PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mendimet e zemrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Mendimet e zemrës   Fri Apr 27, 2012 9:02 am

Ditën që fillojmë ti shprefim afirmimet pozitive ,
Atë ditë dalim nga roli i viktimës.
Nuk jemi më të paaftë.
E provojmë
FUQINË TONË.


Ky është hapi i ri në rrugën e shërimit tim

Afirmimet janë pikat fillestare.Ato e hapin rrugën.Me afirmime i themi mendjes së pavetëdijshme: “Po e marr përgjegjësinë për veten time”. “Jam e vetëdijshme se ekzistojnë shumë gjëra që UNË duhet t’i bëj.”

Në qoftës se vazhdojmë t’i shqiptojmë afirmimet,ne ose do të përgatitemi të lirohemi nga diçka; për çfarëdo që të jetë fjala,ose do të na ftojë miku të na pyesë: “A e ke provuar ndonjëherë këtë?”
Gjithsesi do të shfaqet hapi i ri,i cili do të na ndihmojë në punën tonë të mëtejshme të shërimit.
Në këtë libër afirmimet janë sugjestione të qarta pozitive,të cilat ia dhurojmë vetes sonë me qëllim që t’i arrijmë ndryshimet e dëshiruara në jetë.

Afirmimet nënvetëdijes sonë i dhurojnë nxitje që të punojë për të mirën e qenies sonë.

Jam e hapur për pranim

Kur ushtrojmë sfirmimet për të arritur ndryshimet pozitive në jetën tonë,mes nesh ekzistojnë disa që besojnë se nuk i meritojnë ndryshimet,ato afirmime nuk do të kenë efekt.Do të arrijmë te çasti kur do të mendojmë: “Afirmimet nuk po veprojnë”.Kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me veprimin e afirmimeve,por bëhet fjalë për faktin se ne nuk po besojmë që MERITOJMË më mirë.

Duhet të vedijesohemi për besimin tonë.

Përgjigjet nga brendia e qenies sime vijnë me lehtësi

Në qoftë se i shprehni afirmimet para pasqyrës,gjithnjë mbani afër letër e laps,në mënyrë që t’i shënoni porositë negative të cilaat jua dërgon vetëdija.Nuk do të thotë që menjëherë të merreni me ato informata.Në qoftë se e keni listën e reaksioneve negative, mund ta analizoni më vonë,në qetësi,dhe,prandja,pasi t’i analizoni,do ta kuptoni pse nuk po mund ta fitoni atë që me vetëdije po thoni se e kishit dëshiruar.Në qoftë se nuk jeni të vetëdijshëm për porositë tuaja negative,vështirë se do të arrini ta realizoni ndonjë ndryshim.

Je në procesin në të cilën po bëhesh miku yt më i mirë-personi me të cilin shoqërohesh me kënaqësinë më të madhe.


E dua dhe e pranoj veten time pikërisht tash


Në mesin tonë gjenden shumë njerëz që nuk e duan veten e tyre,derisa të; dobësohen të gjejnë punë të mirë,të realizojnë ndonjë lidhje,derisa nuk e arrijnë këtë ose atë.Kështu, gjithnjë e shtyjnë dashurinë ndaj vetes së tyre.E çka ndodh në qoftë se; gjen punë të mirë,e realizon ndonjë lidhje të këndshme,ose ia del mbanë që të lirohesh nga pesha e tepërt,po edhe më tutje nuk e do veten tënde? Njerëzit vetë e sajojnë listën e kërkesave dhe prapë vetë e shtyjnë dhe e vonojnë dashurinë ndaj vete së tyre.E vetmja kohë kur mund të fillosh ta duah veten tënde është pikërisht KËTU dhe pikërisht TASH.Dashuria e pakushtëzuar është dashuri e vërtetë.Kjo është pranim i plotë i asaj që JE.

Zwmërimi është mekanizëm mbrojtës.Mbrohemi për shkak se jemi të frikësuar.


Me lehtësi ndahem nga e kaluara dhe besoj në rrjedhën e jetës

Zemërimi është proces normal dhe i natyrshëm.Më së shpeshti zemërohemi për shkak të gjërave të njëjta.Kur jemi të zemëruar,ndiejmë se nuk kemi të drejtë ta shprehim zemërimin tonë dhe,prnadaj,e përmbajmë.Ky zemërim i përmbjatur rëndom grumbullohet në pjesë të caktuara të trupit dhe manifestohet si SËMUNDJE. Zemërimi me vite grumbullohet në të njëjtin vend. Për këtë arsyje,me qëllim të shërimit.është e domosdoshme t’i shprehim ndjenjat tona.

Në qoftë se nuk mund t’ia thoni sikur pasqyra të ishte personi.I thoni: “Jam e hidhëruar në ty.”-“Jam e tmerruar”.-“Më ke lënduar”. Lirisht vazhdoni me këtë derisa të liroheni plotësisht nga zemërimi.Pastaj merrni frymë thellë,shikojeni veten në pasqyrë dhe pyeteni veten: “Ç’ishte ajo që shkaktoi zemërimin e këtillë në mua?”-“Çka mund të bëj që ta ndryshoj?” Sikur të arrinim ta ndryshonim sistemi tonë të bindjeve,i cili e ka shkaktuar këtë sjellje,atëherë ne kurrë nuk do të kishim nevojë të zemëroheshim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri Apr 27, 2012 9:03 am

Më e keqja që mund ta bëjmë është-të zemërohemi në veten tonë.Zemërimi edhe më shumë na mbyll brenda skemave tona negative.

Jam e lirë të bëhem ajo që jam

Mos e përmbani zemërimin dhe mos e mbyllni trupin tuaj.Kur jeni të zemëruar, mundësojani vete një ngushëllim fizik.Ekzistojnë shumë mënyra pozitive që të liroheni nga kjo ndjenjë.Për shembull,mund të klithni në automobilin me dyer të mbyllura. Mund t agrushtoni shtrtin ose jastëkun.Mund t’ua thoni gjësendeve të gjitha ato gjëra që dëshironi t’i zbrazni.Mund të vraponi ose të luani ndonjë lojë,si tenis.për shembull,që të liroheni nga energjia negative.Grushtojeni shtratin ose jastëkun,të paktën një herë në javë,pavarësisht a jeni të zemëruar apo jo,sepse kjo është mënyrë e mirë që tëliroheni nga tendosjet fizike që i keni grumbulluar në trupin tuaj.

Mund të humbim kohë duke u marrë me gabimet tona,duke menduar për pavlefshmërinë tonë,ose të mendojmë për ngjarje të gëzuara.Mendimet e harshme e të gëzuara dhe dashuria ndaj vetes- janë rruga më e shkurtë për krijimin e jetës së lumtur.

Mundësitë e mia janë të pakufizuara

Në pafundësinë e Jetës në të cilën gjendemi,çdo gjë është e tërë,e plotë dhe e përkryer. Gëzohem që e di se jam NJË me Fuqinë që na ka krijuar.Ajo Fuqi i do të gjithë që i ka krijuar,prandaj më do edhe mua.Unë jam fëmijë i dashur i Universit dhe më është dhënë çdo gjë.Ne jemi forma më e lartë e jetës në këtë planet dhe jemi të pajisur më të gjitha që na duhen për të gjitha përvojat e mundshme.

Mendjet tona janë në lidhje të përhershme me Mendjen e Pakufishme dhe,prandaj,kemi mençurinë dhe dijen e tërësishme,nëse u besojmë.Me besim krijoj për vete vetëm atë që është për të mirën dhe harenë time dhe atë që është e përkryer për rritën shpirtërore dhe evolucionin tim.

DUA KËTË QË JAM.Sidomos në magjep inkarnimi që e kam zgjedhur për këtë jetë.E di që në çdo moment mund ta formësoj dhe riformësoj personalitetin tim,mandje edhe trupin, që të mund t’i shpreh edhe më tutje potecialet e mia.Më gëzon hapësira e pakufishme dhe e di që para meje shtrihen hapësira dhe mundësi të pakufishme në të gjitha pikëpamjet. Plotësisht i besoj Fuqisë Unike dhe e di që në botën time çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë.Kështu edhe do të jetë.

Dita e sotme është pjesë interesante e jetës sate.Sot je pjesëmarrës në një aventurë mahnitëse dhe kurrë më nuk do të kalosh nëpër këtë çast të njëjtë.


Gjindem nën udhëtimin e pakufishëm nëpër pavdekshmëri

Në pafundësinë e Jetës çdo gjë është e tërë,e plotë dhe e përkryer.Edhe cikli jetësor gjithashtu është i tërë,i plotë dhe i përkryer.Ekziston koha e fillimit,koha e rritës,koha e pjekurisë,koha e stagnimit,e rënies dhe koha për shkuarje.Të gjitha këto janë pjesë e përsosshmërisë së Jetës.

Ne këto i përjetojmë si procese normale dhe të natyrshme dhe,edhe pse ndonjëherë pikëllohemi,megjithatë,e pranojmë këtë cikël dhe ritmin e tij.Ndonjëherë ky cikël ndërpritet në mes.kjo na godet dhe na pikëllon jashtëzakonisht shumë.Dikush ka vdekur shumë i ri,ose diçka është thyer copë e grimë.

Mendimet që na shkaktojnë dhimbje e kanë burrimin në të vërtetën që jemi qenie të vdekshme- dhe që një ditë do të arrijmë në fund të ciklit tonë.Dot pëjetojmë në tërësinë e saj apo edhe ne do të shkojmë tepër herët?

Jeta është ndryshim i përhershëm.Nuk ekziston as fillimi,as fundi,ekziston vetëm qarku i lëvizjes së përhershme të materies dhe përvojës.Jeta kurrë nuk është statike,e gozhduar, e ndalur, sepse çdo çast është gjithmonë i ri dhe i freskët.Çdo fund është edhe një fillim i ri.

Janë shumë prodhime që i blejmë vetëm për shkaj se na kanë bindur që pa to nuk jemi mjaftë të mirë dhe të tjerët nuk do të na pranojnë nëse na mungojnë ato prodhime. Nga të gjitha anët na bombardojnë me porosi kufizuese.

Nuk është e rëndësishme çka mendojnë njerëzit e tjerë,por e rëndësishme është çkaa mendojmë ne dhe çka mendojmë ne për veten tonë.Ky punë është sipas Vullnetit të Universit

Ne jemi partnerë me Inteligjencën Hyjnore.Nuk na interesojnë aspektet negative të botës së biznesit,sepse ato asgjë nuk kanë të bëjnë me ne.Ne presim rezultate të mira, prandaj edhe i arrijmë.Në botën tonë afariste tërheqim vetëm në mënyrën më pozitive. Të gjitha projektet tona janë të suksesshme.

Të gjithë partnerët afaristë përparojnë dhe janë shumë të kënaqur që bashëpunojnë me ne.Jemi mirënjphës që kemi rast e mundësi të ndihmojmë planetin dhe njerëzit në këtë tokë. Kthehemi nga qenia jonë e brendshme dhe lidhemi me Inteligjencën Supreme, e cila na udhëheq dhe na drejton nga ajo që është më e mira për të gjithë.

Të gjitha pajisjet tona punojnë pa gabime.Jemi shëndoshë dhe të lumtur.Çdo gjë është në harmoni dhe rrjedh sipas dëshirës hyjnore.Çdo gjë është mirë.E di që kjo është e vërtetë.Dhe kështu është.

Të gëzohemi për sukseset e të tjerëve,sepse ka sukses të mjaftueshëm për të gjithë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri Apr 27, 2012 9:03 am

Biznesi ynë po përparon

Ne jemi NJË me mendjen kozmike dhe prandaj kemi qasje në gjithë diturinë dhe mençurinë. Këtu dhe Tash. Na udhëheq Mendja Hyjnore dhe bisnesi ynë po përparon,po degëzohet dhe po rritet.Tash po i flak të gjitha mendimet negative për të ardhurat e kufizuar.Po e hapim vetëdijen tonë për mundësinë e kërcimit të lartë të të ardhurave, duke imagjinuar dhe duke pranuar se si shumë të mëdha parash po derdhën në llogartë tona bankare.

Do të kemi para të mjaftueshme edhe për shpenzime edhe për kursime,por edhe që të ndajmë me të tjerët.Ligji i përparimit e mban rrjedhën e përhershme të parave,paguan faturat tona dhe na sjell çdo gjë që na duhet,madje edhe më shumë se që na duhet.

Secili prej nesh në këtë bashkësi po përparon.E kemi zgjedhur të jemi shembull i gjallë i veprimit të vetëdijes she suksesit.Jetojmë e punojmë suksesshëm, këndshëm dhe bukur. Jemi të qetë dhe të sigurt.Me gëzim dhe mirënjohje vështrojmë se si punë jonë vazhdimisht po zhvillohet e po përparon,madje shumë më suksesshëm se parashikimet tona. Me dashuri e bekojmë këtë punë.Dhe kështu është.

Në qoftëse presim të bëhemi të përkryer dhe pastaj ta duam veten tonë,do tabjerrim jetën kot,tanimë jemi të përkryer,pikërisht këtu dhe pikërisht tash.


Jam e përkryer pikërisht kështu siç jam

Nuk jam as tepër,as tepër shumë.Askujt nuk më duhet t’ia dëshmoj se kush jam.E kam kuptuar se jam Shrehje e Përkryer e Jetës Unike.Jam e kënaqur me këtë që jam.Nuk dua të jem si dikush tjetër,sepse kjo nuk është Shrehje që e kam zgjedhur në këtë jetë. Jam e përkryer pikërisht kështu siç jam KËTU dhe TASH.Më mjafton vetvetja dhe e përjtoj bashkimin me tërësinë e Jetës.

Nuk ka nevojë të përpiqem të jem më e mirë.E tëra që duhet bërë është se sot duhet ta dua veten më shumë se dje dhe ndaj vetes të sillem si ndaj personit që e dua me gjithë zemër.Falë vëmendjes dhe kujdesit,që ia kushtoj vetvetes,do të lulëzoj në bukurinë dhe gëzimin që i paraniej se po vijnë.

Dashuria ndaj vetes është e domosdoshme për individin që dëshiron të realizojë fuqinë e tij.Kur po mësoj që sa më shumë ta dua veten, atëherë edhe më shumë po i dua edh të tjerët.Ne,bashkë me dashurinë,po ndërtojmë një botë gjithnjë e më të bukur.Të gjithë do të shërohemi. Edhe planeti ynë po shërohet. Me gëzim e pranoj përsosmërinë time dhe përsosmërinë e Jetës.Kjo është e vërtetë.

Secili prej nesh ka vendosur të vijë në këtë planet në kohën dhe vendin e caktuar.Kemi vendosur të vijmë këtu që t’i marrim disa mësime të caktuara të cilat do të na ndihmojnë të përparojmë në rrugën tonë shpirtërore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri Apr 27, 2012 9:05 am

Kthejeni mendjen në të kaluarën dhe kuptojeni Festën më të bukur që keni përjetuar në fëmijëri. Silleni atë kujtim në mendjen tuaj dhe përpiquni ta shihni sa mö qartë që të jetë e mundur.Kujtojeni pamjen,shijen,prekjet, kujtoni njerëzit që ishin të pranishëm.Çka keni bërë ju atëherë? Në qoftë se nuk keni përjetuar Festë të mrekullueshme, imagjinojeni.

Imagjinojeni pikërisht të atillë çfarë kishit dashur të ishte.Vërejeni se si zemra juaj hapet derisa mendoni për atë Festë të jashtëzakonshme. Ndoshta dashuria do të jetë më e bukur nga nga të gjitha gjërat që kanë lidhje me atë Festë.

Lejojeni frymën e dashurisë të rrjedhë për ju.Vendosni në zemrën tuaj të gjithë njerëzit që i doni dhe të cilët kanë rëndësi për ju.Dhe të gjithë ata t’i futni brenda rrezeve të dashurisë suaj.Ta dini se këtë ndjenjë të festës mahitëse mund ta bartni me vete gjithnjë në çdo vend,e jo vetëm për ditën e Festës.Ju jeni vetë dashuria.Ju jeni vetë shpirti. Ju jeni vetë drita.Dhe kështu është.

Në qoftë se jemi rob të disa shprehive,në vend që ta akuzojmë veten,duhet ta kuptojmë se në vetëdijen tonë ekziston nevoja për një gjendje të tillë. Përndryshe shprehitë nuk do të ishin aty.

Jam e mbrojtur dhe e sigurtë në botën time

Pesha e tepërt e trupit paraqet nevojën e trupit për t’u mbrojtur.Kur ndihemi të pasigurt,ose të frikësuar,mbështillemi me shpresën e sigurisë. Shumë prej nesh shpenzojnë kohë dhe energji duke u hidhëruar në veten e tyre pse kanë peshë të tepërt dhe kanë një ndjenjë fajësie pse hanë shumë. Pesha e tepërt e trupit nuk ka asnjë lidhje me ushqimin.

Në jetën tënde ndodh diçka që të bënë të pasigurt.Mund të luftosh me peshën e tepërt edhe njëzet vjet dhe,edhe më tutje të jesh “e trashë”, sepse nuk ke punuar për eliminimin e shkakut.Lëre peshën anash dhe së pari puno në elementet tjera,siç janë skemat mentale të tipit: “Më duhet mbrojtja”,- “Jam e pasigurt”.

Mos u hidhëro kur të shtohet pesha,sepse qelizat e trupit tonë i dëgjojnë porositë mentale.Kur të mos ekzistojë nevoja për mbrojtje, d.m.th., kur të fillojmë ta ndiejmë veten të sigurt,pesha e tepërt do të zhduket vetvetiu.Filloni të thoni: “Kam pasur probleme me peshën”. Do të ndohë kthesa serioze në tërësinë tënde mentale.Atë për të cilën do të mendosh sot,ajo do ta formësojë edhe figurën tënde nesër.

Njerëzit e varur nga shprihtë e këqija zakonisht ikin prej vetes së tyre.Shprehitë e dëmshme u duhen që ta plotësojnë zbrazëtirën e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri Apr 27, 2012 9:06 am

Jam e gatshme të lirohem nga frika ime

Në qoftë se ke peshë të tepërt,nuk do të ndihmojë as disiplina e çeliktë dhe asnjë lloj diete.Vërtet mund të jesh e vendosur dhe me muaj të mos kapërdish asnjë kafshatë të “ushqimit të ndaluar”.Për fat të keq,kur vullneti dhe disiplina të ndalen,pesha e tepërt do të riktheht me shpejtësi të madhe.Kjo vjen për shkak se nuk ke punuar për largimin e shkaktarit të vërtetë.

Ke punuar vetëm në efektet e jashtme.Shkaktari i vërtetë i peshës së tepërt zakonisht është FRIKA,e cila e detyron organizmin kë kirjojë mbështjellësin mbrojtëse rreth trupit.Mund të luftosh kundër kësaj tërë jetën dhe të moe e arish asnjë rezultat.Ndoshta edhe do të fillosh të mendosh se je e pavlerë,pasi nuk po arrin të dobësohesh.

Mirëpo,nevoja jote për sigurinë mund të plotësohet në një mënyrë shumë pozitive,e atëherë pesha do të ulet vetvetiu.Përdor afirmimet pozitive dhe thuaj: ”Jam e gatshme të lirohem nga frika.Jam e gatshme të lirohem nga nevoja për mbrojtje.Jam e gatshme të lirohem nga nevoja për marrje të ushqimit të tepërt...” Dhe sidomos përsërite këtë afirmin: “JAM E MBROJTUR DHE E SIGURT”

Puna me vetveten nuk është qëllim,është proces që zgjat tërë jetën.Kënaqu me të.

Këtu jam në kohën e duhur

Të gjithë ne ndodhemi në udhëtimin e pafund nëpër amshim dhe koha që kalojmë në këtë jetë është vetëm çast.E kemi zgjedhur të vijmë në këtë planet që t’i marrim disa mësime,të punojmë në zhvillimin tonë shpirtëror dhe të mësojmë të duam.Nuk ekziston as koha e gabuesh, e, as koha e duhur për ardhje e vajtje.

Gjithnjë vijmë mu në mes të filmit dhe dalim mu në mes të filmit.Dalim kur ta përfundojmë një detyrë të caktuar.Vijmë që të mësojmë si ta duam edhe më shumë veten tonë dhe ta ndajmë atë dashuri me të gjithë rreth nesh.Kemi ardhur që t’i hapim zemrat tona edhe më thellë .Aftësia për dashuri është e vetmja që do ta marrim me vete kur të shkojmë.E po,sikur të shkonit sot,sa dashuri do të merrnit me vete.

Në qoftë se e bind veten se ke bërë ndonjë gabim,do të gjesh mënyrë që ta dënosh rëndë veten tënde.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sun Apr 29, 2012 5:22 am

Përditë po ngrihem mbi të gjitha kufizimet

Çdo përvojë është një shkallë më e lartë në jetë,madje edhe të ashtuquajturat “gabime”. Duaje veten tënde për shkak të të gjitha gabimeve.Ato kanë qenë përvojë me vlerë të lartë.Të kanë mësar shumëçka. Të ashtuquajturat “gabime” janë MËNYRË për mësim. Përgatitu të gjesh fuqi dhe ta ndalosh ndëshkimin e vetes sate për shkak të gabimeve tua. Duaje veten pikërisht pse je i (e) gatshëm të mësosh dhe të rritesh shpirtërisht.

E gjitha që na ndodhin në jetë janë vetëm pasqyrë e mendimeve tona të brendshme.


Kam besim të plotë në inteligjencën time

Ekziston Inteligjenca Unike.Ajo shtrihet gjithkund rreth nesh dhe na përshkon në tërësi. Ajo është edhe në ty,edhe në çdo gjë që kërkon.Kur të humbesh ose kur të humbasësh diçka,mos fillo me atë të njohurën: “Jam i (e) humbur.Nuk do ta gjej atë që kërkoj: “Ndërprite këtë mënyrë.Ta dini dhe të gjithë të jeni të sigurtë se inteligjenca që gjendet në ju dhe inteligjenca që gjendet në atë që kërkoni – do të kujdesen t’ju bashkojnë. Në Mendjen Hyjnore kurrë asgjë nuk është humbur dhe as që do të humbet ndonjëherë. Besoji inteligjencës sate.

Prindërit tanë kanë vepruar në mënyrën më të mirë që kanë ditur e mundur.Në kanë mundur të na mësojnë diçka që as vetë nuk e kanë ditur.Në qoftë se ata nuk e kanë dashur veten e tyre,qysh kanë mundur të na mësojnë që ne ta duam veten tonë?

Prej këtij çasti unë e ndërtoj ardhmërinë

Pavarësisht se çfarë fëmijërie kemi pasur,a ka qenë ajo më e miar apo më e shëmtuara, ne, dhe vetëm NE,jemi përgjegjës për jetën tonë.Mund ta tretim kohën duke akuzuar prindërit për diçka që na ka ndodhur në fëmijëri,por me këtë vetëm sa e robërojmë veten edhe më fort në rolin e viktimës.Kjo asnjëherë nuk do të na e sjellë atë të mirë të cilën themi se e dëshirojmë.

Mënyra në të cilën mendojmë SOT e përcakton ardhmërinë tonë.Mund të na e sjellë një jetë me shumë kufizime e dhimbje ose një jetë me lumturi e gëzime të pakufishme.Çfarë jete dëshiron të kesh ti?

Fëmijët gjithnjë na kopjojnë.Hajde ta shqyrtojmë çka është ajo që na pengon ta duam veten dhe të kemi vullnet që të lirohemi prej asaj pengese.Do të jemi shembull i mrekullueshëm për fëmijët tanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sun Apr 29, 2012 5:24 am

Komunikoj haptas me fëmijët e mi

Është me rëndësi jetësore që të mbahen të hapura vijat e komunikimit me fëmijët tanë, sidomos derisa ta kalojnë fazën e adoleshencës. Rëndom fëmijëve që fillojnë t’i shprehin mendimet e tyre,u thuhet: “Mos fol ashtu”.- “Mos vepro ashtu”.-“Mos i shpreh të gjitha”. - “Mos, mos, mos!” Kështu shkaktohet mbyllja e fëmijëve në vetvete.Ata më nuk komunikojnë me ne. E disa vjet më vonë,kur fëmijët të rriten, prindërit ankohen: “Fëmijët e mi kurrë nuk më thërrasin”.Pse nuk thërrasin? Për shkak se vijat e komunikimit,në një moment,diku janë këputur.

Kur të shpërnguleni,falnënderojeni shtëpinë tuaj të gatshme që ka qenë këtu për ju. Falënderojeni me respekt.mos thoni; “E urrej këtë vend”.sepse e pengoni veten që të gjeni banesë apo shtëpi që dëshironi. Nëse keni dashuri ndaj banesësë së tashme,do të hapeni për gjetjen e banimit të mrekullueshëm.

Banesa ime është parajsë e qetë

Shikoje banesën tënde.A është ky vend ku vërtet dëshiron të jetosh.A është komode dhe e hareshme, apo është e ngushtë,e papastër dhe e parregulluar? Në qoftë se nuk të pëlqen, kurrë nuk do të gjesh kënaqësin në të.Banesa është pasqyrë e pronarit.Në çfarë gjendjeje është? Përvishju punës dhe pastroje frigoriferin dhe dollapët.Nxirr nga dollapët ato gjëra që kurrë s’i shfrytëzon,shiti,fali ose digji.

Lirohu nga të vjetrat që të kesh vend për të rejat.Kur t’i largosh,thuaj: “Po i pastroj sirtarët e mendjes sime”. Vepro kështu edhe me frigoriferin.Hidhi të gjitha mbeturinat e ushqimit dhe zahriretë që qëndrojnë aty një kohë të gjatë,Njerëzit që i kanë të mbushura dollapët dhe frigoriferët,ata i kanë të mbushura mendjet e tyre.Bëje banesën tënde vend të kënshëm për jetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sun Apr 29, 2012 5:25 am

Paraja është energji;shërben për shkëmbim të shërbimeve.Paraja është materie dhe formë, Vetvetiu nuk ka kurrfarë vlere,përveç asaj vlere që ia japim ne. Aq shumë ngarkohemi me paranë,e paraja na tregon vetëm sa besojmë se meritojmë.

Të ardhurat e mia po rriten për çdo ditë

Mënyra më e mirë që t’i rrisim të ardhurat tona është që në këtë si duhetlëm mentalisht të punojmë si duhet.Qysh mund t’i ndihmoni vetes suaj? Mund të zgjidhni në mesin e dy mundësive; ta tërhiqni apo ta refuzoni paranë,ose të refuzoni edhe paranë edhe format e tjera të suksesit.

Vajtimi nuk ndihmon dhe nuk zgjidh asgjë.Në bankan mentale kozmike e keni të hapur llogarinë rrjedhëse dhe në atë konto mund t’i depononi afirmimet pozitive dhe të besoni se i meritoni.Afirmimet pozitive për shtimin e të ardhurave tuaja janë: “Të ardhurat e mia vazhdimisht po rriten.Unë e meritoj këtë përparim.”

Mos e tret kohën duke bërë përpjekje t’i shërosh të gjithë miqtë.Puno në fushën mentale dhe shëroje vetën tënd.Kështu mund t’ju ndihmosh të gjithëve në rrethin tënd.


Lejoji të tjerët të jenë ata që janë janë

Nuk mund t’i detyrojmë të tjerët që të ndryshojnë.Mund t’u ofrojmë atmosferën mentale pozitive në të cilën ata mund të bëjnë ndryshime në qoftë se dëshirojnë,por asgjë nuk mund të bëjmë në vend të tyre. Secili person është këtu që t’i marrë mësimet e caktuara.

Në qoftë se bëjmë diçka në vend të ndonjë tjetri,ai do të gabojë edhe më tutje,sepse nuk ka investuar përpjekjet e tij dhe nuk ka mësuar atë që është dashur ta mësojë.E gjitha që mund të bëjmë është që atë person ta duam. Le t’ju lejojmë të tjerëve që të jenë ata që janë.Ta kuptojmë se e vërteta është brenda tyre dhe ata mund të ndryshojnë në çdo çast që duan dhe dëshirojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Sun Apr 29, 2012 5:26 am

Sa herë të dëgjosh se është ndonjë sëmundje e pashërueshme,dije se kjo nuk është e vërtetë.Dije se ekziston Fuqia Supreme.

Shpirti është i pakufishëm dhe i përjetshëm

Dielli rrëzon gjithmonë.Retë mund të vijnë dhe ta pengojnë dritën e diellit,por ai edhe më tutje rrezon. Drita e diellit nuk ndalet kurrë.Ani pse sillet toka dhe ne na duket se dielli perëndon,drita e diellit nuk ndalet kurrë.

E njëjta gjë ndodhë edhe me Fuqinë e Pakufishme dhe me Fuqinë Supreme.Ato janë të përjetshme. Gjithnjë janë këtu dhe gjithnjë na dhurojnë Dritë.Mund t’i pengojmë me praninë e mendimeve negative, por Fuqia,Shpirti dhe Energjia shërues gjenden gjithmonë e gjithmonë e gjithmonë në NE.


Përjetoje hapin tënd të hareshëm.Shikoje me vëmendje shkëlqimin e syve tu.Ti që rrezaton je pikërisht këtu.Pranoje këtë.

Jam e shëndoshë dhe përplotë enegji

E di dhe dëshmoj se trupi im është vend shumë miqësor për jetë.E respektoj trupin tim dhe ndaj tij sillem me shumë kujdes.Lidhem me energjinë e Universit dhe e lejoj që lirishtë të rrjedhë nepër mua. Jam e përshkruar nga energjia magjike.Rrezatoj jetë dhe gëzim.

Lumturi është..... Kur jemi të kënaqur me veten tonë.

Mund të punoj çdo gjë që dua


Tash jam e rritur.mund të punoj çdo gjë që dua.Çdo herë kur punoj atë që dua ta punoj,më ndodhë diçka e mrekullueshme.Për mua do të jetë e mrekullueshme që dikujtë t’i them “JO”.Sa më shumë që e dëgjoj veten time,më ndodhin situata gjithnjë e më të këndshme.Sa më e kënaqur që jam,aq më shumë më duan njerëzit. E dua dhe e vlerësoj veten time.Jam e kënaqur me veten.Çdo gjë është e mirë në jetën time interesante.


Disa gjërave që u kemi besuar,kurrë nuk kanë qenë të vërteta.Ato kanë qenë frikë e dikujt.Lejojeni veten t’i analizojë mendimet vetjake.Ndryshoni të gjitha mendimet negative, sepse ju e meritoni ta përjetoni këtë ndryshim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 01, 2012 7:59 am

I meritoj të gjitha të mirat e jetës

Ndonjëherë,kur porositë tona të mbrendshme na thonë se nuk e kemi merituar të jemi të lumtur,ose kur e arrijmë ndonjë pikë pozitive në jetën tonë,kurse porositë e mëparshm nuk i kemi ndryshuar,do të ndodhë diçka që do të gjymtojë lumturinë tonë.

Kur nuk besojmë se e meritojmë lumturinë,me dorën tonë e presim degën e lisit në të cilën qëndrojmë. Ndonjëherë do të lëndohemi,ose do të ndodhë ndonjë problem fizik,siç janë rëniet apo rastet e aksidenteve.Është koha e fundit të fillojmë të besojmë se vërtetë i meritojmë të gjitha të mirat e gëzimet që i ofron jeta.

E ndërtojmë sistemin e bindjeve qysh në fëmijëri të hershme,e pastaj ecim nëpër jetë duke krijuar përvoja që do t’ju përgjigjen vetëm atyre bindjeve.

Unë e meritoj gëzimin dhe lumturinë

Në mesin tonë gjenden shumë njerëz që janë të bindur se nuk janë “mjaft të mirë” dhe nuk e meritojnë një gjendje më të mirë.Fillojeni punën me afirmime që ta bindin veten tuaj se vërtetë meriton gjendje më të mirë dhe që jeni të gatshëm t’i KAPËRCENI kufizimet nga prindërit dhe rrethi juaj, që janë mbjellë në ju gjatë fëmijërisë.

Qëndroni para pasqyrës dhe thoni vetes suaj: “I MERITOJ TË GJITHA TË MIRAT.E MERITOJ SUKSESIN”.Hapni krahët dhe thoni:”JAM I (E) HAPUR PËR PRANIM. JAM I (E) MREKULLUESHME.I MERITOJ TË GJITHA TË MIRAT E JETËS.I MERTOJ DHE I PRANOJ”.

Trupi ynë është,si të gjitha të tjerat në jetë,pasqyrë e mendimeve dhe bindjeve tona të mbrendshme. Çdo qelizë reagon në të gjitha mendimet dhe fjalët tona që i shqiptojmë.

I dëgjoj porositë e trupit tim

Në këtë botë të ndryshimeve të përhershme,kam vendosur të jem fleksibile në çdo pikëpamje.Jam e gatshme të ndryshoj veten dhe bindjet e mia që ta përmirësoj cilësitë e jetës sime dhe të tërë botës. Trupi im më do,pavarësisht si veproj ndaj tij.Trupi im më dërgon porositë të cilat tash i dëgjoj me kujdes.

Dhe tash jam e gatshme t’i pranoj porositë. Do t’ia kushtoj vëmendjen e duhur dhe do t’i bëj përmirësimet e nevojshme. Trupit tim ia dhuroj të gjitha të nevojshmet, në çdo pikëpamje, që t’ia kthej shëndetin e mirë.E thërras fuqinë time të mbrendshme sa herë të kem nevojë. Kështu edhe është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 01, 2012 8:06 am

Shëndet i mirë do të thotë kur nuk ndien lodhje,kur ke oreks të mirë,kur të merr gjumi shpejt,kur zgjohesh prej gjumit lehtë,kur ke kujtesë të mirë,humor të mirë,mendime dhe veprime të sakta,si dhe ndershmëri,modesti,mirënjohje dhe dashuri.
E çfarë është shëndeti yt?

Trupi,shpirti dhe mendja ime janë ekip i mrekullueshëm


Trupi gjithnjë na flet.Çfarë bëjmë dhe si veprojmë ne,trupi ynë na tërheq vërejtjen nëpërmjet dhimbjeve të lehta ose dhimbjeve të forta? Gati gjithnjë u përgjigjemi këtyre vërejtjeve të trupit me nga një grusht tableta.Në këtë mënyrë,në të vërtetë ne i themi trupit tonë:”Mbylle! Nuk dua të të dëgjoj.Mos thuaj asgjë.Pikë.”

Kjo nuk është dashuri ndaj trupit tonë.Kur të shfaqen dhimbjet,ose kur të vëreni se diçka nuk është në rregull,uluni në qetësi,mbyllni sytë, shtrojani vetes një pyetje me shumë kujdes: “Ç’është ajo që duhet ta di?” Pritni pak,përgjigjja do të vijë pas disa minutash.

Përgjigjja mund të jetë krejtësisht e thjeshtë,si:”Shko e fli!”,por mund të jetë edhe shumë serioze. Në qoftë se dëshironi që trupi juaj të jetë i shëndoshë, është e domosdoshme që të jeni pjesë e ekipit shërues, që përbëhet prej tri pjesëve; trupit,mendjes dhe shpirtit.


Zgjidhe në mendjen tënde imazhin e një objekti që e do shumë; lule,ylber,lindje e diellit, ndonjë këngë apo sportin që e adhuron. Le të jetë ky imazh objekt që e fton të vijë tek ti sa herë që të fillosh ta frikësosh veten tënde.

Jam në harmoni të plotë me natyrën


Këtë e di dhe e pranoj.E dua dhe e çmoj veten time.Në botën time,çdo gjë është në rregull.E thith frymën e artë të jetës dhe ua lejoj mendjes, trupi dhe ndjenjave të mia të çlirohen.Nuk ekziston asnjë arsye që ta frikësoj veten.Jam në harmoni me tërësinë e Jetës-me Diellin, me Hënën,me erërat,shiun, me tokën dhe lëvizjet e saj.

Fuqia që e sjell tokën është mikesha ime.Jetoj në paqe me të gjitha elementet.Elementet e natyrës janë miqët e mi.Jam fleksibile dhe e çliruar. Gjithnjë jam e mbrojtur dhe e sigurt.E di që asgjë e keqe nuk mund të më ndodhë.Fle,zgjohem dhe lëviz në siguri të plotë.Dhe jo vetëm unë,por edhe miqët e mi, familja ime, dhe të gjithë ata që i dua,edhe ata të gjithë janë të sigurt.

Besoj se fuqia që më ka krijuar do të më mbrojë gjithnjë,në të gjitha rrethanat.Ne e krijojmë realitetin tonë dhe,prandaj,unë vete e krijoj realitetin e unitetit dhe të sigurisë. Aty ku gjindem unë,aty gjithnjë gjendet ishulli i sigurisë.Jam e sigurt.Kjo është vetëm ndryshim.Kam besim në veten time.Në botën time çdo gjë është në rregull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 01, 2012 8:08 am

Kjo është ditë e re.Nis nga fillimi të ndërtosh dhe të pranosh çdo gjë që është e mirë

E përjetoj qenësinë time të vërtetë.


E shoh veten të vetëdijshme me unitetin e Fuqisë dhe Pranisë Hyjnore.E shoh veten thellësisht të vetëdijshme për praninë e Fuqisë Hyjnore në mua,si burim i çdo gjëje që dëshiroj.E shoh veten se kam besim të plotë në të Gjithëpranishmin – që do t’i kënaqë të gjitha kërkesat e mia.Pa kusht i pranoj të gjitha manifestimet Hyjnore,duke e njohur mirë të vërtetën për çdo gjë që ekziston.

Eci nepër jetë me përcjelljen e shpirtit hyjnor dhe me gëzim i shpreh të gjitha të mirat që gjenden në mua.Mençuria dhe kuptueshmëria ime shpirtërore janë gjithnjë e më të mëdha dhe për çdo ditë,gjithnjë e më të tërësishme e shpreh bukurinë dhe fuqinë e mbrendshme të qenësisë sime të vërtetë.Harmonia hyjnore është e gjithëpranishme në jetën time dhe kam kohë të mjaftueshme për të gjitha punët që kam vendosur t’i bëj.Në të gjitha kontaktet me njerëzit e tjerë e shpreh mençurinë,mirëkuptimin dhe dashurinë, kurse fjalët e mia i redakton Zoti.

E shoh lartësinë e vetëdijes sime shpirtërore si shprehet në nivel të lartë për të mirën e botës sime. Në punën time shpreh energjinë kreative shpirtërore; i flas dhe i shkruaj me lehtësi fjalët e vërteta,me kuptim të thellë dhe me mebçuri të plotë.Idetë dhe frymëzimet interesante të të shprehurit të hareshëm rrjedhin nëpër vetëdijen time,i përcjell dhe i sjell deri në pikën e manifestimit të plotë.Dhe kështu është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 01, 2012 8:11 am

Me lindjen tënde,e ke fituar të drejtën ta jetosh jetën në mënyrë që të kënaq.

Lirisht e shpreh atë që jam

Me të vërtetë jam e bekuar.Ekzistojnë raste të mrekullueshme që të shpreh atë që jam dhe ta them të vërtetën e plotë.Jam gëzimi dhe hareja e Universit që jap e merr.Jam e rrethuar me drejtësinë dhe ndershmërinë Hyjnore.E di që të gjitha bëhen sipas dëshirës Hyjnore dhe,pavarësisht se çfarë rrjedhe do të kenë, i pranoj si zgjidhje të përkryer për mua dhe për të tjerët.

Jam NJË me fuqinë që më ka krijuar.Jam e mrekullueshme.Më gëzon njohja e së vërtetës për qenien time dhe e pranoj këtë të vërtetë. Them, le të bëhet ashtu si do Zoti,e di që në botën time të mrekullueshme çdo gjë është e mirë.Këtu dhe Tash.Dhe kështu është.


Fillo ta dëgjosh të folurit tënd.Mos thuaj asgjë që nuk kishe dashur të ndodhë në jetën tënde.

Çdo gjë që bëj,është zgjedhje ime e vetëdijshme

Mos e përdor fjalë “duhet” në fjalorin dhe në mendimet e tua,sepse kjo do të të lirojë nga pesha e presionit që ia ke ngarkuar vetes sate. Njeriu krijon presion të tmerrshëm duke thënë: “Më duhet të zgjohem”, - “Më duhet të bëj këtë.”- “Më duhet,me duhet,më duhet...”

Në vend të kësaj,mund të thoni: “Kisha dashur të bëj...” Kjo do t’ju sjellë lehtësi krejtësisht tjetër në jetë.Çdo gjë që bëni,është zgjedhja juaja.Ndoshta kështu nuk ju duket,por pikërisjt kështu është.


Vini re se ç’po mendoni në këtë moment.A kishe dashur që mendimi i tillë të bëhet pjesë e përvojës sate nesër? A është mendim pozitiv apo negativ? Vetëm vëreje me kujdes dhe vetëdijesohu.

E ndiej në mua mundësinë e tërësishme

Çka do të thotë për ty shprehja “mundësi e tërësishme”?Mendo për këtë si MUNGESËN e kufizimeve, për daljen nga kufizimet që ia kemi imponuar vetes sonë.Lëre mendjen tënde të shkojë mbi mendimet, si: “Kjo është e pamundur”. – “Nuk do të ketë sukses”.- “nuk kam sa duhet”.-“Kjo më pengon”. Ose, sa herë dhe sa shpesh i shfrytëzojmë kufizimet e tilla,si “Nuk mund ta bëj këtë,sepse jam femër.” - “Burrat nuk i bëjnë kështu”.-“Nuk kam kualifikim të mjaftueshëm”.

U përmbahemi kufizmeve,sepse ato (kush e di shkakun) për ne janë të rëndësishme dhe të nevojshme. POR KUFIZIMET NA PENGOJNË TA SHPREHIM DHE TA PËRJETOJMË FUQINË TINË. Çdo herë që thua: “NUK MUNDEM”, e ndërton një kufizim,një pengesë për veten tënde. A jeni të gatshëm të shkoni pak më larg nga ajo që besoni sot?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Tue May 01, 2012 8:12 am

Ngado që të shkosh dhe këdo që ta takosh,do ta gjesh dashurinë tënde,që gjithnjë ka qenë aty,duke të pritur ty.

E ndjek rrugën e veprimit të drejtë

Në jetën e pafund,në të cilë ndodhemi,çdo gjë është e përkrye,e plotë dhe e tërësishme. Duke e ditur se unë jam NJË me burimin dhe ndjek rrugën e veprimit të drejtë,gjithnjë veproj në harmoi me të vërtetën.Tash i zgjedh vetëm mendimet që do të më ndihmojnë në realizimin e së mirës kulmore dhe të lumturisë.

Natyrish se jam plotësisht e vetëdijshme që jam përgjegjëse për cilësinë e jetës sime në këtë moment.E pranoj .E dua jetën.E dua veten. Gjithnjë jam e mbrojtur dhe e sigurt.Në botën time çdo gjë është në rregull dhe në harmoni.


Trëndafili është gjithnjë i bukur gjithnjë i përkryer dhe vazhdimisht ndryshon.Kështu është edhe me ne.Edhe ne jemi gjithnjë të përkryer,në çdo fazë të jetës.

Gjendem në vendin e vërtetë

Pikërisht sikur yjtë dhe planetët që gjenden në orbitat e tyre,në vendin e tyre,në rregullin e përsosur të rendit Kozmik,pikërisht ashtu edhe unë gjendem në vendin e vërtetë,aty ku ka qenë DASHUR të jem. Qiellorët janë në harmoni prefekte,e po ashtu edhe unë.

Edhe pse,ndoshta,me mendjen e kufizuar njerëzore nuk mund t’i kuptoj të gjitha që po ndodhin,megjithatë e di se, në harmoni me ligjet e Kozmosit,unë gjendem në vendin e VËRTETËT, dhe në kohën e VËRTETËT,duke bërë punën e VËRTETË që po e bëj.Jam përcaktuar të kem vetëm mendime pozitive.Përvoja ime e tashme është gur themeli për vetëdijen time të re dhe famën qiellore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Wed May 02, 2012 4:30 am

Kërko ndihmë.Thuaj jetës çka po dëshiron dhe lejoje le të ndodhë plotësimi i dëshirës.

Çdo gjë që më duhet,më vjen në kohën e duhur dhe sipas rendit parësor


Të punosh me afirmimet pozitive,të bësh listën e DËSHIRAVE dhe skicën e planeve e të mundësive individuale,të ushtrosh vizualizimin dhe të mbash ditar,mund të krahasohet me shkuarjen në restorant. Në restorant kamarieri e dëgjon porosinë tënde,pastaj shkon në kuzhinë dhe ia thotë porosinë kuzhinierit.Ju qëndroni të qetë,të sigurt se dëshira juaj do të plotësohet. Sigurisht se nuk do ta shqetësoni kamarien për çdo çast me pyetjet e pakuptimta: “A është gati? Qysh po përgatitin? Çka po bëjnë atje?.

Jo.E porositni ushqimin dhe jeni të sigurtë se do të përgatitet dhe do t’ju vijë në tryezë. Kjo është e ngjashme më atë që unë e quaj kuzhinë kozmike. Ia thoni dëshiron tuaj kuzhinës kozmike të Universit dhe ta dini se ata do të kujdesen për dëshirën tuaj. Atë që e keni dëshiruar (atë që e keni porositur) do ta keni në kohën e duhur,në vendin e duhur dhe sipas rendit parësor.Dhe kështu është.


Dashuria dhe respekti ndaj vetvetes,ndjenja e sigurisë,besimi dhe pranimi i vetvetes,do ta riorganizojnë mendjen tonë,do të tërheqin shumë lidhje të sinqerta, do të djellin punë më të mirë, madje do ta normalizojnë edhe peshën e trupit.

Kjo është ditë e plotësimit


Çdo çast i jetës është i përkryer dhe i tërësishëm.Në rendin hyjnor kurrë asgjë nuk mbetet e papërkryer.Jam NJË me Fuqinë Hyjnore,me Mençurinë e Pakufishme, me Veprimin e Paskufishëm dhe me Unitetin e Pafund.Zgjohem me ndjenjë e plotësisë dhe e di që sot,cilëndo punë që ta filloj, do ta përfundoj me sukses.

Çdo frymëmarrje e kam të plotë e komplete.Çdo pamje,vetvetiu është e plotë.Çdo fjalë që e them,është e plotë dhe komplete.Çdo detyrë ose pjesë e detyrës të cilën e epranoj,realizohet për kënaqësisë time. Nuk do të luftoj e vetmuar në xhunglën e jetës.Lirohem nga të gjitha bindjet për luftë e rezistencë.E di dhe dëshmoj se jam NJË me Fuqinë e Pakufishme dhe,prandaj,rruga ime është e lehtë dhe e këndshme.

E pranoj ndihmën e miqve të shumtë e të padukshëm,të cilët gjithnjë janë të gatshëm të më udhëheqin e të më udhëzojnë,kur unë t’i lejoj. Çdo gjë në jetën dhe punën time vjen në kohën e duhur dhe pa vërshtirësi.Të gjitha bisedat telefonike i bëj me kohë.Me kohë i pranoj dhe u përgjigjem të gjitha letrave.

Të gjitha projektet e mia janë të frytshme.Njerëzit me lehtësi e pranojnë bashkëpunimin me mua.Çdo gjë ndodhë me kohë dhe sipas rendit të përkryer Hyjnor. Çdo gjë është e plotë dhe unë ndihem mirë.Kjo është ditë e plotësimit. Dëshmoj se është kështu.Bota ime është e fuqishme dhe ajo që dëshmoj dhe ajo që besoj,ashtu edhe bëhet.Dhe kjo është kështu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Wed May 02, 2012 4:33 am

Shërim do të thotë – t’i pranosh në tërësi të gjitha pjesët e trupit tënd,e jo vetëm ato pjesë që na pëlqejnë,do të thotë – ta pranosh trupin tënd të tërë.

Jam në gjendje ta shëroj veten në çdo pikëpamje

Kjo është kohë e mëshirës dhe kohë e shërimit.Kthehu nga qenësia jote e brendshme dhe lidhu me atë pjesë që di qysh arrihet shërimi.Kjo është e mundur. Dije se je në procesin e shërimit.Tash i zbulon aftësitë e tua shëruese – aftësitë që janë aq të mëdha dhe të fuqishme.

Mundësitë janë për të bërë gjëra të pabesueshme,shumë herë më të madhe se që mund ta imagjinosh.Jo vetëm që mund t’i shërosh sëmundjet fizike,por je në gjendje që vërtet ta shërosh veten tënde në të gjitha dimensionet.Ti je shpirt i pakufishëm dhe je e aftë ta shpëtosh vetveten....,dhe botën. Dhe kështu është.

Sëmundja fillon për mungesë të faljes.Falja nuk është njësoj si arsyetimi.Njeriu që na vjen më së vështiri ta falim,është pikërish ai të cilin duhet ta falim. E kam zbuluar se falja dhe zbutja e zemërimit e shërojnë madje edhe kancerin.

Unë jam magnet për çudira


E mira e panjohur dhe e papritur sot është duke ardhur drejt meje.Unë jam shumë më tepër se rregulla dhe skema – restrikcione e kufizime.E ndryshoj vetëdijen time dhe më ndodhin çudirat!Në të gjitha themelatat shëndetësore gjithnjë e më shumë po rrite numri i mjekëve që po nisen në rrugën e zhvillimit shpirtëror.

Tash po i tërheq vetëm personat e tillë,madje kjo më ndodh në të gjitha vendet ku gjendem. Atmosfera ime mentale e dashurisë dhe e pranimit është bërë magnet që të tërheq çudira të ndryshme në çdo moment.Aty ku ndodhem unë,aty mbretëron atmosfera shëruese.Ajo është e frytshme dhe u sjell paqe të gjithëve.Dhe kështu është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Wed May 02, 2012 4:34 am

Në qoftë se nuk i realizojmë ndryshimet e brendshme,ose do të na kthehet sëmundja,ose do të krijohet një sëmundje tjetër.

E lejoj tërë trupin tim të vezullojë dritë


Përqendrohu dhe shiko në qendër të Zemrës tënde dhe gjeje thërmijën e vogël të dritës vezulluese. Ngjyrat të mrekullueshme.Pikërisht kjo është qendra e dashurisë dhe energjisë sate shëruese.Vështroje se qysh ajo dritë e vogël zgjerohet dhe pluson.qysh rritet dhe mbush zemrën tënde. Lejoje le të rrjedhë nëpër trupin tënd nga maja e kokës deri në majat e gishtërinjve të këmbëve e të duarve.

E tëra do të shkëlqesh nga brezi i mrekullueshëm i asaj drite ylberore,nga ajo dashuri e energji shëruese.Lejoje trupin tënd le të vezullojë nga kjo dritë.Madje edhe mund t’i thuash vetes sate: “Me çdo frymëmarrje po bëhem gjithnjë e më e shëndosh e më shëndoshë.”

Ndieje se si drita po e PASTRON trupin tënd nga sëmundjet.Lejoje rrezatimin e dritës që prej teje të derdhet nëpër tërë dhomën dhe në tërë botën.Vështroji me dashuri të gjitha që ekzistojnë.Ti je shumë e rëndësishme.Ti je shpëtimtare.Është shumë me rëndësi se çka po bën me dashurinë e zemrës sate.Prej teje varet shumëçka.Dhe kështu është.


Për shërim duhet të bëhet shumë më shumë se sanimi i simptomave.Duhet ta eliminojmë shkakun e sëmundjes.Duhet ta gjejmë pikën në të cilën procesi i sëmundjes ka filluar.

Çdo dorë që më prek,është dorë që më shëron


Jam qenie me vlerë të lartë dhe Universi më do shumë.Sa më shumë që e dua veten time, Universi më shpërblen me dashuri edhe më të madhe.E di që Fuqia Kozmike depërton nëpër të gjitha – mëpër çdo person,nepër çdo vend dhe nepër çdo send.Ajo fuqi shëruese,e mbushur përplot dashuri, rrjedh nepër të gjithë njerëzit që merren me shërime dhe nepër të gjitha duart që prekin trupin tim.

Në rrugën e shërimit i tërheq vetëm shpirtrat me zhvillim të lartë.Prania ime e ndihmon secilin mjek që t’i shprehë aftësitë dhe fuqitë e tij shpirtërore dhe shërues. Mjekët dhe personeli shëndetësor është mahitur me suksesin e përbashkët për shërimin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Wed May 02, 2012 4:35 am

Kur rritemi,ne brengosemi se çka do të mendojnë të tjerët për ne. Pyesim veten: “A do të na pranojnë?” Të gjithë dhe gjithçks në këtë botë është unike dhe e veçantë.Dhe kështu duhet të jetë.Po të ishim sikur të tjerët,qysh do ta manifestonim specifikën tonë të veçantë?

E di që jam qenie unike

Ti nuk je babai yt.Ti nuk je nëna jote.Ti nuk je ndonjëri nga kushërinjtë e tu,as nga mësuesit e tu, nuk je i kufizuar me bindjet religjioze nga fëmijëria e hershme. Ti je vetë TI.Ti je special dhe unik me aftësitë dhe PRIRJET e tua të veçanta.Askush nuk mund t’i bëjë punët në mënyrën si i bën ti. Nuk ekziston gara as krahasimi.Je i denjë për dashurinë dhe pranimin tënd.Ti je qenie e mrekullueshme. Ti je i lirë. Pranoje këtë si një të vërtetë të re për ty.Dhe kështu është.

Këtë planet ne mund të shkatërrojmë,por edhe mund ta shërojmë.Varet nga vendimi yt. Për çdo ditë kushtoja një kohë këtij planeti,duke ia dërguar dashurinë dhe energjinë shëruese. Është shumë e rëndësishme se çka bëjmë me mendjen tonë.

Jam e lidhur me tërësinë e jetës

Unë jam shpirt,dritë,energji,vibrim,ngjyrë dhe dashuri.Jam shumë më shumë se që kam menduar dikur për veten.Jam e lidhur më çdo person në këtë planet dhe me tërësinë e Jetës.E shoh veten të shëndoshë dhe të tërë në shoqërinë në të cilën kam kënaqësinë të jemajo që jam dhe kur njerëzit kanë dashuri.

Këtë vizion e ndërtoj dhe e kultivoj me gëzim për vete dhe për të gjithë të tjerët,sepse kjo është kohë e shërimit,e pajtimit dhe bashkimit.Jam e lidhur me tërësinë e Jetës.Dhe kështu është.

Në kohën tonë,pikërisht tah,jemi në prag të vetëdijes së re që po zgjohet në tërë planetin.Sa jeni ju të gatshëm t’i zgjeroni horizontet e mendjes suaj?

Jam një me të gjithë në këtë planet

Unë nuk besoj në dy fuqi – të mirën dhe të keqen.Besoj se ekziston vetëm Fryma Unike e Pakufishme dhe qeniet njerëzore të cilave u ofrohen të gjitha mundësitë dhe rastet që ta shfrytëzojnë inteligjencën dhe mençurinë e kësaj fuqie.

Kur flasim për këtë fuqi,ne flasim për veten tonë,sepse ne jemi bota,ne jemi tempulli,ne jemi qeveria dhe ne jemi planeti.vendi prej të vilit fillojnë ndryshimet është pikërisht këtu ku jemi ne.Mendoj se më së lehti është të thuhet: “Këto janë punë shejtani!”,-“Të gjita këto satani i ka bërë”.Por e vërteta është ndryshe; gjithmonë jemi ne dhe vetëm Ne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Wed May 02, 2012 4:36 am

Çdoherë kur të kritikosh dhe të gjykosh,rrezaton diçka që do të kthehet ty.

E dua këtë që jam

A mund ta imagjinoni se sa punë e mrekullushme do të ishte sikur ta jetonit tërë jetën, pa ju kritikuar askush? A nuk do të ishte e mahntshme të jetoni të lirshëm, plotësisht të lirshëm,pa asnjë thërrmijë shqetësimi se dikush do t’ju kritikojë? Do të zgjoheshim në mëngjes duke ditur se na pret një ditë fantastike, sepse të gjithë do më duan dhe askush nuk do të na kritikojë ose nënçmojë.

Do ta ndienim veten për mrekulli të Zotit.a dini çka? Këtë mund t’ia MUNDËSONI vetes suaj.Mund të veproni në atë mënyrë që të jetoni jetën në aso harmonie me veten tuaj,sa të krijoni një përvojë jashtëzakoisht të bukur.Mund të zgjoheni në mëngjes të gëzuar e të hareshëm.që po e shihni edhe një ditë të re dhe t’i gëzoheni kësaj dite të cilën do ta jetoni në harmoni të plotë me veveten.


Njerëzit e prirur për të kritikuar,më së shpeshti janë të kritikuar,sepse kjo është ndërthurje e tyre mentale.Ata gjithnjë kanë nevojë që të jenë të përkryer.A e njihni ndokënd në këtë planet që është i përkryer?

E dua dhe e pranoj veten kështu siç jam


Të gjitha ne kemi periudha të jetës për të cilat konsiderojmë se është e pamundur t’i duam dhe t’i pranojmë.Në qoftë se vërtet jemi të hidhëruar në disa pjesë të personalitetit tonë,shpesh e keqtrajtojmë vetveten.E përdorim alkoolin,cigaren, drogën, hamë tepër shumë e bëjmë sjelle të ngjashme.E hamë vetën tonë.

Më e keqja që mund t’ia bëjmë vetes sonë dhe që më së shumti na gjymton është ta kritikojmë veten tonë.Është e domosdoshme ta ndërpresim kritikën.Kur ta kapërcejmë këtë gjendje,do të zbulojmë se kemi harruar t’i kritikojmë edhe të tjerët,sepse ata janë pasqyrë jona dhe ajo që na pengon tek të tjerët, në të vërtet ajo është në ne.

Kur sinqerisht e duam dhe e pranojmë atë që jemi,nuk kemi asnjë arsye të ankohemi. Atëherë nuk mund ta lëndojmë as veten,as të tjerët. Hajde t’ia japim vetes një besë se kurrë më për asgjë nuk do ta kritikojmë veten tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri May 04, 2012 9:23 am

Dhurata e madhe që do ta fitojmë kur ta duam veten është: do ta ndiejmë veten mirë.

Dashuria ime është e pakufishme


Në këtë botë marrim aq shumë dashuri,por shumë shepsh e harrojmë këtë të dhënë. Ndonjëherë mendojmë se dashuria nuk ka sa duhet ose nuk është e mjaftueshme.Pastaj “e grumbullojmë” duke u frikësuar ta dhurojmë ose ta shfaqim.

Por,ata që janë të gatshëm të mësojnë,do ta kuptojnë se sa më shumë dashuri të ofrojnë, më shumë dashuri do të kenë dhe mëshumë dashuri do të marrin.Dashuria është e pakufishme dhe e pashtershme. Dashuria është fuqia më e madhe shëruese që ekziston në jetë.Pa dashuri,jeta do të ishte e pamundur.

Pa dashuri,foshnjat veniten dhe vdesin.Shumëçka në mesin tonë mendon se mund të jetojë pa dashuri, por kjo nuk është e vërtetë. Dashuria në ne është fuqi që na mban në jetë,dashuria është fuqi që na shëron.Ushtrojeni dashurinë sa më shumë që të keni mundësi.

Të paktën tri herë në ditë hapni krahët dhe thoni: “Jam e gatshme të pranoj dashurinë. Është mahnitëse të pranosh dashurinë”.

Më takon dashuria


Dashurinë nuk duhet ta meritojmë,pikërisht sikur të drejtën për frymëmarrje.Kemi të drejtë të marrim frymë për shkak se ekzistojmë.Kemi të drejt për dashurinë për shkak se ekzistojmë.Kjo është e tëra që duhet ta dimë.Më takon dashuria ime.

Nuk do të lejoj që bindjet negative të prindërve apo të shoqërisë të ma mbushin mendjen se nuk jam mjaftë e mirë.Vetë esenca e qenies sime është e aftë për dashuri.E di dhe e pranoj këtë.Kur njëmend ta pranosh këtë të vërtetë,do të zbulosh se njerëzit do të të trajtojnë si qenie të dashur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri May 04, 2012 9:24 am

Gjeje një grup të mirë që të përkrahin,sidomos kur nuk dëshiron të bësh diçka.Ata do të të ndihmojnë të rritesh shpirtërisht.

Kam të drejtë të krijoj jetën qysh e dëshiroj


Çfarë marrëdhënies kishe dashur të kesh me nënën tënde? Prej këtyre dëshirave bëje një listë me afirmime pozitive dhe fillo të punosh me to.Kur të thelloesh në këtë,atëherë të gjitha mund t’ia thuash nënës sate.Në qoftë se edhe më tutje do të dëshirojë t’i mbajë penjtë e jetës sate,do të thotë se ende nuk je hapur plotësisht ndaj saj.

Ti ke të drejtë të krijosh jetën që e dëshiron.Ke të drejtë të jesh person i rritur.Ndoshta nuk do ta kesh lehtë.vetë vendos se ç’është ajo që të duhet.Nëna jote ndoshta nuk do të pajtohet me këtë,por mos e fajëso.I thuaj asaj çka dëshiron ti.Pyete:”Si ta zgjidhim këtë çështje?” Thuaj: “Dëshiroj të të dua dhe të vë me ty marr[color=white]mira,por unë dhe ne duhet të jemi ato që jemi.”


Shikimi në brendi është i sigurt.Çdoherë që të shikosh thellë në berendinë tënde,do të zbulosh thesar të papritur.

Jam në qendër të qetësisë

Bota e jashtme nuk më prek.Unë jam përgjegjëse për qenien time.E mbroj botën time të brendshme, sepse aty krijoj.Bëj tërë atë që duhet bërë për ta ruajtur qetësinë në botën time të brendshme.Qetësia ime e brendshme është qenësore për SHËNDETIN DHE MIRËQENIEN time.

Hyj brenda dhe gjej hapësirë në të cilën çdo gjë është urtësi dhe qetësi.Mund t’i përjetoi si re të bardha, të buta që më miklojnë derisa unë shtrirë pushoj në butësinë e tyre.Mund t’i dëgjoj si muzikë mahnitëse,që freskojnë shqisat e mia.Jam në qendër të asaj qetësie.Jam pastërtia dhe harmonia. Jetoj në paqe,krijoj,udhëtoj dhe përfitoj përvoja të reja jetësore.

Pasi banoj në oazën e qetësisë sime,e gjej paqen edhe në botën e jashtme.Të tjerët mund të kenë mommarrëveshje dhe të jetojnë në kaos.Mua kjo nuk më përket,sepse jam përcaktuar për qetësinë. Gjithkund rreth meje mund të mbretërojë çmenduria e unë prapë jam e qqetë dhe në harmoni.

Në univers mbretëtojnë rregulli dhe paqja dhe,edhe unë jam pjesë e tyre në çdo moment të jetës sime. Yjtë dhe planetët nuk FRKËSOHEN se qysh do t’i mbajnë orbitat qiellore.Në të njëjtën mënyrë, mendimet kaotike nuk marrin pjesë në qetësinë e jetës sime.Jam përcaktuar për qetësinë,sepse unë jam qetësia.Dhe kështu është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri May 04, 2012 9:25 am

Kur jeta na sjell ndonjë të mirë,e ne e mohojmë duke thënë: “nuk mund të besoj”, faktikisht me këtë dyshim ne e refuzojmë atë nga përvoja jonë.

Merrem vetëm me mendime pozitive

Imagjinojeni se mendimet janë pika të ujit.Në qoftë se gjithnjë përsërisni mendimet të njëjta,do të krijoni një sasi të jashtëzakonshme të ujit.Në filim do të jetë një pus,më vonë një moçal,pastaj një liqen,pastaj një det dhe,në fund një oqean i tërë.

Në qoftë se mendimet i keni negative,do të FUNDOSENI në oqeanin e mendimeve tuaja negative. Por,në qoftë se mendimet i keni pozitive, atëherë me shumë kënaqësi e bukuri do të NOTONI në oqeanin e JETËS.

Përcaktohu për besimin,se është shumë lehtë t’i ndrushosh qëndrimet e tua.

Gjithnjë kam mundësi të zgjedh

Shumica në mesin tonë kanë ide të shëmtuara për atë se kush jemi dhe,po ashtu,kanë rregulla tepër të ngurta për atë se çfarë do të duhej të jetë jeta.Hajde ta largojmë përgjithmonë nga fjalori fjalën “Duhet” ,ne paraprakisht e fajësojmë veten ose e fajësojmë dikë tjetër.Në të vërtetë,duke e shqiptuar këtë fjalë,ne themi: “Nuk jam mjaftë i mirë,prandaj duhet...”

Zëvendësojeni fjalën “Duhet” me fjalën “Kisha dashur,ose Dua”.Fjalët “Kisha dashur” dhe “Dua” ta bëjnë me dije se ke mundësi të zgjedhësh, e mundësia për zgjedhje është LIRI.Duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo gjë që bëjmë një jetë,e bëjmë sipas zgjedhjes sonë. Nuk ekziston pothuaj asgjë që ne duhet ta bëjmë. Ne gjithnjë mund të zgjedhim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri May 04, 2012 9:27 am

Fillo ta dëgjosh me kujdes të folurit tënd.Në qoftë se e dëgjon veten duke përdorur mendime negative ode mendime kufizuese,ndryshoji.

Flas dhe mendoj pozitivisht

Po ta dini se çfarë fuqie kanë fjalët tuaja,do të kujdeseshit shumë se çka po thoni. Gjithnjë do të kishit kujdes,duke përdorur afirmimet pozitive. Universi gjithnjë përgjigjet me “Po” për të gjitha që thoni, pavarësisht në çka besoni.Në qoftë se zgjidhni të mendoni e të besoni se nuk keni ndonjë vlerë kushedi çfarë,që jeta juaj kurrë nuk do të jetë e mirë dhe që kurrë nuk do ta fitoni atë që dëshironi.

Universi do ta vërtetoj PIKËRISHT atë që e thoni dhe e mendoni.Në momentin kur të filloni të ndryshoni,kur të jeni të gatshëm që në jetën tuaj ta ndërtoni të mirën.Universi prapë do t’ju përgjigjet me një “PO” të madhe.


Meditimi në të vërtetë është vetëm qetësim i mjaftueshëm i vetvetes,kështu që mund të vëmë kontakt me mençurin e qenësisë sonë.

E dëgjoj mençurinë e brendshme

Preke atë vend të mrekullueshëm në zemrën tënde.Qëndro aty dhe duaje atë që je.Dije se je Hyjnor, Mdhështor dhe shprehje e Jetës.Pavarësisht nga ajo se çka ndodh “jashtë”, ti je i qendërzuar.Ke të drejtën e ndjenjave dhe të mendimeve tua.Ti JE.Po punon në thellimin e dashurisë ndaj vetvetes, në hapjen e zemrës sate.

Përpiqesh të bësh atë që për ty është më e mira dhe të vësh kontakt me zërin tënd të mbrendshëm. Mençuria jote e brendshme i përmban të gjitha përgjigjet. Ndonjëherë kjo mund të bëhet edhe e frikshme, sepse do të vijnë udhëzime që nuk janë në përputhshmëri me atë që presin miqtë e tu prej teje.

Megjithatë,ti nga brenda e ndien ç’është më e mira për ty.Në qoftë se e dëgjon mençurinë e brendshme, do të jesh në paqe me vetën tënde.Jepi vetes përkrahje serioze për marrjen e vendimeve të drejta.Kur hamendesh,pyete veten: “A po buron ky vendim nga fusha e dashurisë së zemrës sime?A është ky vendim më i miri për mua?”

Vendimin që e merr më vonë,javën e ardhshme ose muajin e ardhshëm,do të jetë më ndryshe.Gjithnjë shtroje këtë pyetje:”A është kjo e mirë për mua?” Thuaj: “E dua veten dhe marr vendime të drejta”.

Unë mund të të jap shumë këshilla të mira,madje edhe shumë ide të reja,të mrekullueshme, por ti je përgjegjës.Mund t’i pranosh ose jo.Ti ke fuqinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri May 04, 2012 9:29 am

Përherë marr dhurata të papritura

Mësohu t’i pranosh gjërat,në vend që t’i shkëmbesh.Në qoftë se miku të dhuron diçka, ose të fton për drekë,nuk është e thënë t’ia kthesh menjëherë.Lejoja njeriut të ta dhurojë një peshqesh.Pranoje dhuratën me gëzim e kënaqësi.

Nuk je i detyruar që t’ia kthesh kurrë të njëjtit person.Mund t’ia dhurosh dikujt tjetër.Në qoftë se dikush të dhuron diçka që nuk mund ta përdorësh,ose diçka që nuk e dëshiron, thuaj: “E pranoj me gëzim,me kënaqësi dhe falënderim2 dhe falja dikujt tjetër që do ta shfrytëzojë.

Mendimi si: “unë jam person i keq”,prodhon ndjenja negative.Sikur të mos e kishim një mendim të tillë,nuk do të ekzistonin as ndjenjat. Ndryshoje mendimin dhe ndjenja negative do të zhduket.


Tash kam vullnet ta shoh vetëm lartmadhërinë time


Tash kam vendosur që nga jeta ime t’i fshijë të gjitha mendimet dhe idetë rrënimtare e të frikshme. Nuk pajtohem më që të dëgjoj biseda të dëmshme,apo t’u jap rëndësi mendimeve të mia negative.Tash askush nuk mund të më lëndojë,sepse KUNDËRSHTOJ bindjen dhe besimin se dikush mund të më lëndojë.

Kundërshtoj t’u nënshtrohen ndjenjave të dëmshme,pavarësisht se sa mund të më duken të arsyeshme.Ngrihem mbi çdo gjë që përpiqet të më hidhërojë e të më duken të arsyeshme.Ngrihem mbi çdo gjë që përpiqet të më hidhërojë e të më duken të arsyeshme.

Ngrihem mbi çdo gjë që përpiqet të më hidhërojë e të më frikësojë.Kut t’i vështroj mendimet destruktive,ato humbi çdo ndikim mbi mua. Ndjenja e fajësisë nuk mund ta ndryshojë të kaluarën. Mendoj dhe flas vetëm për atë që DUA TË MË NDODHË NË JETË. Jam e aftë,madje edhe shumë se që duhet,të bëj atë dua.Jam një me fuqinë që më ka krijuar.Në botën time çdo gjë është në rregull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Fri May 04, 2012 9:30 am

Qenësinë time e shpreh gjithnjë në mënyrën pozitive

Në qoftë se na ndodh aksident trafiku dhe në qoftë se ne jemi të goditur, kjo do të thotë se thellë në vetvete e ndiejmë fajësinë dhe ndoshta edhe kemi nevojë për një ndëshkim. Shpesh në ne gjendet agresiviteti i ndrydhur – ndjenja se nuk kemi të drejtë të luftojmë për veten tonë.

Në qoftë se ne e kemi goditur dikë, shpesh bëhet fjalë për zemërimin tonë të pashprehur më herët. Vetë aksidenti na mundëson që atë zemërim ta shprehim. Gjithnjë gjendet shumëçka e pavetëdijshme që zhvillohet në ne. Aksidenti në trafik është gjithnjë më shumë se një aksident i rëndomtë, d.m.th. më shumë se një rastësi.

Kur të na ndodhë ndonjë rast fatkeqësie,duhet ta kërkojmë në veten tonë tërësinë e mendimeve negative,të cilat e kanë sjellë këtë gjendje, pastaj t’i bekojmë me dashuri të gjithë pjesëmarrësit në fatkeqësi dhe, më në fund, ta lirojmë të shkojë tërë këtë përvojë.

Këtë vit do të ngulmoj në punën mentale

Një numër i madh njerëzish për Vitin e Ri ia vizatojnë vetes disa vendime, të cilat shumë shpejt treten në ujë, sepse nuk kanë bërë asgjë për ndryshime të brendshme. Gjithnjë, derisa nuk i realizojmë ndryshimet e brendshme dhe nuk ngulmojmë në punën mentale, asgjë nuk do të ndryshojë. E vetmja gjë që duhet të ndryshojë është mendimi – vetëm MENDIMI.

Madje edhe urrejtja ndaj vetes, sepse edhe urrejtja duhet përdorur kundër mendimeve tona negative. E çka do të mund të bënim diçka pozitive gjatë këtij viti për veten tonë? çka kishim dashur të bënim për vete e që nuk kemi bërë vitin e kaluar? Prej kujt do të dëshironim të liroheshim? Çfarë do të donim të ndryshonim në jetën tonë? A jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo gjë që është e duhur dhe e nevojshme për t’i realizuar ato ndryshime?

Sa më shumë të mendojmë për atë që nuk dëshirojmë të na ndodhë, ajo na ndodh shpesh.

Gëzohu. Gjatë tërë këtij viti le të jetë moto për ty: “gëzohu! Jeta të është dhënë që të kënaqesh në çdo çast.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mendimet e zemrës   Today at 10:14 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mendimet e zemrës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Daut Demaku:Sekreti i lumturisë
» AGIM GASHI-KOHË E PAKOHË E VENDIT TIM - EDHE MENDIMET E MIQËVE
» Evgjeni Çulli: Vitoria është kënga ime e zemrës dhe kënga që e kam kënduar unë për herë të parë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: