që kur mollët bien nga pemët ato zakonisht i binden gravitetit.

Një ndër gjërat e rastësishme që i ndodhin një Clear-i është se,në rst se shikimi i tij do të ishte i keq kur ai ishte i aberruar,ky shikim përgjisisht përmirësohet ndjeshëm dhe duke i kushtuar pak vëmendje e brenda pak kohësh rivendoset perceptimi optimal.(Kjo gjë nuk duhet t’i bëj okulistët,që marrin vesh këtë,të jenë kundër Dianetikës,sepse siguron një biznes mjaftë të mirë për taihet që në fund të trajtimit,njerëzve Clear iu është dashur të blejnë, shumë shpejtë njërën pas tjetrës,deri në pesë palë syze,për të kompenssuar përmirësimin e vazhdueshëm të shikimit të tyre;nga ana tjetër, shumë të aberruar,të bërë Clear disi vonë,e stabilizojnë shikimin në nivelin maksimal.që është pak nën optimalin).

Tek i aberruari shikimi zvogëlohet në nivelin organik nga aberracionet e tij,kështu që funksionimi optimal i vetë organit perceptues bie.Testet e përsëritura kanë vërtetuar se,me heqjen e aberracioneve,trupi bën një përpjekje të lavdërueshme për të rikthyer gjendjen optimale.

Krahas perceptimeve të tjera,dëgjimi ndryshon organikisht në një masë të madhe.Për shembull, depozitat e kalciumit bëjnë që veshët “fishkëllejnë” pa pushuar. Heqja e aberracioneve e lejon trupin të ripërshtatet deri në optimumin që mund të arrihet; depozita e kalciumit zhduket dhe veshët pushojnë së gjëmuari.

Por krejt larg këtij rasti mjaft specifik,ekzistojnë ndryshime të mëdha në dëgjim në nivelin organik.Si për shkaqe organike ashtu edhe aberracionale, dëgjimi mund të shtohet ndjeshëm ose të zhduket thuajse fare,aq sa një njeri të mund të dëgjojë hapat një pallat më tutje si të ishte një gjë normale, kurse një tjetër të mos dëgjojë as gjëmimin e daulles në verandë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:18 am

Fakti që perceptimet e ndryshme ndryshojnë gjërësisht nga individi në individ në bazë të nivelit aberracional dhe psikostomatik,është më e pakta e zbulimeve të përvijuara këtu.Ndryshimet nga njëri person te tjetri në aftësinë për të rikujtuar janë shumë më të pabesueshme.

Në procesin e vëzhgimit të personave Clear dhe të atyre me aberracione doli në dritë një proçes krejt i ri rikujtues,i cili ishte karakteristik për mendjen,por që nuk ishte vënë re deri më sot.Ky porçes rikujtimi,në kuptimin e plotë të tij,është i mundur vetëm nga një pjesë e vogël të aberruarish.

Megjithatë tek Clear-i është i zakonshëm.Natyrisht,këtu nuk bëhet asnjë aludim që dijetarët e epokave të shkuara nuk kanë qenë vëzhgues të mirë.Këtu merremi me një objekt shqyrtimi krejtësisht të ri që deri tani nuk ekzistonte, domethënë,Clear-in.Atë që një Clear mund ta bëjë pa mundim, shumë pak njerëz kanë arritur dhe,rrallëherë kanë qenë thuajse të aftë,ta bëjnë në të shkuarën.

Aftësia e lindur ,jo e mësuar,e mekanizmave të kujtesës në mendje mund të quhet me fjalën teknike të Dianetikës rikthim.Ajo përdoret sipas kuptimit të saj në fjalor,por asaj i shtohet fakti se mendja e zotëron si funksion normal kujtese në mënyrën e mëposhtme; njeriu mund të “dërgojë” një pjesë të mendjes së tij në një periudhë të së shkuarës,ose vetëm në nivelin mendor ose të konbinuara mendor e fizikë bashkë,dhe mund të ripërjetojë incidente të cilat kanë ndodhur në të kaluarën e tij, në të njejtën mënyrë dhe me të njejtat ndijime si më parë.

Një herë e një kohë,arti i quajtur me emrin hipnotizëm përdorte atë që quhej “regresion” mbi subjektet e hipnotizuara,ku hipnotizuesi e dërgonte subjektin prapa në ndodhitë e së shkuarës në dy mënyra.Kjo kryej me teknikat e transit,droga dhe teknologji të konsiderueshme.Subjekti i hipnotizuar mund të dërgohej “tërësisht” prapa në një moment të caktuar,saqë ai shfaqte krejt pamjen e të qënit në moshën në të cilën dërgohej duke patur vetëm aftësisë dhe perceptimet që kishte patur në atë moment; kjo quhej ivivifikim (ri përjetim).

Regresioni ishte një teknikë me anën e së cilës një pjeë e vetë individit mbetej në të tashmen dhe një pjesë tjetër kthehej në të shkuarën.Këto aftësi të mendjes mendoheshin të lindura vetëm në hipnotizëm dhe përdoreshin vetëm në teknikat hipnotike.Ky art është mjaft i vjetër,shkon rreth mijëra vjet përpara, dhe sot ekziston në Azi,ashtu siç ka ekzistuar mesa duket që nga agimi i kohës.

Këtu rikthimi përdoret në vend të regresionit,sepse këto dy gjëra nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën dhe sepse regresion,si fjalë,ka njëfarë kuptimi të keq,i cili do ta pengonte përdorimin e tij.Në vend të fjalës rivivifikim në Dianetikë përdoret fjala ripërjetim,sepse Dientika është në gjendje të shpjegojë parimet e hipnotizimit,por siç do të shpjegohet më vonë,hipnotizmi nuk përdoret në terapinë e Dianetikës.

Mendja,pra,ka një aftësi tjetër të kujtojë.Një pjesë e mendjes mund të “rikthehet” mandje edhe kur një person është krejt zgjuar dhe ripëjetojë plotësisht ndodhi të së kaluarës.Në qoftës se dëshironi ta vërtetoni këtë,provojeni me njerëz të ndryshëm,derisa të gjeni një që e bën këtë lehtësisht.Krejt zgjuar ai mund të “rikthehet” në çastet e së shkuarës së tij.Ndoshta ai nuk e dinete që e ka këtë aftësi,deri në momentin kur dikush t’ia kërkonte ta bënte.

Në rastin kur ai e ka këtë aftësi,ai ndoshta mendonte se kushdo tjetër mund ta bëjë (pikërisht ky lloj supozimi ka penguar që kaq shumë të dhëna si këto të mos kenë dalë në dritë më parë).Ai mund t’i kthehet një kohe kur notonte dhe të notojë duke kujtuar plotësisht tingujt,pamjen,shijen,nuhatjen, ndijimet organike,prekjen etj.

Dikur,një zotëri “iditur” kaloi disa orë duke i treguar një turme se psh.rikujtimi i një nuhatjeje,si ndijim, ishte krejt i pamundur pasi “neurologjia kishte vërtetuar se nervat e nuhatjes nuk lidheshin me talamu-in”.Dy njerëz në turmë zbuluan se zotëronin aftësinë e rikthimit dhe,megjithë dëshminë e tyre,zotëria i dituri vazhdonte debatin që rievokimi i nuhatjes ishte i pamundur.

Një verifikim midis të pranishmëve mbi këtë aftësi,pavarësisht nga diskutimi për rikthimin,zbuloi që gjysma e tyre e rikujtonin erën e diçkaje duke e nuhatur atë përsëri.

Rikthimi është realizimi i plotëi rievokimit të shëmbëlltyrës.Kujtesa e plotë është e aftë t’i bëjë zonat e organeve shqisore të rindjejnë përsëri,të gjitha stimujt e pranishëm në një ndodhi të së shkuarës. Kujtesa e pjesshme është një fenomen i zakonshëm,jo mjaft e zakonshme sa për t’u konsideruar normale,por, sigurisht,aq e zakonshme sa të ketë merituar studim të konsiderueshëm,pasi edhe ajo është një variabël i gjërë.

Perceptimi i së tashmës është një ndrë metodat e përballjes me realitetin.Por,në rast se njeriu nuk është në gjkendje të përballet me realitetin e së shkuarës,atëherë ai,në njëfarë mënyre,nuk po përballetme ndonjë pjesë të realitetit.Dhe,në rast se biem dakord që përballja me realitetin është një gjë e dëshirueshme,atëherë duhet të jemi në gjendje të përballemi edhe me realitetin e së shkuarës,në rast se duam të konsiderohemi tërësisht “të shëndoshë nga mendja”, sipas përkufizimit të sotëm. Që të “përballesh me të djeshmen” nevojitet zotërimi i një aftësie të caktuar rievokimi. Njeriu,pra,duhet të jetë në gjendje të rikujtojë.Po sa mënyra rikujtimi ekzistojnë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:20 am

Pikësëpari,ekziston rikthimi.Kjo është diçka e re.Ai të jep epërsinë e ekzaminimit të figurave në lëvizje dhe perceptimeve të tjera shqisore të regjistruara në kohën e një ngjarje dhe të të gjitha shqisave që kanë qenë të pranishëm aty.

Njeriu mund t’u rikthehet edhe konkluzioneve dhe përfytyrimeve të së shkuarës. Të jesh në gjendje të kthehesh përsëri në vendin ku janë shqyrtuar fillimisht të dhënat që po kërkon,është një ndihmë e konsiderueshme në studim,kërkime shkencor,e jetesën e përditshme.

Përveç kësaj,ekzistojnë edhe mënyra më të zakonshme të kujtesës.Kujtesa optimale realizohet me metodën e rikthimit të një apo disa shqisave,ku vetë individi mbetet në kohën e tanishme.Me fjalë të tjera,kur disa njerëz mendojnë për një trëndafil,e shohin atë,i marrin erë, e prekin.

Ata shohin plotësisht ngjyrat,të gjalla-me “sytë e mendjes”,po të përdorim një shprehje të vjetër.I ndjejnë fort aromën.Mund të ndjejnë edhe gjembat e tij.Ata mendojnë për një trëndafil duke rievokuar vërtet një të tillë.

Kur mendojnë për një anije,këta njerëz shohin një anije konkrete,ndjejnë lëvizjen e saj,në qoftëse e mendojnë veten hipur në të,kujtojnë aromën e katranit, mandje edhe aromat më pak të forta dhe dëgjojnë çfarëdolloji tingulli përreth.Ata do ta shihnin anjijen me të gjitha ngjyrat e në lëvizje,dhe do të dëgjonin të gjitha tonet e tingujve.

Këto aftësi ndryshojnë së tepërmi tek i aberruari.Kur disave u thuhet të mendojnë një trëndafil,ata thjesht përfytyrojnë një të tillë.Disa mund të ndjinë aromën,por nuk e shohin.Disa e shohin atë pa ngjyra ose me ngjyra mjaft të zbehta.Kur iu thuhet të mendojnë një anije,disa të aberruar shonin vetëm një formë të sheshtë,pa ngjyra,pa jetë,të palëvizshme,të ngjashme me pikturën apo fotografinë e një anije.

Disa perceptojnë një anjije në lëvizje,pa ngjyra,por me tinguj.Disa dëgjojnë zhurmën e një anije,por nuk arrijnë të shohin asnjë llojë pamje. Disa,thjesht,e mendojnë një anije mbështetur vetëm në konceptin që anijet ekzistojnë dhe,që ata e dijnë këtë,pa arritur të shihin, ndjejnë, dëgjojnë, nuhasin aromën ose,thënë ndryshe,të perceptojnë ndonjë gjë mbi bazën e kujtesës.

Në të kaluarën disa vëzhgues e kanë quajtur këtë “shëmbëlltyrë”,por termi është kaq i pamundur të përdoret për tingullin dhe prekjen, ndijimin organik dhe dhimbjen,prandaj tani përdorim termin teknik,që në Dianetikë është rievokim.Vlerës së rievokimit në procesin e jeteës i është kushtuar kaq pak vëmendje, saqë tërë koncepti i tij nuk është formuluar asnjëherë më parë.Prandaj ai është shtjelluar ne hollësi,siç bëmë më lartë.

Për të testuar rievokimet është mjaftë e thjeshtë.Në rast se një njeri i pyet miqët e tij se cilat janë aftësitë e tyre,ai do të fitojë një ide të qartë se sa ndryshon kjo aftësi nga njeri individ te tjetri.Disa kanë një lloj të caktuar rievokimi, disa kanë një lloj tjetër,disa nuk kanë fare, por veprojnë vetëm mbi koncepte rievokimi.

Dhe në rast se bëni ndonjë test mbi ata që ju rrethojnë,kujtoni që çdo perceptim arkivohet në kujtesë dhe,kësisoj,ka një rievokim që përfshin dhimbjen, temperaturën,ritmin,shijen dhe peshën me pamjen e lartpërmendur, tingullin,prekjen dhe nuhatjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:21 am

Terma e Diantikës për këto rievokime janë vizio(pamja),sonik(dëgjim),të prekjes (prekja), të nuhajtjes (nuhatja),ritmike, kinestike (pesha dhe lëvizja), somatike (dhimbja),termale (tenperatura) dhe organike (ndijimet e mbrendshme dhe,sipas përkufizimit të ri, emocioni).

Përveç këtyre ka edhe një numër veprimesh mendore të tjera që mund të përmblidhen nën titujt e imagjinatës dhe imagjinatës krijuese.Edhe këtu materiali për testim është i bollshëm.

Imagjinata është rikombinim i gjërave që ka shqisuar,menduar ose njehsuar njeriu intelektualisht,të cilat nuk është e domosdoshme të ekzistojnë.Kjo është metoda me të cilën mendja përfytyron objektiva për t’u realizuar ose parashikon të ardhmen.

Imagjinata është tejet e vlefshme si një elemnt për zgjidhje thelbësore të çdo problemi në nivelin mendor dhe në jetën e përditshme.Fakti që ai është rikombinim,nuk e privon atë aspak nga kompleksiteti i tij i pamasë dhe i jashtëzakonshëm.

Clear-i e përdor imagjinatën në tërësinë e saj.Imagjinata përfshin mbresat për pamjen,nuhatjen, shijen,tingullin – me një fjalë,për të gjitha perceptimet e mundshme.Këto janë mbresat të krijuara në bazë të modeleve në bankat e kujtesës,të konbinuara me ide dhe ndërtime konceptuale.

Struktura të reja fizike,e nesërmja në lidhje me të sotmen,viti tjetër në lidhje me vitin e kaluar, kënaqësia për t’u arritur,veprat për t’u kryer,aksidentet për t’u shmangur; janë të gjitha funksione imagjinativë.

Clear-i,në gjendje të mirë,ka imagjinatë të plotë vizive e me ngjyra,të tingullit me tone,të prekjes, dëgjimore, ritmike,kinestetike,të temperaturës organike. Nëse i kërkohet ta përfytyrojë veten duke ngarë një karrocë të praruar me katër kuaj,ai “sheh” karrocën në lëvizje,tërë ngjyrat,”dëgjon” të gjitha zhurmat që duhet të jenë të pranishme,”nuhat” aromat që mendon se duhet të jenë atje dhe “ndjen” tapicerinë,lëvizjen dhe praninë e vetvetes në kabinë.

Krahas imagjinatës standarte ekziston imagjinata krijuese.Kjo është një aftësi mjaft e gjërë dhe e pa kufij,krejt e ndryshme nga individi në individ,e zotëruar në sasi të pamasë nga disa të tjerë.Ajo përfshihet këtu,jo sepse bën pjesë në funksionet e mendjes që zakonisht trejtohen në Dianetikë, por për ta afirmuar dhe izoluar si një entiet që ekziston.

Prania e kësaj imagjinate krijuese tek Clear-i që e zotëronte,edhe pse e penguar kur ai ishte aberruar,është e demonstrueshme.Ajo është e lindur,Ai mund të aberrohet vetëm duke ndaluar ushtrimin normal të saj, dëmethënë, duke aberruar këmbënguljen në zbatimin e saj,ose duke kyçur tërë mendjen.

Por,imagjinta krijuese,kjo e mirë me anën e së cilës realizohen të gjitha veprat e artit,ndërtohen shtete dhe pasurohen njerëzit,mund të përfyttyrohet si një funksion i veçantë,i pavarur në veprim dhe ekzistenca e të cilit nuk varet aspak nga një gjendje aberracioni tek individi,pasi analiza e veprimtarisë së saj te Clear-i që e zotëron dhe përdorimi që i bëhet nga ana e tij,tregon bindshëm karakterin e qenësishëm të saj.Janë të rrallë njerëzit të privuar plotësisht prej saj.

Së fundi,kemi veprimtarinë e fundit,por më të rëndësishme,të mendjes.Njeriu duhet të konsiderohet si qenie ndjesore.Kjo cilësi varet nga aftësia e tij për zgjidhjen e problemeve,duke perceptuar ose krijuar dhe duke kuptuar situatat.

Ky racionalitet është funksioni kryesor dhe më i rëndësishëm i asaj pjese të mendjes që e bën atë njeri,pra,jo thjesht një kafshë tjetër.Duke kujtuar, duke perceptuar, duke përfytyruar, ai ka aftësinë e shquar të zgjedhë probleme,të arrijë përfundime dhe t’i përdorë përfundimet e nxjerra për të arritur në përfundime të tjera.Ky është njeriu racional.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:22 am

Racionaliteti,si shkëputur nga aberracioni,mund të studiohet vetëm te njeriu Clear.Aberracionet e të aberruarit i japin atij pamjen e irracionalitetit.Megjithëse ky irracionalitet mund të quhet me emra më të butë si “ekcentricitet” ose “gabim njerëzor” ose edhe “tipar karakteristik vetiak”, prapëseprapë ai është irracionalitet.

Personaliteti nuk varet nga shkalla se sa irracional mund të jetë njeriu në sjellen e tij.Për shembull, nuk është tipar personaliteti të ngasësh makinën ndërsa je i prirë dhe të vrasësh një fëmijë në udhëkryq – ose edhe të rrezikosh të shtypësh një fëmijë duke ngarë makinën kur je i pirë. Irracionaliteti është thjjesht ky- paaftësia për të dhënë përgjigje të sakta duke u nisur nga të dhënat.

Ndërkohë,është intersante që,megjithëse “të gjithë dinë” (dhe çfarë mase e tmerrshme keqinformimi qarkullon për shkak të kësaj deklartet!) se “të gabosh është njerëzore”,pjesa e ndjeshme e mendjes që njehson përgjigjet e problemeve dhe që e bën njeriun njeri,është shprehimisht e paaftë për gabime.

Kur u arrit,ky ishte një zbulim i mahnitshëm,por nuk ishte nevoja të ishte i tillë.Ai mund të ishte nxjerrë si përfundim kohë më parë sepse është krejt i thjeshtë dhe i lehtë për t’u kuptuar.Aftësia efektive e njeriut për të arsyetuar nuk gabon kurrë,as edhe te njeriu në gjendjen më të rënd aberrative.

Duke vëzhguar veprimet e një të aberruari mund të arrihej,pa u menduar,në përfundimin që arsyetimet e tij janë të gabuara.Por ky do të ishte një gabim i vëzhguesit.Çdo njeri,i aberruar ose Clear arsyeton në mënyrë të përkryer mbi bazën e të dhënave të regjistruara dhe të perceptuara.

Merrni çfarëdo makine llogartitëse (dhe mendja është instrumenti më i mahnitshëm,me epërsi shumë më të madhe se çdo makinë që ajo vetë do të shpikë në epokat e ardhshme) dhe i shtroni një problem për zgjidhje.Shumëzoni 7 herë 1.Ajo do të përgjigjet,me të drejtë 7.Tani shumëzoni 6 herë 1,por vazhdoni ta mbani të shtypur 7-ën.6 herë 1 bëjnë 6,por përgjegja që do të merrni është 42.

Vazhdoni të mbani të shtypur 7-ën dhe zgjidhni ushtrime të tjera me makinë. Të gjitha do të jenë të gabuara,jo si probleme,por si përgjigje.Tani bllokoni 7-ën në mënyrë të tillë që ajo të qëndrojë e shtypur,pavarësisht se cilët butona preken dhe provoni t’ia dhuroni makinën dikujt.

Askush nuk do ta dëshirojë këtë,sepse kuptohet,makina ka lajthitur.Ajo thotë se dhjetë herë dhjetë bëjnë 700.Por a është pjesë llogartise e makinës vërtet e gabuar,apo asaj thjesht po i ushqehen të dhënat e gabuara?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:22 am

Në të njëjtën mënyrë,duke u thirrur për të zgjidhur preobleme madhësish dhe me mjaft variable, aq sa për të ngatërruar çfardo makinen llogaritëse një mijë herë në orë,mendja njeëzore është pre e të dhënave të pasakta.Në rast se në makinë futen të dhëna të pasakta makina jep përgjigje të gabuara.

Po të futen të dhëna të pasakta në bankat e kujtesës njerëzore,njeriu vepron në “mënyrë jonormale”. Pra,në thelb,problemi i zgjidhjes së aberracionit është problemi i gjetjes së “shtatës së mbajtur shtypur”.Por me këtë do të merremi shumë më tepër,më vonë.Tani për tani ne i kemi arritur qëllimet tona imediate.

Këto janë aftësitë dhe veprimet e ndryshme të mendjes në detyrën e saj të përhershme të zgjidhjes dhe vënies në rrugën e zgjidhjes të një pafundësie problemesh.Ajo percepton, rievokon ose rikthehet, përfytyron, koncepton dhe pastaj zgjidh.

E ndihmuar nga teminalet e saj-perceptimet,bankat e kujtesës dhe pëprfytyrimet- mendja përpunon përgjigje të cilat janë të sakta në mënyrë të pandryshueshme dhe,zgjedhjet modifikohen vetëm me vëzhgim,edukim dhe këndvështrim.

Qëllimet bazë të kësaj mendjeje dhe natyra bazë e njeriut,siç mund të shihet tek një Clear,janë konstruktive dhe të mira në mënyrë konstante dhe, modifikohen vetëm me vëzhgim,edukim dhe këndvështrim.

Njeriu është i mirë.
Hiqni aberracionet bazë të tij dhe bashkë me to shkojnë edhe të këqiat që skolastikët dhe moralistët i kanë patur kaq për zemër.E vetmja pjesë e shkëputshme e tij është pjesa “e keqe”.Dhe kur ajo shkëputet,personaliteti dhe energjia e tij intensifikohen dhe ai gëzon kur sheh largimin e pjesës së “keqe”,sepse ajo ishte dhimbje fizike.

Më vonë do të kemi eksperimentet dhe provat për këto gjëra dhe këto mund të maten me përpikmëri,kaq të shtrenjtë kjo për zemrën e shkencëtarit të fizikës.

Pra,Clear-i nuk ështëp një person “i përshtatur",i vënë në punë nepërmjet represioneve të tij tashmë krejt të shtypura.Ai është një person pa represione,që vepron mbi bazën e vetëvendosjes.Dhe aftësitë e tij për të perceptuar,rievokuar,rikthyer,përfytyruar,krijuar dhe njehsuar,përshkruhet siç pamë më lartë.

Clear-i është qëllimi i terapisë dianetike,një objektiv që,me pak durim,studim e punë,mund të arrihet. Çdo njeri mund të bëhet Clar,në qoftë se nuk ka qenë aq i pafat sa t’i kenë hequr një pjesë të madhe të trurit,ose të ketë lindur me një strukturë nervore të deformuar rënd.

Deri këtu kemi përshkruar qëllimin e Dianetikës.Le të shqyrtojmë tani qëllimin e njeriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:23 am

QËLLIMI I NJERIUT

Qëllimi i njeriut,emëruesi më i vogël i përbashkët i të gjitha verpimtarive të tij,parimi dinamik i ekzistencës së tij,është kërkuar për një kohë të gjatë.Në qoftë se kjo përgjigje do të zbulohej,është e pashmangshme që pas saj do të vijonin shumë përgjigje të tjera.Ajo do të shpjegonte të gjitha dukuritë e sjelljes; do të çonte drejt zgjidhjes probemet madhore të njeriut; dhe mbi të gjitha,do të ishte e zbatueshme.

Ta marrim të gjithë dijen sikur ndodhet brenda ose nën një vijë ndarëse.Çdo gjë mbi këtë vijë nuk është e nevojshme për zgjidhjen e aberracioneve dhe të metave të përgjithshme të njeriut dhe nuk njihet me saktësi.Kjo fushë mendimi mund të mendohet të përfshijë çështje të tilla si metafizika dhe misticizmi.Nën këtë vijë ndarëse mund ta zemë se shtrihet universi shqisor.

Të gjitha gjërat në universin shqisor,qofshin të njohura ose edhe ende të panjohura, mund të perceptohen,të përjetohen ose të maten.Kur janë perceptuar,përjetuar dhe matur një herë,këto të dhëna të njohura të universit shqisor mund të klasifikohen si të vërteta shkencore.

Të gjithë faktorët e nevojshëm për përcaktimin e shkencës së mendjes u gjetën brenda universit shqisor dhe u zbuluan, perceptuan, u matën dhe u përjetuan,dhe u bënë të vërteta shkencore. Universi shqisor përmban kohën, hapësirën, energjinë dhe jetën. Asnjë faktor tjetër,përveç këtyre nuk është parë i nevojshëm në ekuacion.

Koha,hapësira,energjia dhe jeta kanë një emrërues të vetëm të përbashkët.Sa për analogji mund të mendohet që koha, hapësira dhe jeta nisën në një pikë fillestare dhe u urdhëruan të përparojnë drejt destinacioni thuajse pa fund. Atyre nuk iu tha asnjë përveçse çfarë të bëjnë.

Ato i binden një urdhëri të vetëm dhe ky urdhër është “Mbijeto!”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:23 am

Parimi Dinamik i Ekzistencës Është Mbijetesa

Qëllimi i jetës mund të vlerësohet se është mbijetesa pa fund.Mund të demonstrohet se nejriu,si formë e jetës,i bindet në të gjitha veprimet dhe qëllimet e tij një urdhëri: “Mbijeto!”

Mendimet se njeriu po mbijeton nuk është i ri.Por e re është ideja se njeriu motivohet vetëm nga mbijetesa.

Që qëllimi i tij i vetëm është mbijetesa,nuk do të thotë se ai është mekanizmi më i mirë mbijetësor që ka arritur ose do të zhvillojë jeta.Edhe qëllimi i dinosaurit ishte mbijetesa, por dinosauri nuk ekziston më.

Bindja ndaj kësaj komande,”Mbijeto!” nuk do të thotë që çdo përpjeke për t’uiu bindur kurorëzohet gjithnjë me sukses.Ndryshimet e mjedisit,mutacionet dhe shumë gjëra të tjera punojnë kundër çdo organizimi që përpiqet të ndërtojë teknika ose forma të pagabueshme mbijetese.

Format e jetës ndryshojnë dhe zhduken dhe zhvillohen forma të reja jetese, ashtu si organizmi i vetëm jetësor i cili,duke mos prasur pavdekësi në vetvete, krijon organizma të tjerë jetëror pastaj vdes vetë.

Nëse ndokush do të dëshironte të bënte që jeta të mbijetonte për një periudhë mjaftë të gjatë,një metodë e shkëlqyer do të ishte të përcaktoheshin mjetet me anën e të cilave ajo mund të marrë shumë forma dhe vetë vdekja do të ishte e nevojshme për të lehtësuar mbijetesën e vet forcës së jetës,pasi vetëm vdekja dhe kalbëzimi mund t’i spastrojnë format e vjetra kur ndryshimet e reja në mjedis bëjnë të domosdoshme format e reja.

Si forcë që ekziston për një periudhë pothuajse të pafund,jetë i duhet një aspekt ciklik në njësitë organike dhe format e saj.

Cilat do të ishin karakteristikat optimale të mbjetesës të formave të ndryshme të jetës? Ato do të duhej të kishin karakteristika të ndryshme themelore që variojnë nga njëra specie në tjetrën,po ashtu si një mjedis ndryshon nga tjetri.

Kjo është e rëndësishme,pasi në të kaluarën,është konsideruar jo e saktë,që një bashkësi karakteristikash mbijetese të një specieje nuk do të përbënin karakteristika mbijetese për një tjetër.

Metodat e mbijetesës mund të përmblidhen nën titujt e ushqimit,mbrojtjes(mborjtëse dhe sulmuese) dhe lindjes së pasardhësve. Nuk ka forma jete të cilat nuk dinë t’i zgjidhin këto probleme.

Çdo formë jete gabon,në një mënyrë a një tjetër,kur një karakteristikë e ruan mjaftë gjatë,ose kur zhvillon karakteristika që mund të çojnë në shfarosjen e saj.

Por zhvillimet që i sjellin suksesin një forme bien më shumë në sy se gabimet. Natyralisti dhe biologu vazhdimisht përcaktojnë karakteristika e kësaj apo asaj forme të jetës,duke zbuluar që evolucioni diktohet më tepër nga nevoja se sa nga kapriçoja. Kllapat e guaskave, fytyra e frikshme në krahët e fluturës,kanë vlerë mbijetes.

Me t’u përcaktuar që mbijetesa ishte vetmja dinamikë e formës së jetës që shjegonte të gjitha veprimtaritë e saj,ishte e domosdoshme të studiohej më tej si shpjegohej mbijetesa. Dhe u zbulua që, kur merreshin parasysh dhimbja dhe kënaqësia, atëhere njeriu kishte në dorë të gjithë përbërësit e domosdoshëm pë të formuluar mënyrën si sillet jeta në përpjekjen e saj për mbijetesë.

Siç shihet në grafikun shoqërues,u konceptua një shkallë jete që shtrihet nga zeroja e vdekjes ose shfarosjes drejt pafundësisë së pavdekësisë potenciale. Kjo shkallë pëmban një pafundësi drejtëzash të cilat shtrihen në progresion drejt potencialit të pavdekësisë. Ndërsa ngjisim shkallën,hapësira midis drejtëzave zgjerohet në progresion gjeometrik.

Shtytja për mbijetesë i largohet gjithmonë vdekjes dhe shkon drejtë pavdekësisë. Mund të konceptohet se dhimbja më ekstreme ekziston fill para vdekjes dhe kënaqësia me e lartë mund të konceptohej si pavdekësi.

Mund të thuhet se,nga këndvështrimi i organizmit të vetëm ose species, pavdekësia zotëron forcë tërheqëse kurse vdekja forcë shtytëse.Por ndërsa mbijetesa ngrihet lart e më lart drejt pavdekësisë,hapësirat bëhen gjithnjë e më të gjera,deri sa bëhet praktikisht e pamundur që të vendoset urë lidhëse midis këytre boshllëqeve.

Impulsi është largimi nga vdekja,e cila ka forcë shtytëse,dhe afrimi me pavdekësinë, që ka forcë tërheqëse;forca tërheqëse është kënaqësia,forca shtytëse është dhimbja.

Në rast se shigjeta arrin në zonë katër,individi ndodhet në potencial të lartë.Këtu potenciali i mbijetesës do të ishte i shkëlqyer dhe individi do ta shijonte ekzistencën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:24 am

Impulsi drejt kënaqësisë është dinamik.Kënaqësia është shpërblim dhe kërkimi i shpërblimit - arritja e qëllimeve të mbijetesës – do të ishte një akt kënaqësie.Dhe për të siguruar arritjen e mbijetesës nën urdhërin “Mbijeto!” duket se është parashikuar që zbritja nga një potencial i lartë të sjellë dhimbje.

Dhimbja jepet për ta larguar individin nga vdekja,kënaqësia jepet për ta thirrur atë drejt jetës optimale.Në mbijetesë kërkimi për kënaqësi dhe arritja e saj nuk janë më pak të vlefshme se shmangia e dhimbjes.Në fakt,mbi bazë e të dhënave të vëzhguara,duket se në skemën kozmike kënaqësia ka vlerë shumë më të madhe se sa dhimbja.

Tani do të ishte mirë të përkufizonim se çfarë nënkuptohet me kënaqësi,përveç lidhjes së saj me pavdekësinë.Fjalori pohon që kënaqësia është “lartësim, emocione të pëlqyeshme, mendore ose fizike; gëzimi kalimtar; i kundërt me dhimbjen.”

Kënaqësia mund të gjendet në kaq shumë gjëra dhe veprimtari,saqë vetëm një katalog i të gjitha gjërave dhe veprimtarive që njeriu bën,ka ose mund t’i konsiderojë të pëlqyshme, mund ta përmblidhte tërë përkufizimin e kësaj fjale.

Çfarë nënkuptojm me dhimbje? Fjalori pohon:”vuajtje fizike ose mendore; ndëshkim”.Këto dy përkufizime, midis të tjerash,tregojnë ekzistencën e një lloj mendimi intuitiv që përshon gjuhën. Sapo konstatohet që kemi diçka që na çon në zgjidhjen e problemeve deri më tani të pazgjidhura,zbulohet se mandje edhe fjalorët e kanë “ditur atë gjithmonë”.

Po të dëshironim të bënim këtë grafik për t’iu referuar një ciklit të formës së jetës,ai do të ishte i njejtë,me përjashtimin që,në këtë rst,vlera e vitetve do të rritej dhe do të matej me epoka.Pasi,siç duket,nujk ka ndonjë ndryshim,përveçse në madhësi,midis jetëgjatësisë së individit dhe jetëgjatësisë së species.

Ky përfundim mund të nxirrej edhe pa të dhëna të tilla të spikatura si fakti që një qenie njerëzore,nga zigota (qeliza e parë e një individi të ri)deri sa bëhet individ i rritur, zhvillohet duke kaluar nëpër të gjitha format ku mendohet të ketë kaluar tërë specia.

Gjendja fizike dhe mendore e individit ndryshon nga ora në orë,nga dita në ditë,nga viti në vit.Prandaj niveli i mbjetesës do të formonte ose një kurbë ditore ose kurbën e tërë jetës,ku pozicioni i saj në zona të matej çdo orë ose vit. Dhe me këtë do të bëhej e mundur të kishim dy kurba;kurbën fizike dhe kurbën mendore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:24 am

Pra,zonat mund të zbatohen për dy gjëra: gjendjen fizike dhe gjendjen mendore. Për rrjdhojë,këto katër zona mund të quhen zonat e gjendjeve të ekzistencës.Në qoftë se një njeri është mendërisht i lumtur, niveli i mbijetesës së tij mund të vendoset në zonën 4.Në qoftë se fizikisht është i sëmurë rënd,duke vlerësuar sëmundjen e tij,ai mund të futej në zonën 1 ose afër vdekjes.

Këtyre zonave u janë vënë emra mjaft të paskatë por, gjithësesi, përshkrimorë. Zona 3 është e lumturisë dhe mirëqenies së përgjithshme.Zona 2 është një nivel i tolerueshëm i ekzistencës.Zona 1 është e zemërimit. Zona 0 është e apatisë.

Këto zona mund të përdoren si Shkalla e Toneve(një shkallë e cila do të tregonte tonet emocionale të një personi.Këto pjesërisht,të rradhitura nga më e larta tek më e ulta janë;kthjelltësi(niveli më i lartë), entuziazëm(ndërsa ne zbresim më poshtë),konservatorizëm, mërzitje,antagonizëm,zemërim,armiqësi e fshehur, frikë dhimje,apati.)me anën e së cilës mund të shkallëzohet gjendja e mendjes.

Fill mbi vdekjen,që është 0,do të ishte nivel më i ulët i apatisë mendore,ose niveli më i ultë i jetës fizike, 0,1. Tono 1, ku trupi lufton me dhimbjen fizike ose sëmundjen,ose kur qenia lufton në zemërim, mund të shkallëzohet nga 1,0,që deo të përfshinte inatin ose armiqësinë,nga 1,5,zemrërimi gjithë turfullim,deri në 1,9,që do të ishte zhjeshtë një prirje për sherr.

Nga toni 2,0 deri në tonin 3,0 do të kishim një interes në rritje për ekzistencën,e kështu me radhë.Ndodhë që gjendja e qenies fizike ose qenies mendore nuk mbetetn statike për një kohë të gjatë.Prandaj ka luhatje të ndryshme.Gjatë një dite të vetme gjendja mendore e një të aberruari mund të luhatet nga 0,5 deri në 3,5.Një aksident ose sëmundje mund të shkaktonte një luhatje të ngjashme brenda dite.

Këto janë pra,shifrat që mund t’iu caktohen katër aspekteve;gjendja mendore akute dhe gjendja mendore e përgjithshme, mesatare, gjendja fizike akute dhe gjendja fizike e përgjithshme. Në Diantetikë nuk e përdorim shumë shkallën e toneve fizike. Ndërkaq,shkalla e tonit mendor ka rëndësi të pamasë dhe jetësore!

Këto vlera të lumturisë,ekzistencës së durueshme,zemërimit dhe apatisë nuk janë vlera arbitare.Ato nxirren nga vëzhgimi i sjelljes së gjendjeve emocionale. Zakonisht toni Clear-it në një ditë të zakonshme luhatet rreth 4+ ose 4-.Në përgjithësi një ton 4 është një ndër gjendjet e lindura të një Clear-i.Me hamendje, në shoqërinë tonë,mesatarja mund të sillet rreth tonit të përgjithshëm 2-2,8.

Dinamika e mbijetesës mbete në fakt brend organizmit ashtu siç është trashiguar nga specia. Organizmi është pjesë e spcies ashtu si një travesë mund të thuhej se është pjesë e hekurudhës siç shikohet nga vëzhguesi që ndodhet në tren dhe ndodhet gjithmonë në të tanishmen- ndonëse kjo analogji ndoshta nuk është më e mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:24 am

Në vetvete organizmi zotëron një forcë shtyteëse kundrejt burimeve të dhimbjes.Burimi i dhimbjes nuk është forcë shtytëse më sumë se ç’do të ishte thumi që gërvisht dorën; organizmi e largon dhimbjen e mundshme të një gjëmbi.

Në të njëjtën kohë,në organizëm funkisonon një forcë që e tërheq atë drejt burimeve të kënaqësisë.Nuk është kënaqësia ajo që e magnetizon organizmin të tërhiqet e të përafrohet, por është organizmi ai që e zotëron këtë forcë tërheqëse.Kjo është e lindur tek ai.

Largimi nga burimet e dhimbjes shton tërheqjen për burime kënaqësie duke vepruar si një shtysë e kombinuar larg vdekjes dhe drejt pavdekësisë.Largimi nga vdekja nuk është më i fuqishëm sea shtysa drejt pavdekësisë.Me fjalë të tjera,përsa i përket dinamikës së mbijetesës, kënaqësia ka po aq vlerë sa edhe dhimbja.

Me këto nuk duhet të kuptoni që mbijetesa është gjithnjë çështje e vëmendjes ndaj të ardhmes. Mendimi për kënaqësinë,gëzimin e pastër,përsiatja në kënaqësitë e kaluara;të gjitha bashkohen në një harmoni,e cila,ndërsa përcakton automatikisht një rritje të potencialit të mbijetesës,nëpërmjet veprimit që ushtron brenda organizmit,nuk kërkon domosdo që e ardhmja të jetë pjesë aktive në veprmtarinë mendore lidhur me këtë përsiatje.

Kënaqësia që reagon për të dëmtuar trupin fizikisht,si në rastin e shthurjes, zbulon praninë e një raporti midis efektit fizik(që është i shtyrë drejt dhimbjes) dhe efektit mendor të kënaqësisë së përjetuar.Për pasojë ka një ulje të dinamikës së mbijetesës.

Duke përllogaritur mesataren,mundësia e tensionit në të ardhmen për shkak të aktit.shtuar gjendjen në momentin ku u përjetua shthurja, ulin përsëri dinamikën e mbijetesë. Për shkak të kësaj, lloje të ndryshme shthurrjeje nuk kanë gëzuar ndonjë emër të mirë te njeriu gjatë tërë historisë së tij.

Ky është ekuacioni i “kënaqësive imorale”. Dhe çdo veprim i kryer si kënaqësi,që ka sjellë ose mund të sjellë ndrydhjen e mbijetesës, është denocuar ngaherë gjatë historisë së njeriut.

Fiilimisht,imoraliteti u përdor për të etiketuar ndonjë veprim apo grup të caktuar veprimesh sespe ulnin nivelin e dinamikës së mbijetesë.Zbatimi në të ardhmen i stigmatizimev morale mund të varet kryesisht nga paragjykimet dhe aberracionet dhe,për pasojë,do të ekzistojë një luftë e vazhdueshme për atë që është e motalshme dhe atë që është e jomoralshme.

Për shkak se gjëra të caktuara,të ushtruara si kënaqësi janë faktikisht dhimbje – dhe sa e lehtë do të jetë për ju të gjeni psenë kur të keni mbaruar këtë vëllim- dhe për shkak të ekuacionit moral si më lart,kënaqësia vetë,në një shoqëri të aberruar,mund të përfilitet keq.

Një lloj i caktura të menduari,për të cilin do të flasim boll në vijim,lejon dallim të vakët midis një objekti dhe një tjetri.Shembull i kësaj do të ishte ngatërrimi i politikanit të ndershëm me të gjithë politikanët.Në kohërat e lashta,romakët ishin të dhënë pas qejfeve dhe disa prj gjërave që ata i quanin kënaqësi ishin pak të rënda për speciet e tjera si për shembull,të krishterët.

Kur të krishterët e përmbyseën gjendjen pagane,rendit të lashtë romak iu caktua roli i maskarait. Prandaj çdo gjë që ishte romake, ishte e poshtër.Kjo mori një emër të keq saqë dashuria e romakëve për banjot e bëri banjon kaq rë pamoralshme saqë Evropa nuk u la për rreth 1500 vjet.

Romakët ishin bërë burim dhimbjeje kaq i përgjithësuar,sqë çdo gjë romake konsiderohej e keqe dhe mbeti e keqe kohë pas zhdukejes së paganizmit romak.Në këtë mënyrë, imoralitetit ka tendencë të bëhet një çështje e ndërlikuar.Në këtë rast ai u shtrembërua kaq shumë sqë,vetë kënaqësia u stigmatizua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:25 am

Kur gjysma e potencialit të mbijetesës hiqet nga lista e gjërave të ligjshme, mbijetesa pëson një rënie vërtetë të konsiderueshme. Duke e shqyrtuar grafikun tonë në planin racional,ulja e potencialit të mbijetesës me një të dytën,do të parashikonte një të ardhme të tmerrshme për racën njerëzor.

Aktualisht,për shkak se njeriu është,në fund të fundit,njeri,asnjë paketë ligjesh,sido që të zbatohet, nuk mund ta fshijë plotësisht tërheqjen që ka njeriu ndaj kënaqësisë.Por në këtë rast,boll u hoq dhe boll u ndalua, saqë mundësoi pikërisht atë që ndodhi: Periudha e Errët (Periudha e Mesjetës) dhe rënien e shoqërisë. Shoqëria doli në dritë vetëm në periudha të tilla si,Rilindja,ku kënaqësia u bë më pak e paligjshme.

Kur një racë ose individ bie në zonën e dytë ,dhe toni i përgjithshëm luhatent nga zona e parë e me vërshtirsi deri në tzë tretën,rezultati është gjendja e çekulibriti mendor.Çmenduria është irracionalitet. Ajo është gjithashtu gjendje në të cilën mosmbijetesa është kaq afër e për një kohë të gjatë,sqë raca ose organizmi angazhohet në të gjitha llojet e zgjidhjeve idiote.

Duke interpretuar më tej këtë tonin përshkrimor,do të gjejmë çështjen e shtypësit të mbijetesës.Siç do të shihet kjo është një shtytje me drejtim poshtë,që i largohet pavdekësisë potencilae në racën ose organizmin të përfaqësuar si dinakika e mbijetesës.

Shypësi i mbijetesës përbëhet nga kërcënimet e kombinuara dhe të ndryshme ndaj mbijetesës së racës ose organizmit. Këto kërcënime vijnë nga specie të tjera,nga koha nga energji të tjera.Këto janë të angazhuara edhe në konkurrencën e mbijetesës për pavdekshmëri potenciale të specieve ose identiteteve të tyre.

Pra,këtu përfshihet një konflikt.Çdo formë tjetër e jetës ose energjisë mund të skicohej në grafikun e saj të dinamikës së mbijetesës.Në rast se do të hidhinm në një grafik dinamikën e mbijetesës së një rose,do të shihnim se rosa kërkon një nivel të lartë mbijetese,ndërsa njeriu do të ishte pjesë e shtypësit të rosës.

Ekuilibri dhe natyra e gjërave nuk lejojnë që të realizohet qëllimi i pashtershëm i pavdekësisë. Në ekuilbrin e tyre të paqëndrueshëm dhe në ndërlikueshmërin thuajse pa kufi,jeta dhe enregjia pësojnë baticat dhe zbaticat e tyre si deti, dali nga kaosi,marrin formë dhe,përmes kalbëzimit,kthehen përsëri në kaos.Shumë ekuacione mund të shtroheshin lidhur me këtë,por kjo është jashtë sferës së intersit tonë të tanishëm.

Përsa i përket zonave të toneve,masa e forcës së shtypsit kundrejt dinamikës së mbijetesë ka rëndësi relative.Kjo dinamikë është e lindur tek individë,grupe dhe raca,dhe është zhvilluar gjatë epokave për t’i rezistuar shtypësit.Në rastin e njeriut,ky i fundit bart në vetvete një nivel tjetër teknike sulmuese dhe mbrojtëse: kulturat e tij.

Tek njeriu,teknika parësore e mbijetesës është veprimtari mendore,që drejton atë fizike,në nivelin ndijesor.Por çdo formë jete ka teknoligjinë e vet,e formuar për të zgjidhur problemet e ushqimet, mbrojtjes dhe lindjes së pasardhësve. Shkalla e funksionit të teknologjisë që zhvillohen çdo formë jete (armët,ose truri,shpejtësia ose forma mashtruese) është tregues i drejtpërdrejtë i potencialit për mbijetesë,pavdekësia relative,e asaj forme.

Në të kaluarën ka patur përmbysje të mëdha; kur njeriu u zhvillua dhe u bë kafsha më e rrezikshme e botës,(ai mund të vrasë dhe vërtet vret ose skllavëron çdo fromë jete,apo jo?),duke shtypur shumë forma të tjera jete aq sa ato u fashitën në numër ose u zhdukën.

Një ndryshim i madhë klimatik si ai që mbodhi kaq shumë mamuthë në akujt e Siberisë,mund ta shtypë një formë jete.Një thatësirë e gjatë në Amerikën Jugperendimore,në kohërat jo shumë të lashta,fshiu pjesën më të mirë të qytetërimit indian.

Një kataklizmëm si shpërthim i bërthamës së tokës,nëse kjo do të ishte e mundur,ose bomba atomike, ose pushimi i papritur i ndriçimit të diellit,mund të asgjësonte të gjitha format e jetës mbi Tokë.

Një formë jete mund të arrijë deri aty sa të rrisë edhe vetë shtypësin e saj.Dinosaurin shkatërron të gjithë ushqimin e tij dhe kështu shkatërron vetveten.Bacili i murtajës sulmon miqtë e vet me një oreks kaq të madhë saqë tërë brezi i pesteve pastëriale(organizmat që shkaktojnë murtajën) zhduket.

Gjërat të tilla nuk synohen nga vetvrasësi për t’u vetëvrarë; thjesht forma e jetës ka ecur kundër një ekuacioni që ka një variabël të panjohur dhe,për fat të keq,variabli i panjohur përmbante aq fuqi sa të rrite shtypësin.Ky është ekuacioni: “Nuk dija që arma ishte e mbushur.”

Dhe në rast se bacili i murtajës rrit shtypësin e vetvetes në një zonë dhe pastaj pushon së shqetësuari ushqimin dhe strehën e tij,domethënë,kafshët që mirëpresin, atëherë kafshët konsiderohet se ka përfituar.

I guximshëm,i zgjuar dhe pothuajse i pashkatërrueshëm,njeriu ka ecuar në çdo sferë drejt një shtegu që është shumë larg nga “ligji i xhunglës”.Po kështu kanë bërë edhe sekuoja dhe peshkaqeni.Ashtu si çdo formë jete,njeriu jeton në simbozë(gjendje të jetuarit së bashku) me forma të tjera.Jeta është përpjekje në grup.

Likenet,plaktonet dhe algat mund të jetojnë mjaftë mirë vetëm me minerale dhe nën dritën e diellit, por kjo sepse ato janë elemente bazë.Mbi këto forma jete,ndërsa ato bëhen më të ndërlikuara , krijohet një ndërvarësi e gjithanshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:26 am

Mund të themi mjaft mirë se një pylltar beson se disa pemë vrasin me dëshirë të gjitha variantet e tjera të bimëve rreth tyre,dhe pastaj arrin në përfundim se pemët kanë një “qëndrim” të përafërtë. Lëreni atë ta shohë përsëri dukurin më nga afër.Çfarë e ka krijuar tokën?Çfarë siguron mjetet për ruajtjen e ekulibrit të oksigjenit?

Çfarë bën të mundur që shiu të bjerë në zona të tjera? Këto pemë prepotetnte dhe v rasëse.Ketrat mbjedhin pemë. Njeriu mbjedh pemë.Pemët mbrojnë pemët e një lloji tjetër.Kafshët plehërojnë pemët ndërsa pemët strehojnë kafshët.Pemët forcojnë tokën duke bërë të mundur rritjen e bimëve pa rrënjë të forta.

Shihni rreth e rrotull dhe gjithandej dhe do të shihni jetën që ndihmon jetën. Pafundësia e kompleksitetit me të cilin shfaqet afiniteti i jetës për jetën nuk është diçka dramatike.Por këto,në fund të fundit,përbëjnë arsyen e qëndrueshme, praktike e të rëndësishme që bën të mundur vazhdimësinë e jetës.

Ndoshta një sekuo mund të kërkojë fillimisht sekuonë dhe,ndonëse mund të të japë përshtypjen se ajo bën një punë të shkëlqyer duke ekzistuar e vetme si sekuo,një vështrim më nga afër do të zbulojë se ajo ka varësitë e veta dhe se të tjera gjëra janë të varura prej saj.

Kësisoj,mund të shihet se dinamika e çdo forme jete ndihmohet nga shumë dinamika të tjera dhe bashkohet me to për të luftuar kundër faktorëve shtypës. Askush nuk mbijeton vetëm.

Është deklaruar se nevoja është një gjë e mrekullueshme.Por nevoja është një fjalë kuptimi i së cilës është pranuar si i tillë shumë kollaj.Duket se shpesh me nevojën është nënkuptuar oportunizmi.Çfarë është nevoja?Përveçse është “ nëna e shpikjea”,a është ajo një gjë dramatike e papritur që justifikon luftërat dhe vrasjet dhe që e prek njeriun vetëm kur është duke dhënë shpirt nga uria?

Apo nevoja është shumë më fisnike dhe më pak dramatike?Sipas Leucipit (fiozof grek i shekullit V. p.e.s.) “Çdo gjë vihet në lëvizje nga nevoja”.Ky është kundvështrim i shumë teorive në të gjitha epokat.Vihet në lëvizje; ky është kyçi i gabimit. Vihet në lëvizje, gjërat vihen në lëvizje. Nevoja lëviz.Dhimbja lëviz.Nevoja dhe dhimbja,dhimbja dhe nevoja.

Duke kujtur dramatiken dhe duke shpërfillur të rëndësishmen,herëpas-here njeriu e ka konceptuar veten si pre gjuetie nga nevoja dhe dhimbja.Këto konsiderohen si dy njësi antropomorfe (të ngjashme me njeriun) që,të veshura deri në grykë me mbrojtëse,i ngulin atij shigjeta.Mund të thuhet se ky koncept është i gabuar vetëm sepse nuk sjell përgjigje të mëtejme.

Çfarçdo nevoje ekziston është mbrena tij.Asgjë nuk e lëvizë përveç shtytjes së lindur për mbijetesë. Dhe ai e bart këtë shtytje brenda vetes ose grupit të tij. Brenda tij është forca me të cilën ai spraps dhimbjen.Brenda tij është forca me të cilën ai tërheq kënaqësinë.

Mund të vihej në dyshim,nëse është fakt shkencor që njeriu është organizëm i vetëvendosur në kufirin maksimal që mund të ketë një formë jete sepse,ai ende varet nga forma të tjera të jetës dhe nga ambienti i tij i përgjithshëm.Por ai është i vetevendosur.

Kjo është një çështje që do të trajtohet më vonë,por këtu është e nevojshme të nënvizohet se ai ka lindur si një organizëm i vendosur,në kuptimin që ai vihet në lëvizje nga mekanizmi i mrekullueshëm ngacimi – reagim,që duket kaq i bukur në disa tekste,por që në botën e njeriut funksionon pa rezultat.

Ilustrimet e bukura për minjët nuk shërbejnë aspak kur bëhet fjalë për njeriun. Sa më i ndërlikuar organizmi,aq më pak mund të mbëshetemi tek funksionimi i ekuacionit ngacimi – reagim.Dhe kur një organizëm arrin ndërlikueshmërinë më të lartë,si tek njeriu,ai ka arritur një shkallë të lartë ndryshueshmërie në lidhje me ngacimi – reagimin.

Sa më i ndjeshëm dhe racional të jetë organizmi,aq më i vetëvendosur është ai.Ashtu si gjithçka tjetër vetëvendosja është relative.Megjithatë,krahasuar me një mi,njeriu është vërtet i vetëvendosur.Ky është një fakt shkencor,pasi ai mund të vërtetohet lehtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:26 am

Sa më i ndijeshëm të jetë njeriu,aq më pak do t’i ngjajë një instrumenti “ të komanduar”. Nëse është i aberruar dhe i degraduar,ai mund të bëhet,sigurisht në një shkallë të kufizuar,të veprojë si kukull; por këtu kuptohet se sa më i aberruar të jetë një person,aq më shumë ai i afrohet koeficientit të inteligjencës së kafshës.

Duke patur parasysh vetëvendosmërinë e tij,është me interes të vëzhgohet se ç’bën njeriu me të. Ndërsa nuk mund t’i shpëtojë kurrë ekuacionit ,,nuk e dija që arma ishte e mbushur”,përsa i përket kataklizmosë ose suksesit të papritur të ndonjë forme tjetër jete,ai vepron në një nivel të lartë të potencialit të mbijetesë.

Por ja ku është i vetëvendosur,racional,me armën kryesore të tij – mendjen e tij- në gjendje funksionale të shkëlqyer.Cilat janë instiktet e nevojës së tij?

Sipas këtij instrumenti mjaft të ditur,por që ndryshon shpejt subjekt,i cili është fjalori,nevoja është ,,gjendja e të qenit e domosdoshme; ajo që është e pashmangshme; kompulsion”.Ai shton gjithashtu se nevoja është ,,varfëri e skajshme”,por ne nuk duam këtë.Ne po flasim për mbijetesën.

Kompulsioni i përmendur munt të rivlerësohet në lidhje me dinamikën e mbijetesës. Kjo është e brendshme në organizëm ose në racë.Dhe çfarë është “ e domosdoshme” për mbijetesën?

Kemi parë dhe mund të provojmë klinikisht që këtu veprojnë dy faktorë.Një ndër ta është nevoja e shmangies së dhimbjes,sepse pak nga pak gjërat e vogla, jo shumë brenda vetes, mund të bëhen një dhimbje e madhe,që në progresion të shpejtë gjeometrik,sjellin vdekjen.Dhimbja është trishtimi i të qenit kritikuar ashpër për punë të dobët,sepse kjo mund të çojë në pushim nga puna,kjo në varfëri, kjo e fundit në vdekje.

Bëni një ekuacion në të cilin është e pranishme dhimbja dhe mund të shihet se ai reduktohet deri në një gjendje të mundshme mosmbijetese.Dhe nëse mbijetesa nuk do të ishte gjë tjetër përveç kësaj nevoja do të ishte një qenie e vockël,e keqe e armatosur me cfurk,duket qartë se do të kishte pak arsye për të vazhduar të jetosh.Por ekziston edhe ana tjetër e ekuacionit: kënaqësia.Në kundërshtim me sotikët,kjo është një pjesë më e qëndrueshme se sa dhimbja, siç vërtetojnë provat klinike në dianetikë.

Prandaj ekziston nevoja për kënaqësi,ajo për punë,siç mund të përkufizohet lumturia,drejt qëllimeve të njohura duke kapërcyer pengesa jo të pazbulueshme. Dhe nevoja për kënaqësi është i tillë që,për të arritur atë,mund të durohet një dhimbje e madhe.Kënaqësia është një produkt pozitiv.

Ajo është gëzimi për punën,përsiatja rreth veprave të kryera mirë,është një libër i mirë ose një mik i mirë; është përgjakja e gjunjëve në ngritje drejt majës Matterhom (një mal në kufirin Zvicër Itali); është dëgjim i foshnjes kur thotë për herë të parë,,ba,ma”; është sherri në rrugën Bund (port në lindje të Kinës) në Shangai,ose fishkëllima e të dashurit nga pragu i derës;është aventura, shpresa dhe entuziazmi dhe,,ndonjë ditë unë do mësoj të pikturoj”; është ngrënia e një vaktit të mirë ose puthja e një vajze të bukur, luajtja e një loje të fortë hilesh në bursë.

Është ajo që njeriu bën e që i pëlqen ta bëjë;është ajo që njeriu bën e që i pëlqen ta mendojë; është ajo që njeriu bën e që i pëlqen ta mbajë mend; mund të jetë edhe thjeshtë biseda për gjërat që ai e di se nuk do t’i bëjë kurrë.

Njeriu është i gatshëm të durojë shumë dhimbje për të arritur pak kënaqësi. Jashtë,në atë laborator që është bota,duhet shumë pak kohë për ta vërtetuar këtë.

Dhe si përshtatet nevoja me kënaqësinë? Ekziston një nevojë për kënaqësi,një nevojë aq e gjallë, drithëruese dhe jetësore,sa vetë zemra e njeriut.Ai që tha se,njeriu që kishte dy bukë do bënte mirë ta shiste njërën për të blerë një zymbyl të bardhë,foli të vërtetën.

Krijuesja,ndërtuesja,e bukura,harmonikja,aventurozja,por edhe shpëtimi dhe harresa, këto gjëra janë kënaqësi,janë nevojë.Dikur ishte një njeri i cili kishte ecur një mijë milje në këmbë vetëm për të parë një portokall,kurse një tjetër, që ishte bërë gjithë të çara dhe vrraga dhe me kocka të dërrmuara, vetëm se dëshironte të kishte mundësinë “të ushtronte edhe njëherë një kalë të egër”.

Është mjaft mirë të ngjitesh në ndonjë lartësi Olimpi dhe të shkruash një kod për ndëshkimet dhe, mjaft mirë, të lexosh atë që sipas disa shkrimtarëve,e kanë thënë shkrimtarët e tjerë,por kjo nuk është shumë praktike.

Teoria që njeriu vihet në lëvizje nga dhimbja nuk funksionon.Në rast se disa nga këto parime themelore të Dianetikës do të ishin vetë, poezi për gjendjen idilike të njeriut,ato mund të justifikoheshin me këtë,por ndodhë që në laboratorin e botës,ato funksionojnë. Njeriu,në afinitet me njeriun,mbijeton dhe kjo mbijetesë është kënaqësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:27 am

Katër Dinamikat

Në ekuacionet e para të Dianetikës,kur studimi ishte ende i ri,besohej se mbijetesa mund të përfytyrohej vetëm në terma personale dhe prapëseprapë të shpjegonte të gjitha gjendjet. Një teori është e mirë në masën që ajo funksionon. Ajo funksionon mirë kur shpjegon të dhënat e vëzhguara dhe parashikon material të ri,që do të vrojtohet se ekziston konkretisht,më pas.

U vazhdua me trajtimin e mbijetesës në terma personale derisa tërë veprimtaria e njeriut mund të shpjegohej, të paktën teorikisht,vetëm në lidhje me vetveten. Kjo logjikë dukej mjaft e vlefshme.Por pastaj u zbatua në praktik. Diçka nuk eci; ajo nuk i zgjidhi problemet.Në fatk,teoria e mbijetesë vetëm në terma personale funksionoi kaq pak,saqë la pa asnjë shpjegim pjesën më të madhe të dukurive të sjelljes njerëzore.Por ajo mundi të ecte dhe ende dukej e mirë.

Pastaj lindi një ide thuajse intuitive.Të kuptuarit e njeriut iu zhvilllua në raport me njohjen nga ana e tij të vëllazërisë së tij me universin.Këto ishin fjalë të mëdha por dhanë rezultate.

A ishte vetë njeriu vëlla i njeriut? Ai kishte evoluar dhe ishte bërë i fortë si një qenie në kope,si një kafshë që gjuante në grup.Dukej e mundur,se të gjitha veprimtaritë e tij mund të llogariteshin në lidhje me mbijetesën e grupit.Ky njehsim u bë dhe dukej i saktë.U hodh hipoteza se njeriu mbijetonte vetëm në lidhje me mbijetesën e grupit të tij.Dukej e saktë,por la të pashpjeguara një numër të madhë dukurish të vëzhguara.

Atëhrë u bënë përpjekje për ta shpjeguar sjelljen e njeriut vetëm n[ lidhje me njerëzimin; që do të thotë se u hamend që njerëzimi mbijetonte për të ndihmuar njerëzimin në mënyrë tepër altruiste.Po ndiqnim shtegun e rrahur nga Zhan Zhak Ruso.Mund të vlerësohej që njeriu të jetonte vetëm për mbijetesë e të gjithë njerëzimit.Por kur i drejtoheshim laboratorit-botës-kjo nuk shkonte.

Së fundi u kuptuam që disa kishin menduar se tërë veprimtaria e njeriut dhe gjithë sjellja e tij mund të shpjegoheshin duke menduar që ai jetonte vetëm për seks.Ky nuk ishte një mendim origjinal.Por u kryen disa përllogaritje të para origjinale dhe është e vërtetë se,duke iu shmangur disi ekuacionit, veprimtaria për mbijetesë e tij mund të zgjidhej vetëm mbi bazën e seksit.Por,kur kjo u zbatua në të dhënat e vëzhguara,përsëri nuk arriti të shpjegonte këtë dukuri.

Në këtë moment kryem një ekzaminim të asaj që kishim tentuar.Ishte menduar që njeriu jetonte vetëm për vetveten si individ.Ishte llogaritur që ai mbijetonte vetëm për grupin,për shoqërinë.Ishte pranuar paraprakisht se ai mbijetonte vetëm për njerëzimin dhe,së fundi,ishte teorizuar se ai jetonte vetëm për seks .Asnjëra nuk funksinonte vetëm.

Ishte bërë një njehsim i ri mbi dinamikën mbijetësore.Pikërisht,për çfarë mbijetonte njeriu ekzaktësisht? Të katër këta faktorë – vetvetja,seksi,grupi dhe njerëzimi- u futën në një ekuacion të ri dhe tani u gjet një teori praktike që funksiononte.Ajo i shpjegonte të gjitha dukuritë e vrojtura dhe parashikonte dukuri të reja,që u zbulua se ekzistonin.Prandaj ky ishte një ekuacion shkencor!

Në këtë mënyrë,nga dinamika mbijetësore u evuluan katër dinamikat.Me dinamikën mbijetësore, nënkuptohej komanda themelore “Mbijeto!”,që është në themel të çdo veprimtarie.Me dinamikë, u nënkuptua një ndër katër ndarjet e qëllimit të të gjithë parimit dinamik.Katë dinamikat nuk ishin forca të reja; ato ishin nën-ndarje të forcës parësore.

Dinamika një është shtytja drejt mbijetesës maksimale nga ana e individit dhe për vetveten.Ajo përfshin simbozat e drejtpërdrejta të tij,zgjerimin e kulturës për lëverdi të tij dhe pavdekshmërinë e emrit.

Dinamika dy është shtytja e individit drejt mbijetesës maksimale përmes veprimit seksual, lindje, edukimit dhe kujdesit për fëmijtë.Ajo përfshin simbozat e tyre, zgjerimin e kulturës për lëverdi të tyre dhe për sigurimin e jetesës në të ardhmen.

Dinamika tre është shtytja e individit drejt mbijetesës maksimale për grupin.Ajo përfshin simbozat e grupit dhe zgjerimin e kulturës së tij.

Dinamika katër përfshin shtytjen e individit drejt mbijetesës maksimale për të gjithë njerëzimin.Ajo përfshin simbozat e njerëzimit dhe zgjerimin e kulturës së tij.

Jeta,atomi,universi dhe energjia,në vetvete përfshin nën klasifikimin simbiotik.Mund të shihet menjëherë se këto katër dinamika janë në të vërtetë një spektër pa vija të qarta ndarjeje.Mund të thuhet se dinmika mbijetësore del nga individi dhe përqafon tërë specien dhe simbiozat e saj. (Vlen të theksohet se kuptimi dianetik i simbiozës është zgjeruar përtej kuptimit që i ka dhënë fjalori dhe nënkupton “secila ose të gjitha format e jetës ose energjisë të cilat janë të varura reciprokisht për të mbijetuar”.Atomi është i varur nga universi dhe universi është i varuar nga atomi.)

Asnjëra prej këtyre dinamikave nuk është domosdoshmërisht më e fortë se të tjerat. Secila është e fortë. Ato janë katër rrugët që e –përshkon njeriun për mbjetesë dhe të katra rrugët janë faktikisht një rrugë. Dhe kjo rrugë e vetme është në të vërtetë spektër i mijëra rrugëve që përmbahen në të katra.Ato lidhen të gjitha me të kaluarën,të tashmën dhe të ardhmen,në atë që e tashmja mund të jetë shuma e të kaluarës dhe e ardhmja mund të jetë produkt i së kaluarës dhe së tashmes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Dianetika    Fri Apr 27, 2012 9:27 am

Të gjitha qëllimet e njeriut qëndrojnë brenda këtij spektri dhe të gjitha sjelljet shpegohen.Që njeriu është egoist,është pohim i vërtetë kur kemi parasysh një njeri të aberruar.Që njeriu është antisocial, është një pohim po aq i vërtetë në qoftsë se shtojmë cilësuesin,i aberruar.Edhe pohime të tjera,të tilla,zgjidhen në këtë mënyrë.

Tani,ndodh që këto katër dinamika të mund të shihen në konkurrencë me njëra – tjetrën në veprimin e tyre brenda individit ose shoqërisë. Ka një shpjegim racional për këtë.Shprehja “konkurrencë sociale” është një komponim i sjelljes së aberruar dhe vështirësive preceptive.

Çdo njeri,grup ose racë mund të jetë në konkurrencë me një njeri,grup ose racë tjetër,mandje në konkurrencë edhe me seksin,në një nivel krejt racional. Ekuacioni i zgjedhjes optimale do të ishte; një problem është zgjidhur mirë kue parashikon të mirën më të madhe për numrin më të madhë të dinamikave.

Kjo do të thotë që,çdo zgjidhje e modifikuar nga koha e disponueshme për ta vënë në veprim,duhet të jetë krijuese ose konstruktive për numrin më të madhë të mundshëm të dinamikave. Zgjidhja optimale për një problem do të ishte zgjidhja që do të siguronte përfitimin maksimal për të gjitha dinamikat.

Kjo do të thotë që njeriu,i cili duhet të marrë një vendim për ndonjë projekt,do të kishte rezultatin më të mirë,në rast se ai do t’u sillte përfitim të katër dinamikave, duke i përfshirë të katërta në projektin e tij.Pastaj atij do t’i duhej të përfitonte edhe vetë që zgjidhja të jetë optimale.

Me fjalë të tjera,një zgjidhje që i sjell përfitim dinamikës së grupit dhe njerëzimit, por sakrifikon dinamikën e seksit dhe dinamikën e vetvetes,do të ishte shumë larg zgjidhjes më të mirë.Modeli i sjelljes për mbijetesë ndërtohet mbi këtë ekuacion të zgjidhjes optimale.Ai është ekuacioni bazë i të gjithë sjelljes racionale dhe është ekuacion mbi të cilin funksionon Clear-i.Ai është i lindur te njeriu.

Me fjalë të tjera,zgjidhja më e mirë për çdo problem,është ajo që do të sjellë të mirën më të madhe për numrin më të madhë të individëve, përfshirë vetveten, pasardhësit, të afërmit,grupet politike dhe raciale,dhe,në fund të fundit, gjithë njerëzimin.

E mira më e madhe mund të kërkojë edhe ndonjë shkatërrim,por zgjidhja keqësohet në raport me shkatërrimin e sjellë. Vetësakrifica dhe egoizmi e ulin njësoj ekuacionin e veprimit optimal dhe njësoj janë dyshuar dhe duhen dyshuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dianetika    Today at 10:19 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dianetika
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: