PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Azili i Lunatikeve ne Denver

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Azili i Lunatikeve ne Denver    Thu Apr 26, 2012 7:32 pm

Azili i Lunatikeve (instituti i te semureve mendore) ne Denver


Fakte

Azili i Lunatikeve ne Denver eshte ndoshta nje prej vendeve me te njohura intrigues dhe me fantazma ne te gjithe boten.

I vendosur ne maje te Haworth Hill, me nje pamje shume te bukur perprara, ndodhet nje ndertese shume e madhe.

I pagezuar me emrin "keshtjella e shtrigave ne koder", Azili i Luatikeve ne Denver eshte ndertuar ne vitin 1878, dhe ka kushtuar 1.5 milion dollare dhe eshte konsidueruar nje kryeveper arkitekturore.

Azili gjendet ne Denver, Massachusetts dhe shume njerez nuk jane ne dijeni qe me pare ka qene i njohur si Fshati Salem. Ky vend ka qene vendi i pare aktual i gjykimit te shtrigave ne vitin 1692.

Prandaj, gjykimi i shtrigave nuk ka filluar ne Salem, por ne Fshatin Salem, qe ne kohen e sotme eshte Denver dhe jane bere ne nje Kishe ne Centre Street. Gjyqet me pas jane levizur ne nje ndertese me te madhe ne Salem kur histeria u be e madhe dhe spektatoret e mbushen ishen plot e perplot.

Gjykatesi me fanatik i gjyqeve te shtrigave, Johnathan Hawthorne, jetonte ne nje shtepi te ndertuar nga babai i tij ne vitin 1646 ne maje te kodres, ne vendin ekzakt ne te cilin tani ndodhet azili.

Denver ishte misherimi i permiresimit te shendetit dhe trajtimi human i pacienteve beri qe te kishte nje reputacion shume te mire.

Megjithate si shume institucione te tjera te kohes se tij, ra viktime e kostos se rritur, mungeses se fondeve nga qeveria, mungesa e stafit dhe mbipopullimi. Gjendja fizike e nderteses ishte nje si vrime per ne Ferr ne krahasim me kampet e vdekjes se Gjermaneve. Nje ndertese qe ne fillim ishte ne ndihme te njerezve, e kishte humbur shkelqimin e saj dhe ishte bere e erret.

Ndermjet viteve 1940 dhe 1950, ne kete institut jane strehuar me shume se 2600 te semure mendore kur struktura ishte e tille qe mund te mbante vetem 600. Per shkak te mbipopullimit dhe problemeve te tjera qe u permenden me siper, mjeket filluan te mbeshteten ne nderyrje mjekesore qe ishin bere te zakonshme ne azilet per te semure mendore ne ate kohe. Trajtim shoku, hidroterapi, terapi shoku me insuline, psikokirurgji, dhe lobotomi (thuhet se lobotomia frontale eshte perfeksionuar pikerisht ne kete vend) ne menyre qe te mund te mbanin te semuret mendore nen kontroll.

Pacientet u bene te drobitur dhe si fantazma, zakonisht duke kaluar pjesen me te madhe te kohes se tyre vetem ne nje vend te vetmuar dhe shpesh jo me te madh se nje banje e vogel.

"Te veshur te varfer dhe ndonjehere edhe te zhveshur fare, keto legjione shpirtrash te humbur rrinin pa ndonje qellim neper pavjone, te shtrire ne dyshemene e felliqur, apo te ulur me koken ne duar" (Deutsch 1948, 41, 49).

Gjendja kishte arritur ne nje nivel aq te keq, sa nje pacient i vdekur mund te kalonin dite perpara se te vihej re.

Me ne fund ne vitin 1992, Azili i Lunatikeve ne Denver i mbylli dyert njehere e pergjithmone. Pacientet e mbetur u vendosen neper institute te tjera dhe keshtjella u mbyll.

Per 14 vjet ajo ndertese qendroi ashtu dhe me ne fund ne vitin 2005 prona u ble dhe disa pjese te spitalit u shkaterruan. Megjithese ende i dallueshem, ne ate zone tani ka apartamente, dhe megjithese nje pjese e struktures origjinale eshte mbajtur, ndienjat qe me pare shkaktoheshin nga ajo ndertese gjigande, tanime jane zhdukur.



Fantazmat


Me nje histori te tille nuk eshte e cuditshme se si Denver eshte futur neper listat si nje prej vendeve me te frikshme ne bote. Megjithese tani atje ka apartamente legjendat dhe historite e frikshme vazhdojne te ekzistojne.

Njerezit kane raportuar drita qe ndizen e fiken, degjimin e hapave te padukshme dhe dyer qe hapen dhe mbyllen vete. Ne fakt ne ate zone ka shume raportime te ndryshme. megjithate, ndoshta nuk do te ishte edhe aq e cuditshme nese shpirtrat e pacienteve te jene akoma duke u vertitur neper ate zone duke u munduar te gjejne paqe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Azili i Lunatikeve ne Denver
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: