PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Epoka e Re

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Epoka e Re   Fri Apr 27, 2012 8:56 am

Ndoshta tipari që na bën ne më shumë njerëzor është aftësia jonë për të bërë të panatyrshmen,për tu përsosur,dhe kështu të transformojmë natyrën tonë.
M.SKOT PEK,RRUGA ME PAK LËVIZJE


Ç’FARË ËSHTË EPOKA E RE?

Si reagim i shoqëriaë së lënë pa shpirtërore prej orientimit nga konsumi,u zhvillua një kundër – kulturë,e cila u bë veçanërisht e rëndësishme në fund të viteve 1990.Disa herë kjo ka qenë pak më shumë se kozmetikë,duke u marrë me disa çështje si hëna,yje dhe kristale,por në shumë raste ajo shtrihet gjatë një spektri të një shije dhe vetëdije në sistem të një stili jete dhe besimi.

Shumë lexues nuk do të ndryshojnë të jenë pjesë e kësaj lëvizje në disa forma.Për disa prej jush, të cilëve e gjitha kjo ju duket e ngatërruar, le të gërmojmë poshtë sipërfaqes së kësaj shkence alternative.

Pikat më interesante rreth asaj që shpesh referohet si “Epoka e Re”(një term gjithëpërfshirës të vilin shumë njerëz e kundërshtojnë, por e cila vazhdon të jetë e dobishme) është fakti se ajo ka shumë drejtime të ndryshme dhe kjo gjithmonë e më tepër influencuese në rrjedhën e përgjithshme.

Shumë njerëz besojnë se metodat e vjetra nuk u shërbejnë më atyre ose se sistemi i ka braktisur; lidhjet dështojnë, punët humbasin,dhe shëndeti dobëshet. Zgjidhjet,ose të paktën mendime të freskëta dobësohet.

Zgjidhjet,ose të paktën mendime të freskëta rreth këtyre problemeve, zakonisht, janë duke u gjendur në shkencën e “Epoka e Re”.Individë dhe disiplina të krijuara,gjithmonë e më shumë,janë duke u kthyer në zgjidhjet alternative dhe këtu ka një arritje të fekondimit të kryqëzuar dhe tolerancës.

Epoka e Re nuk është diçka që duhet të pranohet ose të refuzohet në masë dhe shumë njerëz janë duke gjetur diçka që ju intereson ose që i ndihmon ata nën çadrën e saj.Ndërsa hyjmë në shekullin e njëzetë e një mendoj se mund të presim më shumë nga shkenca alternative, që ajo të bëhet më e pranueshme dhe e mirëpritur,me grurin të ndarë nga kashta dhe e kombinuar me më shumë qasje konvencionale të cilët vetë do të modifikohen në dritën e prespektivës më imagjinare por më të realizueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Epoka e Re   Fri Apr 27, 2012 8:57 am

FUQIA NJERËZORE

Një nga lëvizjet më të dalluara është ajo e “Fuqisë Njerzore” e themeluar deri në një farë mase nga Fritz Perls një terapist Gestalt.Të gjitha format e psikoterapisë nga analizat e thella deri në punën mbështetëse,në të vërtetë janë një fenomen i shekullit të njëzet.

Gjithnjë e më shumë,problemeve po u përgjigjemi me një dëshirë për të kuptuar se si funksionon zhvillimi,veçanarisht në veten tonë.Ne jemi të ndërgjegjshëm për fuqin tonë si individë dhe jo për shumë kohë,domosdoshmërisht pranojmë zërin e një autoriteti ose të një tjetri dhe dëshirojmë të dimë “ç’farë na bën ne një çast”.

Rolet janë duke ndryshuar dhe siguritë e vjetra janë duke u zhdukur në një mënyrë dhe shpejtësi të padëgjuar. Format e të këshilluarit dhe terapia kërkohen me qëllim që të na ndihmojnë për të përmirësuar gjendjen tonë dhe për të thelluar vetëdijen.

Gjithashtu ato janë një mënyrë nga e cila mund të kapim një ndjenjë kontrolli kur e gjitha duket jashtë kontrollit. Terapia, gjithashtu, mund të na ndihmojë për të zhvilluar potencialin tonë, për të qenë “me e mira e jona” dhe për të qënë arkitektët e jetëve tona duke menduar “mendime pozitive” dhe duke zgjeruar vetëvlerësimin,integrimin tonë si individë dhe aftësitë tona të këshillimit është gjithashtu një përgjigje ndaj izolimit të jetës moderne dhe mungesës së një “gruaje të urtë” ose “burri dinak” fshati ose mungesave të tjera të ngjashme.

Në shekullin e njëzet e një dyshoj se idetë do të bëhen më popullore,megjithëse,ndoshta në një format të ndryshueshëm ndërsa histeria e mijëvjeçarit po pakësohet,me më shumë njohuri për atë që mund ose nuk mund të arrihet,me një kontekst social që i zë vendin disa prej preokupimeve për veten.

Një dimension shpirtërore mund të shfaqet më në veçanti,me një shkallë “Vetë-ndihme” të rritur,ndërsa idet e ofruara nga këshilltarët bëhen përgjithësisht më të kuptuara dhe më të modifikuara si pjesë e zhvillimit të kulturës.

Është argumentuar gjithmonë se lulëzimi i këshillimit është për shkak të një shtrirje të gjërë të ankthit të mijëvjeçarit,të manifestuar si probleme në lidhje njerëzore ose në punë,por në të vërtetë,ky lulëzim është për shkak të një shqetësimi të thellë lidhur me ndryshimet e mëdha me të cilat përballemi.

Kjo mund të jetë një përgjigje e zhvendosjes sociale,ose mund të jetë një frikë e prodhuar thjesht nga numri 2,000.Asnjë nga ne nuk mirëpret atë që është e panjohur.Ne mbartim një ankth universal në përballjen me të paparashikueshmen e jetës dhe jemi të aftë për tu alarmuar thjesht nga sistemi ynë i të numëruarit!

Një tjetër rrugë që mund të dallohet priret drejt shëndetit holistik ose “pozitiv”.Kjo përforcohet nga drejtime të ndryshme të mendimit.Është duke u rritur një besim që ne e krijojmë vetë shëndetit tonë ose shkaktojmë mungesën etij nga stli ynë i jetës dhe nga mendimet tona,dhe se ne mund të jemi të shëndetshëm nëse mësojmë se si të çlirohemi nga ndjenjat e këqija,të futemi në problemet tona në vend që të mohojmë ekzistencën e tyre dhe pikërishte “të mendojmë shëndetshëm”.

Prespektiva holistike e percepton mendjen dhe trupin si një njësi dhe shëndetin fizik si të varur në një shkallë të gjërë nga mendja.Në të vërtetë koncepti holistik shkon përtej kësaj dhe mund të shihet si një nga faktorët pas astologjisë dhe temave të ngjashme,me individin dhe universin të kuptuar si një i tërë i ndërlidhur.

Në rasti e sëmundjeve trupore,këto mund të jenë një metaforë për problemet psikologjike – p.sh.,personi që vuan nga shqetësime të vazhdueshme të fytit ndoshta kurrë nuk i është thënë ajo që nevojitej t’i thueht,me qëllim që të shprehë ndjenjat dhe nevojat, dhe në këtë mënyrë trupi i tij paralajmëronte problemin në formën e laringitit ose të një sëmundje të ngjashme.

Shëndeti mund të shihet si një gjëndje “pozitive” e një qenie të gjallë sesa e mungesësë së sëmundjes. Ndërhyrësit dhe metodat ndërhyrëse vihen në dyshim sepse ato sulmojnë sëmundjen në vënd të forcimit të trupit – sëmundja në vetvete duhet parë si një siptomë e një mosbalancimi themelor dhe trajtimi alternativ është të pyesësh se ç’farë “do të thotë” infeksione të vazhdueshme, ose madje dhe kancer në kontekstin e jetës.

Ideja këtu mund të jetë që nëse dikush mund të përcaktojë se atje ku dikush është duke shkuar keq dikush mund ta rregullojë dhe sëmundja do të zhduket.Disa herë kjo funksionon shumë keq; tek të tjerë ajo është fatkeqësisht e ngjashme me “të fajësuarit e viktimës” dhe ajo mund tëë zbatohet në një mënyrë që është shumë largë të qenurit e thjeshtë.Sidoqoftë,lidhja mes gjëndjes mendore dhe shëndetit fizik po pranohet gjithmonë e më shumë nga mjekësia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Epoka e Re   Fri Apr 27, 2012 8:58 am

MËNYRA E JETËSËS DHE INTERESAT

Respekti i ringjallur për trupat tanë dhe dëshira për tu kujdesur për ta dhe për të menduar se si i trajtojmë ata në të vërtetë si dhe rritja e ndjenjës së përgjegjësisë për vetën tonë dhe ndikimin që ne kemi në mjedisin tonë,na ka çuar në një rritje të vegjetarianizmit, jogës dhe disiplinave të ngjashme, të ushtrimeve fizike të llojeve të ndryshme (të cilat mezi mund të quhen “alternative”) dhe masazhet.

Ashtu sikurse përbërësit kimikë,metoda moderne të rritjes dhe inxhinieria gjenetike kontrollojnë gjithnjë e më shumë atë që hamë,ashtu po rritet shqetësimi lidhur me etikën e këytre metodave dhe rreziqet e tyre të mundshme të panjohura,dhe shumë njerëz po shqyrtojnë zakonet e ytre duke zgjedhur produkte ushqimore natyrale të prodhuara në një mënyrë njerëzore, të qëndrueshme dhe shpesh organike.

Në vend të pilulave dhe atinibiotikëve,forma terapie të cilat promovojnë aftësitë vetëshëruese të trupit janë duke rritur popullaritetin e tyre, si aromaterapia, refleksologjia, akupuntura,fitoterapia, homeopatia (mjekim me substanca të ngjshme me ato të cilët shkaktojnë sëmundjen).

Kjo gjithashtu vjen në përgjigje të kuptimit të disavantazheve dhe kufizimeve të mjekësisë konvercionale. Përsëri,ka një energji për të qenë “më e mira e mundshme për mua” dhe/ose për të qënë përgjegjës për vetë sëndetin tonë dhe,prandaj në kontroll. Është gjithashtu çështja e të qenuarit një “qytetar botëror” i përgjegjshëm.

Aspekte të tjera të “Epokës së Re” përfshijnë një interes të përgjithshëm në të mbinatyrshmen. Kjo përfshin jë shtirje lëvizje të madhe të pandërprerë nga tregimi i së ardhmes deri tek UFO-t. “Energjija” është një term zukatës,për çfarë mund të ndihet në vende të veçanta mbi tokë ose në të vërtetë për çdo gjë që mund të kuptohet nga shqisa të ndryshme nga ato pesë të zakonshmet.

Kjo është një farë klisheje,e shikuar me skepticizëm nga shumë njerëz.Megjithatë, ndërkohë kur nuk ka dyshim për pak vetë mashtrim ose preteks,diçka,ose disa gjëra,përfundimisht ndihen nga njerëz të cilët kanë bërë përpjekje me gjithë kufizimet e gjuhës sonë,me qëllim që të shprehin veten e tyre.

Kështu “energjitë” mbulojnë një spektër të gjërë të “marrjes së njohurive”.Rrugët kryesore në intersat e mbinatyrshme duken sikur shqyrtojnë të gjitha mundësitë dhe nuk përjashtojnë asgjë mbi bazën e idesë se ajo nuk përshtate me modelet e pranuara dhe urtësinë e marrë,një dëshirë për të kuptuar dimensionet e eksperiencës të pa eksploruara më parë dhe, gjithashtu një dëshirë për të zgjeruar aftësitë tona.

Disa njerëz mendojnë se ne jemi duke u bërë më shumë “fizikë”,si hap tjetër në evoulimin tonë.Ne jemi duke kërkuar për diçka më tepër dhe mund të dëshirojmë të mbështesim pothuaj çdo gjë ndërsa tabutë e vjetra humbasin kuptimin e tyre.Ndoshta ne kemi aftësi paranormale dhe jmi të aftë për eksperienca që janë përtej imagjinatës.

Në shtirje më të madhe ose të vogël,këto mendime mund të ushqehen nga ata që janë duke eksploruar shkencën alternative. Studimet të subjekteve paranormale dhe të kidhura mund të jenë shumë tërheqëse sepse ato ishin të ndaluara krahasimisht deri vonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Epoka e Re   Fri Apr 27, 2012 8:59 am

Gjithashtu shumë nga artet estorik,si astrologjia ose taroti,na ofrojnë rrugën për të njohur më mirë vetën tonë dhe – ose për të njohur të ardhmen.Në një mjedis të pasigurt, këto burime janë gjithmonë e më shumë tërheqëse.

Një përgjigje ndaj kërcënimeve të situatës sonë moderne e agresionit dhe kunkurrencës që është mbizotërues ka qënë një lëvizje pothuaj e papërkufizuar drejt “dashurisë universale”, paqes dhe dritës,e karakterizuar nga delfinët,ylberët dhe simbole të ngjashme.

Kjo gjë është shpesh e këndëshme,në të vërtetë e bukur,por mund të dështojë për të adresuar disa konflikte dhe probleme të një natyre të brendshme,dhe kështu të jetë pak më shumë kozmetikë. Energjia e vorbullave,çhakrat e tokës dhe vendet e enrgjisë mund të shihen më shumë në shpirtin e konsumatorit se sa të endacakut.

Mishërimet e mëparshme (zakonisht dikush që është i njohur ose karizmatik si Kleopatra ose një shaman si Lakota) mund të jenë shqyrtuara, auereola të pastruara dhe vula magjike të varura nga çdo degë.Kjo ka qënë e satirizuar dhe është e vërtetë që ka shumë zhgënjim të tillë hipokrit dhe një “çmenduri” e thjeshtë për Epokën e Re.

Sidoqoftë,e gjithë lëvizja nuk duhet të mënjanohet si vetë zhgënjyese ndaj mjedisit tonë artificial dhe të de-shpirtëzuar ka qënë një rritje e intersit në mësimet e urta të etnisë dhe ato të lashta.Ne ndjejmë se jemi duke u tjetërsuar nga një pjesë e jona,nga trashëgimia jonë,nga toka dhe perceptimet që dikur ishin të drejta që nga lindja.

Shumë kërkues janë duke eksploruar rrugët për të mëkembur traditat vendase dhe për të rizbuluar diçka brenda vetes tonë.Kjo shtrihet nga edukimi i respektit për tokën dhe një vlerësim i rrugëve të theshta,nëpërmjet rritjes së praktikimit të vetë shamanizimit i cili është arti i “fluturimit të shpirtit”, i rëndësishëm për shumicën, nëse jo për të gjithë shoqëritë “primitive”.

Në këtë kontrast me kanalizimin,shamanizmi është një ekstazë e qëllimshme,zakonisht që hyn në sfondin e tingullit të daulles.Shamani përpiqet që ti përgjigjet një pyetje specifike, e lindur në atë që zbulohet në atë që takohet në ekstazë dhe në ndryshim nga mënyrat e tribuve të lashta,pyetjet tani mund të jenë të një natyre personale.

Shumë njerëz u bshkohen tendave shamanike thjesht për qëllimin e ndriçimit dhe eksplorimin shpirtëror,megjithëse duket se ka një numër në rritje të shamanëve tradicionalë,të përfshirë në shëeimin e shpirtit dhe shqetësimet kolektive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Epoka e Re   Today at 11:23 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Epoka e Re
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letërsia Shqiptare
» Kadri Mani:Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha
» Epoka e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: