PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mendimet e zemrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri May 04, 2012 9:30 am

Jam njeri që them: “PO”

E di që jam NJË me tërësinë e jetës. Jam e rrethuar dhe e përshkuar nga Fuqia e Pafund. Për këtë shkak plotësisht mbështetem në Univers që të më përkrahë në mënyrë pozitive, në të gjitha pikëpamjet. Më ka krijuar vetë Jeta dhe më është dhënë ky planet që t’i plotësoj të gjitha dëshirat dhe nevojat e mia.

Të gjitha ato që kurdoherë më duhen, që të gjitha janë këtu. Në këtë planet gjendet sasi aq e madhe e ushqimit, saqë unë kurrë nuk mund t’i dal në fund. Gjenden sasi të mëdha të parave, saqë unë kurrë s’do të arrija t’i shpenzoja, gjenden aq shumë njerëz, saqë unë kurrë nuk do të arrija t’i njihja.

Në këtë planet gjendet shumë më shumë dashuri se që mund ta përjetoj unë dhe shumë më shumë hare sesa mund ta imagjinoj unë.Kjo botë PËRMBAN ÇDO GJË QË KAM NEVOJË DHE ÇDO GJË QË DËSHIROJ. Dhe të gjitha janë për mua: t’i kem dhe t’i shfrytëzoj.

Mendja e Pakufishme Unike, Inteligjenca Unike e Pafund, gjithnjë më përgjigjet me “PO”. Pavarësisht nga ajo se çka zgjedh për t’i besuar, për çka mendoj, ose për çka flas, Universi gjithnjë më përgjigjet: ”PO”. Prandaj nuk humbi kohë lidhur me mendimet dhe dukuritë negative.

Zgjedh me kujdes kujt t’i them “PO”. Vendos që veten dhe Jetën t’i vështroj në mënyrën më pozitive të mundshme. Prandaj, u them “PO” të gjitha rasteve të mira dhe përparimtare. Unë jam njeri që u thotë “PO” të gjitha të mirave. Unë jam njeri që Jetës i thotë: “PO”, që jeton në Botën së cilës i thuhet “PO” dhe së cilës vetë Universi i përgjigjet gjithnjë me fjalën e këndshme: ”PO”.

Dhe gëzohem që është kështu. Jam mirënjohëse dhe e lumtur që jam NJË me Mençurinë Universale dhe që më mbështet Fuqia Universale. Të falënderoj, Zot, për të gjitha që m’i ke dhënë, Këtu e Tash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sat May 05, 2012 10:32 pm

Është gjë e këndshme të luash rolin e viktimës, sepse gjithnjë dikush tjetër është fajtor.Duhet të qëndrosh në këmbët e tua dhe ta pranosh përgjegjësinë për veten tënde.

Kam fuqi për ndryshime

Ekziston një dallim ndërmjet përgjegjësisë dhe fajit.Kur flasim për përgjegjësinë, flasim për fuqinë. Kur flasim për fajin, fjala është për mungesën e fuqisë. PËRGJEGJËSIA ËSHTË DHURATË,SEPSE TË JEP MUNDËSINË PËR T’I NDRYSHUAR GJËRAT.Për fat të keq, disa njerëz përgjegjësinë e interpretojnë si fajësi. Ata njerëz rëndom të gjitha i pranojnë si fajësi në këtë apo atë mënyrë, sepse janë mësuar ta fajësojnë veten e tyre ose t’i fajësojnë të tjerët.

Në një nivel është mjaft komode të jetohet si viktimë,sepse atëherë fajtorë janë njerëzit e tjerë,kurse ne nuk kemi asnjë nevojë që të ndryshojmë. Në qoftë se njerëzit insistojnë në ndjenjën e fajësisë,atëherë këtu nuk mund të bëhet shumë.Ata,ose i pranojnë shpjegimet e tjera,ose jo.E mira e së mirës është që njerëzit e tillë t’i lëmë të qetë. Nuk jemi ne përgjegjës pse ata VUAJNË NGA NDJENJA E FAJËSISË.


Të gjithë ne jemi edhe mësues, edhe nxënës.Shtroja vetes këtë pyetje: “në këtë çast çka është ajo që duhet ta mësoj,e ç’është ajo që mund t’i këshilloj të tjerët?”

Të gjitha marrëdhëniet e mia me njerëzit e tjerë,janë të përshkruara me dashuri

Rrethoje familjen tënde me fushën e dashurisë, si ata që janë të gjallë, po ashtu edhe ata që nuk jetojnë më.Futi brenda kësaj fushe të dashurisë edhe të gjithë miqtë, bashkëshortet e tyre,të gjithë njerëzit me të cilët punon, por edhe njerëzit që kishe dashur t’i falësh e nuk di qysh ta realizosh faljen.

Vërtetoja vetes se ke marrëdhënie të mrekullueshme dhe harmonike me secilin,se mes jush mbretërojnë respekti dhe kujdesi i ndërsjellë. Dije se mund të jetosh me dinjitet, me paqe dhe gëzim.

Fusha e dashurisë sate le ta përfshijë tërë planetin dhe le të hapet zemra jote për të gjitha hapësirat e dashurisë së pakushtëzuar.Ti e meriton dashurinë. Je e mrekullueshme dhe e fuqishme.Je e hapur për të gjitha të mirat.Kështu është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sat May 05, 2012 10:34 pm

Ndieje se zemra po të zgjerohet dhe dije se në të ka vend të mjaftueshëm për ty.

Sillem ndaj vetes me dashuri të pakushtuar

Në qoftë se fëmijëria jote ka qenë e mbushur me shpulla,ndëshkime të tjera fizike dhe me frikë dhe,në qoftë se edhe tash e godet dhe e ndëshkon veten tënde mentalisht, atëherë po vazhdon që ndaj fëmijës tënd të brendshëm të sillesh në të njëjtën mënyrë.

Fëmija i vogël në ty është në pozitë të vështirë,sepse NUK KA VEND TJETËR PËR STREHIM. Duaje veten tash, le të depërtojë kjo dashuri edhe tek fëmija i vogël në ty,që t’i kapërcesh të gjitha kufizimet që t’i kanë MBJELLË prindërit në fëmijëri.Ata nuk kanë ditur që ndaj teje të sillen në tjetër mënyrë.

Një kohë të gjatë ke qenë fëmijë mjaft i mirë dhe ke vepruar pikërisht siç kanë dashur dhe si të kanë mësuar babai dhe nëna.Tash është KOHA TË RRITESH dhe, si njeri i rritur, të marrësh vendime që të mbështetin dhe të ushqejnë.


Në qoftë se deri më tash keni qenë njeri i cili vazhdimisht ka kritikuar veten dhe të tjerët dhe e ka parë botën me sy negativ,do t’ju duhet një kohë e mirë që të gjitha t’i ndryshoni dhe të shndërroheni në njeri pozitiv dhe me mirësjellje. Duhet të keni durim me veten tuaj. Mos ia merr inat vetes pse nuk po përparon me shpejtësi të duhur.

E shpall begatinë dhe tërësinë e jetës sime


Kam vendosur tash të lirohem nga të gjitha bindjet kufizuese, të cilat m’i kanë penguar aq shumë të mira të jetës.E shpall mënjanimin dhe largimin e plotë të të gjitha skemave negative nga vetëdija ime.Vetëdija ime tash po mbushet me mendime të hareshme,përplot me dashuri,të cilat po e përmirësojnë shëndetin tim, gjendjen time materiale dhe miqësitë e mia.

Po lirohem nga skemat negative,që kanë shkaktuar frikën nga humbjet,frikën nga errësira,frikën nga lëndimet,nga varfëria, nga dhimbja, nga vetmia dhe nga keqpërdorimet e çfarëdo lloji. Do të lirohem plotësisht nga ndjenja se NUK VLEJ SA DUHET DHE NGA TË GJITHA MARRËZITË E TJERA, të cilat ndoshta struken në ndonjë kënd të errët të vetëdijes sime.

Tash jam e lirë t’i pranoj të gjitha të mirat e jetës. E shpall begatinë dhe tërësinë e jetës sime, pasurinë, dashurinë, përparimin, shëndetin, ENERGJINË E FRESKËT KREATIVE dhe paqen e qetësinë që më rrethojnë. Të gjitha këto unë i meritoj dhe kam vullnet e vendosmëri që t’i pranoj përgjithmonë. Unë jam bashkëpunëtore e Tërësisë së Pafund të Jetës dhe, prandaj, kam mundësi të përgjithshme dhe të pakufizuara. Gëzohem pse është kështu. Dhe kështu është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sat May 05, 2012 10:36 pm

Zemërimi, kriticizmi,ndjenja e fajësisë dhe frika vijnë nga fajësimi i të tjerëve dhe nga mospranimi i përgjegjësisë për përvojat personale.

Më frymëzon vetëm dashuria


Lëri le të ikin helmi dhe zemërimi yt. Deklaro me bindje se je plotësisht e gatshme që t’i falësh të gjithë. Në qoftë se të bie ndërmend cilido që të ka lënduar shumë në jetë, bekoje atë person me dashuri dhe lëre të shkojë. Liroje edhe atë mendim. Askush nuk mund të ta marrë asnjë gjë për të cilën ke të drejtë.

Ajo që të takon ty, gjithnjë do kthehet tek ti sipas dëshirës Hyjnore. Në qoftë se diçka nuk të kthehet, ajo nuk ka qenë për ty. Pranoje këtë të vërtetë me qetësi. Shkrirja e zemërimit është me shumë rëndësi. Ki besim në veten tënde. Je e mbrojtur dhe e sigurt. Je e frymëzuar vetëm nga dashuria.

Asnjëherë nuk mund t’i rrafshosh hesapet.Hakmarrja nuk është zgjidhje, sepse çfarëdo që të bësh, ty të kthehet. Kjo shëmti duhet të ndërpritet diku.

Lirohem nga lëndimet e vjetra,vetvetes ia fal të gjitha

Kur të merresh me të kaluarën tënde me nerva e zemërim dhe nuk ia lejon vetes ta shijosh çastin e tanishëm, e tret kot së koti ditën e sotme. Në qoftë se u nënshtrohesh zemërimit dhe varshmërisë një kohë të gjatë, do të thotë se duhet t’ia falësh vetvetes, e jo dikujt tjetër.

Në qoftë se merresh më lëndimet e ndryshme nga e kaluara, E NDËSHKON VETEN SOT. Shpesh e burgosim vetveten në errësirën e tmerrshme të burgut të quajtur zemërim “i arsyeshëm”. Ke dëshirë të kesh të drejtë, apo të jesh i lumtur? Falja vetes të gjitha, ama njëmend të gjitha, dhe përjetoje lirinë duke e ndërprerë një herë e përgjithmonë torturën e quajtur NDËSHKIM I VETVETES.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sat May 05, 2012 10:37 pm

Lirohu plotësisht dhe kënaqu me jetën.Dije se çdo gjë,që duhet ta mësosh,do të zbulohet, madje pikërisht në kohën e duhur dhe sipas rendit të duhur.

Jam dhe jetoj në harmoni

Sot jam qenie krejtësisht e re.Jetoj lirshëm dhe lirohem nga mendimet e mia.Asnjë njeri,vend apo gjësend nuk mund të më shqetësojë dhe të më shkaktojë mërzi. Jam e kënaqur dhe jetoj në paqe. Jam njeri i lirë që jeton në botën e vet të dashurisë dhe të mirëkuptimit. Asgjë nuk refuzoj paraprakisht.

U përulem të gjithave që përmirësojnë cilësinë e jetës sime.I shfrytëzoj fjalët dhe mendimet e mia për FORMËSIM të ardhmënisë sime.Shpesh e shpreh me zemër mirënjohjen time për të gjitha ato të mira që më janë dhënë DHURATË.Jam e lirë dhe bëj jetë të qetë.


Lirohu nga lidhjet emotive me bindjet e të kaluarës.Kështu ato më nuk mund të të lëndojnë.Në qoftë se ju jetoni plotësisht në çastin e tanishëm, nuk mund t’ju lëndojë e kaluara, pa marrë parasysh se çfarë ka qenë.

Gjithnjë jam e sigurt

Kur i mbajmë në vete ndjenjat tona, ose kur i ndrydhim, ne krijojmë një shkretëtirë të madhe në qenësinë tonë. Dojeni veten aq sa t’ia lejoni vetvetes një qasje të plotë në ndjenjat tuaja. Varësia, siç është varësia nga alkooli, vetëm i maskojnë ndjenjat tona dhe nuk na lejojnë t’i mbijetojmë.

Lejoni ndjenjat tuaja të dalin në SIPËRFAQE. Ndoshta do të detyroheni t’i “përçapni” shumë probleme të vjetra, probleme të ndrydhura në thellësinë tuaj, por kjo do t’ju ndihmojë.

Zgjidhni për vete afirmimet përkatëse që kjo nxjerrje në sipërfaqe të ndjenjave të ndrydhura të rrjedhë lehtë, këndshëm dhe pa shqetësime. Vërtetojani vetes se jeni të gatshëm t’i ngjallni ndjenjat tuaja të vërteta dhe, ç’është më kryesorja, përsëritjani vetvetes se ju JENI GJITHNJË TË SIGURT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sat May 05, 2012 10:40 pm

Ndjenja e fajësisë asnjëherë nuk ndikon që dikush të ndihet mirë,dhe as që ndryshon gjendjen.Ndërprit ndjenjën e vetëfajësimit.Çlirohu nga robëria.

Vetes ia fal të gjitha gabimet

Shumë njerëz jetojnë me peshën e rëndë të fajësisë. Gjithnjë ndihen fajtorë. Kjo nuk është në rregull.Gjithnjë arsyetohemi. Nuk mund t’ia falim vetes gabimet nga e kaluara. Manipulojmë me të tjerët,ashtu siç kanë manipuluar dikur me ne.

Ndjenja e fajësisë nuk zgjidh asgjë.Në qoftë se në të kaluarën njëmend ke bërë diçka që pendohesh,ndërprite veprimin e tillë.Në qoftë se diçka mund të riparohet, riparoje. Në qoftë se jo,atëherë thjesht mos bëj më.Pikë.Ndjenja e fajësisë gjithnjë e kërkon ndëshkimin, kurse ndëshkimi shkakton dhimbje.Fale veten dhe të tjerët.Çlirohu nga robëria që ia ke imponuar vetvetes sate.


Në qoftë se keni ndonjë shprehi, pyeteni veten se për çka ju shërben? Çka po fitoni më të? E çka do të ndodhte sikur të liroheshit prej saj? Shpesh njerëzit thonë ”jetën do ta kisha më të mirë”. Po,pse,atëherë, po besoni se nuk meritoni jetë më të mirë?

Lirohem nga nevoja për një gjendje të këtillë në jetën time

Ne krijojmë shprehi dhe skema, sepse ato në një mënyrë na shërbejnë.Ndonjëherë i bëjmë që ta ndëshkojmë ndokënd,ose pse dikë e duam.Është çu-ditërisht i madh numri i sëmundjeve nga nevoja që t’i ndëshkojmë apo t’i duam prindërit:“Edhe unë do të sëmurem nga sëmundja e sheqerit, sikur babai im, sepse e dua babanë.” Kjo nuk ndodh në mënyrë të vetëdijshme, por, nëse shikojmë në brendi, atje do ta gjejmë këtë skemë.

Ne shpesh ndërtojmë negativitete, sepse nuk dimë si të sillemi në ndonjë fushë të jetës sonë. Duhet t’i përsërisim këto pyetje: “Prej kujt më vjen gjynah?” Ose: “Me kë ka të bëj zemërimi im?” Apo: “Çka po dua të anashkaloj?” Por, edhe: “Si do të më shpëtojë kjo?”

Në qoftë se nuk jemi në gjendje të çlirohemi nga diçka, në qoftë se e përmbajmë sepse në njëfarë mënyre na shërben, pavarësisht se çka punojmë, nuk do të kemi sukses. Kur të jemi të gatshëm të lirohemi prej saj, është thjesht e pabesueshme se si një gjë fare e vogël mund të na ndihmojë shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 08, 2012 6:31 am

A të ndodh shpesh të gërmosh nëpër mbeturinat mentale të së djeshmes për të krijuar përvojat e së nesërmes? Kohë pas kohe duhet të bësh një pastrim të madh mental dhe t’i gjuash në hedhurina të gjitha ato vjetërsira të cilat më nuk të shërbejnë. Qëllimi yt është t’i bësh të shkëlqejnë idetë pozitive që të frymëzojnë dhe t’i përdorësh sa më shpesh.

Me lehtësi lirohem nga e kaluara dhe besoj në rrjedhën e jetës

Mbyllua derën e mendjes kujtimeve të vjetra, kujtimeve që të shkaktojnë dhimbje. Mbyllua derën e mendjes lëndimeve të vjetra dhe kokëfortësive tua për mosfalje. Kujtoje ndonjë ngjarje nga e kaluara, kur ke qenë thellësisht e lënduar,kujtoje se si nuk po arrin të lirohesh prej lëndimit me falje, por kujtoje edhe të vërtetën tjetër se sa herë e shkon nëpër mendje atë ngjarje, pikërisht ajo të shkakton dhimbje serioze.

Pyete vetveten: “Deri kur do të VUAJ për këtë punë?” Ose: ”Deri kur do të më NDJEKË kjo gjendje e shëmtuar?” Vizualizoja në mendje një lumë të rrëmbyeshëm malor dhe hidhi në atë lumë të gjitha këto përvoja dhe mosfalje; shiko pastaj si i rrëmben uji (ato kujtime e dhimbje) dhe si rrjedhin me shpejtësi teposhtë, derisa nuk treten e zhduken në tërësi.

Ti mund ta bësh këtë.Je i lirë.Dhe kështu është. Qysh po sillesh ti sot ndaj personave të moshuar,pikërisht kështu do të sillen të tjerët ndaj teje,kur të plakesh ti.

Kam shumë dashuri dhe mëshirë për babanë tim

Në qoftë se ke ndonjë mosmarrëveshje me babanë,përqendrohu mentalisht në këtë problem dhe bisedo me të derisa të zgjidhet e pastrohet në tërësi ai problem.Falja babait, por falja edhe vetes.I thuaj: të dua shumë.Pastroje mendjen tënde.Kështu do të krijosh hapësirë të mjaftueshme për ndjenja shumë më të mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 08, 2012 6:33 am

Zhvillimi ynë shpirtëror,na vjen shpesh, për ne, në mënyrë të papritur.

Po i hap dyert e reja të jetës


Gjendesh në korridor të Jetës.Prapa teje gjenden shumë dyer të mbyllura – punë të cilat më nuk i bën, nuk i flet,ose nuk i mendon,përvoja të cilat më nuk ekzistojnë.Para teje gjenden shumë dyer e secila prej tyre ta mundëson hyrjen në një përvojë të re.Kështu dilet nga e kaluara.Kur ec përpara,vështroje veten si po hap dyer të ndryshme të përvojave të mrekullueshme,të cilat ke dëshirë t’i shijosh.

Besoji udhëheqësit tënd të brendshëm,i cili të udhëheq dhe të orienton nëpër rrugët më të mira për ty dhe për zhvillimin e përparimin tënd shpirtëror. Pavarësisht se cilat dyer mbyllen e cilat çilen, ti gjithnjë je e sigurt.Ti je e përjetshme.Përjetësisht do të udhëtosh nga përvoja në përvojë.

Shihe veten duke i hapur dyert e gëzimit,të paqes,të shërimit e të dashurisë; dyert e mirëkuptimit,të mëshirës dhe të faljes; dyert e vetërespektit dhe të dashurisë ndaj vetes; dyert e lirisë.Cilat dyer dëshiron t’i hapësh të parat?Mbaje mend:ti je e sigurt, secili udhëtim është vetëm ndryshim.


Frika lind nga mungesa e besimit ndaj jetës.Herën tjetër, kur të frikësohesh, thuaj: “kam besim të plotë në jetën”.

Të gjitha përvojat e mia janë të dobishme për mua

Prej lindjes e tutje na bie të kalojmë nëpër dyer të ndryshme.Vetë lindja është kalim nëpër një derë të madhe,është një ndryshim i madh. Kemi ardhur në këtë planet që këtë jetë ta jetojmë pikërisht në këtë kohë,pikërisht tash.I kemi zgjedhur prindërit tanë dhe prej atëherë kemi kaluar nëpër shumë dyer.

Kemi ardhur të përgatitur me të gjitha të nevojshmet që ta jetojmë jetën e plotë dhe të begatshme. E kemi tërë mençurinë, dijen,aftësitë dhe prirjen.E kemi tërë dashurinë dhe ndjeshmërinë që na duhet.Jeta na është dhënë që ta na mbështetë dhe të kujdeset për ne,e ne duhet ta dimë dhe t’i besojmë kësaj së vërtete.

Dyert gjithnjë hapen e mbyllen, prandaj, në qoftë se qëndrojmë të qendërzuar në veten tonë, gjithnjë do të jemi të sigurt,pavarësisht se nga shkojmë.Madje edhe kur të kalojmë dyert e fundit të këtij planeti,prapë, nuk është FUNDI.Çdo fund është edhe fillim i ri,fundi në këtë planet është fillimi i një aventure të re.

Ta dimë dhe ta kuptojmë se gjithnjë jemi të sigurt.Është krejtësisht normale që t’i shijojmë ndryshimet.Sot është ditë e re.Do të përjetojmë shumë përvoja të mrekullueshme dhe të reja. Jemi të dashur dhe të sigurt.Dhe kështu është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 08, 2012 6:34 am

Merr frymë thellë dhe lirohu nga refuzimi.

Jam e gatshme të lirohem nga nevoja për një gjendje të këtillë

Pa marrë parasysh se në çfarë afati kohor,bindjet negative kanë banuar në nënvetëdijen tënde,provoje se tash ke vendosur të lirohesh prej tyre.Vërtetoje se je e gatshme që të lirohesh nga të gjitha shkaqet dhe skemat e pavetëdijshme të cilat kanë krijuar gjendje të këtilla negative në jetën tënde të tashme.

Por, vërtetoje një herë e mirë se je e gatshme që të lirohesh nga NEVOJA për një gjendje të tillë.Dije se ato gjendje mund të treten, të shkrihen dhe të zhdukën në asgjë, andej nga edhe kanë ardhur.Këto “plehurina” të vjetra kurrë më nuk do të kenë ndikim mbi ty. Je e lirë. Dhe kështu është


Në qoftë se nuk u besoni njerëzve të tjerë, kjo do të thotë se nuk i besoni vetes suaj; vetveten nuk e përkrahni dhe nuk jeni mbështetje për qenësinë tuaj. Kur njëmend të filloni të bëheni mbështetje e vetvetes, atëherë do të keni besim në veten tuaj, e kur t’i besoni vetes, do të t’u besoni edhe të tjerëve.

Jam e lidhur me Fuqinë Supreme

Tash është koha ta kuptosh se çfarë është fuqia jote dhe çka je ti në gjendje të bësh. Prej cilave gjendje mund të lirohesh? Çka mund të ndërtosh brenda vetes sate? Çka mund të krijosh të re, krejtësisht të re? Mençuria dhe Inteligjenca e Universit janë të gatshme t’i pranojnë dëshirat e tua.Jeta është këtu që të të mbështesë.

Kur të frikohesh, koncentrohu në frymëmarrjen tënde dhe bëhu e vetëdijshme për marrjen dhe nxjerrjen e ajrit.Frymëmarrja jote është materia më e çmueshme e jetës sate, e këtë frymëmarrje e ke dhuratë,falas.Gjendet në sasi të mjaftueshme,që të të shërbejë deri në fund të jetës.

Tash mendo pak – në qoftë se kjo materie kaq e çmueshme të është dhuruar me aq shpirtgjerësi dhe ti e ke pranuar pa menduar fare,e pse nuk mund të besosh se Jeta është këtu që të t’i SIGUROJË edhe të gjitha të tjerat për të cilat ti ke nevojë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 08, 2012 6:34 am

Për riprogramimin e mendjes së pavetëdijshme,trupi duhet të jetë plotësisht i lirshëm.Lirohu nga tendosjet.Çlirohu krejtësisht, lirshëm. Noto në gjendje të hapjes dhe të pranimit. Vetëm ti je përgjegjës dhe gjithnjë je i sigurt.

Jeta ime është gëzim e hare

Mendja jonë e pavetëdijshme nuk e dallon të vërtetën nga gënjeshtra,as të drejtën nga e gabueshmja.Kurrë nuk do të duhej të thuash: “Sa e marrë jam”, sepse mendja e pavetëdijshme këtë e pranon dhe,pas një kohe, do të fillosh ta ndiesh veten njëmend të marrë – do të fillosh TË BESOSH në atë që e thua, që e shqipton ti, me gojën tënde.

Mos u tall ME GJËRA të tilla.Mos e nënçmo veten tënde dhe mos shqipto ASNJË vërejtje rrënuese të jetës,sepse prej tyre nuk do të kesh asgjë të mirë.Pse nuk mund ta thuash, me mençuri e lirshmëri,afirmimin pozitiv: “Jeta ime është gëzim e hare”?

Në qoftë se dëshiron të të duan dhe të të pranojnë anëtarët e familjes sate,atëherë ti duhet t’i duash dhe t’i pranosh ata.

Me shumë dashuri e bekoj familjen time


Vetëm unë e kam një FAMILJE të këtillë, dhe vetëm ne e kemi këtë mundësi, që në këtë kohë,në këtë vend dhe në këtë mënyrë, t’i hapim Zemrat tona.Ne nuk ngarkohemi me brengën se çfarë mendojnë fqinjët tanë për ne,madje as që na shkon mendja të mendojmë për paragjykimet e tjera shoqërore.

Ne jemi shumë më shumë se këta që dukemi.Jemi familje e krijuar nga dashuria dhe me krenari e pranojmë secilin anëtar të saj, që,sipas të gjitha të gjasave, secili anëtar i kësaj familjeje është i veçantë.Edhe unë jam e veçantë dhe e meritoj dashurinë.I dua dhe i pranoj të gjithë anëtarët e familjes sime të mrekullueshme,por edhe ata më duan dhe më pranojnë mua. Jam e sigurt.Në botën time çdo gjë është në rregull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 08, 2012 6:36 am

Në qoftë se punon i rrethuar nga dashuria, nga gëzimi dhe nga buzëqeshja, do të bësh punë të madhe me sukses kulmor. Do të zbulosh se ke aftësi dhe prirje për të cilat as që ke ëndërruar.

Puna që e bëjmë është premisë hyjnore


Puna që bëjmë është premisë Hyjnore e Mendjes Unike, e krijuar nga fuqia e Dashurisë.Kjo dashuri e mban dhe kujdeset për të.Secili i punësuar në këtë kolektiv ka qenë i ftuar nga ajo dashuri,sepse në këtë moment,në këtë kohë dhe në këtë hapësirë,këtu ka qenë vendi i vërtetë i secilit.

Na përshkon Harmonia Hyjnore dhe të gjitha aksionet tona të përbashkëta na sjellin sukses dhe gëzim.Dashuria ka qenë ajo që na ka sjellë pikërisht në këtë vend. Veprimi i drejtë Hyjnor udhëheq të gjitha aspektet e punës sonë. Inteligjenca Hyjnore krijon prodhimet shërbimet tona.

Dashuria Hyjnore na i sjell të gjithë ata që mund t’i ndihmojnë këto që ne i krijojmë me aq shumë dashuri. Plotësisht i hedhim poshtë të gjitha skemat e vjetra të vërejtjeve, kritikave e urrejtjeve,të vetëdijshëm se vetë i kemi krijuar rrethanat në të cilat punojmë.

Tash e dimë dhe vërtetojmë se është e mundur të kryejmë me sukses punën tonë sipas parimeve Hyjnore dhe, prandaj, me shumë dashuri i shfrytëzojmë të gjitha aftësitë tona që të jetojmë dhe ta përjetojmë tërësinë e Jetës.

Tash i REFUZOJMË TË GJITHA KUFIZIMET e imponuara nga makineria e mendimeve të mendjes njerëzore. Mendja Kozmike Hyjnore është këshilltari ynë afarist dhe ka plane të mrekullueshme për ne,për të cilat ne as që kemi pasur mundësi të ëndërrojmë.Jetët tona janë të mbushura me dashuri dhe gëzim. Dhe kështu është.


Ka shumë njerëz që janë duke kërkuar pikërisht atë që mund ta ofrosh ti.Prandaj edhe jeta u ka sjellë të gjithëve në këtë tabelë të shahut.

Gjej kënaqësi në punën time

Puna ime është që,nëpërmjet meje,të jetësohet Hyjnorja dhe,prandaj, unë jam e lumtur.Jam mirënjohëse për të gjitha rastet që më ofrohen,që, nëpërmjet tyre ta dëshmoj Fuqinë e Inteligjencës Hyjnore,e cila vepron nëpërmjet meje.çdoherë kur gjendem e ballë për ballë me ndonjë sfidë,e di që ky rast vjen nga Zoti,punëdhënësi im,dhe,prandaj, gjithnjë e qetësoj mendjen time dhe kthehem nga qenia ime e brendshme dhe pres zërin e brendshëm që do të më tregojë si të veproj.

Me gëzim e pranoj bekimin e krijuesit dhe e di që e meritoj shpërblimin për punën e kryer me dinjitet.Për këtë punë interesante gjithnjë marr shpërblime të begatshme.Kolegët e mi – tërë njerëzimi – është i pajisur me mbështetje të plotë,me dashuri e entuziazëm dhe punojnë në mënyrë të palodhshme për rritë shpirtërore, pavarësisht a kanë zgjedhur të jenë të vetëdijshëm apo jo.

I shoh si shprehje e përkryer e Mendjes Unike,si i përkushtohen me zell punës së tyre. Duke punuar për Shefin Suprem,të padukshëm e të gjithëpranishëm,e di që punët e mia kreative më sjellin shuma të mjaftueshme të parave, sepse puna në emër të Zotit gjithnjë sjell shpërblime. Dhe kështu është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 08, 2012 6:37 am

Vështroje çka po të ndodh në jetë dhe,dije,ti nuk je vetëm përvojë vetjake

E vështroj çfarë po zhvillohet në mua

Çfarë do të duhej të punoje që të jesh njeriu më i lumtur dhe më i fuqishëm në botën tënde? Në qoftë se e ke të qartë dhe e ke kuptuar PARIMIN se çdo gjë që e mendon dhe çdo gjë që e thua shkon me shpejtësi në Univers dhe e njëjta TY TË KTHEHET, atëherë vështroje veten tënde. Kundroje veten tënde pa kritikë e pa akuzë. Duket se kjo është PENGESA më e madhe që duhet ta kapërcesh.

Vetëm vështroje veten në mënyrë objektive.Koncentrohu dhe vërej me kujdes se çka po ndodh, por pa komentime.Vetëm vështro.Kur t’ia lejosh vetes të shikosh në brendi dhe të fillosh të vëresh se çka po ndodh, si po ndihesh, si po reagon, në çka po beson, do të jesh shumë më e hapur dhe vetëm atëherë do të bindesh për lidhjen tënde të plotë me Universin. Dhe kështu është.


Secili prej nesh në këtë çast është duke punuar në mënyrën më të mirë që di. Po të dinim më mirë,po të kishim më shumë mirëkuptim e vetëdije,ne do të punonim më ndryshe.

Gjithnjë jam e aftë të bëj atë që dua

Pranojeni veten dhe dëshmojani vetes suaj se jeni të mrekullueshëm.Mos bëni mëkat ndaj vetes suaj.Kur të punoni diçka krejtësisht të re,mos e akuzoni veten pse në fillim ju mungojnë shkathtësitë e duhura.Ushtroni.Mësojeni se çka mund të punoni e çka jo.Herën tjetër,kur të filloni të punoni diçka të re,ose diçka më ndryshe,ndihmojeni veten tuaj.

Mos e ndëshkoni veten për shkak të gabimeve, theksojani vetes atë që e keni bërë mirë. Lavdërojeni veten tuaj, fuqizohuni, kështu që herën tjetër, derisa ta bëni të njëjtën punë, të ndiheni më mirë. Çdoherë do të jeni gjithnjë të mirë e më të mirë. Shumë shpejt do ta përvetësoni shkathtësinë e re, çfarëdoqoftë ajo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 08, 2012 6:37 am

Nuk ka nevojë ta dimë se si duhet të falim veten dhe të tjerët.E tëra që duhet bërë është të jemi të gatshëm për falje.Universi do të kujdeset për atë “qysh”.

Ua fal të gjitha përvojave të kaluara

Kur të përmendet fjala FALJE, pranoje me sinqeritet, te kush të shkon mendja, sapo të thuhet kjo fjalë? Kush është ai person ose ajo përvojë për të cilën ke bindjen se kurrë nuk do ta harrosh,ose kurrë nuk do të jesh në gjendje t’ia falësh?Çka të lidh me të kaluarën?Kur të refuzosh të falësh, ti mbahesh shtrëngueshëm për të kaluarën dhe, prandaj, është e pamundur të jetosh në të tashmen, e dihet se vetëm në të tashmen mund ta ndërtosh ardhmëninë tënde.

Falja është dhuratë e çmueshme,që ia dhuron vetes sate.Ajo të liron nga e kaluara, nga përvojat e dhimbshme dhe lidhjet që,po ashtu,të shkaktojnë vetëm dhimbje. Falja ta mundëson të jetosh në të tashmen.Kur të falësh veten dhe të tjerët,atëherë VËRTET JE I LIRË. Ndjenja e lirisë,që vjen pas faljes, është jashtëzakonisht e madhe dhe e fuqishme. Shpesh është mirë të falim veten tonë pse kemi duruar përvoja të dhimbshme, e, që nuk e kemi arritur ta duam sa duhet veten tonë, që të lirohemi nga këto dhimbje.Dhe,prandaj,duaje veten tënde,fale veten,fali të tjerët dhe jeto në TASH.

Shikoje me vëmendje se si shija e hidhur dhe dhimbja po bien prej teje dhe si po hapen dyert e Zemrës sate.Çfarëdo që të bësh nga fusha e dashurisë të gjitha të sjellin kënaqësi dhe siguri.Fali të gjithë.Fale veten.Fali të gjitha përvojat e dhimbshme.Ti je i lirë.


Shikoje veten në pasqyrë dhe thuaj: “E dua dhe e pranoj veten time pikërisht kështu siç jam”. Çfarë mendimesh po të vijnë? Dëgjoje qenien tënde si po ndihesh. Ndoshta pikërisht ky është thelbi i problemeve tua.

I pranoj të gjitha pjesët e personalitetit tim

Puna më e madhe për shërimin ose për arritjen e tërësisë,është pranimi i asaj që jemi, madje pranimi i të gjitha pjesëve të shumta të personalitetit tonë.Ta pranojmë veten nga koha kur çdo gjë na shkonte për dore, ose atëherë kur asgjë nuk na shkonte për dore.

Ta pranojmë veten nga periudha kur ishim të paralizuar nga frika,apo atëherë kur ishim të mbushur me dashuri; në periudhën kur kemi pasur veprime të shëmtuara prej budallai të cekët e sipërfaqësor, apo ato në të cilat kemi qenë mjaft të kthjellët dhe të mençur; apo periudhat kur jemi zhgërryer si derrat, apo periudhat kur kemi qenë të suksesshëm?

Të gjitha këto janë PJESË TË PERSONALITETIT tonë. Shumica e problemeve tona vijnë nga refuzimi i disa pjesëve të personalitetit tonë - për shkak se nuk e duam veten në mënyrë të plotë dhe pa kusht. Hajde që një herë të mos e shikojmë jetën tonë me turp.

Ta rishikojmë të kaluarën tonë si begati dhe plotësi të vetë Jetës.Pa atë begati dhe atë plotësi, ne nuk do të ishim KËTA QË JEMI. Kur ta pranojmë veten në tërësi, atëherë do të arrijmë të jemi njëmend të TËRËSISHËM DHE TË SHËRUAR.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Thu May 10, 2012 1:58 am

Në qoftë se nuk e doni veten plotësisht,të tërësishëm dhe deri në fund,atëherë këtë e keni mësuar diku.Prej kësaj mund të çmësoheni. Filloni ngadalë,në mënyrë që të jeni të mirë dhe gjentil ndaj vetes suaj.

I Pranoj të gjitha që i kam krijuar për vete


E dua dhe e pranoj veten kështu siç jam. Besoj, e pranoj dhe e mbështes veten në çdo moment. Kudo që të ndodhem, mund të jetoj e rrethuar me dashuri të zemrës sime. E vë dorën në zemër dhe e ndiej dashurinë që rrezaton çiltër prej zemrës sime. E di që mund ta pranoj veten time. Këtu dhe Tash. E pranoj trupin tim, gjatësinë dhe trashësinë, pamjen, gjininë dhe seksin, dhe të gjitha përvojat e mia. I pranoj të gjitha që i kam krijuar për veten time, TË KALUARËN TIME DHE ARDHMËNINË TIME.

Jam e gatshme dhe e hapur për ardhmëninë. Jam Shprehje Hyjnore e Jetës dhe i meritoj të gjitha të mirat. Kështu sot i shoh dhe i pranoj gjërat. I pranoj edhe çuditë. E pranoj shërimin. E pranoj tërësinë time. Mbi të gjitha, e pranoj veten time. Jam qenie me vlerë të lartë dhe e mbështes veten time në të gjitha pikëpamjet. Dhe kështu është.

Për ta ndryshuar jetën tonë të jashtme,duhet të ndryshojmë nga brenda.Atë çast që të jemi të gatshëm për ndryshime,është mahnitëse se si Universi fillon të na ndihmojë.Na i dhuron të gjitha që na duhen.

Me lehtësi i jetësoj të gjitha ndryshimet

Kur të nisim të punojmë më veten tonë, nganjëherë gjërat në fillim përkeqësohen, para se të marrin rrugën e përmirësimeve të dukshme. Nëse ndodh kështu, nuk duhet të brengosemi, sepse kjo është vetëm SHENJË se procesi ka filluar, që të pastrohet oksidimi (ndryshku) i vjetër.

Vetëm duhet të lejojmë që të ndodhë. Por, na duhet edhe kohë, edhe durim që të mësojmë se çka është e domosdoshme. Mos kërkoni ndryshime instant (të çastit). Mungesa e durimit është vetëm KUNDËRSHTIM NDAJ MËSIMIT. Do të thotë, të kalojmë nëpër tërë procesin e jo të synojmë vetëm arritjen e shpejtë të qëllimit. Lejoni vetes udhëtimin e bukur e të sigurt që duhet të jetë: hap pas hapi! Sa më larg që të shkoni, aq më lehtë do ta keni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Thu May 10, 2012 2:00 am

Thuaj: “Jam i gatshëm për ndryshime”.Mos po heziton?E ndien se kjo nuk është e vërtetë? Cila bindje po ta shkakton bllokimin? Mos harro se ajo bindje është vetëm mendim, e mendimin mund ta ndryshosh.

Kur të mbyllet një derë,hapen shumë dyer të tjera

Jeta është një varg i dyerve që hapen e mbyllen. Kalojmë nga dhoma në dhomë, duke përjetuar përvoja të ndryshme. Shumica prej nesh do të dëshironim të mbyllnim ndonjë derë, sidomos dyert e vjetra të skemave e bllokadave negative, dyert e gjërave që më nuk janë as të mira e as të dobishme për ne.

Shumica prej nesh pikërisht tash jemi duke i hapur dyert e reja të Jetës dhe ndeshim përvoja të reja dhe të mrekullueshme, herë-herë përvoja që kanë në përmbajtje MËSIMIN e herë që kanë në brendi GËZIMIN.

Prej kur i hapim dyert e para, me ardhjen tonë në këtë planet, e deri në mbylljen e dyerve të fundit, kur të dalim nga planeti, gjithnjë jemi të sigurt. Këto janë vetëm ndryshime. Jemi në paqe me qenien tonë të brendshme. Veten e shohim si qenie të dashur dhe të sigurt. Dhe kështu është.


Vendosmëria e butë,por e fuqishme dhe konsekuente për atë që zgjedhim të mendojmë,do të bëjë që ndryshimet të realizohen shpejt dhe lehtë.


Jam e gatshme për ndryshime

Bëni bashkimin e fortë të duarve. Cilin gisht e keni në anën e sipërme? Tash lironi duart dhe rishtas bashkoni në mënyrë që në anën e sipërme të jetë gishti tjetër. Qysh po ju duket kjo? Ndryshe? Ndoshta keni përshtypjen se kjo është e gabueshme? Lironi duart dhe bashkoni rishtas në mënyrën e parë.

Qysh po ju duket tash kjo gjendje? Nuk është aq shumë e gabueshme? E njëjta gjë ndodh edhe kur të mësojmë diçka të re. Na duhet pak praktikë. Mund të bëjmë diçka për herë të parë dhe t’i themi vetes: “Jo, kjo është gabim”, dhe këtë të mos e bëjmë kurrë më, duke iu kthyer shprehive “të vjetra e të mira”.

Por, në qoftë se jemi të gatshëm që të ushtrojmë pak, do ta zbulojmë të vërtetën se mund të bëjmë edhe gjëra të reja. Kur është fjala për diçka aq të rëndësishme, si DASHURIA NDAJ VETVETES, atëherë kjo e meriton një përpjekje dhe një vendosmëri për ushtrime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Thu May 10, 2012 2:01 am

Kur të jemi të gatshëm t’i realizojmë ndryshimet pozitive në jetën tonë,tërheqim çdo gjë që mund të na ndihmojë.

Jam e gatshme të ndryshoj dhe të rritem

Jam e gatshme t’i mësoj gjërat e reja për shkak se nuk i di të gjitha. Jam e gatshme t’i flak konceptet e vjetra, kur ato koncepte të mos më shërbejnë më. Jam e gatshme që objektivisht ta shikojë veten dhe të them: “Këtë nuk dua ta bëj më”. E di se mund të shndërrohem në Unë e Lartë, më shumë se që vërtet jam. Nuk dua të ndryshoj, që të bëhem më e mirë, sepse kjo do të thotë se nuk jam mjaft e mirë, por të bëhem Unë e Lartë. Është shumë sfiduese të rritesh e të ndryshosh, qoftë që, për këtë qëllim, më duhet të ballafaqohem me disa gjëra të dhimbshme në mua.

Është shumë e rëndësishme se çka zgjedhim në këtë moment - të mendojmë, në çka të besojmë dhe çka të flasim pikërisht tash.Ato mendime dhe fjalë e përcaktojnë ardhmëninë tonë.Ato mendime i përcaktojnë përvojat tona – nesër,javën e ardhshme, muajin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm.

Këto janë mendime,e mendimet mund t'i ndryshojë

Sa herë kemi refuzuar që për veten tonë të mendojmë vetëm pozitivisht? E pra, në të njëjtën mënyrë mund të refuzojmë të mendojmë edhe negativisht. Njeriu do të thoshte: “Po nuk po arrij t’i ndal mendimet”.

Po. Arrijmë dhe mundemi. Duhet të vendosim se pikërisht atë do ta bëjmë. Nuk duhet të luftojmë me mendimet tona, kur duam që diçka në jetë të ndryshojmë. Kur të vijë mendimi negativ, mund t’i themi: “Të falënderoj edhe ty që je këtu”. Me këtë nuk e harxhojmë energjinë në për mendime negative, por nuk e kontestojmë ekzistencën e tij.

Ne, në të vërtetë,vetëm themi: “Ti je këtu dhe kjo është në rregull.Të falënderoj që ke ardhur, unë tash dua të bëj diçka tjetër.Nuk dua më të lidhem me këtë, por dua ta ndërtoj një mënyrë tjetër të të menduarit.”. Nuk duhet të luftojmë me mendimet tona, sepse shkaktojmë konflikte të reja. Duhet ta pranojmë praninë e tyre dhe të vazhdojmë tutje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Thu May 10, 2012 2:02 am

Molisja e vetvetes është,gjithashtu,formë e refuzimit dhe e kundërshtimit.

Ndërtoj karrierën që vërtet më ofron kënqasi

Çka mendon për punën që je duke e bërë? A është, ajo punë, ngarkesë, që të shkakton tensionim, apo është diçka që ti e do shumë dhe të ofron kënaqësi? Të them qëkur: fillo me afirmimet dhe thuaj: kjo është punë shumë e mirë për mua, më ofron kënaqësi dhe më sjell mirëqenie.

Në këtë mënyrë lidhesh me kreativitetin e Universit dhe lejon që energjia kozmike të rrjedhë lirshëm nëpër ty. Kujtoje këtë moment sa herë që të vijnë mendimet negative lidhur me punën tënde.


Në qoftë se përcaktoheni për besimin: “Të gjithë më ndihmojnë me kënaqësi”,do të shihni se kjo njëmend është e vërtetë.

Secili njeri është pjesë e tërësisë harmonike


Secili prej nesh është shprehje e idesë harmonike të Mendjes Unike Hyjnore. Kemi ardhur në të njëjtën kohë në këtë planet që të mësojmë diçka nga njëri-tjetri. Ekzistojnë faktorë për shkak të të cilëve ne punojmë së bashku.

Këtë duhet ta pranojmë dhe t’i hedhim poshtë të gjitha fajësimet e ndërsjella për “gabimet” dhe keqkuptimet eventuale.Është shumë e dobishme që të punojmë vazhdimisht për thellimin e dashurisë ndaj vetes sonë, në mënyrë që secila përvojë të na shërbejë për MËSIM DHE PËR RRITË personale.

E kemi zgjedhur të punojmë së bashku që të kontribuojmë për harmoninë në punë dhe në të gjitha fushat e jetës sonë. Çdo gjë që punojmë bazohet në një të vërtetë – në të vërtetën e Jetës dhe të Qenies sonë. Sinqeriteti dhe dashuria ndaj së vërtetës na udhëheqin në çdo hap.

Shqiptojmë fjalët e DUHURA në kohën e DUHUR dhe gjithnjë jemi në rrugë të DUHUR. Çdo njeri është pjesë e tërësisë harmonike. Kur njerëzit me gëzim e dashuri punojnë së bashku, rreth tyre krijohet një fushë e fuqishme energjetike, e cila e mbështet dhe e nxit secilin prej tyre.

Jemi të shëndoshë,të lumtur,të gëzuar,të përzemërt,përplot respekt dhe shumë efikas. Të gjithë jetojnë në paqe me vetveten dhe me njerëzit e tjerë. Kjo marrëdhënie përputhet plotësisht me Mendjen Unike, e cila është realizuesja kryesore e punës. Dhe le të jetë kështu, sepse kështu është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Thu May 10, 2012 2:04 am

Çdo gjë që na rrethon në jetë është pasqyrë e vërtetë e qenësisë sonë. Kur të na ndodhë diçka e pakëndshme,duhet të kthejmë shikimin brenda dhe të pyesim: “qysh arrita ta krijoj këtë? Ç’është ajo brenda meje,që beson se e meritoj një përvojë të këtillë?”

Ambientet e punës janë shumë të këndshme për mua


E shoh veten se si me respekt e mirënjohje kaloj nëpër lokalet e punës sime, sa të këndshme janë këto ambiente. I shoh këto lokale dhe këto pajisje që i plotësojnë të gjitha nevojat e kësaj pune,çdo gjë është në vendin e duhur. Të gjithë të punësuarit e përbëjnë një grup mjaft harmonik të njerëzve që i janë përkushtuar punës.

Zyrat janë të bukura, të rregulluara dhe të qeta. Gëzohem që me punën time po kontribuoj për rritën shpirtërore, për shërimin dhe harmonizimin e kësaj bote. I shoh njerëzit të hapur, të dashur, që i tërheq kjo punë që po bëjmë. Jam mirënjohës që po i fitojmë me lehtësi të madhe të gjitha ato që na duhen për misionin tonë. Dhe kështu është.

E kundërshtojmë dhe e refuzojmë shumë shpesh pikërisht atë që duhet ta mësojmë. Në qoftë se vazhdimisht thua: “nuk mundem” ose “nuk dua”,sigurisht bëhet fjalë për një mësim të rëndësishëm për ty.

Jam e merkullusheme dhe e ndije veten shkëlqyeshëm

Riprogramimi i bindjeve tuaja negative është bukur i fuqishëm. Një mënyrë e mirë për ta kapërcyer këtë gjë është që ta regjistrosh zërin tënd në kasetë. Zëri yt thotë shumë. Regjistroji afirmimet pozitive në kasetë dhe dëgjoji.

Do të ndikojnë shumë mirë. Në qoftë se dëshiron që kaseta të jetë edhe më e fortë, më e fuqishme dhe më efektive, atëherë lute nënën tënde që zëri i saj t’i thotë afirmimet që do të regjistrohen në kasetë apo në CD. (Ose: zëri i dikujt që e do apo të do shumë!) Imagjinoje të shkosh në shtrat duke dëgjuar zërin e personit të dashur që të thotë ti je e MREKULLUESHME, të DUA shumë, KRENOHEM ME TY dhe, sidomos, kur të thotë: e di që ti je e zonja t’i arrish të gjitha MAJAT e suksesit në jetë, e di dhe krenohem me ty? A e dini se çfarë ndjenje freskie e kënaqësie mbjellin në qenien tuaj këto afirmime pozitive?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Thu May 10, 2012 2:05 am

Shprehitë dhe problemet i krijojmë që të plotësojmë ndonjë nga nevojat tona të brendshme.Kur ta gjejmë mënyrën pozitive për plotësimin e asaj nevoje,vetvetiu lirohemi nga problemet.

Për çdo problem ekziston zgjidhja

Për çdo problem ekziston zgjidhja. Nuk jam e kufizuar me asnjë nga skemat e njohura të mendjes njerëzore,sepse jam e lidhur me Mençurinë dhe Diturinë Kozmike.Të gjitha punët i bëj duke u nisur nga fusha e dashurisë së zemrës sime. E di që dashuria i hap të gjitha dyert.

Ekziston Fuqia, gjithnjë e gatshme dhe e përhershme, e cila më ndihmon pareshtur që t’i kapërcej të gjitha krizat dhe sfidat në jetë. E di që secili problem diku është zgjidhur. Prandaj edhe jam e sigurt se të gjitha problemet e mia kanë zgjidhje. E mbështjell veten me mbështjellësin e dashurisë. Jam e sigurt. Në botën time çdo gjë është në rregull.

Kur të rritemi,kemi nevojë që në familje të krijojmë atmosferën emotive çfarë e kemi pasur në fëmijëri.Synojmë që prapë t’i ndërtojmë lidhjet që i kemi pasur me prindërit tanë,ose atmosferën që ka mbizotëruar atëherë.

Vendimet i marr vetë

Shumë njerëz luajnë lojëra të pushtetmabjtësit me prindërit e tyre. Prindërit kanë dëshirë të mbajnë në duar të veta njëfarë lloj pushteti.

Në qoftë se ke dëshirë të lirohesh nga këto lojëra, atëherë duhet të lirohesh dhe të mos marrësh pjesë në to. Është koha e duhur të rritesh dhe vetë të marrësh vendime për dëshirat e tua.Mund të fillosh në një mënyrë të thjeshtërindërit t’i thërrasësh në emër. Bëhuni DY NJERËZ TË RRITUR, në vend të prindit dhe të fëmijës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Thu May 10, 2012 2:06 am

Secila sëmundje është një mësim i veçantë prej të cilit duhet të mësojmë diçka.


Duart e mia janë instrument i fuqishëm shërues.


Vendosja e duarve në trup është një proces normal dhe i natyrshëm. Ky proces dhe kjo mënyrë është shumë e lashtë. Edhe ju e keni vërejtur se kur ju dhemb diku në trup, vetvetiu i vendosni duart në atë pjesë ku keni dhembje dhe, pas një kohe, e ndieni veten më mirë. Prandaj, mos harroni ta ndihmoni veten tuaj me energjinë vetjake. Merrni frymë thellë dhe lirohuni nga tendosjet, nga frika, nga zemërimi dhe nga dhimbjet dhe lejojeni dashurinë të rrjedhë nga zemra juaj. Hapeni zemrën tuaj për dashurinë që buron nga trupi juaj.

Trupi juaj e di saktësisht se çka duhet bërë me mirësinë e energjisë dhe si ta përdorë atë. Me sytë e mendjes mund ta shihni dritën e dashurisë që vjen nga zemra juaj – një dritë e mrekullueshme. Lejojeni dashurinë le të rrjedhë nga zemra, nëpër duar, në shuplaka të duarve. Ajo dritë e përshkon tërë qenien tuaj me mëshirë, mirëkuptim dhe kujdes. Shiheni veten plotësisht të shëruar. Duart tuaja janë të fuqishme. I meritoni dashurinë, paqen dhe sigurinë. I meritoni kujdesin dhe dashurinë. Lejojani vetes që këto t’i pranojë. Dhe kështu është.


Ne e shfrytëzojmë trurin tonë vetëm dhjetë për qind.Çka shërbejnë ato pjesët e tjera,nëntëdhjetë për qind, të pashfrytëzuara? Mendoni për këtë.E shihni edhe sa mund të mësojmë?


I lë të shkojnë të gjitha problemet e mia dhe fle e qetë

Gjumi është mundësi për pushim nga lodhja e ditës së kaluar, por edhe mundësi për riakumulim të energjisë për ditën e re. Trupi ynë përtëritet, fuqizohet dhe freskohet. Mendja jonë kalon në gjendje të ëndërrimit, në të cilën nuk ekzistojnë problemet e ditës. Kjo është përgatitje për ditën e re. Kur të kalojmë në gjendjen e gjumit, duhet t’i marrim me vete mendimet pozitive, pra vetëm mendimet që ndihmojnë të ndërtojmë një ditë të re, të mrekullueshme dhe një ardhmëni të re, po ashtu, të mrekullueshme.

Prandaj, para gjumit, lëri le të shkojnë hidhërimi dhe fajësia. Në qoftë se ekzistojnë frika dhe zemërimi, edhe ato liroji le të shkojnë. Por, edhe xhelozinë dhe shqetësimin. Në qoftë se në ndonjë kënd të mendjes sate struket nevoja për ndëshkim të vetvetes, edhe atë liroje le të shkojë. PËRJETOJE vetëm qetësinë në mendjen dhe trupin tënd, derisa thellohesh në gjumë të këndshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri May 11, 2012 8:44 am

Dije se je shpirt i pastër.Nuk je as i vetmuar,as i humbur,as i hedhur.Ti je një,një me tërësinë e jetës.

Ti je shpirt i pastër

Ktheje shikimin në qendrën e qenësisë sate dhe gjeje pjesën që është shpirt i pastër. Dritë e pastër. Energji e pastër. Dhe shikoji me vëmendje se si bien e treten të gjitha kufizimet e tua, madje njëra pas tjetrës, derisa nuk mbetesh vetëm TI, i sigurt, i shëruar, i plotë. Dije se, pavarësisht çka ndodh në jetë dhe sa e ke jetën të vështirë, në qendër të qenësisë sate ti je i sigurt dhe i plotë. I tillë do të jesh gjithmonë.

Jetë pas jete,ti je shpirt i pastër,shkëlqyes, ti je DRITË. Ndonjëherë vjen në këtë planet dhe e fsheh dritën tënde, por drita është gjithmonë këtu.Kur të lirohesh nga të gjitha kufizimet dhe kur ta njohësh bukurinë e vërtetë të qenies sate,atëherë shkëlqen sikur margaritari.Ti je dashuri. Ti je energji. Ti je shpirt. Ti je shpirti i dashurisë. Lejoje dritën tënde të shkëlqejë.


Çdoherë që mediton, ose kur e bën vizualizimin e shërimit, sa herë që e thua ndonjë lutje për shërimin e planetit tokë, gjithnjë lidhesh me të gjithë njerëzit që e bëjnë të njëjtën gjë. Lidhesh me bashkëmendimtarët në tërë planetin.

E ndihmoj ndërtimin e botës,ku do të jetë e lehtë t'i duash të tjerët


Ëndrra ime është që të ndihmoj ndërtimin e botës në të cilën do të jetë e lehtë dashuria midis njerëzve – ku do të na duan dhe do të na pranojnë pikërisht kështu dhe të këtillë siç jemi. Këtë e kemi dëshiruar të gjithë, kur kemi qenë fëmijë – që të na duan e të na pranojnë pikërisht të këtillë siç jemi, e jo kur të rritemi,të bëhemi më të mençur, më të bukur,ose kur të kemi më shumë ngjashmëri me ndonjë të afërm, të adhuruar nga familja.

Por,të na duan e të na pranojnë pikë për pikë kështu siç jemi në këtë moment. Dhe ne rritemi, por thellë në ne mbetet e njëjta dëshirë – të na duan dhe të na pranojnë. Këtë nuk mund ta fitojmë nga të tjerët, derisa vetvetes nuk ia ofrojmë këtë mundësi: ta duam dhe ta pranojmë veten tonë.

Kur të aftësohemi që ta duam veten tonë, shumë më lehtë do t’i duam dhe do t’i pranojmë të tjerët. Fare lehtë do të lirohemi nga paragjykimet dhe bindjet se ndonjë grup i njerëzve të tjerë nuk vlejnë.Kur të kuptojmë se të gjithë ne,në mënyrë të veçantë,jemi të bukur dhe të dashur,atëherë do ta gjejmë zgjidhjen për paqen botërore. Dhe kështu ndërtohet bota në të cilën do të jemi të sigurt që lirisht ta duam njëri-tjetrin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sat May 12, 2012 3:21 am

Në epokën e peshores mësojmë si të kthejmë shikimin brenda,që ta gjejmë shpëtimtarin tonë.Ne jemi ajo fuqi të cilën po e kërkojmë.Secili njeri është plotësisht i lidhur me Universin dhe me jetën.

Kjo botë është parajsa jonë në tokë.

E shoh bashkësinë e njerëzve, të përcaktuar për rritë shpirtërore, se si janë duke ardhur SË BASHKU të gjithë të bashkuar, që ta ndajnë shkëlqimin e energjisë me njëri-tjetrin, edhe pse secili prej tyre është i lirë ta ndjekë rrugën e vet.Janë bashkuar që, në mënyrën më të mirë,ta përmbushin qëllimin e secilit.

Këta njerëz janë të zotët të ndërtojnë një parajsë të re në këtë TOKË, të bindur se kjo mund të ndodhë Tash e Këtu. Jetojmë së bashku në harmoni, në paqe e dashuri, duke shprehur me jetën tonë vullnetin e Hyjnores. Po ndërtojmë botën ku puna për rritën dhe zhvillimin shpirtëror të secilit njeri – është detyra KRYESORE e çdo qenieje njerëzore.

Të gjitha kushtet i kemi, kemi kohë dhe mundësi të mjaftueshme që ta vëmë në veprim kreativitetin tonë për cilëndo fushë që zgjedhim. Nuk jemi të detyruar të vuajmë, as të brengosemi për mungesë fondesh. Të gjitha që na duhen, mund t’i fitojmë duke e përdorur FUQINË TONË të brendshme.

Arsimimi do të jetë proces i përkujtimit të asaj që tanimë e dimë. Nuk EKZISTOJNË sëmundja, varfëria, kriminaliteti, mashtrimi e mjerimi. Kjo botë e ardhmënisë fillon pikërisht këtu, ME NE. Dhe kështu është.


Sa më shumë ta ndiejmë fajësinë dhe urrejtjen ndaj vetvetes,jeta jonë do të jetë më pak e suksesshme.Sa më pak ta ndiejmë fajësinë dhe urrejtjen ndaj vetes sonë,aq më të suksesshme do ta kemi jetën – madje në të gjitha fushat e veprimit.

Jam njeri i lirë

Unë jam qenie e pastër, e lirë, përplot energji dhe dritë. E shoh veten tërësisht të lirë. Mendjen e kam të lirë. Ndjenjat i kam të lira. Jam e lirë në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. EDHE TRUPIN E KAM TË LIRË. Lidhem me pjesën shpirtërore të qenies sime, e cila është plotësisht e lirë.

Lirohem nga të gjitha kufizimet dhe të gjitha llojet e frikës që i prodhon mendja njerëzore. Nuk jam më e robëruar. Kur të lidhem me pjesën shpirtërore të qenies sime, e kuptoj se unë jam shumë më e madhe se personaliteti im, se problemet e mia, se sëmundjet e mia…

Sa më shumë që lidhem me atë pjesë të qenies sime,aq më e lirë jam në të gjitha fushat e veprimit në jetë.Jam e gatshme të jem e lirë.Ajo pjesë imja, që është shpirt i pastër,e di qysh më udhëheq për të mirën time. Kam besim të plotë në të dhe e di që është krejtësisht e sigurt të jem e lirë. E lirë jam. Dhe kështu është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sat May 12, 2012 3:22 am

Ndonjëherë,kur jeta jonë është e mrekullueshme,frikohemi se mos po ndodh diçka që do ta rrënojë të tërën. Kjo quhet anksiozitet.Anksioziteti është frikë dhe mosbesim në vetvete. Vetë do ta njihni si pjesën tuaj e cila është mësuar të jetë e shqetësuar për çkado, falënderojeni që po merr pjesë në jetën tuaj dhe lirojeni le të shkojë.

Gjithnjë jam përsosmërisht e mbrojtur


Është mirë ta kuptojmë deri në fund se, sa herë që të shfaqet ndonjë mendim i tmerrshëm, ai mendim, në të vërtetë, mundohet t’ju mbrojë. A nuk është pikërisht kjo thelbi, esenca e FRIKËS?.Kur të frikësoheni, shtohet tajitja e adrenalinës që t’ju mbrojë nga rreziku. I thoni frikës suaj: “Të falënderoj që po dëshiron të më ndihmosh”. Pastaj zgjidheni afirmimin për atë frikë të caktuar. Vështrojeni atë frikë dhe falënderojeni, por kurrsesi mos i jepni rëndësi të madhe.


Disa njerëz nuk dinë të thonë “jo”.E vetmja mënyrë që ata të thonë “jo” është të sëmuren.

E pranoj atë që është më e mira për mua.

Në qoftë se e nxjerr nga zjarri një patate të pjekur dhe, ashtu të valë, ta hedh ty, çfarë do të bësh ti? A do ta pranosh atë patate të valë me të dy duart? A do ta mbash në duar, edhe pse të shkakton dhimbje të tmerrshme?

Pse ta pranosh atë “dhuratë”? Pse të mos largohesh dhe ta lësh të bjerë ku të dojë. Është e mundur që të REFUZOHEN të gjitha, madje edhe dhuratat. A je e vetëdijshme për këtë të vërtetë jetësore?


Jemi në rrugën e pafund nëpër amshim.Ekziston jeta pas jetës.Atë që nuk e bëjmë në këtë jetë,e bëjmë në tjetrën.

Vdekja nuk ekziston

Askush nuk mund të na e marrë shpirtin tonë, sepse shpirti është pjesa jonë e përhershme, e amshueshme. Askush dhe asgjë në botë nuk mund të na e marrë. As sëmundja, as shkëputja e ndonjë lidhjeje, madje as vdekja, sepse SHPIRTI ËSHTË I PËRHERSHËM. Të gjithë njerëzit që kanë dalë nga kjo jetë, edhe më tutje janë këtu, në qenësinë e pastër, në shpirt të pastër. Gjithnjë kanë qenë këtu, tash janë këtu dhe gjithmonë do të jenë këtu.

Është e vërtetë që trupat e tyre fizik nuk do t’i shohim më, por shpirtrat tanë do të bashkohen, kur edhe ne të ndahemi me trupin tonë. Nuk ekzistojnë humbjet. Nuk ekziston vdekja. Ekziston vetëm qarkullimi i energjisë dhe ndryshimi i formës. Kur të lidhemi me shpirtin tonë, më nuk merremi me marrëzira. Të kuptuarit tonë do të jetë i thellë. Fryma jonë, shpirti ynë, vetë esenca e asaj që jemi, gjithnjë është e mbrojtur, e sigurt dhe e GJALLË. Dhe kështu është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sat May 12, 2012 3:23 am

Tragjedia mund të shndërrohet në të mirë maksimale,në qoftë se e lejojmë të na mësojë.

E Lejoj dritën e dashurisë sime të shkëlqejë

Kur të përjetojmë dhimbje, ose kur jemi të frikësuar e të pikëlluar dhe, kur në errësirë shohim rrezen e dritës, më nuk e ndiejmë veten aq shumë të vetmuar. Hajde ta imagjinojmë se ajo dritë buron nga dashuria e dikujt. Ajo dritë na ngroh e na ngushëllon. Secili prej nesh e ka dritën e dashurisë së tij.

Mund t’ia lejojmë shkëlqimin, rrezatimin, që ta na ngushëllojë ne dhe të tjerët. Të gjithë e kemi dikë të dashur që nuk jeton më. Shikojeni tash dritën e dashurisë së tyre dhe lejojeni t’ju ledhatojë dhe t’ju ngushëllojë. SECILI PREJ NESH MUND TË OFROJË DASHURI TË PAKUFISHME.

Sa më shumë dashuri të dhurojmë, aq më shumë dashuri do të kemi. Po, nganjëherë kujtimi dhemb, por i falemi Zotit që mund ta ndiejmë atë dhimbje. Ta lirojmë dashurinë të rrezatojë nga zemrat tona. Të bëhemi të fortë, të durueshëm dhe të qetë. Dhe kështu është.

Jeta është shumë e thjeshtë.Secili prej nesh krijon përvoja vetjake nëpërmjet skemave të mendimeve dhe të ndjenjave.Ajo që e besojmë për ne dhe për jetën,ajo edhe na ndodh.

Krijoj bindje të reja,të mrekullueshme për veten.

T’jua them disa nga bindjet që unë i kam krijuar për veten gjatë jetës sime, e të cilat, vërtet, u treguan shumë të dobishme. Gjithnjë jam e mbrojtur dhe e sigurt. Çdo gjë që dua ta di, më zbulohet.

Çdo gjë që më nevojitet, më vjen në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe sipas rendit të përparësive.Jeta është hare, e mbushur me dashuri.Po përparoj në secilën punë që bëj, në të gjitha pikëpamjet.Jam e gatshme të ndryshoj dhe të zhvillohem. Në botën time çdo gjë është në rregull.


Secili prej nesh ka punë me fëmijën trevjeçar në ne.Për fat të keq,shumica prej nesh tërë kohën i bërtasim atij fëmije,e pastaj habitemi pse në jetë nuk na shkojnë punët mirë.

Me dashuri e përqafoj fëmijën tim të brendshëm.

Kujdesu me shumë dashuri për fëmijën tënd të brendshëm. Ai fëmijë nuk di çka të bëjë. Të jesh këtu që ta ndihmosh. Përqafoje, duaje dhe bëje për të tërë atë që mundesh. Binde se do të jesh gjithmonë mbështetje e tij, pavarësisht se çka ndodh në jetë; që kurrë nuk do t’i hidhërohesh dhe nuk do të lejosh të mbetet vetëm. Gjithmonë do ta duash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sat May 12, 2012 3:24 am

Bëhu e butë dhe e sjellshme me fëmijën tënd të brendshëm,derisa t’i zbulosh dhe të lirohesh nga porositë e vjetra dhe negative që janë në ty.Thuaj: “Të gjitha ndryshimet e mia realizohen lehtë, këndshëm dhe hareshëm”.


E dua veten tash,e dua tërësinë time

Dashuria është mjeti më i mirë, që ekziston në botë, për SHLYERJE.Dashuria i shlyen edhe gjurmët më të thella, sepse arrin të depërtojë më thellë se çdo gjë tjetër. Në qoftë se gjurmët e përjetimeve të fëmijërisë janë shumë të thella, e ti vazhdon me mendimet: ”Të gjitha janë pasojë e atyre gabimeve. Nuk mund të ndryshojë”, atëherë ti je person I ROBËRUAR.

Zgjidhja është e thjeshtë: ushtro me korrektësi para pasqyrës, por duaje atë që shihet në pasqyrë, prej gishtërinjve të këmbëve e deri në majë të kokës, qoftë të jetë i veshur apo lakuriq. Përqendrohu në shikimin e syve tu dhe duaje e duaje e duaje FËMIJËN TËND TË BRENDSHËM.


Në qoftë se i dëgjon njerëzit,atëherë t’i dëgjosh vetëm të suksesshmit.Dëgjoji ata njerëz që dinë çka bëjnë dhe të cilët në punën që e bëjnë,janë dëshmuar.

Unë jam fituesi

Edhe gjatë kohës kur mësojmë që ta duam veten – bëhemi të fuqishëm. Dashuria ndaj vetes sonë na bartë prej ROLIT TË VIKTIMËS NË ROLIN E FITUESIT.Na tërheqin përvoja të mrekullueshme.

Njerëzit që janë të kënaqur me veten e tyre, janë njerëz tërheqës, sepse kanë një rrezatim të bukur të aureolës.Gjithnjë janë të suksesshëm në jetë. Duhet të jemi të gatshëm që të mësojmë ta duam veten tonë. Dhe, edhe ne mund të jemi shumë të suksesshëm.

Nuk mund të mësosh mësimin e njerëzve të tjerë në vend të tyre.Ata vetë duhet ta bëjnë këtë punë për veten e tyre dhe këtë do ta bëjnë,kur të jenë të gatshëm.

Për çdo ditë mësoj diçka të re

Besoj se do të ishte diçka mahnitëse, në vend që ta bjerrim kohën kot, t’i mësojmë fëmijët se qysh të mendojnë, qysh ta duan veten e tyre, qysh t’i realizojnë lidhjet e mira,qysh mund të bëhen prindër të mirë, si ta menaxhojnë paranë dhe qysh duhet të kujdesen për ta ruajtur shëndetin. Një numër shumë i vogël i njerëzve kanë mësuar se si të veprojnë në fushat e ndryshme të jetës së tyre. Eh, sikur ta dinin, sigurisht do të vepronin ndryshe!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Today at 11:22 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mendimet e zemrës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Daut Demaku:Sekreti i lumturisë
» AGIM GASHI-KOHË E PAKOHË E VENDIT TIM - EDHE MENDIMET E MIQËVE
» Evgjeni Çulli: Vitoria është kënga ime e zemrës dhe kënga që e kam kënduar unë për herë të parë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: