PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fusha Akasha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Fusha Akasha   Fri Apr 27, 2012 8:31 am

Valët përdredhëse janë të veçanta,sepse ato nuk shuhen asnjëherë,ato përhapen deri në skajet më të largët të universit pa e humbur forcën e tyre; në këtë kuptim,ato janë të përjetshme.Valët përdredhëse,ndërsa lëvizin përmes vakumit fizik,nuk pësojnë asnjë lloj fërkimi dhe për këtë arsye,ato e ruajnë pa humbje energjinë e tyre.

Ndërsa përshkojnë universin,këto valë interferojnë me valë të tjera përdredhëse dhe me kalimin e kohës ato thurin një pëlhurë të historisë të të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur brenda universit,nga lëvizja e grimcës më të vogël nënatomike, tek rrotullimi i planetëve dhe zgjerimi i galaktikave.

Duhet të kujtojmë se valët përdredhëse lindin prej fenomeneve të ndryshëm,si vibrimi apo zhvendosja e materis,energjia elektromagnetike dhe mendimet tanë të ndërgjegjshëm.

Për këtë arsye,valët përdredhëse janë fusha informacioni,sepse ato përmbajnë të koduar gjithçka që ka lenë gjurmën e saj në formën e këtyre valëve në univers.Ky informacion shkon deri tek mendimi më i hollë që është menduar dhe lëvizja më e vogël që është bërë ndonjëherë.Modelet e interferencës së valëve përdredhëse formojnë një hologramë gjigande që përshkron krejt universi.

Ashtu si valët e detit formojnë një tablo interference,e cila,në teori,na mundëson të deshifrojmë lëvizjen e anijeve që lëvizin në sipërfaqen e tij,po kështu,valët përdredhëse teorikisht na mundësojnë të deshifrojmë historinë e universit tonë.I vetmi ndryshim nga valët e detit është se,këto të fundit,e humbin energjinë e tyre kur prekin bregun,ndrësa mbivendosja e valëve përdredhëse dhe e kapacitetit të kujtesës së tyre është e pakufizuar dhe e përjetshme.

Valët përdredhëse bëjnë të mundur transferimin e informacionit përmes universit,duke lidhur çdo atom me atomet e tjerë; duke qenë se këto valë lëvizin me shpejtësin mbidritore, ato mund të jenë shpjegimi i efekteve jolokalë të parashikuar nga teoria dhe të zbuluar në rrugë emiprike nga fizika kuantike.

Fusha e informacionit e krijuar nga valët përdredhëse bën të mundur një univers koherent,duke lidhur secilin atom në të me materien tjetër të universit dhe duke dhënë informacion mbi lëvizjen dhe veprimtarinë e kësaj materieje.

Në fakt,shkencëtarët po zbulojnë tani një gjendje shumë të lartë koherence në universin tonë fizik,gjendja që nuk shpjegohet dot lehtësisht nëse universi do të ishte një bashkësi e atomeve,molekulave,planetëve dhe yjeve të shkëputur,që kanë kontak vetëm me anë të forcave që veprojnë mbi ta,si graviteti.

Grimcat me lidhje kuantike i mbajnë marrëdhëneit e tyre koherente përjetësisht dhe nuk shuhen nga asnjë largësi që i ndan ato,largësia që mund të jetë disa milimetra,ose sa distanca ndërmjet galaktikave.Kjo lidhje koherente mund të shpjegohet vetëm nëse një fushë e padukshme e përshkon krejt universin dhe bën ndërlidhjen e gjithçkaje në të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Fusha Akasha   Fri Apr 27, 2012 8:31 am

Fusha e informacionit për të cilën folëm është quajtur nga prof. Ervin Laszlo A-Fushë. Laszlo,në katër dekadat e fundit,ka ndërtuar një teori integrale mbi gjithçka; në vend që të specializohet në një fushë rë caktuar,Laszlo ka studiuar shumë fusha të shkencës dhe më në fund ndërtoi teorinë e tij.Sipas tij,A- Fusha është më e themelore nga energjia dhe materia e universit.

Ajo është fusha primordiale e informacionit,e cila përbën bazën e universit tonë,ndërlidh gjithçka me gjithçka dhe e bën të pavlefshëm pikëshikimin tonë të entiteteve të veçanta në këtë univer.Në teorinë e Laszlos nuk ka entitetet të veçantë; entitetet e “veçantë” që shikojmë ne në univers,janë të gjitha të ndërfutur në një rrjet lidhjesh.

A-Fusha e valëve përdredhëse mund të jetë një gjë e re për shkencën,por ekzisteca e saj ka qenë njohur qysh para mijra viteve në Lindje.E vetmja gjë e re është se ajo po rizbulohet nga shkenca perëndimore.Tradita spirituale lindore e ka quajturn këtë fushë Akasha.

Akasha është një fjalë sankrishte që do të thotë “që rrezaton” apo “që ndriçon”, një sinonim për eterin.Akasha është barku i krijimit,prej të cilit lind çdo aspekt fizik që mund të kapet me anë të shqisave.

Në spiritualitetin e lashtë lindor,historia e shkruajtur brenda fushës Akasha është quajtur kronikat akashike,libri i jetës,i cili tregon gjithçka që ka ndodhur në univers. Kronikat akashike,apo tregimet akashikë,përmbajnë historinë e çdo shpirti që ka jetuar ndonjëherë në këtë planet.

Tregimet akashike janë fusha përdredhëse holografike të individëve,të cilat ndërthuren në një hologramë më të madhe të grupeve të individëve,si përshembull kombet. Hologramet e kombeve endin hologramën e njerëzimit mbi Tokë dhe përbëjnë atë,të cilën Karl Jung e quajti mendje kolektive e njeriut.

A- Fusha,apo fusha Akasha,mund të shpjegojë aftësitë psikike të raportuara nga plotë njerëz për të shikuar në të shkuarën dhe për të njohur ngjarjet që kanë ndodhur në këtë botë në kohën kur mbi të nuk kishte asnjë njeri që t’i shikonte dhe asnjë ndërgjegje individuale që t’i përjetonte.

Tregimet akashike janë biblioteka e informacionit të cilën e kanë shfrytëzuar të gjithë profetët e mëdhenjë në kohra të ndryshme,përfshi këtu edhe Edgar Kejsin.Jan Wicherink dëshmon personalisht,se njerëzit që kanë aftësi psikike,janë të aftë të lexojnë shkrimet akashikë. Kohë më parë unë kam kosultuar një praktikues paranormal për një kohë të gjatë.

Fillimisht shumë mosbesues,unë fillova të besoj kur u përballa me një numër të madh mjekimesh të pazakontë,të cilët unë nuk mund t’i shpjegoja kam shkëmbyer gjithashtu plotë përvoja me klientë të këtij praktikuesi gjatë orëve të gjata në dhomën e tij të pritjes.Në një nga konstultimet,unë i dhashë atij një fotografi të dikujt që kisha afër,por pa i treguar asnjë hollësi mbi njeriun e fotografisë.E pyeta nëse mund ta ndihmonte këtë njeri.

Ai mbajti dorën mbi fotografi dhe filloi të më zbulont me hollësi dhe qartë se ç’i kishte ndodhur këtij njeriu dhe në çfarë situate ishte ai tani. Kjo gjë më tronditi,sepse e dija që ai ishte i saktë dhe se ai nuk dinte më përpara asnjë gjë mbi presonin në fjalë.Nga ky çast,unë mësova se më mungonte diçka themelore në atë që unë besoja se ishte realiteti im materialist.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Fusha Akasha   Fri Apr 27, 2012 8:33 am

Kjo përvojë personale ndryshoi mosbesimin tim mbi fenomet paranormalë.Pas kësaj,kam takuar dhe kam biseduar me një numër njerëzish me aftësi paranormale; kështu,nga përvoja ime vetjake,mund të dëshmoj se aftësitë psikike për të lexuar shkrimet akashike janë të vërteta dhe se gjithçka që ka ndodhur ndonjëherë në këtë botë shkruhet në materialin e vakumit të hapësirës dhe kohës.Ndërgjegja njerëzore është e aftë ta lexojë këtë libër të jetës.

Sot,unë besoj që nuk ka asnjë grua që të tregojë më bindshëm aftësitë e saj psikike nga mediumja e famshme amerikane,Ker Margolis.Ajo mund të shikojë shpirtrat,të lexojë mendimet dhe të parashikojë ngjarjet duke lexuar shkrimet akashike.

Misioni i saj është t’u tregojë njerëzve që vdekja nuk është fundi,por fillimi i një ekzistence të re. Ajo, gjithashtu, na thotë që secili prej nesh e ka këtë aftësu të brendshme njëlloj si ajo.

Mendoj që secili prej nesh ka patur të paktën një përvojë ku ka njohur papritur një informacion që nuk kapet nga shqisat.Ajo që ne e quajmë intuitë,një shikim apo ndjenjë e papritur që na informon mbi një situatë,mund të shpjegohet me anë të çasteve të lidhjes së pandërgjegjshme me fushën Akasha dhe hyrjen në një informacion,të cilin nuk mund ta shpjegojmë logjikisht!

Binjakët,të cilët janë emocionalisht shumë të afërt,shpesh mbajnë kontakte telepatikë dhe në mënyrë të pavetëdijshme dinë mbi njëri – tjetrin kur njeri prej tyre ka probleme. Binjakët,shpesh kanë aftësinë e quajtur dhimbje-binjake,ata janë të aftë të ndjejnë dhimbjen e tjetrit,përshembull kur njerit prej tyre i dhemb dhëmbi.

Ata që kanë qenë,e dinë se shpesh këto kafshë kanë aftësinë misterioze të ndjejnë që i zoti po kthehet në shtëpi.Nga natyra,kafshët janë të afta të ndjejnë një termet që po vjen; isa orë përpara tij,kafshët fillojnë të sillen nervoze,sikur të ndjejnë se do të ndodhë diçka e tmerrshme.

Tërmetet shoqërohen me çlirimin e val[ve të fuqishme përdredhëse që lindi nga fërkime në koren e Tokës përpara tërmetit.Këto valë ka shumë të ngjarë që të ndjehen nga kafshët dhe mund të shpjegojnë sjellen e tyre nervoze përpara tërmetit. Njerëzit i kanë humbur aftësitë e tyre paranormale,aftësi që akoma janë të zakonshme tek kafshët.

Gjatë ngjarjeve tragjike të cunamit që ndodhi më 26 dhjetor 2004,skuadrat e shpëtimit u habitën nga fakti se,pothuaj asnjë kafshë e egër nuk ishte vrarë, ndonëse viktimat në njerëz ishin shumë të mëdha.Arsyja mund të jetë se kafshët përdorën shqisën e gjashtë të tyre,e ndjenë katastofën dhe shkuan në vende më të sigurtë në lartësi.

Duket sikurr,më në fund,ne kemi filluar të kuptojmë aftësitë psikike dhe paranormale. Shpjegimet për aftësitë psikike kanë hyrë tani në zonën e shkencës për aftësitë psike kanë hyrë tani në zonën e shkencës,e cila deri pak kohë më parë i ka injoruar,përqeshur dhe mospërfillur për një kohë të gjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Fusha Akasha   Fri Apr 27, 2012 8:34 am

Përmbledhje

Për herë të parë në histrinë e dukementuar të njeëzimit,ne mund të jemi duke arritur teorinë mbi gjithçka,teori që shpjegon jo vetëm universin tonë fizik,por edhe lidhjen e tij me ndërgjegjen,duke mbushur kështu një herë e mirë,300 vjet pas Dekratit,humnerën ndërmjet shkencës dhe spiritualitetit.

Hapësira boshe e universit nuk është aspak bosh.Ajo përmban energji siprituale të cilën shkenca moderne e ka rizbuluar si eter,por kjo energji ka qenë njphur mijra vjet përpara në shumë tradita spirituale,me emra si Ki dhe Prana,apo enerigjia ashkakike e universit.

Kjo energji,jo vetëm që i jep formë botës fizike çast pas çasti,por ajo lidhet edhe me ndërgjegjen.Shkenca bashkohore po zbulon që besimi në një ndarje ndërmjet botës materiale dhe asaj siprituale është i gabuar.

Nuk ka dualitet,universi është i ndërtuar vetëm prej një lënde dhe si bota fizike,ashtu dhe ajo mendore,lindin prej kësaj lënde të vetme të quajtur eter.Amit Gosvami, Deniel Uintër dhe Dejvdi Uillkok janë vetëm disa prej shkencëtarëve që kanë hedhur urën lidhëse ndërmjet shkencës dhe spiritualitetit dhe që tani besojnë se energjia e ndërgjegjëshme primordiale e univerzit është shkaku i parë i krijimit.

Energjia eterike mund të organizohet në valë me format gjeometrike bazë,forma të emërtuara sipas Platonit,trupat platonike,në mënyrë që të formojë materien.Pothuaj 2.500 vjet më parë,Platoni shkruajti se bota fizike ishte ndërtuar nga trupat platonikë,të cilët organizohen në ata që teoria e kaosit i quan modele fraktalë dhe që endin një mjedis në hapësirë,mjedis i cili ndërlidh atomet me yjet.

Përmasat e trupave platonike janë të ndryshme,por raporti ndërmjet tyre mbetet i njejtë (duke ndjekur parimin hermetik;si lart, poshtë). Sugjerimi që vjen nga shkenca kuantike,se valët probabël janë valë reale,tani besohet se është i vërtetë,çka zgjidh më në fund enigmën e dualitetit valë-grimcë të shkencës kuantike. Nuk ka grimca në univers,ka vetëm valë.Ato që ne i shikojmë si grimca janë në fakt pikat qendrore të vibrimeve.

Ideja se Zoti është dritë dhe dashuri e kësaj bote,siç përmendet nga shumë besime,tani, pas studimeve të Deniel Uintër,mund të pranohet fjalë për fjalë.Materia është e krijuar nga drita e kulluar(energjia e valëve elektromagnetike dhe atyre përdredhëse) dhe siç e kemi treguar,ka një marrëdhënie të dallueshme ndërmjet dashurisë dhe përpjestimit të të mesmes së artë,marrëdhënie që është e nevojshme për ekzistencën e materies.

Duke qenë se pika qendrore e këtyre valëve krijon vetëdijen e ndërgjegjes,çdo atom i Universit është i ndërgjegjëm dhe vet universi është Një ekzistencë e ndërgjegjshme. Ndërgjegja universale,Zoti,është gjithçka që ekziston,Ai është i kudondodhur dhe i gjithpushtetshëm.Ai i di të gjitha ngjarjet që ndodhin në univers sepse Ai është ndërgjegja universale.

Materia në univers tërhiqet me anë të gërshetimit të valëve të të mesmës së artë drejt pikës zero,alfës dhe omegës së krijimit.Është dashuria në këto valë,ajo që krijon granitetin.Legjendari R.Bekminstër Fëller,ai që shkruajti këngën e Bitëllsave “Ful on the hill” dhe që zbuloi gjeometrinë e shenjtë ,e ka thënë këtë fakt me fjalët: “Dashuria është graviteti metafizik”.

Nëse në valët që u japin formë materies nuk do kishte dashuri,ato do të fillonin të interferonin në mënyrë asgjësuese dhe universi do të përfundonte në një boshllëk gjigand.Zoti është G-forca në dinamikën e e eterit dhe tërheqësi fraktal në teorinë e kaosit,ai që tërheq të gjitha valët drejt qendrës ku gjithçka bëhet Një.

Shkencëtarët rusë rizbuluan llojin e ri të energjisë joelektromagnetike të Teslës, energji që lëviz me anë të valëve spirale dhe që ata i quajtën valë përdredhëse. Shkenctarët tani besojnë se valët përdredhëse mund të shikohen si valë informacioni, më shumë se ai valë energjie.

Është provuar që valët përdredhëse lidhen me ndërgjegjen njerëzore dhe krijohen nga mendimet dhe ndjenjat njerëzore.Valët përdredhëse janë ndërlidhëset midis botës mendore dhe asaj fizike; ne duhet të mbajmë mend se ndërmjet këtyre dy botëve nuk ka dualitet.

Fizika e fushës përdredhëse është fizika premtuese e psikokinezis dhe e telepatisë; ajo na tregon se si universi krijon një hologram e cila përmban fushën e lashtë të informacionit të eterit,e njohur si fusha Akasha.Kjo fushë është libri i jetës,i cili përmban shkrimet e të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur në këtë univers dhe ato që do të ndodhin në të ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Fusha Akasha   Today at 10:20 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fusha Akasha
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mirëdon Fusha sjell:Nga kujtimet pë Aziz Zhilivoden
» Foto e fjalë nga viti 1929 në Podujevë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: